Shumë njerëz mendojnë se teoria e evolucionit u paraqit për herë të parë nga Çarls Darvini dhe se ajo mbështetet në prova, vëzhgime dhe eksperimente shkencore. Sidoqoftë, e vërteta është se ajo nuk e ka prejardhjen te Darvini dhe se nuk mbështetet në asnjë provë shkencore. Teoria konsiston në përshtatjen e natyrës së dogmës së lashtë të filozofisë materialiste. Në vend që të mbështetet nga zbulime shkencore, teoria mbështetet qorrazi te filozofia materialiste (shih librin "Gjunjëzimi i Evolucionit, Harun Jahja)
Ky fanatizëm ka sjellë si pasojë të gjitha llojet e fatkeqësive. Bashkë me përhapjen e Darvinizmit dhe të filozofisë materialiste që ai mbështet, përgjigja e pyetjes "Ç'është qenia njerëzore?" ka ndryshuar. Njerëzit që përgjigjeshin: "Qeniet njerëzore u krijuan nga Zoti dhe u duhet të jetojnë sipas moralit të bukur që Ai na mëson", kanë filluar të mendojnë se "Njeriu erdhi në ekzistencë rastësisht dhe ai është një kafshë që zhvillohet përmes luftës për mbijetesë." Ky mashtrim i madh ka një çmim shumë të shtrenjtë e të rëndë. Ideologjitë e dhunshme si racizmi, fashizmi dhe komunizmi, si dhe shumë pikëpamje të tjera barbare në botë të mbështetura në konfliktin, kanë gjetur që të gjitha një burim force te ky mashtrim.
Kjo pjesë e librit do të analizojë fatkeqësitë që i ka sjellë botës Darvinizmi dhe lidhjet që ai ka me terrorizmin, si një nga problemet botërore më të rëndësishme të kohës sonë.
Darvini vendosi një kusht themelor në zhvillimin e teorisë së tij: Zhvillimi i qenieve të gjalla varet nga lufta për mbijetesë. Të fortët e fitojnë betejën. Të dobëtit janë të dënuar të humbasin dhe të harrohen.
Sipas Darvinit, ekziston një luftë e pamëshirshme për mbijetesë dhe një konflikt i brendshëm në natyrë. I forti gjithmonë e mposht të dobëtin dhe kjo i hap rrugën zhvillimit. Nëntitulli që ai i dha librit të tij ishte: "Origjina e llojeve nëpërmjet përzgjedhjes natyrore ose ruajtjes së racave të zgjedhura në luftën për jetë". Ky titull e përmbledh më së miri pikëpamjen e përmendur më sipër.
Më pas, Darvini shtroi pretendimin se "lufta për mbijetesë" zbatohet edhe mes grupeve racore të qenieve njerëzore. Sipas këtij pretendimi mitik, racat e zgjedhura do të ishin fituesit e betejës. Sipas pikëpamjes së Darvinit, këto raca të zgjedhura ishin evropianët. Racat afrikane apo aziatike kishin mbetur prapa në luftën për mbijetesë. Darvini shkoi edhe më tej, duke hedhur mendimin se disa raca do të humbisnin së shpejti në tërësi luftën për mbijetesë dhe në këtë mënyrë, do të zhdukeshin:
Në një kohë më të vonshme, jo shumë të largët, të matur me shekuj, racat e qytetëruara të njeriut, me siguri do të shfarosin dhe zëvendësojnë racat e egra nëpër botë. Në të njëjtën kohë, majmunët antropomorfë... nuk ka dyshim se do të shfarosen. Hendeku mes njeriut dhe aleatëve të tij më të afërt do të jetë atëherë më i gjerë, sepse ai do të jetë, siç mund të shpresojmë, ndërmjet njeriut në një gjendje më të qytetëruar edhe se raca kaukaziane dhe disa llojeve të ulëta si babuni, në vend të zezakut apo australianit dhe gorrillës, siç ndodh sot. 27
Antropologu indian Lalita Vidjarti shpjegon se si teoria e evolucionit e Darvinit e imponoi racizmin në skenat shoqërore:
Teoria e tij (Darvinit) e mbijetesës së më të fortit u mirëprit ngrohtësisht nga shkencëtarët shoqërorë të kohës dhe ata besuan se njerëzimi kishte arritur nivele të ndryshme evoluimi që arrinin pikën më të lartë me qytetërimin e njeriut të bardhë. Në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë, racizmi u pranua si një e vërtetë nga shumica e shkencëtarëve perëndimorë. 28 28
Thomas Malthus |
Burimi i frymëzimit të Darvinit për këtë çështje ishte libri i ekonomistit britanik Tomas Maltus, "Ese për parimin e popullsisë". Sipas sajimeve të veta, Maltusi llogariste se popullsia njerëzore shtohej me shpejtësi shumë të madhe. Në këtë pikëpamje, ndikimet kryesore që e mbanin popullsinë nën kontroll ishin fatkeqësi si lufta, uria dhe sëmundjet. Shkurt, sipas këtij pretendimi kaq mizor, disa njerëz duhej të vdisnin që të jetonin disa të tjerë. Ekzistencë do të thoshte vetëm luftë e vazhdueshme.
