Shumë njerëz të dhënat ose njohurit që i kanë në lidhje me fenë, që nga fëmijëria ia kanë mësuar nga të afërmit e tyre ose nga rrethi i tyre ku jetojnë. Prandaj ata njohurit dhe të dhënat e fesë nga që nuk i kanë mësuar nga burimi i vërtet i fesë Kur'ani, çdoherë kapen pas shumë besëtytnive dhe shumë fjalë të kota, të padobishme dhe të pavlefshme.
Gjatë gjithë historisë, personat që kanë synuar devijimin e fesë së vërtetë nga thelbi, duke përdorur metoda të ndryshme për pengimin e jetesës dhe përshtatjes së fesë, gjithmonë janë munduar t'i shtojnë disa besime të kota dhe zbatime të vështira fesë. Kështu që ata për arsyen e zbatimit të atyre që i kanë shpikur nga vetja e tyre duke i ditur ose duke mos i ditur, janë bërë shkaktar të larguarës së njerëzve nga feja. Ndërsa neve libri i Allahut (Kur'ani) dhe Sunneti (rruga, tradita) i Muhamedit a.s na tregojnë se jetesa e fesë është shumë e lehtë për njerëzit e sinqertë dhe të devotshëm.
Në radhë të parë duhet ta cekim atë që; Allahu sikur çdo gjë tjetër në gjithësi, edhe njeriun e ka krijuar nga asgjëja. Prandaj Allahu është Ai që më së miri e njeh njeriun dhe është më afër tij se damari që e ka në qafën e tij. Dhe si rrjedhojë e kësaj edhe fenë e ka bërë të përshtatshme me krijimin e njeriut. Në një ajet Kur'anor Allahu njeriun e thërret për në atë që është më e përshtatshme për natyrshmërinë (krijimin) dhe fenë e tij.
"Përqendro vetveten tënde sinqerisht në fenë, i larguar prej çdo të kote, (e ajo fé), feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit, s'ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë". (Rrum, 30).
Allahu me mëshirën dhe rahmetin e Tij të pafund, të gjitha fetë e vërteta që i ka dërguar gjatë shekujve kanë qenë poseduese të ligjeve që mund të zbatoheshin shumë lehtë. Sepse Allahu për njerëzit gjithmonë ka dëshiruar lehtësi dhe këtë të vërtet e ka komunikuar dhe në Kur'an duke thënë: "(Allahu) dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju..." (Bekare, 185). Një njeri që u përshtatet dispozitave të Allahut në të njëjtën kohë është edhe një njeri që e jeton një jetë shumë të bukur, që është e përshtatshme me natyrshmërinë (krijimin) e tij.
Kurse një pjesë e njerëzve që nuk e dinë këtë të vërtetë mendojnë se do të jetë më e lehtë feja në rasë ngrehen dispozitat e saj. Shembull: Ata mendojnë se do të jetojnë të lirë dhe të pavarur kur nuk u jepet rëndësi vlerave të moralit. Ose pretendojnë se feja do tu sjellë disa sekuestrime që do t'ua vështirësoj jetesën. Ndërkaq të gjitha këto janë gabime të mëdha që njerëzit i kanë rrëmbyer dhe janë mashtrime te shejtanit. Sepse të jetuarit e fesë së Allahut dhe zbatimi i urdhrave që gjenden brenda saj është shumë i lehtë. Kurse ajo që është e vështirë, është të jetuarit në një shoqëri që përbëhet prej njerëzve që nuk i njohin dispozitat, urdhëratë, dhe ligjet e Allahut. Një jetesë e tillë, sjellë një përfundim të keq.
