Një pjesë e atyre që pretendojnë se bëjnë diçka në emër të fesë, në të vërtetë mund ta kenë keqkuptuar atë fe dhe për pasojë ta kenë zbatuar atë në mënyrë të gabuar. Për këtë arsye, do të ishte e pasaktë që të krijohen ide rreth fesë, duke marrë si shembull veprat e këtyre njerëzve. Mënyra më e mirë për ta kuptuar një fe, është studimi i burimit të saj hyjnor.
Burimi hyjnor i Islamit është Kurani që mbështet konceptet e moralit, dashurisë, mëshirës, përkushtimit, sakrificës, tolerancës dhe paqes. Një musliman që i zbaton siç duhet këto parime në jetën e tij, është një njeri i sjellshëm, i thjeshtë, i drejtë, i besueshëm dhe me të cilin është e lehtë të krijohen marrëdhënie të mira. Ai përhap dashuri, respekt, harmoni dhe kënaqësi te të gjithë ata që jetojnë pranë tij.
Terrorists aim to create a world of violence, conflict, disorder, and fear. |
Terrori, në kuptimin e tij më të gjerë, është dhunë me qëllime politike e ushtruar kundër objektivave joushtarake. E thënë ndryshe, shenjestra e terrorit janë në tërësi civilët e pafajshëm, i vetmi krim i të cilëve është që ata në sytë e terroristëve, përfaqësojnë "krahun tjetër".
Për këtë arsye, terror do të thotë që njerëzit e pafajshëm t'i nënshtrohen dhunës dhe kjo përbën një akt të zhveshur nga çdo justifikim moral. Kjo, njëlloj si në rastet e vrasjeve të kryera nga Stalini apo Hitleri, përbën një krim kundër njerëzimit.
Kurani është një Libër i shpallur për njerëzit si një udhëzues në rrugën e vërtetë. Në këtë libër, Zoti urdhëron njeriun që të përvetësojë sjellje e moral të mirë. Ky moral është i mbështetur në koncepte si dashuria, dhembshuria, toleranca dhe mëshira. Fjala "Islam", rrjedh nga një fjalë arabe me rrënjë të njëjtë me fjalën "paqe". Islami është një fe që i është shpallur njerëzimit me qëllimin e dhurimit të një jete paqësore, nëpërmjet së cilës të pasqyrohet në tokë, mëshira dhe bamirësia e pafund e Zotit. Zoti i urdhëron të gjithë njerëzit në moralin islam, nëpërmjet të cilit mëshira, bamirësia, paqja dhe toleranca mund të bëhen pjesë e jetës në të gjithë botën. Në suren "Bekare", vargu 208, Zoti u drejtohet besimtarëve si vijon:
"O ju që besuat, hyni tërësisht në Islam (paqe)! Mos ndiqni gjurmët e djallit! Ai është, pa dyshim, armiku juaj i hapur."
Sikurse qartësohet në këtë varg, siguria mund të vendoset vetëm përmes "hyrjes në Islam", d.m.th. përmes të jetuarit me vlerat e Kuranit. Vlerat e Kuranit i bëjnë muslimanët të përgjegjshëm për t'i trajtuar të gjithë njerëzit, muslimanë apo jo, me mirësjellje e drejtësi, për të mbrojtur nevojtarët dhe të pafajshmit dhe për të parandaluar përhapjen e mizorisë" Mizoria përfshin të gjitha format e anarkisë dhe terrorit që godasin sigurinë, qetësinë dhe paqen, sikurse thuhet në vargun kuranor, " Zoti nuk e do çrregullimin". (Kurani 2:205)
A society in which Islamic moral values are truly honoured is a society characterised by peace, forgiveness, love, compassion and mutual support and joy. |
Vrasja e një njeriu pa të drejtë është një nga shembujt më të dukshëm të mizorisë. Zoti përsërit në Kuran një urdhëresë që Ai më parë ua kishte shpallur Hebrejve në "Dhjatën e Vjetër":
"...nëse dikush vret një njeri, që nuk ka vrarë askënd apo nuk ka bërë ndonjë çrregullim në tokë, është njëlloj sikur ka vrarë mbarë njerëzimin. Nëse dikush i shpëton jetën një njeriu, është sikur t'i ketë dhuruar jetë mbarë njerëzimit..." (Kurani 5:32)
In Surat al-Ma'ida, verse 32, Allah says that if anyone kills someone unjustly, it is as if he had murdered all mankind. To murder even one person is totally opposed to the moral teaching of the Qur'an. |
Sikurse thotë vargu, dikush që vret një njeri të vetëm, ndërkohë që ky i fundit nuk ka vrarë e dëmtuar askënd, kryen një krim që është i njëllojtë me vrasjen e të gjithë njerëzimit.
Në këto kushte, është mëse e dukshme se ç'mëkate të mëdha janë vrasjet dhe masakrat e njerëzve të pafajshëm. Zoti na bën të ditur në vargun e mëposhtëm kuranor se si do të dënohet kjo fytyrë mizore e terrorizmit në jetën e ardhshme:
"... ata që sillen mizorisht me njerëzit dhe i tejkalojnë kufijtë pa të drejtë. Njerëz të tillë do të vuajnë një dënim të dhimbshëm." (Kurani 42:42) (Kurani 42:42)
E gjithë kjo tregon se organizimi i akteve të terrorit kundër njerëzve të pafajshëm është në kundërshtim të plotë me Islamin dhe asnjë musliman nuk duhet të kryejë kurrë krime të tilla. Përkundrazi, muslimanët kanë përgjegjësi për pengimin e këtyre njerëzve, duke ndalur "mizorinë në tokë" dhe duke sjellë paqe e siguri për të gjithë njerëzit e botës. Islami jo vetëm që nuk mund të pajtohet kurrësesi me terrorin, por ai duhet të shihet si zgjidhja dhe rruga për parandalimin e terrorit..
