Gjatë gjithë jetë së tyre njerëzit që jetojnë larg moralit të fesë për vetën e tyre caktojnë synim të ndryshme. Por në përgjithësi pika kryesore e këtyre synimeve është e orientuar kah ambiciet e kësaj bote. Për shembull: Të bërit një doktor i specializuar, një inxhinier i suksesshëm, një baba i mirë, një biznesmen i famshëm, një pasanik i madh, një artist i njohur në botë dhe të ngjashme me këto, mund të njihen si synimet më kryesore të shumicës së njerëzve. Përveç këtyre edhe shumica e njerëzve në fusha të ndryshme përpiqen të arrijnë sukses, lumturi dhe vullnet për të realizuar një jetë të qetë. Kurse një shumicë tjetër duke bërë sakrifikime të ndryshme "mundohen të arrijnë me një vend". Ndërkaq ata kur zhyten në një mënyrë të tillë pas këtyre gjërave, e harrojnë qëllimin e tyre në këtë botë ose bëhen kishe nuk e dinë.
Me gjithë këtë një njëri nuk duhet ta harrojë qëllimin e tij në këtë botë duke u mashtruar pas ambicieve mashtruese dhe dëfryese të dynjasë. Po edhe më tepër ata nuk duhet harruar që vetës së tyre ti bëjnë disa pyetje. Si për shembull: "Pse kam ardhur në këtë botë?", "Cili është qëllimi i ekzistencës time?". Pastaj, u bëra një inxhinier i mire dhe e bëra projektimin e shumë ndërtesave, u bërë i pasur, u bërë zotërues i një pune të mirë dhe në saje të kësaj fitova mjaft para, fitova një titull dhe u bëra i njohur në botë, por të gjitha këto mua çka më përfituan? Cilave prej këtyre do tu mbetet një kuptim pas vdekjes? Çfarë dobie do të më sjellin mua në ahiret ato që i kamë lënë në sipërfaqen e tokës? Ekzistenca a është e përbërë vetëm nga kjo jetë a po edhe nga ndonjë jetë tjetër? Pra këto duhet të jenë disa pyetje që çdo njeriu duhet t'ia pyet vetë vetës së vetë para se ti vi vdekja.
Mirëpo nuk duhet harruar atë që; njerëzit sigurisht duhet të bëhen zotërues së profesioneve të ndryshme, madje edhe duhet të përpiqen dhe mundohen të bëhen shumë shumë të suksesshëm në profesionet e tyre. Por shumica e njerëzve gjersa mundohen të bëhen të suksesshëm në profesionin e tyre e harrojnë qëllimin e vërtetë të jetës së tyre dhe gjithë jetën e tyre ua kushtojnë standardeve të përkohshme jetësore.
Ndërkaq nëse çdo njeri mendon vetëm pakë, do të arrin ta kuptojë të vërtetën se; Allahu njeriun dhe dynjanë e ka krijuar mbi një qëllim të caktuar. Qëllimi i krijimit të njërit siç tregohet edhe në Kur'an është të bërit ibadet (adhurim) Allahut. Kurse qëllimi i krijimit të dynjasë, është të qenit e sajë një vendit i sprovës për përcaktimin e vendbanimit dhe situatës së njerëzve në ahiret. Allahu këtë të vërtet në Kur'an e tregon kështu:
"Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t'ju provuar se cili prej jush është më vepër mirë. Ai është ngadhënjyesi, mëkat falësi". (Mulk, 2).
Allahu njerëzve u ka dhënë shumë dëshmi për ta kuptuar se jeta e kësaj bote është e përkohshme dhe se vendi i vërtetë ku do të banojnë përgjithmonë është në ahiret.
Shembull: si ekzistimi i qindra sëmundjeve në këtë botë, ekzistimi i viruseve që mund të kenë ndikim vdekjeprurës në trupin e njeriut që është me miliarda kat më i madh se virusi, pastrimi i vazhdueshëm i njeriut, uria, ngrënia e ushqimit, pushimi, nevoja për fjetje, të qenit jetëgjatësia mesatare 60-70 vite, të qenit e kohës si bërës i një gjeje të njeriut, ekzistimi i vdekjes fund i pashmangshëm për askënd, lërja mbrapa mallin, paranë, prestigjin, autoritetin dhe shumë gjërave tjera që janë fituar në këtë botë, kalbja e trupit të njeriut pasi të varroset, dhe shumë shumë shkaqe tjera janë të mjaftueshme për ta kuptuar njeriu se kjo botë është e mbushur me dobësi të përkohshmërisë dhe se është një vend që shpirti i njeriut kurrë nuk do të mundë ta gjejë në te lumturin dhe ngopjen. Të gjitha këto janë të vërteta shumë të rëndësishme që e pengojnë njeriun të lidhet për këtë botë. Allahu në Kur'an tregon se këtë botë nuk e ka krijuar "shkel e shko", por ekzistencën e saj e ka krijuar për qëllime të caktuara:
"Ne nuk e krijuam qiellin, tokën e çdo gjë çka ka mes tyre shkel e shko (pa qëllim të caktuar). Sikur të kishim dashur të zbavitemi dhe sikur të donim ta bënim atë, Ne do të zbaviteshim në kompetencën Tonë, por Ne nuk e bëmë atë". (Enbija,16-17).
Prandaj njeriu nëse mendon vetëm pak, do ta kupton shumë lehtë se kjo botë nuk është një vend që do të qëndrojë përgjithmonë, se kjo botë është një vend i sprovës dhe se kjo botë nuk është stacioni i fundit, por në të kundërtën do ta kuptojë se është një vend i përkohshëm, se do të përgjigjet për çdo çast që e ka jetuar në këtë vend të përkohshëm dhe se më e rëndësishmja është ajo se e ka një përgjegjësi përballë Zotit që e ka krijuar nga mos ekzistenca.
