Rrënjët e mendimit evolucionist, si një besim dogmatik që përpiqej të mohonte faktin e krijimit, shtrihen deri në lashtësi. Shumica e filozofëve paganë të Greqisë së lashtë mbronin idenë e evolucionit. Po të shikojmë historinë e filozofisë do të vëmë re se ideja e evolucionit përbën boshtin e shumë filozofive pagane.
Rolin stimulues për lindjen dhe zhvillimin e shkencës nuk e ka luajtur kjo filozofi, por besimi në Zot. Shumica e njerëzve që kanë qenë pionierë të shkencës besonin në ekzistencën e Zotit dhe me studimin e shkencës ata kërkonin të zbulonin universin që Ai kishte krijuar dhe të perceptonin e njihnin ligjet që Ai kishte vendosur. Astronomët si Leonardo da Vinçi, Koperniku, Kepleri, Galileo, babai i paleontologjisë Kuvier, babai i botanikës dhe zoologjisë Linnaues, Isak Njutoni, i cili vlerësohet si "shkencëtari më i madh që ka jetuar ndonjëherë", të gjithë studionin shkencën jo vetëm duke besuar në ekzistencën e Zotit, por edhe se i gjithë universi erdhi në ekzistencë si rezultat i krijimit të Tij. Albert Ajnshtajni që konsiderohet gjeniu më i madh i kohës sonë, ishte një tjetër shkencëtar i shquar që besonte në Zot. Ai ka thënë: Unë nuk mund ta imagjinoj një gjeni shkence pa këtë besim të thellë. Situata mund të përshkruhet kështu: "Shkenca pa fe është sakate." 7
Një nga zbuluesit e fizikës moderne, gjermani Max Planck, ka thënë se kushdo që studion shkencën seriozisht duhet të lexojë në derën e tempullit të shkencës shprehjen: "Kini besim". Besimi është një cilësi e domosdoshme e shkencëtarit. 8
Teoria e evolucionit është rezultat i filozofisë materialiste që doli në sipërfaqe me rizgjimin e filozofive të lashta materialiste dhe u bë mjaft e përhapur në shekullin XIX. Ashtu siç kemi treguar më parë, materializmi kërkon të shpjegojë natyrën nëpërmjet fokusit material. Meqenëse ai që në fillim mohon krijimin, ai pohon se çdo gjë, e gjallë apo jo, është shfaqur pa krijim, si rezultat i një rastësie që kërkonte kushte të caktuara. Megjithëse mendja njerëzore është aq e aftë sa të kuptojë ekzistencën e një vullneti organizues sa herë që ndesh rregull dhe organizim, filozofia materialiste, që është në kundërshtim me këtë karakteristikë bazë të mendjes njerëzore, prodhoi "teorinë e evolucionit" në mesin e shekullit XIX.
Personi që paraqiti atë që njihet si teoria e evolucionit ishte një natyralist amator anglez, «arls Robert Darvin. Darvini kurrë nuk pati rastin të merrte një edukim shkollor në biologji. Ai kishte vetëm një interes amator për natyrën dhe gjallesat. Interesi i tij e nxiti të merrte pjesë në një ekspeditë me anijen Bigëll që u nis nga Anglia në 1832 dhe udhëtoi në rajone të ndryshme të botës për 5 vjet. Darvini i ri ishte mjaft i impresionuar nga shumëllojshmëria e specieve të gjalla e në veçanti nga një lloj fringilash (zogj endemikë) që pa në ishujt Galapagos. Ai mendoi se ndryshimi i sqepave të tyre ishte shkaktuar nga nevoja e tyre për t'u për- shtatur me kushtet e jetesës. Me këtë ide në mendje ai supozoi se origjina e jetës dhe llojeve gjendej në konceptin e "përshtatjes me ambientin". Sipas Darvinit, llojet e ndryshme nuk ishin krijuar në mënyrë të pavarur, por kishin rrjedhur nga një paraardhës i përbashkët dhe kishin ndryshuar më vonë nga njëri-tjetri si rezultat i kushteve natyrore.
