Sipas Kuranit, lufta është diçka që duhet vënë në zbatim, duke mbajtur rreptësisht parasysh linjat e veçanta të moralit njerëzor dhe që mund të përdoret në ato raste kur ajo është e nevojshme.
Në një varg kuranor tregohet se si mundohen njerëzit pa besim që të nxisin luftrat:
"...Sa herë që ndezin zjarrin e luftës, Zoti ua fik atë. Ata përpiqen të sjellin çrregullim e prishje në tokë..." (Kurani 5:64)
Në rastin e një konflikti, besimtarët duhet luftojnë nëse lufta është e nevojshme. Nëse kundërshtarët sulmojnë, nuk mbetet asnjë zgjidhje tjetër, ndaj dhe lufta është e detyrueshme:
"Po nëse ata ndalen (nga provokimi), Zoti është Falës, Mëshirues." (Kurani 2:192)
A view of present-day Madinah, the city to which the Prophet Muhammad (saas) and the Muslims emigrated and established their own polity. |
Një hulumtim i hollësishëm i jetës së Profetit Muhammed (paqja qoftë mbi të) tregon se lufta ishte metoda që përdorte për të mbrojtur muslimanët, territoret dhe të drejtat e tyre.
Zbulesa kuranore ndaj Profetit Muhamed vazhdoi për një periudhë prej 23 vjetësh. Gjatë 13 vjetëve të parë të kësaj periudhe, muslimanët jetonin si pakicë, nën një qeverisje pagane në Mekë dhe ishin të detyruar të ballafaqoheshin me shtypjen. Shumë muslimanë u diskriminuan, u dhunuan, u torturuan, madje u vranë. Shtëpitë dhe pronat u rrënuan e u grabitën. Megjithatë, muslimanët vazhduan t'i jetojnë pa kaluar në dhunë dhe gjithmonë u bënë thirrje paganëve për paqe.
Kur shtypja e paganëve u bë tërësisht e padurueshme, muslimanët u shpërngulën në qytetin e Jethribit, i cili më vonë do të quhej "Medine". Aty ata do të vendosnin qeverisjen e tyre në një mjedis më të lirë dhe më miqësor. Edhe pasi ata vendosën rendin e tyre, kjo nuk i shtyu aspak ata që të rrëmbenin armët kundër paganëve të egër të Mekes. Profeti Muhamed i urdhëroi njerëzit e tij për luftë vetëm pasi mori shpalljen e mëposhtme hyjnore:
"U është dhënë leje të luftojnë atyre, kundër të cilëve është luftuar, sepse atyre u është bërë padrejtësi. Zoti ka forcë t'u vijë në ndihmë atyre. U është dhënë leje të luftojnë atyre që u përzunë nga shtëpitë e veta pa të drejtë, vetëm për arsyen se thanë: "Zoti ynë është Allahu..." (Kurani 22:39:40)
Shkurt, muslimanët janë të lirë të luftojnë kur shtypen dhe dhunohen. Në vargje të tjera nga Kurani, muslimanët paralajmërohen për të mos përdorur provokime të panevojshme:
"Luftoni në rrugë të Zotit kundër atyre që ju luftojnë, por mos i tejkaloni kufijtë! Zoti nuk i do ata që i tejkalojnë kufijtë." (Kurani 2:190)
Pas shpalljes së këtyre vargjeve, ndodhën disa luftra mes muslimanëve dhe paganëve arabë. Për më tepër, Profeti Muhamed krijoi një mjedis shoqëror të sigurtë e paqësor për muslimanët dhe paganët, duke nënshkruar Marrëveshjen e Paqes të Hudejbijes. Sipas kësaj marrëveshjeje, u plotësua pjesa më e madhe e kërkesave të paganëve. Pala që e shkeli marrëveshjen dhe nisi dhunën ishte përsëri ajo e paganëve. Si rezultat i kthimeve të shumta në Islam, ushtria muslimane arriti të krijojë një forcë të madhe kundër arabëve paganë. Megjithatë, Muhamedi e mori Mekën nën kontroll pa gjakderdhje dhe me një shpirt të madh tolerance. Nëse do të kishte dashur, ai do të mund të ishte hakmarrë kundër udhëheqësve paganë të qytetit, por ai nuk bëri asgjë kundër tyre, i fali ata dhe i trajtoi me tolerancën më të madhe. Sipas fjalëve të Xhon Espozitos, një eksperti perëndimor të Islamit, "me mënjanimin e hakmarrjes dhe plaçkitjes së pushtimit, Profeti e zgjidhi çështjen duke siguruar amnistinë dhe duke mos zhveshur shpatën kundër armiqve të tij të dikurshëm."
