Një tjetër çështje e rëndësishme që ka qenë në rendin e ditës, pas akteve të terrorit kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Botës Islame. Siç dihet, në vitet '90, disa intelektualë hodhën mendimin se bota do të njihte një betejë që do të ndodhte mes Perëndimit dhe Islamit. Kjo është çështja themelore e tezës së njohur të Samuel Hantingtonit "Përplasja e qytetërimeve". Sidoqoftë, kjo tezë që Eduard V. Said e quan me të drejtë "Përplasja e injorancës", mbetet një skenar imagjinar i gjeneruar nga teprimi i ndikimit të disa grupimeve radikale e injorante që janë pjesë e të dy këtyre qytetërimeve. Në të vërtetë, nuk mund të ketë përplasje mes qytetërimit perëndimor dhe atij islam sepse shumë nga besimet dhe normat judeo-kristiane që gjenden në qytetërimin perëndimor, janë në harmoni me Islamin.
Në Kuran, çifutët dhe të krishterët quhen "Ithtarë të Librit" sepse anëtarët e të dy këtyre besimeve mbështeten në libra me prejardhje hyjnore të shpallur nga Zoti. Këndvështrimi i Islamit për Ithtarët e Librit është tejet i drejtë dhe i njerëzishëm. Qëndrimi ndaj Ithtarëve të Librit është zhvilluar gjatë viteve të lindjes së Islamit. Në atë kohë, muslimanët përbënin një pakicë që luftonte për të mbrojtur fenë, duke vuajtur nën shtypjen dhe keqtrajtimet e tmerrshme të paganëve të qytetit të Mekës. Për shkak të kësaj përndjekjeje, disa muslimanë vendosën të largohen nga Meka dhe të kërkojnë strehë në një vend të sigurtë, ku qeveriste një sovran i drejtë. Profeti Muhamed u tha atyre të strehohen te mbreti i krishterë i Etiopisë. Muslimanët që shkuan në Etiopi, gjetën një administratë shumë të ndershme që i pranoi ata me dashuri e respekt. Mbreti kundërshtoi kërkesat e të dërguarve paganë që kishin shkuar në Etiopi për t'i kërkuar atij që t'u dorëzohen muslimanët. Ai u bëri të ditur muslimanëve se mund të jetonin të lirë në vendin e tij.
Qëndrimet plot dhembshuri, mëshirë e drejtësi të të krishterëve, janë përmendur në një varg në Kuran, i cili thotë:
…Do të shihni se njerëzit më të afërt me besimtarët (muslimanët) janë ata që thonë: "Ne jemi të krishterë," për arsye se ndër ta ka priftërinj e murgj dhe sepse ata nuk janë kryelartë. (Kurani 5:82)
In the Qur'an, Christians and Jews are defined as the People of the Book, and there is a command to show respect, mercy and kindness to them. Both Christians and Jews believe in Allah and share the same moral values as Muslims. |
Besimi islam, ai i krishterë dhe ai judaik kanë disa aspekte të përbashkëta. Në Kuran, Zoti thotë se Muslimanët kanë disa pika besimi të njëjta me Ithtarët e Librit dhe i përcjell kështu fjalët e musilmanëve ndaj tyre: "Ne kemi besim në atë që na është zbritur neve dhe në atë që ju është zbritur juve. Zoti ynë dhe Zoti është një dhe ne i nënshtrohemi Atij." (Kurani 29:4)
Aderuesit e vërtetë të këtyre tre besimeve të mëdha:
besojnë se Zoti ka krijuar mbarë gjithësinë nga asgjëja dhe se Ai sundon me Fuqinë e vet gjithçka që ekziston,
besojnë se Zoti ka krijuar njeriun dhe qeniet e gjalla në një mënyrë të mrekullueshme dhe se njeriu zotëron një shpirt të dhuruar nga Zoti,
Today both theMuslims and thePeople of theBook are engagedin a broadeningstruggle againstimmoralities suchas sexualperversions ordrug addiction.Each of thesethree religionsaccepts chastity,honesty and selfsacrificeas thegreatest virtues. |
besojnë në ringjalljen, në Parajsën, Ferrin dhe në engjëjt dhe se Zoti i ka krijuar jetët tona me një përfundim të caktuar,
esojnë se Zoti ka dërguar në rrjedhën e historisë shumë profetë si Nuhun (Noen), Ibrahimin (Abrahamin), Is'hakun (Isakun), Jusufin (Jozefin) e Musain (Moisiun) dhe i duan të gjithë këta profetë.
