logo
HARUN YAHYA

FYTYRA E VëRTeTëE TERRORISTëVe Që VEPROJNë NëEMëR Të FeSë

Të gjithë shembujt tregojnë se organizimi i veprave të terrorit kundër njerëzve të pafajshëm, është plotësisht në kundërshtim me Islamin. Përkundrazi, muslimanët janë përgjegjës për t'i ndaluar edhe të tjerët nga krimi, për të larguar "mizorinë në tokë" dhe për të sjellë paqe e siguri për të gjithë njerëzit në botë.

Nuk është e mundur të flitet për "terror të krishterë", "terror çifut" apo "terror islamik". Në të vërtetë, një hulumtim i sfondit shoqëror të përgjegjësve për aktet terroriste tregon se terrorizmi nuk është një çështje fetare, por një dukuri shoqërore.

Kryqtarët: barbarët që morën nëpër këmbë fenë e vet

terör, savaş

On September 12, 1204, the Crusaders entered Constantinople, which was held by their fellow Christians. They ransacked and looted the city even to the extent of ripping the gold out of the churches.

Mesazhi i vërtetë i një feje apo i një sistemi besimi mund të shtrembërohet nga pseudo-aderuesit e saj. Kryqëzatat, periudha e të cilave përbën një episod të errët në historinë e Krishterimit, janë një shembull i këtij shtrembërimi.

Kryqtarët ishin të krishterë evropianë, të cilët ndërmorën, nga fundi i shekullit XI, ekspedita për të rimarrë nën kontroll nga muslimanët Tokën e Shenjtë (Palestinën dhe zonën rrethuese të saj). Ata u shfaqën me një qëllim të ashtuquajtur fetar, por ata lanë të shkretë çdo pëllëmbë dhé ku shkelën dhe përhapën frikë e tmerr kudo që shkuan. Civilët që u hasën gjatë rrugës iu nënshtruan ekzekutimeve masive. U plaçkitën fshatra e qytete. Pas pushtimit, Jeruzalemi ku muslimanët, çifutët dhe të krishterët kishin jetuar në paqe, nën qeverisjen islame, u shndërrua në skenë gjakderdhjeje të pafund. Ata masakruan, pa mëshirë të gjithë muslimanët në qytet.

Sipas fjalëve të një historiani, "ata vranë të gjithë saraçenët dhe turqit që gjetën... meshkuj a femra qofshin".15

Një nga kryqtarët, Rajmondi i Agijës, krenohet kështu për dhunën e ushtruar:

"Pamje të mrekullueshme mund të shiheshin. Disa nga njerëzit tanë (dhe kjo ishte forma më e mëshirshme) u prenë kryet armiqve të tyre; të tjerë i goditën ata me heshta dhe ata binin nga kullat; të tjerë i torturuan ata edhe më gjatë, duke i hedhur në flakë. Pirgje me koka, duar e këmbë u panë në rrugët e qytetit. Njerëzve u duhej të ecnin duke shkelur mbi kufoma njerëzish e kuajsh. E megjithatë, këto ishin vogëlsira në krahasim me atë që ndodhi në Tempullin e Solomonit, i cili është një vend ku zakonisht, këndoheshin shërbesa fetare... Në Tempullin e Solomonit dhe në oborrin e tij, njerëzit kalëronin në gjak deri në gjunjët dhe kapistrat e kuajve."16

Në dy ditë, ushtarët kryqtarë vranë afro 40,000 muslimanë në mënyrat barbare që u përshkruan.17

Barbaria e kryqtarëve ishte aq e tepruar saqë gjatë Kryqëzatës së Katërt, ata plaçkitën Kostandinopojën (Stambolli i sotëm), një qytet i krishterë dhe grabitën sendet e arta nga kishat.

Natyrisht që e gjithë kjo barbari ishte në kundërshtim të plotë me doktrinën e krishterë. Krishterimi, sipas fjalëve të Biblës, është një "mesazh dashurie". Në "Ungjillin sipas Mateut", thuhet se Jezusi u tha ndjekësve të tij: "Duajini armiqtë tuaj dhe lutuni që ata të mos ju përndjekin!" (Mateu 5:44). Në "Ungjillin sipas Lukës", thuhet se Jezusi ka thënë: "Atij që të godet në njërën faqe, ktheji edhe tjetrën!" (Luka 6:29) Kështu, vrasja e njerëzve të pafajshëm është e paimagjinueshme. Konceptin e "vrasjes së të pafajshmëve" mund ta gjejmë në Bibël, por për këtë akuzohet mbreti mizor çifut Herodi, i cili u përpoq të vriste Jezusin qysh kur ky ishte foshnjë.

Nëse Krishtërimi është një fe e mbështetur në dashuri dhe që nuk nxit dhunë, si mundën kryqtarët e krishterë të kryejnë aktet më të dhunshme të historisë? Arsyeja kryesore për këtë është që kryqtarët ishin kryesisht njerëz të paditur që mund të cilësohen më mirë me emrin "turmë". Masat e tyre, të cilët nuk dinin asgjë nga feja e vet dhe që ndoshta s'e kishin lexuar apo parë kurrë Biblën në jetën e tyre dhe që ishin në përgjithësi plotësisht të panjohur me vlerat morale të urdhëruara prej Biblës, u shtynë në barbari përmes slloganeve të Kryqëzatave, të cilat paraqiteshin si "Vullneti i Zotit". Duke përdorur këtë metodë mashtruese, shumë prej tyre u nxitën për të kryer veprime të frikshme, të ndaluara në fenë e tyre.