Veçanërisht në shoqëritë që jetojnë larg fesë ose në shoqëritë e njerëzve të pa fe, gjithmonë ka kaos, prishje të rregullit, prishje të rendit, mosrespektim të ligjeve, mosmarrëveshje, shqetësime, brengosje, frikë, mungesë lumturie, dhe mungesë qetësie. Andaj njerëzit që u përkasin këtyre shoqërive nga që nuk fiksohen prej Allahut janë në gjendje të gënjejnë, të mashtrojnë, të tradhtojnë, të vjedhin, të plaçkitin, të pinë alkool, të bëjnë zina, të shajnë, të fyejnë, të hajn hakun e njëri tjetrit, e shumë shumë gjëra tjera të ndyta që janë në kundërshtim me dispozitat e fes Islame. Ata duke mos ditur se çka është solidariteti, sakrifikimi, toleromi, dashuria, mirëkuptimi, respektimi, marrëveshja, kuptuara, ndihma ndaj njëri tjetrit, përkrahja e njëri tjetrit nga ana shpirtërore dhe materiale, vazhdojnë të jetojnë një jetë degjeneruese. Prandaj një jetë e tillë njeriut nuk i sjellë asnjëherë lumturi. Kështu që nëse në një vend ngrehen dispozitat e fesë atëherë në shesh del krejtësisht e kundërta e ambientit që do ta gjej njeriu lumturin dhe si rrjedhojë e kësaj ashtu siç dëshiron shejtani formohet një ambient i përngjashëm me xhehennemin.
Për shembull: Shembujt e ngjarjeve që i hasim më së shumti në ditët e sotme kanë të bëjnë me përdorimin e drogës, përhapjen, shpërndarjen, shitjen e saj, kurvërinë, ryshfetin, falsifikimin, gënjeshtrën, mashtrimin, tradhtinë, përdorimin e alkoolit etj... Të gjitha këto që i përmendëm janë krejtësisht larg dispozitave të fesë dhe në të njëjtën kohë janë edhe larg bukurisë, qetësisë, rahatisë, lumturisë dhe vlerave të ndryshme shpirtërore. Kështu që njerëzit në atë ambientin ku përdoren këto gjëra mendojnë se janë të lirë dhe të pavarur nga çdo gjë. Andaj në përdorimin e tyre nuk njohin kufi. Ama ata harrojnë që fatkeqësia shpirtërore dhe materiale që u vjen vetës së tyre në saje të përdorimit të këtyre gjërave është më e madhe prej parandjenjave që i pretendojnë të lira. Mendojeni se çfarë do të mund të jetë fitimi i atyre personave që u është prishur shëndeti prej alkoolit, prej zinas, prej drogës, ku në saje të këtyre u është rrudhur edhe lëkura, u është prishur trupi, janë plakur më herët se ç'duhet? Pa dyshim që mosnjohja e dispozitave të fesë në çdo gjë, konsiderimi i moralit të fesë si asgjë, dhe vazhdimi i një jete pa qëllim duke bërë punë të ndyta që janë në kundërshtim me dispozitat e fesë, pa përjashtim te çdo njeri sjellin shkatërrime të mëdha fizike dhe shpirtërore. Por edhe më tepër këto përfundime mund ti shohin të gjithë dhe janë aç të çarta saqë nuk mund ti mohon askush.
Andaj njeriu sado që të jetoj larg fesë aç më shumë do të jetoj një jetë të mjerë, të vështirë dhe jo të lumtur. Ndoshta ata persona qe merren me punë të ndyta mund të jetojnë një jetë të qetë. Ama kurrë nuk do të mundë ta gjejnë lumturinë dhe qetësinë e vërtetë shpirtërore. Po edhe më tepër ai nga që i ka lënë pas dore urdhëratë dhe ligjet e Allahut në jetën e ahiretit do të ndjejë pendim (bëhet pishman) dhe do të përballohet me një jetesë që do ta jetojë vështirësinë e dhimbjeve, torturave dhe mundimeve më të mëdha.
Kurse njerëzit që fiksohen prej Allahut dhe i kryejnë obligimet e fesë pa mangësi, si në këtë botë po ashtu dhe në botën tjetër janë brenda një përfitimit të madh. Ata para çdo gjëje e jetojnë edhe qetësinë e ndërgjegjes dhe kënaqësinë shpirtërore të bindjes në Allahun. Për ata persona gjithmonë ka bukur dhe myzhde. Kështu që Allahu u jep myzhde në këtë mënyrë atyre personave që u përmbahen dispozitave të Tij dhe atyre personave që i nënshtrohen mëshirë së Tij:
"(Të xhennetit janë) Edhe ata që pendohen, ata që sinqerisht adhurojnë, ata që falënderojnë, ata që agjërojnë, ata që bëjnë ruku, që bëjnë sexhde, që urdhërojnë për të mira e ndalojnë nga të këqijat, edhe përmbushin dispozitat e All-llahut. Pra, përgëzoi besimtarët". (Tevbe, 112).