Zoti u ka urdhëruar njerëzve që t'i largohen çdo të keqeje. Shtypja, mizoria, vrasja dhe gjakderdhja janë të gjitha të ndaluara. Ai i përshkruan ata që nuk i binden kësaj urdhërese si "ndjekës të gjurmëve të djallit" dhe i akuzon si mbajtës të një qëndrimi që është përshkruar qartë si i mëkatshëm në Kuran. Në disa nga vargjet e shumta kuranore mbi këtë çështje lexojmë:
"Por përsa u përket atyre që pas betimit, e shkelin besën e dhënë ndaj Allahut, ndajnë atë që Zoti ka urdhëruar të jetë e bashkuar dhe përhapin çrregullim në tokë, mallkimi do të jetë mbi ta. Ata do të kenë një fund të tmerrshëm." (Kurani 13:25)
Eat and drink of Allah's provision and do not go about the earth corrupting it. (Surat al-Baqara, 60)
"Hani e pini nga begatitë që ju ka dhënë Zoti dhe mos përhapni çrregullim dhe prishje në tokë!" (Kurani 2:60)
"Mos përhapni çrregullim në tokë, pasi ajo të jetë bërë e begatë dhe drejtojuni Atij me frikë e dëshirë! Mëshira e Zotit është pranë atyre që kryejnë vepra të mira." (Kurani 7:56)
Ata që mendojnë se do të kenë sukses, duke shkaktuar shtypje, duke përhapur ligësi e përmbysje të mëdha dhe duke vrarë njerëz, bëjnë një gabim shumë të rëndë. Zoti i ka ndaluar të gjitha aktet e ligësisë, përfshirë terrorizmin dhe dhunën, i ka dënuar ata që përfshihen në veprime të tilla dhe është shprehur në një nga vargjet e Kuranit kështu: "Zoti nuk i drejton veprat e atyre që shkaktojnë çrregullim." (Kurani 10:81)
Megjithatë, në kohën e sotme aktet e terrorizmit, gjenocidit dhe masakrave ndodhin kudo në botë. Njerëz të pafajshëm vriten barbarisht dhe vendet ku nxitet urrejtja mes grupimeve të ndryshme shoqërore për arsye tërësisht artificiale, zhyten në gjakderdhje. Këto tmerre në vendet me histori, kultura e struktura shoqërore të ndryshme, mund të kenë shkaqe dhe burime nga më të çuditshmet. Sidoqoftë, është e dukshme se shkaku themelor është largimi nga morali i mbështetur në dashuri, respekt e tolerancë, për të cilin ka urdhëruar Zoti në Kuran. Si pasojë e mungesës së fesë, lindin grupime shoqërore që nuk njohin frikë ndaj Zotit dhe që besojnë se nuk do të japin ndonjëherë llogari për veprat e veta. Përderisa besojnë se nuk kanë kujt t'i japin llogari për asgjë, ata e kanë të lehtë të priren për të vepruar pa mëshirë, moral dhe ndërgjegje.
There are apparently many reasons for the acts of terror which have now claimed perhaps hundreds of thousands of lives. Those who perpetrate such acts have no fear of Allah. To them, the morality enjoined by religion is completely alien. |
Ekzistenca e hipokritëve që shfaqen në shoqëri në emër të Zotit dhe të fesë, por që në të vërtetë, organizohen për të kryer ligësi, dënohet nga Zoti siç tregohet në Kuran. Një varg kuranor flet për një grup prej nëntë vetësh që planifikuan të vrasin një nga profetët, duke u betuar në emër të Zotit:
Në qytet gjendej një bandë prej nëntë burrash që shkaktonin çrregullim në vend dhe nuk vendosnin drejtësi. Ata thanë: "Le të betohemi së bashku për Zotin se do të vërsulemi ndaj tij dhe familjes së tij natën dhe do t'u themi më pas, mbrojtësve të tij se ne nuk ishim fare dëshmitarë në zhdukjen e familjes së tij e për këtë po themi të vërtetën." Ata përgatitën një plan dhe Ne përgatitëm, gjithashtu një plan, për të cilin ata nuk kishin dijeni. (Kurani 27:48-50)
Ky ajet kuranor flet për disa njerëz jobesimtarë, të cilët betohen në emër të Zotit për të përforcuar veprat e tyre, mirëpo kjo nuk do të thotë se Zoti i miraton veprat e tyre. Në të njëjtën mënyrë, edhe disa muslimanë mund të pretendojnë se gjithçka që ata bëjnë është në përputhje me fenë, mirëpo ka mundësi që ajo ç'ka bëjnë të jetë tërësisht në kundërshtim me Vullnetin e Zotit dhe moralin e fesë. E vërteta e çështjes duhet parë në veprat e tyre. Nëse këto vepra synojnë të "shkaktojnë çrregullim dhe të mos vendosin drejtësinë", sikurse shpallet në vargun e Kuranit, atëherë duhet të jemi të sigurtë se njerëz të tillë nuk mund të jenë kurrë besimtarë të vërtetë dhe qëllimi i tyre nuk është shërbimi i fesë.
