logo
HARUN YAHYA

Kapitulli 8: Falsifikimet e Evolucionit

Nuk ekziston asnjë provë konkrete fosile që mbështet pamjen e njeriut-majmun, i cili reklamohet në mënyrë të pandërprerë nga mediat dhe qarqet akademike evolucioniste. Me penela në dorë, evolucionistët prodhojnë krijesa imagjinare, por fakti se për këto piktura nuk gjenden fosile që mund të harmonizohen me to përbën një problem tepër serioz për evolucionistët. Një prej metodave interesante që ata përdorin për të kapërcyer këtë pengesë është "prodhimi" i fosileve që nuk gjenden. Njeriu i Pitdaunit, skandali më i madh në historinë e shkencës, është një shembull që s’ka nevojë për koment.

Njeriu i Piltdaunit: Një kafkë njeriu dhe një nofull orangutangu

Historia E Një Mashtrimi

1

Fosilet janë nxjerrë nga toka
nga Charles Dawson dhe i
janë dhënë Sir Arthur Smith
Woodward.

piltdown adamı, bilim adamları

2

Pjesët janë rindërtuar për të formuar kafkën e famshme.

Insan Kafatası Parçaları:
Pjesë nga një kafkë njeriu.

Orangutan Çene Kemiği: Nofull orangutangu.

piltdown kafatası,kaftası fosili

3

Duke u bazuar në kafkën e rindërtuar, janë bërë shumë vizatime e skulptura dhe janë shkruar shumë komente e artikuj.

piltdown adamı, büst

4

Dyzet vjet pas zbulimit të tij, fosili i Piltdaunit u provua nga një grup kërkuesish se ishte një mashtrim.

piltdown adamı, paleontolojist

Një doktor i njohur dhe një paleo-antropolog i shquar, Charles Dawson, deklaroi në 1912 se kishte gjetur një kockë nofulle dhe një fragment kafke në një gropë, në Piltdaun, Angli. Megjithëse kocka e nofullës anonte më shumë nga ajo e majmunit, ndërsa dhëmbët dhe kafka ishin si ato të njeriut, këto mostra të menduara si 500 mijë vjeçare u etiketuan me emrin "Njeriu i Piltdaunit" dhe u paraqitën në disa muze si prova absolute të evolucionit të njeriut. Për më shumë se 40 vjet, shumë artikuj shkencorë u shkruan për Njeriun e Piltdaunit si dhe u bënë shumë interpretime dhe piktura, kurse fosilet paraqiteshin si një argument i rëndësishëm i evolucionit të njeriut. Jo më pak se 500 doktorata janë shkruar mbi këtë subjekt. Paleoantropologu amerikan, Henry Fairfield Osborn, ka thënë gjatë vizitës së tij në Muzeun Britanik në vitin 1935:66… ne kemi nevojë të na kujtojnë gjithmonë se natyra është plot me paradokse dhe ky është një zbulim i çuditshëm për njeriun e hershëm…

Në vitin 1949, Keneth Okley, nga Departamenti i Paleontologjisë në Muzeun Britanik u përpoq të provonte "testin e fluorit", një test i ri i përdorur për të caktuar moshën e fosileve. Prova u bë mbi fosilin e Njeriut të Piltdaunit. Rezultati qe katastrofal. Gjatë testit doli se kocka e nofullës së Njeriut të Piltdaunit nuk përmbante fluor. Kjo tregon se kjo kockë kishte qëndruar e varrosur jo më shumë se disa vjet. Kafka, e cila përmbante një sasi të vogël fluori, rezultoi se ishte vetëm disa mijëra vjeçare.

