logo
HARUN YAHYA

Përfundim

Edhe ju sikur të gjithë njerëzit tjerë që janë duke jetuar në sipërfaqen e tokës jeni duke iu afruar në çdo minutë dhe sekondë jetës së përhershme të ahiretit. Kjo është një e vërtet e pa shmangshme... Një ditë në një mënyrë jeta e juaj do ta gjen fundin dhe pas kësaj ju do ta vazhdoni jetën në botën tjetër. Pas të vdisni do të dilni para Allahut dhe do të jepni llogari për të gjitha veprat dhe punët që i keni ber në jetën e kësaj bote.

Andaj nëse e keni shikuar dhe ditur fenë si të vështirë tani e tuje mos vazhdoni ta bëni një gjë të tillë. Deri më tani ngase e keni pretenduar fenë si të vështirë, ka mund që të keni jetuar larg fesë, mund të mos e keni jetuar moralin e Kur'anit dhe mund të keni bërë disa gabime. Ama që nga tani e tutje me rëndësi është të pendohen sinqerisht te Allahu, të punoni atë që është më e mirë për ahiret dhe të orientoheni kah ajo që është më e lehtë. Kur ta synoni një gjë të tillë atëherë jeta e juaj do të merr kahja ka lumturia, kënaqësia dhe dashuria e zjarrtë për të jetuar.

Nocioni "një jetë e bukur" njerëzve u duket shumë i panjohur. Shumica e njerëzve jetesën e bukur e shohin larg jetës së tyre. Andaj shumica e njerëzve mendojnë se një jetë e qetë vetëm mund të imagjinohet. Ama një mendim e tillë u përket vetëm atyre personave që jetojnë larg fesë. Ndërsa mendimi për të jetuar jetën e lumtur dhe pa brenga u përket atyre personave që i frikësohen Allahut dhe atyre që bëjnë punë të mira. Allahu këtë myzhde në Kur'an e njofton kështu:

"Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t'i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t'u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre". (Nahl, 97).

Siç u sqarua në pika të shkurtra gjatë gjithë librit, feja që Allahu e ka zgjedhur për njerëz është shumë e lehtë dhe e pamundimshme. Po në të njëjtën kohë edhe gjatë kapitujve të ndrysh u vërejt se kjo fe njeriu i sjellë qetësi, lumturi dhe kënaqësi ne jetën e kësaj bote. Ai njeri që e jeton këtë fe hyjnore gjithmonë do të jetë nën mbrojtjen e Allahut, në çdo punë do të ketë sukses dhe siç u tregua edhe në ajetet Kur'anore e jeton një jetë shumë të lumtur.

Atëherë edhe ju preferoni atë që është më e bukur dhe më e lehtë. Andaj duke e jetuar moralin e Kur'anit mund ta fitoni shumë lehtë një jetë të tillë. Sepse Kur'ani, është fjala e Atij që ka krijuar çdo gjë. Duke i lënë anash sugjerimet që i keni pa në televizion, që i keni dëgjua në radio, që i keni jetuar në shoqëritë ku jetoni deri më tani, orientoheni vetëm kah feja e lehtë dhe mendoni lehtësinë e jetesës së saj.

Mos harroni se nëse e lënë pas dore mundësinë e jetesë së asaj që është e lehtë mund të përballoheni me një dhimbje të tmerrshme që se keni shpresuar ndonjëherë. Andaj dijeni që jeta e kësaj bote do të mbaroj shpejtë. Dijeni që juve ju pret një jetë që kurrë nuk do të mbarojë. Prandaj që nga tani duhet të filloni të përgatiteni për atë jetë. Që nga tani e tutje mundohuni të bëni një jetë të frytshme duke i zbatuar urdhrat e Allahut. Sepse nëse i zbatoni urdhrat e Allahut, shpirti juaj do të shndritë si një yll para Krijuesit të tij. Shfrytëzojeni më punë të mira pjesën e vogël të jetës që u ka mbetur. Kalimi dhe sigurimi i një jetës së rehatshme dhe të bukur mos të jetë qëllimi juaj përfundimtarë. Mos mendoni se keni ardhur kotë në këtë botë, që secili të bëjë atë që dëshiron, qoftë e mire apo e keqe. Punoni për ahiret sikur nesër do të vdisni. Punoni punë të mira gjersa jeni në ditët më të mira të jetës tuaj, sepse kur vjen pleqëria ankimet janë të kota, siç thotë dhe populli "Puno në rini që të kënaqësh në pleqëri".