Paganët, të cilët më vonë do të pranonin Islamin me vullnetin e tyre të lirë, nuk kishin si të mos e admironin këtë fisnikëri të karakterit të Profetit.
Jo vetëm gjatë çlirimit të Mekës, por edhe në rrjedhën e të gjitha betejave e çlirimeve, të bëra në kohën e Profetit Muhamed, të drejtat e njerëzve të pambrojtur e të pafajshëm u mbrojtën me kujdesin më të madh. Profeti Muhamed ua sillte ndër mend shumë shpesh besimtarëve këtë çështje dhe nëpërmjet praktikës së tij, ai u bë shembull për t'u ndjekur edhe nga të tjerët. Në të vërtetë, ai iu drejtua besimtarëve që po përgatiteshin të niseshin për në luftë, me këto fjalë:
Shkoni në luftë me përkushtim ndaj fesë së Zotit! Mos prekni gratë, pleqtë dhe fëmijët! Përmirësojeni gjithmonë gjendjen e tyre dhe tregohuni të butë me ta! Zoti i do njerëzit e sinqertë."3
Dërguari i Zotit gjithashtu qartësoi qëndrimin që muslimanët duhet të mbajnë edhe nëse gjenden ende në flakët e betejës:
"Mos vrisni fëmijë! Shmangni prekjen e njerëzve që ia kanë përkushtuar veten lutjes nëpër kisha! Kurrë mos vrisni gra dhe pleq! Mos digjni e as mos prisni pemë! Kurrë mos rrënoni shtëpi!"
Parimet islame, që Zoti shpall në Kuran, flasin për një politikë paqësore dhe të matur të Profetit Muhamed. Në Kuran, Zoti i urdhëron besimtarët që t'i trajtojnë jomuslimanët me mirësi e drejtësi:
"Zoti nuk ju ndalon që të silleni me mirësi e drejtësi ndaj atyre që nuk ju luftuan për shkak të fesë apo nuk ju nxorën me dhunë nga shtëpitë tuaja. Zoti i do ata që janë të drejtë. Zoti ju ndalon që të miqësoheni vetëm me ata që ju luftuan për çështje të fesë, ju nxorën nga shtëpitë dhe mbështetën shpërnguljen tuaj..." (Kurani 60:8-9)
The Ka'aba, to which almost two million Muslims come every year from the four corners of the world, is a symbol of the peace and compassion that are an integral part of Islamic teaching. |
Vargjet e mësipërme kuranore qartësojnë se si muslimanët duhet të sillen ndaj jomuslimanëve. Muslimani duhet t'i trajtojë të gjithë jomuslimanët me mirësi dhe duhet të shmangë miqësinë vetëm me ata që shfaqin armiqësi ndaj Islamit. Edhe në rast se kjo armiqësi pasohet me sulme të dhunshme ndaj muslimanëve, pra, nëse ndaj tyre është ndezur një luftë e hapur, aktet e panevojshme të dhunës dhe sulmet e padrejta janë të ndaluara në Islam. Në një varg kuranor tjetër, Zoti i paralajmëron muslimanët për këtë dhe shpjegon se urrejtja e ndjerë ndaj armiqve nuk duhet t'i shtyjë besimtarët të bëjnë padrejtësi ndaj tyre. Përkundrazi, edhe në këtë rast, muslimanët duhet të përgjigjen me drejtësi, duke mos i lënë pa vlerësuar dimensionet njerëzore të situatës. Të gjitha format e barbarisë, veprave të panevojshme të dhunës dhe shtypjes së padrejtë, janë të ndaluara në Islam. Në një tjetër varg të Kuranit, Zoti i paralajmëron muslimanët për këtë:
"O ju që besuat! Tregohuni të drejtë në gjykim, dëshmitarë të sinqertë për hir të Allahut! Mos lejoni që urrejtja ndaj një grupi njerëzish t'ju shtyjë të bëni padrejtësi ndaj tyre! Tregohuni të drejtë! Kjo është më pranë devotshmërisë. Kijeni frikë Allahun! Ai është i njohur me atë që veproni." (Kurani 5:8)
Një tjetër koncept që për shkak të kontekstit të diskutimit vlen të sqarohet, është ai i "xhihadit".