Ky falsifikim u bë publik në vitin 1953 në analizën e hollësishme të bërë nga Weiner. Kafka i përkiste një njeriu 500 vjeçar, ndërsa kocka e nofullës i përkiste një majmuni të ngordhur pak kohë më parë. Dhëmbët ishin rregulluar më vonë dhe i ishin shtuar nofullës. Bashkimet ishin bërë në atë mënyrë që të dukeshin si ato të njeriut. Pastaj të gjitha pjesët ishin veshur me dikromat potasiumi për t'i dhënë një pamje të vjetër. Kjo veshje u zhduk kur ato u zhytën në acid. Le Gros Klark, i cili bënte pjesë në grupin që nxori në shesh mashtrimin, nuk mundi ta fshehë habinë e tij për këtë situatë dhe tha: 67Provat e gërvishtjeve artificiale binin menjëherë në sy. Në të vërtetë ato dukeshin kaq qartë saqë çdokush mund të pyesë: Si është e mundur që kjo t'i shpëtonte vëzhgimeve të mëparshme…?!68Pas gjithë kësaj Njeriu i Piltdaunit u hoq me shpejtësi nga Muzeu Britanik ku ishte ekspozuar për më shumë se dyzet vjet.

Njeriu i Nebraskës: Një dhëmb derri

nebraska, diş fosili

Kjo pikturë është vizatuar duke u bazuar në një dhëmb të vetëm dhe është publikuar në revistën Ilustrated London News në 24 Qershor, 1922. Sidoqoftë, evolucionistët mbetën shumë të zhgënjyer, kur u zbulua se ky dhëmb nuk i përkiste as një njeriu as një krijese të ngjashme me majmunin, por një lloji të zhdukur derrash të egër.

Jemi në vitin 1922, Henry Fairfield Osborn, menaxheri i Muzeut Amerikan të Historisë së Natyrës deklaroi se kishte zbuluar në Nebraskën Perëndimore fosilin e një dhëmballe, e cila i përkiste periudhës së Plioce- nit. Për këtë dhëmb u pohua se kishte karakteristikat e atij të njeriut dhe majmunit. Argumentimet shkencore filluan dhe sipas disa interpretimeve ky dhëmb i përkiste Pitekantropus Erektus, ndërsa sipas disa të tjerëve ky dhëmb ishte më afër njerëzve. Fosili që ngriti një debat të zjarrtë, u quajt "Njeriu i Nebraskës". Atij iu dha menjëherë një emër shkencor: Hesperopitekus Haroldkuki.

Shumë autoritete e mbështetën Osbornin. Duke u bazuar në këtë dhëmb të vetëm, u bë rindërtimi i kokës dhe trupit të Njeriut të Nebraskës. Për më tepër, Njeriu i Nebraskës u vizatua bashkë me gruan dhe fëmijët e tij, si një familje e tërë në natyrë.

Të gjitha këto u bënë nga një dhëmb i vetëm. Qarqet evolucioniste i dhanë kaq shumë rëndësi, saqë kur një kërkues i quajtur William Bryan i kundërshtoi këto vendime të paragjykuara të mbështetura vetëm në një dhëmb, u kritikua mjaft ashpër.

Në 1927 u gjetën pjesë të tjera të skeletit. Sipas këtyre copave të zbuluara së fundi, dhëmbi nuk i përkiste as një njeriu e as një majmuni. U zbulua se ai i përkiste një specie të zhdukur derri të egër amerikan të quajtur Prostenops. William Gregory e titulloi kështu artikullin e tij të publikuar në "Science" ku ai prononconte këtë gafë: Hesperopitekus: as majmun as njeri.69Pas kësaj, të gjitha pikturat e Hesperopitekus Haroldkuki dhe familjes së tij u hoqën menjëherë nga literatura evolucioniste.

Ota Benga: Afrikani në kafaz

ota benga, kongo

Pasi Darvini shkoi akoma më tutje me librin e tij "Prejardhja e Nje- riut", duke thënë se njeriu evoluoi nga qenie të ngjashme me majmunin, ai filloi të kërkojë fosile për të mbështetur këtë gjë. Disa evolucionistë besonin se krijesa gjysmënjeri-gjysmëmajmun duhet të gjendeshin jo vetëm në mbetjet fosile, por edhe të gjallë në pjesë të ndryshme të botës. Në fi- llim të shekullit XX gjurmimet për zbulimin e "li- dhjeve ndërmjetëse të gjalla" çuan në incidente fatkeqe, një prej më të tmerrshmeve është historia e pigmeut me emrin Ota Benga.

