Në kapitujt e mëparshëm pamë se nuk ekziston asnjë mekanizëm në natyrë që i bën gjallesat të evoluojnë. Gjithashtu, pamë se gjallesat erdhën në ekzistencë jo si rezultat i një procesi evolutiv, por u shfaqën krejt papritur me strukturën e tyre prezente. Pra, ato u krijuan. Pranda,j është e qartë se evolucioni i njeriut është një histori që nuk ka ndodhur kurrë.
Atëherë cila është baza e kësaj historie sipas evolucionistëve?
Kjo bazë është ekzistenca e shumë fosileve, mbi të cilat evolucionistët janë në gjendje të ndërtojnë interpretime imagjinare. Gjatë gjithë historisë, më shumë se 6,000 specie majmunësh kanë jetuar në tokë. Këto specie, shumica të zhdukura (sot në tokë jetojnë vetëm 120 specie majmunësh), përbëjnë një burim të pasur për evolucionistët.
Ata shkruan skenarin e evolucionit të njeriut duke përpunuar disa kafka, që i përshtateshin qëllimit të tyre. Sipas tyre, këto krijesa evoluan me kalimin e kohës dhe disa prej tyre u bënë majmunët e sotëm, ndërsa grupi tjetër ndoqi një tjetër rrugë evoluimi, duke evoluar në njerëzit e sotëm.
Të gjitha zbulimet paleontologjike, anatomike dhe biologjike kanë treguar se kjo që pretendohet nga evolucionistët është po aq fiktive dhe e pavlefshme sa të gjitha pretendimet e tjera të tyre. Përveç pikturave të falsifikuara me paramendim, asnjë provë e saktë nuk është paraqitur për të argumentuar lidhjet midis majmunit dhe njeriut.
Të dhënat fosile na tregojnë se gjatë gjithë historisë, njerëzit kanë qenë njerëz, ndërsa majmunët majmunë. Disa prej fosileve, për të cilat evolucionistët pretendojnë se janë stërgjyshërit e njeriut, i përkasin racave njerëzore që kanë jetuar deri vonë, rreth 10,000 vjet më parë dhe pastaj u zhdukën. Për më tepër, shumë komunitete njerëzore që jetojnë sot kanë të njëjtat karakteristika dhe paraqitje fizike si ato të racave njerëzore të zhdukura, për të cilat evolucionistët thonë se janë stërgjyshërit e njerëzve. Të gjitha këto janë prova të qarta që tregojnë se njeriu nuk ka kaluar kurrë nëpërmjet një procesi evolucioni në ndonjë periudhë të historisë.
Më e rëndësishmja është se ka diferenca të shumta anatomike midis majmunëve dhe njerëzve dhe askush nuk mund të ketë ardhur në ekzistencë nga një proces evolutiv. Bipedaleteti (dykëmbshmëria) është një prej tyre. Siç do ta shpjegojmë më vonë në detaje, bipedaliteti (dykëmbshmëria) është një nga tiparet më të rëndësishme që e dallon njeriun nga kafshët.
Darvinizmi pretendon se njeriu i sotëm ka evoluar nga disa krijesa të ngjashme me majmunët. Gjatë këtij procesi evolutiv, i cili mendohet të ketë filluar 4-5 milionë vjet më parë, thuhet se ekzistonin disa "forma kalimtare" midis njeriut modern dhe stërgjyshërve të tij. Sipas këtij skenari krejtësisht të fantazuar, "kategoritë" bazë janë katër:
1. Australopitekët
2. Homo Habilis
3. Homo Erektus
4. Homo Sapiens
Evolucionistët e quajnë të ashtuquajturin stërgjyshin e parë të njeriut dhe të majmunëve Australopitek, që do të thotë "majmuni i jugut". Australopitekët, që nuk janë gjë tjetër veçse një specie e vjetër majmunësh të zhdukur, kanë ekzistuar në disa lloje. Disa kanë pasur struktura të ndërtuara mirë, ndërsa disa të tjerë kanë qenë të vegjël dhe me shtat të hollë.
Evolucionistët e klasifikojnë fazën tjetër të evolucionit të njeriut si "homo", "njeri". Sipas evolucionistëve gjallesat në serinë "homo" janë më të zhvilluara se Australopiteku dhe jo shumë të ndryshëm nga njeriu modern. Njeriu i sotëm, Homo Sapiens, thuhet se ka formuar fazën e fundit të këtij evolucioni.
Fosilet si "Njeriu i Xhavës", "Njeriu i Pekinit" dhe "Lusi", të cilat paraqiten në media herë pas here dhe gjenden në botimet dhe literaturën evolucioniste, përfshihen në një prej katër specieve të përmendura më parë.
Disa forma kalimtare kandidate si Ramapitekus janë përjashtuar nga pema imagjinare familjare e njeriut, pasi u kuptua se ato ishin thjesht majmunë. 71
Duke e futur zinxhirin e lidhjes formën "Australopitek > Homo Habilis > Homo Erektus > Homo Sapiens" evolucionistët nënkuptojnë se secila prej këtyre specieve është paraardhëse e njëra-tjetrës. Zbulimet e fu- ndit të paleo-antropologëve kanë treguar se Australopiteku, Homo Habilis dhe Homo Erektus kanë ekzistuar në pjesë të ndryshme të botës në të njëjtën kohë. Për më tepër, një segment i caktuar njerëzish i klasifikuar si Homo Erektus ka jetuar deri në kohët moderne. Homo Sapiens, Neandertali dhe Homo Sapiens Sapiens (njeriu modern) kanë bashkëjetuar në të njëjtën zonë. Kjo situatë tregon dukshëm pavlefshmërinë e thënies se ata janë paraardhës të njëri-tjetrit.
Një Kockë Nofulle Shërbeu Si Shkëndijë Frymëzimi | ||
| | |
(Sipër) Evolucionistët vizatuan Ramapitekus, familjen dhe ambjentin e tij, duke u bazuar në këto kocka nofullash. | (Në të djathtë) Fosili i parë i zbuluar i Ramapitekus: një nofull që mungon e përbërë nga dy pjesë. |
Të gjitha kërkimet shkencore kanë treguar se të dhënat fosile nuk su- gjerojnë një proces evolutiv, ashtu siç pretendojnë evolucionistët. Fosilet, për të cilat evolucionistët thonë se i përkasin stërgjyshërve të njeriut, në fakt i përkasin ose racës njerëzore ose majmunëve. Atëherë cilat janë fosile njeriu dhe cilat janë fosile majmuni? A është e mundur që ndonjë prej tyre të konsiderohet formë kalimtare? Për të gjetur përgjigjen le të shikojmë më nga afër secilën kategori.
Autralopiteku, që përfaqson kategorinë e parë, do të thotë "majmun i jugut". Eshtë pranuar se këto krijesa u shfaqën për herë të parë në Afrikë, rreth 4 milionë vjet më parë dhe jetuan deri 1 milion vjet më parë. Midis tyre ka disa klasa. Evolucionistët marrin A. Afarensis si specien më të vjetër të Australopitekut. Pas këtij vjen A. Afrikanus, që ka kocka më të holla dhe pastaj A. Robustus, që ka relativisht kocka më të mëdha. Ndërsa për A. Boisei, disa kërkues pranojnë se ai ishte një specie tjetër, të tjerë thonë se ai ishte një nënspecie e A. Robustus.
