Modeli neo-darvinist, të cilin ne do ta marrim si përfaqsuesin kryesor të teorisë së evolucionit sot, thotë se jeta ka evoluar nëpërmjet dy mekanizmave natyrorë: "seleksionimit natyror" dhe "mutacioneve". Pohimi bazë i teorisë është si më poshtë:
"Seleksionimi natyror dhe mutacionet janë dy mekanizma plotësues. Origjina e modifikimeve evolucioniste është mutacioni i rastësishëm që ndodh në strukturën gjenetike të gjallesave. Tiparet e sjella nga mutacionet seleksionohen nga mekanizmi i seleksionimit natyror e për këtë arsye gja- llesat evoluan."
Kur bën një studim të mëtejshëm në këtë teori, arrin në përfundimin se mekanizma të tillë nuk gjenden në natyrë, sepse as seleksionimi natyror as mutacionet nuk patën asnjë kontribut në evoluimin e specieve nga njëra-tjetra.
Si proces natyror, seleksionimi natyror ishte familjar për biologët para Darvinit, të cilët e përkufizonin atë si një mekanizëm që i mbante speciet të pandryshuara. Darvini qe i pari person që hodhi tezën që ky proces kishte aftësi t'i bënte speciet të evoluonin e më pas ngriti të gjithë teorinë e tij mbi këtë bazë. Emri që ai i vuri librit tregon se seleksionimi natyror ishte baza e teorisë së Darvinit: Origjina e llojeve me anë të seleksionimit natyror.
Që nga koha e Darvinit s'ka pasur as provën më të vogël që të tregojë se seleksionimi natyror bëri që gjallesat të evoluonin. Colin Patterson, kryepaleontolog në Muzeun e Historisë së Natyrës, në Angli dhe një evolucionist i shquar, midis të tjerash thekson se seleksionimi natyror nuk është vërejtur kurrë që të ketë aftësi t'i bëjë gjërat të evoluojnë:
Asnjë nuk ka prodhuar ndonjë herë një specie me anë të mekanizmit të seleksionimit natyror, bile as që i janë afruar asaj, kur dihet se shumica e argumenteve të neo-Darvinizmit kanë lidhje me këtë çështje.15
Seleksionimi natyror bën që gjallesat më të afta për të përballuar kushtet e jetës t'ia dalin të kenë pasardhës që do të mbijetojnë, ndërsa ato që janë të paafta do të zhduken. P.sh. në një tufë drerësh, e cila kërcënohet nga kafshët e egra sigurisht ata individë të tufës që mund të vrapojnë më shpejt do të mbijetojnë. Kjo është e vërtetë. Por sado që ky proces të zgjasë ai kurrë nuk ka për t'i transformuar këta drerë në një lloj kafshe tjetër. Dreri ka për të mbetur gjithmonë dre.
Kur shikon ato pak episode që evolucionistët paraqesin si shembuj të vëzhguar të seleksionimit natyror do të vësh re se ato nuk janë gjë tjetër veçse thjesht përpjekje për të të bërë budalla.
Në 1986 Dugllas Futujma publikoi një libër, Biologjia e Evolucionit, i cili mbahet si një nga burimet që shpjegon teorinë e evolucionit, me anë të seleksionimit natyror, në mënyrën më të qartë. Shembulli më i njohur i marrë prej tij për këtë çështje janë fluturat Biston Betularia, të cilat filluan të "nxihen" gjatë revolucionit industrial në Angli.
Shembulli i nxirjes industriale sigurisht nuk mund të merret si provë për evolucionin, pasi ky proces nuk prodhoi specie të reja fluturash. |
Sipas shpjegimeve, në periudhën e fillimit të revolucionit industrial në Angli ngjyra e lëkurave të pemëve rreth Mançesterit ishte e hapur. Për këtë arsye, fluturat e errëta duke qëndruar në këto pemë mund të diktoheshin lehtësisht nga zogjtë që ushqeheshin me to dhe kështu që kishin pak mundësi të mbijetonin. Pesëdhjetë vjet më vonë, si rezultat i ndotjes, lëkurat e pemëve filluan të nxihen e, si pasojë, skenari ndryshoi. Fluturat me ngjyrë të hapur zbuloheshin më lehtë dhe gjuheshin më shumë. Kjo solli që numri i fluturave me ngjyrë të hapur të ulej dhe i atyre me ngjyrë të errët të ngrihej. Evolucionistët e përdorin këtë si provë të madhe për teorinë e tyre, duke thënë se fluturat me ngjyrë të hapur evoluan në flutura me ngjyrë të errët.