Në shekullin e 19-të, idetë e Maltusit ishin pranuar gjerësisht. Veçanërisht intelektualët evropianë të klasave të larta i mbështesnin idetë e tij mizore. Në artikullin "Sfondi shkencor i programit të pastrimit të racës te nazistët", shkruar nga Xherri Bergman, rëndësia e lidhjes së Evropës së shekullit të 19-të me pikëpamjet e Maltusit mbi popullsinë përshkruhet në këtë mënyrë:
The implementation in the 19th century of Malthus's thesis of the necessity of the struggle for life brought misery to the helpless and poor children in England. Religion, however, ensures the protection of children. A life of goodness and virtue, without any misery and suffering, is only possible if the moral teachings of religion are practiced. |
Në gjysmën e parë të shekullit të nëntëmbëdhjetë, nëpërmjet Evropës, anëtarët e klasave sunduese u mblodhën për të diskutuar të sapozbuluarin "problem të popullsisë" dhe për të përcaktuar mënyrat e zbatimit të mandatit maltusian, për të rritur shkallën e vdekshmërisë te të varfërit: "Në vend të rekomandimit për pastërtinë e të varfërve, ne duhet të nxisim zakonet e kundërta. Në qytezat tona duhet t'i bëjmë rrugët më të ngushta, t'i mbingarkojmë shtëpitë me shumë njerëz dhe të joshim kthimin e murtajës. Fshatrat duhet t'i ndërtojmë pranë ujërave të ndenjur dhe të nxisim në veçanti ngritjen e vendbanimeve në të gjitha vendet moçalore dhe të pashëndetshme, e kështu me radhë." 29
Si rrjedhojë e kësaj politike mizore, të dobëtit dhe ata që do ta humbisnin betejën për mbijetesë do të asgjësoheshin dhe si përfundim, rritja e shpejtë e popullsisë do të ekuilibrohej. Kjo e ashtuquajtur politikë e "shtypjes së të varfërve", u vu në jetë në Britaninë e shekullit të 19-të. U ngrit një rend industrial, në të cilin fëmijët tetë dhe nëntë vjeçarë u detyruan të punojnë gjashtëmbëdhjetë orë në ditë në minierat e qymyrit dhe mijëra prej tyre vdiqën në kushte të tmerrshme. Lufta për mbijetesë që kërkonte teoria e Maltusit, bëri që miliona britanikë të bënin një jetë të mbushur me vuajtje të rënda.
I ndikuar nga këto ide, Darvini e zbatoi këtë koncept në konfliktin në të gjithë natyrën dhe hodhi idenë se i forti dhe i afti dalin fitimtarë nga kjo luftë për ekzistencë. Për më tepër, ai pretendoi se e ashtuquajtura luftë për mbijetesë ishte një ligj i justifikuar dhe i pandryshueshëm i natyrës. Nga ana tjetër, ai i ftoi njerëzit që të braktisin besimet e tyre fetare, të mohojnë Krijimin dhe kështu i rrënoi të gjitha vlerat etike që mund të bëheshin pengesë ndaj luftës së pamëshirshme për mbijetesë.
Njerëzimit iu desh të paguajë një çmim shumë të shtrenjtë në shekullin e 20-të për çrrënjosjen e këtyre ideve mizore që i shtynë njerëzit në zemërgurësi e mizori.
Ndërsa Darvinizmi sundonte kulturën evropiane, nisi të shfaqet ndikimi i luftës për mbijetesë. Kombet kolonialiste evropiane në veçanti nisën t'i portretizojnë kombet e kolonizuara si "kombe të prapambetura në ciklin e evolucionit" dhe gjetën te Darvinizmi justifikimin për veprimet e tyre.
Ndikimi politik më i përgjakshëm i Darvinizmit, ishte shpërthimi i Luftës së Parë Botërore në vitin 1914.
Europe Since 1870 by the English professor of history, James Joll |
Në librin e tij "Evropa që nga 1870-a", profesori i mirënjohur britanik i historisë Xhejms Xholl shpjegon se një nga faktorët që përgatitën terrenin për Luftën e Parë Botërore, ishte besimi i udhëheqësve evropianë të kohës te Darvinizmi.
Është e rëndësishme të kuptohet se sa fjalë për fjalë u mor doktrina e luftës për ekzistencë dhe për mbijetesën e më të fortit nga ana e udhëheqësve të Evropës në vitet që i paraprinë Luftës së Parë Botërore. Për shembull, shefi i shtabit austrohungarez Franc Baron Konrad fon Hëcendorf, shkruan kështu në kujtimet e tij të pasluftës:
Fetë filantropike, mësimet morale dhe doktrinat filozofike, pa dyshim, mund të shërbejnë nganjëherë për të dobësuar luftën e njerëzimit për ekzistencë në formën e saj më të ashpër, por ato nuk do t'ia arrijnë kurrë ta shmangin plotësisht atë si një motiv lëvizës për botën... Vetëm në përputhje me këtë parim të madh, erdhi katastrofa e luftës botërore, si rrjedhojë e forcave motivuese në jetët e shteteve dhe popujve, si një rrufe që duhet të shkarkohet nga vetë natyra e saj. 30
E parë nga ky lloj sfondi ideologjik, këmbëngulja e Konradit në nevojën për një luftë parandaluese, në mënyrë që të ruhet monarkia austrohungareze, bëhet plotësisht e kuptueshme.