E ata që tregojnë lëshim të dispozitave të Allahut do të jetojnë një jetë të vështirë me brenga dhe shqetësime si në këtë botë po ashtu dhe në botën tjetër dhe në të njëjtën kohë vetëm vetveten e vet e dëmtojnë. Allahu thotë:
"... Këto janë dispozitat e All-llahut, e kush del jashtë dispozitave të All-llahut, ai e ka dëmtuar vetveten..." (Talakë, 1).
Disa njerëz vetëm që mos t'ju nënshtrohen dispozitave të Allahut përpiqen t'i ndryshojnë ato. Ama me të vërtetë kjo përpjekje nuk buron nga mendja e njerëzve, por nga shejtani. Kështu që kjo është një kurth e shejtanit që njerëzit bëhen viktima të sajë. Shejtani i mallkuar gjithmonë përpiqet që punët e lejuara njerëzve tua tregoj si të lejuara dhe të ndaluarat tua tregoj si të lejuara. Dhe si rrjedhojë e kësaj njerëzit e mendojnë vetën e tyre më të lartë kur i lënë pas dore dispozitat e Allahut. Po edhe më tepër ata vetë mundohen të vendosin ligje mbi dispozitat e Allahut. Por edhe pse sipas vetës së tyre i vendosin këto ligje, përsëri nuk u tregojnë kujdes zbatimit të tyre. Në lidhje me këtë temë Allahu e jep shembullin e devijimit të katolikëve:
"Pastaj vazhduam pas tyre me të dërguarit Tanë, e pas tyre e dërguam Isain, të birin e Merjemes dhe atij i dhamë Inxhillin, e në zemrat e ithtarëve të tij dhuruam butësi e mëshirë, ndërsa murgërinë ata vetë e shpikën. Ne atë nuk ua bëmë obligim atyre, mirëpo edhe pse kishin për qëllim me të vetëm ta arrijnë kënaqësinë e All-llahut, ata nuk iu përmbajtën asaj si duhet përmbajtur, prandaj atyre që besuan, Ne ua dhamë shpërblimin e tyre, po shumë prej tyre janë mëkatarë (jobesimtarë) ". (Hadidë, 27).
Për këtë arsye Allahu atyre që besuan ua ka tërhequr vëmendjen përballë këtij rrezikut dhe në Kur'an është komunikuar devijimi i atyre që e kanë tepruar në rrugën e Allahut kështu:
Thuaju: "O ithtarë të librit, mos e teproni në fenë tuaj jashtë të vërtetës dhe mos shkoni pas epsheve të një populli të mëparshëm që ka humbur, që ka shkaktuar humbjen e shumë të tjerëve dhe që u largua në tërësi prej rrugës së drejtë". (Maide, 77).
Të vetmen gjë që duhet ta bëjë njeriu është kryera e urdhrave që Allahu obligimin e tyre e ka treguar në Kur'an dhe largimi i tij nga ato gjëra që ia ka ndaluar Allahu.
Kështu që ata që mundohet ta vështirësojnë fenë, në ditën e kiametit do të japin llogari për këtë gjë. Sepse gjersa Allahu fenë e ka bërë të lehtë ata mundohen ta vështirësojnë. Edhe Pejgamberi a.s në lidhje me fenë thotë:
"Feja është e lehtë. Askush nuk mund ta ashpërson (të bëhet i ngurtë përballë) fenë. (Pra çdokush duhet t'i përshtatet lehtësisë së fesë, Sepse mbet i dobët ai që thotë ta mbajë të shtrënguar fenë). Ndreqeni lëvizjen e vijës tuaj dhe qëndroni afër cakut". (Haidthi Rumuz, vëllimi 1. faq.98)
Njerëzit fenë, duhet ta vlerësojnë sipas thënies së pejgamberit a.s që e cekëm më lartë. Kështu që është një gabim shumë i madh të menduarit se zbatimi i dispozitave, obligimeve dhe ligjeve të fesë është i vështirë.