Të gjitha speciet e Australopitekut janë majmunë të zhdukur që i ngjajnë majmunëve të sotëm. Kapaciteti i kafkës së tyre është njësoj ose më i vogël se i shimpazeve të sotme. Në duart dhe këmbët e tyre ka pjesë të posaçme që ata i përdornin për t’u ngjitur në pemë, tamam si shimpanzetë e sotme. Gjithashtu këmbët e tyre kanë aftësi për t’u kapur dhe për t’u mbajtur në degët e pemëve. Ata janë të shkurtër (maksimumi 130 cm) tamam si shimpazetë e sotme. Mashkulli i Australopitekut është më i madh se femra. Shumë karakteristika, si p.sh. detajet e kafkës, afërsia e syve, dhëmballët e mprehta, struktura e nofullës, krahët e gjatë, këmbët e shkurtra, janë argumente që tregojnë se këto gjallesa nuk ishin të ndryshme nga majmunët e sotëm.
Evolucionistët thonë se, megjithëse Australopitekët kanë anatominë e një majmuni, ata ecnin duke mbajtur trupin drejt si njerëzit dhe jo si majmunët.
Australopiteku Aferensis: Një Majmun I Zhdukur | |||
Australopiteku Sipër duket kafka e fosilit Australopitek Aferensis AL 444-2, ndërsa poshtë është kafka e një majmuni bashkëkohës me të. Ngjashmëritë e dukshme tregojnë se A. Aferensis është një majmun i zakonshëm, i cili nuk ka karakteristika njeriu. | Fosili i parë i gjetur në Etiopi, Hadar, që mendohet se i përket Australopitekut Aferensis: AL 288- 1 ose "Lusi". Për një kohë të gjatë evolucionistët u përpoqën të provonin se Lusi ecte duke mbajtur trupin drejt, por kërkimet e fundit vendosën përfundimisht se kjo kafshë ishte një majmun i zakonshëm me kurriz të përkulur. Fosili i Australopitekut Aferensis AL 333-105, që është paraqitur më poshtë, i përket një anëtari me moshë të re të kësaj specieje. Kjo është arsyeja që të dalat e vetullave nuk janë formuar akoma në kafkën e tij. | ||
Upper : Australopithecus | |||
Kjo thënie e ecjes me "trupin drejt" është në fakt një pikëpamje që ka qenë mbrojtur nga paleo-antropologët si Richard Leakey dhe Donald C. Johanson për dekada me radhë. Tashmë shumë shkencëtarë kanë nxjerrë në pah shumë fakte të reja në lidhje me strukturën skeletore të Australo- pitekut dhe kanë provuar pasaktësinë e këtij argumenti. Kërkimi i gjerë i bërë mbi specie të ndryshme Australopitekësh nga dy anatomistë me famë botërore nga Anglia dhe USA, Lord Solly Zuckermen dhe Prof. Charles Oxnard, ka treguar se këto krijesa nuk ecnin me dy këmbë dhe kishin të njëjtën mënyrë lëvizjeje si majmunët e sotëm.72Duke studiuar kockat e këtyre fosileve për një periudhë 15 vjeçare, të mbështetur nga qeveria britanike, Lord Zuckermen dhe grupi i tij prej pesë specialistësh arritën në konkluzionin se Australopitekët ishin vetëm një specie e zakonshme majmunësh dhe nuk ishte aspak e vërtetë që ecnin me dy këmbë, megjithëse Zuckermen ishte vetë evolucionist.73
Përkatësisht, Charles E. Oxnard, një tjetër evolucionist i famshëm për kërkimet e tij mbi këtë çështje, e krahason strukturën skeletore të Australopitekëve me atë të orangutangëve modernë. Në vitin 1994, një grup shkencëtarësh nga universiteti i Liverpulit në Angli filluan një kërkim të gjerë për të arritur në një përfundim të përcaktuar mirë. Ata konkluduan se "Australopitekët ishin katërkëmbësh".
Shkurtimisht, Australopitekët nuk kanë lidhje me njerëzit, ata janë thjesht një specie majmunësh të zhdukur.
Ngjashmëria e madhe midis strukturës skeletore dhe kafkës së Australopitekëve me ato të shimpazeve dhe refuzimi i thënies se këto krijesa ecnin me dy këmbë shkaktuan vështirësi shumë të mëdha për paleo-antropologët evolucionistë. Arsyeja është se, sipas skemës imagjinare evolucioniste, Homo Erektus vjen pas Australopitekut. Për shkak se pjesa paraprirëse "homo" do të thotë "njeri", kjo nënkupton se Homo Erektus është një klasë njerëzore dhe skeleti i tij është i drejtë. Kapaciteti i kafkës së tij është dy herë më i madh se ai i Australopitekut. Një tranzicion direkt nga Australo- piteku, i cili është një majmun si shimpanzeja, tek Homo Erektus, i cili ka skelet jo të ndryshëm nga njeriu modern, është, edhe sipas vetë evolucionistëve, jashtë diskutimit. Prandaj ekzistenca e "lidhjeve" d.m.th. "formave kalimtare", është më se e nevojshme. Pikërisht nga kjo nevojë lindi koncepti i Homo Habilis.
Klasifikimi i Homo Habilis u paraqit në vitet 1960 nga Leakeys, të cilët konsiderohen si familje "gjuetarë fosilesh". Sipas tyre, kjo specie e re, të cilën ata e klasifikuan si Homo Habilis, kishte një kafkë me kapacitet relativisht të madh, ecte mbi dy këmbë dhe përdorte gurë e vegla druri. Prandaj, ai duhet të ishte stërgjyshi i njeriut.
