logo
HARUN YAHYA

Kapitulli 17: Fakti i krijimit

Në pjesët e mëparshme të librit ne ekzaminuam pse teoria e evolucionit, që supozon se jeta nuk është e krijuar, kundërshton tota- lisht faktet shkencore. Ne pamë se shkenca moderne ka treguar një fakt shumë të qartë nëpërmjet degëve të ndryshme të saj si paleontologjia, biokimia dhe anatomia. Ky fakt është se të gjitha krijesat janë krijuar nga Allahu.

Në fakt, për të vënë re këtë, personi nuk ka nevojë të analizojë rezultatet e komplikuara të arritura në laboratorët e biokimisë apo të njihet me gërmimet gjeologjike. Provat e urtësisë së jashtëzakonshme janë të dukshme në çdo gjë të gjallë që personi vëzhgon. Ekziston një projektim dhe një teknologji madhështore në trupin e një insekti apo një peshku të vogël në thellësi të detit që kurrë nuk mund të arrihet nga njerëzit. Disa gjallesa që nuk kanë tru perfekt, kryejnë veprime kaq të komplikuara, saqë nuk mund të kryhen as edhe nga njerëzit.

Urtësia, plani dhe projektimi i jashtëzakonshëm që mbizotërojnë të gjithë natyrën, pa asnjë dyshim provojnë ekzistencën e Krijuesit që sundon gjithçka. Ky është Allahu. Allahu i ka pajisur të gjitha gjallesat me karakteristika të jashtëzakonshme, duke i treguar njeriut shenjat e qarta të ekzistencës dhe fuqisë së Tij.

Në faqet që pasojnë do të përmendim vetëm disa prej evidencave të panumërta të krijimit në natyrë.

Bletët dhe arkitektura e mahnitshme e hojeve

arı, çiçek

Bletët prodhojnë më shumë mjaltë sesa kanë nevojë dhe e ruajnë atë në hoje. Struktura gjashtëkëndore e hojeve njihet nga të gjithë. A keni menduar ndonjëherë pse bletët ndërtojnë hoje gjashtëkëndore dhe jo pesëkëndore?

Matematicienët, duke kërkuar përgjigjen e kësaj pyetjeje, arritën në një konkluzion interesant: "Forma gjashtëkëndore është forma më e përshtatshme gjeometrike për shfrytëzimin maksimal të hapësirës së dhënë." Një formë gjashtëkëndore kërkon një sasi minimale dylli për ndërtim dhe mban sasinë maksimale të mjaltit. Pra bletët përdorin formën më të përshtatshme.

arı, petek

Metoda e përdorur në ndërtimin e hojeve është shumë interesante. Bletët e fillojnë ndërtimin e hojeve në dy-tre vende të ndryshme dhe endin hojet njëkohësisht në dy-tre rreshta. Megjithëse fillojnë nga vende të ndryshme, bletët me numër mjaft të madh, ndërtojnë gjashtëkëndësha identikë dhe pastaj endin hojet duke i kombinuar ato bashkë dhe duke u takuar në qendër. Pika e lidhjes së gjashtëkëndëshave rregullohet aq mirë, saqë nuk ka asnjë shenjë që të dallohet se pjesët e hojit janë kombinuar.

Përballë këtij krijimi të përkryer, ne, sigurisht, duhet të pranojmë ekzistencën e Zotit, i Cili i ka krijuar dhe mësuar këto krijesa. Evolucionistët duan të rrëshqasin dhe ta shpjegojnë këtë me konceptin e instiktit dhe përpiqen ta paraqesin atë thjesht si një karakteristikë të bletëve. Megjithatë, n.q.s. ka një instikt të tillë në punë, i cili vepron mbi bletët dhe siguron harmonizimin e punës së tyre, atëherë kjo do të thotë që ekziston një Urtësi, e cila sundon mbi të gjitha këto krijesa të vogla.

Për ta thënë më shkoqur, Allahu, Krijuesi i këtyre krijesave të vogla i mëson ato të bëjnë një gjë të tillë. Ky fakt është treguar në Kuran 14 shekuj më parë:

"Zoti yt i dha instikt bletës: "Ndërto shtëpi nëpër kodra, nëpër drunj dhe në ato (koshere) që njerëzit ndërtojnë. Pastaj ha nga të gjitha frutat dhe futu nëpër rrugët që Zoti i ka lehtësuar për ty." Nga barku i tyre del një lëng me ngjyra të ndryshme, në të cilin ka shërim (ilaç) për njerëzit. Me të vërtetë, në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë." (Nahl: 68 – 69)

