Historia ka dëshmuar gjithmonë paqe, drejtësi dhe tolerancë në vendet e drejtuara nga administruesit muslimanë që ndiqnin udhëzimet kuranore. Praktikat në vendet e marra nën kontroll gjatë jetës së Profetit Muhamed përbëjnë shembuj shumë të rëndësishëm dhe kalifët e drejtë që ndoqën hapat e të Dërguarit të Zotit dhe nuk iu shmangën kurrë moralit të Kuranit, ngritën gjithashtu shoqëri paqësore. Drejtësia e vërtetë dhe ndershmëria e përshkruar në Kuran u ndoqën me ngulm në kohën e këtyre drejtuesve dhe kjo siguroi një shembull të mirë për brezat që do të pasonin.
Vendi i Palestinës dhe kryeqyteti i saj, Jeruzalemi, ku aderues të të tre besimeve me origjinë hyjnore jetojnë së bashku, janë të rëndësishëm në kuptimin se ata tregojnë se si muslimanët sjellin paqe dhe stabilitet në vendet që kanë nën administrim. Në të vërtetë, për më shumë se 1400 vjet, qeverisja muslimane solli paqe për Jeruzalemin dhe Palestinën.
Mosque of Omar |
Jeruzalemi ishte kryeqyteti i çifutëve deri në vitin 71 p.e.s. Në atë vit ushtria romake u lëshua në një sulm të gjerë mbi çifutët dhe i përzuri ata nga zona me një egërsi të paparë. Pasi nisi koha e diasporës çifute, Jeruzalemi dhe rrethinat e tij filluan të shndërroheshin në një vend të braktisur.
Sidoqoftë, Jeruzalemi u bë përsëri qendër interesash me pranimin e Krishtërimit në kohën e perandorit romak Kostandin. Të krishterët romakë ngritën kisha në Jeruzalem. Ndalimet ndaj çifutëve në atë zonë u hoqën. Palestina mbeti territor romak (bizantin) deri në shekullin e 7-të. Persët e pushtuan rajonin për një kohë të shkurtër, por bizantinët e rimorën atë.Një pikë e rëndësishme kthese në historinë e Palestinës ndodhi në vitin 637, kur ajo u mor nën kontroll nga ushtritë e Islamit. Kjo do të thoshte një paqe të re dhe harmoni në Palestinën që kishte qenë për shekuj skena e luftrave, shpërnguljeve, zisë dhe masakrave dhe që kishte njohur egërsinë e çdo kohe me ndryshimet e shpeshta të qeverisjeve të huaja. Ardhja e Islamit përbënte nisjen e një epoke të re, ku njerëzit e besimeve të ndryshme do të mund të jetonin në paqe e harmoni.
Palestina u mor nga Omeri, kalifi i dytë pas vetë Profetit. Hyrja e kalifit në Jeruzalem, toleranca, pjekuria dhe urtësia që ai tregoi ndaj njerëzve të besimeve të ndryshme ishin vetëm fillimi i një epoke të bukur që po niste. Historiania britanike dhe specialistja e çështjeve të Lindjes së Mesme, Karen Armstrong, e përshkruan kështu marrjen e Jeruzalemit nga Omeri në librin e saj "Lufta e Shenjtë":
Kalifi Omer hyri në Jeruzalem hipur mbi një deve të bardhë, i shoqëruar nga një magjistrat i qytetit, patriarku grek Sofroni. Kalifi kërkoi të dërgohej menjëherë në Malin e Tempullit dhe u përul në lutje në vendin ku Profeti Muhamed kishte kryer Udhëtimin e tij të Natës. Patriarku pa i tmerruar: ky, mendoi ai, duhej të ishte përbaltja e shkretisë që profeti Daniel kishte parathënë se do të hynte në tempull; ky duhet të jetë Antikrishti që do të lajmërojë afrimin e Ditëve të Fundit. Më pas, Omeri kërkoi të shihte faltoret e krishtera dhe ndërsa ishte në Kishën e Varrit të Shenjtë, koha për lutjet muslimane erdhi. Patriarku e ftoi atë me mirësjellje që të falej aty ku ishte, por Omeri kundërshtoi me të njëjtën mirësjellje. Nëse ai do të përulej për t'u falur në kishë, shpjegoi ai, muslimanët do të dëshironin të nderonin kujtimin e kësaj ngjarjeje duke ngritur aty një xhami dhe kjo do të thoshte se ata do të mund ta prishnin Varrin e Shenjtë. Në vend të kësaj, Omeri shkoi të lutej pak më larg se kisha dhe në drejtim të kundërt me Varrin e Shenjtë gjendet ende sot një xhami e vogël, kushtuar kalifit Omer.
