Në kundërshtim me pikëpamjet që mbahen, njerëzit injorantë nuk janë të pandërgjegjshëm tërësisht për religjionin. Shumica nga ta e njohin ekzistencën e Allahut, të Gjithëfuqishmit, Atij që krijoi veten dhe krejt universin. Megjithkëtë, ata zhvillojnë një të kuptuar devijant të religjionit. Në shumë ajete të Kuranit, Allahu thotë se njerëzit nuk mund të kuptojnë ekzistencën e Allahut, meqë ata nuk mendojnë mbi krijimin e Tij:
Nëse ti i pyet ata: “Kush krijoi qiejt e tokën, kush i nënshtroi (të lëvizin) diellin dhe hënën?” Ata do të thonë: “All-llahu!” E si prapsoheni, pra?(Surja Enkebut :61)
Po nëse ti i pyet: Kush i krijoi ata, me siguri do të thonë: “All-llahu!” E si pra, i kthejnë shpinën?(Surja Zuhruf: 87)
Thuaj: “Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka, kush e ka në dorë të dëgjuarit e të pamët (tuaj), kush nxjerr të gjallin nga i vdekuri e kush nxjerr të vdekurin nga i gjalli, kush rregullon çdo çështje?” Ata do të thonë: “All-llahu”. Ti thuaj: “A nuk frikësoheni?” (dënimit).(Surja Junus: 31)
Arsyeja kryesore se përse këta njerëz shmangen nga rruga e Krijuesit është lidhja e fortë që ndjejnë për këtë jetë. Për shkak të kësaj lidhshmërie, ata thjeshtë mospërfillin faktet dhe mashtrojnë veten me disa arsyetime jobindëse. Nëse kanë menduar thellë, ata do ta kupojnë se duhet të mbesin si robër të përkushtuar të Allahut gjatë tërë jetës së tyre. Nëse ndonjëherë e kanë besuar Allahun, ata do ta kuptojnë ekzistencën e jetës së përtejme dhe do ta dijnë se duhet të përgatiten për të. Sidoqoftë, ata rezistojnë fuqishëm që ta bëjnë këtë meqë një qëndrim i tillë fton për përkushtim ndaj jetës tjetër në vend të jetës së kësaj bote. Në një situatë të tillë, kursi i adoptuar nga njerëzit injorantë është që të mos mendojnë për këtë.
Në këtë pikë, besimet e çoroditura sa i përket religjionit vijnë për shpëtimin e tij. Këto besime e ndihmojnë të zhytyrve në errësirë që ti shmangen ndërgjegjes së fajshme. Përkundër llojshmërisë së këtyre besimeve, arsyeja që shtron bazën për to është një e vetme: të shmangurit e të qenit rob i Allahut.
Secili nga këto besime të çoroditura është shpjeguar në detaje në Kuran, udhëzues fundit mbijetuar në rrugën e vërtetë për njerëzimin dhe i shpallur 1400 vjet më parë. Këto besimet të çoroditura, që do të shpjegohen në faqet në vijim, nuk do t’i shpëtojnë qenjet njerëzore nga dënimi përjetshëm, edhepse ato mund të shërbejnë që t’i mashtrojnë ata në këtë jetë. Në ditën e dhënjes së llogarisë secili do të gjykohet sipas veprave që ka bërë dhe askush nuk do të ketë rast që të fshehë veprat e këqija. Sipas meritës së gjykimit hyjnor, ata që binden në rrugë të drejtë do të shpërblehen me parajsë përgjithmonë. Ata që kanë gabuar do t’i kenë të gjitha për tu penduar dhe do të ballafaqohen me fund të frikshëm:
E sikur t'i shihje ata kur janë ndalur pranë zjarrit e thonë: “Ah sikur të ktheheshim (në dunja), të mos gënjejmë faktet e Zotit tonë e të bëhemi nga besimtarët!”(Surja En’am: 27)
Ata që nuk besuan shpeshherë do të kishin dëshiruar të kishin qenë myslimanë.(Surja Hixhr: 2)
Një ndër besimet e çoroditura që mbizotërojnë ndër njerëzit injorantë është se ajo që është e pranuar si e drejtë nga shumica është e vërtetë ose e vlefshme. Ajo që i mashtron ata është shpesh arsyeja e njëjtë: meqë shumë njerëz e bëjnë këtë, ata duhet të kenë një qëllim. Nëse këto parime janë formësuar brenda një grupi të respektuar lartë të njerëzve nga elita, atëherë ndikimi i këtyre parimeve ndjehet edhe më thellë ndër njerëzit injorantë. Në këtë rast, në fund nuk ngritet asnjë dyshim për vlefshmërinë e këtyre parimeve, të cilat pastaj u shërbejnë si udhëzues të jetës përgjithmonë.