Allahu njerëzve për tu ushqyer u ka dhënë shumë dhunti (të mira) të ndryshme. Këto dhunti të panumërta si pemët e llojllojshme, perimet e ndryshme, mishrat, pijet, si dhe ushqimet tjera te lezetshme i janë dhënë në shërbime çdo njeriut. Dhe Allahu me ajetin Kur'anor "Të pyesin ty (Muhammed), çka u është lejuar atyre? Thuaju: "U janë lejuar të gjitha ushqimet e mira..." (Maide, 4), ka njoftuar se njerëzve u janë lejuar të gjitha ushqimet e mira.
Kurse ushqimet që i ka bërë haram Allahu për njerëzit, janë si ushqime të ndyta sikurse mishi i derrit, mishi i cofëtinës, gjaku etj... Po edhe sido që të jetë këto ushqime janë të ndyta dhe të dëmshme për trupin e njeriut. Allahu në një ajet Kur'anor thotë kështu:
Thuaj: "Në atë që më është shpallur mua (në Kur'an) nuk po gjej të ndaluar diçka nga ushqimi, përveç në qoftë se ai (ushqimi) është: cofëtinë, gjak i derdhur ose mish derri, ai është i ndytë, dhe pos asaj që është therur jo në emër të All-llahut (por të ndonjë idhulli) e që është mëkat. E kush detyrohet (t'i hajë këto të ndaluara), por duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar, Zoti yt është që falë e mëshiron shumë". (En'amë, 145).
Kështu që për ushqimet e ndaluara është shumë mësimdhënëse shprehja "ndyrësirë" që kalon në ajetin e më lartë përmendur Kur'anor. Sepse më të vërtetë mishi i derrit është posedues i veçorive që i shkaktojnë dëm trupit të njeriut.
Për shembull nëse e marrim mishin e derrit do ta vërejmë se është shumë i yndyrshëm. Andaj në rast se hahet mishi i derrit, yndyra e tij kalon në gjak. Atëherë kur yndyra kalon në gjak, shkaktohet rritja e sasisë së yndyrës së gjakut. Dhe si rrjedhojë e kësaj yndyra e tepërt që kalon në gjak bëhet shkak i forcimit të damarëve, i rritjes së tensionit dhe infarktit në zemër. Megjithëkëtë edhe sipas normales duhet të punojnë më shumë gjëndrat e limfës për jashtëqitjen e lëndës helmues që quhet "sutuksin" e që gjendet brenda yndyrës së derrit. Kjo gjendje vetën e vetë veçanërisht e tregon në pezmatimin dhe fryrjen e limfës së fëmijëve. Përveç kësaj mishi i derrit përmban sasi të madhe të squfurit. Kështu që trupi kur merr sasi të madhe të squfurit, hapet rruga e sëmundjeve të ndryshme si e kartilazhit, pezmatimit të mushkërive, nervave, zorrës qorr, qelqëzimit... Afër këtyre, squfuri bëhet edhe shakatar i sëmundjeve serioze të lëkurës dhe të trishinit (lloj virusi që mbetet tek njeriu nga ngrënia e mishit të derrit). Kjo sëmundje te njerëzit kalon vetëm nëpërmjet mishit të derrit dhe te njerëzit sjellë një gjendje vdekjeprurëse. (Këtu i treguam vetëm disa dëme të përgjithshme që vinë nga mishi i derrit).
Nga ajo që thamë deri më tani del në shesh se të ndaluarit e disa ushqimeve për njerëzit janë të dobishme dhe mbrojtëse nga gjërat e dëmshme për trupin e tyre.
