logo
HARUN YAHYA

Kapitulli 4: Të dhënat Fosile hedhin poshtë evolucionin

Fosilet e Gjalla

Teoria e evolucionit pretendon se speciet zhvillohen dhe transformohen vazhdimisht në specie të tjera. Por kur ne bëjmë një krahasim të gjallesave ekzistuese dhe fosileve të tyre, shohim se ato kanë mbetur të pandryshuara për miliona vjet. Ky fakt është një provë e qartë që hedh poshtë pretendimet e pabaza të evolucionistëve.

AriFosili AriCanli

Kjo bletë nuk ka asnjë ndryshim nga fosili i së afërmes së saj, i cili supozohet të jetë miliona vjeçar.

YusufcukFosili YusufcukCanli

Fosili 135 milionë vjeçar i pilivesës nuk ndryshon aspak nga pilivesa e sotme.

KarincaFosili KarincaCanli

Një krahasim i bërë midis një fosili milingone 100 milionë vjeçar dhe një milingone të sotme tregon se milingonat nuk kanë njohur ndonjë histori evoluimi.

Sipas teorisë së evolucionit çdo specie e gjallë ka paraardhës. Speciet e mëparshme me kalimin e kohës u transformuan në diçka tjetër e kështu u shfaqën të gjitha speciet. Sipas teorisë së evolucionit, ky transformim ka ndodhur gradualisht për miliona vjet. Kështu, sipas evolucionit një numër speciesh të ndërmjetme duhet të kenë ekzistuar dhe jetuar gjatë kësaj periudhe të gjatë transformimi.

P.sh. në të kaluarën duhet të kenë jetuar disa lloje peshqish-zvarranikë, të cilët duhet të kishin fituar disa tipare zvarraniku krahas tipareve origjinale të peshqve që ata duhet t'i kishin që më parë. Gjithashtu, në të kaluarën duhet të kenë ekzistuar disa zvarranikë-zogj, të cilët duhet të kishin fituar disa tipare zogjsh krahas tipareve të zvarranikëve. Evolucionistët i quajnë këto krijesa imagjinare, për të cilat ata mendojnë se kanë jetuar në të kaluarën, "forma të ndërmjetme apo kalimtare".

N.q.s. specie të tilla kanë ekzistuar, ato duhet të jenë miliona, bile miliarda në numër dhe lloje. Më e rëndësishmja është që mbetjet e këtyre krijesave të çuditshme duhet të gjenden në gjetjet fosile. Numri i këtyre formave kalimtare duhet të ketë qenë akoma më i madh se llojet aktuale të kafshëve, ndaj dhe mbetjet e tyre duhet të gjenden në të gjithë botën. Në Origjinën e Llojeve Darvini shpjegon:

N.q.s. teoria ime është e vërtetë, atëherë lloje kalimtare të panumërta që lidhin speciet e të njëjtit grup, duhet me siguri të kenë ekzistuar. Si rrjedhim prova për ekzistencën e tyre në të shkuarën mund të gjenden vetëm në mbetjet fosile.25

Edhe vetë Darvini e dinte fare mirë se format kalimtare mungonin. Ai shpresonte se ato do të gjendeshin në të ardhmen. Megjithë shpresën e tij, ai e kuptonte se pengesa më e madhe për teorinë e tij ishte pikërisht mungesa e këtyre formave kalimtare. Prandaj, në kapitullin "Vështirësitë e Teorisë" ai shprehet kështu:

...N.q.s. speciet kanë rrjedhur nga specie të tjera nëpërmjet një shkallëzimi gradual, atëherë përse ne nuk gjejmë asgjëkundi forma kalimtare? Pse e gjithë natyra nuk është në konfuzion dhe ka specie, ashtu siç i shohim ne, të përcaktuara e të ndara mirë nga njëra-tjetra? ...Sipas kësaj teorie forma të panumërta kalimtare duhet të kenë ekzistuar, atëherë pse nuk i gjejmë ato në koren e tokës? ...Pse ne sot nuk gjejmë varietete të ndërmjetme? Këto vështirësi më kanë turbu- lluar për një kohë të gjatë.26

Shpjegimi i vetëm që Darvini mundi të jepte për të kaluar këtë pengesë ishte se fosilet e zbuluara deri atëherë ishin të pamjaftueshme. Ai mbronte tezën se kur të dhënat fosile do të studioheshin në detaje, do të gjendeshin hallkat që mungonin.