Duke e kapërcyer një shkallë me përpara një njeri që e posedon një mendim të tillë duhet ta mendojë këtë: Allahu të gjithë njerëzit në këtë botë i sprovon me vështirësi, me kënaqësi dhe me situata të ndryshme. Të gjitha situata që njeriu përballohet brenda ditës, përbëhen prej sprovave të cilat e përcaktojnë vendin që do të gjendet në jetën e përhershme pas vdekjes. Dhe Allahu në këto sprova secilit njeri ia ka bë të lehtë dhe atij ia ka treguar rrugën, pra i ka treguar se çka duhet të bëjë:
"Vërtet ka kaluar një periudhë kohore, që njeriu nuk ekzistonte fare si një diçka i përmendur. Ne e krijuam njeriun prej një uji të bashkëdyzuar për ta sprovuar atë, andaj e bëmë të dëgjojë e të shohë". (İnsan, 2-3).
Siç u tregua në ajetin Kur'anor, Allahu doemos në jetën e të gjithë njerëzve ka treguar rrugën që është më e drejtë për ata dhe në të njëjtën kohë atyre u ka krijuar kushte të përshtatshme që të bëhen zotërues së diturisë në lidhje me fenë dhe moralin e bukur. Prandaj në saje të kësaj çdo njeri do të mund ta mësoj se kjo botë është e përkohshme dhe se vendi në ahiret përcaktohet në këtë vend të përkohshëm duke bërë vepra të mira që i pëlqen Allahu.
Kështu që është e shijshme dhe shumë e lehtë çdo sprovë që ka krijuar Allahu për besimtarët të cilët i besojnë Atij, të cilët i nënshtrohen Atij me një nënshtrim të plotë, të cilët e bëjnë mik dhe mbrojtës të vetës së tyre vetëm Atë, ata të cilët I mbështetën dhe orientohen kah Ai për çdo gjë dhe për çdo situate. Për ata që e dine fshehtësinë e besimit dhe për ata që i kanë besuar sinqerisht Allahut në asnjë çast të jetë së tyre nuk ka vështirësi, hidhërim, pikëllim, dhimbje dhe vuajtje. Për ata, çdo situatë kthehet në mirësinë e afrimit të tyre te Zoti dhe në shpresën e sa më shumtë të xhennetit.
Njëra nga kushtet e besimit të sinqertë është të njohurit Allahut. Sepse një njeri sa më shumë që e njeh Allahun, sa më shumë që e din forcën dhe mëshirën e Tij, aç më i qëndrueshëm I bëhet sinqeriteti dhe afërsia e tij ndaj Zotit. Për shembull: një njeri që e dinë falshmërisë e madhe të Allahut asnjëherë nuk mbërthehet në pesimizëm dhe në dëshpërime për shkak të gabimeve dhe mëkateve të tij. Një përsosë që beson se Allahu është dhënës i dhuntive, nuk bënë lakmi në çështjen e fitimit të parave apo pasurisë. Ai ngase e dine se Allahu është dhënës i dhuntive punon, përpiqet të fitojë të mira material, por përsëri e dinë se sasinë e dhuntisë ia ka caktuar Allahu dhe në të njëjtën kohë e jeton nën shtrishmërinë e asaj që nuk do të mundë ta ndryshoj këtë. Si rrjedhojë e kësaj, jeta e kësaj bote për një njeri që e dine dhe njeh Allahun është e mbushur me mirësi dhe lehtësi të mëdha; ai çdo herë jeton duke e pare dukjen e Allahut në bukurit mahnitëse që i ka krijuar. Shkurtimisht për besimtarët e devotshëm që i janë nënshtruar me bindje të plotë Allahut është e shijshme dhe shumë e lehtë sprova që ka krijuar Allahu për ata.
Mëshira dhe dashuria e madhe e Allahut për njerëzit është një mirësi e madhe. Sepse njeriu është një krijesë qe mund të shkujdeset, që mund të harroj, që mund të gaboj, që mund të bëjë mëkate dhe që mund të mashtrohet lehtë. Për këtë arsye Allahu me mëshirën dhe dashurin e Tij të pakufizuar duke e ditur paaftësinë dhe dobësinë e njeriut, çdoherë atyre u ka njohur mundësi të kërkojnë falje dhe të pendohen sinqerisht për mëkatet ose gabimet e bëra. Andaj çdo njeri që kërkon faljen e mëkateve në një mënyrë të sinqertë me frikë që do të pësojë dënimin dhe ndëshkimin e Allahut mund të shpreson në faljen dhe mëshirën e madhe të Allahut. Sepse siç është komunikuar në Kur'an "All-llahu dëshiron t'ju pranojë pendimin..."(Nisa 27). Po edhe në një ajet tjetër Kur'anor Allahu faljen e tij e shpreh kështu:
"Kush bën ndonjë të keqe ose e ngarkon veten, pastaj kërkon falje te All-llahu, ai e gjen All-llahun falës dhe mëshirues". (Nisa, 110).
Allahu me faljen e tij të madhe njerëzve gjatë gjithë jetës së tyre u jep raste për tu penduar. Gjëja e vetme që duhet të bëjë njeriu është braktisja e mëkateve me kusht që mos të kthehet përsëri në të njëjtat mëkate dhe të pendohet sinqerisht duke e dëgjuar zërin e ndërgjegjes para se ti vi vdekja. Se për ndryshe Allahu nuk ia pranon pendimin:
"Nuk është pendim (i pranueshëm) i atyre që vazhdimisht bëjnë punë të këqia dhe vetëm atëherë kur t'i vjen vdekja ndonjërit prej tyre, të thotë: "Unë tash u pendova!" e as i atyre që vdesin duke qenë jobesimtarë. Ndaj tyre kemi përgatitur dënim të ashpër". (Nisa, 18).