Vlen të përmendet se në atë periudhë, të krishterët lindorë, apo populli i Bizantit, të cilët nga pikëpamja kulturore, qëndronin shumë më lart se të krishterët perëndimorë, treguan vlera më të mëdha njerëzore. Edhe përpara, edhe pas pushtimeve të Kryqëzatave, të krishterët ortodoksë jetuan së bashku me muslimanët. Sipas komentatorit të BBC-së, Terri Xhons, me tërheqjen e kryqtarëve nga Lindja e Mesme "jeta e qytetëruar filloi përsëri dhe anëtarët e tre besimeve monoteiste iu rikthyen bashkekzistencës paqësore."18

Shembulli i kryqtarëve është tregues për një dukuri të përgjithshme. Sa më të paqytetëruar, të pazhvilluar intelektualisht e të paditur të jenë aderuesit në një ideologji, aq më të prirur janë ata për të shpërthyer në akte dhune. Kjo vlen edhe për ideologjitë që nuk kanë të bëjnë fare me fenë. Të gjitha lëvizjet komuniste në botë janë të prirura nga terrori. Më të egrat e më të përgjakshmet e tyre ishin ato të khmerëve të kuq në Kamboxhia. Veprimet e tyre vinin për arsye të injorancës së thellë.

Karakteri beduin në Kuran

öldürmek, cinayt

Bedouins were nomadic tribes of the desert at the time of the Prophet Muhammad (saas). Because of the harsh conditions in which they lived, they came to possess a hard and rough culture.

Në kohën e Profetit Muhamed, në Arabi ekzistonin dy struktura bazë të shoqërisë. Këta ishin banorët e qytetit dhe beduinët (arabët e shkretëtirës). Në qytete mbizotëronte një kulturë e sofistikuar. Marrëdhëniet tregtare i lidhnin qytetet me botën e jashtme dhe kjo shërbente për formimin e "sjelljeve të mira" mes arabëve qytetarë. Ata kishin vlera estetike të rafinuara, pëlqenin letërsinë dhe veçanërisht poezinë. Arabët e shkretëtirës, nga ana tjetër, ishin fise nomade që jetonin në shkretëtirë dhe që kishin një kulturë shumë të papërpunuar. Ata ishin plotësisht të panjohur me artet dhe shkencat dhe zhvillonin një karakter të parafinuar.

Islami lindi dhe u zhvillua mes banorëve të Mekës, qytetit më të rëndësishëm të gadishullit. Sidoqoftë, Islami u përhap në të gjithë gadishullin dhe atë e përqafuan të gjitha fiset arabe. Mes këtyre fiseve ishin gjithashtu arabët e shkretëtirës, por këta ishin disi problematikë. Sfondi i tyre i varfër intelektual e kulturor i pengonte disa prej tyre që ta kuptonin thellësinë dhe shpirtin fisnik të Islamit. Lidhur me këtë, Zoti në Kuran ka shpallur këtë varg:

"Arabët e shkretëtirës janë më të këqinjtë në mosbesim e hipokrizi dhe më të prirur për të mos i njohur kufijtë që Zoti i ka bërë të ditur të Dërguarit të Tij. Mirëpo Zoti është i Gjithëditur, i Urtë." (Kurani 9:97)

Arabët e shkretëtirës, pra, ato grupe shoqërore, të cilat ishin "më të këqinjtë në mosbesim e hipokrizi", si dhe të prirur për të mos iu bindur urdhëresave të Zotit, u bënë pjesë e botës islame në kohën e Profetit. Nuk duhet të harrojmë se jo të gjithë arabët e shkretëtirës ishin negativë. Sidoqoftë, në kohët e mëvonshme, sekti i quajtur "harixhi", i cili lindi mes beduinëve përbën një shembull. Tipari më i dallueshëm i këtij sekti pervers (të quajtur "harixhi", që do të thotë "rebel", për shkak të shmangies së madhe nga praktikat sunite), ishte natyra e tyre e egër dhe fanatike. "Harixhitët", të cilët e kuptonin fare pak thelbin e Islamit apo virtytet dhe vlerat e shprehura në Kuran, luftuan kundër të gjithë muslimanëve të tjerë, duke u mbështetur në një numër të vogël vargjesh kuranore, të cilët ata i keqinterpretuan dukshëm. Për më tepër, ata kryen "akte terrorizmi" të vërtetë. Aliu që ishte njëri nga shokët më të dashur të Profetit, u vra nga një harixhi.

Në kohët e mëvonshme, u shfaqën "hashashitët", një tjetër organizatë brutale. Kjo ishte një "organizatë terroriste", e përbërë nga injorantë dhe militantë fanatikë, të zhveshur nga të kuptuarit e thellë të thelbit të Islamit. Për këtë arsye, ata ishin të prirur që të ndikoheshin shumë lehtë nga sllogane e premtime të thjeshta.