Për dikë që i druhet Zotit dhe që ka kuptuar moralin e Islamit, është e pamundur të mbështesë dhunën apo ligësinë, apo të marrë pjesë në veprime që lidhen me to. Për këtë arsye, Islami është zgjidhja e vërtetë për problemin e terrorizmit. Kur bëhet i qartë morali sublim i Kuranit, është e pamundur për njerëzit që ta lidhin Islamin e vërtetë me ata që mbështesin apo bashkohen me grupet që synojnë padrejtësisht luftë dhe kaos. Zoti në Kuran është shprehur qartë për ndalimin e ligësisë:
"Kur kthen krahët, nxiton të shkaktojë çrregullim mbi dhé, të rrënojë të mbjellat dhe gjënë e gjallë. Por Allahu nuk e do çrregullimin. Kur këshillohet që t'i frikësohet Zotit, atë e pushton një kryelartësi e mëkatshme..." (Kurani 2:205-206)
Siç mund të shihet nga vargjet e mësipërme, është jashtë çdo mundësie që dikush që i beson me të vërtetë Zotit, të mund të bëjë një sy qorr qoftë edhe përballë një veprimi që mund t'i shkaktojë dëmin më të vogël njerëzimit. Kurse dikush që nuk beson në Zotin dhe në jetën e pasosur, mund të kryejë lehtësisht çdo lloj të keqeje, përderisa mendon se nuk do t'i duhet t'i japë llogari askujt për veprat e veta.
Gjëja e parë që duhet bërë për ta shpëtuar botën nga murtaja e terrorizmit është përdorimi i arsimit për të fshirë të gjitha ato besime a bestytni që deri tani, janë shitur në emër të fesë, por që në të vërtetë, nuk kanë të bëjnë aspak me fenë, si dhe të edukohen njerëzit me moralin e vërtetë kuranor dhe me frikën ndaj Zotit.
The Responsibility of Believers
Those who have no concern for events unless they directly affect them are bereft of the insight that espouses unselfishness, brotherhood, friendship, honesty and the service that religion bestows upon people. Throughout their lives, such people try to satisfy their own egos by merely wasting their means, totally unaware of the threats humanity faces. In the Qur'an however, Allah praises the morals of those who strive to bring good to their surroundings; those who are concerned about the events that take place around them and who call people to the right way. In a verse from the Qur'an, a metaphor is given for those who offer no good to others and those who always act on the path of goodness:
Allah makes another metaphor: two men, one of them deaf and dumb, unable to do anything, a burden on his master, no matter where he directs him he brings no good, is he the same as someone who commands justice and is on a straight path? (Surat an-Nahl, 76)
As it is stated in the Qur'an, it is obvious that those who are "on a straight path", are those who are devoted to their religion; fear and heed Allah, hold spiritual values in high regard, and are filled with eagerness to serve people. In general, such people are there to serve humanity and bring with them great benefits to mankind. For this reason, it is very important for people to learn about the true religion and live by the morals explained in the Qur'an – the final Revelation from Allah. In the Qur'an, Allah defines those people who live by such high morals:
Those who, if We establish them firmly on the earth, will keep up prayer and pay the welfare due, and command what is right and forbid what is wrong. The end result of all affairs is with Allah. (Surat al-Hajj, 41)
Muslimani duhet të jetë një njeri që pajtohet me urdhëresat e Zotit dhe përpiqet me shumë kujdes për të jetuar sipas moralit kuranor, paqes dhe harmonisë. Kurani shprehet:
"...Punoni punë të mira... mos kërkoni të shkaktoni mizori në tokë! Zoti nuk i do mizorët." (Kurani 28:77)
Those who threaten the lives of civilians, and especially those of children, must ask themselves: What crime did these children commit? Is committing cruel acts against innocent people something that will go unaccounted for in the presence of Allah? |
Dikush që pranon Besimin Islam, dëshiron të arrijë kënaqësinë dhe dashurinë e Zotit. Atij i duhet të bëjë përpjekje të mëdha për ta arritur këtë, si dhe për të mishëruar moralin e pranueshëm te Zoti, ndërkohë që jeton ende në këtë botë. Shfaqjet më të qarta të moralit janë mëshira, dhembshuria, drejtësia, ndershmëria, falja, përkushtimi, sakrifica dhe durimi. Besimtarit i takon të sillet mirë ndaj njerëzve, të përpiqet të kryejë vepra të mira dhe të rrezatojë mirësi. Në vargjet e tij kuranore, Zoti thotë:
"Tregohuni të mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmëve, ndaj jetimëve, ndaj të mjerëve, ndaj fqinjëve tuaj të afërm e të largët, ndaj miqve, ndaj udhëtarëve dhe ndaj skllevërve tuaj! Zoti nuk e do atë që është mburracak e mendjemadh." (Kurani 4:36)
"... Bashkëpunoni me njëri-tjetrin në bamirësi e mëshirë dhe jo në gjynahe e armiqësi..!" (Kurani 5:2)
In the moral teachings of Islam, the most important qualities are love, compassion, mutual support, self-sacrifice and forgiveness. In a society where this morality is lived as it should be, it is impossible to find the foundations of violence and conflict. |
Sikurse bëjnë të qartë këto vargje nga Kurani, Zoti dëshiron që besimtarët të sillen mirë ndaj njerëzve, të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin kur është fjala për mirësi dhe të shmangin ligësinë. Në suren "En'am", vargu 160, Zoti premton se kushdo që bën një vepër të mirë, do të shpërblehet me dhjetëfishin e saj, ndërsa ata që do të kryejnë një vepër të keqe do të shpaguhen me të njëjtën vlerë dhe atyre nuk do t'u bëhet padrejtësi."