Sidoqoftë, edhe pse të pranuara si të vërteta nga shumica, këto pikëpamje nuk legjitimohen me asnjë mjet. Kjo sigurisht është një kurthë e rrezikshme së cilës duhet ti shmanegn ata besimi i të cilëve në Kuran nuk është i prerë. Allahu i paralajëmron besimtarët kundër zbatimit të rrugës së shumicës:
Në qoftë se u bindesh shumicës (mohuese që janë) në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e All-llahut. Ata nuk ndjekin tjetër vetëm supozime dhe nuk janë tjetër vetëm se rrenacakë.(Surja En’am: 116)
Në pajtueshmëri me këtë paralajmërim, besimtarët ndjekin vetëm urdhërat e Kuranit e të ndërgjegjës së tyre. Sidoqoftë, individët injorantë kërkojnë strehë në pushtetin e shumicës në këtë botë. Ata gjithashtu shpresojnë se në jetën e përtejme të qenit pas shumicës do të shërbejë si një pretekst për mosdhënjen e përgjegjësisë ndaj Krijuesit. Sidoqoftë, ky është vetëm një mendim i dëshiruar. Ata që neglizhojnë religjionin e tyre në këtë botë do të mbesin vetëm dhe të pandihmë në jetën e përtejme:
Dhe asnjë mik nuk pyet për mikun.(Surja Me’arixh: 10)
Atë ditë të gjitha shfajësimet e bëra për t’i ikur ferrit janë të pavlera. Arsyeja mbas deklaratave: secili bënte të njëjtën, ose unë besoja se shumica kishte të drejtë, nuk do ta shpëtojë askënd nga mundimi:
E atë ditë për ata që bënë zullum, arsyetimi nuk u bën dobi e as që kërkohet prej tyre të justifikohen.(Surja Rum: 57)
Siç e bën të qartë Allahu në ajet:
Këto ajete të kësaj kaptine dhe e tërë ajo, që t'u shpall ty nga Zoti yt, janë realitet, por shumica e njerëzve nuk besojnë.(Surja Rad: 1)
Përderisa ata nuk janë në pajtim me urdhërat e Kuranit, mbizotëron ajo që e imponon shumica. Gjatë histroisë ata që besojnë në Kuran gjithmonë kanë qenë pakicë.
Njerëzit injorantë besojnë vetëm në atë që e përceptojnë me të pesë shqisat. Kjo qasje materialiste shtron bazën e mohimit të jetës së përtejme. Megjithatë një mohim i tillë nuk është tjetër përveçse një arsye e varfër që shpikin ata për mosbesimin e tyre. Çdo njeri i pajisur me aftësinë e të menduarit e kupton se teknikisht nuk ka ndonjë dallim midis krijimit të kësaj botë dhe botës tjetër. Fakti se njeriu erdhi në ekzistencë nga asgjëja e dëshmon se ekzistenca e çdo gjëje është rezultat i vullnetit të ushtruar nga Allahu.