Hipotezat e Darvinit nuk ishin bazuar në ndonjë zbulim shkencor apo eksperiment. Më vonë ai i ktheu ato në teori me mbështetjen dhe inkurajimin e disa biologëve materialistë të kohës së tij. Ideja ishte se individët që përshtateshin me kushtet ku jetonin i transmetonin këto përshtatje në mënyrën më të mirë te gjeneratat pasardhëse. Këto cilësi të përmirësuara u akumuluan me kalimin e kohës dhe e transformuan individin në një lloj të ri krejtësisht të ndryshëm nga paraardhësi i tij (origjina e këtyre "cilësive të përmirësuara" ishte e panjohur në atë kohë). Sipas Darvinit, njeriu ishte hallka më e zhvilluar e zinxhirit të këtij mekanizmi.
Darwin's hypothesis was not based on any scientific discovery or experiment; in time however he turned it into a pretentious theory with the support and encouragement he received from the widely known materialist biologists of his time. The idea was that the individuals that adapted to the habitat in the best way transferred their qualities to subsequent generations; these advantageous qualities accumulated in time and transformed the individual into a species totally different from its ancestors.
Darvini e quajti këtë proces "evolucioni nëpërmjet seleksionimit natyror". Ai mendoi se kishte zbuluar origjinën e llojeve: Origjina e një lloji ishte një lloj tjetër. Ai i publikoi këto pikëpamje në librin e tij "Origjina e llojeve me anë të seleksionimit natyror" në 1859.
Darvini e dinte mirë se kjo teori kishte shumë mangësi. Ai e tregon vetë këtë, në këtë libër në kapitullin "Vështirësitë e Teorisë". Këto vështirësi së pari konsistonin në të dhënat fosile, në organet komplekse të gjallesave që nuk mund të shpjegoheshin me rastësinë (p.sh. syri) dhe në instiktet e jetës. Darvini shpresonte se këto vështirësi do të kapërceheshin nga zbulimet e reja, megjithatë kjo nuk e ndaloi atë për të formuluar një numër shpjegimesh të pasakta për disa prej tyre. Fizikanti amerikan Lipson ka bërë komentin e mëposhtëm për "Vështirësitë e Darvinit":
Kur lexova Origjinën e Llojeve vura re se vetë Darvini ishte shumë më pak i si- gurtë nga ajo që prezantohej; p.sh. vetë kapitulli i titulluar "Vështirësitë e Teorisë" paraqet dyshime të konsiderueshme. Si fizikant, në mënyrë të veçantë, unë u ndjeva i çorientuar nga komenti i tij se si duhet të ishte zhvilluar syri. 10
Gjatë zhvillimit të teorisë së tij, Darvini u impresionua shumë nga biologët evolucionistë para tij e në mënyrë të veçantë nga biologu francez Lamark11Sipas Lamarkut gjallesat i kalonin veçoritë e fituara gjatë jetës së tyre nga një gjeneratë në tjetrën e kështu evoluan. P.sh. gjirafat evoluan nga antilopat, si kafshë që shtrinin qafën e tyre gjithmonë e më tepër nga gjenerata në gjeneratë, duke u përpjekur të arrinin degët më të larta të pemëve. Kështu Darvini e përdori "tezën e kalimit të veçorive të fituara" të propozuar nga Lamarku, si faktorin bazë që i bëri gjallesat të evoluojnë.
Por të dy, Darvini dhe Lamarku, gabuan sepse në kohën e tyre jeta mund të studiohej vetëm me teknologji primitive dhe në një nivel shumë të papërshtatshëm. Fushat e shkencës si gjenetika dhe biokimia nuk ekzistonin as si emër, kështu teoritë e tyre duhet të mbështeteshin krejtësisht në fuqinë e imagjinatës.