Në Librin e Tij, Zoti e përshkruan Vetveten si Njohësi "i të fshehtave të zemrave" dhe i urdhëron njerëzit që "të shmangin çdo të keqe." Për këtë arsye, është e qartë se një musliman që do të thotë "një njeri që i vetëdorëzohet Zotit", duhet të bëjë ç'të jetë e mundur për të luftuar terrorizmin.
Një musliman nuk mund të qëndrojë indiferent për atë çka ndodh rreth tij dhe nuk mund të pranojë kurrë mentalitetin se asgjë nuk ka rëndësi përderisa nuk i shkakton dëm atij, sepse ai i është nënshtruar Zotit, është përfaqësues i Tij dhe ambasador i së mirës. Prandaj edhe ai nuk mund të qëndrojë indiferent përballë mizorisë dhe terrorizmit. Në të vërtetë, muslimani është armiku më i madh i terrorizmit. Islami është kundër të gjitha formave të terrorizmit dhe përpiqet ta parandalojë atë qysh në nisje, me fjalë të tjera qysh në nivelin e ideve. Ai kërkon paqe mes njerëzve dhe sundimin e drejtësisë, si dhe urdhëron njerëzit që të shmangin mosmarrëveshjet, konfliktin dhe ligësinë.Drejtësia e vërtetë, e përshkruar në Kuran, udhëzon njeriun që të sillet me drejtësi, pa bërë dallime mes njerëzve, të mbrojë të drejtat njerëzore, të mos lejojë dhunën pavarësisht nga rrethanat, të qëndrojë në anën e të shtypurve kundër shtypësit dhe të ndihmojë të varfërit. Kjo drejtësi bën thirrje për të drejtat e të gjitha palëve që të mbrohen kur merret një vendim për një mosmarëveshje, duke vlerësuar të gjitha anët e një incidenti, duke lënë mënjanë të gjitha paragjykimet, duke qenë objektivë, të ndershëm, tolerantë, të mëshirshëm e të dhimbsur. Për shembull, dikush që nuk mund t'i çmojë ngjarjet në një mënyrë të moderuar dhe që mposhtet nga emocionet dhe ndjenjat, nuk do të arrijë në vendime të sakta dhe do të mbetet nën ndikimin e ndjenjave. Ai që është i prirur nga drejtësia, duhet t'i lërë mënjanë të gjitha ndjenjat dhe këndvështrimet vetjake. Atij i duhet t'i trajtojë të gjitha palët me drejtësi kur ata kërkojnë ndihmë, të jetë në krah të së drejtës në çdo rrethanë dhe të mos i largohet rrugës së ndershmërisë dhe të së vërtetës. Çdo njeri duhet të mishërojë vlerat e Kuranit në shpirtin e tij në një mënyrë që ai të mund të jetë i aftë të vlerësojë interesat e palëve, përpara të tijave dhe të mbajë drejtësi edhe kur i preken interesat vetjake.
Zoti urdhëron kështu në surën "El-Maide", vargu 42: Surat an-Nisa', verse 58: ...nëse gjykoni, bëjeni këtë me drejtësi mes tyre!"Në suren "En-Nisa", Zoti i urdhëron besimtarët të sillen me drejtësi edhe ndaj vetvetes:
"O ju që besuat! Tregohuni përkrahës të drejtësisë, dëshmoni vetëm për Zotin, qoftë edhe kundër vetvetes, prindërve apo të afërmve tuaj! Pavarësisht nëse pala tjetër janë të pasur apo të varfër, Zoti mundet të tregojë kujdes për ta. Mos ndiqni dëshirat tuaja personale dhe mos iu shmangni të vërtetës! Nëse dredhoni apo tërhiqeni, Zoti është i mirënjohur me atë që veproni." (Kurani 4:135)
Në Kuran, Zoti sjell një përshkrim të hollësishëm të drejtësisë dhe u bën të ditur besimtarëve për qëndrimin që ata duhet të mbajnë përballë ngjarjeve me të cilat përballen, si dhe për mënyrën se si duhet ta ushtrojnë drejtësinë. Një udhëzim i tillë përbën një mirësi dhe mëshirë të madhe për besimtarët. Për këtë arsye, ata që besojnë, kanë përgjegjësinë e të ushtruarit të drejtësisë pa bërë dallime, për të fituar aprovimin e Zotit dhe për t'i drejtuar jetët e tyre në paqe e siguri.
Drejtësia, për të cilën Zoti urdhëron në Kuran, është ajo drejtësi që kushtëzohet me ushtrimin e saj në mënyrë të barabartë për të gjithë njerëzit, pavarësisht nga gjuha, raca apo kombësia. Ende në ditët tona, ka në çdo anë të globit njerëz që u nënshtrohen trajtimeve mizore e të padrejta për shkak të ngjyrës së lëkurës apo racës.