Xhamia tjetër e madhe e Omerit u ngrit në Malin e Tempullit për të shënuar çlirimin musliman, bashkë me xhaminë Aksa, e cila përkujton Udhëtimin e Natës të Muhamedit. Për vite të tëra, të krishterët kishin përdorur anën e tempullit të shkatërruar çifut për të mbledhur mbeturinat e qytetit. Kalifi ndihmoi me duart e veta muslimanët që të pastronin plehrat dhe muslimanët aty ngritën dy faltore për të vendosur Islamin në qytetin e tretë të shenjtë në botën islame.22
Me marrjen e Jeruzalemit nga muslimanët, qyteti u bë i sigurtë e i qetë dhe të tre besimet mundën të jetojnë në paqe. Xhon L. Espozito shkruan:
Kur ushtritë arabe morën Jeruzalemin në vitin 638, ato pushtuan një qendër, faltoret e së cilës ishin shndërruar në një vend të rëndësishëm pelegrinazhi për Krishtërimin. Kishat dhe popullsia e krishterë u lanë të paprekura. Çifutëve që më parë u ishte ndaluar nga qeverisësit e krishterë për të jetuar në atë zonë, u lejuan të kthehen, të jetojnë dhe të kryejnë ritet e tyre në qytetin e Solomonit dhe të Davidit.23
Kur kalifi Omer hyri në Jeruzalem, ai nënshkroi marrëveshjen e mëposhtme me patriarkun e Jeruzalemit:
Kjo është siguria, e cila Omeri, shërbëtori i Zotit, udhëheqësi i besimtarëve, u garanton njerëzve të Elisë. Ai u garanton të gjithëve, të sëmurë a të shëndetshëm qofshin, siguri për jetët, pronat, kishat dhe kryqet e tyre dhe për gjithçka që lidhet me fenë e tyre. Kishat e tyre nuk do të shndërrohen në vende banimi, as nuk do të shkatërrohen, as nuk do të zvogëlohen ato apo përkatësitë e tyre në asnjë lloj mënyre, as nuk do të ushtrohet ndonjë shtrëngim ndaj njerëzve në çështje të fesë dhe asnjërit prej tyre nuk do t'i shkaktohet asnjë e keqe.
Shkurt, muslimanët sollën qytetërimin në Jeruzalem dhe në të gjithë Palestinën. Në vend të besimeve që nuk tregojnë respekt për vlerat e shenjta të njerëzve të tjerë dhe që kishin sjellë më parë vrasje vetëm për shkak të ndryshimeve në bindjet fetare, ata qeverisën me drejtësi, tolerancë dhe me kulturën e moderuar të Islamit. Pas marrjes së Palestinës nga Omeri, muslimanët, të krishterët dhe çifutët jetuan së bashku në paqe e harmoni në atë vend. Muslimanët kurrë nuk u përpoqën për të përdorur forcën në konvertimin e njerëzve, ndërsa shumë jomuslimanë që arritën të shohin se Islami ishte feja e vërtetë, e pranuan këtë fe me vullnetin e tyre të lirë.
Paqja dhe harmonia në Palestinë qëndruan aq gjatë sa ç'qëndroi qeverisja muslimane në atë rajon. Sidoqoftë, në fund të shekullit të XI, një forcë pushtuese hyri në rajon nga jashtë dhe Jeruzalemi i qytetëruar u plaçkit me një barbari që nuk ishte parë kurrë më parë. Këta barbarë ishin kryqtarët.
Under Muslim rule, Muslims, Christians and Jews lived together in Jerusalem in contentment and peace. |
Ndërsa aderuesit në të tre besimet jetonin në paqe në Palestinë, të krishterët e Evropës vendosën të organizonin një kryqëzatë. Duke iu përgjigjur thirrjes së papës Urban II, më 27 nëntor 1095 në Koncilin e Klermontit, më shumë se 100,000 njerëz nga e gjithë Evropa u nisën për në Palestinë, me qëllim që të çlironin vendin e shenjtë nga muslimanët dhe të shtinin në dorë pasuritë përrallore të Lindjes. Pas një udhëtimi të gjatë dhe të lodhshëm dhe pas një numri të madh grabitjesh e masakrash që kryen gjatë rrugës, ata arritën në Jeruzalem në vitin 1099. Qyteti ra pas një rrethimi prej pesë javësh. Pasi kryqtarët u futën në të, ata ushtruan një egërsi e barbari që rrallëherë bota e ka parë. Të gjithë muslimanët dhe çifutët në qytet u shkuan në shpatë.