Në një varg nga Kurani tregohet se muslimanët nuk bëjnë dallim mes profetëve. Ata besojnë se Musai (Moisiu), profeti i çifutëve dhe Isai (Jezusi), profeti i të krishterëve, janë dy nga profetët më të spikatur te të cilët besojnë muslimanët.
I Dërguari beson në atë që i është shpallur atij nga Zoti i tij dhe, po ashtu, besojnë edhe besimtarët. Secili beson në Zotin dhe engjëjt e Tij, dhe Librat e tij, dhe të Dërguarit e Tij. Ne nuk bëjmë dallim mes ndonjërit nga të Dërguarit. Ata thonë: "Ne dëgjojmë dhe bindemi. Falna ne, o Zoti ynë! Te Ti do të kthehemi!" (Kurani 2:285)
Besimet e Ithtarëve të Librit mbi vlerat morale janë në harmoni me ato të muslimanëve. Sot, në një botë ku forma të tilla imoraliteti si tradhëtia bashkëshortore, homoseksualizmi, dhënia pas drogës dhe modeli i një egoizmi të egër, janë rritur e përhapur, Ithtarët e Librit dhe muslimanët ndajnë të njëjtat virtyte si: nderi, dlirësia, thjeshtësia, vetëflijimi, dhembshuria, mëshira apo dashuria e pakushtëzuar.
Godless ideologies such as fascism, communism, racism and anarchism have brought destruction upon humanity and have encouraged hatred within societies. |
Një tjetër faktor i rëndësishëm që tërheq Krishtërimin, Judaizmin dhe Islamin drejt të përbashkëtës, janë edhe filozofitë ateiste që janë kaq ndikuese në kohën tonë sot.
Ndër filozofitë më të mirënjohura dhe më të dëmshme të kohës sonë, mund të përmenden materializmi, komunizmi, fashizmi, anarkizmi, racizmi, nihilizmi dhe ekzistencializmi. Shumica e njerëzve që besuan në zgjidhjet e rreme, përshkrimet mashtruese dhe shpjegimet e ideologjive rreth gjithësisë, shoqërisë dhe vetë njeriut, e kanë humbur besimin apo u ka zënë vend dyshimi në zemra. Për më tepër, këto ideologji i kanë shtyrë njerëzit, shoqëritë dhe kombet në kriza të mëdha, në konflikte e luftra. Përgjegjësia e tyre e përbashkët për dhimbjet dhe shqetësimet që njerëzimi vuan në ditët tona, është e pafund.
Ndërsa mohojnë Zotin dhe krijimin, të gjitha ideologjitë e lartpërmendura, janë të mbështetura në një kornizë të përbashkët, apo në një të ashtuquajtur "bazë shkencore": Teoria e Evolucionit" e Çarls Darvinit. Darvinizmi përbën bazën e filozofive ateiste. Kjo teori pretendon se qeniet e gjalla janë zhvilluar si rezultat i rastësive dhe përmes luftës për ekzistencë. Për këtë arsye, Darvinizmi i dërgon këtë mesazh mashtrues njerëzimit:
"Ju nuk jeni përgjegjës ndaj askujt, ia detyroni jetën tuaj rastësive, keni nevojë të luftoni dhe për të pasur sukses ju duhet të shtypni të tjerët. Kjo është bota e përplasjes dhe e interesit vetjak."
Mesazhet shoqërore që ngrihen nga konceptet darviniste si "përzgjedhja natyrore", "lufta për ekzistencë" apo "mbijetesa e më të përshtatshmit", janë mjete indoktrinimi. Ky moral i ulët u këshillon njerëzve, të jenë egoistë, mizorë e shtypës. Ai i rrënon virtyte të tilla si mëshira, dhembshuria, vetëflijimi dhe përulësia, të cilat përbëjnë vlerat morale të tre besimeve të mëdha monoteiste dhe e paraqet këtë si nevojë të "rregullave të jetës".