Sidoqoftë, Zoti na bën të ditur në Kuran se qëllimi në krijimin e fiseve e popujve të ndryshëm, është "që ata ta njohin njëri-tjetrin". Kombet dhe popujt e ndryshëm duhet ta njohin njëri-tjetrin; kjo do të thotë, të mësojnë për kulturat e tyre të ndryshme, për gjuhët, traditat e veçoritë. Shkurt, njëri nga qëllimet e krijimit të racave e kombeve të ndryshëm, nuk është konflikti dhe lufta por pasuria kulturore. Një shumëllojshmëri e tillë është shprehje e bujarisë së Zotit në krijim. Fakti se dikush është më i gjatë se dikush tjetër apo se lëkura e tij është e bardhë apo e verdhë, nuk i siguron atij asnjë epërsi ndaj të tjerëve, ashtu sikurse nuk përbën edhe ndonjë arsye për t'u ndjerë i turpëruar. Çdo trajtë që gjendet në pamjen e jashtme të një njeriu, është një vepër e qëllimshme e Zotit, por për Zotin ndryshimet nuk kanë rëndësi përfundimtare. Një besimtar e di se ai arrin të sigurojë epërsi vetëm në sajë të frikës ndaj Zotit dhe forcës së besimit të tij tek Ai. Ky fakt është i lidhur me vargun e mëposhtëm kuranor:
"O njerëz! Ne ju krijuam prej një mashkulli e një femre dhe ju shndërruam në popuj e fise, në mënyrë që të njiheni me njëri-tjetrin. Më fisniku ndër ju tek Allahu është ai që është më i devotshëm. Zoti është i Gjithëditur, i Mirëinformuar." (Kurani 49:13)
Sikurse Zoti na bën të ditur në këtë varg, të kuptuarit e drejtësisë së rekomanduar prej Tij kërkon trajtim të barabartë, tolerant dhe të paqshëm për këdo, duke përjashtuar çdo diskriminim.
Njerëzit mund t'u shkaktojnë çdo lloj padrejtësie njerëzve të tjerë, ndaj të cilëve ushqejnë ndjenja armiqësie. Ata mund t'i akuzojnë këta njerëz për vepra që ata nuk i kanë kryer, ose mund të sjellin dëshmi të rreme kundër tyre, pavarësisht se e kanë të njohur pafajësinë e tyre. Duke llogaritur një armiqësi të tillë, njerëzit mund t'i nënshtrohen një shtypjeje të padurueshme. Disa njerëz mund të refuzojnë të dëshmojnë në favor të njerëzve, me të cilët kanë mosmarrëveshje dhe mund të fshehin provat, megjithëse mund ta dinë se ata janë të pafajshëm. Për më tepër, ata ndjejnë kënaqësi nga mjerimi i këtyre njerëzve, si dhe nga ballafaqimi i tyre me padrejtësinë dhe vuajtjen. Nga ana tjetër, shqetësimi më i madh për ta është vënia e drejtësisë dhe të provuarit e pafajësisë së njerëzve që nuk duan.
Për këto arsye, është shumë e vështirë që njerëzit në shoqëri të korruptuara, të kenë besim te njëri-tjetri. Njerëzit shqetësohen se mos bien viktimë e dikujt tjetër në çdo kohë. Pasi kanë humbur besimin e ndërsjellë, ata humbin gjithashtu edhe ndjenjat e tyre njerëzore si toleranca, dhembshuria, vëllazërimi e bashkëpunimi dhe fillojnë ta urrejnë njëri-tjetrin.
Sidoqoftë, ndjenjat që dikush mban në zemër ndaj një njeriu apo bashkësie, nuk duhet të ndikojnë në vendimet e besimtarit. Pavarësisht se sa imoral apo i keq mund të jetë një njeri, besimtari duhet të lerë mënjanë të gjitha ndjenjat, të marrë vendime të drejta dhe të rekomandojë më të mirën. Ndërgjegjja e tij e frymëzon gjithmonë të zbatojë urdhërat dhe këshillat hyjnore dhe të mos e braktisë kurrë mirësinë, sepse kjo është një urdhëresë që Zoti na jep në Kuran. Në suren "El-Maide" thuhet si më poshtë:
"O ju që besuat! Tregohuni të drejtë në gjykim, dëshmitarë të sinqertë për hir të Allahut! Mos lejoni që urrejtja ndaj një grupi njerëzish t'ju shtyjë të bëni padrejtësi ndaj tyre! Tregohuni të drejtë! Kjo është më pranë devotshmërisë. Kijeni frikë Allahun! Ai është i njohur me atë që veproni." (Kurani 5:8)
If your Lord had willed, all the people on the earth would have believed.
Do you think you can force people to be believers?
(Surah Yunus, 99)
Sikurse thuhet në këtë varg, mbajtja e një qëndrimi të drejtë është ajo që plotëson më së miri frikën ndaj Zotit. Një njeri besimtar e di se do të arrijë kënaqësinë e Zotit vetëm nëse vepron me ndershmëri. Çdo njeri që vëren sjelljet e mira të dikujt, do të ketë besim tek ai, do ta ndjejë veten mirë në prani të tij dhe do të jetë i gatshëm t'i besojë çdo përgjegjësi e detyrë. Njerëz të tillë trajtohen me respekt edhe nga vetë armiqtë e tyre. Qëndrimi i tyre mundet që t'i shtyjë të tjerët edhe në besimin te Zoti.