Duhet të jetë për të gjithë e qartë se kjo ngjarje nuk mund të përdoret në asnjë mënyrë si provë për teorinë e evolucionit, sepse seleksionimi natyror nuk çoi në shfaqjen e një forme të re gjallese që nuk kishte ekzistuar më parë. Fluturat e errëta ekzistonin në popullatën e fluturave që para revolucionit industrial. Më vonë ndryshoi vetëm raporti i numrit midis fluturave të errëta dhe atyre me ngjyrë të hapur. Fluturat nuk fituan ndonjë tipar apo organ të ri që do të çonte në një specifikim. Që një flutur të shndë- rrohet në një specie tjetër, p.sh. zog, duhet që të ndryshohet kodi gjenetik dhe kjo do të thotë që një program i tërë gjenetik, i cili përmban informacionin për tiparet e reja të zogut duhet të shtohet.
Shkurtimisht, krejtësisht në kundërshtim me atë për të cilën përbetohen evolucionistët, seleksionimi natyror nuk e ka aftësinë të shtojë, heqë apo ndryshojë një organ në një gjallesë e as nuk mund të shndërrojë një specie në një specie tjetër. Prova më e madhe që është paraqitur nga evolucionistët që nga koha e Darvinit për të mbrojtur tezën e aftësisë evolutive të seleksionimit natyror nuk ka arritur të shkojë më larg sesa "nxirja industriale" e fluturave në Angli.
Seleksionimi natyror nuk mund të kontribuojë aspak në teorinë e evolucionit, sepse ky mekanizëm kurrë nuk mund të rrisë apo të përmirësojë informacionin gjenetik të një specieje. Ai nuk mund të transformojë një specie në një tjetër; një yll deti në peshk, peshkun në bretkosë, bretkosën në krokodil, krokodilin në zog. Mbrojtësi më i madh i "ekuilibrit të ndërprerë", Gould, duke folur për qorrsokakun e seleksionimit natyror, thotë:
Seleksionimi natyror shërben si një mekanizëm për të eliminuar individëd e dobët brenda një lloji të caktuar. Ai është një forcë ruajtëse që mbron llojet ekzistente nga degjenerimi, por ai nuk ka aftësinë për të transformuar një specie në një tjetër. |
Esenca e Darvinizmit përmblidhet në një frazë: Seleksionimi natyror është forca krijuese e ndryshimeve evolucioniste. Askush nuk e mohon se seleksionimi natyror luan rol në eliminimin e mospërshtatjeve (gjallesat që nuk janë të afta të përballojnë jetën zhduken), por teoritë darviniane pretendojnë se seleksionimi natyror krijon përshtatje. 18
Një tjetër metodë që evolucionistët përdorin është paraqitja e seleksionimit natyror si dezinjues të ndërgjegjshëm. Seleksionimi natyror nuk ka vetëdije. Ai nuk zotëron aftësinë për të dalluar se cila është e mirë dhe cila është e keqe për gjallesat. Si rezultat, seleksionimi natyror nuk mund të shpjegojë shfaqjen e organeve dhe sistemeve biologjike që kanë karakteristikën e "kompleksitetit që nuk mund të reduktohet". Këto organe dhe sisteme përbëhen nga bashkëpunimi i një numri të madh pjesësh; nëse një prej këtyre pjesëve mungon apo dëmtohet, i gjithë organi apo sistemi nuk funksionon (p.sh. syri i njeriut nuk punon po nuk punuan të gjitha pjesët e tij). Prandaj, vullneti që i bashkon të gjitha këto pjesë së bashku duhet të jetë në gjendje të shikojë në të ardhmen dhe të synojë dobinë që duhet të fitohet në fazën e fundit. Meqenëse seleksionimi natyror nuk ka vetëdije ai nuk mund të realizojë gjëra të tilla. Ky fakt, i cili hedh poshtë bazat e teorisë së evolucionit e ka shqetësuar Darvinin: "N.q.s. do të demonstrohej se një organ kompleks nuk mund të jetë formuar nga modifikime të vogla, të njëpasnjëshme e të shumta atëherë teoria ime absolutisht do të shkatërrohej."
Seleksionimi natyror seleksionon dhe eliminon vetëm individët e dobët, të sëmurë e të paaftë të një specieje. Ai nuk mund të prodhojë specie të reja, kode të reja gjenetike apo organe. Pra nuk mund t'i evoluojë gjërat. Darvini e pranonte këtë realitet duke thënë: "Seleksionimi natyror nuk mund të bëjë asgjë derisa ndryshime të favorshme të ndodhin." Kjo është arsyeja pse neo-Darvinizmit i është dashur t'i paraqesë mutacionet si: "shkaku i ndryshimeve të dobishme", menjëherë pas seleksionimit natyror.