Sidoqoftë, njerëzit e prirur për të mbetur injorantë thjeshtë e trajtojnë këtë realitet sikur të mos ekzitonte fare. Në Kuran, Allahut I vjen keq për shfajësimin që e bëjnë ata për të mbështetur mohimin tyre:
Ai na solli Neve shembull, e harroi krijimin e vet e tha: “Kush i ngjall eshtrat duke qenë ata të kalbur? Thuaj: “I ngjall Ai që i krijoi për herë të parë, e Ai është shumë i dijshëm për çdo krijim.(Surja Jasin: 78-79)
E ata thanë: “A pasi që ne të tretemi në tokë, a thua ne rishtazi do të krijohemi?” Por (çka është edhe më keq) ata nuk besojnë se do të dalin para Zotit të tyre. (Surja Sexhde: 10)
Sigurisht që ka një arsye për mohimin e tyre. Pas të gjithave, refuzimi i ekzistencës së jetës së përtejme justifikon lidhjen e tyre me këtë jetë. Pranimi i ringjalljes do të thotë të përkushtuarit ndaj idesë se njeriu do të thirret për të dhënë llogari për veprat e mira e të liga në Ditën e Gjykimit. Ky fakt sigurisht është i papranueshëm në kuptimin e sistemit të tyre të pabazë.
Personi që dëshmon për ekzistencën e jetës së përtejme gjithashtu duhet të dijë se duhet të përgatitet për të. Sidoqoftë, për shkak të ambicjeve të pafre të njerëzve injorantë, kjo është një gjë e vështirë për ta bërë. Sëkëndejmi, zgjidhja e vetme e ofruar nga arsyeshëmria e tyre primitive është që të mohojnë jetën e përtejme.
Sidoqoftë, një qasje e tillë është e dëmshme për injorantët; si rrjedhojë, ata bëjnë jetë të mërzitshme dhe meritojnë mundime të pandalshme në jetën e përtejme. Atëherë është e dukshme se mohimi i jetës së përtejme në asnjë mënyrë nuk është në interesin e mirë të njeriut. Përkundrazi, ai lë humbje të madhe si në këtë edhe në botën tjetër.
Para se të besojnë, disa njerëz presin që të ndodhin ngjarje mbinatyrore. Sidoqoftë, kjo është vetëm një metodë për t’ju shmangur së vërtetës, dhe gjatë gjithë historisë kjo është aplikuar nga të gjitha shoqëritë që ishin të patundura në mosbesimine tyre. Këta njerëz që thjeshtë kërkojnë që profetët të tregojnë mrekulli përmenden në Kuran:
E ata që nuk e shpresojnë takimin Tonë, thanë: “Përse të mos na dërgohen neve engjëj, ose përse të mos e shohim Zotin tonë?” Ata tejçmuan lartë veten dhe u sollën me arrogancë.(Surja Furkan: 21)
Ne u sqaruam njerëzve në këtë Kur'an shembuj (argumente) të çdo lloji, e shumica e njerëzve nuk deshi tjetër, vetëm mohimin.Ata thanë: “Nuk të besojmë ty derisa që të na nxjerrësh prej tokës burime.Ose, (nuk të besojmë deri që) të kesh kopshte me hurma e me rrush, e të bësh të rrjedhin vazhdimisht lumenj në mesin e tyre.Ose, (nuk të besojmë derisa) të bjerë mbi ne qiell copa - copa, ashtu si po mendon ti (se do të na dënojë Zoti), apo të na sjellsh All-llahun dhe engjëjt pranë nesh.Ose të kesh një shtëpi prej ari, apo të ngjitesh lart në qiell, po ne nuk të besojmë për ngjitjen tënde derisa të na sjellësh një libër që ta lexojmë?!” Thuaj “SubhanAllahu - i Madhërishëm është Zoti im, a mos jam unë tjetër vetëm se njeri, pejgamber?”(Surja Isra: 89-93)
E ata që nuk dinë (kurejshitët politeistë) thanë: “Përse të mos na flasë neve All-llahu, ose të na vijë ndonjë argument!” Po kështu, thëniet e tyre në mënyrë të njëjtë i patën përsëritur edhe ata që ishin para tyre. Të njëjta janë zemrat e tyre. Ne tanimë sqaruam argumentet për një popull që dëshiron të bindet.(Surja Bekare: 118)
Siç thotë ajeti, ata që presin profetin e Allahut për të treguar mrekulli gjithmonë kanë qenë jobesimtarë. Ata duan mrekulli, thellë në zemrat e tyre ata e dijnë se profetët u kanë dhënë atë që është e drejtë dhe e vërtetë. Megjithatë, për t’ju shmangur këtij fakti, ata thjeshtë gjejnë arsye për të mohuar. Ky qëndrim i pandershëm tregohet në ajetin vijues:
Ata u betuan me një betim të fortë në All-llahun, se nëse u vjen atyre ndonjë mrekulli, do ta besojnë. Thuaj: “Çështja e atyre mrekullive është te All-llahu”. E ku e dini ju, ndoshta kur të vijnë ato nuk u besojnë.(Surja En’am: 109)
Njerëzit injorantë kanë besime të çoroditura për religjionin, meqë ata i bazojnë vendimet e tyre lidhur me atë se çfarë është e drejtë dhe çfarë e gabuar mbi arsyen e tyre primitive, e jo në Kuran. Në të shumtën ata i mbledhin këto besime nga prindërit e tyre ose nga njerëzit e tjerë që aktualisht i rrethojnë ata, e që ndikojnë thellë gjatë viteve të tyre të hershme. Megjithatë, këto besime, veçanërisht ato që lidhen me ekzistencën e Allahut, i largojnë nga rruga e drejtë gjatë tërë jetës së tyre.
Shumë njerëz, që në fakt nuk mohojnë ekzistencën e Allahut por kanë përceptim të gabuar mbi Të, ndajnë gabimet bazike me ata që e dënojnë atë. Ata nuk e dënojnë krijimin, por kanë besime supersticioze lidhur me atë se ku është Allahu. Shumica nga ta mendojnë se Allahu është lart në qiell. Ata imagjinojnë se Allahu është prapa ndonjë planeti të largët dhe ndërhyn në çështjet e botës sonë vetëm nganjëherë. Ose, ndoshta, se Ai nuk ndërhyn fare: Ai krijoi universin dhe pastaj atë ia la vetvetes dhe njerëzit janë lënë të përcaktojnë fatin e tyre vetë. Megjithatë të tjerët kanë lexuar se në Kuran shkruan se Allahu është çdokund, por ata nuk e përcpetojnë se çfarë do të thotë kjo në të vërtetë. Ata mendojnë se Allahu rrethon gjithçka ashtu sikurse radiovalët ose një gaz i padukshëm, i paprekshëm. Për disa, në anën tjetër, Allahu ndjell imazhin e një njeriu të vjetër të mençur.
Sidoqoftë, ata që interpretojnë e vlerësojnë të gjitha ndodhitën sipas Kuranit, kanë një të kuptuar të saktë të Allahut. Njerëzit e tillë e kuptojnë se i tërë universi ka një Sovran të vetëm, se Ai ndryshon tërë botën fizike, përfshirë qenjet njerëzore, ashtu siç do Ai, dhe se Ai nuk është i kufizuar në një pjesë ose kohë të veçantë. Ata e dijnë se edhe një grimcë pluhur, e padukshme për syrin e njeriut, është nën kontrollin e tij. Ekzistenca e Allahut rrethon të gjitha gjërat dhe arsyeja e kupton këtë. Siç sygjeron ajeti: Allahu është më afër njeriut se damari (që rrah) i qafës së tij. (Surja Kaf, 16) ashtu siç e ka krijuar tërë këtë rregull të gjithë përhapur, Ai është i Vetmi që e mban vazhdimisht. Ai i rrethon të gjitha gjërat e vendet siç është thënë në Kuran:
Të All-llahut janë edhe (anët nga) lindja edhe nga perëndimi, dhe kahdo që të ktheheni, aty është anë e All-llahut. Vërtetë, All-llahu është i gjerë (në bujari) e i dijshëm. (Surja Bekare: 115)
Vetëm të All-llahut janë ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë. All-llahu ka përfshirë çdo send.(Surja Nisa: 126)
Duke ndjekur aktivitete të kota, njerëzit injorantë e kalojnë jetën duke mos bërë asgjë për jetën e përtejme. Sidoqoftë, fakti që ata dështojnë që t’i japin konsideratë jetës së përtejme u jep atyre një nervozë të brendshme. Tani e tutje, shpirti i tillë i shtyn ata në pendim. Megjithatë, në këtë pikë, ata ndjejnë nevojë që të qetësojnë këto ndjenja me preteksin: është ende heret që të jepem pas religjionit ose; tani e kam vënë mendjen në listën e prioriteteve, megjithatë një ditë do ta marr seriozisht religjionin tim. Një ditë e përmendur këtu, sidoqoftë, është në vitet e vonshme të jetës, kur ndjehet shumë afër vdekja.