Indoktrinimi darvinist është thjesht në kundërshtim me besimet e Ithtarëve të Librit dhe me mesazhin e Kuranit. Për pasojë, doktrina darviniste përbën bazën e një bote, e cila u kundërvihet tre besimeve me origjinë hyjnore.
Në këto kushte, është e nevojshme që Ithtarët e Librit dhe muslimanët të bashkëpunojnë, përderisa besojnë në Zotin dhe të pranojnë moralin që Ai mëson. Ndjekësit e këtyre tre besimeve duhet t'i paraqesin botës pavërtetësinë e Darvinizmit, i cili nuk ka asnjë bazë shkencore, por që disa njerëz po përpiqen ta mbrojnë për hir të filozofisë materialiste. Ata duhet të ndërmarrin së bashku një luftë intelektuale kundër të gjitha ideve mashtruese (komunizmi, fashizmi, racizmi) që i shërbejnë ateizmit. Pasi të jetë realizuar kjo, bota do të përqafojë në një kohë shumë të shkurtër, paqen, qetësinë dhe drejtësinë.
Darwinism proposes a society in which conflict and violence are seen as means of development. But a study of its effects on society reveals that the Social Darwinist project has only brought pain and destruction. |
The persecution of Jews throughout history was basically a consequence of racist prejudices, which are definitely contrary to Islam. No Muslim should condone unjust or cruel treatment of innocent Jewish people and children. |
Në kohët tona, antisemitizmi përbën një ideologji që kërcënon paqen e përbotshme dhe ka si objektiv sulmues mirëqenien dhe sigurinë e njerëzve të pafajshëm. Kjo është urrejtja raciste që disa ndjejnë ndaj çifutëve.
Në shekullin XX, antisemitizmi u bë i njohur si një nga idetë më shkatërrimtare, përmes formave më mizore të sjelljeve dhe vrasjeve të pashembullta që nazistët kryen ndaj çifutëve. Përveç kësaj, në shumë vende regjimet autoritare i kanë përndjekur e trajtuar me mizori çifutët. Organizatat fashiste i kanë sulmuar shpesh çifutët dhe kanë kryer veprime të përgjakshme kundër tyre.
Si duhet ta shohë antisemitizmin një musliman?
Përgjigja është e qartë. Çdo musliman duhet t'i kundërvihet antisemitizmit, sikurse duhet t'i kundërvihet çdo ideologjie tjetër raciste. Megjithëse muslimanët, me të drejtë, dënojnë politikat mizore e shtypëse të shtetit të Izraelit dhe pushtimin e vendeve të tyre, dënimi pa dallim i të gjithë çifutëve kudo që janë nuk është i pranueshëm për muslimanët sepse kjo do të përbënte një shfaqje antisemitizmi. Sidoqoftë, të kritikosh ideologjinë zyrtare cioniste nuk ka të bëjë aspak me antisemitizmin, përderisa kundërshtimi i cionizmit përbën kundërshtimin e një forme racizmi. Ka edhe shumë çifutë që kritikojnë politikat raciste të Cionizmit dhe etiketimi i tyre si antisemitë do të ishte i pakuptimtë.
Urdhëresat kuranore theksojnë se në kritikat ndaj çdo bashkësie duhen bërë dallime mes të drejtit dhe të ligut, mes mizorit dhe të pafajshmit. Pasi u referohet disa çifutëve dhe të krishterëve që thyen urdhëresat hyjnore, Zoti përmend gjithashtu, disa çifutë dhe të krishterë që treguan moral të mirë:
Jo të gjithë ata janë njëlloj. Ndër Ithtarët e Librit ka një bashkësi të drejtësh që recitojnë vargjet e Zotit ditën e natën dhe përulen përballë Tij. Ata besojnë në Zotin dhe në Ditën e Fundit, nxisin për të mirë e ndalojnë të keqen dhe bëjnë garë me njëri-tjetrin në kryerjen e veprave të mira. Ata janë ndër të drejtët dhe për çdo të mirë që bëjnë nuk do t'u mohohet shpërblimi. Zoti i njeh ata që i druhen Atij. (Kurani 3:113-115)
Muslims want Jews, Christians and themselves to live in peace and contentment, treating each other with understanding, friendship, respect and compassion. |
Antisemitizmi është një ideologji antifetare që i ka rrënjët te neopaganizmi. Për këtë arsye, është e pakonceptueshme që një musliman të mbështesë antisemitizmin apo të ndjejë ndonjë simpati për këtë ideologji. Antisemitët nuk kanë asnjë respekt për Ibrahimin (Abrahamin), Musain (Moisiun) apo Daudin (Davidin) që ishin profetë të bekuar, të zgjedhur nga Zoti për të qenë shembull për mbarë njerëzimin.