Të qenit e Allahut falës i mëkateve të njerëzve, të lënit e dënimit për më vonë, dhe dhënia e mundësisë për tu penduar në çdo çaste gjatë jetës është një shfaqje e mirësisë, mëshirës dhe dashurisë së madhe të Allahut për njerëzit. Sikur Allahu ti dënonte menjëherë njerëzit për shkak të mëkateve të tyre siç tregohet dhe në Kur'an nuk do të mbeste në tokë asnjë gjallesë. Allahu thotë:
"Sikur All-llahu t'i dënonte njerëzit (zullumqarë) për shkak të mizorisë së tyre, nuk do të linte mbi të (tokë) asnjë gjallesë, por Ai i lë ata për më vonë deri në afatin e caktuar, e kur të vijë afati i tyre, për asnjë moment nuk mund ta vonojnë as ta ngutin". (Nahl, 61).
Prandaj, çfarëdo që të jenë mëkatet dhe gabimet e njerëzve të jenë, asnjëherë nuk është vonë për tu bërë një rob siç dëshiron Allahun. Sado që njeriu të ketë bërë mëkate dhe gabime çofshin të vogla apo të mëdha gjatë jetës së tij të ketë bërë, sado që te ketë jetuar larg obligimeve të fesë të ketë jetuar, në rast se pendohet sinqerisht dhe bëhet një njeri i devotshëm nuk ka nevojë të mendojë për mëkatet ose gabimet që i ka bë në të kaluarën. Sepse pasi të jetë penduar Allahu ia ka falë të kaluarën. Mëkatet ose gabimet që i ka bërë në të kaluarën mund ti mbesin vetëm si shembuj dhe këshilla mësimdhënëse që mos të kthehet përsëri në veprimin e tyre, po edhe për mos veprimin e atyre që janë të ngjashme me ato. Allahu se nuk do ti mbajë përgjegjës për të kaluarën robërit e sinqertë pasi e kanë gjetur rrugën e drejtë thotë kështu:
"Thuaju atyre që nuk besuan, nëse heqin dorë (nga rruga e tyre e gabuar dhe besojnë) do t'u falet e kaluara, po nëse vazhdojnë, ligji (i Zotit), i zbatuar ndaj të parëve është i ditur (edhe juve do t'ju zë)". (Enfal, 38).
Pa dyshim që kjo, është një lehtësi e madhe që e ka favorizuar Allahu për njerëzit në fe
Bërja lutje Allahut në shoqëritë që jetojnë larg moralit të fesë është përzier me besimet e kota dhe besëtytnitë e ndryshme. Njerëzit edhe pse mund ti drejtohen Allahut me lutje në çdo çast, përsëri kanë caktuar ose kohë për lutje ose kanë vendosur ndërmjetësues. Allahu përballë këtyre besëtytnive dhe besimeve të kota njerëzve ua ka tërhequr vëmendjen kështu:
"Vini re! Adhurim i sinqertë është vetëm ai për All-llahun! Ndërsa ata që në vend të Tij adhurojnë miq të tjerë (duke thënë): Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër All-llahut, s'ka dyshim se All-llahu do të gjykojë mes tyre për atë që ata ishin në kundërshtim. E, është e vërtetë se All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë atë që është rrenës, jobesimtar". (Zumer, 3).
Njerëzit i kanë devijuar nga rruga e drejtë ata persona që kanë thënë se ka nevojë për ndërmjetësime të ndryshme për ti bërë lutje Allahut. Mirëpo kur i shikojmë ajetet Kur'anore, vërejmë se për lutje nuk ka nevojë ndërmjetësim. Sepse edhe Allahu me ajetin Kur'anor "Ne e kemi krijuar njeriun dhe dimë se ç'pëshpërit ai në vetvete dhe Ne jemi më afër tij se damari (që rrah) i qafës së tij."(Kaf, 16) tregon se më afër njeriut nuk është askush tjetër përveç Tij. Pra njeriu kur të dëshiron mund ti drejtohet me lutje Zotit, me lutje mundë të kërkon ndihmë dhe kështu Zoti ynë zërin e tij e dëgjon shumë mirë dhe i ndihmon në saje të lutjes që e bënë ai.
Prandaj për lutje nuk nevojitet kohë e caktuar apo e veçantë. Sepse Allahut mund ti bëhet lutje, në çdo kohë, në çdo çast dhe në çdo minutë. Në të kundërtën njeriu bëhet nxjerrës i rregullave nga vetvetja e vetë. Njeriu gjersa shkon prej një vendit në një vend tjetër, gjersa zbret prej shkallëve, gjersa bënë shitblerje, gjersa përgatit ushqim, gjersa ngrenë ushqim, gjersa shikon televizion, gjersa është në lift (ashensor), gjersa pret në një vend, gjersa shkruan diçka, gjersa dëgjon radion, gjersa punon diçka, gjersa i veshë rrobat e veta, gjersa i veshë këpucët e veta, gjersa i lanë duart e veta, gjersa pastron diçka, gjersa përgatitet për të fjetur, kur zgjohet në mëngjes, kur bënë mëngjes, kur vozit makinën shkurtimisht në çdo vend dhe në çdo kohë të pa caktuar mund ti lutet Allahut ose ta kërkojë atë që dëshiron. Për këtë edhe është e mjaftueshme vetëm që ta kalon nëpër mend; sepse Allahu është i dijshëm për çdo gjë dhe gjithmonë është më afër njeriut se damari që i rrah në qafë dhe në të njëjtën kohë është edhe i informuar dhe ka njohuri për të gjitha gjërat që njeriut i kalojnë nëpër mendje madje edhe për ato gjëra që njeriut i flenë në brendinë e zemrës.