Islami është një fe që siguron dhe garanton liri të ideve, të mendimit dhe të jetës. Ai ka lëshuar urdhëresa për të penguar dhe ndaluar tensionin, konfliktet, shpifjet madje edhe mendimin negativ mes njerëzve. Në të njëjtën mënyrë e me të njëjtën vendosmëri që ai i është kundërvënë terrorizmit dhe të gjitha akteve të dhunës, ia ka ndaluar presionin ideologjik ndaj njerëzve:
"Nuk ka detyrim në fe. Rruga e drejtë dallohet qartë nga e gabuara." (Kurani 2:256)
"Prandaj këshilloji ata, sepse ti nuk je tjetër përveçse këshillues. Ti nuk je vënë për të kontrolluar ata." (Kurani 88:21-22)
No matter what another person's religion or belief may be, be they Jew, Christian, Buddhist or Hindu, Muslims are called on in the Qur'an to be forgiving, and to act justly and humanely towards them. |
Detyrimi i njerëzve për të besuar në një fe apo për të pranuar format e saj të besimit, është në kundërshtim të plotë me thelbin dhe shpirtin e Islamit. Sipas Islamit, besimi i vërtetë është i mundur vetëm nëpërmjet vullnetit dhe ndërgjegjes së lirë. Sigurisht që muslimanët mund të këshillojnë dhe nxisin njëri-tjetrin në cilësitë e moralit kuranor. Të gjithë besimtarët janë të obliguar t'u sqarojnë njerëzve këtë moral dhe t'u japin shpjegime në mënyrën më të sjellshme të mundshme. Ata duhet të tregojnë për bukuritë e fesë në dritën e vargut kuranor që thotë: "Fto në rrugën e Zotit tënd me urtësi e fjalë të mira..." (Kurani 6:125) Sidoqoftë, ata duhet të mbajnë parasysh edhe vargun: "...ti nuk je përgjegjës për udhëzimin e tyre, por është Zoti ai që udhëzon kë të dëshirojë." (Kurani 2:272)
Besimtarët nuk mund të përdorin kurrë dhunën dhe as ndonjë lloj presioni fizik apo psikologjik. Atyre nuk u lejohet as të përdorin epërsinë e mundshme materiale për të detyruar dikë në çështje të fesë. Kur ftesës së tyre në besim i jepet përgjigje negative, muslimanët duhet të përgjigjen në linjat e vargut kuranor që thotë;Ju keni fenë tuaj, unë kam fenë time." (Kurani 109:6)
Në botën ku jetojmë, gjenden shoqëri që karakterizohen nga besime të ndryshme: të krishterë, çifutë, budistë, hindusë etj. Muslimanët që jetojnë në këtë botë, duhet të jenë tolerantë ndaj të gjitha besimeve dhe të sillen me drejtësi e humanizëm. Kjo përgjegjësi, me të cilën janë të ngarkuar besimtarët, vlen edhe për t'i ftuar njerëzit në bukurinë e fesë së Zotit me mjetet e paqes e tolerancës. Vendimi përfundimtar për t'i zbatuar apo jo këto vlera, për të besuar apo jo, qëndron në krahun tjetër. Imponimi ndaj dikujt për të besuar, apo përpjekja për t'i detyruar atij diçka, përbën shkelje të moralit kuranor. Në të vërtetë, Zoti në Kuran na sjell ndër mend sa më poshtë:
In 1492, the Jews who refused to convert were exiled from Spain by King Ferdinand and Queen Isabella (above). The Jews were accepted by the Ottoman Empire, a haven of Islamic justice and compassion. |
"Nëse Zoti yt do të kishte dëshiruar, të gjithë njerëzit në tokë do të kishin besuar. Mos vallë mendon se mund t'i detyrosh njerëzit të besojnë?" "Nëse Zoti yt do të kishte dëshiruar, të gjithë njerëzit në tokë do të kishin besuar. Mos vallë mendon se mund t'i detyrosh njerëzit të besojnë?" (Kurani 10:99)
"Ne e dimë më së miri se ç'të thonë ty ata, por ti nuk je shtrëngues për ta. Këshillo me anë të Kuranit këdo që i trembet paralajmërimit Tim!" (Kurani 50:45)
Një shembull i shoqërisë, në të cilën njerëzit janë të detyruar të besojnë, është tërësisht në kundërshtim me Islamin. Besimi dhe lutjet duhet t'i drejtohen Zotit vetëm përmes vullnetit të lirë të individit. Nëse një sistem u imponon njerëzve besimin dhe adhurimin ndaj Zotit, atëherë njerëzit do të shndërrohen në praktikues të fesë vetëm për shkak të frikës ndaj këtij sistemi. Nga pikëpamja fetare, ajo që është e rëndësishme, është të jetuarit për kënaqësinë e Zotit në një mjedis ku ndërgjegjja e njerëzve është plotësisht e lirë.
