Feja İslame është feja më e mirë dhe më e përshtatshme për të gjithë njerëzit. Andaj Allahu İslamin e ka pëlqyer dhe e ka zgjedhë si fe të lehtë për mbar njerëzimin. Kështu që njerëzit nuk e kanë aspak të vështirë që ti përshtaten dhe ti nënshtrohen dispozitave, rregullave dhe obligimeve të kësaj feje hyjnore. Kjo fe hyjnore njerëzit i largon nga të gjitha vështirësitë, lodhjet, brengat, pikëllimet, shqetësimet, mërzitjet, mundimet, torturat, hallet dhe dertet. Në të njëjtën kohë kjo fe, njeriun e njofton edhe se duhet ti drejtohet vetëm Atij që e ka krijuar çdo të mirë në dobi të besimtarëve të devotshëm. Dhe si rrjedhojë e kësaj ata duhet vetëm Atij ti besojnë, vetëm Atë duhet ta falënderojnë, vetëm Atij duhet ti mbështeten dhe duhet të kërkojnë vetëm nga bujaria, mirësia, mëshira dhe falshmëria e Tij e madhe.
Ai njeri i cili e benë mik Allahun, i mbështetet dhe i beson Atij, gjatë gjithë jetës së tij në këtë botë do të jetoj një jetë të lumtur, pa pikëllime, pa shqetësime, pa brenga, pa mërzitje dhe pa vështirësi. Prandaj kjo është njëra nga bukurit dhe lehtësitë më të rëndësishme që sjellë feja İslame për atë njeri që e jeton moralin e Kur'anit. Kështu që edhe Allahu në shumë ajete Kur'anore ka njoftuar se të gjitha obligimet dhe ligjet e Tij janë të përshtatshme me natyrshmërinë e njeriut dhe se brenda këtyre nuk gjendet ndonjë vështirësi e madhe.
Allahu në Kur'an ka njoftuar se morali i Kur'anit është i lehtë për tu jetuar dhe se do t'ua lehtësoj punët atyre që do të jenë pjesëtar dhe anëtarë të fesë hyjnore, İslamit.
"Dhe Ne do të drejtojmë ty në më të lehtën" (A'laë, 8)
"… Ai ju zgjodhi ju (ju përcaktoi për të luftuar për rrugën e Tij) dhe nuk ju obligoi në fé me ndonjë vështirësi, në fenë e babait tuaj, Ibrahimit…" (Haxhxh, 78).
Edhe Pejgamberi a.s në drejtim të këtyre ajeteve Kur'anore duke thënë: "Feja është e lehtë" i ka thirru njerëzit që të jenë pjesëtar dhe anëtarë të kësaj feje, po edhe në të njëjtën kohë i ka thirrur edhe tu nënshtrohen dispozitave, obligimeve dhe ligjeve të sajë.
Besimi ose zbatimi i obligimeve që njerëzit i shohin si të vështira në fe, janë citur dhe përcjellë pas ardhjes së fesë, nga ana e mushrikëve ose nga ana e jobesimtarëve që kanë dashur t'i largojnë njerëzit nga feja İslame dhe kështu, ua kanë përcjell njerëzve sikur janë pjesë të fesë së vërtetë. Në këtë mënyrë ata, gjithmonë janë munduar që İslamin ta tregojnë si të vështirë në zbatim dhe përveç kësaj, edhe disa persona për veten e tyre e kanë përvetësuar një fe sa për sy e faqe, duke u mbërthyer në mashtrimin e asaj se do të jetë me e pranueshme dhe më e dobishme për vetën e tyre bërja e asaj që është më e vështiri. Dhe me këtë pretendim ata, janë munduar ta tregojnë vetën e tyre më të ditur, më të sinqertë, më sakrifikues, më solidar, më bujar, dhe më besimtarë të forte dhe më të sinqertë.
Ndërsa Pejgamberi a.s muslimanët që i ka pasur afër, gjithmonë i ka urdhëruar ta "lehtësojnë" fenë İslame e jo ta vështirësojnë. Atëherë ajo që u përket besimtarëve të sinqertë është bindjen e këtij urdhrit, dhe mos tua tregojnë njerëzve të vështir atë që është e lehtë. Në lidhje me këtë temë një thënie e Pejgamberit a.s është kështu:
"Lehtësoni, mos vështirësoni, përgëzoni, mos urreni, kaloni mirë me njëri tjetrin dhe mos bini në mosmarrëveshje".
Prandaj ky libër është shkruar me qëllimin që njerëzve t'ua përkujtoj dhe këtë thënie të Pejgamberit a.s dhe lehtësinë e zbatimit të fesë İslame. Përveç kësaj ky libër njofton edhe se feja İslame është lloji më i përshtatshëm i jetesës së lumturisë, qetësisë, kënaqësisë, bujarisë, mirësisë, solidaritetit, krijimit të njeriut dhe se jeta që vazhdohet duke iu nënshtruar moralit të Kur'anit është jeta më e bukur që do të jetë për një njeri në këtë botë.