Antisemitizmi dhe llojet e tjera të racizmit (psh, paragjykimet ndaj zezakëve) nuk kanë vend në fenë e vërtetë. Ato janë zvetënime të lindura nga ideologjitë e bestytnitë e ndryshme. Për më tepër, kur marrim në shqyrtim antisemitizmin dhe format e tjera të racizmit, shohim qartë se ato nxisin ide dhe një model shoqërie që është në kundërshtim të plotë me mësimet morale të Kuranit. Në rrënjët e antisemitizmit qëndron urrejtja, dhuna dhe padhembshuria. Një antisemit mund të jetë aq i egër, sa të mbështesë vrasjen e të gjithë çifutëve, qofshin burra, gra, fëmijë e pleq apo të dëshirojë që ata t'u nënshtrohen torturave. Ndërsa mësimet morale të Kuranit nxisin për dhembshuri dhe mëshirë ndaj të gjithë njerëzve. Kurani urdhëron, gjithashtu, të mbahet drejtësi edhe ndaj armiqve.
Nga ana tjetër, antisemitët dhe racistët e të gjitha ngjyrave nuk mund të jetojnë në paqe me njerëz të racave apo të besimeve të tjera (psh, gjermanët racistë, apo nazistët dhe çifutët racistë, apo cionistët, nuk mund të pranojnë që gjermanët dhe çifutët të jetojnë së bashku. Të dyja palët e kundërshtojnë këtë në emër të mbrojtjes së racës përkatëse nga degjenerimi. Kurse në Kuran nuk ka vend as edhe për dallimin më të vogël mes racave. Kurani këshillon që edhe njerëzit e besimeve të ndryshme të jetojnë së bashku në të njëjtën shoqëri, në paqe e lumturi.
Ithtarët e Librit, në ndryshim nga idhujtarët, duke qenë se mbështeten në shkrime me prejardhje hyjnore, njohin urdhëresa morale dhe e dinë ç'është e ligjshme dhe ç'është e ndaluar. Kështu, meshkujve muslimanë u është dhënë leje që të martohen me gra nga Ithtarët e Librit. Në lidhje me këtë, Zoti urdhëron:
Sot, çdo e mirë është bërë e lejuar për ju. Edhe ushqimet e atyre që u është dhënë Libri, janë të lejuara për ju; edhe ushqimet tuaja janë të lejuara për ta. Janë të lejuara për ju gratë e dlira muslimane dhe gratë e dlira prej atyre që u është dhënë Libri para jush, pasi t'u keni dhënë dhuratën martesore dhe jo duke synuar shthurjen e imoralitetin. Veprat e atij që nuk beson do të hidhen poshtë dhe ai do të jetë ndër të humburit. (Kurani 5:5)
Këto urdhëresa tregojnë se lidhje dhe afri mund të vendosen edhe si rezultat i martesave mes një muslimani dhe një gruaje nga Ithtarët e Librit dhe se muslimanët dhe Ithtarët e Librit mund të pranojnë ftesat e ndërsjella për dreka apo darka. Këto janë bazat që sigurojnë krijimin e marrëdhënieve njerëzore të drejta dhe jetës së lumtur në bashkësi. Përderisa Kurani nxit një qëndrim të tillë kaq të drejtë dhe tolerant, është e pakonceptueshme që një musliman të veprojë në kundërshtim me këtë këndvështrim.