Këta njerëz e shtyjnë përkushtimin e tyre ndaj religjionit deri në vitin e fundit të jetës së tyre. Ata besojnë se mosha e pjekurisë duhet të kalohet duke përfituar sa më shumë nga jeta. Përndryshe, ata mendojnë se jeta e tyre do të shkojë kot. Përveç kësaj, për shkak të paaftësisë fizike që shoqëron moshën e shtyrë, do të jetë e vështirë që të gëzohet jeta. Sëkëndejmi, vetëm në vitet e vonshme ata vendosin të shfaqin përkushtim ndaj religjionit. Ndërkohë, ata ndjejnë dhimbjen e brendshme për mos ndjekjen e rrugës së vërtetë.
Ky pozicion merr përkrahje ndër njerëzit injorantë. Sidoqoftë, nëse është vetëm mosha e shtyer që sjell një ndryshim të tillë, ndershmëria e këtyre njerëzve vihet në pikëpyetje. Veç tjerash, kjo nuk është mënyrë e ndershme për t’u sjellur: duke mos lejuar që shqetësimi për jetën e përtejme të peokuptojë mendjen e njeriut në vitet e rinisë, dhe duke mos ndarë kohë për të kujtuar Allahun derisa të arrihet mosha e shtyer. Edhe kështu, ata presin që veprat e tyre të gabuara të falen.
S’ka dyshim, që është e mundshme t’i kthehemi Allahut për pendim. Allahu e fal secilin që e sheh në rrugën e drejtë dhe e mendon rrugën e tij sinqerisht. Ajeti relevant për pendim është sa vijon:
Pendim i pranueshëm te All-llahu është vetëm ai i atyre që e bëjnë të keqen me mosdije shpejt pendohen; të tillëve All-llahu ju pranon pendimin, se All-llahu është më i dijshmi, më i urti.Nuk është pendim (i pranueshëm) i atyre që vazhdimisht bëjnë punë të këqia dhe vetëm atëherë kur t'i vjen vdekja ndonjërit prej tyre, të thotë: “Unë tash u pendova!” e as i atyre që vdesin duke qenë jobesimtarë. Ndaj tyre kemi përgatitur dënim të ashpër.(Surja Nisa: 17-18)
Ata që kanë humbur rrugën nga besime të këtilla të çoroditura duhet të dijnë se ata mund të mos kenë kohë për t’u plakur dhe të pendohen për veprat e këqija që i kanë bërë sa ishin të rinj. Jetërat e tyre mund të përfundojnë papritmas, duke mos i dhënë rast për t’u penduar. Në këtë rast, njeriu duhet të ketë pendim të thellë. Ky fakt është përkujtuar në shumë ajete:
E, sikur të shihje mëkatarët se si ulin kokat e veta pranë Zotit të tyre: “Zoti ynë, tash pamë dhe dëgjuam, na kthe pra edhe një herë e të bëjmë vepra të mira, se tash jemi të bindur”.(Surja Sexhde: 12)
E sikur t'i shihje ata kur janë ndalur pranë zjarrit e thonë: “Ah sikur të ktheheshim (në dunja), të mos gënjejmë faktet e Zotit tonë e të bëhemi nga besimtarët!”(Surja En’am: 27)
Edhepse në esencë besojnë, shumë njerëz ngrejnë dyshime për jetën e përtejme. Ata i shmangen të menduarit serioz për Ditën e Gjykimit, meqë të menduarit për këtë i bën ata të pranojnë vdekjen dhe jetën e përtejme. Probabiliteti i ekzistimit të jetës pas vdekjes është një stimul për ta që të arsyetohen, meqë ata e dijnë se duhet të japin llogari në prezencën e Allahut për të gjitha veprat e këqija që kanë bërë gjatë jetës në këtë botë. Alternativisht, ata e kuptojnë se do të gjykohen përfundimisht në një jetë të përgjithmonshme në mundimet e ferrit. Në këtë pikë, ata janë në mes të të qenit në pajtimit me urdhërat e Allahut dhe gjetjes së mënyrave për të lehtësuar brejtjen e ndërgjegjes duke qenë të lidhur ngushtë me këtë jetë.