Ndërkaq këtu është e dobishme të ceket edhe një pikë e rëndësishme: Pa dyshim që të qenit haram (e ndaluar) dhe hallall (e lejuar) është krejtësisht urdhër i Allahut. Dhe detyra e njeriut është t'i nënshtrohet këtij urdhrit. Prandaj nëse dëshiron Allahu njerëzve ju tregon mirësitë e ndalimit të një ushqimit, po edhe nëse nuk dëshiron nuk ju tregon. Ama siç e përmendëm edhe më herët, Allahu mirësitë e ushqimeve të ndaluara njerëzve ua tregon në shumë raste. Dhe këto raste njerëzve ua lehtësojnë njohjen e ushqimeve të dëmshme. Dhe në këtë mënyrë zemra e besimtarëve qetësohet. Gjersa Allahu bënë fjalë në Kur'an për ushqimet e ndaluara në të njëjtën mënyrë bënë fjalë edhe se si duhet të sjellët njeriu përballë gjendjeve të ndryshme që mund t'i ndodhin atij. Në këtë mënyrë Allahu e ka ndaluar ngurrimin dhe dyshimin në gjendjet e vështira dhe të papritura. Në lidhje me këtë temë disa ajete Kur'anore janë kështu:
"E ju (besimtarë), hani pra nga të mirat që ua dha All-llahu, të lejuara e të pastra, jini mirënjohës për dhuntitë e All-llahut, nëse jeni të sinqertë në adhurim vetëm ndaj Tij. Ai ua ndaloi juve vetëm cofëtinën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që theret jo në emër të All-llahut. E kush detyrohet (t'i hajë) duke mos qenë dhunues dhe duke mos e tepruar (në ngrënie), All-llahu fal dhe është mëshirues". (Nahl, 114-115).
Të përkujtuarit në fund të ajetit se Allahu është falës dhe mëshirues ka për qëllim qetësinë dhe myzhdenë që Allahu ua ka jep besimtarëve. Sepse njeriu është krijuar i dobët dhe i paaftë. Mund të gaboj, mund të harroj, mund të dalldiset pas një gjëje që i pëlqen, mund të sillet i pavendosur... Vetëm se Allahu do ta falë dhe do ta mëshirojë atë person kur i pendohet sinqerisht Atij.
Namazi është një ibadet (adhurim) që çdo musliam duhet ta kryej pa ndërprerë gjatë gjithë jetës tij. Mirëpo këtë ibadet (adhurim) shumë pak njerëz e kryejnë ose disa mendojnë ta lënë kryerjen e tij në ditët e pleqërisë, ose disa tjerë mendojnë se kryerja e këtij ibadetit (adhurimit) është i vështirë. Ama edhe kryerja namazit sikur çdo ibadet (adhurim) tjetër është shumë i lehtë.
Duhet ta cekim atë që: njeriu është i obliguar vazhdimisht ta kryej ose ta zbatoj këtë obligim që ia ka caktuar Allahu. Andaj nëse mundohet ta kryen këtë obligim shpresohet se do ta fitoj mëshirën, dashurin, faljen dhe xhennetin e Allahut. Kurse lehtësia që gjendet në ibadete (adhurime) shfaq dukjen e mëshirës dhe dashurisë së Allahut. Andaj për ata persona që nuk i zbatojnë obligimet e Allahut, në ditën e kiametit nuk do të ketë asnjë ndjesë në lidhje me atë që nuk e kryer. Në të njëjtën kohë edhe nuk do të mund të ankohen se kanë qenë të vështira kryerja e ibadeteve (adhurimeve).
Për shembull: marrja e abdesit është bërë shumë e lehtë. Madje edhe nëse nuk gjendet ujë, Allahu njerëzve për abdes ua ka treguar rrugën e "tejmumit" (të marrit abdes me pluhur). E pa dyshim që marrja e tejmumit është e lehtë për çdo person. Allahu në një ajet Kur'anor se si do të marrin tejmum ata që nuk kanë gjetur ujë e komunikon kështu:
"O ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy zogjtë. Nëse jeni xhunubë, atëherë pastrohuni (lahuni)! Në qoftë se jeni të sëmurë, ose në ndonjë udhëtim, ose ndonjëri prej jush vjen prej vendit të nevojës, ose keni kontaktuar me gratë dhe nuk gjeni ujë, atëherë mësyjeni (merrni tejemum) dheun e pastër dhe me të fërkoni fytyrat dhe duart tuaja. All-llahu nuk dëshiron (me obligim për abdest e larje) t'ju sjellë ndonjë vështirësi, por dëshiron t'ju pastrojë (prej mëkatëve), t'ua plotësojë të mirën e Tij ndaj jush e që t'i falënderoheni". (Maide, 6).