Mutations add no new information to an organism's DNA: As a result of mutations, the particles making up the genetic information are either torn from their places, destroyed, or carried off to different places. Mutations cannot make a living thing acquire a new organ or a new trait. They only cause abnormalities like a leg sticking out of the back, or an ear from the abdomen. |
Mutacionet përkufizohen si shkëputje apo zëvendësime që ndodhin në ADN, e cila gjendet në bërthamën e qelizës së një organizmi të gjallë dhe mban të gjithë informacionin gjenetik. Këto shkëputje apo zëvendësime janë rezultat i efekteve të jashtme si p.sh. rrezatimi apo efektet kimike. Çdo mutacion është "aksident" dhe ka një efekt të dëmshëm, pasi dëmton nukleotidet që përbëjnë ADN-në ose ndryshon vendosjen e tyre. Në shumicën e rasteve ato shkaktojnë aq dëm dhe modifikim saqë qeliza nuk mund t'i riparojë ato, ndaj dhe shkatërrohet.
Mutacioni, pas të cilit fshihen shpesh evolucionistët, nuk është shkop magjik që transformon gjallesat në një tjetër më të avancuar. Efekti direkt i mutacioneve është i dëmshëm. Ndryshimet që ndodhin nga mutacionet mund të jenë vetëm si ato të provuara nga njerëzit në Hiroshima, Nagasaki dhe Çernobil: vdekje, paaftësi dhe deformime.
Arsyeja për këtë është e thjeshtë, ADN-ja ka strukturë shumë komplekse dhe ndërhyrjet e rastësishme mund të shkaktojnë vetëm dëm në këtë strukturë. B. G. Renganathan thotë:
Mutacionet janë të vogla, të rastësishme dhe të dëmshme. Ato ndodhin rrallë dhe mundësia më e madhe është që ato të mos kenë efekt. Këto katër karakteristika të mutacioneve nënkuptojnë se mutacionet nuk mund të çojnë në një zhvillim evolucionist. Një ndryshim i rastësishëm në një organizëm tepër të specializuar është ose i paefektshëm ose i dëmshëm. Një ndryshim i rastësishëm në një orë nuk mund ta përmirësojë orën. Probabiliteti më i madh është që ky ndryshim të jetë i dëmshëm e në rastin më të mirë, i paefektshëm. Tërmeti nuk e përmirëson qytetin, ai sjell vetëm shkatërrim.21
Ndaj nuk është e çuditshme që mutacione të dobishme nuk janë zbuluar deri tani. Të gjitha mutacionet kanë dëshmuar se janë të dëmshme. Shkencëtari evolucionist Woren Uever jep komentin e tij mbi raportin e Komitetit të Efekteve Gjenetike të Rrezatimit Atomik, i cili u formua për të hetuar mutacionet që u shkaktuan nga armët bërthamore të përdorura në Luftën e dytë Botërore.
Shumë do të çuditeshin nga deklarimi që praktikisht të gjitha gjenet mutante të njohura janë të dëmshme, sepse mutacionet janë pjesë e domosdoshme e evolucionit. Si mundet që një efekt i dobishëm - evoluimi drejt formave më të zhvilluara të jetës - të rezultojë nga mutacionet, të gjitha të cilat janë praktikisht të dëmshme? 22
Every effort put into "generating a useful mutation" has resulted in failure. For decades, evolutionists carried out many experiments to produce mutations in fruit flies as these insects reproduce very rapidly and so mutations would show up quickly. Generation upon generation of these flies were mutated, yet no useful mutation was ever observed. The evolutionist geneticist Gordon Taylor writes thus:
It is a striking, but not much mentioned fact that, though geneticists have been breeding fruit-flies for sixty years or more in labs all around the world-flies which produce a new generation every eleven days-they have never yet seen the emergence of a new species or even a new enzyme.23
Të gjitha përpjekjet për të gjeneruar një mutacion të dobishëm kanë dështuar. Për dekada me radhë evolucionistët kanë ndërmarrë shumë ek- sperimente për të parë efektin e mutacioneve tek mizat e pemëve, për shkak se ato riprodhohen shpejt e kështu efekti i mutacioneve mund të vihej re më shpejt. Gjenerata të tëra mizash iu nënshtruan mutacioneve, por megjithatë asnjë mutacion i dobishëm nuk u vu re. Evolucionisti Gordon Taylor shkruan:
Te Gjitha Mutacionet Jane Te Demshme | |
Göz: Syri, Anten: Antena, Bacak: Këmba Majtas: Një mizë frutash normale (drosophila). | Djathtas: Një mizë frutash, këmbët e së cilës dalin nga koka; një mutacion i shkaktuar nga rezatimi. |
Në të gjitha mijëra eksperimentet që janë ndërmarrë për kultivimin e mizës në të gjithë botën, për më tepër se 50 vjet, nuk ka dalë kurrë një specie e re, madje as edhe një enzimë e re.24
Një tjetër kërkues, Michael Pitmen, thotë për dështimin e eksperimenteve të ndërmarra me mizat e pemëve:
Morgan, Goldschmidt, Muller dhe gjenetistë të tjerë kanë ekspozuar gjenerata të tëra mizash ndaj kushteve ekstreme të vapës, të ftohtit, dritës, errësirës, përbërjeve kimike dhe rrezatimit. Të gjitha llojet e mutacioneve, praktikisht të parëndësishme ose të dëmshme, u prodhuan. Evolucion i bërë nga njeriu? Në të vërtetë jo: Pak nga mostrat gjenetike mund të mbijetonin jashtë shisheve të kultivimit. Në praktikë mutantët ngordhin, sterilizohen ose synojnë të kthehen te tipi natyral.