Ne kemi parë gjithashtu se këto pikëpamje nuk ishin të kufizuara vetëm te personalitetet ushtarake dhe se Maks Veberi, për shembull, ishte i shqetësuar thellë për luftën ndërkombëtare për mbijetesë. Kurt Ricler, asistenti personal dhe i besuari i kancelarit gjerman Teobald fon Betman-Holveg, shkroi në vitin 1914:Armiqësia e përjetshme dhe absolute është themelore dhe e natyrshme në marrëdhëniet mes njerëzve; dhe armiqësia që ne vërejmë kudo... nuk është rezultat i ruajtjes së natyrës njerëzore por është thelbi i botës dhe burimi i vetë jetës. 31
Frederik fon Bernardi, një gjeneral i Luftës së Parë Botërore, bën një lidhje të ngjashme mes luftës dhe ligjeve të luftës në natyrë. "Lufta," shprehet Bernardi, "është një nevojë biologjike"; ajo është "po aq e nevojshme sa beteja e elementeve në natyrë"; ajo "merr një vendim biologjikisht të drejtë, përderisa vendimet e saj mbeten në natyrën e thjeshtë të sendeve." 32
World War II caused the deaths of 55 million people, leaving many others wounded and homeless, their lives in ruins. The war devastated cities and caused economies to collapse |
Sikurse kemi parë, Lufta e Parë Botërore shpërtheu për arsye se mendimtarët, gjeneralët dhe administratorët evropianë e shihnin luftën, gjakderdhjen dhe vuajtjet si një lloj zhvillimi dhe mendonin se ato ishin një ligj i pandryshueshëm i natyrës. Rrënjët ideologjike që e zvarritën gjithë atë brez në rrënim nuk ishin tjetër, veçse konceptet e Darvinit për "luftën për mbijetesë" dhe për "racat e zgjedhura".
Lufta e Parë Botërore la pas vetes 8 milionë të vdekur, qindra qytete të shkatërruara dhe miliona të plagosur, të gjymtuar, të pastrehë e të papunë.
Shkaku themelor i Luftës së Dytë Botërore, e cila shpërtheu 21 vjet më vonë dhe la 55 milionë të vdekur, ishte gjithashtu Darvinizmi.
Ndërsa Darvinizmi ushqente racizmin në shekullin e 19-të, ai formoi bazën ideologjike që do të zhvillohej dhe do të përgjakte botën në shekullin XX: Nazizmin.
Në ideologjinë naziste mund të vihet re një ndikim shumë i fortë darvinist. Kur marrim në shqyrtim këtë teori që u zhvillua nga Adolf Hitleri dhe Alfred Rozenbergu, vërejmë koncepte të tilla si "përzgjedhje natyrore", "çiftëzimi i përzgjedhur" dhe "lufta për mbijetesë mes racave", të cilat përsëriten shpesh në veprat e Darvinit. Kur e titulloi librin e tij "Mein Kampf" (Beteja ime), Hitleri u frymëzua nga beteja darviniste për mbijetesë dhe nga parimi se fitorja i përket më të fortit. Ai bën fjalë në veçanti për betejën mes racave:
Historia do të arrijë kulmin në një perandori të re njëmijëvjeçare të një shkëlqimi të pashoq, të mbështetur në një hierarki racore të rregulluar nga vetë natyra.33
Në një kongres të madh të partisë së tij në Nurenberg në vitin 1933, Hitleri shpalli se "një racë më e lartë nënshtron një racë më të ulët... një e drejtë që ne e shohim në natyrë dhe që mund të pranohet si e vetmja e drejtë e konceptueshme." 34
Fascism, which has Darwinist concepts at its heart, caused the death of millions of innocent people. This dreadful ideology drew many countries of the world into a maelstrom of destruction and misery |
Fakti që nazistët ishin të ndikuar nga Darvinizmi, është i pranuar nga të gjithë historianët që janë të specializuar në këtë çështje. Peter Krisp, autori i librit "Ngjitja e Fashizmit", e shpreh këtë të vërtetë si më poshtë:
Teoria e Çarls Darvinit se qeniet njerëzore kishin evoluar nga majmunët, u trajtua me humor kur u botua për herë të parë, por më vonë u pranua gjerësisht. Nazistët i shtrembëruan teoritë e Darvinit, duke i përdorur ato për të justifikuar luftën dhe racizmin.35
Historiani Hikman e përshkruan kështu ndikimin e Darvinizmit te Hitleri:
(Hitleri) ishte një besimtar i vendosur dhe predikues i evolucionit. Sado të thella dhe të ndërlikuara të kenë qenë problemet e psikozës së tij, është e sigurtë që [koncepti i luftës ishte i rëndësishëm për arsye se]... libri i tij "Mein Kampf", hedh qartazi një numër idesh evolucioniste, veçanërisht ato që theksojnë luftën, mbijetesën e më të fortit dhe shfarosjen e të dobëtit për të prodhuar një shoqëri më të mirë.35a href="#dp">36
Hitleri, përmes këtyre pikëpamjeve, e zvarriti botën në një dhunë të paparë kurrë më parë. Shumë grupe etnike dhe politike, veçanërisht çifutët, iu nënshtruan mizorisë dhe masakrave të tmerrshme në kampet naziste të përqendrimit. Lufta e Dytë Botërore, e cila filloi me pushtimet gjermane, kushtoi 55 milionë jetë njerëzish. Ajo që qëndronte pas tragjedisë më të madhe në historinë e botës, ishte koncepti i Darvinizmit për "luftën për mbijetesë."