Kuptimi i saktë i fjalës "xhihad" është "përpjekje". Kështu, në Islam "të bësh xhihad", do të thotë "të mundohesh, të bësh përpjekje". Ndaj "xhihadi më i madh është xhihadi që njeriu kryen ndaj vetvetes." Kjo nënkupton përpjekjen e njeriut për të luftuar dëshirat egoiste.
E parë nga pikëpamja kuranore, fjala "xhihad" nënkupton gjithashtu luftë në rrafshin intelektual kundër shtypjes dhe padrejtësisë shoqërore, kundër dhunimit, barbarisë dhe shkeljes së të drejtave të njeriut. Qëllimi i kësaj lufte është që të sjellë drejtësi, paqe dhe barazi.
Përveç këtyre kuptimeve ideologjike dhe shpirtërore, edhe lufta dhe përpjekja në kuptimin fizik përbëjnë "xhihad". Përdorimi i konceptit të "xhihadit" për veprat e dhunës kundër njerëzve të pafajshëm, pra, për terrorin, do të ishte i padrejtë dhe do të përbënte zhveshje të termit nga kuptimi i tij i vërtetë.
One of the main purposes of terrorist bombings, arson attacks and other such vicious acts is to create fear, anxiety, insecurity and a sense of panic in people. |
Për t'i përmbledhur faktet që kemi trajtuar më sipër, mund të themi se doktrina politike e Islamit (me fjalë të tjera, rregullsitë dhe parimet islame në lidhje me çështjet politike), është jashtëzakonisht e moderuar dhe paqedashëse. Kjo e vërtetë pranohet gjerësisht nga historianët dhe teologët jomuslimanë. Një prej tyre është historiania britanike Karen Armstrong, ish-murgeshë dhe eksperte e historisë së Lindjes së Mesme. Në librin e saj "Lufta e shenjtë", i cili merr në shqyrtim historinë e tri feve me origjinë hyjnore, ajo parashtron komentet e mëposhtme:
"...Fjala "Islam" në gjuhën arabe rrjedh nga e njëjta rrënjë me fjalën "paqe" dhe Kurani e dënon luftën si një gjendje anormale e çështjeve, në kundërshtim me dëshirën e Zotit... Islami nuk e përligj një luftë tërësisht sulmuese shfarosjeje.... Islami pranon se lufta është e pashmangshme dhe nganjëherë, një detyrë pozitive për t'i dhënë fund shtypjes dhe vuajtjes. Kurani mëson se lufta duhet të kufizohet dhe të zhvillohet në një mënyrë sa më njerëzore të mundshme. Muhamedit i është dashur të luftojë jo vetëm mekasit, por edhe fiset çifute në atë zonë apo fiset e krishtera të Sirisë, të cilët planifikonin ta sulmonin atë në aleancë me çifutët. Megjithatë, kjo nuk e bëri Muhamedin që t'i denonconte Ithtarët e Librit. Muslimanët u detyruan të vetëmbrohen, por ata nuk po zhvillonin një "luftë të shenjtë" kundër fesë së armiqve të tyre. Kur Muhamedi dërgoi njeriun e tij, Zejdin, kundër të krishterëve në krye të një ushtrie muslimanësh, ai i porositi ata të luftojnë në rrugë të Zotit me trimëri, por njerëzisht. Ata nuk duhej të shqetësonin as priftërinj, murgj e murgesha, as njerëzit e dobët e të pandihmë që nuk ishin në gjendje të luftonin. Nuk duhej bërë masakër ndaj civilëve, madje nuk duhej prerë as edhe një pemë apo rrëzuar ndonjë ndërtesë."5
And do not kill yourselves. Allah is Most Merciful to you.