Praktikat tolerante të Profetit Muhamed ndaj Ithtarëve të Librit përbëjnë shembuj shumë të mirë për muslimanët. Në marrëveshjen mes të Krishterëve të Nexhranit, të cilët jetonin në jug të Arabisë, Profeti Muhamed tregoi një nga shembujt më të mirë të tolerancës dhe drejtësisë. Marrëveshja, ndër pikat e shumta të saj, përmbante edhe të mëposhtmen:
Jeta e njerëzve të Nexhranit dhe të zonave përreth, feja e tyre, vendi i tyre, pasuria, gjedhët e tyre dhe ata që janë të pranishëm apo që mungojnë, të dërguarit e tyre dhe faltoret e tyre janë nën mbrojtjen e Allahut dhe nën kujdestarinë e Profetit të Tij.21
Nëpërmjet marrëveshjeve të tilla, i Dërguari i Zotit siguroi një rend shoqëror për muslimanët dhe për Ithtarët e Librit, të mbështetur në paqe e siguri. Ky rend ishte manifestim i plotë i vargut të mëposhtëm kuranor:
Besimtarët, çifutët, të krishterët dhe sabejtë, të gjithë ata që besojnë Zotin dhe Ditën e Fundit dhe veprojnë drejt... (Kurani 2:62)
At the time of the Prophet Muhammad (saas), a just and compassionate policy was practised in relation to the People of the Book. |
Kushtetuta e Medines, është marrëveshja më e rëndësishme që siguroi drejtësinë dhe tolerancën mes muslimanëve, çifutëve dhe bashkësive pagane.
Kjo kushtetutë u përgatit nën drejtimin e Profetit Muhamed 1400 vjet më parë, pra, në vitin 622 e.s., për të përmbushur nevojat e njerëzve të besimeve të ndryshme dhe u vu në jetë si një marrëveshje e shkruar ligjore. Bashkësi të ndryshme, nga besime fetare dhe raca të ndryshme që kishin ushqyer armiqësi ndaj njëra-tjetrës për 120 vjet, u bënë pjesë e një marrëveshjeje ligjore. Përmes kësaj marrëveshjeje, Profeti Muhamed tregoi se konfliktet mes shoqërive që kishin jetuar në armiqësi dhe nuk kishin qenë në gjendje të arrijnë kompromisin, mund të kenë një fund dhe se këto shoqëri janë në gjendje të jetojnë krah për krah me njëra-tjetrën.
Njerëzit që kishin të njëjtat pikëpamje mund të bashkoheshin për të formuar bashkësitë e tyre. Secili ishte i lirë të ushtronte sistemin e tij të drejtësisë. Sidoqoftë, kushdo që kryente ndonjë krim, nuk do të mbrohej nga askush. Palët në marrëveshje angazhoheshin për bashkëpunim me njëra-tjetrën, i siguronin mbështetje njëra-tjetrës dhe pranonin mbrojtjen e Profetit Muhamed. Mosmarrëveshjet mes palëve do të diskutoheshin për t'u zgjidhur me Profetin.
Marrëveshja qëndroi në fuqi nga viti 622 deri në vitin 632 e.s. Nëpërmjet këtij dokumenti, strukturat fisnore që më parë mbështeteshin në lidhje gjaku dhe afri farefisnore, u shfuqizuan. Njerëzit me kultura të ndryshme, me sfonde kulturore etnike e gjeografike të ndryshme, u bashkuan në një njësi të vetme shoqërore. Kushtetuta e Medines u siguroi liri të plotë fetare.
Një tjetër fakt i rëndësishëm që mësojmë nga Kurani është se muslimanët janë të detyruar të respektojnë faltoret e çifutëve dhe të krishterëve. Në Kuran, faltoret e Ithtarëve të Librit, pra, manastiret, kishat dhe sinagogat, përmenden si vende faljeje të mbrojtura nga Zoti.
"…nëse Zoti nuk do t'i kishte tërhequr pas disa njerëz nëpërmjet disa të tjerëve, manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamitë, ku përmendet emri i Zotit, do të ishin rrënuar e shkatërruar. Zoti do t'i ndihmojë patjetër ata që ndihmojnë rrugën e Tij..." (Kurani 22:40)
Ky varg kuranor i tregon çdo muslimani rëndësinë e respektimit dhe mbrojtjes së vendeve të shenjta të Ithtarëve të Librit.