Siç u tregu në ajetin Kur'anor Allahu njerëzve nuk u dëshiron tu sjellë asnjëherë vështirësi në kryerjen e ibadeteve (adhurimeve). Po edhe në Kur'an tregohet se në çdo temë ka lehtësi për njerëzit. Andaj janë shumë të lehta për ata që kanë besuar ibadetet (adhurimet) që i ka urdhëruar Allahu për njerëzit.
Kështu që Allahu me mëshirën dhe rahmetin e Tij të pafund, për njerëzit e ka komunikuar mënyrën e kryerjes më të mirë, më të lehtë të ibadeteve (adhurimeve) dhe ata që e kryejnë këtë ibadete (adhurime), i ka pagëzuar me dashuri, mëshirë dhe me xhennet.
Në Kur'an ka lehtësi që janë treguar për periudhat e caktuara. Shembull; Në periudhën e Pejgamberit a.s Allahu u ka treguar lehtësi për kryerjen e ibadeteve atyre besimtarëve që kanë qenë në çastet e luftës së rrebet me shoqëritë injorante (jobesimtare). Kështu që në Kur'an është komunikuar se në çastet e luftës ose ne gjendjet e domosdoshme besimtarët do të mund ta shkurtojnë faljen e namazit:
"Kur të jeni në udhëtim e sipër, nuk është mëkat për ju të shkurtoni namazin, (ose) nëse frigoheni se jobesimtarët do të ju sjellin ndonjë të keqe (në luftë). Jobesimtarët janë armiq tuaj të hapët". (Nisa, 101).
Nga ky ajet Kur'anor kuptohet se, secili urdhër dhe secili ligj i Allahut për secilin besimtar veç e veç është i mbushur me mirësi dhe urtësi. Allahu nuk dëshiron vështirësi për robërit e Tij. Allahu është edhe mbrojtësi i vetëm po edhe miku më i vërtet i besimtarëve.
Allahu të gjithë muslimanët i ka obliguar që ta agjërojnë muajin e ramazanit. Ky agjërim shumë njerëzve u duket i vështirë, mirëpo në të vërtet nuk është aspak i vështirë, sepse Allahu sikur obligimet tjera që i ka bërë të lehta edhe këtë obligim në të njëjtën mënyrë e ka bërë të lehtë. Përveç kësaj edhe Allahu agjërimin e ka lehtësuar në gjendjet e jashtëzakonshme. Si rrjedhojë e kësaj Allahu në ajetin 185'së të Sures Bekare ka treguar se kush e përjeton muajin e ramazanit duhet të agjëroj dhe e si lehtësi për ata që janë të sëmurë ose janë në udhëtim ua ka bërë të mundshëm të agjërojnë më vonë:
"(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur'ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (Të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, ta madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falënderoni". (Bekare, 185).
Siç u tregua në fund të ajetin Kur'anor, Allahu nuk kërkon ndonjë vështirësi për njerëzit. Prandaj të përkujtuarit se Allahu dëshiron lehtësi për njerëzit në fund të ajetit Kur'anor tregon se nevojitet të kuptohet duke sjellë në mend dhe lehtësinë e obligimeve tjera të fesë. Si rrjedhojë e kësaj, janë brenda një mashtrimit të madh ata që ikin dhe largohen nga kryerja e obligimeve të fesë duke i pretenduar se janë të vështira zbatimet e tyre dhe në të njëjtën kohë ata, fenë nuk e kanë të çartë.
Allahu me mëshirë dhe rahmetin e tij të pa fund, disa njerëz nuk i ka ngarkuar me përgjegjësia sikur i ka ngarkuar me përgjegjësi të tjerët. Allahu këtë në ajet që do ta përmendim më vonë këtë e tregon kështu:
"Nuk është mëkat (të ngelë pa dalë) për të verbërinë, për të çalin, e as për të sëmurin. E kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, Ai atë e shtie në xhennete ku rrjedhin lumenj, e kush mbetet prapa, Ai atë e ndëshkon me një dënim të dhembshëm". (Fet-h, 17).
