Allahu çdo njeri në jetën e kësaj bote e sprovon me situata të ndryshme. Dhe çdo njeri sipas moralit dhe besimit që tregon në çastin e këtij sprovimit, e cakton jetën e tij të xhennetit dhe xhehennemit. Ndërsa kjo sprovë që Allahu e ka krijuar për njerëzit, është shumë e lehtë dhe e qetë. Siç u bisedua edhe në temat e mëhershme, ajo që i përket njeriu është jetesa e një jete që i sjellë lumturi dhe qetësi si në këtë botë po ashtu edhe në boten tjetër. Vetëm se njeriu këtë lumturi dhe qetësi mund ta arrin vetëm duke i zbatuar urdhrat, ligjet, preferimet dhe këshillat e Kur'anit. Mirëpo nuk duhet harruar se Allahu edhe shejtanin e ka krijuar brenda këtij sprovimit. Siç tregohet në ajetet Kur'anore shejtani është një forcë negative përballë besimit dhe në të njëjtën kohë ai me dinakërinë e tij mundohet ditë e natë t'i largon njerëzit prej rrugës së drejtë. Prandaj ai për ta bërë një gjë të tillë provon çdo rrugë, dhe njerëzve u kurdis kurthe të ndryshme. Allahu armiqësinë e shejtanit që e ka përball njeriut në një ajet Kur'anor e komunikon kështu:
"O ju që besuat, hyni në islamizmin e tërësishëm (përqafojeni fenë islame në tërësi), e mos ndiqni rrugën e djallit, sepse ai është armik juaji i hapët". (Bekare, 208).
Por, siç tregohet në ajetet Kur'anore dinakëria e shejtanit është e dobët dhe një njeri besimtarë e vëren menjëherë dinakërinë e tij dhe menjëherë mundohet ti shkatërron kurthet e tij. Allahu në Kur'an e ka njoftuar dinakërinë e dobët të shejtanit dhe mos detyrimin e tij ndaj njerëzve.
Ajeti Kur'anor i Sures İbrahim mosdetyrimin e shejtanit e tregon kështu:
"E pasi të kryhet çështja (të hyjnë ata të xhennetit dhe të xhehennemit në të, xhehennemlinjve) djalli (u mban ligjëratën e shëmtuar), dhe u thotë: "Vërtet, All-llahu ju pat premtuar premtim të vërtetë, e unë ju pata premtuar dhe, qe, nuk e zbatova premtimin ndaj jush. Po unë nuk pata kurrfarë pushteti ndaj jush (që t'ju detyroj), përpos që ju thirra (në rrugë të gabuar), e ju m'u përgjigjët; atëherë pra mos më qortoni mua, po qortojeni veten. Unë nuk mund t'ju shpëtoj juve, e as ju nuk mund të më shpëtoni mua. Unë mohoj shoqërimin tuaj që ma bëtë mua më parë (më adhuruat në vend të Zotit)". S'ka dyshim, jobesimtarët kanë dënim të dhembshëm". (İbrahim, 22).
Përsëri Allahu pushtetin e dobët të shejtanit në një ajet tjetër Kur'anor e njofton kështu:
"Në të vërtetë, djalli realizoi mendimin e vet ndaj tyre, ndaj edhe e dëgjuan atë, përpos një grupi besimtarësh. E ai (djalli) nuk pati kurrfarë pushteti ndaj tyre, përveç që (dija e Jonë të dalë në shesh) të dihet ai që beson në botën tjetër, prej atij që është në dyshim për të. E Zoti yt është përcjellës ndaj çdo gjëje. Thuaj: "Thirrni ata, të cilët i menduat për zota pos All-llahut!" Ata nuk posedojnë sa një grimcë as në qiej e as në tokë dhe as që kanë në to ndonjë pjesë, dhe Ai nuk ka prej tyre ndonjë përkrahje". (Sebe, 20-22).
Andaj mos pushteti i shejtanit mbi njerëzit është një lehtësi e madhe që e ka caktuar Allahu për njerëzit. Shejtani njerëzve u pëshpëritë për moralin e ulët, për të keqen, për mos besimin e Allahut dhe mos zbatimin e obligimeve fetare dhe në të njëjtën mënyrë ai mundohet që njeriun vazhdimit ta dërgon në shirk. Vetëm se ai nuk zbaton presion për ti shti njerëzit me i bë këto gjëra, dhe kurthet që i kurdis kuptohen dhe janë të dobëta. Po edhe njeriu për të shpëtuar prej ndikimit të shejtanit nuk ka shumë nevojë të harxhon shumë mundim dhe shumë përpjekje. Sepse një njeri që mendon, e vëren menjëherë dinakërinë e shejtanit dhe në saje të kësaj nuk e zbaton atë që ia pëshpëritë shejtan. Për shembull shejtani njeriut jetën e përkohshme të kësaj bote mund t'ia tregojë dëfryese, tërheqëse dhe shumë të këndshme. Ai në te njëjtën mënyrë ka mundësi që edhe një djaloshit të ri t'ia ndjejë jetën e kësaj bote sikur nuk do të mbaron kurrë, dhe në saje të kësaj mundohet që sa ma shumë ta lidh me atë. Ndërkaq, kjo përpjekje e shejtanit për një njeri që është i mençur, është e kotë, e dobët dhe pa ndikuese. Kështu që dinakërinë e shejtanit e prishë njeriu që e dinë se do të vdes një ditë, se të gjitha bukuritë e kësaj bote janë të përkohshme, se një ditë do të takohet me Allahun. Ose shejtani njeriut i pëshpëritë të bëhet kryelartë dhe pëlqyes i vetes së tij. Vetëm se për një njeri që e përkujton mangësiratë, dobësitë dhe se një ditë do të ndahet nga kjo botë dhe pastaj do ti kalbet trupi në dhe do të shpëton lehtë prej kurtheve të shejtanit.
Sigurisht që kjo lehtësi, është për të sinqertit të cilët nuk dëshirojnë të jetojnë në ndikimin e të mallkuarit, po edhe në të njëjtën kohë është edhe për ata të cilët e synojnë, xhennetin, mëshirën, kënaqësinë dhe dashurinë e Allahut.
Dinakëria e shejtanit mbi ata njerëz që nuk i frikësohet dhe strehohet Allahut do të jetë shumë ndikuese. Allahu në Kur'an ka njoftuar se nga shejtani do te jenë të mbrojtur vetëm ata të cilët janë të sinqertë:
Ai tha: "Pasha madhërinë Tënde, kam për t'i shmangur prej rrugës së drejtë që të gjithë, përveç atyre që janë të sinqertë nga robërit e Tu!". (Sad, 82-83).
Kurse në një ajet tjetër Kur'anor thënia e atyre që i përgjigjen shejtanit është kështu:
"Në të vërtetë, pasi e gjeta rrugën e drejtë, ai më largoi mua prej asaj, e djalli është ai që njeriun e humb dhe e lë të vetmuar". (Furkan, 29).