Të gjithë ata që i luten Allahut. patjetër duhet ta dinë se Allahu është Përgjegjës i lutjeve të tyre. Me ajetin Kur'anor që do ta përmendim pak më vonë Allahu ka njoftuar se gjithmonë do tua lehtësoj punët në rast se i drejtohen Atij me lutje nevojtarët:
"A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen e juve ju bën mbizotërues të tokës. A ka zot tjetër pos All-llahut? Jo, por ju shumë pak përkujtoni". (Neml, 62).
Pa dyshim kjo mundësi e Allahut që ua ka jep robërve të vetë shfaqë mëshirën e madhe të Zotit. Allahu me ajetet Kur'anore e komunikon afërsinë që e ka më robërit e vetë, miqësinë që e lidhë me ata që i drejtohen Atij dhe se i përgjigjet lutjes së lutësit:
"E kur robit e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua". (Bekare, 186).
Besimtarët duke menduare dhe një herë mbi mëshirën dhe rahmetin e Zotit, duhet të jetojnë të përshtatshëm me mëshirën, lehtësi dhe kënaqësinë e Allahut. Sepse kjo lehtësi që Allahu ua ka jep vetës së tyre është aç e madhe dhe e pakufishme saqë; Sunduesi i çdo gjëje, Poseduesi i vetëm i fuqisë superiore, u ka premtuar se do tu përgjigjet lutjeve të secilit njeri. Dhe padyshim Ai e mbanë premtimin e dhënë.
Sado që të shihen të vështira ngjarjet që përballohet njeriu gjatë jetës së tij të shihen prapë se prapë ato janë në nivelin e asaj që njeriu përball tyre mund të duroj dhe mundë ti përballoj. Ai që e ka krijuar njeriu dhe e ka pajisur me shpirt është Zoti. Dhe në këtë mënyrë Ai e di më së miri se sa mund të bartin njerëzit, pra sa mund durojë njerëzit përballë vështirësive. Kështu që Allahu askënd nuk e obligon përtej mundësisë. Në Kur'an thotë:
"Allahu nuk e obligon asnjë njeri përtej mundësisë së tij..." (Bekare, 286).
"Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e Ne as që obligojmë ndokënd çka nuk ka mundësi (të veprojë), të tillët janë banues të xhennetit dhe në të janë përgjithmonë". (A rafë, 42).
Pa dyshim ngjarjet që përballohen njerëzit ka mundësi të jenë të ndryshme. Andaj dhe durimi dhe mbështetja në Allahun përballë këtyre ngjarjeve tek njerëzit është e ndryshëm. Shumë njerëz sprovohen me ngjarje të ndryshme. Vetëm se Allahu për secilin njeri sprovat i ka bë në krahasim me forcën e tyre. Shembull: disa njerëz në këtë jetë vazhdojnë një jetë të varfër dhe me këtë jetë të varfër ata sprovohen se sa janë të durueshëm. Kurse disa tjerë jetojnë të pasur, po edhe këta në të njëjtën mënyrë sprovohen me atë se sa janë falënderues dhe tregues së moralit të bukur dhe shikohen se a janë të lidhur apo nuk janë të lidhur pas bukurive pas kënaqësive dhe dëfrimeve të kësaj jete. Por më në fund sikur ai që është i pasur, sikur ai që është i varfër për vetën e tyre e jetojnë jetën më të mirë. Fukaraja sado që hekë prej varfërisë, kjo nuk është e papërballueshëm për atë. Në të njëjtën mënyrë edhe të pasurin, pasuria nuk e detyron të mburret, të bëhet mosmirënjohës dhe llostar. Në fund lidhja të cilën e kanë më Allahun këta njerëz, i bënë njerëz që i kryen obligimet e fesë, dhe që jetojnë moralin e Kur'anit. Këta njerëz në çdo situatë që përballohen, gjithmonë i drejtohen Allahut, vetëm prej Atij kërkojnë, dhe vetëm kënaqësinë e Zotit tonë e kërkojnë. Njerëzit e tillë asnjëherë nuk tregojnë dekurajim përballë vështirësive dhe nuk largohen nga feja sado e tmerrshme që të jetë situata me të cilën sprovohen. Për njerëzit e tillë që i besojnë dhe mbështeten Allahut, për ta treguar mëshirën dhe dashurinë e madhe Allahut atyre ua lehtëson edhe punën që shihet më e vështirë. Edhe në një ajet Kur'anor është treguar:
"Sa i përket atij që besoi dhe bëri vepra të mira, atij i takon shpërblimi më i mirë (xhenneti) dhe atij nga ana Jonë do t'i bëjmë lehtësi (në jetë)". (Kehf, 88).
Kurse në ajetet tjera këtë të vërtet Allahu e ka lajmëruar kështu:
"E, sa i përket atij që jep dhe ruhet, dhe vërteton bindshëm për më të mirën, Ne do ta përgatitim atë për më të lehtën". (Lejl, 5-7).