Siç u tregohet në ajetin Kur'anor Allahu nuk i ka ngarkuar me përgjegjësi njerëzit me të meta. Në këtë ajet Kur'anor vërehet mëshira, dashuria e pa kufizuar e Allahut që ka për njerëzit po edhe në të njëjtën kohë vërehet edhe lehtësia për njerëzit që janë me të meta. Kurse në një ajet tjetër Kur'anor tregohet se Allahu njerëzit nuk i ka rënduar dhe në saje të kësaj Ai e ka shprehur mëshirën dhe rahmetin e madh që e ka mbi njerëz:
"... E sikur të dëshironte All-llahu do t'ju rëndojë. All-llahu është më i fuqishmi, më i urti". (Bekare, 220).
Të betuarit, në përgjithësi është një sjellje e përhapur që është bërë ves i gjuhës në mesin e njerëzve. Kështu që njeriu me këtë ves të tillë mund të betohet gjersa i jep fjalën dikujt për diçka. Kurse besnikëria për fjalën e dhënë dhe mbajtja e fjalës janë veçori të besimtarit që Allahu i ka urdhëruar në Kur'an. Ndërkaq njeriu mund të gaboj se është një krijesë harrese dhe për këtë arsye ai nganjëherë mund të harrojë punën që do ta bëjë ose mund ta harrojë fjalën që i ka dhënë dikujt. Kjo është shumë e natyrshme, sepse ky është një gabim pa dashje që del në shesh prej dobësisë së njeriut. Padyshim që në ahiret do të pyetet besnikëria e besimtarëve por ata njerëz që betohen pa qëllim Allahu nuk i ka mbajtur përgjegjës në ahiret. Kjo gjë në Kur'an tregohet kështu:
"All-llahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet tuaja të paqëllimta, por ju merr për ato që i bëni qëllimisht me gjithë zemër. All-llahu është i butë dhe falë shumë". (Bekare, 225).
Përveç kësaj është edhe një lehtësi tjetër në çështjen e betimit. Kjo rrugë e lehtësisë është për ata pësona që betohen në emër të Allahut por pastaj me vetëdije të plotë dëshirojnë ta prishin betimin. Kështu që rrugë zgjedhja e kësaj është shpagimi. Allahu thotë:
"All-llahu ua ka përcaktuar juve zgjidhjen e betimeve tuaja..." (Tahrim, 2).
"All-llahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet e juaja të paqëllimta (për betim), por ju merr për ato që jeni zotuar qëllimisht. E shpagimi i tij (i betimit të bërë) është duke i ushqyer dhjetë të varfër me ushqim mesatar që ushqeni familjen tuaj, ose duke i veshur ata (të dhjetë), ose duke liruar një rob. E kush nuk ka mundësi t'i bëjë këto, le të agjërojë tri ditë. Ky është shpagim për betimet tuaja kur i thëni ato. Ruani betimet tuaja. Kështu All-llahu ju sqaron dispozitat e veta, ashtu që të jeni mirënjohës". (Maide, 89).
Siç u kuptua nga ajetet Kur'anore, Allahu ne dy gjendjet ka treguar lehtësi të përshtatshme në fe për veprimin e njerëzve. S'ka dyshim që mbajtja e betimit është me e drejt dhe më e bukur. Vetëm se njeriu ose mund ta harrojë fjalën e dhënë ose mund të ndryshojnë kushtet në periudhën ku e ka jep fjalën ose mund të bie në një situatë aç të vështirë saqë nuk mund ta mban fjalën. Kështu që Allahu duke dëshiruar lehtësi për njerëzit e ka treguar rrugë e shpagimit për betimin dhe në këtë mënyrë për çdo gjë ka treguar rrugë dalje.
Prandaj Allahu fenë e ka bërë shumë të lehtë. Feja İslame, është fe e lehtësisë për çdo çështje dhe për çdo gjë. Njeriu kur synon të bëhet fetar i mirë dhe një rob falënderues i dhuntive të Allahut asnjëherë nuk do të përballohet me ndonjë vështirësi në lidhje me zbatimin dhe jetimin e fesë.