Nazism, a blend of Social Darwinism and neo-paganism, has killed millions and spread horror into the hearts of many others. | World War II caused the deaths of 55 million people, leaving many others wounded and homeless, their lives in ruins. The war devastated cities and caused economies to collapse. |
Communist leaders, whose ideas of human society were also based on Darwinism, will go down in history as having caused terrible suffering with their cruel policies. |
Ndërsa fashistët gjenden në krahun e djathtë të Darvinizmit Social, krahu i majtë është i zënë nga komunistët. Këta kanë qenë gjithmonë ndër mbrojtësit më të zjarrtë të teorisë së Darvinit.
Kjo lidhje mes Darvinizmit dhe Komunizmit shkon deri te themeluesit e të dy këtyre "izm"-ave. Marksi dhe Engelsi, themeluesit e komunizmit, e lexuan veprën "Origjina e llojeve" të Darvinit, sapo ajo doli në qarkullim dhe u mahnitën me qëndrimin e tij materialist dialektik. Letërkëmbimi mes Marksit dhe Engelsit tregon se ata e shihnin teorinë e Darvinit si "bartëse të bazës në historinë natyrore për Komunizmin." Në librin e tij "Dialektika e Natyrës", të cilin ai e shkroi nën ndikimin e Darvinit, Engelsi shprehet plot lëvdata për Darvinin dhe përpiqet të japë kontributin e vet për teorinë në kapitullin me titull "Roli i punës në kalimin nga majmuni te njeriu".
Komunistët rusë që ndoqën hapat e Marksit dhe të Engelsit, si Plehanovi, Lenini, Trocki dhe Stalini, ishin të gjithë në një mendje për teorinë e evolucionit. Plehanovi që shihet si themeluesi i komunizmit rus, e cilësonte Marksizmin si "Darvinizmi në zbatimin e tij në shkencën shoqërore.36
Rocki thoshte: "Zbulimi i Darvinit është triumfi më i madh i dialektikës në fushën e lëndës organike.37
Arsimimi darvinist kishte një rol kryesor në formimin e kuadrove komuniste. Për shembull, historianët vërejnë se Stalini ishte fetar në rininë e tij, por ai u bë ateist kryesisht për shkak të librave të Darvinit. Mao Ce Duni që ngriti qeverisjen komuniste në Kinë dhe vrau miliona njerëz, u shpreh hapur se "socializmi kinez është i themeluar mbi Darvinin dhe teorinë e evolucionit." 38Historiani i Universitetit të Harvardit, Xhejms Riv Pëzej, në veprën e tij kërkimore "Kina dhe Çarls Darvini", e shqyrton deri në hollësitë më të vogla ndikimin e Darvinizmit te Maoja dhe te komunizmi kinez.
Shkurt, ekziston një lidhje e pashkëputshme mes teorisë së evolucionit dhe komunizmit. Teoria pretendon se gjallesat janë prodhim i rastësisë dhe siguron të ashtuquajturën mbështetje shkencore për ateizmin. Komunizmi si ideologji ateiste, është i lidhur ngushtë me Darvinizmin. Për më tepër, teoria e evolucionit pretendon se zhvillimi në natyrë, është i mundur falë konfliktit (me fjalë të tjera, "luftës për mbijetesë") dhe mbështet konceptin e "dialektikës", i cili është themelor për komunizmin.
Nëse mendojmë për konceptin komunist të "konfliktit dialektik", i cili vrau më shumë se 120 milionë njerëz gjatë shekullit XX, si për një "makinë vrasëse", atëherë mund t'i kuptojmë më mirë përmasat e rrënimit që Darvinizmi përhapi mbi tokë.
Communism applied the Darwinian idea of conflict to the class conflict, and thus accepted murder and bloodshed as legitimate methods of control. |
Sikurse thamë më parë, Darvinizmi ngriti pretendimin se lufta mes qenieve të gjalla është shkaku i zhvillimit të tyre dhe kështu siguroi të ashtuquajturën bazë shkencore për filozofinë e materializmit dialektik.
Ashtu si mund të kuptohet nga emri i tij, materializmi dialektik i qëndron idesë së "konfliktit". Karl Marksi, si themeluesi i kësaj filozofie, propagandonte idenë se "nëse s'do të kishte luftë dhe kundërshti, gjithçka do të mbetej ashtu siç ishte." Në një rast tjetër ai thotë: "Forca është bashkëshortja e çdo shoqërie që është shtatzënë me një shoqëri tjetër. 39Duke thënë këtë, ai u bëri thirrje njerëzve për dhunë, luftë e gjakderdhje, në mënyrë që të mund të zhvilloheshin.