Paqja dhe harmonia që kishin mbretëruar në Palestinë qysh nga koha e Omerit, përfunduan me një masakër të tmerrshme. Kryqtarët dhunuan të gjitha ligjet etike të Krishtërimit dhe përhapën terrorin në emër të Krishtërimit.Ushtritë e egra kryqtare e bënë Jeruzalemin kryeqytet të tyre dhe ngritën Mbretërinë Latine, kufijtë e së cilës shtriheshin nga Palestina në Antioki. Sidoqoftë, kryqtarët që sollën egërsinë në Palestinë nuk mundën të qëndrojnë gjatë. Salahudini i mblodhi të gjitha mbretëritë muslimane nën flamurin e një lufte të shenjtë dhe i mundi kryqtarët në betejën e Hatinit në vitin 1187. Pas betejës, dy udhëheqësit e ushtrisë kryqtare, Rejnaldi i Shatijonit dhe mbreti Gij, u sollën para Salahudinit, i cili ekzekutoi Rejnaldin e Shatijonit, që njihej për barbaritë e tmerrshme që kishte kryer, ndërsa mbretin Gij e la të lirë, pasi nuk kishte kryer të njëjtat krime. Palestina edhe një herë u njoh me drejtësinë e vërtetë.
Menjëherë pas betejës së Hatinit dhe në të njëjtën ditë që Profeti Muhamed kishte kryer nga Meka për në Jeruzalem udhëtimin e mrekullueshëm të Natës së Miraxhit, Salahudini hyri në Jeruzalem dhe e çliroi atë nga 88 vitet e pushtimit kryqtar. Kur kryqtarët kishin hyrë në Jeruzalem 88 vjet më parë, ata kishin vrarë muslimanët në qytet dhe për këtë arsye, trembeshin se mos Salahudini do të bënte me ta të njëjtën gjë. Sidoqoftë, ai nuk preku asnjë qytet të krishterë. Përveç kësaj, ai thjesht i urdhëroi të krishterët latinë (katolikë) që të largoheshin. Të krishterët ortodoksë, të cilët nuk ishin kryqtarë, u lejuan të jetojnë në qytet dhe të kryejnë ritet si të dëshironin. Sipas fjalëve të Xhon L. Espozitos, "ushtria muslimane u tregua zemërgjerë në fitore po aq sa ç'kishte qenë këmbëngulëse në betejë. Civilët nuk u prekën. Kishat dhe faltoret u lanë pa prekur... Salahudini i qëndroi besnik fjalës së tij dhe u tregua i mëshirshëm ndaj atyre që nuk luftuan.""24
O You who believe! Be upholders of justice, bearing witness for Allah alone, even against yourselves or your parents and relatives. Whether they are rich or poor, Allah is well able to look after them. Do not follow your own desires and deviate from the truth. If you twist or turn away, Allah is aware of what you do.
(Surat an-Nisa', 135)
Karen Armstrong e përshkruan marrjen e dytë të Jeruzalemit me këto fjalë:
Më 2 tetor 1187 Salahudini dhe ushtria e tij hynë në Jeruzalem dhe për 800 vjetët që do të pasonin, Jeruzalemi do të mbetej një qytet musliman. Salahudini e mbajti fjalën dhe e mori qytetin sipas idealeve më të larta islame. Ai nuk u hakmorr për masakrën e vitit 1099, sikurse këshillon edhe Kurani (16:126) dhe tani që vrasjet pushuan ai u dha fund armiqsive (2:193). As edhe një i krishterë i vetëm nuk u var dhe nuk u plaçkit. Shpërblesat për lirim ishin tejet të ulëta... Salahudini u prek e nga kursimet që familjet premtonin të jepnin si dëmshpërblim për lirimin e robërve të luftës dhe i liroi shumë prej tyre falas, sikurse nxiste Kurani, megjithëse të ardhurat në thesar ishin pakësuar deri në një masë dëshpëruese. Vëllai i tij El-Adili, ishte aq i brengosur nga pamundësia e robërve për të paguar, saqë i kërkoi Salahudinit të blinte njëmijë prej tyre si skllevër për vete dhe sapo i mori, i liroi ata në çast që të gjithë... Të gjithë udhëheqësit muslimanë u skandalizuan tek panë se si të krishterët e pasur ia mbathnin me gjithë pasurinë e tyre, e cila mund të përdorej fare mirë për pagesat për lirimin e skllevërve... [Patriarku] Herakli pagoi shumën prej dhjetë dinarësh, sa ç'kërkohej nga të gjithë të tjerët dhe atij iu krijua mundësia të mbante shoqërues të veçantë që të ruante thesarin në udhëtimin e tij për në Tir.25