(Surat an-Nisa', 29)
Omer bin Hatabi, i cili ndoqi Ebu Bekrin në detyrën e kalifit, ishte i famshëm për mënyrën se si ushtronte drejtësinë dhe si i respektonte marrëveshjet me banorët e vendeve që merrte nën kontroll. Secila nga këto marrëveshje përbënte një shembull tolerance dhe drejtësie. Për shembull, në deklaratën e sigurimit të mbrojtjes për të krishterët e Jeruzalemit dhe Lodit, ai siguroi se kishat nuk do të rrënoheshin. Omeri garantoi të njëjtat kushte për të krishterët e Betlehemit. Gjatë marrjes së Medainit, deklarata e mbrojtjes, dhënë patriarkut nestorian Ishojab III (650 – 660 e.s.) përsëri garantonte se kishat nuk do të shkatërroheshin dhe se asnjë ndërtesë fetare nuk do të shndërrohej në shtëpi a xhami. Letra e shkruar nga patriarku për peshkopin e Farsit (Persisë), pas marrjes së qytetit përbën një nga shembujt më mahnitës, që na tregon me fjalët e një të krishteri, tolerancën dhe dashamirësinë e udhëheqësve muslimanë ndaj Ithtarëve të Librit:
The Arabs to whom Allah has given at this time the government of the world... do not persecute the Christian religion. Indeed, they favour it, honour our priests and the saints of the Lord and confer benefits on churches and monasteries…7
The following document by Omar (ra) shows us the kind of love and compassion Allah grants to man, provided that he adopts the character traits described in the Qur'an:
"Arabët, të cilëve Zoti u ka dhënë në këtë kohë qeverisjen e botës... nuk e persekutojnë fenë e krishterë. Në të vërtetë, tregojnë dashamirësi ndaj saj, nderojnë priftërinjtë dhe shenjtorët e Zotit dhe u sjellin dhurata kishave e manastireve."8
Të gjithë këta shembuj janë shumë të rëndësishëm për të zbuluar e kuptuar drejtësinë dhe tolerancën e besimtarëve të vërtetë. Zoti urdhëron si më poshtë:
Allah commands you to return to their owners the things you hold on trust and,
"Zoti ju urdhëron t'ia riktheni pronarëve të tyre sendet që i mbani në mirëbesim dhe kur të gjykoni mes njerëzve, të gjykoni me drejtësi. Sa e mrekullueshme është ajo që Zoti ju urdhëron juve! Zoti dëgjon gjithçka, sheh gjithçka."
(Kurani 4:58)
Kenon Tejlor, një nga udhëheqësit misionarë të Kishës Anglikane, e shpreh kështu bukurinë e shfaqur në moralin islam, në një nga ligjëratat e tij:
"Ai [Islami], solli doktrinat themelore të fesë: njëshmërinë dhe madhështinë e Zotit, faktin se Ai është i mëshirshëm dhe i drejtë, se Ai kërkon bindje ndaj vullnetit të Tij, përkushtim e besim. Islami shpalli përgjegjësinë e njeriut, një jetë të ardhshme, një ditë gjykimi, si dhe dënimin e ashpër që i pret të ligjtë. Islami solli detyrimin për plotësimin e detyrave të lutjeve rituale, për dhënien e lëmoshës, për agjërim e bamirësi. Islami i hodhi tej virtytet artificiale, mashtrimet e marrëzitë fetare, ndjenjat e zvetënuara morale dhe delikatesën verbale të zënkave teologjike... Islami i solli shpresë skllavit, vëllazëri njerëzimit, si dhe u siguroi njohje të vërtetave themelore të natyrës njerëzore.9
Jerusalem, which is sacred to Muslims, Jews and Christians, must be a place where all believers can remember Allah with joy and love.