Niveli Primitiv I Shkencës Në Kohën E Darvinit
Studimet e hollësishme për qelizën u bënë të mundura nëpërmjet mikroskopit elekronik. Në kohën e Darvinit me mikroskopin primitiv që shihet në figurë, ishte e mundur që të shihej vetëm sipërfaqja e jashtme e qelizës.
Kur Darvini hodhi supozimet e tij, disiplinat e Gjenetikës, Mikrobiologjisë dhe Biokimisë nuk ekzistonin. N.q.s. ato do të ishin zbuluar para se Darvini të parashtronte supozimet e tij, ai mjaft lehtë do të kuptonte se teoria e tij ishte krejtësisht joshkencore dhe nuk do të ishte përpjekur për ta zhvilluar atë. Informacioni që përcakton një specie është i vendosur në gjene dhe është e pamundur për seleksionimin natyror të prodhojë specie të reja nëpërmjet ndryshimit të informacionit në gene.
Bota e shkencës në atë kohë kishte njohje të pjesshme për strukturën dhe funksionet e qelizës. N.q.s. Darvini do të kishte pasur mundësinë të vëzhgonte qelizën në mikroskopin elektronik, ai do të kishte qenë dëshmitar i strukturës së jashtëzakonshme dhe të komplikuar të organeleve të qelizës. Ai do të kishte parë me sytë e tij se ky sistem mjaft i komplikuar nuk do të mund të kishte ardhur në ekzistencë si pasojë e ndryshimeve të vogla. N.q.s. ai do të dinte diçka për Biomatematikën, ai do të kuptonte se as edhe një molekulë proteine, e aq më pak një qelizë, nuk do të kishte ardhur në ekzistencë rastësisht.
Ndërsa ndjehej jehona e librit të Darvinit, një botanist austriak me emrin Gregor Mendel zbuloi ligjet e trashëgimisë në 1865. Jo shumë i dëgjuar deri në fund të shekullit, zbulimi i Mendelit mori rëndësi të veçantë në fi llimin e viteve nëntëqind. Ky zbulim shënoi lindjen e shkencës së gjenetikës. Më pas, u zbulua struktura e gjeneve dhe kromozomeve. Zbulimi, në 1950, i ADN-së, e cila mban informacionin e koduar gjenetik e vuri teorinë e evolucionit në një krizë të thellë. Arsyeja ishte kompleksiteti i pabesueshëm i jetës dhe pavlefshmëria e mekanizmave të evolucionit të propozuar nga Darvini.
Këto zbulime rezultuan në hedhjen e teorisë së evolucionit në koshin e plehrave të historisë. Megjithatë, qarqe të caktuara insistuan në riparaqitjen, rimodulimin dhe ringritjen në nivele "shkencore" të kësaj teorie. Për- pjekje të tilla nga këto qarqe marrin kuptim vetëm n.q.s. kuptojmë se pas teorisë së evolucionit nuk shtrihen mendime korrekte shkencore, por që- llime ideologjike.
Teoria e Darvinit ra në krizë të thellë për shkak të zbulimit të ligjeve të gjenetikës në çerekun e parë të shekullit XX. Megjithatë, një grup shkencëtarësh që kishin vendosur t'i mbesnin besnik Darvinizmit u orvatën të gjenin zgjidhje. Ata u mblodhën së bashku në një takim të organizuar nga "George Society of America" në 1941. Gjenetistët G. Ledyard Stebbins dhe Theodosius Dobzhansky, zoologët Ernst Mayr dhe Julian Huxlej, paleontologët George Gaylord Simpson dhe Glenn L. Jepsen dhe gjenetistët matematikanë Roland Fisher dhe Sewall Right pas diskutimesh të gjata më në fund ranë dakord për mënyrën se si do të "meremetohej" Darvinizmi.