E thënë ndryshe, njëlloj sikurse kryqtarët dëmtuan dhe keqinterpretuan Krishtërimin, sikur të ishte një doktrinë egërsie, disa grupe që e kishin burimin te bota islame, e keqinterpretuan Islamin, duke përdorur brutalitetin. E përbashkëta mes këtyre sekteve dhe kryqtarëve, ishte natyra e tyre "beduine". Pra, ata ishin injorantë, të parafinuar e të pakulturuar, të paaftë për ta kuptuar fenë. Dhuna e përdorur prej tyre erdhi si pasojë e kësaj paaftësie për të kuptuar dhe jo nga feja që ata pretendonin se i përkisnin.

A Terrorist is Without Pity Whose Only Purpose is to Destroy

The founder of Russian Anarchism, Michael Bakunin and his disciple Nechayev define an ideal terrorist in this way:

Michael Bakunin

Michael Bakunin

The whole work of his [a revolutionist's] existence, not only in words, but also in deeds, is at war with the existing order of society, and with the whole so-called civilized world, with its laws, morals and customs, he is an uncompromising opponent… He knows only one science; the science of destruction.19

As understood from these words of Bakunin and Nechayev, terrorists are people who sever their relationship with every material and spiritual institution thereby rejecting every moral value, and who view these institutions as impediments to their designs. Bakunin also said, "Day and night dare he [a revolutionist] have only one thought, one aim: the unmerciful destruction; while he, cold-blooded and without rest, follows that aim, he himself must be ready to die at any time and ready to kill with his own hands any one who seeks to thwart his aims." In his Ground-Work for the Social Revolution, there is this description of what kind of person a terrorist must be:

Stringent with himself he must also be to others. All weak sentiment towards relation, friendship, love and thankfulness must be suppressed through the only cold passion of the revolutionary work.20These words lay bare the dark face of terrorism and show that it is completely opposed to the religion of Islam which is founded on peace, compassion and love. In this verse, Allah reveals that peace is the real salvation of humanity and that pursuing the opposite, that is war and conflict, is to walk in the steps of Satan:

O You who believe! Enter absolutely into peace (Islam). Do not follow in the footsteps of Satan. He is an outright enemy to you. (Surat al-Baqara, 208)

The Mass Psychology of Terrorism

Another important characteristic of terrorists is that they act with a collective spirit. Within this spirit, individual ideas and personal choice are disregarded as everyone is directed toward one single goal. Those who act within this collective spirit may do things they would never do in their right mind and commit acts without using their own will and consciousness. In many countries of the world, terror groups composed of a few unintelligent and uneducated people get caught up in the emotional hysteria of mass meetings, slogans, and without even knowing what they are doing or why, they get involved in committing mass atrocities. In one moment, such people can turn into killers with blood on their hands, and even terrorists who are able to commit inhumane acts. A person may seem quiet and calm when he is alone, but when he becomes a part of a terrorist group, he may become capable of committing acts of arson and assault for no apparent reason. Such spells are cast over individuals that they are even willing to be killed for their cause. The majority of those who take part in acts of terror often have weak wills and consciences, and they become like a flock of sheep under the influence of mass psychology. Good sense and judgment are substituted by excessive and extravagant emotionalism and a tendency toward violence and aggression. Such people are easily provoked, cruel and know no limitation set by any law.

The error of this mass psychology is revealed in the Qur'an where it says that human beings must act according to their own will and intelligence:

Do not pursue what you have no knowledge of. Hearing, sight and hearts will all be questioned. (Surat al-Isra', 36)

Njëri nga burimet e terrorizmit: Fanatizmi i Botës së Tretë

Disa shembuj nga historia mund të na ndihmojnë për të fituar një kuptim më të saktë mbi dukurinë e ashtuquajtur "terror islamik", i cili qëndron sot në krye të rendit të ditës në çështjet ndërkombëtare. Kjo ndodh për arsye se ata që dalin për të kryer veprime terrori në emër të Islamit dhe ata që i mbështesin veprime të tilla, duke qenë se paraqesin një pakicë të papërfillshme në botën e Islamit, lindin nga ky "karakter i posaçëm për beduinët" dhe jo nga vetë Islami. Paaftësia për të kuptuar thelbin e Islamit që është në thelb, një fe e paqes dhe e drejtësisë, i bën ata që ta shndërrojnë fenë në një pjesë përbërëse të barbarizmit, i cili është thjesht, pasojë e strukturës së tyre shoqërore e kulturore. Prejardhja e këtij barbarizmi që mund të quhet me të drejtë "fanatizmi i Botës së Tretë", janë nismat e njerëzve të zhveshur nga dashuria për qeniet e tjera njerëzore.

Është një fakt se në shekujt e fundit, muslimanët në të gjitha anët e botës islame, i janë nënshtruar dhunës së forcave perëndimore dhe aleatëve të tyre. Vendet kolonialiste evropiane, regjimet shtypëse vendase apo kolonizatorët e mbështetur nga Perëndimi (për shembull Izraeli) u kanë shkaktuar vuajtje të mëdha e të shumta muslimanëve.