Pohimi i rremë se njerëzit në vendet e marra nën kontroll nga muslimanët u konvertuan në Islam nën kërcënim e dhunë, është refuzuar gjithashtu, nga studjuesit perëndimorë, ndërsa është konfirmuar prej tyre drejtësia e qëndrimi tolerant i muslimanëve. Studjuesi L. Braun shprehet për këtë si më poshtë:
"Këto fakte të sigurta hedhin poshtë idenë e ushqyer kaq gjerësisht në shkrimet e krishtera, se gjoja muslimanët kudo që shkuan, detyruan njerëzit të pranojnë Islamin me tehun e shpatës."10
Muslim rule in Spain came to an end in 1492 when Granada was conquered by the armies of King Ferdinand and Queen Isabella. In the picture above, the surrender of the city is depicted. |
Në librin e tij "Perspektiva e Islamit", Brauni shkon më tej, duke thënë se arsyeja e vërtetë pas pushtimeve të muslimanëve ishte vëllazëria e Islamit. Shumica dërrmuese e administruesve muslimanë, që qeverisën vendet muslimane përgjatë historisë, i trajtuan anëtarët e besimeve të tjera me tolerancën dhe respektin më të madh. Brenda kufijve të shteteve islamike, si çifutët, ashtu edhe të krishterët kanë jetuar në paqe e liri.
Profesori i fesë dhe i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Xhorxhtaunit, Xhon Espozito, e përshkruan kështu tolerancën e jashtëzakonshme, me të cilën u trajtuan çifutët dhe të krishterët në administratën muslimane:
Ushtritë muslimane treguan aftësi të jashtëzakonshme si në betejë, ashtu edhe në administrim, treguan që ishin ndërtuese më shumë se rrënuese. Ato zëvendësuan qeverisjet dhe ushtritë vendase, por ruajtën gjithashtu, shumë nga qeverisja, burokracia dhe kultura vendore. Për shumë njerëz në vendet e pushtuara, kjo përbënte një ndryshim qeverisësish, një ndryshim që u sillte paqe popujve të demoralizuar dhe të pakënaqur nga fatkeqësitë dhe taksat e larta të viteve të luftës mes bizantinëve dhe persëve. Bashkësitë vendore ishin të lira të ndiqnin jetën e tyre normale dhe të kujdeseshin vetë për çështjet e tyre të brendshme. Në shumë raste, popullsitë e vendeve në fjalë e vlerësonin qeverisjen muslimane si më elastike dhe më tolerante se ajo e kohës së Bizantit dhe e Persisë. Bashkësitë fetare ishin të lira të zbatonin fenë e tyre, të ndiqnin ritualet dhe të qeveriseshin nga udhëheqësit e tyre fetarë, e nga ligjet veta në çështje si martesa, divorci e trashëgimia. Në shkëmbim, atyre u kërkohej të paguanin një tatim (xhizje), që u siguronte atyre mbrojtjen muslimane nga çdo sulm i jashtëm dhe i çlironte nga detyrimi i shërbimit ushtarak. Për këtë arsye, ata quheshin "të mbrojtur" (dhimmi). Në të vërtetë, kjo shpesh do të thoshte taksa më të ulëta, autonomi më të madhe lokale, qeverisje nga semitët, të cilët ishin më pranë vendasve për nga gjuha e lidhjet kulturore në krahasim me elitën e helenizuar greko-romake të Bizantit, si dhe liri më të madhe për çifutët dhe të krishterët vendas. Shumica e kishave të krishtera, si nestorianët, monofizitët, jakobitët dhe koptët, ishin përndjekur si heretikë dhe skizmatikë nga ortodoksia e krishterë. Për këtë arsye, disa bashkësi çifute dhe të krishtera u ndihmuan ushtrive pushtuese dhe i vlerësuan ato si më pak shtypëse se sa padronët e vjetër perandorakë. Në shumë raste, pushtimet sollën një Pax Islamica në atë zonë të ndezur luftrash."11
Një tjetër "Pax Islamica" ishte ajo që Islami u solli grave, të cilat përbënin një segment të shoqërisë, ndaj të cilit ishte abuzuar jashtë mase në kohët paraislame. Profesor Bernard Ljuis, i njohur si një ndër ekspertët më të mëdhenj të Lindjes së Mesme, bën komentin e mëposhtëm:
Në përgjithësi, ardhja e Islamit solli një përmirësim të jashtëzakonshëm të pozitës së grave në Arabinë e lashtë, duke u siguruar atyre pronësinë dhe disa të drejta të tjera, si dhe duke marrë një masë mbrojtjeje ndaj keqtrajtimit prej burrave apo kujdestarëve. Vrasja e fëmijëve femra, e sanksionuar përmes zakoneve në Arabinë pagane, u ndalua në Islam. Megjithatë, pozita e gruas u dobësua dhe u përkeqësua në shumë drejtime, kur mesazhi origjinal i Islamit e humbi ndjeshëm gjallërinë e tij dhe u modifikua nën ndikimin e zakoneve dhe traditave pararendëse."12