Kuadri u fokusua në çështjen e origjinës së ndryshimeve të dobishme, e cila supozohej se shkaktonte evoluimin e gjallesave, pro- blem të cilin Darvini ishte i paaftë ta shpjegonte dhe thjesht u përpoq ta anashkalonte duke u mbështetur tek Lamarku. Tani idea ishte "mutacione të rastësishme". Ata e emërtuan këtë teori "Teoria Moderne Përmble- dhëse Evolucioniste", e cila u formulua duke i shtuar tezave të seleksionimit natyror të Darvinit konceptin e mutacionit. Në pak kohë kjo teori u njoh me emrin "neo-Darvinizëm".
Neo-Darwinism's Architects | ||
Ernst Mayr, | Theodosius Dobzhansky | Julian Huxley |
Në dekadat vijuese u bënë shumë përpjekje të dëshpëruara për të provuar vërtetësinë e neo-Darvinizmit. Tashmë dihej se mutacionet që ndodhin në gjenet e organizmave të gjallë ishin gjithmonë të dëmshme e kështu neo-Darvinizmi u përpoq të gjente një provë konkrete për të ashtuquajturat "mutacione të dobishme", duke bërë qindra eksperimente mutacioni. Të gjitha përpjekjet e tyre dështuan plotësisht.
Gjithashtu, ata u përpoqën të provonin se organizmat e parë duhet të ishin shfaqur rastësisht në kushtet fillestare të tokës, por edhe këto ekspe- rimente patën të njëjtin fat. Të gjitha eksperimentet që kërkonin të provonin se jeta kishte gjeneruar nga rastësia dështuan. Llogaritjet e probabilitetit vërtetojnë se as edhe një proteinë e vetme (njësia bazë e ndërtimit të jetës) nuk mund të formohet nga rastësia. Qeliza, që sipas evolucionistëve u formua rastësisht në kushte fillestare dhe të pakontrolluara, nuk u arrit të sintetizohej as në laboratorët më të sofistikuar të shekullit XX.
Neo-Darvinizmi gjithashtu është hedhur poshtë nga gjetjet fosile. Asnjë formë kalimtare, të cilat sipas neo-Darvinizmit mendohej se mund të provonin evolucionin gradual të gjallesave nga më primitivja te më të avancuarat, nuk është zbuluar ndonjë herë në botë. Në të njëjtën kohë anatomia krahasuese tregon se speciet që supozohej të kenë evoluar nga njëra-tjetra kanë, në fakt, karakteristika anatomike të ndryshme e ato kurrë nuk mund të jenë para ose pasardhëse të njëra-tjetrës.
Neo-Darvinizmi kurrë nuk arriti të bëhej një teori shkencore, ai mbeti vetëm një dogmë. Kjo është arsyeja që flamurtarët e teorisë se evolucionit vazhdojnë ta mbrojnë atë megjithëse të gjitha argumentet provojnë të kundërtën. Një nga gjërat për të cilën ata nuk bien dakord me njëri-tjetrin, është se cili prej modeleve të propozuara për realizimin e evolucionit është ai i "drejti". Një nga modelet më të rëndësishme është skenari fantastik i njohur si "Ekuilibri i Ndërprerë".