Homo Habilist: Një Tjetër Majmun I Q Zhdukur | |
Për një kohë të gjatë evolucionistët pretendonin se krijesa që ata e quanin Homo Habilis mund të ecte duke mbajtur trupin drejt. Kështu ata mendonin se kishin gjetur një lidhje midis majmunit dhe njeriut. Fosili i ri i Homo Habilis i quajtur OH 62 e kundërshton këtë gjë. Këto fragmente fosilore tregojnë se Homo Habilis kishte krahë të gjatë dhe këmbë të shkurtra, të ngjashme me majmunët e kohës së tij. Ky zbulim i dha fund spekulimeve se Homo Habilis ishte një dykëmbësh që ecte me trupin drejt. Në të vërtetë ai nuk ishte gjë tjetër veçse një majmun. "OH 7 Homo Habilis" që duket poshtë majtas është fosili që paraqet më mirë karakteristikat e nofullës së Homo Habilisit. Dhëmballët e tij janë të vogla. Forma e nofullës së tij është katrore. Të gjitha këto karakteristika bëjnë që kjo nofull të jetë shumë e ngjashme me atë të një majmuni të sotëm. Me fjalë të tjera nofulla e Homo Habilisit edhe një herë tjetër konfirmon se kjo specie është një majmun. Për një kohë të gjatë evolucionistët pretendonin se krijesa që ata e quanin Homo Habilis mund të ecte duke mbajtur trupin drejt. Kështu ata mendonin se kishin gjetur një lidhje midis majmunit dhe njeriut. Fosili i ri i Homo Habilis i quajtur OH 62 e kundërshton këtë gjë. Këto fragmente fosilore tregojnë se Homo Habilis kishte krahë të gjatë dhe këmbë të shkurtra, të ngjashme me majmunët e kohës së tij. Ky zbulim i dha fund spekulimeve se Homo Habilis ishte një dykëmbësh që ecte me trupin drejt. Në të vërtetë ai nuk ishte gjë tjetër veçse një majmun. |
Fosilet e reja të së njëjtës specie që u zbuluan nga fundi i viteve '80, e ndryshuan plotësisht këtë pikëpamje. Disa studiues si Bernard Wood dhe C. Loring Brace të mbështetur mbi fosilet e zbuluara së fundi deklaruan se Homo Habilis, që do të thotë "njeri i aftë për të përdorur vegla", duhet të klasifikohet si Australopitek Habilis që do të thotë "majmuni i jugut i aftë për të përdorur vegla", sepse Homo Habilis ka shumë karakteristika të përbashkëta me majmunët e quajtur Australopitek. Homo Habilis kishte krahë të gjatë, këmbë të shkurtra dhe një strukturë skeletore si të majmunit. Gishtat e këmbës dhe dorës ishin të përshtatshëm për ngjitje. Struktura e nofullës ishte shumë e ngjashme me atë të majmunëve të sotëm. Kapaciteti i kafkës (mesatarisht 600cc) ishte gjithashtu një tregues se ata ishin majmunë. Shkurt, Homo Habilis, që është paraqitur nga evolucionistët si një specie e ndryshme, ishte në të vërtetë një specie majmunësh, si të gjithë Australo- pitekët e tjerë.
Kërkimet e bëra në vitet e mëvonshme demonstruan me të vërtetë se Homo Habilis nuk ishte më i ndryshëm nga Australopiteku. Kafka dhe skeleti fosil OH62 i zbuluar nga Tim White tregojnë se kjo specie kishte kapacitet kafkor të vogël, krahë të gjatë dhe këmbë të shkurtra, të cilat bënin të mundur që ata të ngjiteshin në pemë, tamam si majmunët e sotëm.
Analizat e detajuara të bëra nga antropologia amerikane Holli Smith në vitin 1994 treguan se Homo Habilis nuk ishte njeri, por majmun. Për analizat që bëri mbi dhëmbët e Australopitekut, Homo Habilis, Homo Erektus dhe Homo Neandertal, ajo deklaroi:
Rezultatet e analizave strikte të fosileve tregojnë: Mostrat e zhvillimit dentar të Australopitekut dhe Homo Habilis tregojnë se ata klasifikohen si majmunë afrikanë, ndërsa ato të Homo Erektus dhe Neandertalit klasifikohen si njerëz.75
Brenda të njëjtit vit, Fred Spoor, Bernard Wood dhe Frans Zonneveld, të gjithë specialistë në anatomi, arritën në të njëjtin konkluzion nga metoda krejtësisht të ndryshme. Kjo metodë u bazua në analizat krahasuese të kanaleve gjysmërrethore në veshin e brendshëm të njerëzve dhe majmunëve, të cilat sigurojnë ruajtjen e ekuilibrit gjatë lëvizjes. Kanalet e njerëzve (që ecin drejt) ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme nga ato të majmunëve që ecin të përkulur përpara.
Kanalet e veshit të brendshëm të mostrave te të gjithë Australopitekët dhe akoma më tej te Homo Habilis të analizuar nga Spoor, Vood, dhe Zonneveld ishin njësoj si ato të majmunëve modernë. Kanalet e veshit të brendshëm të Homo Erektus ishin njësoj si ato të njeriut modern.76
Spoor, Wood and Zonneveld also studied a Homo habilis specimen, namely Stw 53, and found out that "Stw 53 relied less on bipedal behavior than the australopithecines." This meant that the H. habilis specimen was even more ape-like than the Australopithecus species. Thus they concluded that "Stw 53 represents an unlikely intermediate between the morphologies seen in the australopithecines and H. erectus."
Këto zbulime kanë dy rezultate të rëndësishme:
1. Fosilet e Homo Habilis nuk i përkasin klasës së njeriut, por asaj të Australopitekëve, pra, majmunëve.
2. Si Homo Habilis, ashtu dhe Australopiteku ishin gjallesa që ecnin përkulur, ndaj dhe kishin skelet majmuni. Ato nuk kanë as lidhjen më të vogël me njerëzit.
There was | |
1. Semicircular Canals | 6. Endolymph-filled Canals |
A comparative analysis of the semi-circular canals in the inner ear in both humans and apes shows that the fossils long portrayed as the forerunners of human beings were all in fact ordinary apes. The species Australopithecus and Homo habilis had the inner ear canals of an ape, while Homo erectus had human ones. |
Termi Homo Rudolfensis është emri që u është dhënë disa fragmenteve fosile të zbuluara në 1972. Klasa që mendohej se paraqitej nga ky fosil u emërtua Homo Rudolfensis, për shkak se këto fragmente fosilesh u zbuluan në afërsi të lumit Rudolf, në Kenia. Shumica e paleo-antropologëve pranojnë se këto fosile nuk i përkasin një specieje të veçantë, por gjallesa e quajtur Homo Rudolfensis ishte në fakt një Homo Habilis.
Richard Leakey, zbuluesi i fosilit, e paraqiti kafkën, të cilën e emërtoi KNM-ER 1470 me një moshë të supozuar 2.8 milionë vjeçare, si zbulimin më të madh në historinë e antropologjisë. Sipas Leakey, kjo qenie, që kishte fytyrë njeriu dhe kafkë me kapacitet të vogël, ashtu si Australopiteku, ishte hallka që mungonte midis Australopitekut dhe njeriut. Pak më vonë u kuptua se fytyra njerëzore e kafkës KNM-ER 1470, e cila shumë shpesh ekspozohej në kopertinat e revistave shkencore, ishte rezultat i bashkimit të fragmenteve të kafkës – të cilat mund të kenë qenë të paramenduara. Prof. Tim Bromage, që ka bërë studime për anatominë e fytyrës së njeriut, e nënvizon këtë fakt, të cilin ai e nxori në pah me anën e stimulimeve në kompjuter në 1992:
Kur ai (KNM-ER 1470) u rindërtua për herë të parë, fytyra iu përshtat kafkës në një pozicion gati vertikal, shumë të ngjashëm me fytyrën e sheshtë të njerëzve mo- dernë. Por studimet e fundit të lidhjeve anatomike tregojnë se në jetë fytyra duhet të ishte e dalë përpara në mënyrë të dukshme, duke krijuar një pamje majmuni, në një farë mënyre si fytyra e Australopitekut.77
C. Loring Brace nga universiteti i Miçiganit ka arritur në të njëjtin përfundim nga analizat që bëri mbi nofullën dhe strukturën e dhëmbëve të kafkës 1470. Ai tha se përmasa e nofullës dhe e pjesës që mbante dhëmballët tregonte se KNM-ER 1470 kishte tamam fytyrën dhe dhëmbët e një Australopiteku. 80
Prof. Alan Valker, paleoantropolog nga universiteti John Hopkins, që ka bërë po aq kërkime mbi KNM-ER 1470 sa edhe Leakey, mbron tezën se kjo gjallesë nuk duhet të klasifikohet si njeri, por përkundrazi duhet të përfshihet nën specien e Australopitekut.