Të arsyetuarit e injorancës, imponon padyshim alternativë sekondare. Njerëzit injorantë e mashtrojnë veten duke menduar se ata do të falen pavarësisht se sa me papërgjegjësi janë sjellur ndaj Krijuesit të tyre. Duke kërkuar strehim në mëshirën e Allahut, ata supozojnë se Allahu do të jap mëshirën e tij në çdo rast dhe do t’ua falë jofalënderimin, veprat e këqija dhe jobesimin e tyre.
Qëndrimi i njëjtë i shfaqur nga të tjerët poashtu mund ta udhëzojë për keq njeriun. Ata e ngushëllojnë dhe mbështesin njëri tjetrin duke thënë; ne do të jemi të falur. Allahu shpreh mospajtimin e këtij indoktrinimi të injorancës në Kuran:
E pas tyre erdhi brezi që trashëgoi librin. Këta merrnin mjete të pavlerë të kësaj bote (lakmues që nuk dallonin të mirën a të keqen) e thonin: “Do të na bëhet falje”, e merrnin atë përsëri. A nuk është marrë prej tyre zotimi në librin (Tevratin) se nuk do të thonë ndaj All-llahut tjetër pos të vërtetës dhe ata e dinim mirë se çka në të (libër). Po, a nuk po kuptoni se bota tjetër është më e mirë (se ajo çka merrnit ju) për ata që ruhen.(Surja A’raf: 169)
Sidoqoftë, siç shpallet në Kuran, kjo mënyrë e të kuptuarit në shoqëritë injorante në asnjë mënyrë nuk ka vlefshmëri para Allahut dhe në Ditën e Gjykimit. Allahu është sigurisht Falës, i Gjithëmëshirshëm. Megjithatë kjo vlen vetëm për ata që kuptojnë menjëherë veprat e tyre të këqija dhe pendohen, e jo për ata që sajojnë plane dhelpërake për të pasur dobi gjatë ndëshkimin hyjnor. Allahu përshkruan besimtarët e vërtetë si:
Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetës së tyre, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre - e kushi i falë mëkatet përveç All-llahut? - dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen).Shpërblimii të tillëve është falja nga Zoti i tyre dhe xhennetet nëpër të cilët rrjedhin lumenj e aty do rrijnë përgjithmonë. Sa i mirë është shpërblimi i atyre që punojnë.(Surja Ali Imran: 135-136)
Të poseduarit e qëllimeve të mira në zemër është një frazë që shpjegon më së miri metodën e pranuar zakonisht nga njerëzit injorantë për të lehtësuar pendimin e tyre. Edhe pse kjo është një mënyrë e humbjes nga rruga e Krijuesit, njerëzit injorantë sypozojnë se ata meritojnë një shpërblim të përhershëm vetëm për shkak të të ashtuquajturës dëlirësi të zemrës. Ata supozojnë se janë të mirë sepse nuk i bëjnë askujt keq. Duke pasur këtë mentalitet, ata nuk shohin pengesë për të arritur në parajsë, edhe nëse kanë shkuar ndonjëherë në ferr. Sidoqoftë, sipas Kuranit, një bindje e tillë është plotësisht e pabazë. Ky është thjeshtë një besim supersticioz siç është shpallur në ajetin vijues:
E nëse pas të këqiave që e goditë, Ne i japim të mira nga ana Jonë, ai me këmbëngulje do të thotë: “Këtë e kam arritur vet (këtë do ta kemë gjithnjë), e nuk mendoj se do të bëhet kijameti, po, edhe nëse do të kthehem te Zoti im, unë te Ai do të kemë edhe më mirë!” Ne pa tjetër do t'i njoftojmë ata që nuk besuan për atë që punuan dhe do t'u japim të përjetojnë dënim të rëndë.(Surja Fusilet: 50)
Në të vërtetë, këta njerëz dështojnë që të demonstrojnë besim të sinqertë. Ata madje edhe ngrisin dyshime për ekzistencën e Ditës së Gjykimit. Kjo në të vërtetë është metodë psikologjike e nëndijshme që merret me brejtjen e ndërgjegjes; nëse ka mundësi për ringjallje, ata e ngushëllojnë veten me bindjen se do të shpërblehen për përjetësi në parajsë, në vend se të dënohen vrazhdë.