Sultan Beyazid II was a devout Muslim. He welcomed the Jews who were fleeing from Spanish persecution, and afforded them the freedom to practise their religion in Muslim lands. |
Mbretëria e Turqve Selxhukë dhe Perandoria Osmane njiheshin gjithashtu, për pikëpamjet e tyre tolerante në lidhje me Islamin. Në librin e tij "Përhapja e Islamit në botë", studjuesi britanik Sër Tomas Arnold, sqaron se ishte kjo arsyeja, për të cilën të krishterët dëshironin të hynin nën qeverisjen selxhuke:
"Po në atë kohë, përsëri kjo ndjenjë sigurie për jetën fetare nën qeverisjen muslimane, i bëri shumë të krishterë të Azisë së Vogël që ta mirëprisnin ardhjen e turqve selxhukë si çliruesit e tyre... Në mbretërinë e Mikaelit VIII (1261 – 1282), turqit u ftuan shpesh nga banorët vendas, për të marrë nën kontroll qytete të vogla në brendësi të Azisë së Vogël. Në këtë mënyrë, banorëve u krijohej mundësia që t'i shpëtonin tiranisë së perandorisë. Gjithashtu, të varfër e të pasur shpërnguleshin shpesh në vendet e sunduara nga turqit."12
Malik Shah, udhëheqësi i Perandorisë Islame Selxhuke në kohën kur ajo njohu kulmin e shkëlqimit të saj, i trajtonte njerëzit e vendeve të pushtuara me tolerancë e dashamirësi dhe për këtë arsye, ai kujtohej prej tyre me respekt e dashuri. Të gjithë historianët objektivë bëjnë fjalë në veprat e tyre për tolerancën dhe drejtësinë e Malik Shahut. Qëndrimi i tij dashamirës nxiti gjithashtu, ndjenja dashurie ndaj tij edhe në zemrat e Ithtarëve të Librit. Për këtë arsye, në një formë të pashembullt në histori, shumë qytete hynë nën qeverisjen e Malik Shahut me vullnetin e tyre të lirë. Sër Tomas Arnold përmend gjithashtu, se Odo de Dioxhilo, një murg i Shën Denisit, kishte marrë pjesë ne Kryqëzatën e Dytë si kapelan personal i Luigjit VII. Ai bën fjalë në kujtimet e veta për drejtësinë, me të cilën muslimanët qeverisnin, pavarësisht nga përkatësia fetare e subjekteve të ndryshme. Mbështetur në rrëfimin historik të Odo de Dioxhilos, Sër Tomas Arnold shkruan:
The conquest of Istanbul by Sultan Mehmet the Conqueror meant freedom for Jews and heterodox Christians who had been subjected to oppression for centuries by Roman and Byzantine rulers. |
"Gjendja e të mbijetuarve do të kishte qenë tërësisht e pashpresë, nëse pamja e tyre e mjeruar nuk do t'i kishte prekur zemrat e muhamedanëve dhe nuk do t'i kishte nxitur ata në mëshirë. Ata u kujdesën për të sëmurët, u siguruan ndihmë të varfërve e të uriturve me bujari të madhe. Disa madje morën paratë frënge që grekët ua kishin marrë pelegrinëve me forcë apo dhelpëri dhe ua shpërndanë me tepri e zemërgjerësi nevojtarëve. Kaq i madh ishte ndryshimi mes trajtimit që pelegrinëve iu bë nga jobesimtarët dhe mizorisë që iu shkaktua atyre nga bashkëfetarët e tyre të krishterë, grekët, të cilët i detyruan të punonin me dhunë, i rrahën dhe u grabitën edhe atë pak gjë që u kishte mbetur, duke i detyruar që shumë prej tyre të pranojnë me dëshirë fenë e çlirimtarëve të tyre. Një kronikan i vjetër [Odo de Dioxhilo] thotë: "Duke iu shmangur bashkëfetarëve të tyre, të cilët kishin qenë aq mizorë me ta, ata shkuan e gjetën siguri pranë të pafeve, të cilët u treguan të mëshirshëm dhe sikurse morëm vesh, më shumë se tre mijë iu bashkuan turqve, duke i ndjekur ata edhe pasi u larguan."13
Këto fjalë të historianëve tregojnë, se administruesit muslimanë, të cilët zbatonin me sinqeritet moralin e Islamit, qeverisnin gjithmonë me tolerancë, mirësi e drejtësi. Në të njëjtën mënyrë, historia e Perandorisë Osmane që qeverisi për shekuj me radhë vende të shumta në tre kontinente, është e mbushur me shembuj tolerance.