Si përfundim, klasifikime të tilla si Homo Habilis apo Homo Rudolfensis, të cilat paraqiten si lidhje kalimtare midis Australopitekut dhe Homo Erektus, janë krejtësisht të sajuara. Ashtu siç konfirmohet nga shumë kërkues sot, këto gjallesa janë anëtarë të klasës së Australopitekëve. Të gjitha tiparet e tyre vërtetojnë se ata nuk janë gjë tjetër veçse majmunë.
Detarë 700 Mijë Vjeçarë |
"Njerëzit e hershëm kanë qenë shumë më të zgjuar sesa mendohej…" Lajmet e reja të publikuara në New Scientist në 14 Mars 1998, tregojnë se njerëzit e quajtur nga evolucionistët si Homo Erektus praktikonin lundrimin në det 700 mijë vjet më parë. Këta njerëz, të cilët kishin njohuri dhe aftësi të mjaftueshme për të ndërtuar mjete lundrimi dhe për te pasur një kulturë që do të shfrytëzonte transportin detar, nuk mund të quhen kurrësesi "primitivë". |
Sipas skemave të fantazuara të evolucionistëve, evolucioni i brendshëm i specieve homo (njeri) është si më poshtë: I pari Homo Erektus, pastaj Homo Sapiens Arkaik, pastaj Njeriu i Neandertalit, më pas Njeriu i Kromanjonit dhe në fund njeriu modern. Të gjitha këto klasifikime janë në të vërtetë vetëm raca origjinale njerëzore. Ndryshimet midis tyre nuk janë më të mëdha se diferenca midis një aziatiku dhe një zezaku, apo një pigmeu dhe një evropiani.
Le të ekzaminojmë në fillim Homo Erektus, i cili mbahet si specia humane më primitive. Ashtu siç do të thotë fjala "erekt" (drejt), Homo Erektus do të thotë një "njeri që ecën drejt". Evolucionistët e kanë ndarë këtë specie nga llojet e mëparshme, duke shtuar cilësinë e qëndrimit drejt, sepse të gjitha fosilet e Homo Erektus që disponohen kanë një shtrirje të drejtë të pavërejtur në ndonjë mostër Australopiteku apo Homo Habilis. S’ka asnjë ndryshim midis skeletit të njeriut modern dhe atij të Homo Erektus.
Arsyeja primare që i shtyn evolucionistët të mbrojnë konceptin e primitivitetit të Homo Erektus është vëllimi i kafkës (900 – 1100 cc), i cili është më i vogël se mesatarja e atij të njeriut modern, si dhe pjesa e trashë kockore e vetullës. Ka shumë njerëz që jetojnë sot në botë e që kanë të njëjtin vëllim kafke si Homo Erektus (p.sh. pigmejtë), gjithashtu ka disa raca të tjera që kanë vetulla të dala (p.sh. aborigjenët në Australi).
Shkencëtarët kanë rënë dakord se ndryshimet në vëllimin e kafkës, nuk tregojnë medoemos ndryshime në nivelin e inteligjencës ose aftësive. Inteli- gjenca varet më tepër nga organizimi i brendshëm i trurit sesa nga volumi i tij.82
Fosilet që e kanë bërë të njohur Homo Erektus në botë janë fosilet e Njeriut të Pekinit dhe Njeriut të Javës të gjetura në Azi. Me kohë u kuptua se këto dy fosile ishin të rreme. Njeriu i Pekinit konsistonte në disa elemente të bëra prej stukoje, sepse pjesët origjinale kishin humbur, ndërsa Njeriu i Javës ishte i përbërë prej një fragmenti kafke, plus një kockë legeni që ishte gjetur disa metra larg prej saj, duke mos pasur asnjë argument që provonte se ajo i përkiste të njëjtës gjallesë. Kjo është arsyeja që fosilet e Homo Erektus, të gjetura në Afrikë kanë marrë kaq shumë rëndësi. (Duhet përmendur se disa fosile të konsideruara të Homo Erektus futen nga disa evolucionistë në një klasë të dytë, të quajtur "Homo Ergaster". Ka mosmarrveshje midis tyre në këtë pikë. Ne do t’i trajtojmë të gjitha këto fosile nën klasifikimin e Homo Erektus.)
Homo Erektus: Një Racë Njerëzore E Lashtë | ||
Homo Erektus do të thotë "njeri që ecën drejt". Të gjitha fosilet e përfshira në këtë specie i përkasin një race të veçantë njerëzore. Meqenëse shumica e fosileve të Homo Erektus nuk kanë një karakteristikë të përbashkët është mjaft e vështirë t’i përcaktosh këta njerëz nga kafkat e tyre. Kjo është arsyeja pse studiues të ndryshëm evolucionistë kanë bërë klasifikime të ndryshme. Sipër në të majtë paraqitet një kafkë e gjetur në Kobi Fora, Afrikë, më 1975, me të cilën përcaktohet përgjithësisht Homo Erktus. Sipër në të djathtë është paraqitur një kafkë, Homo Ergaster KNM-ER 3733, e cila ka gjëra të paqarta. Kapaciteti i kafkës së gjithë këtyre Homo Erektus ndryshon midis 900 – 1100 cc. Këto të dhëna janë brenda limiteve të kapacitetit të njerëzve të sotëm. Në të djathtë është skeleti KNM-WT 15000 ose Fëmija i Turkanës. Ky është ndoshta fosili njerëzor më i vjetër dhe më i plotë i gjetur ndonjëherë. Kërkimet e bëra mbi këtë fosil, për të cilin thuhet se është 1.6 milionë vjeçar, tregojnë se ai i përket një fëmije 12 vjeçar që mund të bëhej 1.80 m i gjatë, n.q.s. do të arrinte moshën e adoleshencës. Ky fosil që i ngjason shumë racës së Neandertalit është një nga evidencat më të shkëlqyera që hedhin poshtë historinë e evolucionit njerëzor. Evolucionisti Donald Johnson e përshkruan këtë fosil si më poshtë: | ||
"Ai ishte i gjatë dhe i dobët. Forma e trupit të tij dhe raportet e gjymtyrëve të tij ishin njësoj me ato të njerëzve që banojnë në Afrikën Ekuadoriale. Madhësia e gjymtyrëve të tij ishte e njëjtë me atë të një banori të rritur amerikano-verior." |
Mostra më e famshme e Homo Erektus e gjetur në Afrikë është fosili i "Narikotome Homo Erektus" ose "Djali i Turkanës", i cili u zbulua pranë liqenit Turkana, Kenia. Eshtë konfirmuar se fosili ishte i një djali 12 vjeçar, i cili në moshën e adoleshencës do të kishte qenë 1.83 m i gjatë. Struktura e drejtë e skeletit të fosilit nuk është e ndryshme nga ajo e njeriut modern. Në lidhje me të, paleo-antropologu amerikan Alan Walker thotë se ai dyshon që "një paleontolog i zakonshëm të jetë në gjendje të tregojë diferencën midis këtij skeleti fosil dhe atij të njeriut modern." 70 Përsa i përket kafkës, Walker thotë se ajo duket tamam si kafka e Njeriu të Neandertalit. 71 Ashtu siç do të shikojmë në kapitullin tjetër, Neandertali është një racë e njerëzve modernë. Prandaj Homo Erektus është gjithashtu një racë e njerëzve modernë. Bile edhe evolucionisti Richard Leakey pranon se diferencat midis Homo Erektus dhe njeriut modern janë jo më shumë se ndryshime midis racash:
Gjithashtu mund të vërehen ndryshime në formën e kafkës, në gradën e daljes së fytyrës, në trashësinë e vetullave e kështu me radhë. Këto diferenca janë jo më shumë të theksuara se ato që dallohen midis racave të ndryshme të njerëzve të sotëm. Këto ndryshime biologjike shfaqen kur popullatat ndahen gjeografikisht nga njëra-tjetra për një periudhë të gjatë kohore. 85
Prof. William Laflin nga universiteti i Konektikatit ka bërë ekzaminime të gjera anatomike mbi inuitët (racë njerëzish) dhe njerëzit që jetojnë në ishujt Aleut dhe ka vënë re se këta njerëz ishin jashtëzakonisht të ngjashëm me Homo Erektus. Përfundimi, në të cilin arriti Laflin, ishte se të gjitha këto raca ishin, në fakt, raca të ndryshme të Homo Sapiens (njeriut modern).