Historia e Islamit është plot me praktika tolerante të udhëheqësve muslimanë, të cilët kanë respektuar të gjithë besimet dhe kanë ndërtuar me duart e tyre një liri të admirueshme fetare. Për shembull, Tomas Arnold, një misionar britanik, i ngarkuar me detyra shërbimi në qeverinë indiane, e përshkruan lirinë e nxitur nga Islami me këto fjalë:
"Ndërsa për ndonjë përpjekje të organizuar për të shtrënguar popullsitë jomuslimane që të pranojnë Islamin, apo për ndonjë përndjekje sistematike për shkak të besimit të krishterë, nuk dëgjojmë kurrë të bëhet fjalë. Nëse kalifët do të kishin zgjedhur të vepronin kështu, ata do ta kishin hedhur tej Krishtërimin nga tokat e tyre me të njëjtën lehtësi që Ferdinandi dhe Izabela hodhën tej Islamin nga Spanja, apo Luigji XIV penalizoi Protestantizmin në Francë, apo çifutët u mbajtën jashtë Anglisë për 350 vjet. Kishat lindore në Azi ishin tërësisht të shkëputura nga pjesa tjetër e bashkësisë së Krishtërimit dhe asnjëra prej tyre nuk mund të ngrinte gishtin në interes të vet, pasi ato konsideroheshin si bashkësi heretike. Në këtë mënyrë, edhe mbijetesa e thjeshtë e këtyre kishave deri në ditët tona, është një provë e fortë e qëndrimit përgjithësisht tolerant të qeverive muhamedane ndaj tyre."1
Islamic morality is described in verses as:
"E të jesh ndër ata që besojnë dhe ftojnë njëri-tjetrin në qëndrueshmëri e bamirësi." (Kurani 90:17)
Siç e shohim në këtë varg, një nga tiparet më të rëndësishme të moralit, i cili do t'i udhëheqë besimtarët në shpëtim në Ditën e Gjykimit, qëndron në të qenit "një ndër ata që ftojnë njëri-tjetrin në bamirësi".
Islamic Morality Envisions a Life Filled With Peace, Well-being, Love and Joy For All People...
Burimi i vërtetë i bamirësisë është dashuria për Zotin. Kjo dashuri nxit, njëkohësisht edhe dashurinë për atë që Zoti ka krijuar. Kjo dashuri e fortë dhe afria që besimtari ndjen ndaj Zotit që e krijoi atë dhe gjithë njerëzimin, e nxit besimtarin në manifestimin e një morali të kënaqshëm, si ai që është urdhëruar në Kuran. Bamirësia e vërtetë lind kur ai jeton me këtë moral. Ky shembull morali, plot dashuri, mëshirë e shpirt vetëflijimi, përshkruhet në këto vargje:
"Ata ndër ju, që zotërojnë begati e pasuri të mjaftueshme, të mos betohen se nuk do t'u japin të afërmve të tyre dhe të varfërve, si dhe atyre që u shpërngulën për hir të Zotit! Përkundrazi, ata duhet të falin dhe të përkujdesen. A nuk do të dëshironit që Zoti t'ju falte juve? Zoti është Gjithëfalës, i Mëshirshëm." (Kurani 24:22)
... While terrorism longs for a society where violence, fear, anxiety and disoerder reign. |
"Ata që përgatitën vendin (Medinen) e jetonin në besim që më parë, i duan ata që u shpërngulën te ta dhe nuk ndjejnë zili në zemrat e tyre për atë që iu dha të shpërngulurve. Madje ata u japin përparësi atyre, edhe nëse janë në nevojë të madhe." (Kurani 59:9)
"... ata që kanë dhënë strehim e ndihmë, janë besimtarët e vërtetë. Atyre do t'u sigurohet falje dhe shpërblim plot bujari." (Kurani 8:74)
"Tregohuni të mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmëve, ndaj jetimëve, ndaj të mjerëve, ndaj fqinjëve tuaj të afërm e të largët, ndaj miqve, ndaj udhëtarëve dhe ndaj skllevërve tuaj! Zoti nuk e do atë që është mburracak e mendjemadh." (Kurani 4:36)
"Lëmoshat janë për nevojtarët, për të varfërit, për ata që janë ngarkuar me grumbullimin e këtyre lëmoshave, për ata, zemrat e të cilëve duhen fituar, për lirimin e skllevërve, për ata që janë të ngarkuar me borxhe, për shpenzimet në rrugë të Zotit dhe për udhëtarët. Kjo përbën një detyrim nga Zoti. Zoti është i Gjithëditur, i Urtë." (Kurani 9:60)
Vënia në jetë e këtij niveli të lartë morali që përshkruhet në Kuran dhe që u kërkohet besimtarëve, rrjedh nga dashuria e tyre e thellë për Zotin. Falë përkushtimit të tyre ndaj Tij, ata gjejnë strehë me shumë ëndje e dëshirë në moralin e shpallur prej Tij, në Kuran. Besimtarët nuk mundohen kurrë t'i bëjnë njerëzit që ta ndjejnë veten borxhlinj, sepse bamirësia që ata shfaqin dhe ndihma që u dhurojnë me bujari të tjerëve nuk kanë për synim qoftë edhe të marrjes së një falenderimi. Qëllimi i vërtetë është të fituarit e kënaqësisë së Zotit përmes moralit të treguar sepse besimtarët e dinë që në Ditën e Gjykimit do të thirren për të dhënë llogari për veprat e kryera. Në Kuran, Zoti ka shpallur shprehimisht se flakët e skëterrës do të jenë përfundimi i atyre që refuzojnë të jetojnë sipas moralit të Kuranit:
"Ç'ju solli ju në zjarr?" Ata thonë: "Ne nuk qemë ndër ata që faleshin dhe nuk i ushqenim të varfërit." (Kurani 74:42-44)
"Shtrëngojeni më pas, me zinxhirë shtatëdhjetë krah të gjatë, sepse ai nuk i besonte Zotit të Plotfuqishëm dhe nuk nxiste në të ushqyerit e të varfërve!". (Kurani 69:30-34)
"E ke parë atë që mohon fenë? Është ai që e përze me ashpërsi jetimin dhe nuk nxit në të ushqyerit e të varfërve." (Kurani 107:1-3)
"...as nuk nxisni në të ushqyerit e të varfërve." (Kurani 89:18)
Islamic morality commands Muslims to protect the rights of orphans and those in poverty and need, to mutually support one another, and to be well-disposed towards one another... |
Siç shohim në këto vargje, muslimani i përshkruar në Kuran zotëron një natyrë plot dashuri e dhembshuri. Asnjë njeri që gëzon një moral të tillë nuk mund të miratojë terrorizmin dhe veprat e dhunës ndaj njerëzve të pafajshëm. Karakteri i terroristëve është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me moralin kuranor.