Duke besuar në parashikimet e Darvinit, evolucionistët kanë kërkuar fosilet dhe kanë gërmuar për të gjetur hallkat që mungojnë në të gjithë botën që prej mesit të shekullit XIX. Por përpjekjet e tyre nuk u kurorëzuan me sukses; asnjë formë kalimtare nuk është zbuluar deri më sot. Të gjitha fosilet e gjetura kanë treguar të kundërtën e asaj që besojnë evolucionistët. Ato demonstrojnë se jeta në tokë është shfaqur papritur dhe plotësisht e formuar. Duke u përpjekur të provojnë teorinë e tyre, evolucionistët në vend që të vinin vetullat, nxorrën dhe sytë.

Një paleontolog i famshëm britanik, Derek V. Ager, e pranon këtë fakt, megjithëse është evolucionist:

Çështja që trajtohet është se kur ne ekzaminojmë të dhënat fosile në detaje, zbulojmë gjithmonë e më tepër jo evolucion gradual, por shpërthim të papritur të një grupi për llogari të një tjetri.27

Një tjetër paleontolog evolucionist Mark Czarnecki komenton si më poshtë:

Një problem i madh për teorinë janë të dhënat fosile: gjurmët e specieve të zhdukura të ruajtura në formacionin gjeologjik të tokës. Këto të dhëna kurrë nuk kanë zbuluar gjurmë të hipotezës së llojeve të ndërmjetme të Darvinit, por në vend të saj ato tregojnë se speciet duken e zhduken befasisht. Kjo anomali ka ushqyer argumentin e kreacionistëve se çdo specie u krijua nga Zoti..28

Ashtu siç shpjegohet nga profesori i paleontologjisë në universitetin e Glasgout, Neville George, shkencëtarët evolucionistë duhet të përballojnë pritjen e kotë për daljen në dritë, në të ardhmen, të formave kalimtare që mungojnë.

Nuk ka më nevojë për t'u shfajësuar për varfërinë e të dhënave fosile, në një farë mënyre koleksioni është bërë mjaft i pasur. Megjithatë, të dhënat fosile vazhdojnë të përbëhen kryesisht nga boshllëqe.29

Jeta u shfaq në tokë papritur dhe në forma komplekse

Surungeniskeleti

Të dhënat fosile provojnë se format kalimtare nuk kanë ekzistuar kurrë; asnjë lloj evolucioni nuk ka ndodhur dhe të gjitha llojet janë krijuar të ndara nga njëri-tjetri me forma dhe funksione të përsosura.

Kur shqyrtohen shtresat gjeologjike tokësore dhe të dhënat fosile, duket se organizmat e gjallë u shfaqën njëkohësisht. Shtresa më e vjetër tokësore në të cilën janë gjetur fosile është ajo e Kambrianit, e cila ka një moshë 500-550 milionë vjeçare. Gjallesat e gjetura në shtresat që i përkasin periu- dhës Kambriane shfaqen në të dhënat fosile të gjitha papritur; nuk gjenden paraardhës që të kenë ekzistuar më parë. Fosilet e gjetura në shkëmbinjtë Kambrianë janë fosile kërminjsh, trilobitesh, sfungjerësh, krimbash toke, meduzash, iriqësh deti dhe jovertebrorësh të tjerë. Ky mozaik i larmishëm i organizmave të gjallë i përbërë prej një numri kaq të madh qeniesh komplekse është shfaqur kaq papritur, saqë është quajtur në literaturën gjeologjike "Shpërthimi i Kambrianit".

Shumica e formave të jetës të zbuluara në këtë shtresë kanë sisteme të ndërlikuara si sy, velëza, sisteme qarkullimi dhe struktura fiziologjike të avancuara, të cilat nuk kanë ndryshim nga speciet e të njëjtit lloj që ekzistojnë sot. P.sh. struktura me lente të dyfishta të syrit të trilobiteve është një ndërtim që të habit. David Raup, profesor i gjeologjisë në Harvard dhe në universitetin e Çikagos thotë: Trilobitet përdorin një ndërtim optimal, i cili do të kërkonte për t'u arritur sot një inxhinier shumë të përgatitur dhe me shumë imagjinatë. 30

Jovertebrorët e ndërlikuar u shqafën papritur dhe pa pasur asnjë lloj lidhjeje apo formë kalimtare midis tyre dhe organizmave njëqelizorë, që ishin e vetmja formë jete ne tokë para tyre.