Termitet: arkitekte që të lënë me gojë hapur

termit, termit evleri

Askush nuk mund të mos çuditet kur shikon folenë e termiteve të ngritur mbi tokë. Kjo sepse foletë e termiteve janë mrekulli arkitekturale që arrijnë deri në 5–6 metra lartësi. Brenda kësaj foleje ka sisteme të sofistikuara që përdoren për nevojat e atyre termiteve që nuk mund të dalin në diell, për shkak të strukturës së trupit të tyre. Në fole, ka sisteme ventilimi, kanale, dhoma larvash, korridore, dalje sigurie, dhoma për mot të ftohtë dhe të nxehtë, me një fjalë çdo gjë. Ajo që të habit më shumë është se termitet që ndërtojnë këto fole të mrekullueshme janë të verbra. 182

Megjithatë, kur krahasojmë madhësinë e termiteve me atë të folesë së tyre, shohim se ato ia dalin të realizojnë me sukses një projekt me madhësi 300 herë më të madh sesa përmasat e tyre.

Termitet kanë dhe një karakteristikë tjetër të mrekullueshme; n.q.s. e ndajmë folenë e termiteve në dy pjesë në fazën e parë të ndërtimit të saj dhe pastaj e bashkojmë atë pas ca kohe shikojmë se të gjitha kalimet, kanalet dhe rrugët kryqëzohen me njëra-tjetrën. Termitet vazhdojnë detyrën e tyre sikur të mos ishin ndarë kurrë nga njëra tjetra.

Qukapiku

ağaçkakan, güzel kuşlar

Të gjithë e dinë se qukapiku e ndërton folenë e tij duke shpuar trun- gjet e pemëve. Gjëja që shumë njerëz nuk e vënë re është fakti se si është e mundur që qukapikut nuk i shpërthen hemoragji në tru, për shkak të goditjeve të forta në pemë. Ajo që qukapiku bën është njësoj si ajo që mund të bëjë një njeri për të ngulur një gozhdë me kokë. N.q.s. njeriu do të mundohej të bënte një gjë të tillë, do të pësonte hemoragji në tru. Por qukapiku nuk pyet; ai mund të godasë një trung të fortë me sqep 38–43 herë brenda 2.10 deri 2.69 sek dhe të mos i ndodhë absolutisht asgjë.

Koka e qukapikut është krijuar e tillë që ta përballojë me sukses këtë punë. Kafka e qukapikut ka një sistem amortizimi që redukton dhe amortizon goditjet, në sajë të disa indeve të veçanta të buta midis kockave të kafkës. 183

Sistemi zanor i lakuriqit të natës

yarasa, sonar sistem

Lakuriqët fluturojnë në errësirën e natës pa patur ansnjë problem. Ata disponojnë një sistem shumë interesant për të arritur këtë gjë. Ata përdorin një sistem zanor, me anë të të cilit arrijnë të hartojnë hartën e objekteve përreth, nëpërmjet përpunimit të valëve zanore.

Një njeri me moshë të re mund të perceptojë me vështirësi një zë me frekuencë 20.000 vibrime në sekondë. Një lakuriq i pajisur me një sistem të veçantë zanor, përdor tinguj që kanë frekuencë 50.000–200.000 vibrime për sekondë. Ai i dërgon këto tinguj në të gjitha drejtimet 20–30 herë në sekondë. Harta që përftohet nga ky sistem është kaq e përpiktë, sa e lejon lakuriqin që, jo vetëm të perceptojë pozicionin e objekteve, por edhe të lokalizojë pa vështirësi pozicionin e presë së tij.184

Balenat

balina, büyük balıklar

Gjitarët kanë nevojë për frymëmarrje të rregullt dhe për këtë arsye uji nuk është ambient shumë i për- shtatshëm për ta. Te balena, e cila është një gjitar deti, ky problem është zgji- dhur me një sistem frymëmarrje shumë më efikas se ai i shumë kafshëve që banojnë në tokë. Gjatë procesit të frymëmarrjes, balenat nxjerrin rreth 90% të ajrit që përdorin. Kështu ato kanë nevojë të marrin frymë në intervale të gjata. Në të njëjtën kohë ato kanë një substancë shumë të koncentruar të quajtur mioglobinë që i ndihmon ato të ruajnë oksigjenin në mushkëritë e tyre. Me ndihmën e këtyre sistemeve, disa balena mund të zhyten në deri në 500 metra thellësi dhe të notojnë pa marrë frymë për 40 minuta.185Nga ana tjetër vrimat e hundës së balenës, jo si gjitarët banues në tokë, janë vendosur në kurriz e kështu ajo mund të marrë frymë lirisht.