Kini kujdes mos e humbni një gjë të madhe për një gjë të vogël. Lëreni të përkohshmen mendojeni të përhershmen. Mendojeni atë që e ka premtuar Allahu i madhëruar në Kur'an. Mos të na dukët kjo botë si një lule që kënaqemi duke e shijuar erën e saj. Keni kujdes nga kjo botë që është sikur helmi, e merr ai që nuk e njeh e mundohet ti afrohet sa më shumë, e padyshim që kur ti afrohet afër do të helmohet dhe të vdesë. Bëhuni të durueshëm, se nëse duroni vetëm pak do ta merreni të amshueshmen.

Më të vërtetë koha më të cilën jetoni është kundër të vërtetës. Po qese jeni më të vërtetën ndodh që të jeni ç'do herë të përjashtuar. Mos u merakosni, se gjithnjë do të keni miq afër, e po që se nuk gjendet afër jush asnjë mikë, atëherë mos harro se Krijuesi i gjithësisë do të jetë miku më i mire i juaji. Padyshim që nëse jetoni më të vërtetën do ta keni Krijuesin mikun më të mire të jetës tuaj. Pasi që Krijuesi të bëhet miku më i mire i juaji, jeta juaj do të marrë kahje ka lumturia, shpresa dhe dëshira e zjarrtë për të jetuar. Prandaj nëse ke besuar dhe je në rrugën e drejtë mos u frikëso nga askush. Sepse ata që besuan dhe ata që ecin në rrugën e drejtë duke bërë vepra të mira karakterizohen si krijesat më të mira dhe më të dobishme.

Hapni sytë dhe mendoni thellë, kthjellohuni dhe sa më pare filloni ta jetoni jetën e vërtet që e preferon Kur'ani. Kështu që një ditë do të vdisni dhe do të kaloni në anën tjetër. Nuk mundesh të thuash "unë nuk dua të jetoj jetën pas varrit ". Prandaj të gjithë njerëzit që kanë jetuar në këtë sipërfaqe të tokës qoftë edhe një ore të vetme do të ringjallen për të jetuar në jetën e përhershme të ahiretit. Andaj mos vdisni duke qenë mëkatare, pa vepra të mira. Sepse kur të dilni para Allahut ankimi dhe përgjërimi do të jetë i kotë. Si rrjedhim i kësaj, sa e sa njerëz në ditën kur do të dalin përpara Allahut do të kenë dëshire për tu kthyer edhe një herë në këtë jetë, për ta kaluar tëre jetën në përkushtim, adhurim dhe mbështetje në Allahun. Kështu që fytyrat e këtyre njerëzve që do të përgjërohen do të jenë të nxira që i pret dënimi i rrebet i Allahut. Prandaj luteni Allahun që mos të jeni nga këto krijesa që e kanë merituar hidhërimin e Tij. Lutuni sa më shumë, sepse lutja e mbanë njeriun të lidhur në rrugën e drejtë ashtu siç e mbanë shtylla shtëpinë. Lutuni sa më shumë sepse zëri mi i ëmbël dhe më i bukur te Allahu është zëri i atij që lutet. Andaj lutuni Atij që t'ju pranoj lutjet, shpresoni tek Ai sepse ua plotëson dëshirat.

Përfundimisht, dijeni se kjo jetë është e shkurtër. Dijeni se kjo botë është si mashtrues i afërt dhe i rrezikshëm që u afrohet atyre që i pëlqejnë ato që gjinden brenda saj. Dijeni se kjo botë është vrasës i të dashurve të vetë. Andaj ruajuni dhe bëhuni të kujdesshëm mos devijoni. Dijeni se bollëku i kësaj botë sjelle fatkeqësi dhe sprova të mëdha, ndërsa lidhshmëria më të medoemos të qon në dështim. Dijeni se i mençur është ai që e le kurse ai që e merr atë do të jetë i humbur. Dijeni se i mençur dhe i ditur është ai që i frikësohet asaj me çka e frikëson Allahu dhe ai që e ka llogaritur mirë që se shpejti do të ndahet nga kjo botë. Mos ija lejo vetës të jesh prej të humburve dhe prej atyre që kundër vetës tërhoqën hidhërimin e Allahut.

Mos harroni se: "Mëshira, kënaqësia, dhe dashuria e Allahut është vetëm mbi ata persona që sa më shumë e kujtojnë Atë".

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Hyrje
  • Kur’ani, është një udhëzues që të dërgon kah e lehta
  • Allahu e ka urdhëruar atë që është e lehtë
  • Sprova që ka krijuar Allahu është shum e lehtë
  • Lehtësia e jetesës së moralit të Kur’anit
  • Dinakria e dobët e shejtanit
  • Përfundim