King Richard ruthlessly executed 3000 Muslim civilians in the Castle of Acre, among whom were many women and children ... |
Shkurt, Salahudini dhe muslimanët, nën udhëheqjen e tij, i trajtuan të krishterët me mirësi e drejtësi të madhe dhe treguan ndaj tyre edhe më shumë dhembshuri nga ç'treguan vetë udhëheqësit e tyre. Jo vetëm të krishterët, por edhe çifutët fituan paqe e siguri me marrjen e Jeruzalemit nga muslimanët. Poeti i mirënjohur çifut spanjoll, Jehuda el Harizi, i shprehu kështu ndjenjat e veta në një nga veprat e tij:
Zoti... vendosi që vendi i shenjtë të mos mbetej më në duart e bijve të Esaut... Kështu, në vitin 4950 të Krijimit [1190 e.s.] Zoti zgjoi shpirtin e princit të ismaelitëve [Salahudinit], një njeri i urtë e i guximshëm që erdhi me gjithë ushtrinë e tij, rrethoi Jeruzalemin, e mori atë dhe shpalli nëpër të gjithë vendin se do ta mirëpriste racën e Efraimit, ngado që ata të vinin. Dhe kështu, ne erdhëm nga të gjitha anët e botës për t'u strehuar këtu. Ne tani jetojmë nën hijen e paqes.
Pas Jeruzalemit, kryqtarët vazhduan barbaritë e tyre dhe muslimanët drejtësinë e tyre në qytete të tjera të Palestinës. Në vitin 1194, Rikard Zemërluani që portretizohet si hero i madh në historinë britanike, ekzekutoi poshtërsisht në kështjellën Akr 3,000 muslimanë, nga të cilët shumë gra e fëmijë. Megjithëse muslimanët qenë dëshmitarë të kësaj egërsie, ata kurrë nuk përdorën të njëjtat metoda. Ata iu përmbajtën urdhëresës së Zotit, "Mos lejoni që urrejtja ndaj një populli që ju ndaloi një herë nga Xhamia e Shenjtë t'ju shtyjë në teprim..." (Kurani 5:2) dhe nuk ushtruan kurrë dhunë ndaj civilëve të pafajshëm. Ata nuk përdorën kurrë dhunë të panevojshme, qoftë edhe ndaj ushtrive kryqtare që arritën të mundin. Egërsia e kryqtarëve dhe drejtësia e muslimanëve treguan edhe një herë një të vërtetë historike: Një qeverisje e ndërtuar me parimet e Islamit, u lejoi njerëzve të besimeve të ndryshme të jetojnë së bashku. Ky fakt vazhdoi të tregohet edhe për 700 vjet pas Salahudinit, veçanërisht gjatë periudhës osmane.
Në vitin 1514, sulltan Selimi mori Jeruzalemin dhe zonën e tij rrethuese dhe kështu nisën 400 vitet e qeverisjes osmane në Palestinë. Sikurse në shtetet e tjera osmane, kjo periudhë do t'i krijonte mundësinë Palestinës që të gëzonte paqe, stabilitet dhe të njihte bashkëjetesën harmonike të besimeve të ndryshme.
Perandoria Osmane administrohej nën atë që njihej si "sistemi i kombit (miletit)", që përbënte tiparin themelor, mbi të cilin popujt e besimeve të ndryshme lejoheshin të jetonin sipas këtyre besimeve madje edhe sipas sistemeve të veta ligjore. Të krishterët dhe çifutët, të përshkruar si Ithtarë të Librit në Kuran, gjetën tolerancë, siguri e liri në vendet osmane.
Although the Ottoman Empire was a Muslim state, it granted its subjects religious freedom. Thus a peaceful multi-cultural mosaic was to be found in Ottoman lands. As seen in this picture, the state protected its citizens in accordance with Muslim moral teaching, providing for its poor no matter what religion they practised.
Arsyeja më e rëndësishme për këtë ishte se megjithëse Perandoria Osmane ishte e qeverisur nga muslimanët, ajo nuk dëshironte t'i detyronte qytetarët e saj me forcë që të pranonin Islamin. Përkundrazi, shteti osman synonte të ruante paqen e sigurinë për jomuslimanët dhe t'i qeveriste ata në një mënyrë të tillë që ata të ndjeheshin të kënaqur me qeverisjen dhe drejtësinë muslimane.