Muslimani nuk duhet të ulë zërin ndaj padrejtësive që i bëhen. Ata duhet t'i luftojnë padrejtësitë. Por në përgjithësi ata duhet të mundohen "t'i përgjigjen ligësisë me mirësi":

Një vepër e mirë dhe një vepër e keqe nuk janë të barabarta. Zmbrapseni të keqen me diçka të mirë dhe, nëse ekziston armiqësi mes jush dhe dikujt tjetër, ai do t'ju bëhet si një mik i ngushte." . (Kurani 41:34)

Është pa dyshim, një e drejtë e ligjshme e muslimanëve që të reagojnë ndaj barbarisë, pa i kaluar kufijtë e vendosur nga Zoti, i Cili thotë:

"... Mos lejojni që urrejtja ndaj një populli, i cili ju ndaloi nga hyrja në Xhaminë e Shenjtë t'ju shtyjë në kapërcimin e masës..!" (Kurani 5:2)

Për pasojë, kryerja e veprimeve terroriste kundër njerëzve të pafajshëm të kombeve të tjerë nën pretekstin e "përfaqësimit të kombeve të shtypur të botës", nuk është në asnjë mënyrë në përputhje me Islamin.


One of the Methods of Terrorism is to Cause Fear and Panic in Society

One of the most important characteristics of terrorism is that it selects its targets indiscriminately. The fact that it determines these targets without discrimination is one of the most important reasons for the spread of fear, because no one can feel secure. If people know that they are possible targets for no reasons, no one will feel safe from the terrorists. There is nothing potential targets can do to protect themselves, since terrorists act according to their own rules, in a time and place of their own choosing. Thus acts of terror in society are arbitrary and unpredictable.

teror, şiddet

Terrorist organisations attack their targets indiscriminately which means that innocent and defenceless individuals are killed or wounded. A typical example of this was the nerve gas attack in the Tokyo Metro on March 20, 1995.

Një tjetër pikë që meriton të përmendet në mënyrë të veçantë, është se kombet dhe bashkësitë perëndimore nuk mund të bëhen përgjegjës për dhunën dhe shtypjen që u përmendën më sipër kundër muslimanëve. Sot, filozofitë materialiste dhe afetare që mbizotëruan në shekullin XIX, janë përgjegjësit kryesorë për këto akte të zymta. Kolonializmi evropian nuk e ka prejardhjen te Krishterimi. Pëkundrazi, lëvizjet antifetare që i kundërviheshin vlerave të Krishtërimit, i hapën rrugën kolonializmit. Në rrënjët e mizorive të mëdha të shekullit të XIX, qëndron ideologjia e Darvinizmit Social. Në botën e krishtere, sot ka ende faktorë të egër, të dhimbshëm dhe kundërshtues, sikurse edhe një kulturë të mbizotëruar nga elementë paqësorë e të drejtë që i kanë rrënjët te Krishterimi. Në të vërtetë, mosmarrëveshja më e madhe nuk qëndron mes Perëndimit dhe Islamit. Ndryshe nga ç'mund të mendojë përgjithësisht opinioni, mosmarrëveshja qëndron mes të devotshmëve në Perëndim dhe botës islame nga njëra anë dhe njerëzve që kundërshtojnë fenë (materialistëve, ateistëve, darvinistëve etj.) nga ana tjetër.

Një tjetër tregues se Fanatizmi i Botës së Tretë nuk ka të bëjë aspak me Islamin është se deri vonë, fanatizmi ishte identifikuar me ideologjinë komuniste. Sikurse dihet mirë, veprime të ngjashme antiperëndimore terrori u kryen në vitet 1960 dhe 1970 nga organizatat e mbështetura nga sovjetikët. Pasi ndikimi i ideologjisë komuniste u zbeh, disa nga strukturat shoqërore që sollën në jetë komunizmin e kanë kthyer vëmendjen e tyre tek Islami. Kjo "mizori e paraqitur nën petkun e fesë", e cila është formuluar nëpërmjet futjes së disa koncepteve e simboleve islame në ish-literaturën komuniste, është tërësisht në kundërshtim me vlerat morale që përbëjnë thelbin e Islamit.

Një vëzhgim i fundit për këtë çështje është se Islami nuk është përkëdhelës e hatërmbajtës ndaj ndonjë kombi a rajoni gjeografik të veçantë. Ndryshe nga opinioni i përgjithshëm në Perëndim, Islami nuk është një "kulturë lindore". Islami është feja e fundit e shpallur për njerëzimin si udhëzim në rrugën e drejtë dhe u vetërekomandohet të gjithë njerëzve. Muslimanët janë përgjegjës për komunikimin e fesë së vërtetë te të gjithë njerëzit e të gjitha kombeve dhe të nxisin që të gjitha kulturat ta ndjejnë veten pranë Islamit.

Në përfundim, ka një zgjidhje të vetme për njerëzit dhe grupimet që në emër të Islamit, venë në përdorim terrorin dhe përmes regjimeve shtypëse, e kthejnë botën në një vend të vdekur, në vend që ta zbukurojnë atë: shpallja e moralit Islam dhe komunikimi i tij në mënyrë që njerëzit të jenë në gjendje ta kuptojnë atë e të jetojnë sipas tij.

Gabimi i radikalizmit

Ekziston edhe një ide tjetër që duhet të marrim në shqyrtim krahas asaj të terrorit. Është fjala për dukurinë e radikalizmit.

Radikalizëm do të thotë të mbështetësh ndryshimet e papritura revolucionare e shkatërrimtare dhe të zbatosh një politikë të rreptë pa kompromise për t'i arritur këto ndryshime. Radikalët dallohen nga dëshira e tyre për ndryshime revolucionare dhe për qëndrimin e ashpër dhe nganjëherë agresiv që mbajnë.