Kur marrim në konsideratë diferencat e mëdha që ekzistojnë midis grupeve të largëta si eskimezët dhe bushmenët, që dihet se i përkasin së njëjtës specie, Homo Sapiens, duket e justifikueshme të arrish në përfundimin se Sinantropus (një mostër Erektus–ALC) i përket të njëjtës specie. 86
Nga ana tjetër, gjendet një hendek i madh në skenarin e evolucionit njerëzor midis Homo Erektus, i cili është racë njerëzore dhe majmunëve (Australopitek, Homo Habilis, Homo Rudolfensis) që vijnë para Homo Erektus. Kjo do të thotë se njeriu i parë shfaqet në të dhënat fosile papritur dhe pa ndonjë histori evolucioni. S’ka gjë më të qartë se kaq për krijimin e tyre.
Por pranimi i këtij fakti është krejtësisht në kundërshtim me dogmën filozofike dhe ideologjike të evolucionistëve. Si pasojë ata përpiqen ta portretizojnë Homo Erektus, që është racë njerëzore, si një krijesë gjysmë-majmun. Në rindërtimet e tyre të Homo Erektus ata në mënyrë të që- llimshme vizatojnë karakteristika majmuni. Nga ana tjetër me metoda të ngjashme pikturimi ata mundohen t’i paraqesin majmunët, si Australo- pitekun apo Homo Habilis, me karaktersitika njerëzore. Kështu, ata kër- kojnë të afrojnë majmunët me njerëzit dhe anasjelltas, në mënyrë që të mbyllin hendekun midis këtyre dy llojeve të ndryshme gjallesash.
|
Maska False: |
Neandertali është njeri që u shfaq papritur 100 mijë vjet më parë në Evropë dhe u zhduk ose u asimilua pa u ndjerë, nga përzierja me raca të tjera, 35 mijë vjet më parë. E vetmja diferencë nga njeriu modern është skeleti më i trashë dhe vëllimi i kafkës pak më i madh.
Neandertalët janë racë njerëzore dhe ky fakt është pranuar nga të gjithë sot. Evolucionistët janë përpjekur shumë t’i paraqesin si specie primitive, por të gjitha zbulimet tregojnë se ata nuk ishin të ndryshëm nga një njeri trupmadh që ecën sot në rrugë. Një autoritet i shquar në këtë fushë, Erik Trinkaus, paleo-antropolog nga universiteti i New Mexico, shkruan:
Krahasimet e detajuara të mbetjeve skeletore të Neandertalit me ato të njerëzve modernë kanë treguar se nuk ka asgjë tek anatomia e Neandertalit që tregon përfundimisht se aftësitë e tij lëvizëse, manipuluese, intelektuale apo linguistike janë më pak të zhvilluara nga ato të njerëzve modernë. 88
Shumë kërkime të kohëve të fundit e përcaktojnë njeriun e Neandertalit si nënspecie të njeriut modern dhe e quajnë atë "Homo Sapiens Neandertal". Zbulimet dëshmojnë se Neandertali i varroste të vdekurit e tij, përdorte vegla muzikore dhe kishte përngjasime kulturore me Homo Sapiens Sapiens që jetonte në të njëjtën periudhë. Përfundimisht, Neandertali është një racë njerëzore me trup të madh që thjesht u zhduk me kalimin e kohës.
Neandertali: Një Njeri Trupmadh | |
Sipër është paraqitur Homo Sapiens Neandertalensis, Amud 1, kafkë e gjetur në Izrael. Në përgjithësi, njeriu i Neandertalit njihet si njeri trupmadh, ndonëse i shkurtër. Megjithatë është vlerësuar se njeriu të cilit i përket ky fosil ka qenë rreth 1.80 m i gjatë. Kapaciteti kafkës së tij është më i madhi i parë ndonjëherë, 1740 cc. Për këtë arsye ky fosil është një ndër provat më të rëndësishmet që tregon përfundimisht se Neandertali nuk ishte, ashtu siç pretendojnë evolucionistët, specie primitive. |
Homo Sapiens Arkaik është në skemën imagjinare të evolucionit hallka e fundit para njeriut të sotëm. Në fakt, evolucionistët nuk kanë shumë për të thënë për këtë njeri, sepse ka vetëm ndryshime minimale midis tij dhe njeriut modern. Disa kërkues thonë se përfaqësues të kësaj race jetojnë akoma sot; për këtë marrin si shembull Aborigjenët në Australi. Ashtu si Homo Sapiens, Aborigjenët kanë vetulla të trasha e të dala, strukturë nofulle të pjerrët nga brenda dhe vëllim kafke pak më të madh. Për më tepër, zbulime të tjera kanë përmendur se njerëz të tillë kanë jetuar në Hungari dhe në disa pjesë të Italisë deri vonë.
Grupi i quajtur si Homo Heildergensis në literaturën evolucioniste është, në fakt, i njëjti me Homo Sapiens Arkaik. Arsyeja pse janë përdorur dy terma të ndryshëm për të përcaktuar të njëjtën racë njerëzore është një ndryshim konceptesh midis evolucionistëve. Të gjitha fosilet e përfshira nën klasifikimin Homo Heildergensis sugjerojnë se disa njerëz, të cilët janë nga ana anatomike shumë të ngjashëm me evropianët, jetuan 500 mijë vjet, bile deri 740 mijë vjet më parë në Angli dhe më pas në Spanjë.