Ndërkaq ata që nuk i mbështeten dhe nuk i besojnë Allahut, u vinë të vështira edhe situata që janë më të lehta. Për këtë arsye Zoti këtyre njerëzve gjithmonë u jep vështirësi në jetë e kësaj bote, si shpërblim për atë që janë larguar prej moralit të Kur'anit, mosmirënjohjes së Allahut dhe mohimit të fes së vërtetë:
"E sa i përket atij që bën koprraci dhe ndien veten të pavarur (nga Zoti), dhe që përgënjeshtron atë më të mirën, ne do ta përgatisim për më të vështirën. E pasuria e tij nuk do t'i bëjë dobi, kur ai të zhduket. Detyrë e jona është vetëm të udhëzojmë". (Lejl, 8-12).
Gjersa Allahu njerëzit i sprovon në jetën e kësaj bote, me mëshirën e Tij të madhe ka jep myzhde që patjetër do të krijon edhe lehtësinë bashkë me çdo vështirësi. Kjo myzhde në Kur'an tregohet kështu:
"E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi". (İnshirah, 5-6).
Në Kur'an kur të shikohet jeta e pejgambereve dhe jeta e besimtarëve të devotshëm, vërehet se Allahu ka krijuar një lehtësi pas gjendjeve të llojllojshme që janë parë sikur të vështirë kur janë përballuar ata. Allahu me cilësinë e tij "Fettah" tregon se është lehtësues dhe hapës i vështirësive të llojllojshme.
Në Kur'an jepet shembulli i besimtarëve që u shpërngulen nga vendi i tyre për hir të fesë dhe për shkakun e asaj që kishin mbetur nën ndikimin e dhunës dhe presioneve të ndryshme të jobesimtarëve u detyruan ti braktisin vendlindjet e tyre. Këta njerëz duke i lënë të gjitha punët, shtëpitë, kopshtet e bukura, pasurin, pronën, kishin mbetur të detyruar të emigronin për në vendet e panjohura dhe afër njerëz që nuk i kishin njohur kurrë më parë. Kjo gjendje kur të shikohet nga jashtë, vërehet se me të vërtet është një gjendje e vështirë. Vetëm se Allahu në Suren En Nisa tregon që i begaton dhe që ua lehtëson gjendjen besimtarëve që shpërngulën dhe emigrojnë kështu:
"Kush shpërngulet për hir (të fesë së) All-llahut, ai gjen mundësi të madhe dhe begati në tokë. E kush del prej shtëpisë si migrues te All-llahu dhe i dërguari i Tij, dhe e zë vdekja (në rrugë), te All-llahu është shpërblimi i tij. All-llahu është mëshirues, mbulon të metat". (Nisa, 100).
Kështu që ky premtim i Allahut është treguar haptas mbi besimtarët që jetonin në periudhën e Pejgamberit a.s. Sahabet (shokët e Muhamedit a.s) që nuk u kanë dhënë rëndësi vlerave të dynjasë, meqë i kanë marrë parasysh të gjitha vështirësitë duke treguar sakrifikime të llojllojshme në rrugën e Allahut si shpërblim për këtë moral të bukur Zoti ynë ata i ka mbrojtur dhe i ka begatuar në mënyrën më të mirë. Ua kishte lehtësuar secilën punë të tyre. Zoti në një ajet Kur'anor furnizimin, lehtësinë dhe përkrahjen që e kishin jetuar Sahabet (shokët e Muhamedit a.s) e komunikon kështu:
"Përkujtoni kur ishit pakicë e dobët në tokë (Mekë) dhe frikësoheshit se do t'ju rrëmbejnë njerëzit (idhujtarët), e Ai ju mundësoi vend të sigurt (në Medinë) dhe ju përkrahu me ndihmën e Tij, ju furnizoi me të mira në mënyrë, që të jeni mirënjohës". (Enfal, 26).
Edhe në jetën e pejgambereve është evidentuar lehtësia që u ka siguruar Allahu atyre. Edhe ata kanë kaluar nëpër situata të ndryshme, por më në fundë kanë triumfuar përballë këtyre situatave.
Shembull: Në jetën e Jusufit a.s në shumë situata shihet lehtësia që ia kishte mundësuar Allahu prej mëshirës së Tij. Jusufi a.s pasi u hedhë në bunar nga ana e vëllezërve që ia kishin zili, ishte gjetur nga ana e një karvanit që kaloi afër bunarit. Personat që e nxorën nga bunari Jusufin a.s e shitën si rob tek një ministër. Pas një kohe, edhe pse Jusufi a.s nuk ishte fajtorë u burgos për arsye të disa shpifjeve që iu kishin bërë vetës së tij. Në shikim të parë gjërat që i ndodhen Jusufit a.s mund të shihen si gjëra të vështira. Por Allahu shpërblimin e mbështetjes dhe moralit të bukur që tregoj Jusufi a.s ia kishte dhënë në këtë botë dhe një të njëjtën kohë i kishte treguar që bashkë me vështirësinë e ka bërë dhe lehtësinë. Kështu që Jusufi a.s me dëshirën dhe lejen e Allahut pas një kohe të shkurtër doli nga burgu dhe u bë ministër i rëndësishëm i thesareve të shtetit. Ja pra, situata që u pa e vështirë u kthye në një situatë të rehatshme dhe të bukur.