Në të vërtetë, Profeti Muhamed bëri disa marrëveshje edhe me paganët, sikurse bëri me Ithtarët e Librit. Paganët u trajtuan gjithmonë me drejtësi dhe kur kërkuan të merren nën mbrojtje, Profeti Muhamed tregoi gatishmërinë më të madhe për t'ua siguruar atyre këtë mbrojtje. Kjo do të thoshte se ata ishin të mbrojtur nga Profeti përballë ndonjë sulmi apo ndonjë akuze të padrejtë. Gjatë jetës së tij, Profetit iu kërkua shpesh mbrojtje nga muslimanë e jomuslimanë dhe ai ua siguroi të gjithëve mbrojtjen që kërkonin. Në suren "Et-Teube", Zoti urdhëron që kërkesat e paganëve që kërkojnë mbrojtje të merren parasysh nga besimtarët. Zoti thotë kështu në lidhje me këtë çështje:
Nëse ndonjëri nga idhujtarët të kërkon ty mbrojtje, siguroi atij strehim, me qëllim që ta dëgjojë fjalën e Zotit dhe përcille atë deri në një vend të sigurtë... (Kurani 9:6)
Çifutët dhe të krishterët, për shkak të anëve të përbashkëta të tyre me muslimanët, janë më pranë muslimanëve sesa njerëzit që nuk kanë besim te Zoti. Ata e dinë se ç'është e drejta dhe ç'është e padrejta, njohin të lejuarën e të ndaluarën sipas shkrimeve të tyre dhe të gjithë respektojnë profetët dhe të dërguarit e Zotit, të përmendur në ato shkrime. Ata të gjithë besojnë në jetën e përjetshme pas vdekjes dhe besojnë gjithashtu, se do të japin llogari përpara Zotit për të gjitha veprimet e tyre.
Në lidhje me Ithtarët e Librit, Zoti u jep muslimanëve në Kuran urdhrin e bashkimit në një formulë të përbashkët:
Thuaj: "O Ithtarë të Librit! Le të vijmë në një fjalë të përbashkët mes nesh dhe jush: Të mos adhurojmë tjetërkënd, veç Zotit; të mos i shoqërojmë Atij partnerë në adhurim; të mos ngremë nga mesi ynë të tjerë zotër e sovranë, veç Zotit!" (Kurani 3:64)
The evils in the world will come to an end when Muslims, Christians and Jews all worship Allah in unity, tolerating their differences of faith. |
Kjo është, në të vërtetë, thirrja jonë ndaj të krishterëve dhe çifutëve: Si njerëz që besojnë në Zotin dhe ndjekin shpalljet hyjnore, le të vijmë në një formulë të përbashkët! Le të besojmë Zotin, Një, pa i shoqëruar partnerë dhe le të ndjekim rrugën e drejtë që na kanë mësuar të gjithë të dërguarit e Tij, pa bërë dallim mes tyre! Kur muslimanët, të krishterët dhe çifutët të bashkohen në një formulë të tillë të përbashkët dhe kur të shohin se armiku i vërtetë është mohimi i Zotit, atëherë bota do të bëhet një vend i ndryshëm nga ç'është sot. Veprimet terroriste do të marrin fund dhe një tjetër qytetërim do të ngrihet mbi këtë "formulë të përbashkët".
All Believers Must Pray For One Another And Be At Unity
Ekzistojnë fakte të rëndësishme që duhen vlerësuar nga muslimanët. Ajo që Zoti na mëson në Kuran për popujt e ndryshëm dhe besimet e tyre është e qartë:
There are important facts to consider for Muslims. What Allah teaches us in the Qur'an about different peoples and creeds is clear:
Morali i Kuranit përjashton çdo lloj racizmi.
Është urdhëruar në Kuran që për sa kohë që ndjekësit e besimeve të tjera nuk tregojnë armiqësi ndaj Islamit dhe muslimanëve, duhet të mbahet një qëndrim tolerant dhe miqësor ndaj tyre.
Sabah, 19.09.01 - Muzammil Siddiqui, the President of the IslamicSociety of North America, recited verses fromthe Qur'an at the Washington National Cathedralmemorial service held in the aftermath ofSeptember 11.
Türkiye, 16.09.01 - Side: PresidentBush prayednext to a Muslimimam during aprayer service atthe WashingtonNationalCathedral.Above: Muslimsand non-Muslims prayedtogether in aservice in Dallas.
Star, 18.09.01 - Bush's visit to the Islamic Center inWashingon.