Shumica e shkencëtarëve që besojnë në evolucion pranojnë teorinë neo-darviniste të evolucionit gradual. Megjithatë, në dekadat e fundit u propozua një model tjetër. I quajtur "ekuilibri i ndërprerë" ky model kundërshton idenë darviniste të evolucionit gradual dhe thotë se evolucioni ndodhi me kërcime të mëdha. Mbrojtësit e parë poterexhinj të këtij modeli u shfaqën në Amerikë në fillim të viteve shtatëdhjetë. Dy paleontologët amerikanë, Nils Eldredge dhe Stephen Jay Gould, e dinin mirë se thëniet e neo-Darvinizmit ishin hedhur poshtë krejtësisht nga gjetjet fosile. Fosilet provonin se organizmat e gjallë nuk erdhën nga një zhvillim gradual, por u shfaqën papritur plotësisht të formuar. Neo-Darvinizmi jetonte me shpresën e përvëluar – të cilën e kanë akoma – se një ditë do të gjendeshin format kalimtare të humbura. Kur e kuptuan se kjo shpresë ishte e kotë Eldredge dhe Gould përsëri nuk qenë në gjen- dje të braktisnin dogmën e tyre të evolucionit, ndaj paraqitën një model të ri që u quajt "ekuilibri i ndërprerë". Thelbi i modelit të tyre ishte mendimi se evolucioni nuk ndodhi si rezultat i ndryshimeve të vogla, por ai ndodhi papritur dhe me ndryshime të mëdha. Ky model nuk është gjë tjetër veçse fantazi. P.sh. paleontologu evropian O. H. Shindewolf, i cili i hapi rrugën Eldredge dhe Gould, thotë se zogu i parë doli nga një vezë zvarraniku si një mutacion vigan, pra, si rezultat i një aksidenti gjigand që ndodhi në strukturën gjenetike.9 Sipas të njëjtës teori disa kafshë tokësore duke pësuar transformim të papritur duhet të ishin kthyer në balena. Këto thënie kundërshtojnë krejtësisht rregullat e gjenetikës, biofizikës e biokimisë dhe janë po aq shkencore sa mund të jetë i tillë tregimi i bukur për bretkosën që u kthye në princeshë. Megjithatë duke vuajtur krizën e pranimit të neo-Darvinizmit disa paleontologë evolucionistë e përqafuan këtë teori, e cila ishte akoma më e çuditshme dhe e pamundur se dhe vetë neo-Darvinizmi.
Sot, dhjetra mijëra shkencëtarë në të gjithë botën, sidomos në USA dhe Europë, nuk e pranojnë teorinë e evolucionit dhe kanë shkruar shumë libra që provojnë pavlefshmërinë e kësaj teorie. Librat e mësipërm janë disa prej tyre. |
Qëllimi i vetëm i këtij modeli ishte të shpjegonte boshllëkun në të dhënat fosile, të cilat neo-Darvinizmi nuk mund t'i shpjegonte. Eshtë krejtësisht e palogjikshme përpjekja për të shpjeguar boshllëqet fosilore në evolucionin e zogjve me thënien se "zogu doli krejt papritur prej një veze zvarraniku", sepse vetë evolucionistët pranojnë se evoluimi i një specie në një tjetër kërkon ndryshime të mëdha në kodin gjenetik 14 Asnjë mutacion nuk mund të përmirësojë kodin gjenetik. Mutacionet vetëm e çrregullojnë kodin gjenetik. Kështu mutacioni vigan i imagjinuar nga modeli i "ekuili- brit të ndërprerë" mund të shkaktojë vetëm dëmtime dhe reduktime vigane në kodin gjenetik, asgjë më tepër.
Për më tepër modeli i "ekuilibrit të ndërprerë" u rrëzua që në hapin e parë, pasi ishte i paaftë t'i jepte përgjigje çështjes së origjinës së jetës, e cila është çështja që hedh poshtë që në fillim neo-Darvinizmin. Që nga momenti kur nuk mund të vërtetohet ardhja e rastësishme në ekzistencë e një proteine të vetme, ndërkohë që organizmat përbëhen nga miliona proteina, debati merr fund duke e nxjerrë evolucionin gradual apo të ndërprerë krejt nga fusha e lojës.
Modeli që të vjen në mendje kur është fjala për evolucionin është neo-Darvinizmi. Në kapitujt e mëposhtëm ne do të ekzaminojmë në fillim dy mekanizmat imagjinarë të neo-Darvinizmit e pastaj do të shikojmë në të dhënat fosile për të parë vërtetësinë e tyre. Pas kësaj do të flasim me hollësi për çështjen e origjinës së jetës, e cila zhvlerëson si modelin e neo-Darvinizmit ashtu edhe modelet e tjera evolucioniste si "evolucioni me kërcime".