Në këtë rast, si në çdo sferë tjetër të jetës, udhëzimi për muslimanët është Kurani. Kur marrim në shqyrtim radikalizmin në dritën e Kuranit, shohim se ai nuk ka të bëjë aspak me mënyrën, me të cilën Zoti urdhëron besimtarët që të sillen. Kur Zoti përshkruan një besimtar në Kuran, Ai e përshkruan atë si një njeri të dashur, që u shmanget përplasjeve dhe debateve, që i trajton edhe njerëzit më armiqësorë me ngrohtësi e miqësi.

Një shembull që na udhëzon në këtë çështje, është urdhëresa e Zotit për Musain (Moisiun) dhe Harunin (Aronin) për të shkuar te Faraoni dhe për t'iu drejtuar atij me mirësjellje:

Shkoni te faraoni! Ai i ka kapërcyer kufijtë. Megjithatë, flitini atij me fjalë të buta, me shpresën se ai do të kushtojë vëmendje apo do të frikësohet! (Kurani 20:43-44)

Faraoni ishte njëri ndër të pafetë më të egër e më kryelartë të kohës së tij. Ai ishte një despot që e mohonte Zotin dhe adhuronte idhujt. Për më tepër, ai i detyronte besimtarët (izraelitët e asaj kohe) që t'u nënshtroheshin mizorive e vrasjeve. Megjithatë, Zoti urdhëroi profetët e Tij që të shkojnë te një njeri kaq armiqësor dhe t'i flasin me mirësjellje.

Do të vini re, se rruga e treguar nga Zoti ishte mënyra e bashkëbisedimit miqësor dhe jo rruga e përplasjes, fjalëve të ashpra, slloganeve të lindura nga zemërimi apo protestave të trazuara.

Ka edhe disa shembuj të tjerë që u tregojnë muslimanëve si të sillen, siç është, për shembull, bashkëbisedimi i profetit Shuajb me disa jobesimtarë. Ky bashkëbisedim rrëfehet në Kuran në këtë mënyrë:

Në Medjen dërguam vëllain e tyre, Shuajbin. Ai u tha: "O populli im, adhuroni Allahun, ju nuk keni të adhuruar tjetër veç Tij! Mos u hani hakun njerëzve kur matni e peshoni. Unë ju shoh (se rroni) në mirëqenie, por në të vërtetë kam frikë për ju dënimin e një dite të afërt.

O populli im! Matni e peshoni me drejtësi, mos u hani hakun njerëzve dhe mos bëni rrëmujë e ligësi në tokë.

Ajo pjesë (e fitimit hallall) që jua ka lejuar Allahu është më e mirë për ju, nëse jeni besimtarë. Dijeni se unë nuk jam vënë rojtar mbi ju."

Ata i thanë: "O Shuajb, a mos vallë namazi yt të mëson që ne të braktisim atë që kanë adhuruar baballarët tanë dhe të mos bëjmë ç'të duam me pasurinë tonë? Vërtet që ti je i duruar e i mençur.[ironi]"

Ai u tha: "O populli im, nëse unë kam argumente të qarta nga Zoti im dhe Ai më ka furnizuar me të mirat e Tij (si mund t'i përziej ato me fitim të paligjshëm?). Kur ju kundërshtoj, unë nuk dua të veproj atë që jua ndaloj juve ta bëni. Unë vetëm dëshiroj të rregulloj me aq sa kam mundësi, por suksesi im është në dorën e Allahut. Tek Ai mbështetem dhe Atij i drejtohem i penduar. (Kurani 11:84-88)

Kardeşlik, Sevgi

Allah commands you to return to their owners the things you hold in trust and, when you judge between people, to judge with justice. How excellent is what Allah exhorts you to do! Allah is All-Hearing, All-Seeing.
(Surat an-Nisa', 58)

Kur marrim në shqyrtim atë që thotë Shuajbi, shohim se ai i ftoi njerëzit që t'i besojnë Zotit dhe të pranojnë parime të larta morale. Ai e bëri këtë me mirësi e thjeshtësi. Ne mund të sqarojmë disa nga aryset e kësaj sjelljeje në këto vargje:

  • Kur Shuajbi u thotë njerëzve "Unë nuk jam vendosur mbi ju si rojtari juaj", ai tregon se nuk dëshiron t'i sundojë apo t'i kontrollojë ata. Qëllimi i tij i vetëm është që t'i informojë ata në lidhje me të vërtetën që Zoti i ka shpallur.

  • O populli im! Çfarë mendoni?" Kjo shprehje, e përdorur nga Shuajbi ndaj mohuesve, tregon se ai i drejtohej inteligjencës dhe ndërgjegjes së tyre. Me fjalë të tjera, ai nuk këmbëngulte, duke ushtruar trysni, por vinte në diskutim idetë e tyre pa iu kundërvënë atyre dhe i ftonte që të mendonin e të arrinin në një përfundim të caktuar me ndërgjegjen dhe vullnetin e tyre të lirë.

  • Unë nuk dua t'ju kundërvihem e të bëj për vete atë që po jua ndaloj juve." Ndalimi i Shuajbit këtu nuk është, në të vërtetë, një ndalim. Ai u sqaronte se disa veprime janë të mëkatshme dhe ftonte njerëzit t'i braktisin veprime të tilla. Për më tepër, kur Shuajbi thoshte "nuk dua t'ju kundërvihem", tregonte se nuk kishte për qëllim të grindej me ta. Ai nuk dëshironte t'i shqetësonte apo të nxiste sherr. Ai dëshironte vetëm t'i ftonte në besim e në zbatim të parimeve të larta morale.