Allahu edhe Musain a.s e kishte përkrahur me lehtësi përballë vështirësive që u përballua në jetën e tij. Musai a.s me përkrahjen dhe ndihmën e Allahut kishte fituar epërsi përballë Faraonit i cili ishte njëri prej njerëzve më të pasur që kishte jetuar gjatë shekujve. Në të njëjtën kohë Zoti iu kishte përgjigjur edhe lutjes së Musait që bëri për t'ia dhënë si ndihmës të vetë të vëllanë Harunin a.s. Përsëri Musai a.s me përkrahjen dhe ndihmën e Allahut duke treguar mugjize (mrekulli) doli fitimtarë kundër magjistarëve të Faraonit. Kështu që Musai a.s edhe në çastet më të vështira nuk e kishte harruar asnjëherë se ndihma e Allahut është gjithmonë me ata që kanë besuar. Musai a.s nga njëra anë gjersa u ndiqte nga forca ushtarake e Faraonit dhe nga ana tjetër që u përballua me detin, u kishte thënë atyre që i kishte afër se ndihma e Allahut gjithmonë është afër atyre që kanë besuar dhe në të njëjtën kohë ua kishte përkujtuar se gjithsesi Allahu do të tregoj një rrugë dalje:
"Ai (Musai) tha: "Kurrsesi, me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzojë". Ndërsa Ne Musait i thamë: "Me shkopin tënd bjeri detit". Deti u nda dhe çdo pjesë u bë si kodër e madhe. E Ne i afruam atje të tjerët (ata të faraonit). Dhe Ne e shpëtuam Musain dhe të gjithë ata që ishin me të. Kurse të tjerët i përmbytëm në ujë". (Shuara, 62-66).
Kurse një tjetër shembull nga jeta e Pejgambereve është të qenit afër Muhamedit a.s një besimtarë në çastin e fshehjes në një shpellë gjersa u ndjeknin nga ana e mushrikëve. Të qenit e një besimtarit përkrahës afër, në kohen kur kërcënimet e atyre që i bëjnë shirk Allahut kanë arritur nivelin e lartë është njëri prej lehtësive që ka caktuar Allahu:
"Në mos e ndihmofshi atë (Pejgamberin), atë e ka ndihmuar All-llahu; kur ata që nuk besuan e nxorën atë vetë të dytin; kur që të dy ishin në shpellë, kur po i thoshte shokut të vet: "Mos u pikëllo (friko), All-llahu është me ne!" E All-llahu zbriti qetësi (në shpirtin e) atij, e fuqizoi me një ushtri që ju nuk e patë; e fjalën e atyre që nuk besuan e bëri më të ultën, kurse fjala e All-llahut (është ) më e larta. All-llahu është më i fuqishmi, më i urti". (Tevbe, 40).
Me të vërtetë njeriu kur të shikon me syrin e mirësisë, do të mund t'i sheh në çdo çast lehtësitë që i ka krijuar Allahu për veten e tij. Vetëm se njerëzit që mund ta shikojnë këtë të vërtetë, janë njerëzit të cilët i besojnë Allahut, i frikësohen, ruhen dhe i mbështeten Allahut, duke e ditur se është kader (caktim i Zotit) çdo vështirësi që përballohen, dhe në të njëjtën kohë ata janë njerëz që e dinë se Allahu është mik dhe mbrojtësi i vërtetë i tyre. Allahu në ajetet Kur'anore, robërit e tillë i njofton që do tua lehtësoj punët atyre duke i begatuar prej nga nuk e shpresojnë aspak:
"... Kështu këshillohet ai që i beson All-llahut dhe ditës së fundit, e kush u përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë, dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare. Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij, All-llahu realizon dëshirën e vet dhe All-llahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën (afatin)". (Talak, 2-3).
"Ai që është i pasur, le të shpenzojë sipas mundësisë së vet, e ai që është ngushtë nga pasuria, le të japë nga ajo që i ka dhënë All-llahu, e All-llahu nuk ngarkon askënd, vetëm aq sa i ka dhënë; mirëpo pas vështirësisë All-llahu sjell çlirim (begati) ". (Talak, 7).
Siç kuptohet edhe në ajetet Kur'anore, Allahu patjetër ka krijuar lehtësi për ata persona të cilët lidhen me sinqeritet për urdhrat që i ka vendosur Ai. Besimtarët që i besojnë kësaj, asnjëherë nuk tregojnë ngathtësi, shtendosje dhe dobësim përballë vështirësive.
Allahu në Suren İnshirah ka njoftuar se padyshim pas vështirësisë është lehtësimi, dhe se Ai vetë është hekës i barrës së rëndë të njerëzve:
"A nuk ta hapëm Ne gjoksin tënd? Dhe Ne hoqëm prej teje barrën tënde, E cila shtypte shpinën tënde. Dhe Ne, ta ngritëm lart famën tënde? E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi". (İnşirah Suresi, 1-6)
Siç e kemi thënë edhe në fillim, kjo botë është krijuar si vend i sprovës. Të gjithë njerëzit në këtë vend sprovohen me besimin që e kanë për Allahun dhe ditë e ahiretit. Kur të shikohet nga jashtë një e vërtet e kësaj sprovës që e ka krijuar Allahu, vërehet sikur po jetojnë në kushte të njëjta ata që bëjnë mirë dhe ata që bëjnë keq. Megjithatë jeta që e jetojnë ata të cilët i kanë besuar Allahut është krejtësisht e ndryshme me jetën që e jetojnë ata të cilët nuk kanë besuar. Siç e kemi cek edhe në faqet e më hershme Allahu gjithmonë u jep lehtësi robërve që i besojnë Atij, ua lehtëson punët e tyre, gjithashtu edhe në çastet e vështira atyre patjetër ua tregon një rrugë dalje. Kjo, është një ndihmë e qartë e Allahut.
Po edhe Allahu në shumë ajete Kur'anore ka njoftuar që do t'ju ndihmojë me rrugë të paparamenduara robërve të vetë dhe në të njëjtën kohë atyre do t'ju sigurojë lehtësi dhe përkrahje në mënyrën që së shpresojnë. Këtë ndihmë që e ka njoftuar Allahu në Kur'an mund ta shtjellojmë nën këta tituj kryesor.