Mushkonja

sivri sinek, mucize

Ne gjithmonë i konside- rojmë mushkonjat si insekte fluturuese. Në fakt, mushkonja i kalon fazat para të zhvillimit të saj nën ujë dhe del prej tij nëpërmjet disa sistemeve të veçanta, e kompletuar me të gjitha organet e nevojshme.

Mushkonjat fillojnë të fluturojnë me anë të një sistemi ndjesie të veçantë që është në gjendje të përcaktojë vendin ku ka ushqim. Me këtë sistem ajo ngjason me avionët gjuajtës të ngarkuar me detektorë të ndjeshëm ndaj temperaturës, lagështisë dhe aromave. Ajo është në gjendje të perceptojë me lehtësinë më të madhe ndryshimet e temperaturës e të lokalizojë burimin e saj, kështu ajo mund ta lokalizojë lehtësisht prenë e saj edhe në terrin e natës.

Teknika e "thithjes së gjakut" te mushkonja përbën një sistem jashtëzakonisht të ndërlikuar. Me një sistem prerës me gjashtë presa ajo e pret lëkurën si sharrë. Gjatë proçesit të prerjes, ajo vendos një sekrecion në vendin e plagës dhe paralizon zonën, ndaj dhe viktima nuk ndjen që po i thithet gjaku. Sekrecioni në të njëjtën kohë parandalon mpiksjen e gjakut dhe siguron vazhdimin e procesit të thithjes. Sikur një prej këtyre gjërave të mos funksiononte, mushkonja nuk do të ishte në gjendje të ushqehej. Me sistemet e tyre të veçanta, këto krijesa të vogla janë në vetvete argumente për krijimin. Në Kuran, mushkonja është përmendur si një shembull që tregon ekzistencën e Allahut për njerëzit që mendojnë:

"Allahu nuk ngurron që të marrë çfarëdo shembulli, qoftë edhe një mushkonjë apo diçka tjetër më të vogël se ajo. Për sa u përket atyre që besuan, ata e dinë se ai (shembull) është i vërtetë nga Zoti i tyre. Ndërsa ata që mohuan do të thonë: "Çfarë qëllimi kishte Allahu me këtë shembull?" Ai e bën shembullin shkak që të humbin shumë (nga rruga e drejtë), dhe po me të Ai udhëzon shumë të tjerë. Por Ai nuk humb veçse të pabindurit." (El-Bekare: 26)

Zogjtë grabitqarë me sy të mprehtë

kartal, kartal gözleri

Zogjtë grabitqarë kanë sy të mprehtë që u lejojnë atyre të llogarisin saktësisht distancat gjatë ekzekutimit të sulmit. Sytë e tyre të mëdhej përmbajnë shumë qeliza shikimi. Kjo do të thotë shikim më i mirë. Ka më shumë se një milion qeliza në syrin e zogut grabitqar.

Shqiponjat që fluturojnë mijëra metra lart kanë sy kaq të mprehtë, saqë ato mund të analizojnë me lehtësi lëvi- zjet dhe objektet në tokë nga ajo di- stancë. Ashtu siç lokalizojnë objektivin e tyre avionët luftarakë nga mijëra metra lartësi, ashtu dhe shqiponjat fiksojnë gjahun e tyre duke perceptuar ndryshimin më të vogël të ngjyrës dhe lëvizjes. Syri i shqiponjës ka një kënd shikimi 3000 dhe mund të zmadhojë një imazh të dhënë rreth 6 deri 8 herë. Shqiponjat mund të dallojnë lehtësisht një lepur të fshehur në bar apo shkurre nga një lartësi 1500 m. Eshtë evidente se ky sistem i jashtëzakonshëm shikimi i shqiponjave është një projektim i veçantë për këtë krijesë.

Fija e merimangës

dinopis, örümcek

Merimanga e quajtur Dinopis ka një mjeshtëri fantastike në gjueti. Në vend që të endë një rrjetë statike dhe të presë prenë e saj, ajo end një rrjetë të vogël dhe e hedh mbi prenë. Pastaj ajo e mbështjell mirë prenë me këtë rrjetë. Insekti i futur në kurth nuk mund të bëjë asgjë për të çliruar veten. Rrjeta është e ndërtuar kaq mirë saqë insekti ngatërrohet më keq sa më shumë të alarmohet. Për ta ruajtur ushqimin, merimanga e mbështjell gjahun me fije shtesë tamam sikur ta paketonte.

Si mundet kjo merimangë të thurë një rrjetë me kaq mjeshtëri? Eshtë e pamundur për merimangën të arrijë një aftësi të tillë rastësisht, siç thonë evolucionistët. Merimanga nuk ka aftësi të mësojë dhe të mbajë mend, ajo s'ka tru që të kryejë këto veprime. Eshtë e thjeshtë, këto aftësi i janë dhënë merimangës nga Krijuesi i saj i Plotfuqishëm.

