Ne nuk ta shpallëm Kur'anin për të munduar ty. Ta shpallëm vetëm këshillë (përkujtim) për atë që frikësohet. (Ta Ha, 2-3).
Allahu gjatë gjithë historisë së njerëzve për ta gjetur të vërtetën, të drejtën dhe për të fituar njohuri në lidhje me fenë, njerëzve u ka dërguar libra të shenjta, dhe në të njëjtën kohë për sqarimin dhe përcjelljen e këtyre librave në mesin e tyre ka dërguar pejgamber. Në mesin e këtyre librave të shenjta që kanë zbritur nga ana Allahut gjendet edhe Kur'ani Famëlartë. Kështu që Kur'ani është libri i fundit i shenjtë që ka zbritur për udhrrëfimin e mbar njerëzimit. Allahu veçorinë e udhërrëfyesit në një ajet Kur'anor e tregon e kështu:
Udhrrëfim për njerëz, e zbriti edhe Furkanin (dalluesin e së vërtetës nga gënjeshtra). S'ka dyshim se ata që mohojnë argumentet e All-llahut i pret ndëshkimi i rreptë. All-llahut është ngadhënjyes, shpagimtar. (Ali-Imran, 4).
Të gjitha librat që i ka zbritur Allahu para Kur'anit, janë falsifikua dhe kanë pësuar ndryshime nga ana e njerëzve, mushrikëve dhe armiqve të fesë. Dhe si rrjedhojë e kësaj, këto libra e kanë humbur origjinalitetin e tyre duke iu shtuar dhe bashkangjitur shumë besëtytni, shumë fjalë të kota, të padobishme dhe të pavlefshme. Ndërkaq libri i fundit Kur'ani Kerim deri më tani nuk ka pasuar ndonjë ndryshim dhe që nga tani e më tutje nuk do të ketë ndonjë ndryshim. Sepse Allahu është betuar se atë, do ta mbroj deri në ditën e kiametet dhe se nuk do ti lë njerëzit, mushrikët (politeistet), mynafikët (dyfytyrëshit), armiqtë e fesë apo dike tjetër ta ndryshoj edhe një shkronjë të vetme në këtë libër hyjnorë. Allahu këtë të vërtet në Kur'an e tregon kështu:
"Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur'anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij". (Hixhr, 9)
"Atij nuk mund t'i mvishet e pavërteta nga asnjë anë; është i zbritur prej të Urtit, të Lavdishmit". (Fussilet, 42).
Siç u pa nga ajetet Kur’anore, Allahu qenka mbrojtësi i Kur’anit. Për këtë arsye Kur’ani është një libër i vërtet që në te, nuk do të ketë ndryshime gjersa të ketë natë dhe ditë në këtë sipërfaqe të tokës. Në të njëjtën mënyrë edhe urdhrat edhe ligjet edhe këshillat që gjenden brenda tij, janë të vlefshme deri në ditën e kiametit. Sepse urdhrat, ligjet dhe këshillat e Kur’anit janë për të gjitha kohërat. Andaj nënshtrueshmëria dhe zbatimi i ligjeve, urdhrave dhe këshillave të Kur’anit për një njeri është një dhunti dhe marsi e madhe që atij i është dhënë nga ana e Allahut. Kështu që Allahu rëndësinë e Kur’anit për besimtarët në një ajet Kur’anor e tregon kështu:
"…Ne ty ta shpallëm librin sqarim për çdo send, udhëzim e mëshirë dhe myzhde për muslimanët". (Nahl, 89).
Çdo njeri që e mëson dhe e bënë udhërrëfyes dhe këshilltarë të vetës së tij Kur'anin, do ta mësoj në mënyrën më të mirë qëllimin e krijimit të tij, qëllimin e ardhjes së tij në këtë botë, rrugën e fitimit të xhennetit, dashurisë, rahmetit, mëshirës, dhe kënaqësisë së Allahut, po edhe në të njëjtën kohë ai do të mëson edhe atë se çfarë kërkon Allahu prej njerëzve, çfarë duhet të bëjnë njerëzit gjatë gjithë jetës së tyre në këtë botë, cilat vepra duhet vepruar, cilat vepra nuk duhet vepruar, fshehtësitë e krijimit, moralin më të mirë dhe shumë shumë gjëra tjera të vërteta.
Njeriu përveç këtyre, nga Kur'ani mund të mësoj edhe përgjigjet e pyetjeve në lidhje me fenë që mund ti parashtrohen nga ana e njerëzve vetës së tij. Sepse në Kur'an çdo pyetje në lidhje me fenë e ka përgjigjen. Allahu në Kur'an thotë:
"Dhe ata nuk të sjellin ndonjë shembull ty, e që Ne të mos ta tregojmë të vërtetën, duke të ofruar shpjegim të qartë e të plotë". (Furkan, 33).
