Two drawings of Java Man, which are totally different from each other, provide a good example of how fantastically fossils are interpreted by evolutionists.
P ara se të hyjmë në detajet e mitit të evolucionit të njeriut, duhet të përmendim metodën e propagandës që ka bindur opinionin publik për idenë se krijesa gjysmënjeri-gjysmëmajmun kanë jetuar dikur në të kaluarën. Kjo metodë propagande përdor "rindërtimin" që i bëhet fosileve. Rindërtimi është vizatimi i një pikture apo ndërtimi i një modeli të një gjallese duke u bazuar në të dhënat fosile, por me këtë evolucionistët kanë spekuluar shumë duke bërë rindërtime imagjinare të bazuara vetëm në një kockë, ndonjëherë vetëm në një fragment kocke. Njerëzit-majmunë që shikojmë nëpër revista, gazeta ose filma nuk janë gjë tjetër veç rindërtime imagjinare.
Meqenëse zakonisht fosilet janë jo të rregullta dhe të paplota, çdo li- dhje që bëhet, duke i marrë ato për bazë, është spekulative. Në fakt rindërtimi i bërë nga evolucionistët, i bazuar në mbetjet fosile, bëhet pikërisht për të bërë të vlefshme tezat evolucioniste. Një antropolog nga Harvardi, David R. Pilbeam e thekson këtë fakt kur thotë:63Së paku në paleontologji të dhënat janë kaq të shpërndara, saqë teoria influencon shumë interpretimet. Në të kaluarën teoritë kanë pasqyruar bindjet dhe ideologjitë personale në vend që pasqyrojnë të dhënat e sakta.
Tre Ndërtime Të Ndryshme Të Bazuara Në Të Njëjtën Kafkë | ||
| ||
1. Sunday Time, 4 Prill 1964 | 2. Vizatim i Maurice Wilson | 3. Rindërtim i N. Parker, N. Geograpic, Shtator 1960 |
Këtu ne duhet të ndriçojmë një pikë të veçantë. Rindërtimet e bëra mbi kockat e mbetura mund të tregojnë vetëm karakteristikat e përgjithshme të objektit, ndërsa detajet e veçanta që dallojnë anën e jashtme zhduken shpejt me kalimin e kohës. Prandaj me interpretimin spekulativ të pamjes së jashtme, pikturat apo modelet e rindërtuara bëhen totalisht sipas imagjinatës së personit që i prodhon ato. Earnst A. Hooten nga universiteti i Harvardit e shpjegon kështu situatën:
Të përpiqesh të ribësh pamjen e jashtme është një ndërmarrje akoma më e rrezikshme. Buzët, sytë, veshët dhe maja e hundës nuk lënë ndonjë veçori në pjesët kockore poshtë tyre. Ju me të njëjtën lehtësi mund të modeloni mbi një kafkë neandertali karakteristikat e një shimpanzeje ose linjat e një filozofi. Këto rindërtime të llojeve të hershme të njeriut kanë shumë pak vlerë shkencore dhe shërbejnë vetëm për të çorientuar publikun. Prandaj mos u besoni rindërtimeve.64
Në fakt, evolucionistët kanë shpikur kaq shumë histori të pavërteta, saqë të njëjtës kafkë i janë bashkangjitur fytyra të ndryshme. Shembull tipik i këtyre makinacioneve janë tre rindërtimet që i janë bërë fosilit me emrin Australopitekus Robustus.
Interpretimi me paragjykime apo fabrikimi i shumë rindërtimeve tregon qartë sesa shpesh evolucionistët gjejnë mbrojtje në mashtrime. Në një farë mënyre kjo mund të duket fare e vogël po të krahasohet me mashtrimet që janë bërë në historinë e evolucionit.
Vizatime Imagjinare Dhe Mashtruese
National Geographic, March 1996
Geheimnisse Der Urzeit, Tiereund Menschen, s. 200
Në vizatimet dhe ndërtimet e tyre, evolucionistët me paramendim fusin karakteristika që nuk kanë asnjë gjurmë në të dhënat fosile, si p.sh. struktura e buzëve dhe hundës, forma e flokëve, forma e vetullave si dhe qimet e tjera të trupit. Qëllimi i tyre është mbështetja e evolucionit me çdo kusht. Gjithashtu, ata përgatisin piktura të detajuara që paraqesin krijesa imagjinare, duke ecur bashkë me familjet e tyre, apo duke gjuajtur. Sidoqoftë, këto vizatime janë pjellë e imagjinatës dhe nuk kanë ekuivalentë në të dhënat fosile.