Ota Benga u kap në vitin 1904 nga një kërkues evolucionist në Kongo. Në gjuhën e tij emri i tij do të thoshte "shok". Ai kishte një grua dhe dy fëmijë. I lidhur me zinxhirë dhe i futur në kafaz ai u çua në SHBA ku shkencëtarët evolucionistë ia ekspozuan publikut së bashku me specie të tjera majmunësh dhe e prezantuan atë si "lidhja kalimtare më e afërt e njeriut". Dy vjet më vonë atë e çuan në kopshtin zoologjik të Bronksit, në Nju Jork, ku ai i paraqitej publikut nën emërtimin "stërgjysh i lashtë i njeriut", së bashku me ca shimpanze, një gorillë e quajtur Dinah dhe një orangutang i quajtur Dohung. Dr. William T. Hornaday, drejtori evolucionist i kopshtit zoologjik, mbante fjalime të gjata ku tregonte sesa krenar ishte që kishte këtë "formë kalimtare" në kopshtin e tij dhe e trajtonte Ota Bengën e futur në kafaz si një kafshë të rëndomtë. Duke mos pasur mundësi të duronte trajtimin që i bëhej, Ota Benga vrau veten. 70

Njeriu i Piltdaunit, ai i Nebraskës, Ota Benga… Këto skandale dëshmojnë se shkencëtarët evolucionistë nuk hezitojnë të përdorin çdo lloj metode antishkencore për të provuar teorinë e tyre. Duke e ngulitur këtë gjë në mendje, kur shikon të ashtuquajturat argumente të tjera të mitit të evolucionit të njeriut, ndodhesh përballë të njëjtës situatë. Në këto argumente ka histori joreale dhe një ushtri vullnetarësh që s’lënë gjë pa bërë për të vërtetuar këtë teori.

Fusnotat

65. Malcolm Muggeridge, The End of Christendom, Grand Rapids, Eerdmans, 1980, s. 59

66. Stephen Jay Gould, "Smith Woodward's Folly", New Scientist, 5 Nisan 1979, s. 44

67. Kenneth Oakley, William Le Gros Clark & J. S, "Piltdown", Meydan Larousse, Cilt 10, s. 133

68. Stephen Jay Gould, "Smith Woodward's Folly", New Scientist, 5 Nisan 1979, s. 44

69. W. K. Gregory, "Hesperopithecus Apparently Not An Ape Nor A Man", Science, Cilt 66, Aralık 1927, s. 579

70. Philips Verner Bradford, Harvey Blume, Ota Benga: The Pygmy in The Zoo, New York: Delta Books, 1992

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Parathenie: Përse teoria e evolucionit?
  • Kapitulli 1: Për të qenë të lirë nga paragjykimet
  • Kapitulli 2: Një histori e Shkurtër e teorisë
  • Kapitulli 3: Mekanizmat imagjinarë të Evolucionit
  • Kapitulli 4: Të dhënat Fosile hedhin poshtë evolucionin
  • Kapitulli 5: Përralla e Kalimit nga uji në tokë
  • Kapitulli 6: Origjina e zogjve dhe Gjitarëve
  • Kapitulli 7 : Keqinterpretimi i të dhënave Fosile
  • Kapitulli 8: Falsifikimet e Evolucionit
  • Kapitulli 9: Skenari i evolucionit te njeriut
  • Kapitulli 10: Qorrsokaku Molecular i Evolucionit
  • Kapitulli 11: Termodinamika e hedh poshtë Evolucionin
  • Kapitulli 12: Projektimi dhe Rastësia
  • Kapitulli 13: Pretendimet e Evolucionistëve dhe faktet
  • Kapitulli 14: Teoria e Evolucionit: Një detyrim materialist
  • Kapitulli 15: Media: Tokë pjellore për Evolucionin
  • Kapitulli 16: Konkluzioni: evolucioni eshtë një mashtrim
  • Kapitulli 17: Fakti i krijimit