Shtete të tjera të mëdha të asaj kohe, kishin mënyra qeverisjeje shumë të ashpra, shtypëse e jotolerante. Mbretëria e Spanjës nuk mund të toleronte ekzistencën e muslimanëve dhe të çifutëve në Spanjë dhe ushtroi një dhunë të jashtëzakonshme ndaj këtyre dy bashkësive. Në shumë vende të tjera evropiane, çifutët ishin të shtypur vetëm për shkak të identitetit fetar (për shembull, ata u burgosën nëpër geto) dhe u bënë shpesh viktima të masakrave (pogromeve). Të krishterët nuk arrinin të shkonin mirë as me njëri-tjetrin vetë. Luftrat mes protestantëve dhe katolikëve në shekujt XVI dhe XVII e shndërruan Evropën në një det gjaku. Lufta 30 vjeçare mes viteve 1618 dhe 1648 ishte pasojë e mosmarrëveshjeve katoliko-protestante. Si rezultat i kësaj lufte, Evropa Qendrore u shndërrua në fushë beteje dhe vetëm në Gjermani, u vra një e treta e popullsisë 15 milionëshe.
The mutualintolerance ofCatholics andProtestants in the16th and 17thcenturies stillcontinues in somecountries. The mostinnocent sufferers ofthese conflicts havealways been thechildren.
Në kushte të tilla, është e pamohueshme e vërteta se qeverisja osmane ishte tejet njerëzore. Shumë historianë dhe shkencëtarë politikë kanë tërhequr vëmendjen te ky fakt. Një nga ata është eksperti i njohur i çështjeve të Lindjes së Mesme në Universitetin e Kolumbias, Eduard Said. Ai e ka prejardhjen nga një familje e krishterë prej Jeruzalemi dhe merret me punë kërkimore në universitetet amerikane, duke qëndruar larg vendit të tij. Në një intervistë për gazetën izraelite "Ha'arec" ai rekomandoi "sistemin osman të kombit" nëse do të ndërtohet një paqe e qëndrueshme në Lindjen e Mesme. Ai tha:
Një pakicë çifute mund të mbijetojë në të njëjtën mënyrë që kanë mbijetuar në botën arabe të gjitha pakicat e tjera... nën Perandorinë Osmane, me sistemin e miletit, kjo funksionoi fare mirë. Ajo që kishin ata atëherë duket shumë më njerëzore nga kjo që kemi tani.26 26
1. Zaman, 30.08.00 -The Ottoman Solution to Jerusalem, 2. Turkiye, 15.04.95 -We Miss the Ottomans, The model for peace in the Middle East is the Ottoman one of multi-culturalism, with its conciliatory, just andtolerant attitude based on the moral teaching of the Qur'an. Above are some news clippings from Turkishnewspapers and journals about the peaceful nature of Ottoman rule. |
Historia tregon se Islami është i vetmi sistem besimi që mund të sigurojë një qeverisje të drejtë dhe tolerante në Lindjen e Mesme. Pax Ottomana që përfundoi me tërheqjen e Perandorisë Osmane nga rajoni, nuk është zëvendësuar ende.
Për këtë arsye, mënyra e sigurimit të paqes në Lindjen e Mesme, është zbatimi i modelit osman, të karakterizuar nga toleranca dhe kompromisi, si dy nga mësimet themelore të Kuranit. Islami, i ndjekur me vërtetësi, është zgjidhja e të gjitha llojeve të dhunës e mosmarrëveshjeve, luftrave dhe terrorit dhe garantuesi i paqes, drejtësisë dhe tolerancës.
... Allah is Ever-Gentle with His servants.
(Surah Al 'Imran, 30)
22.Karen Armstrong, Holy War, MacMillan, London, 1988, s. 30-31
23. Rapor, İbn Abdulhakem'in Fütuh Mısır ve Ahbaruha'sından alınmış, P.K. Hitti de oradan History of Arabs adlı eserine iktibas etmiştir. (Londra: Macmillan, 1950) s. 163. İslam Kültür Atlası, İsmail Rai el-Faruki, Luis Lamia el-Faruki, çeviri: Mustafa Okan
24.Karen Armstrong, Holy War, s. 185
25.Bernard Lewis, İslam Dünyasında Yahudiler, İmge Kitabevi, İstanbul, 1996, Yahudi Ansiklopedisi, Cilt 1, Yusuf Besalel, Gözlem Gazetecilik Basın ve Yayın AŞ, 2001, s. 246
26.18.8.2000, Ha'aretz Gazetesi; MiddleEast.Org, August 2000