Si muslimanë, ne dënojmë fuqishëm sulmet në të dy qytetet kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 11 shtator 2001, të cilat shkaktuan vdekjen e mijëra njerëzve të pafajshëm. Këto sulme nxitën vënien e çështjes ë rëndësishme të burimit të vërtetë të terrorizmit në qendër të diskutimeve dhe vëmendjes së botës. Shumë udhëheqës të botës, organizata të mëdha të mjeteve të informimit publik e stacione radio-televizive thanë se Islami e ndalon dhunën dhe nxit paqen mes njerëzve e kombeve. Qarqet perëndimore që kishin arritur ta kuptonin mirë Fenë Islame dhe që ishin të mirëinformuar për Islamin burimor u shprehën qartë se fjalët “Islam” dhe “terror”, nuk mund të qëndrojnë pranë njëra-tjetrës dhe se asnjë fe hyjnore nuk e lejon dhunën.