I pari që vuri në jetë teorinë e Marksit në fushën politike, ishte Lenini. Duke nxitur mendimin se "zhvillimi vjen si rrjedhojë e konfliktit dhe kundërshtive", Lenin pretendonte se njerëzit me ide të kundërta duhej të ishin në konflikt të vazhdueshëm. Lenini gjithashtu shprehej gjithmonë se ky konflikt do të kërkonte gjakderdhje, pra, terrorizëm. Një fragment i shkruar nga Lenini dhe i titulluar "Lufta guerrilase", i cili është botuar për herë të parë në gazetën "Proletari" në vitin 1906, njëmbëdhjetë vjet përpara Revolucionit Bolshevik, tregon për metodat terroriste që ai parapëlqente:
Dukuria, për të cilën jemi të interesuar, është beteja e armatosur. Ajo udhëhiqet nga individë dhe nga grupe të vogla. Disa i përkasin organizatave revolucionare, ndërsa të tjerët (shumica në disa vende të Rusisë) nuk i përkasin ndonjë organizate revolucionare. Lufta e armatosur ndjek dy qëllime kryesore, të cilat duhet të dallohen në mënyrë të prerë: në radhë të parë, kjo luftë synon vrasjen e individëve, shefave dhe vartësve të ushtrisë dhe policisë; në radhë të dytë, ajo synon konfiskimin e fondeve monetare si nga qeveria, ashtu edhe nga personat privatë. Këto fonde të konfiskuara shkojnë pjesërisht në thesarin e partisë, pjesërisht disa për qëllimin e veçantë të armatimit dhe për përgatitjen e kryengritjes dhe pjesërisht për mbajtjen e personave të angazhuar në luftën që po përshkruajmë. 40
Në shekullin e njëzetë, një nga ideologjitë më të njohura për kundërvënien ndaj komunizmit, ishte fashizmi. Më interesantja është se edhe fashizmi megjithëse vetëdeklarohet si kundërshtar i komunizmit, mbështeste të njëjtin besim si komunizmi në konceptin e luftës. Komunistët besonin në nevojën e luftës së klasave; fashistët thjesht ndryshuan arenën e luftës, duke u përqëndruar në idenë e luftës mes racave dhe kombeve. Për shembull, historiani gjerman Hajnrih Trajçke, vepra e të cilit ishte një nga burimet më të rëndësishme për idetë naziste dhe raciste, shkruante: "kombet nuk mund të kenë mirëqenie pa konkurrencë të dendur, sikurse lufta për mbijetesë e Darvinit."41Hitleri gjithashtu thoshte se ishte frymëzuar nga koncepti i Darvinit për luftën:
It is natural that disagreements occur, but they should not be the cause of conflict and wars between people. Mutual respect and compassion can ensure agreement and co-existence between parties in disagreement. The moral teaching of the Qur'an offers to people a life of contentment and joy, whereas the dialectical struggle always brings unhappiness, destruction and death. |
E gjithë bota e natyrës përbën një betejë të fuqishme mes forcës dhe dobësisë, si një fitore e përjetshme e të fortit mbi të dobëtin. Nuk do të kishte asgjë tjetër veç mashtrimit në të gjithë natyrën nëse nuk do të ishte kështu. Ai që do të jetojë, duhet të luftojë. Ai që nuk dëshiron të luftojë në këtë botë ku beteja e përhershme është ligj i jetës, nuk e ka të drejtën për të ekzistuar.42
Të dyja këto ideologji darviniste nxisnin besimin se për një shoqëri që të rritej e të forcohej, ishte e nevojshme gjakderdhja. Pasojat që sollën këto ideologji në shekullin XX janë tashmë të njohura. Miliona njerëz humbën jetën; miliona të tjerë u plagosën apo u gjymtuan; ekonomitë kombëtare u rrënuan; paratë që do të mund të përdoreshin në shëndetësi, kërkime shkencore, teknologji, arsim e art, u shpenzuan për armatim, për ilaçe që të mjekoheshin plagët e shkaktuara nga armët, për rindërtimin e qyteteve të rrënuara. U bë e qartë se koha kalonte dhe luftrat e terrori nuk nxisnin zhvillimin e njerëzimit por shkatërrimin e tij.
Sigurisht që në botë ekzistojnë kontradikta. Ashtu sikurse në natyrë ekzistojnë drita dhe errësira, dita dhe nata, e nxehta dhe e ftohta, edhe kontradiktat në mendime e në praktika janë të dukshme. Mirëpo kundërshtitë në mendime nuk është e nevojshme të sjellin konflikte dhe luftë. Përkundrazi, nëse kundërshtitë trajtohen me tolerancë, paqe, mirëkuptim, dashuri, dhembshuri e mëshirë, mund të arrihen përfundime të mira. Kushdo që krahason mendimet e veta me ato të të tjerëve, mund të zhvillojë apo të njohë dobësitë dhe mangësitë e veta dhe t'i përmirësojë ato. Ata që mbrojnë mendime të ndryshme mund të angazhohen në dialog, shkëmbim idesh apo në kritikë konstruktive. Vetëm njerëzit e sinqertë, që dinë të falin, që e duan paqen, që dinë të sillen dhe që mbi të gjitha pohojnë mësimet morale të Kuranit, mund të zhvillojnë një mënyrë të tillë të trajtimit të mendimeve të ndryshme.