Eshtë vlerësuar se Njeriu i Kromanjonit ka jetuar 30 mijë vjet më parë. Ai kishte një kafkë me cepa dhe ballë të gjerë. Kafka e tij prej 1600 cc është mbi mesataren e njerëzve të sotëm. Kafka e tij ka kocka vetullash të trasha dhe një dalje kockore prapa, e cila është karakteristikë e Neandertalit dhe Homo Erektus.
Megjithëse Njeriu i Kromanjonit konsiderohet si racë evropiane, struktura dhe evoluimi i kafkës së tij duket tamam si ajo e disa racave që jetojnë sot në Afrikë dhe në Tropik. Bazuar mbi këtë ngjashmëri, është vlerësuar se Kromanjoni ishte një racë e vjetër Afrikane. Disa zbulime të tjera paleo-antropologjike kanë treguar se racat e Kromanjonit dhe Neandertalit janë përzier me njëra-tjetrën dhe vunë bazat e racave të sotme. Për më tepër në ditët tona pranohet se përfaqësuesit e racës së Kromanjonit jetojnë akoma në zona të ndryshme të Afrikës dhe në rajonet Salut dhe Dordonjë në Francë. Gjithashtu, njerëz me karakteristika të ngjashme janë vënë re që jetojnë në Poloni dhe Hungari.
Një Gjilpërë 26 Mijë Vjeçare: |
Një fosil tepër interesant që tregon se Neandertalët kishin njohuri për bërjen e rrobave. (Dr. Johanson, B. Edgar "Nga Lusi te gjuha", fq. 99) |
Ajo që ne kemi marrë në shqyrtim deri tani formon një tabllo të qartë: Skenari i evolucionit të njeriut është kryekëput gënjeshtër. Që të ekzistojë një pemë e tillë familjare (sipas evolucionit) duhet që të ekzistonte një evolucion gradual nga majmuni te njeriu dhe kjo të pasqyrohej në të dhënat fosile. Ekziston një hendek gjigand midis majmunëve dhe njerëzve. Struktura e skeletit, kapaciteti i kafkës dhe kritere të tjera, si p.sh. ecja drejt, i dallojnë qartë njerëzit nga majmunët. [Më parë kemi përmendur se kërkimet e fundit të bëra më 1994 mbi kanalet e gjysmërrethore të ekuilibrit në veshin e brendshëm kanë nxjerrë se Australopiteku dhe Homo Habilis ishin majmunë, ndërsa Homo Erektus ishte njeri].
Një tjetër zbulim domethënës që dëshmon se nuk mund të ekzistojë një pemë familjare e përbashkët midis këtyre specieve të ndryshme është se speciet që janë paraqitur si paraardhës të njëra-tjetrës në fakt kanë jetuar bashkë në të njëjtat periudha. N.q.s., siç thonë evolucionistët, Australo- piteku u transformua në Homo Habilis dhe ky i fundit në Homo Erektus, atëherë periudhat në të cilat ata kanë jetuar do të ishin në vazhdim të njëra-tjetrës. Ky rregull kronologjik nuk ekziston.
Sipas vlerësimeve të evolucionistëve Australopitekët jetuan nga 4 milionë deri në 1 milion vjet më parë. Gjallesat e klasifikuara si Homo Habilis, nga ana tjetër, mendohet të kenë jetuar deri në 1.7–1.9 milionë vjet më parë. Homo Rudolfensis, për të cilin thuhet se ishte "më i përparuar" se Homo Habilis, dihet se është 2.5–2.8 milionë vjeçar. Kjo do të thotë se Homo Rudolfensis është 1 milion vjet më i vjetër se Homo Habilis, i cili supozohet se është "paraardhësi" i tij. Nga ana tjetër, mosha e Homo Erektus daton 1.6–1.8 milionë vjet më parë që do të thotë se mostrat e Homo Erektus u shfaqën në tokë në të njëjtën kohë me ato të të ashtuquajturit paraardhës të tij, Homo Habilis.
Alan Walker e konfirmon këtë fakt duke thënë:
… ka evidenca nga Afrika Lindore për individë të vegjël Australopitekësh që kanë mbijetuar deri vonë. Australopitekë të tillë kanë qenë bashkëkohës në fillim me Homo Habilisin pastaj me Homo Erektusin. 89Louis Leakey ka zbuluar fosile Australopiteku, Homo Habilis dhe Homo Erektus gati njëra pas tjetrës në rajonin Olduvai George, shtresa Bed II. 90
Sigurisht që s’ka pasur pemë familjare siç pretendojnë evolucionistët. Një paleontolog nga universiteti i Harvardit, Stephen Jay Gould, shpjegon këtë qorrsokak të evolucionit megjithëse vetë është evolucionist:
Çfarë mund t'i ndodhë shkallëzimit tonë n.q.s. bashkekzistojnë tre linja hominide (A. Afrikanus, Robust Australopitek dhe Homo Habilis) që nuk rrjedhin nga njëra-tjetra? Për më tepër asnjë prej të treve nuk shfaq prirje evolutive gjatë qëndrimit të tyre në tokë. 91
Kur lëvizim prej Homo Erektus në drejtim të Homo Sapiens, përsëri do të shohim se nuk bëhet fjalë për pemë familjare.
Ka prova që tregojnë se Homo Erektus dhe Homo Sapiens Arkaik kanë vazhduar të jetojnë deri 27 mijë, madje deri 10 mijë vjet p.e.s. Në kënetën Kou në Australi janë gjetur kafka Homo Erektus 13 mijë vjeçare. Në ishullin Java është gjetur një kafkë Homo Erektus 27 mijë vjeçare. 92
Një nga revistat periodike më popullore në qarqet evolucioniste, Discover, paraqet në kopertinën e saj një fytyrë njeriu 800 mijë vjeçare, duke parashtruar pyetjen e evolucionistëve: "A është kjo fytyra e së kaluarës sonë?" |
Fakti më interesant që shkatërron bazat e pemës familjare imagjinare të teorisë së evolucionit është historia e vjetër e njeriut modern. Të dhënat paleo-antropologjike tregojnë se Homo Sapiens që ka pamje të ngjashme me njerëzit e sotëm ka jetuar që prej 1 milion vjetësh më parë.
Ishte Louis Leakey, paleo-antropologu i famshëm evolucionist, që shënoi zbulimet e para në lidhje me këtë çështje. Në 1932 në rajonin Kanjera rreth liqenit Viktoria, në Kenia, Leakey gjeti disa fosile që i përkisnin periudhës së mesme Pleistocene dhe ato s'kishin asnjë ndryshim nga forma e njeriut modern. Periudha Pleistocene e mesme do të thotë 1 milion vjet më parë.93Për shkak se këto zbulime e kthyen pemën familjare të evolucionit përmbys, ato nuk u pra- nuan nga disa paleo-antropologë evolucionistë. Megjithatë, Leakey gjithmonë ka pohuar se vlerësimi i tij ishte korrekt.
Pikërisht kur ky kundërshtim kishte filluar të harrohej, një fosil i zbuluar në Spanjë në 1995 tregoi në mënyrë spektakolare se historia e Homo Sapiens ishte shumë më e vjetër se ajo e pranuar. Ky fosil u zbulua në shpellën e quajtur Gran Dolina në rajonin Atapuerka të Spanjës nga tre paleo-antropologë nga Universiteti i Madridit. Fosili i përkiste fytyrës së një djali 11 vjeçar që dukej krejtësisht si një njeri mo- dern, megjithëse kishin kaluar 800 mijë vjet që prej vdekjes së tij. Revista Discover e ka paraqitur këtë histori në detaje në numrin e saj të dhjetorit 1997.