Sikurse jepet njohuri me ajetet Kur'anore për çdo gjë në lidhje me fenë, edhe në të njëjtën kohë nuk është lënë asnjë temë që njerëzit në lidhje me atë temë të përçahen në mesë vetës. Duke u nisur nga kjo Allahu në një ajet Kur'anor tregon se njëra nga shkaqet e zbritjes së Kur'anit është edhe sqarimi i temave për të cilat njerëzit ishin përçarë në mes veti:
"Ne nuk ta shpallëm ty për tjetër Kur'anin, vetëm që t'u sqarosh atyre atë për çka u përçanë, e (ta zbritëm) që të jetë udhëzim e mëshirë për njerëzit që besojnë". (Nahl, 64).
Në ajetin e më sipër përmendur njoftohet se, Kur'ani për besimtarët e devotshëm që e kanë besuar Allahu, është një udhëzim e mëshirë dhe se ai për çdo temë është sqarues dhe rrugë tregues.
Kështu që Allahu me anë të Kur'anit neve na njofton me njohuri të ndryshme që sikur mos të kishte qenë Kur'ani, kurrë nuk kemi pas mundësi me i ditë. Shembull: Kur'ani jep njohuri për ekzistimin e shejtanit, për veçorit të tij, për qëllimet e tij, për dinakërinë e tij, për metodat precize që i përdorë për mashtrimin e njerëzve, për karakterin tinëzarë të tij, prej ç'far drejtimeve mund t'u afrohet njerëzve dhe shumë njohuri tjera. Përtej kësaj ai, njeriut ia tregon rrugën se si do të mund të shpëtoj nga kurthet, vesveset, dyshimet, pëshpëritjet, dhe ndikimet e shejtanit. Prandaj është një lehtësi e madhe për njerëzit që në saje të Kur'anit të bëhen vigjilent përballë një armikut të tillë sikur shejtani, që u afrohet vetës së tyre në mënyra të fshehta. Dinakëria e tij është aç e madhe sa që mund ti mashtroj shumë lehtë ata që e kanë besimin e dobët dhe të luhatshëm. Dhe në ditën e llogaris shejtani do t'u thotë atyre qe e kanë ndjekur rrugën e tij kështu: "Pse me keni ndjekur! A mos ju kam shti me zor me e ndjek rrugën time".
Kur'ani është shumë i qartë dhe është një libër që i thirr (fton) të gjithë njerëzit që të jenë të kujdesshëm ndaj dispozitave, obligimeve dhe ligjeve te fesë. Kështu që si hallalli (e lejuara), si harami (e ndaluara), dhe të gjitha temat tjera në lidhje me fenë janë sqaruar. Prandaj njerëzit në ditën e mahsherit gjersa janë duke dhënë llogari për atë që e kanë vepruar në jetën e kësaj bote, nuk do të kenë mundësi të thonë "kjo temë nuk na është komunikuar", "kjo gjë nuk na është njoftuar".
Andaj Allahu me anë të Kur'anit, njerëzit i ka paralajmëruar për gjërat e lejuara, për gjërat e ndalura, për obligimet tjera fetare që i përkasin çdo muslimanit dhe në të njëjtën kohë ua ka tërhequr vëmendjen qe duke bërë sa më shumë vepra të mira ta largojnë edhe vetën e tyre po edhe familjet e tyre nga dënimi dhe ndëshkimi i zjarrit tmerrues të xhehennemit.
"O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar ". (Tahrim, 6)
Të kuptuarit e Kur'anit nuk është i vështirë. Sepse stilin, modelin, dhe mënyrën e kuptuarës se tij Allahu e ka bërë të lehtë për mbar njerëzimin. Allahu në lidhje me këtë në Kur'an thotë:
"Ne u sollëm atyre (mekasve) një libër (Kur'anin) që ua shkoqitëm në baza të diturisë, është udhërrëfyes e mëshirë për ata që besojnë". (A'rafë, 52).