Të vrasësh apo të dëmtosh një njeri për shkak të ideve, besimeve, racave apo kombësive të ndryshme përbën një vepër mizorie të pamatë. Vetëm për këtë arsye, në rrjedhën e historisë dhe kudo në botë, bijtë e bijat e të njëjtit komb, kanë luftuar me njëri-tjetrin deri në vdekje, duke vrarë shoku-shokun pa mëshirë; apo njerëz të kombeve apo racave të ndryshme, përfshirë gra e fëmijë, janë masakruar pa dallim. Vetëm ai që nuk njeh respekt për qeniet njerëzore dhe që i sheh njerëzit rreth vetes si kafshë të zhvilluara, vetëm ai që nuk beson se një ditë do të japë llogari përpara Zotit për gjithçka që ka bërë, mund të veprojë në këtë mënyrë.
Qëndrimi më i mirë dhe më i drejtë që mund të mbahet ndaj dikujt, me të cilin ndajmë mendime të ndryshme, është përshkruar në Kuran. Përplasjet e mendimeve kanë ndodhur shpesh në rrjedhën e historisë dhe një nga shembujt më të mirë është ai i kundërshtisë mes Musait (Moisiut) dhe Faraonit të kohës së tij. Megjithë egërsinë dhe mizorinë e Faraonit, Zoti e dërgoi Musain (Moisiun) për ta ftuar atë në fenë e Zotit dhe i shpjegoi atij mënyrën se si duhej ta shtronte këtë ftesë:
Shkoni te faraoni! Ai i ka kapërcyer kufijtë. Megjithatë, flitini atij me fjalë të buta, me shpresën se ai do të kushtojë vëmendje apo do të frikësohet! (Kurani 20:43-44)
Musai iu bind urdhrit të Zotit dhe i sqaroi Faraonit me durim fenë e Zotit. Për ta ndaluar mohimin e Zotit nga ana e Faraonit dhe mizorinë që ai ushtronte ndaj njerëzve, Musai u mundua të sqaronte çdo çështje. Sidoqoftë, Faraoni tregoi qëndrim të papajtueshëm ndaj durimit dhe fisnikërisë së Musait, duke e kërcënuar me vrasje atë dhe të gjithë ata që ndanin të njëjtat mendime me të. Megjithatë, nuk ishte qëndrimi i Faraonit ai që do të mbizotëronte. Përkundrazi, ai dhe njerëzit e tij u mbytën ndërsa Musai dhe njerëzit e tij dolën fitimtarë.
Sikurse tregon ky shembull, fitorja e një ideje apo lufta për zhvillim nuk vjen nga armiqësia dhe agresioni. Takimi mes Musait (Moisiut) dhe Faronit përbën një mësim nga historia: fituesit nuk dalin nga ata që janë në anën e barbarisë dhe luftës por në anën e atyre që përkrahin paqen e drejtësinë. Vënia në jetë e parimeve më të mira morale shpërblehet në këtë botë dhe në jetën e përjetshme.
There may be disagreement between states or societies, but conflict and war can never solve the problems. As we are told in the Qur'an, all disagreements must be solved by mutual patience, compassion and understanding. |
Sikurse kemi parë deri tani, Darvinizmi qëndron në rrënjët e ideologjive të dhunës që i kanë sjellë fatkeqësi të tmerrshme njerëzimit në shekullin XX. Koncepti themelor pas koncepteve e metodave të tilla është "të luftosh këdo që nuk është nga ne." Ekzistojnë besime, pikëpamje e filozofi të ndryshme në botë. Është e natyrshme që gjithë këto ide të trajtohen në kundërshtim me njëra-tjetrën. Sidoqoftë, qëndrimet e ndryshme mund të vihen përballë njëra-tjetrës në dy mënyra:
Ato mund ta respektojnë ekzistencën e atyre që janë ndryshe dhe të përpiqen të vendosin dialogun me njëri-tjetrin në një mënyrë shumë njerëzore. Kjo metodë është në përputhje me moralin e Kuranit.
Ato mund të zgjedhin luftën ndaj njëri-tjetrit dhe të përpiqen ta sigurojnë epërsinë e tyre përmes luftës. Me fjalë të tjera, të sillen si kafshët. Kjo është një metodë e nxitur nga materializmi dhe është natyrisht, afetare.
Tmerri i quajtur "terrorizëm" nuk është tjetër veçse vënia në jetë e pikëpamjes së dytë.