Ky fosil shokoi edhe vetë bindjet e Ferreras, udhëheqësit të punimeve në Gran Dolina. Ai tha:
Ne prisnim diçka të madhe, diçka të fryrë… me një fjalë diçka "primitive". Ajo që prisnim të shihnim nga zbulimi i fosilit të një djali 800 mijë vjeçar ishte diçka si fosili i "Djalit të Turkanës". Për habinë tonë të madhe ajo që gjetëm ishte një fytyrë krejt moderne... Për mua kjo ishte jashtëzakonisht spektakolare… Këto janë gjëra që të trondisin. Të zbulosh diçka si kjo në mënyrë krejtësisht të papritur! Nuk kam parasysh thjesht zbulimin e një fosili, pasi, megjithëse edhe kjo gjë është deri diku e papritur, përsëri është diçka normale. Gjëja më spektakolare është të zbulosh në të kaluarën diçka që i përket të tashmes. Eshtë njësoj si gjetja e diçkaje si… si një kasetofon në Gran Dolina. Kjo duhet të ishte shumë e çuditshme. Ne nuk presim të gjejmë kaseta dhe kasetofone në periudhën Pleistocene të poshtme. Zbulimi i një fytyre moderne është e njëjta gjë. Ne u çuditëm shumë kur e pamë.94
Fosili i gjetur ndriçoi faktin se historia e Homo Sapiens shtrihej 800 mijë vjet më parë. Pasi e morën veten nga shoku fillestar, evolucionistët që zbuluan fosilin vendosën se ai i përkiste një specie tjetër, sepse sipas pemës familjare evolucioniste asnjë Homo Sapiens nuk mund të kishte jetuar 800 mijë vjet më parë. Prandaj ata sajuan një specie imagjinare të quajtur "Homo Antecesor" dhe përfshinë kafkën e Atapuerkas në këtë klasifikim.
Studimet e fundit kanë treguar se është e pamundur për skeletin e përkulur të majmunit, i përshtatur për ecjen me katër këmbë, të evoluojë në skeletin e drejtë të njeriut, i përshtatur për ecjen me dy këmbë. |
Përveç të dhënave fosile, me të cilat jemi marrë gjatë, humnerat e mëdha anatomike midis njeriut dhe majmunit gjithashtu e kanë bërë të pavlefshëm evolucionin e njeriut. Një prej këtyre humnerave ka të bëjë me mënyrën e ecjes.
Njerëzit ecin me dy këmbë duke e mbajtur trupin drejt. Kjo është një lëvizje e veçantë, e cila nuk vërehet te speciet e tjera. Disa kafshë kanë një aftësi të kufizuar për të lëvizur kur qëndrojnë mbi dy këmbët e pasme. Disa kafshë si arinjtë dhe majmunët mund të lëvizin në këtë mënyrë rrallë, p.sh. kur duan të kapin ushqimin, por edhe atëherë për një kohë të shkurtër. Normalisht skeleti i tyre është i shtrirë përpara dhe ecja e tyre normale bëhet mbi katër gjymtyrë.
Atëherë, a ka evoluar mënyra e të ecurit mbi dy këmbë e njeriut nga ajo mbi katër këmbë e majmunëve, ashtu siç thonë evolucionistët?
Sigurisht që jo. Kërkimet tregojnë se evolucioni i ecjes mbi dy këmbë kurrë nuk ka ndodhur, e as që është e mundur të ndodhë. Së pari ecja mbi dy këmbë nuk është ndonjë avantazh evolutiv. Mënyra, me të cilën majmunët lëvizin është shumë më e lehtë dhe shumë më e shpejtë se ajo e lëvizjes mbi dy këmbë të njeriut.
Njeriu nuk mund të lëvizë me anë të kërcimeve nga një pemë në tjetrën, siç bën shimpanzeja e as të vrapojë 125 km në orë, siç bën çita. Përkundrazi, për shkak të lëvizjes mbi dy këmbë, njeriu lëviz shumë më ngadalë në tokë. Për të njëjtën arsye, ai është një prej specieve më të pambrojtura në natyrë përsa i përket lëvizjes dhe mbrojtjes. Sipas logjikës së evolucionit, majmunët nuk mund të kenë evoluar duke adoptuar mënyrën e të ecurit mbi dy këmbë, përkundrazi është njeriu ai që duhet të ketë evoluar në katërkëmbësh.
Një tjetër qorrsokak i thënieve evolucioniste është se ecja mbi dy këmbë nuk i shërben modelit të zhvillimit gradual të Darvinizmit. Ky model që përbën bazat e evolucionit kërkon ekzistencën e një mënyre ecjeje të ndërmjetme midis asaj me dy këmbë dhe asaj me katër. Duke përdorur edhe stimulime kompjuterike, paleo-antropologu anglez Robin Crompon, në vitin 1996 arriti të tregojë se një mënyrë e tillë ecjeje ishte e pamundur. Crompton arriti në këtë konkluzion: Një gjallesë mund të ecë ose drejt ose me të katër gjymtyrët.100Një mënyrë e ndërmjetme ecjeje nuk mund të jetë e mundur për shkak të konsumimit të një sasie energjie mjaft të madhe. Kjo është arsyeja e pamundësisë së ekzistencës së një specieje me lëvizje të ndërmjetme.
Humnera e jashtëzakonshme midis njeriut dhe majmunit nuk është e kufizuar vetëm në ecjen mbi dy këmbë. Ka edhe shumë probleme të tjera që mbeten të pashpjeguara, si p.sh. kapaciteti i trurit, aftësia e të folurit etj. Elen Morgan, një paleo-antropologe evolucioniste, bën pohimin e mëposhtëm në lidhje me këtë çështje:101
Katër prej mistereve më të mëdha të njeriut janë: 1- Përse njerëzit ecin mbi dy këmbë? 2- Përse kanë humbur gëzofin? 3- Përse kanë zhvilluar një tru kaq të madh? 4- Përse mësuan të flasin?
Përgjigjet e këtyre pyetjeve janë: 1- Nuk e dimë. 2- Nuk e dimë. 3- Nuk e dimë. 4- Nuk e dimë. Lista e pyetjeve mund të zgjatet sa të duash, pa ndikuar në ndryshimin e përgjigjes "Nuk e dimë". 101
|
The myth of human evolution is based on no scientific findings whatsoever. Representations such as the above have no other significance than reflecting evolutionists’ imaginative wishful thinking. |
Lordi Sally Zuckerman është një prej shkencëtarëve më të famshëm dhe më të respektuar në Angli. Për vite me radhë, ai ka studiuar të dhënat fosile, si dhe ka realizuar shumë kërkime të hollësishme. Ai është nderuar me titullin "Lord" për kontributin e tij në shkencë. Zuckerman është evolucionist, prandaj komentet e tij për evolucionin nuk mund të merren si kapriço të qëllimshme. Pas vite kërkimesh mbi të dhënat fosile ai arriti në përfundimin se nuk ekziston në të vërtetë një pemë familjare për njeriun (ashtu siç pretendojnë evolucionistët).