Atij që Allahu i jep lajmet e gëzuara të një shpërblimi të përjetshëm shfaqin veti të veçanta. Të tillët e duan Allahun shumë dhe i frikësohen Atij. Personi i tillë i di urdhërat e Allahut. Ai e shpreh falënderimin ndaj Tij, i kthehet Atij dhe pendohen te Ai. Ai gjithmonë synon udhëzimin e ndriçimin e Allahut duke u angazhuar në vepra të mira. Allahu pohon se vetëm ata që demonstrojnë përkushtim ndaj rrugës së Tij do të shpërblehen.
Siç e pamë, zemra e pastër nuk është nocion kuranor. Kjo është një metodë e shpikur nga njerëzit injorantë që t’i shmangen përgjegjësive hyjnore dhe të lehtësojnë frikën nga dënimi i përjetshëm. Mëtutje, bazat për një arsyeshmëri të tillë janë të panjohura. Kriteri mbi të cilin qëndron ajo sigurisht që ndryshon nga një person te tjetri. për shembull, personi mund të arsyetojë vjedhjen, duke thënë se është angazhuar në të, jo sepse dëshiron, por sepse ka nevojë. Kjo sigurisht paraqet dështim në të arsyetuar.
Atëherë ne mund të konkludojmë kështu: sistemi i injorancës qëndron tërësisht mbi jondershmërinë dhe në asnjë mënyrë nuk është i pranueshëm nga Kurani. Kriteri sipas të cilit njerëzit e fitojnë parajsën është i qartë: të mos i frikësohen askujt përveç Allahut, të duan Allahun dhe të shohin kufizimet e tij. Në Kuran Allahu shpall:
Ndërsa besimtarëve të ruajtur Xhenneti u afrohet krejt afër.Kjo është ajo që u premtohet për secilin që pendohet dhe që e ruan besën e dhënë.Për secilin që i është frikësuar Zotit pa e parë dhe ka qenë i kthyer te Ai me zemër të sinqertë. (U thuhet) Hyni në te, të shpëtuar, se kjo është dita e përjetshme.(Surja Kaf: 31-34)
Njerëzit që zbatojnë vlerat e tyre gjithmonë gjejnë rehati duke menduar se çdo vepër e keqe do të dënohet në ferr përkohësisht. Për më tepër, kjo mënyrë e të arsyetuarit i inkurajon ata që të mëkatojnë, meqë sygjeron se jeta e përtejme në parajsë do të pasojë pas kësaj periudhe të mundimit. Një mentalitet i tillë padashje lehtëson frikën nga dënimi i rëndë në fund të jetës. Sidoqoftë, iracionaliteti i kësaj mendjeje të errët është shpejguar kështu në Kuran:
E atë (e bënin) ngase ata thonin: “Neve nuk do të na djegë zjarri vetëm për pak ditë të numëruara, e ajo që shpifën për fenë e tyre, i mashtroi keq.(Surja Ali Imran: 24)
Është e dukshme që ky është skenar që sjell lehtësim në zemër. Njerëzit injorantë e pranojnë se ata kanë mëkate, por ata thonë se ato janë minore dhe nuk i pengojnë për të arritur parajsën. Edhepse kanë rast të pendohen dhe ndërrojnë mënyrat e tyre, nuk ka gjasa që ata të largohen nga pozita e tyre.