"... Shih se si i sqarojmë faktet në mënyrë që të kuptojnë". (Enam, 65)
Edhe pse ajetet Kur'anore janë të qarta, përsëri njerëzit mendojnë se Kur'ani nuk është i kuptueshëm. Përveç kësaj edhe shumica e njerëzve pretendojnë se nevojitet një arsim shumë i gjatë me vite për leximin, kuptimin dhe jetimin e Kur'anit. Mirëpo me të vërtet ata që e thonë një gjë të tillë, nuk e kanë lexuar bile edhe asnjëherë Kur'anin. Ose, e kanë lexuar por nuk kanë provuar ta kuptojë; ose ende duke qenë në fillim ia kanë kushtëzuar vetës së tyre me atë që nuk do të mund të kuptojnë atë. Ndërkaq Kur'ani, siç tregohet edhe në ajetet Kur'anore është një libër krejtësisht i qartë. Andaj çdo njeri që e lexon me sinqeritet atë, do të vëren se është posedues i një stilit dhe formës së lehtë të kupëtuarjes.
Prandaj është një mirësi dhe dhunti e madhe për njerëzit stili, forma, mënyra dhe gjuha e letë e kuptuarjes së Kur'anit. Allahu lehtësinë e kupëtuarjes së Kur'anit nga ana e njerëzve në një ajet Kur'anor e tregon kështu:
"Ne e bëmë atë (Kur'anin) të lehtë me gjuhën tënde vetëm që me të t'i përgëzosh të devotshmit, dhe me të t'i tërheqish vërejtjen një populli që është kryeneç". (Merjem, 97).
Në këtë mënyrë, ajo që i përket njeriut është nënshtrimi dhe mendimi mbi atë që e ka komunikuar Allahu në Kur'an. Mirëpo disa njerëz nuk e mendojnë një gjë të tillë. Prandaj nga që nuk e mendojnë një gjë të tillë gjithmonë e preferojnë atë që është e vështirë. Dhe në këtë mënyrë ata, duke kërkuar rrugë të gabuara dhe besime të kota, jetojnë larg Kur'anit i cili është arsye për shpëtimin e përhershëm të tyre. Kështu që siç tregohet në një ajet Kur'anor, Pejgamberit a.s Allahut i është drejtuar në këtë mënyrë:
"E i dërguari tha: "O Zot im, vërtet populli im e konsideroi këtë Kur'an si (diç) të hedhur!" (Furkan, 30).
Ndërsa ata të cilët i kanë besuar Allahut me zemër të plotë, e dinë se Kur'ani nuk është i hedhur dhe e din se ai, është një udhëzues, udhërrëfyes dhe këshilltar i zbritur nga ana e Mëshiruesit, Mëshirëbërësit Allahut. Dhe për këtë arsye Allahu ka njoftuar se Kur'ani "… është shërim dhe mëshirë për besimtarët" (İsraë, 82). Nuk duhet të harrojmë se me ajetet Kur'anore zhduken dyshimet dhe pyetjet që do të mund të formohen në mendjen e njeriut dhe në këtë mënyrë njeriu për vetën e tij e mëson mënyrën më të përshtatshme të moralit dhe jetesës.
Kjo pik që do ta cekim është shumë me rëndësi: Njerëzit në rast se e jetojnë natyrshmërinë e İslamit, gjithmonë do të jetojnë të lumtur, të gëzuar, të qetësuar, të toleruar, të entuziazmuar, të shëndoshë, të drejtë, të mençur dhe të dalluar nga të tjerët. Kështu që e kanë të kotë ata që përpiqen t'i fitojnë këto gjëra jashtë rrugës së Kur'anit. Dhe si rrjedhojë e kësaj, edhe nëse mundohen me vite të tëra, asnjëherë nuk do të mundë ta gjejnë lumturin dhe qetësinë shpirtërore e trupore jashtë Kur'anit. Prandaj përshtatja dhe të nënshtruarit e Kur'anit për njeriun, është rruga e vetme e lumturisë dhe e qetësisë, si në këtë botë po ashtu dhe në botën tjetër. Nga kjo që thamë deri më tani del në shesh se Kur'ani është i vetmi "libër" i vërtet, i cili njerëzit i nxjerr nga errësira në dritë. Këtë e dëshmon edhe Allahu në këtë ajet Kur'anor kështu:
"Elif, Lam, Ra. (ky është ) Libër; Ne ta shpallëm ty që me urdhrin e Zotit t'i nxjerrësh njerëzi prej errësirave në dritë; (t'i nxjerrësh prej errësirës) në rrugë të Fuqiplotit, të Falënderuarit". (İbrahim, 1).
Ata që i nënshtrohen dritës hyjnore të Kur'anit dhe u përshtaten urdhrave, ligjeve dhe këshillave të tij - me lejen e Allahut- si në këtë botë ashtu dhe në botën tjetër, gjithmonë do të përballohen me lehtësi dhe do të jetojnë një jetë të rehatshme të qetë dhe të bukur.