E njëjta gjë është e vlefshme edhe për njeriun. Të gjitha mutacionet që janë observuar te njerëzit kanë rezultuar të dëmshme. Mbi këtë çështje evolucionistët hodhën një perde tymi dhe bile u përpoqën të tregonin shembuj të mutacioneve të tilla të dëmshme si "prova për evolucionin". Të gjitha mutacionet që ndodhin te njeriu çojnë në deformime fizike, në lëngata si mongolizmi, sindromi i Daunit, albinizmi, nanizmi apo kanceri. Këto mutacione përmenden në librat e evolucionistëve si shembuj "të punës së mekanizmit evolutiv". Eshtë e panevojshme të thuhet se një proces që i bën njerëzit të paaftë apo të sëmurë nuk mund të jetë një "mekanizëm evolutiv"; evolucioni mendohet të prodhojë forma më të mira që kanë më shumë aftësi për të mbijetuar.
Një efekt shkatërrues i mutacioneve në trupin e njeriut. Djali në të majtë është viktimë e aksidentit bërthamor të Çernobilit. |
Përmbledhje: Ka tre arsye kryesore pse mutacionet nuk mund të shërbejnë për të mbështetur pranimin e evolucionit:
1- Efekti i drejtpërdrejtë i mutacioneve është i dëmshëm: Meqenëse ndodhin rastësisht, ato gati gjithmonë dëmtojnë organizmin e gjallë, tek i cili ndodhin. Arsyeja të çon të mendosh se ndërhyrje të pandërgjegjshme në një strukturë perfekte dhe komplekse nuk e përmirësojnë atë, por e dëmtojnë. Në fakt asnjë "mutacion i dobishëm" nuk është observuar kurrë.
2- Mutacionet nuk shtojnë informacion të ri në AND-në e organizmit: Pjesëzat që përbëjnë kodin gjenetik ose shkëputen nga vendi i tyre, ose shkatërrohen, ose vendosen në një vend tjetër. Mutacionet nuk mund të bëjnë që gjallesat të fitojnë organe apo tipare të reja. Ato shkaktojnë vetëm anomali dhe deformime, si p.sh. një këmbë që del nga kurrizi apo veshë që dalin nga barku.
3- Që mutacioni të transmetohet te gjenerata pasardhëse ai duhet të ndodhë në qelizat riprodhuese të organizmit: Një ndryshim i rastësishëm që ndodh në një qelizë apo organ çfarëdo të trupit nuk mund të transmetohet tek gjeneratat pasardhëse. P.sh. një sy njeriu i ndryshuar nga rrezatimi apo shkaqe të tjera nuk bën që gjeneratat pasardhëse të kenë të njëjtin sy të ndryshuar.
Eshtë e pamundur për gjallesat të evoluojnë, sepse nuk ekziston asnjë mekanizëm në natyrë që të mund t'i bëjë ato të evoluojnë. Kjo përputhet me provat e të dhënave fosile që demonstrojnë se ky skenar është mjaft larg realitetit.
15. Colin Patterson, "Cladistics", Brian Leek ile Röportaj, Peter Franz, 4 Mart 1982, BBC
16. Jonathan Wells, Icons of Evolution: Science or Myth? Why Much of What We Teach About Evolution is Wrong, Regnery Publishing, 2000, s. 141-151
17. Jerry Coyne, "Not Black and White", a review of Michael Majerus's Melanism: Evolution in Action, Nature, 396 (1988), pp. 35-36
18. Stephan Jay Gould, "The Return of Hopeful Monsters", Natural History, cilt 86, Temmuz-Ağustos 1977, s. 28
19. Charles Darwin, The Origin of Species: A Facsimile of the First Edition, Harvard University Press, 1964, s. 189
20. Charles Darwin, The Origin of Species, s. 177
21. B. G. Ranganathan, Origins?, Pennsylvania: The Banner Of Truth Trust, 1988
22. Warren Weaver, "Genetic Effects of Atomic Radiation", Science, Cilt 123, 29 Haziran, 1956, s. 1159
23. Gordon R. Taylor, The Great Evolution Mystery, New York, Harper & Row, 1983, s. 48
24. Michael Pitman, Adam and Evolution, London: River Publishing, 1984, s. 70