  • "I do not want to oppose you in what way I am forbidding you". The Prophet Jethro's (as) prohibition here is not actually a prohibition. He explains that some acts are sinful and invites the people to abandon them. Moreover, when the Prophet Jethro (as) says "I do not want to oppose you", it is not his purpose to dispute with the people; he does not want to make them uncomfortable and incite a quarrel; he wants only to invite them to faith and the practice of high moral principles.

Nëse merrni në shqyrtim Kuranin, do ta shihni atë ngrohtësi, atë mirësi e tolerancë që ka karakterizuar të gjithë profetët. Zoti e përshkruan profetin Ibrahim (Abraham) si "zemërbutë e të përmbajtur" (Kurani 9:114). Në një varg tjetër, karakteri fisnik i Profetit Muhamed përshkruhet në këtë mënyrë:

"Në saje të mëshirës së Zotit, ti u tregove i butë me ta. Nëse do të kishe qenë i ashpër e zemërgur, ata do të ishin larguar prej teje. Fali ata dhe lutu e kërko falje për ta! Këshillohu me ta për çështjet! Pataj, pasi të kesh vendosur, mbështetu tek Allahu, pasi Ai i do ata që mbështeten tek Ai." (Kurani 3:159)

Një cilësi e dukshme e radikalizmit është egërsia. Kjo prirje mund të vihet re qartë në ligjëratat, shkrimet dhe demonstrimet e radikalëve. Sidoqoftë, egërsia nuk është një cilësi e muslimanëve. Kur Zoti bën fjalë për besimtarët në Kuran, ai i përshkruan ata si njerëz që "bëjnë bamirësi si në kohë të mira, ashtu edhe në kohë të vështira; që kontrollojnë zemërimin dhe i falin njerëzit. Zoti i do bamirësit." (Kurani 3:134)

E vetmja gjë që muslimani dëshiron nga njerëzit e tjerë, është që ata të besojnë në Zotin dhe të jetojnë sipas parimeve morale, por kjo është e mundur vetëm me vullnetin e Zotit. Pavarësisht se ç'mund të bëjmë ne, pavarësisht se sa mund të përpiqemi t'u sqarojmë të vërtetën njerëzve, zemrat e tyre janë në duart e Zotit. Zoti ua kujton muslimanëve këtë fakt kaq të rëndësishëm në këtë varg kuranor: "A nuk e dinë ata që besuan, se nëse do të kishte dashur Zoti, do të kishte mundur ta udhëzonte mbarë njerëzimin?..." (Kurani 13:31)

Ekziston një tjetër varg nga Kurani që thekson të njëjtin fakt:

"Nëse Zoti yt do të kishte dëshiruar, të gjithë njerëzit në tokë do të kishin besuar. Mos vallë mendoni se mund t'i detyroni njerëzit që të jenë besimtarë?" (Kurani 10:99)

Për këtë arsye, detyra e muslimanit është vetëm t'u sqarojë faktet dhe të ftojë njerëzit që t'i pranojnë ato. Nëse njerëzit e pranojnë apo jo ftesën, varet vetëm nga ndërgjegjja e tyre. Zoti e shpall këtë të vërtetë në Kuran kur thotë se nuk ka detyrim në fe:

"Nuk ka detyrim në fe. Rruga e drejtë dallohet qartë nga e gabuara. Kushdo që refuzon hyjnitë e rreme dhe ka besim te Zotin, është kapur pas lidhjes më të qëndrueshme, e cila nuk do të këputet kurrë. Zoti është Gjithëdëgjues, i Gjithëditur." (Kurani 2:256)

Për këtë arsye, nuk ka kuptim që t'i bësh njerëzit me forcë të besojnë dhe të bëhen muslimanë, apo t'i detyrosh ata që të falen e t'i largohen mëkatit. Këshilla, është e vetmja rrugë. Zoti shpall në disa vargje kuranore që i drejtohen të Dërguarit të Zotit, se muslimanët nuk janë shtypës:

"Ne e dimë më së miri se ç'të thonë ty ata, por ti nuk je shtrëngues për ta. Këshillo me anë të Kuranit këdo që i trembet paralajmërimit Tim!" (Kurani 50:45)

Thuaj: "O njerëz! E vërteta erdhi nga Zoti juaj. Kushdo që udhëzohet, është udhëzuar për të mirën e vet. Kushdo që humbet rrugën, humbet për veten e tij. Unë nuk jam vendosur si rojtar mbi ju." (Kurani 10:108)

kan dökmek, cinaytradikalizmradikalizmradikalizm
For terrorists, killing people, wreaking destruction and havoc is a way of life. For them, bloodshed is a deliberate act. They can shoot innocents, throw a bomb at children or blow up a house without any feeling of compassion.