Allahu ndihmën që e ka për besimtarët e shfaqë në mënyra të ndryshme. Njëra prej ndihmave të Allahut, është dërgimi i engjëjve, kur besimtarët mbesin në çastet e vështira. Allahu e tregon këtë ndihmë duke dhënë si shembull ngjarjen e cila është përjetuar në kohën e Pejgamberit a.s.
"Kur ti u thoshe besimtarëve: "A nuk është mjaft për ju që Zoti juaj t'ju vazhdojë ndihmën me tre mijë engjëjt e zbritur"? Po, nëse jeni të qëndrueshëm e të matur, e ata (armiqtë) t'ju vinë tash në këtë moment, Zoti juaj ua vazhdon juve ndihmën me pesë mijë prej engjëjve të ushtruar (për luftë) ose të shënuar. E atë (ndihmë) All-llahu nuk e bëri për tjetër por vetëm për t'iu gëzuar dhe me të të qetësojë zemrat tuaja, përndryshe ndihma vjen vetëm prej All-llahut, ngadhënjyesit, të urtit". (Ali-İmran, 124-126).
Kurse në një ajet tjetër Kur'anor është treguar se Allahu besimtarëve u kishte ndihmuar me një ushtri që nuk ishte vërejtur nga ana e jobesimtarëve:
"O ju që keni besuar, përkujtojeni të mirën e All-llahut ndaj jush, kur juve u erdhi një ushtri e Ne kundër tyre lëshuam një furtunë dhe ushtri që ju nuk e shihnit, e All-llahu e shihte atë që ju vepronit". (Ahzabë, 9).
Të njoftuarit e Allahut në Kur'an që do të triumfojnë besimtarët gjithmonë është një premtimi i mirë dhe dashamirës për besimtarët. Vetëm se këtu ka dobi të sqarohet kjo pikë. Çdo ndihmë është prej Allahut, dhe padyshim që Allahu është posedues i forcës së pakufizuar. Besimtarët e dinë krejtësisht që Allahut i përket ndihma dhe fitorja e vërtetë. Kurse përkrahjen me engjëj, nuk e harrojnë që është vetëm një përgëzim (myzhde) i Allahut dhe se shfaqja e engjëjve është vetëm për ndihmën dhe përkrahjen e tyre. Sepse këtë Allahu në Kur'an e ka përkujtuar kështu:
"Përkujtoni kur kërkuat ndihmë prej Zotit tuaj, e Ai u është përgjigjur: "Unë do t'ju ndihmoj me një mijë engjëj që vijnë një pas një (grup pas grupi). All-llahu nuk e bëri atë (ndihmën) për tjetër, vetëm t'ju gëzojë (t'u japë myzhde) dhe për t'i forcuar (qetësuar) me të zemrat tuaja, pse ndihma në realitet është vetëm prej All-llahut. All-llahu është mbizotërues dhe i urtë". (Enfal, 9-10).
Besimtarët që e dinë se do të tu ndihmojë Allahu robërve që dëshiron në mënyra të ndryshme, jetojnë të qetë dhe në brendinë e tyre krijohet një ndjenjë e lumturisë, qetësisë dhe sigurisë. Në këtë mënyrë ata nga ana shpirtërore jetojnë një jetë shumë të bukur.
Si caktim i Zotit numri i atyre që kanë besuar, në çdo periudhë gjithmonë ka qenë i vogël. Vetëm se asnjëherë nuk kanë triumfuar përballë besimtarëve ata të cilët kanë qenë të shumët në numër. Besimtarët si me moral të bukur, si me largpamësinë dhe si me mendjen që ua ka dhënë Allahu gjithmonë kanë triumfuar sukses përballë njerëzve që gjendeshin brenda jobesimtarëve. Afër gjitha këtyre Allahu ka treguar se nganjëherë besimtarët në sytë e jobesimtarëve i ka treguar të shumët në numër dhe të fuqishëm dhe në saje të kësaj ka lindur frika, dobësimi dhe përfundimi i tmerrshëm i jobesimtarëve. Allahu një gjendje të tillë që është realizuar në kohë kur ka jetuar Pejgamberit a.s e komunikon kështu:
"Përkujtoni kur u takuat (në sheshin e luftës), e Ai bëri që ata në sytë tuaj të duken pak, e po ashtu edhe ju të dukeni në sytë e tyre pak; e bëri këtë për ta zbatuar All-llahu një çështje që ishte e vendosur. Vetëm te All-llahu është përfundimi i çështjeve. O ju që besuat, kur të konfrontoheni me ndonjë grup, përqendrohuni dhe përmendni çdo herë All-llahun, që ta arrini fitoren e dëshiruar". (Enfal, 44-45).
Të shikuarit e numrit të vogël të besimtarëve si shoqëri e madhe, e fortë dhe e vështirë nga pikëpamja e jobesimtarëve pa dyshim që është një mrekulli e Allahut dhe në të njëjtën kohë edhe nga pikëpamja e muslimanëve është një lehtësi shumë e madhe që është përjetuar në çastet e luftës.
Përsëri Allahu me ajetet Kur'anore Pejgamberin a.s e ka njoftuar se besimtarëve do t'ju rritë forcën që e posedojnë kat kat. Dhe robërve që besuan si shpërblim për durimin që e bëjnë, u ka premtuar se do t'ju jep një fitore dhe një forcë më të madhe prej asaj që e shpresojnë:
"O Pejgamber! Nxiti besimtarët për luftë. Nëse prej jush janë njëzet të durueshëm, (trima të fuqishëm), do t'i mundni dyqind, e nëse janë njëqind, do t'i mundni një mijë sish që nuk besuan, për shkak se ata janë njerëz që nuk kuptojnë (pse luftojnë). All-llahu ju bëri lehtësim tash duke e ditur se jeni dobësuar. Nëse prej jush janë njëqind të durueshëm, do ti mundni dy qind, e nëse prej jush janë një mijë, me ndihmën e Zotit do t'i mundni dy mijë. All-llahu është me ata që janë të durueshëm". (Enfal, 65-66).