When we consider the difference between these two approaches, we can see that the idea of "man as a fighting animal" which Darwinism has subconsciously imposed on people is particularly influential. Individuals and groups who choose the way of conflict may never have heard of Darwinism and the principles of that ideology. But at the end of the day they agree with a view whose philosophical basis rests on Darwinism. What leads them to believe in the rightness of this view is such Darwinism-based slogans as "In this world, the strong survive," "Big fish swallow little ones," "War is a virtue," and "Man advances by waging war." Take Darwinism away, and these are nothing but empty slogans.
Nëse i marrim në shqyrtim këto dy qëndrime, mund të shohim se ideja e "njeriut që lufton si kafshë", e cila u imponohet në mënyrë të pavetëdijshme njerëzve nga Darvinizmi, është shumë ndikuese. Individët dhe grupet që zgjedhin rrugën e konfliktit mund të mos kenë dëgjuar kurrë të flitet për Darvinizmin dhe për parimet e asaj ideologjie, por në përfundim, ata bien në një mendje me një pikëpamje, baza filozofike e së cilës është Darvinizmi. Ajo që i shtyn ata të besojnë në drejtësinë e kësaj pikëpamjeje janë slloganet darviniste si "në këtë botë mbijeton më i forti", "peshku i madh e ha të voglin", "lufta është virtyt", "jeta është luftë" etj... Nëse u heqim Darvinizmin, të gjitha këto s'mbeten tjetër veç sllogane boshe.
Në të vërtetë, nëse heqim Darvinizmin, nuk mbetet filozofi konflikti. Tri fetë me prejardhje hyjnore, Islami, Krishterimi dhe Judaizmi, në të cilat besojnë shumica e njerëzve, i kundërvihen dhunës. Të trija këto fe dëshirojnë t'i sjellin paqe e harmoni botës dhe t'i kundërvihen vrasjeve dhe vuajtjeve çnjerëzore. Konflikti dhe dhuna shkelin moralin që Zoti ka shpallur për njeriun dhe përbëjnë koncepte të padëshirueshme. Kurse Darvinizmi e sheh dhe e portretizon konfliktin dhe dhunën si të natyrshme, të justifikuar dhe si koncepte të drejta që duhet të ekzistojnë.
Për këtë arsye, nëse disa njerëz ushtrojnë terrorizëm, duke përdorur konceptet dhe simbolet e Islamit, Krishterimit apo Judaizmit, apo duke vepruar në emër të këtyre besimeve, nuk mund të themi se këto fe i mbështesin veprimet e tyre. Edhe nëse pretendojnë t'i shërbejnë fesë, ata e dëmtojnë fenë, për arsye se janë përgjegjës për kryerjen e krimeve më të pamëshirshme që feja u kundërvihet e i ndalon rreptësisht. Në këtë mënyrë, ata janë përgjegjës edhe për nxirjen e imazhit të fesë në sytë e njerëzve. Për këtë arsye, baza e terrorizmit që shqetëson botën nuk është ndonjëra nga fetë me prejardhje hyjnore, por janë ateizmi dhe shprehja bashkëkohore e ateizmit: Darvinizmi dhe materializmi.
The only way for future generations to ensure for themselves a virtuous and contented life is the moral teachings of the Qur'an.
Zgjidhja në luftën ndaj një problemi të veçantë qëndron në goditjen e ideve, mbi të cilat ky problem ngrihet. Për shembull, s'ka rëndësi se me sa vështirësi do të përpiqet dikush të largojë erën e keqe nga një ambient me mbeturina. Përderisa mbeturinat janë aty, era e rëndë nuk do të largohet. Zgjidhja e vërtetë është pastrimi i burimit të mbeturinave. Në një shembull tjetër, kjo do t'i ngjante të shpenzuarit të viteve për të rritur gjarpërinj helmues në një fermë dhe më pas të lënit të tyre të lirë dhe të habiturit se përse ata vijnë rrotull, duke kafshuar e helmuar njerëzit. Më e rëndësishmja nuk është që ata të kapen pasi të jenë përhapur kudo, por në radhë të parë, të mos ushqehen e të mos shtohen.
Edhe në rastin e terrorizmit, kërkimi i terroristëve një nga një nuk siguron shmangien e ndikimit të tyre dhe nuk është një zgjidhje e përhershme. Mënyra më e mirë për çrrënjosjen e murtajës së terrorizmit nga faqja e dheut, është identifikimi i burimeve themelore që ushqejnë terroristët dhe zhdukja e tyre. Burimi i terrorizmit, nga ana tjetër, janë ideologjitë e gabuara dhe edukimi i marrë nën dritën e këtyre ideologjive.