Ndërsa një musliman i rritur me moralin e treguar në Kuran, sillet ndaj të gjithë njerëzve me dashurinë e kërkuar nga Islami, me respekt për të gjitha idetë, përpiqet gjithmonë që të sjellë harmoni aty ku ka mosmarrëveshje, të ulë tensionet, të përqafojë të gjitha palët dhe të tregojë sjellje të moderuar. Shoqëritë që do të kenë në gjirin e tyre të tillë njerëz, do të mund të bëhen pjesë e një qytetërimi më të zhvilluar dhe do të gëzojnë moral më të lartë shoqëror, harmoni dhe drejtësi.
Koncepti i faljes dhe tolerancës, i përshkruar në Kuran me fjalët "Bëni lëshime ndaj njerëzve" (Kurani 7:199) është një ndër parimet më themelore të Islamit.
Po t'i hedhim një sy historisë islame, mund të shihet qartë mënyra se si muslimanët e kanë zbatuar këtë tipar të rëndësishëm të moralit kuranor në jetën e shoqërisë. Siç do të vlerësojmë në faqet në vijim të këtij libri, muslimanët kanë sjellë gjithmonë një atmosferë lirie dhe tolerance kudo që kanë shkuar. Ata u kanë krijuar mundësinë njerëzve me fe, gjuhë dhe kultura plotësisht të ndryshme që të jetojnë së bashku në paqe dhe harmoni nën një çati të vetme. Njëra nga arsyet kryesore për ekzistencën shekullore të Perandorisë Osmane, e cila u shtri në një territor shumë të gjerë, ishte atmosfera e tolerancës dhe e mirëkuptimit që Islami sillte me vete. Popujt muslimanë që njiheshin për natyrën e tyre të dashur e tolerante ndër shekuj, kanë qenë gjithmonë ndër popujt më të drejtë. Brenda strukturave shumëkombëtare, të gjitha grupet etnike kanë qenë të lirë të jetojnë sipas besimeve dhe rregullave të veta.
In societies where Islamic morality is followed, churches, mosques and synagogues co-exist peacefully. This view of three sanctuaries in an institution for the homeless shows the justice and striving for peace inculcated by the teaching of Islamic morality. |
Toleranca e vërtetë mund të sjellë vetëm paqe dhe mirëqenie në botë, nëse zbatohet sipas linjave të përshkruara në Kuran. Për këtë tërheq vëmendjen veçanërisht vargur kuranor që thotë:"Nuk mund të jenë të barabarta një vepër e mirë dhe një vepër e keqe. Largoje të keqen me diçka të mirë dhe ai, nga i cili të ndante armiqësia, do të bëhet për ty një mik i dashur." (Kurani 41:34)
Në vargjet e Kuranit, Zoti e përshkruan faljen si një cilësi të lartë dhe në një varg Ai na jep sihariqin se një sjellje e tillë do të shpërblehet: Shpagimi për një veprim të keq është një tjetër i barazvlefshëm me të, por nëse dikush fal dhe pajtohet, do të ketë shpërblimin e tij te Allahu. Pa dyshim, Ai nuk i do, të padrejtët." (Kurani 42:40)Në një tjetër varg, Ai i përshkruan besimtarët si"ata që japin në kohë të mira e të vështira, që kontrollojnë zemërimin dhe falin njerëzit. Zoti i do bamirësit." (Kurani 3:134)" >Zoti ka shpallur në Kuran se të falësh dikë që të ka bërë padrejtësi, përbën një sjellje të virtytshme. Një varg kuranor, në lidhje me këtë temë, thotë:
"...E nuk do të reshtësh së zbuluari tradhëti ndër ta, duke përjashtuar vetëm pak prej tyre. Megjithatë, fali ata dhe harro! Allahu i do shpirtmëdhenjtë." (Kurani 5:13)
E gjithë kjo tregon se morali që Islami e këshillon njerëzimin, i sjell botës paqen, harmoninë dhe drejtësinë. "Terrorizmi", i cili është kaq shqetësues për botën sot, është vepër e njerëzve të paditur, të cilët janë veprojnë në kundërshtim me moralin kuranor. Për këta njerëz e grupe, zgjidhja është morali i vërtetë kuranor. Me fjalë të tjera, Islami dhe morali kuranor janë ilaçi për terrorizmin.
... Allah is All-Gentle, Most Merciful to mankind.
(Surat al-Baqara, 143)