Siç u njoftua në ajetin e më lartë përmendur Kur'anor, Allahu besimtarët në kohën e Pejgamberit a.s i ka përkrahur në çastin e luftës duke i treguar në sytë e jobesimtarëve të shumët në numër dhe shumë te fuqishëm. Nga kjo gjë kuptojmë se Allahu është miku dhe ndihmuesi i vetëm i besimtarëve. Sado që jobesimtarët të jenë të shumët në numër të jenë, sado që të posedojnë një forcë të madhe të posedojnë, prapë se prapë nuk do të mund të bëjnë asnjë gjë, sepse e gjithë forca dhe sundimi i takon Allahut. Prandaj Allahu është posedues i një forcës aç të madhe saqë me urdhrin "Bëhu" është në gjendje të bëjë çdo gjë. Andaj njerëzit që e vlerësojnë forcën e Allahut të mjaftueshme për çdo gjë, ata që i mbështeten dhe i besojnë Atij, gjithmonë do ta jetojnë lehtësinë e kësaj.
Përsëri në Suren Enfal njoftohet se Allahu i ka përkrah me ndihmë shpirtërore besimtarët në një çast të vështir që është përjetuar në kohen e Pejgamberit a.s kështu:
"Dhe kur Ai ju kaploi me një kotje (gjumë) që ishte siguri për ju nga ana e Tij, ju lëshoi shi nga qielli për t'ju pastruar me të, largoi prej jush të shtimet e shejtanit, e që të fuqizojë bindjen në zemrat tuaja dhe t'ju përforcojë me të (me shi) këmbët tuaja". (Enfal, 11).
Pa dyshim që shprehja "kotje (gjumë)" që kalon në ajetin Kur'anor ka për qëllim një gjumë shpirtëror. Kështu Allahu në çastin e vështirë e kishte dhënë një gjendje të tillë mbi besimtarët e sinqerisht dhe në fund të kësaj përkrahjes shpirtërore besimtarët e sinqertë e kishin jetuar lumturinë, qetësinë, sigurinë dhe qëndrueshmërinë e ndjenjave.
Në të vërtetë në jetën e besimtarëve gjithmonë do të jetë mbizotëruese ndjenja e forcës, lumturisë dhe qetësisë. Njerëzit që i besojnë Allahut dhe ahiretit, ngase e dinë se Allahu është mbizotërues i çdo gjëje, nuk acarohen përballë ndonjë situate dhe nuk ndjejnë mërzi, brengosje, dhe shqetësim. Kështu ata e dinë që Zoti ynë për veten e tyre e ka krijuar më të mirën në këtë botë dhe në ahiret më të dobishmen. Andaj besimtarët e vazhdoj jetën e tyre duke iu mbështetur Allahut dhe duke shpresuar në ndihmën e Tij. Në një ajet Kur'anor thuhet kështu:
"Nëse All-llahu dëshiron t'ju ndihmojë, s'ka kush që mund t'ju mposhtë, e nëse Ai iu lë pa ndihmë, atëherë kush është ai pas Tij, që do t'ju ndihmojë? Pra vetëm All-llahut le t'i mbështeten besimtarët". (Ali-İmran, 160).
Besimtarët janë në dijeni të asaj se është kaluese sado e madhe të jetë vështirësia që përballohen në këtë botë. Prandaj ata përballë situatave të vështira, nuk tregojnë ndonjë sjellje që nuk e pëlqen Zoti.
Vështirësia në jetën e njeriut mund të zgjas eventualisht më së shumti 50-60 vite. Nëse njeriu brenda këtyre viteve tregon moral të bukur duke iu mbështetur Allahut dhe nëse e falënderon Atë për gjendjen në të cilën gjendet, në boten tjetër do të bashkohet me një bukuri aç të madhe saqë kurrë nuk e ka imagjinuar se do të ketë ndonjë bukuri të tillë. E kjo bukuri e madhe i përket xhennetit. Aty nuk do të ketë mërzitje, shqetësim, pikëllim, brengosje, halle, derte, përlarje, fyerje dhe në të njëjtën kohë ata aty do të kenë atë që e dëshiron dëshira e tyre.
Të qenit në dijeni të kësaj, të besimtari siguron qëndrueshmëri përballë çdo situate dhe mbështetje të pa rrëzueshme dhe të palëkundshme. Kjo ndjenjë shpirtërore është njëra prej lehtësive më të mëdha në këtë botë.
Nuk duhet harruar që; të gjitha zemrat dhe e gjithë forca është në dorën e Allahut. Kështu që Zoti e krijon çastin që dëshiron, situatën që dëshiron dhe mënyrën që dëshiron. Përderisa Allahu nuk ja jep njeriut që kërkon qetësinë dhe sigurinë e ka të kotë arritjen e sajë në ndonjë rrugë tjetër. Të diturit e njeriut se çdo gjë është nën kontrollin e Allahut, është një lehtësi që e sjellë jetesa e Kur'anit. Andaj gjithmonë, prej rrugëve të ndryshme e gjen afër ndihmën dhe përkrahjen e Allahut njeriu që i drejtohet Atij për çdo punë dhe që pret vetëm nga Ai shpërblimin e çdo punës.
"Sepse vetëm All-llahu është ndihmëtar i juaji dhe Ai është më i miri ndihmës". (Ali-İmran, 150).