Sot, në shumicën e vendeve të botës, Darvinizmi është futur në programin e shkollave dhe trajtohet sikur të ishte ndonjë fakt shkencor. Të rinjve nuk u mësohet se janë të krijuar nga Zoti dhe se janë të pajisur me shpirt, urtësi e ndërgjegje. Atyre nuk u thuhet se do të dënohen në Ferr apo do të shpërblehen në Parajsë në përjetësi. Përkundrazi, atyre u mësohet se janë krijesa, etërit e të cilëve kanë qenë kafshë që erdhën në ekzistencë përmes rastësive. Nën një indoktrinim të tillë, ata e shohin vetveten si qenie të rastësishme që nuk janë përgjegjëse përpara Zotit dhe e shohin të ardhmen ose më saktë, mbijetesën e tyre, në daljen fitimtarë në betejë. Pas këtij mesazhi, është fare e thjeshtë që njerëzve të indoktrinuar gjatë gjithë jetës së tyre shkollore t'u bëhet një lavazh truri dhe të shndërrohen në armiq mizorë të njerëzimit, të aftë për të vrarë edhe fëmijë të pafajshëm. Të rinj të tillë mund të tërhiqen lehtë nga ideologji të kota. Ata mund të veprojnë nën ndikimin e kushtëzimit nga ana e terroristëve dhe të përfshihen në veprime të papërfytyrueshme dhune e mizorie. Grupet komuniste, fashiste e raciste që ekzistojnë qysh nga shekulli XIX, janë prodhime të këtij sistemi arsimimi.
Allah commands justice and doing good and giving to relatives. And He forbids indecency and doing wrong and tyranny ...
(Surat an-Nahl, 90)
Dëmi i dytë që ky sistem arsimi shkakton, është distancimi i arsimit nga feja. Kështu, sfera e fesë kufizohet vetëm në botën e njerëzve të paarsimuar. Ndërsa të arsimuarit janë të zhveshur nga edukata fetare për shkak të instalimit të darvinizmit e materializmit në programet mësimore, feja u mbetet të paarsimuarve. Kjo shkakton zhvillimin e bestytnive dhe mendimeve të gabuara, duke u lejuar atyre që hedhin ide antifetare që të marrin nën kontroll fetë.
Ngjarjet e 11 shtatorit janë shembujt më të dukshëm të kësaj. Asnjë njeri që i frikësohet dënimit të Zotit dhe që pret të japë llogari për veprat e veta në Ditën e Gjykimit, nuk duhet të kryejë akte të tilla që shkaktojnë vrasjen dhe plagosjen e mijëra njerëzve të pafajshëm, që lenë jetimë me mijëra fëmijë.
Një njeri i tillë e di se nëse do të guxojë të ndërmarrë një veprim të tillë, do t'i duhet të japë llogari te Zoti për çdo njeri që ia ka nënshtruar dhunës e mizorisë dhe kjo do të bëhet burim dhimbjeje e vuajtjeje për të, në flakët e skëterrës.
Në përfundim, mënyra më e mirë për t'i dhënë fund terrorizmit, është dhënia fund e arsimimit darvinisto-materialist, arsimimi i të rinjve sipas programeve të mbështetura në zbulime të vërteta shkencore, edukimi i tyre me frikë ndaj Zotit të Lartësuar dhe nxitja tek ata e dëshirës për të vepruar me urtësi e kujdes. Frytet e një arsimimi të tillë do të jenë një bashkësi e përbërë nga njerëz paqësorë, të besueshëm që dinë të falin e të tolerojnë.
It is He Who sends down Clear Signs to His servant to bring you out of the darkness to the light.
(Surat al-Hadid, 9)
26.Sidney Fox, Klaus Dose, Molecular Evolution and The Origin of Life, New York: Marcel Dekker, 1977, s. 2
26. Alexander I. Oparin, Origin of Life, (1936) New York, Dover Publications, 1953 (Reprint), s.196
26.New Evidence on Evolution of Early Atmosphere and Life, Bulletin of the American Meteorological Society, cilt 74, Kasım 1982, s. 1328-1330.
26.Stanley Miller, Molecular Evolution of Life: Current Status of the Prebiotic Synthesis of Small Molecules, 1986, s. 7
26.Jeffrey Bada, Earth, Şubat 1998, s. 40
26.Leslie E. Orgel, "The Origin of Life on Earth", Scientific American, cilt 271, Ekim 1994, s. 78
26.Charles Darwin, The Origin of Species: A Facsimile of the First Edition, Harvard University Press, 1964, s. 189
26.B. G. Ranganathan, Origins?, Pennsylvania: The Banner Of Truth Trust, 1988
26.Charles Darwin, The Origin of Species: A Facsimile of the First Edition, Harvard University Press, 1964, s. 179
26.Derek A. Ager, "The Nature of the Fossil Record", Proceedings of the British Geological Association, cilt 87, 1976, s. 133
37.Douglas J. Futuyma, Science on Trial, New York: Pantheon Books, 1983. s. 197
38.Solly Zuckerman, Beyond The Ivory Tower, New York: Toplinger Publications, 1970, ss. 75-94; Charles E. Oxnard, "The Place of Australopithecines in Human Evolution: Grounds for Doubt", Nature, cilt 258, s. 389
39.J. Rennie, "Darwin's Current Bulldog: Ernst Mayr", Scientific American, Aralık 1992
40. Alan Walker, Science, cilt 207, 1980, s. 1103; A. J. Kelso, Physical Antropology, 1. baskı, New York: J. B. Lipincott Co., 1970, s. 221; M. D. Leakey, Olduvai Gorge, cilt 3, Cambridge: Cambridge University Press, 1971, s. 272
42.S. J. Gould, Natural History, cilt 85, 1976, s. 30
43.Villee, Solomon, and Davis, Biology, Saunders College Publishing,1985, s. 1053