Ky sigurisht është manifestim i të kuptuarit të varfër që kanë ata mbi ferrin. Ferri, ku jobesimtarët do të mbesin përgjithmonë, është i krijuar veçanërisht për të dhënë dhembje në trupin e shpirtine njeriut. Kjo ndodh vetëm sepse jobesimtarët janë fajtorë të gabimeve të mëdha dhe drejtësia e Allahut detyron dënimin e tyre.
Të qenit jofalënderues e rebel ndaj Krijuesit, Atij që i jep njeriut shpirtin, është mëkati më i madh që mund të bëhet në univers. Sëkëndejmi, në jetën e përtejme ka një dënim të dhimbshëm për një mëkat të tillë vdekatar. Ky është qëllimi për të cilin shërben ferri. Njeriu është i krijuar që të jetë skllav i Allahut. Nëse ai e mohon qëllimin kryesor të krijimit të tij, atëherë ai sigurisht e merr atë që meriton. Allahu shpall:
Ata edhe thanë: “Neve nuk do të na kapë zjarri vetëm për disa ditë të numëruara!” Thuaj: “A mos keni marrë prej All-llahut ndonjë premtim, e All-llahu nuk e thyen premtimin e vet, ose jeni duke thënë për All-llahun atë që nuk e dini?Po, (do të ju kapë zjarri) ai që bën keq dhe që e vërshojnë gabimet e tij, ata janë banues të zjarrit, aty janë përgjithmonë.(Surja Bekare: 80-81)
Personi mund të mashtrojë veten lehtë në këtë botë. Megjithatë, jeta e përtejme do të jetë vendi ku do të shpalosen të gjitha faktet për të. Ajo që është edhe me më rëndësi, sigurisht që është se ai është një vend nga I cili nuk ka kthim prapa.
Kjo është një përsiatje që shtron bazën e të menduarit injorant. Ata supozojnë se ferri është një vend me kapacitet të kufizuar. Krahasuar me numrin e njerëzve që kanë jetuar në tokë ndonjëherë, ata kujtojnë se nuk ka gjasa që të gjithë këta njerëz të dënohen. Rrjedhimisht, ata kujtojnë se nuk ka gjasa që ata të jenë në mesin e atyre që do t’i ekspozohen vuajtjeve, meqë ka shumë njerëz të tjerë që e meritojnë këtë më shumë.
Sidoqoftë kjo arsyeshmëri është tërësisht e gabuar. Ata që kanë bindje të tillë nuk do ta kuptojnë fuqinë e Allahut. Sigurisht Allahu ka fuqi që të mbledhë të gjithë njerëzit e të gjitha moshave në ferr, një vend i dimensioneve gjigande përtej asaj që mund të mbërthejë mendja e njeriut. Ajeti vijues na jep një ide për ferrin:
(Përkujto) Ditën kur Ne Xhehennemit i themi: “A je mbushur?” E, ai thotë: “A ka ende?(Surja Kaf: 30)
E, ku e di ti se çka është Sekar?Ai nuk lë send të mbetet pa e djegur.Ai është që ua prish dhe ua nxin lëkurat.(Surja Muddeththir: 27-29)
Ata që i frikësohen Allahut edhe që besojnë pa asnjë dyshim në jetën e përtejme, e dijnë me siguri se do të ringjallen edhe gjykohen bashkë me shpirtin e tyre. Ky gjykim është drejtësi bazë e Allahut. Prandaj,ata që janë të pavëmendshëm për urdhërat e allahut në këtë botë nuk do të shpëtohen nga vuajtjet e ferrit. Në Kuran, drejtësia absolute e Allahut është e shpjeguar kështu:
A nuk ke kuptuar për ata që vlerësojnë vetveten? Jo, All-llahu vlerëson atë që do dhe nuk bën padrejtë asnjë fije.(Surah Al-Nisa: 49)
Atë ditë All-llahu ua plotëson shpërblimin e merituar, e ata e dinë se All-llahu është Ai i vërteti, i qarti në drejtësi.(Surja Nur: 25)