Richard Monastersky, botuesi i "Earth Sciences", një nga botimet më popullore të literaturës evolucioniste, thotë për "Shpërthimin e Kambrianit":

Pesëqind milionë vjet më parë u shfaqën papritur format komplekse të kafshëve që ne shikojmë sot. Ky moment, tamam në fillim të periudhës Kambriane, 550 milione vjet më parë, shënon shpërthimin evolutiv që mbushi detet me krijesat e para komplekse të botës. Numri i madh i kafshëve të sotme ka qenë i pranishëm që në Kambrianin e hershëm dhe ato ishin të ndara mirë nga njëra-tjetra, ashtu siç janë sot.31

Si është e mundur që ky numër i madh kafshësh vërshoi në tokë krejt papritur? Si u shfaqën këto lloje të ndara mirë nga njëri-tjetri e që nuk kanë paraardhës të përbashkët? Këtyre pyetjeve nuk mund t'u përgjigjen evolucionistët. Zoologu i Oksfordit, Richard Dawkins, një prej avokatëve më tipikë të mendimit evolucionist, komenton këtë realitet, i cili bën të pavlefshme bazat e të gjitha argumenteve që ai mbron:

P.sh. shtresat e shkëmbinjve Kambrianë, të datuara rreth 600 milionë vjet më parë, janë shtresat më të vjetra, në të cilat gjejmë shumicën e grupeve më të mëdha të jovertebrorëve. Shumë prej tyre i gjejmë në një fazë të avancuar evolucioni, që kur shfaqen për herë të parë. Duket sikur ato janë vendosur atje, pa ndonjë histori evolucioni. S'ka nevojë të përmendim se kjo shfaqje e papritur i ka kënaqur kreacionistët..32

Ashtu siç Dawkins është i detyruar ta pranojë, "Shpërthimi i Kambrianit" është një argument i fortë për krijimin, sepse krijimi është e vetmja mënyrë për të shpjeguar daljen plotësisht të formuar të një forme të jetës në tokë. Douglas Futuyma, biolog evolucionist i shquar, e pranon këtë fakt dhe thotë: "Organizmat ose janë shfaqur në tokë plotësisht të zhvilluar ose janë zhvilluar. N.q.s. janë zhvilluar, ato duhet të zhvillohen nga specie që kanë ekzistuar më parë me anë të ndonjë procesi modifikimi. N.q.s. janë shfaqur në një fazë plotësisht të zhvilluar, ata duhet të jenë krijuar nga një inteligjencë e plotfuqishme." Vetë Darvini e ka njohur këtë mundësi, kur shkruan: "N.q.s. specie të shumta që i përkasin të njëjtës klasë e kanë nisur jetën të gjitha menjëherë, kjo do të ishte fatale për teorinë e formimit me modifikime të ngadalta nëpërmjet seleksionimit natyror."

Periudha Kambriane është pikërisht goditja fatale që përmend Darvini më sipër. Kjo është arsyeja që paleo-antropologu evolucionist zviceran, Stefan Bengston, pranon mungesën e lidhjeve kalimtare kur ai përshkruan periudhën Kambriane dhe thotë: "Duke e hedhur poshtë Darvinin, kjo periudhë akoma po na verbon."33

Ashtu siç shihet, të dhënat fosile tregojnë se gjallesat nuk evoluan nga forma më primitive tek ajo më e avancuar; ato u shfaqën të gjitha njëherësh dhe në një gjendje të përsosur. Pra, gjallesat nuk erdhën në ekzistencë nga evolucioni, ato u krijuan.

Syri I Trilobiteve

Trilobitet që shfaqen papritur në periudhën e Kambrianit, kanë një strukturë syri mjaft komplekse. Të përbëra prej miliona pjesësh të vogla në formë hojesh dhe prej një sistemi me lente të dyfishta, ky sy ka një ndërtim optimal, i cili kërkon “një inxhinier të trajnuar mirë dhe me shumë fantazi, për t’u realizuar sot”, siç shprehet David Raup, profesor i gjeologjisë.