Para se të bëjmë këtë është mirë të kujtojmë lexuesin se realiteti që ne do të hasim në çdo hap është se skenari evolucionist nuk është gjë tjetër veçse një përrallë, një mashtrim i madh që është krejtësisht jashtë botës reale. Eshtë një skenar që është përdorur për të mashtruar botën për 140 vjet me radhë. Falë zbulimeve të fundit shkencore, mbrojtja e tij është bërë më në fund e pamundur.
Racizmi I Darvinit | |
Një prej aspekteve më të rëndësishme të jetës së Darvinit që njihet më pak nga njerëzit, janë pikëpamjet raciste të tij. Darvini u referohet europianëve të bardhë si më të zhvilluarit ndër të gjitha rracat njerëzore. Kur Darvini merr guximin të thotë se njeriu evoluoi nga krijesa të ngjashme me majmunin, ai supozon se disa raca u zhvilluan më shumë se të tjerat dhe se ato më të prapambeturat akoma kanë disa karakteristika majmunësh. Në librin e tij The Descent of Man, të cilin ai e botoi pas Origjinës së Llojeve, ai bën disa komente mbi “ndryshimet e mëdha midis njerëzve të racave të ndryshme.1 Në librin e tij Darvini pretendon se zezakët dhe aborigjenët australianë janë në të njëjtin nivel me gorillat dhe pastaj nxjerr përfundimin se ata do të eleminohen me kalimin e kohës nga racat më të zhvilluara. Ndër të tjera ai shkruan: | |
Duke supozuar se gjallesat evoluan gjatë luftës për e k z i s t e n c ë , Darvinizmi filloi të përshtatej nga shkencat sociale, duke u kthyer kështu në një koncept që më vonë u quajt “Darvinizmi Social”. | |
Idetë boshe të Darvinit nuk mbetën vetëm në teori, ato shërbyen për të siguruar bazën më të rëndësishme “shkencore” të racizmit. | |
Darvinizmi Social thotë se racat njerëzore ekzistente janë të lokalizuara në nivele të ndryshme të “shkallës së evolucionit”. Racat europiane janë më të zhvilluarat, ndërsa shumë raca të tjera akoma kanë karakteristika majmuni.
1 Beniamin Farrington, çfarë tha në të vërtetë Darvini, London, Sphere Books, 1971, fq. 54-56. 2 Darvini, Descent of Man, New York, A. L. Burt. Co., 1874, fq. 178. |
7. Dan Graves, Science of Faith: Forty-Eight Biographies of Historic Scientists and Their Christian Faith, Grand Rapids, MI, Kregel Resources
8. Science, Philosophy, And Religion: A Symposium, 1941, CH.13
9. J.De Vries, Essential of Physical Science, Wm.B.Eerdmans Pub.Co., Grand Rapids, SD 1958, s. 15
10. H. S. Lipson, "A Physicist's View of Darwin's Theory", Evolution Trends in Plants, Cilt 2, No. 1, 1988, s. 6
11. Darwin Lamarck'tan tümüyle bağımsız bir teori ortaya attığı iddiasıyla ortaya çıkmış, ancak giderek zaman içinde Lamarck'ın iddialarına dayanır hale gelmiştir. Türlerin Kökeni'nin özellikle 6. ve son baskısı, Lamarck'tan esinlenen birçok "kazanılmış özelliklerin akratılması" örneğiyle doludur. Bkz. Benjamin Farrington, What Darwin Really Said, New York: Schocken Books, 1966, s. 64
12. Julian Huxley & Jacob Bronowski, Growth of Ideas, Prentice Hall, Inc. Englewood Cliff, 1986, s. 99
13. Michael Ruse, "Nonliteralist Antievolution", AAAS Symposium: "The New Antievolutionism," February 13, 1993, Boston, MA
14. Stephen M. Stanley, Macroevolution: Pattern and Process, San Francisco: W. H. Freeman and Co. 1979, s. 35, 159