Mënyra se si çifutët u strehuan në vendet osmane gjatë kohës së sulltan Bajazidit II, pasi iu nënshtruan masakrave dhe shpërnguljes nga mbretëritë katolike të Spanjës e Portugalisë, është një shembull shumë i mirë i tolerancës që buron nga morali islam. Mbretërit katolikë, të cilët qeverisnin Spanjën në atë kohë, ushtruan trysni të madhe mbi çifutët që më parë kishin jetuar në paqe nën qeverisjen muslimane në Andaluzi. Ndërsa muslimanë, të krishterë e çifutë ishin në gjendje të jetonin së bashku në paqe në Andaluzi, mbretërit katolikë u përpoqën ta detyrojnë gjithë vendin që të bëhet i krishterë, u shpallën luftë muslimanëve dhe i shtypën egërsisht çifutët. Për pasojë, qeverisësit muslimanë të rajonit të Granadës në jug të Spanjës, u rrëzuan në vitin 1492. Muslimanët iu nënshtruan masakrimeve të tmerrshme dhe u vranë. Edhe çifutët që nuk pranonin të ndryshonin fenë e tyre, u shpërngulën me dhunë.
Një grup prej këtyrë çifutëve, të mbetur pa atdhe, kërkoi strehë në Perandorinë Osmane dhe shteti i lejoi ata që të qëndrojnë. Flota Osmane, nën komandën e Kemal Reisit, i solli çifutët e shpërngulur, si dhe muslimanët që mundën të mbijetojnë, në vendin e osmanëve.
Sulltan Bajazidi II është i njohur në histori si një udhëheqës e besimtar i mirë dhe në pranverën e vitit 1492, ai i strehoi çifutët e shpërngulur nga Spanja në disa vende të perandorisë, pranë Edrenesë dhe Selanikut. Më shumë se 25,000 çifutë turq që jetojnë në Turqinë e sotme, janë pasardhësit e çifutëve spanjollë. Ata kanë ruajtur fenë dhe traditat që kishin në Spanjë 500 vjet më parë në kushtet e Turqisë së sotme dhe vazhdojnë të jetojnë të qetë e me të drejta të barabarta me qytetarët e tjerë. Ata kanë shkollat, spitalet, azilet e pleqve, shoqëritë kulturore dhe gazetat e tyre. Ata kanë tregëtarë e sipërmarrës të mëdhenj, përfaqësues në profesione të shumta, nga çështjet teknike, te marketingu, me qarqe intelektuale në rritje. Ndërsa bashkësitë çifute në Evropë, për shekuj me radhë, i janë nënshtruar frikës nga sulmet raciste antisemite, çifutët në Turqi kanë jetuar në paqe e siguri. Ky shembull është i mjaftueshëm për të treguar tolerancën dhe konceptin për drejtësinë që Islami mbart me vete.
