Ky libër përfshin referencë të gjerë të ambientit të zymtë me të cilin janë të rrethuar njerëzit injorantë si edhe jetën e shpërblyer që prezentohet në Kuran. Një krahasim midis këtyre dyjave, nga natyra, fton njeriun në udhëzimin e Kuranit. Ajeti
Ai robit të vet i shpall argumente të qarta për t'iu nxjerrë juve prej errësirave në dritë. E, s'ka dyshim se All-llahu është i butë e i mëshirshëm ndaj jush.(Surah Al-Hadid: 9) sygjeron se ata që e zbatojnë Kuranin do të fitojnë shpëtimin e përhershëm.
Ky libër është përkujtues dhe paralajmërues për injorantët. Siç thotë ajeti: Këto janë një përkujtim qortues, e kush do, ai e zgjedh rrugën për te Zoti i vet. (Surja Muzemmil: 19) ata që duan të ndjekin udhëzimin e shenjtë duhet të pranojnë paralajmërimin dhe të kenë vëmendjen.
Kjo jetë është e shkurtër dhe e përkohshme. Për të gjithë njerëzit, pa ndonjë përjashtim, koha e kaluar në këtë botë është e shkurtër sikur rrahja e qerpikut. Sigurisht që është jomençuri të neglizhohet bota tjetër vetëm për hir të kënaqësisë së përkohshme të kësaj jete. Mënyra e vetme për të fituar shpëtimin e përjetshëm është të spastruarit e vetvetes nga mësimet e shoqërive injorante dhe të zbatuarit e religjionit të vërtetë, religjionit të urdhëruar nga Allahu. Ajo që pritet nga lexuesit e kësaj libre është që të bëjnë zgjidhjen e vërtetë.
Dhe thuaj: “Erdhi e vërteta e u zhduk e kota”. Vërtet, e kota gjithnjë ka qenë e zhdukur.(Surja Isra: 81)