Muslimanët janë të përgjegjshëm vetëm për të shpjeguar fenë e tyre. Ata nuk duhet të ushtrojnë trysni apo dhunë mbi askënd dhe duhet t'u flasin me mirësjellje edhe femohuesve më tiranikë. Njerëz të tillë nuk mund të jenë radikalë, sepse radikalizmi qëndron në kundërshtim me ato cilësi që radhitëm më sipër. Në të vërtetë, radikalizmi është një rrymë joislame e mendimit dhe qëndrimit politik. Kjo rrymë ka depërtuar nga jashtë në botën islame. Kur i marrim në shqyrtim dukuritë shoqërore që përshkruhen në termat e radikalizmit, do të mund të thuhej se këto janë, në themel, një bashkësi metodash dhe ligjëratash, të përdorura dikur nga komunistët, apo një shprehje e "egërsisë fanatike", e cila nuk ka vend në Islam (48-26)

Të gjithë muslimanët duhet ta refuzojnë plotësisht zemërimin dhe shpalosjen e një qëndrimi debatues agresiv, pasi kjo do të ishte në kundërshtim me natyrën e Islamit dhe në vend të këtij qëndrimi të shfaqin një qëllim miqësor, të sjellshëm, fisnik, tolerant, të qetë e të mëshirshëm. Muslimanët duhet të bëhen shembull për botën dhe të admirohen për pjekurinë, tolerancën, thjeshtësinë, paqësinë etj... Muslimanët duhet ta jetojnë Islamin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të shfaqin moralin e Islamit përpara syve të botës, jo vetëm në sjellje e veprime por edhe nëpërmjet arritjeve të tyre në shkencë, kulturë, art, estetikë, rend shoqëror etj.

Shpjegimi i Islamit për të tjerët dhe mbrojtja e Islamit ndaj ideve të huaja përfshihen në ato që u përmendën më sipër. Në vargun që vijon, Zoti shpall qartë se çfarë qëndrimi duhet të mbajë muslimani në marrëdhënie me të tjerët:

"Fto në rrugën e Zotit tënd me urtësi e fjalë të mira dhe diskuto me ta në mënyrën më të sjellshme. Zoti yt e di më së miri kush është shmangur nga rruga e Tij dhe i njeh ata që janë të udhëzuar." (Kurani 16:125)

Metodat terroriste dhe psikologjia

Radikalizm, terör

Terrorists aim to damage people both physically and psychologically to attain a certain goal. The morality of religion, however, is opposed to terrorism in that it aims to foster love, well-being, compassion, joy and hope in society.

Koncepti i terrorit ka një kuptim më të gjerë në gjuhën e sotme. Në përgjithësi, ai i referohet përplasjes së armatosur të nxitur nga grupet ideologjike radikale. Terror do të thotë kërcënim, por ky kërcënim shtrihet në një fushë të gjerë, përfshirë gjithë jetën e njerëzve, të cilët ndjejnë kërcënimin, kanosjen e dhunës dhe frikës. Terrori, si çdo veprim i dhunshëm që kryhet për të nxitur frikë, përfshin një kërcënim të dendur e të rregullt që synon t'i mësojë njerëzit të përvetësojnë një mënyrë të caktuar të menduari dhe sjelljeje. Në çdo rast, objektivi i terrorizimit janë drejtpërdrejt apo tërthorazi vetë qytetarët.

Organizatat e terrorit përdorin terrorin për të siguruar mbështetje. Kërcënimet e përdorura prej tyre llogariten që të rrisin forcën e tyre dhe në këtë mënyrë, t'u sigurojnë me hir a me pahir, mbështetjen e një pjese apo të të gjithë qytetarëve.

Gjëja e parë që njerëzve u vjen në mend kur përmendet fjala "terror", është në përgjithësi, lloji i njohur si "terror i majtë", por ekziston gjithashtu një lloj terrori që vihet re në vendet e Botës së Tretë dhe që vihet në jetë nga regjime diktatoriale. Në të vërtetë, realiteti këtu nuk është asgjë veçse një zbatim i taktikave të terrorit të majtë. Një diktator apo një grup në pushtet është shtypës dhe e përdor pushtetin vetëm për përfitime personale dhe për këtë arsye, përjetohen lloje të ndryshme të një opozite shoqërore. Në këtë situatë, regjimi diktatorial shpreh gjithmonë të njëjtën formulë për të treguar se është më i fortë se opozita. Ai përdor terrorin në mënyrë që qytetarët të jetojnë me frikë e zemër të ngrirë dhe pushteti të përforcojë pozitat e veta.

Organizatat e terrorit, nga ana tjetër në përputhje me ideologjitë e veta, pretendojnë se qëllimi i tyre është largimi i qeverive dhe drejtuesve, të cilët ata i shohin si të paligjshëm e të egër dhe duke e realizuar qëllimin e tyre, ata thonë se do të arrijnë të ndërtojnë një mënyrë më të lumtur e më të drejtë jetese. Sidoqoftë, ky nuk është një pretendim realist. Në Kuran, në vargjet e parë të sures "Bekare", Zoti lëshon këtë urdhëresë për ata që mendojnë në këtë mënyrë:

Kur u thuhet: "Mos shkaktoni shthurje në tokë," ata thonë: "Ne vetëm sa po rregullojmë." Jo, në të vërtetë! Janë pikërisht ata që sjellin trazira, por nuk e kuptojnë. (Kurani 2:11-12)

teror, şiddet

In the moral teaching of the Qur'an, to kill an innocent person is an act of immense cruelty. Allah forbids terrorist acts and condemns those who commit them.