* Kjo situatë hedh poshtë tezat evolucioniste se gjallesat kanë evoluar nga më primitivja te më kompleksja.

 trilobit,trilobit gözü

Ky sy shfaqet 530 milionë vjet më parë krejt papritur dhe një ndërtim i tillë kaq kompleks nuk mund të shpjegohet nga evolucionistët, duke siguruar kështu një provë për krijimin.

Për më tepër, struktura në formë hojesh e syrit të trilobiteve ka mbijetur deri në ditët tona pa asnjë ndryshim. Disa insekte, si bletët dhe pilivesat, kanë të njëjtën strukturë syri si trilobitet.

Fusnotat

25. Charles Darwin, The Origin of Species: A Facsimile of the First Edition, Harvard University Press, 1964, s. 179

26. Charles Darwin, The Origin of Species, s. 172, 280

27. Derek A. Ager, "The Nature of the Fossil Record", Proceedings of the British Geological Association, cilt 87, 1976, s. 133

28. Mark Czarnecki, "The Revival of the Creationist Crusade", MacLean's, 19 Ocak 1981, s. 56

29. R. Wesson, Beyond Natural Selection, MIT Press, Cambridge, MA, 1991, p. 45

30. David Raup, "Conflicts Between Darwin and Paleontology", Bulletin, Field Museum of Natural History, Cilt 50, Ocak 1979, s. 24

31. Richard Monestarsky, "Mysteries of the Orient", Discover, Nisan 1993, s. 40

32. Richard Fortey, The Cambrian Explosion Exploded?, Science, Cilt 293, No 5529, 20 Temmuz 2001, syf. 438-439

33. Richard Dawkins, The Blind Watchmaker, London: W. W. Norton 1986, s. 229

34. Douglas J. Futuyma, Science on Trial, New York: Pantheon Books, 1983. s. 197

35. Charles Darwin, The Origin of Species: A Facsimile of the First Edition, Harvard University Press, 1964, s. 302

36. Stefan Bengston, Nature, Vol. 345, 1990, s. 765

37. André Adoutte, Guillaume Balavoine, Nicolas Lartillot, Olivier Lespinet, Benjamin Prud’homme, and Renaud de Rosa, "The New Animal Phylogeny: Reliability And Implications", Proceedings of the National Academy of Sciences, 25 April 2000, vol 97, No 9, pp. 4453-4456

38. André Adoutte, Guillaume Balavoine, Nicolas Lartillot, Olivier Lespinet, Benjamin Prud’homme, and Renaud de Rosa, "The New Animal Phylogeny: Reliability And Implications", Proceedings of the National Academy of Sciences, 25 April 2000, vol 97, No 9, pp. 4453-4456

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Parathenie: Përse teoria e evolucionit?
  • Kapitulli 1: Për të qenë të lirë nga paragjykimet
  • Kapitulli 2: Një histori e Shkurtër e teorisë
  • Kapitulli 3: Mekanizmat imagjinarë të Evolucionit
  • Kapitulli 4: Të dhënat Fosile hedhin poshtë evolucionin
  • Kapitulli 5: Përralla e Kalimit nga uji në tokë
  • Kapitulli 6: Origjina e zogjve dhe Gjitarëve
  • Kapitulli 7 : Keqinterpretimi i të dhënave Fosile
  • Kapitulli 8: Falsifikimet e Evolucionit
  • Kapitulli 9: Skenari i evolucionit te njeriut
  • Kapitulli 10: Qorrsokaku Molecular i Evolucionit
  • Kapitulli 11: Termodinamika e hedh poshtë Evolucionin
  • Kapitulli 12: Projektimi dhe Rastësia
  • Kapitulli 13: Pretendimet e Evolucionistëve dhe faktet
  • Kapitulli 14: Teoria e Evolucionit: Një detyrim materialist
  • Kapitulli 15: Media: Tokë pjellore për Evolucionin
  • Kapitulli 16: Konkluzioni: evolucioni eshtë një mashtrim
  • Kapitulli 17: Fakti i krijimit