After the attacks of September 11, people ofevery language and religion prayed to Allah inempathy and solidarity with the victims. |
Është e qartë se çifutët kanë kryer gabime të mëdha, të cilat përmenden edhe nga Kurani që i kritikon dhe i paralajmëron ata. Krimet e kryera nga Izraeli kundër njerëzimit në ditët e sotme janë të dhimbshme dhe të njohura për këdo, por e gjithë kjo nuk duhet të merret nga muslimanët si një shkak për t'u bërë padrejtësi të gjithë çifutëve. Përsëri një pikë epërsie në Kuran është se ai nuk lejon që të gjykohen njerëzit vetëm për shkak të përkatësisë së tyre në një racë, komb a fe të caktuar. Në çdo bashkësi ka njerëz të mirë dhe të këqinj. Kurani tërheq vëmendjen në këtë dallim. Për shembull, menjëherë pas përmendjes së natyrës kryengritëse të Ithtarëve të Librit ndaj Zotit dhe fesë së Tij, nuk lihen pa përmendur edhe përjashtimet:
Jo të gjithë ata janë njëlloj. Ndër Ithtarët e Librit ka një bashkësi të drejtësh që recitojnë vargjet e Zotit ditën e natën dhe përulen përballë Tij. Ata besojnë në Zotin dhe në Ditën e Fundit, nxisin për të mirë e ndalojnë të keqen dhe bëjnë garë me njëri-tjetrin në kryerjen e veprave të mira. Ata janë ndër të drejtët dhe për çdo të mirë që bëjnë nuk do t'u mohohet shpërblimi. Zoti i njeh ata që i druhen Atij. (Kurani 3:113-115)
1. Time, 01.10.01, 2. Planet Easton, 01.11.01 |
Në një varg tjetër kuranor, Zoti thotë:
Ne dërguam një të Dërguar te çdo popull, për t'i thënë: "Adhuroni Zotin dhe qëndroni larg nga të gjithë hyjnitë e rreme!" Mes tyre pati ndër ata që Zoti i udhëzoi, por shumë të tjerë morën rrugën e gabuar që merituan. Udhëtoni nëpër tokë dhe shihni se ç'fund patën mohuesit! (Kurani 16:36)
Zoti u shpalli të gjithë të dërguarve se Ai është Një dhe i Vetëm dhe se nuk ekziston askush tjetër që meriton të adhurohet nga njerëzit. Mesazhi hyjnor, i përcjellë te njerëzit nga Zoti nëpërmjet të dërguarve, u është komunikuar njerëzve qysh nga krijimi i njeriut. Disa shoqëri e kanë pranuar dhe e kanë ndjekur rrugën e drejtë, ndërsa disa të tjera kanë mohuar dhe i janë shmangur të drejtës. Kjo vlen edhe për ditët e sotme. Disa njerëz do të jenë në anën e të drejtës, disa të tjerë do të jepen pas të keqes. Ata që besojnë, gjithashtu duhet ta pranojnë këtë realitet dhe të mos harrojnë kurrë se njerëz të mirë e të ndershëm mund të ketë edhe mes njerëzve që u përkasin besimeve të tjera, apo që nuk janë të njohur me ndonjë besim fetar.
Ne shpresojmë se njerëzit në botë do të arrijnë të jetojnë në paqe, pavarësisht nga raca apo feja që i përkasin. Besojmë se çdo zvetënim racist do të hidhet tej dhe të drejtat e të gjithëve do të mbrohen e respektohen. Lufta që do të duhet të ndodhë në rrafshin intelektual kundër ideologjive antifetare do të mund të sjellë paqen e pritur. Në lidhje me këtë, Zoti në Kuran thotë:
Ata që mohojnë janë miq dhe mbrojtës të njëri-tjetrit. Nëse ju nuk veproni në këtë mënyrë (të jeni miq e mbrojtës të njëri-tjetrit), do të shfaqet çrregullim e shthurje e madhe në tokë. (Kurani 8:73)
Ky ajet kuranor u drejtohet muslimanëve që të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin me qëllim që të mos ketë shthurje ne tokë. Muslimanët duhet të bashkëpunojnë edhe me ithtarët e feve të tjera për të luftuar ideologjitë antifetare.
Those who perform good actions will receive better than them ...
(Surat an-Naml, 89)