Mirësia dhe toleranca, e shprehur nga Sulltan Bajazidi II, vihen re te të gjithë sulltanët osmanë. Kur sulltan Mehmet Fatihu mori Kostandinopojën, ai i lejoi të krishterët dhe çifutët që të jetonin të lirë në atë vend. Andre Mikel, i cili është i njohur për veprat me vlera të veçanta mbi praktikat e drejta e tolerante të muslimanëve dhe botës së Islamit, thotë:
"Bashkësitë e krishtera jetonin në një shtet të miradministruar që ata nuk e kishin njohur gjatë periudhës bizantine e latine. Ata nuk iu nënshtruan kurrë përndjekjes sistematike. Përkundrazi, perandoria dhe veçanërisht Stambolli, u shndërruan në strehë për çifutët spanjollë, të cilët ishin keqtrajtuar në vendin e tyre. Njerëzit nuk u islamizuan kurrë me forcë; lëvizjet e islamizimit erdhën si rezultat i proceseve shoqërore."14
Siç del nga këto fakte, muslimanët asnjëherë gjatë historisë së tyre, nuk kanë qenë shtypës. Përkundrazi, ata u kanë sjellë paqe dhe siguri të gjitha kombeve dhe besimeve kudo që kanë shkuar. Ata janë sjellë mirë me të gjithë njerëzit, duke vepruar në pajtim me vargun kuranor që thotë:
In short, friendship, brotherhood, peace and love are the bases of Qur'anic morality, and it is to these superior virtues that Muslims try to adhere. (For further details, see Harun Yahya's Justice and Compassion in the Qur'an)
"Adhuroni Zotin dhe mos i shoqëroni asgjë Atij në adhurim! Tregohuni të mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmëve, ndaj jetimëve, ndaj të mjerëve, ndaj fqinjëve tuaj të afërm e të largët, ndaj miqve, ndaj udhëtarëve dhe ndaj skllevërve tuaj! Zoti nuk e do atë që është mburracak e mendjemadh."
(Kurani 4:36)
Shkurt, miqësia, vëllazëria, paqja dhe dashuria janë bazat e moralit kuranor dhe muslimanët përpiqen që të mishërojnë pikërisht këto virtyte të larta.
2. Ramuz El Ehadis, Cilt 1, 84/8
3. Ramuz El Ehadis, Cilt 1, 76/12
4. Karen Armstrong, Holy War, MacMillian London Limited, 1988, p. 25
5. Majid Khoduri, İslam'da Savaş ve Barış, Fener Yayınları, İstanbul, 1998, s. 123 ; Taberi, Tarih I, 1850
6. Hamidullah, Mecmuatü'l-Vesaik, 195-197
7. Frend, 289; Hamidullah, İslam Peygamberi, II. 920; Levent Öztürk, Asr-ı Saadetten Haçlı Seferlerine Kadar İslam Toplumunda Hıristiyanlar, İz Yayıncılık, istanbul, 1998, s. 55
8. Yrd. Doç. Dr. Orhan Atalay, Doğu-Batı Kaynaklarında Birlikte Yaşama, Gazeteciler ve Yazarlar Vakfı Yayınları, İstanbul, 1999, s. 95; Hamidullah, El-Vesaik, s. 380-381, No: 358
9. History of Latin Christianity, c. II, s. 216-217, İslam Kültür Atlası, İsmail Rai el-Faruki, Luis Lamia el-Faruki, çeviri: Mustafa Okan Kibaroğlu-Zerrin Kibaroğlu, İnkılab Yayınları, 1997, s. 222
10. L. Browne, The Prospects of Islam, s. 11-15, s. 269-270
11. Yesevizade, Sevgi Peygamberi, Hakikati Arayış Neşriyatı, Ankara, 1996, s. 272-273; Sir Thomas Arnold, The Preaching of Islam, s. 97; Finlay: 4A History of Greece, III, 358-9; J. H. Krause: "Die Byzantiner des Mitte latters", Halle, 1869, s. 276
12. Osman Turan, Türk Dünya Nizamının Milli, İslami ve İnsani Esasları, Cilt 2, s. 138
13. F. Emecen, K. Beydilli, M. İpşirli, M.A. Aydın, İ. Ortaylı, A. Özcan, B. Yediyıldız, M. Kütükoğlu, Osmanlı Devleti ve Medeniyeti Tarihi, İslam Tarih, Sanat ve Kültür Araştırma Merkezi, İstanbul, 1994, s. 467
14. John L. Esposito, The Islamic Threat: Myth or Reality, Oxford University Press, New York, 1992, s. 39