Zuckerman gjithashtu ka bërë një "radhitje të shkencave". Ai ndërtoi një spektër të shkencave, duke i radhitur ato, sipas mendimit të tij, nga ato më shkencoret tek ato më jo-shkencoret. Sipas këtij spektri, më shkencoret, duke marrë parasysh mbështetjen e tyre në argumente, ishin fizika dhe kimia. Më pas vinin shkencat biologjike dhe pastaj ato sociale. Në fund fare, në pjesën e konsideruar si "më jo-shkencore" krahas koncepteve të "perceptimit jashtëshqisor" dhe "shqisës së gjashtë", vendosej dhe "evolucioni i njeriut". Zuckerman shpjegon arsyetimin e tij:
Më pas, zhvendosim kuadrin e së vërtetës objektive në drejtim të atyre fushave të supozuara si shkenca biologjike, si p.sh. perceptimi jashtëshqisor apo interpretimi i historisë së fosileve të njeriut. Për ndjekësit e këtyre ideve nuk ekziston asgjë e pamundur. Ata janë të gatshëm të besojnë shumë gjëra kontradiktore në të njëjtën kohë. .102
Atëherë cila është arsyeja që i bën gjithë këta shkencëtarë të jenë të lidhur me kaq kokëfortësi me këtë dogmë? Pse ata janë munduar kaq shumë të mbajnë gjallë teorinë e tyre, duke u detyruar të pranojnë shumë kontradikta dhe të hedhin poshtë shumë argumente bindëse? 103
Përgjigja e vetme është frika e braktisjes së teorisë së evolucionit, pasi kjo do të thotë të pranojnë që njeriu është krijuar nga Allahu. Duke marrë në konsideratë predispozicionin e tyre dhe filozofinë e tyre materialiste, krijimi është diçka e papranueshme dhe e pakonceptueshme për evolucionistët.
Për këtë arsye, ata mashtrojnë veten duke përdorur mediat me të cilat bashkëpunojnë. Kur ata nuk i gjejnë fosilet që duhen, i fabrikojnë ato në formën e pikturave imagjinare të modeleve të trilluara dhe përpiqen të japin përshtypjen se me të vërtetë ekzistojnë fosile që vërtetojnë evolucionin. Një pjesë e mediave që kanë të njëjtat pikëpamje materialiste, gjithashtu përpiqen të mashtrojnë publikun, duke ngulitur në subkoshiencën e njeriut pë- rrallën e evolucionit.
S’ka rëndësi sa shumë përpiqen ata; e vërteta është e qartë. Njeriu ka ardhur në ekzistencë jo nëpërmjet një procesi evolutiv, por nga krijimi i Allahut. Prandaj ai është përgjegjës ndaj Allahut dhe do të përgjigjet para Tij.
71. David Pilbeam, "Humans Lose an Early Ancestor", Science, Nisan 1982, ss. 6-7
72. Solly Zuckerman, Beyond The Ivory Tower, New York: Toplinger Publications, 1970, ss. 75-94
73. Charles E. Oxnard, "The Place of Australopithecines in Human Evolution: Grounds for Doubt", Nature, Cilt 258, s. 389
74. (Isabelle Bourdial, "Adieu Lucy", Science et Vie, Mayıs 1999, no. 980, s. 52-62)
75. Holly Smith, American Journal of Physical Antropology, Cilt 94, 1994, ss. 307-325
76. Fred Spoor, Bernard Wood, Frans Zonneveld, "Implication of Early Hominid Labryntine Morphology for Evolution of Human Bipedal Locomotion", Nature, cilt 369, 23 Haziran 1994, s. 645-648
77. Tim Bromage, New Scientist, cilt133, 1992, s. 38-41
78. J. E. Cronin, N. T. Boaz, C. B. Stringer, Y. Rak, "Tempo and Mode in Hominid Evolution", Nature, Cilt 292, 1981, s. 113-122
79. C. L. Brace, H. Nelson, N. Korn, M. L. Brace, Atlas of Human Evolution, 2.b. New York: Rinehart and Wilson, 1979
80. Alan Walker, Scientific American, vol 239 (2), 1978, s. 54
81. Bernard Wood, Mark Collard, "The Human Genus", Science, vol 284, No 5411, 2 April 1999, pp. 65-71
82. Marvin Lubenow, Bones of Contention, Grand Rapids, Baker, 1992, s. 83
83. Boyce Rensberger, The Washington Post, 19 Kasım 1984
84. Boyce Rensberger, The Washington Post, 19 Kasım 1984
85. Richard Leakey, The Making of Mankind, London: Sphere Books, 1981, s. 62
86. Marvin Lubenow, Bones of Contention, Grand Rapids, Baker, 1992. s. 136
87. Pat Shipman, "Doubting Dmanisi", American Scientist, November- December 2000, p. 491
88. Erik Trinkaus, "Hard Times Among the Neanderthals", Natural History, cilt 87, Aralık 1978, s. 10; R. L. Holloway, "The Neanderthal Brain: What Was Primitive", American Journal of Physical Anthropology Supplement, Cilt 12, 1991, s. 94
89. Alan Walker, Science, cilt 207, 1980, s. 1103
90. A. J. Kelso, Physical Antropology, 1st ed., New York: J. B. Lipincott Co., 1970, s. 221; M. D. Leakey, Olduvai Gorge, Cilt 3, Cambridge: Cambridge University Press, 1971, s. 272
91. S. J. Gould, Natural History, Cilt 85, 1976, s. 30
93. L. S. B. Leakey, The Origin of Homo Sapiens, ed. F. Borde, Paris: UNESCO, 1972, s. 25-29; L. S. B. Leakey, By the Evidence, New York: Harcourt Brace Jovanovich, 1974
94. "Is This The Face of Our Past", Discover, Aralık 1997, s. 97-100
95. A. J. Kelso, Physical Anthropology, 1.b., 1970, ss. 221; M. D. Leakey, Olduvai Gorge, Cilt 3, Cambridge: Cambridge University Press, 1971, s. 272
96. D. C. Johanson & M. A. Edey, Lucy: The Beginnings of Humankind, New York: Simon & Schuster, 1981, s. 250
97. Science News, Cilt 115, 1979, ss. 196-197
98. I. Anderson, New Scientist, Cilt 98, 1983, s. 373
99. R. H. Tuttle, Natural History, Mart 1990, ss. 61-64
100. Ruth Henke, "Aufrecht aus den Baumen", Focus, Cilt 39, 1996, s. 178
101. Elaine Morgan, The Scars of Evolution, New York: Oxford University Press, 1994, s. 5
102. Solly Zuckerman, Beyond The Ivory Tower, New York: Toplinger Publications, 1970, s. 19
103. Robert Locke, "Family Fights" Discovering Archaeology, July/August 1999, pp. 36-39
104. Robert Locke, "Family Fights" Discovering Archaeology, July/August 1999, pp. 36
105. Henry Gee, In Search of Deep Time, New York, The Free Press, 1999, s. 116-117