Sigurisht që terroristët nuk mund të futen në një kategori të vetme, pasi shkaqet që i shtyjnë janë të ndryshme, por për shumë terroristë vrasja është një mënyrë jetese. Shumica e tyre janë të zhveshur nga cilësitë njerëzore. Shpesh, ata përdorin armët e tyre kundër njëri-tjetrit dhe kryejnë spastrime të përgjakshme brenda fraksioneve të brendshme të vetë organizatës ku militojnë.

Mund të shihet se terrorizmi nuk është tjetër, veçse një burim gjakderdhjeje. Kushdo që e mbështet terrorizmin, është duke mbrojtur një sistem satanik. Fjalët e terroristëve nuk duhet të mashtrojnë askënd. Ata që kryejnë akte të tilla në emër të fesë, janë përgjegjës dyfish, si për gjakderdhjet, ashtu edhe për propagandën antifetare që përhapin përmes kryerjes së këtyre krimeve.

ha, sevgi

... Allah'tan korkup-sakının. Şüphesiz Allah, yapmakta olduklarınızdan haberi olandır.
(Maide Suresi, 8)

Terrori dhe feja janë në kundërvënie të plotë me njëra-tjetrën. Terrorizmi ndjek rrugën e agresionit, dhunës dhe barbarisë. Kuranit këshillon për dëshirë të mirë dhe marrëveshje. Ai e ndalon terrorin dhe dhe i dënon ata që kryejnë veprime të tilla:

Përsa u përket atyre që i shkelin marrëveshjen e Zotit pasi vetë e dhanë besën dhe e këpusin atë që Zoti ka urdhëruar të jetë e bashkuar, që shkaktojnë mizori në tokë, mallkimi do të jetë mbi ta. (Kurani 13:25)

Acts of Violence-One of the Most Important Methods of Terrorist Propoganda

Terrorists regard acts of violence as propaganda for their organisations. For them, killing innocent people, robbing banks, assassinating people, kidnapping and planting bombs all act as propaganda for their struggle. To the terrorist who is bent on wreaking disorder, what publicity a single act of violence can generate in one day is much more publicity than what millions of brochures could do.

This idea is totally foreign to every kind of human feeling of compassion, mercy, concord and affection; it is alien to the moral teaching of the Qur'an and can gain a following only in those societies in which anti-religious ideologies hold sway. For this reason, the only possible solution that can save humanity from this benighted way of thinking is the widespread acceptance of the moral teachings found in the Qur'an and taken as a way of life.

ha, sevgi

Terrorists see their destructive acts as a means of propaganda; they hope to spread fear by destroying people and property.

Cilësia themelore e terrorit që e kanë të përbashkët të gjithë ata që janë të infektuar nga mizoria e tij, është se frika dhe dashuria e Zotit, është diçka krejt e huaj për ta. Zemrat e tyre janë të ngurta dhe ata janë të sëmurë shpirtërisht. Në Kuran, Zoti shprehet kështu për karakterin e njerëzve të tillë:

E mos iu bind asnjërit që betohet për të pavërtetën, asnjë përgojuesi, shpifësi, ndaluesi të së mirës, asnjë tepruesi e të pashpirti, të zhytur në mëkat e për më tepër, të përbuzur! (Kurani 68:10-13)

Të ngresh krye pa arsye dhe të kryesh veprime agresive, është e ndaluar nga Zoti. Në Islam, veprimet e atij që ne e quajmë sot terror apo anarki, janë të ndaluara. Në Kuran është thënë:

Thuaj: "Zoti im e ka ndaluar paturpësinë e kryer qoftë haptazi, qoftë fshehurazi, e ka ndaluar veprimin e gabuar dhe tiraninë e padrejtë, e ka ndaluar adhurimin krahas Zotit të të tjera hyjnive, për të cilat Ai nuk ka dërguar asnjë leje; ka ndaluar gjithashtu që të thoni rreth Zotit atë që nuk e dini." (Kurani 7:33)

Allah calls to the Abode of Peace and He guides whom He wills to a straight path.
(Surah Yunus, 25)

Footnotes

15. Geste Francorum, or the Deeds of the Franks and the Other Pilgrims to Jerusalem, trans. Rosalind Hill, London, 1962, s. 91

16. August C. Krey, The First Crusade: The Accounts of Eye-Witnesses and Participants, Pinceton & London, 1921, s. 261

17. August C. Krey, The First Crusade: The Accounts of Eye-Witnesses and Participants, Pinceton & London, 1921, s. 262

18. Alan Ereira, David Wallace, Crusades: Terry Johns Tell the Dramatic Story of Battle for Holy Land, BBC World Wide Ltd., 1995.

19. http://www.teror.gen.tr/turkce/propaganda/eleman/ozellikler.html

20. http://www.teror.gen.tr/turkce/propaganda/eleman/ozellikler.html

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Hyrje
  • Morali islam: Burimi i paqes dhe i sigurisë
  • Lufta në Kuran
  • Fytyra e vërtetë e terroristëve që veprojnë në emër të fesë
  • Pikëpamja e İslamit mbi ithtarët e librit
  • İslami i ka sjellë paqe dhe harmoni lindjes së mesme
  • Rrënjët e vërteta të terrorizmit: Darvinizmi dhe materializmi
  • Përfundim: Rekomandime për botën perëndimore dhe për Muslimanët