örümcek, ağı

Mrekulli të tjera janë zbuluar rreth fijes së merimangës. Kjo fije me diametër më të vogël se 1/1000 mm është 5 herë më e fuqishme se një fije çeliku me të njëjtin diametër. Ajo gjithashtu është shumë e lehtë. Një fije e tillë e mjaftueshme për të qarkuar gjithë botën, peshon vetëm 320 g.

Çeliku, i cili është një lëndë e prodhuar artificialisht, është një nga produktet më të forta të prodhuara nga njeriu. Merimanga mund të pro- dhojë në trupin e saj një fije shumë më të fortë se çeliku. Për prodhimin e çelikut njeriu përdor teknologjinë e arritur nga përvoja qindra vjeçare, po merimanga çfarë teknologjie përdor?

Siç duket, mjetet teknologjike që disponon njeriu janë mjaft prapa teknologjisë "hyjnore" që disponon merimanga.

Kafshët që flenë në dimër

Kafshët që e kalojnë dimrin duke fjetur vazhdojnë të jetojnë gjatë kësaj periudhe, megjithëse temperatura e trupit të tyre bie në të njëjtën gradë me temperaturën e mjedisit. Si ia bëjnë ato?

Gjitarët kanë gjak të ngrohtë. Kjo do të thotë se në kushte normale temperatura e trupit të tyre gjithmonë mbetet konstante, sepse termostati natyral në trupin e tyre e mban temperaturën konstante. Megjithatë, gjatë gjumit të dimrit, nxehtësia trupore e gjitarëve të vegjël, si miu ketër me temperaturë normale trupore 400C, bie në pak më sipër se pika e ngrirjes, sikur të ishte i rregulluar nga ndonjë çelës. Kafshët marrin frymë shumë ngadalë dhe rrahjet e zemrës, të cilat janë normalisht 300 rrahje në minutë, bien në 7–10 rrahje në minutë. Reflekset normale të trupit ndalojnë së funksionuari dhe aktiviteti elektrik i trurit ulet derisa bëhet gati i pakapshëm.

Një nga rreziqet e moslëvizjes është ngrirja e indeve në kohë shumë të ftohtë dhe shkatërrimi i tyre nga akulli. Kafshët që e kalojnë dimrin në gjumë janë të mbrojtura nga ky rrezik falë karakteristikave të veçanta, me të cilat ato janë pajisur. Lëngjet e trupit të këtyre kafshëve ruhen nga materiale kimike që kanë masë të madhe molekulare. Kështu, pika e ngrirjes së lëngjeve ulet mjaft, duke i ruajtur ato nga dëmet e mundshme. 187

Peshku elektrik

Specie të caktuara peshqish, si disa lloje ngjalash apo rajash, përdorin elektricitetin e prodhuar nga trupat e tyre për të mbrojtur veten prej armiqve apo për të paralizuar gjahun e tyre. Në çdo gjallesë, përfshi dhe njeriun, gjendet pak ngarkesë elektrike.

Por njeriu nuk mund ta kontrollojë këtë elektricitet dhe ta përdorë në dobi të tij. Krijesat e përmendura më sipër kanë një rrymë elektrike 500–600 V në trup. Ato janë në gjendje ta përdorin këtë kundër armiqve të tyre, duke mos u dëmtuar nga ky elektricitet.

yılan kamuflaj, tırtıl kamuflaj cuttlefish

Majtas: Morri i pemës imiton gjembat. Djathtas poshtë: Një vemje e vendosur në mes të gjethes në mënyrë që të mos dallohet.
Djathtas lart: Një gjarpër duke u fshehur mes gjetheve.

Majtas: Një sepje që e bën veten të duket si fundi ranor i detit.
Djathtas: Ngjyra e verdhë shfaqet në rast rreziku, si p.sh. kur shihet nga një zhytës.

Energjia që ato konsumojnë për të mbrojtur veten rikuperohet pas një kohe të caktuar tamam si karikimi i baterive. Kështu, potenciali elektrik përsëri është i gatshëm për t’u përdorur.

Peshku nuk e përdor rrymën e tensionit të lartë në trupin e tij vetëm për t’u mbrojtur.

Përveç kësaj, ai si- guron një mjet për gjetjen e rrugës në ujërat e thella e të erreta, pasi elektriciteti i ndihmon ata të ndiejnë objektet pa i parë. Peshku mund të dërgojë sinjale duke përdorur elektricitetin e trupit. Këto sinjale elektrike pasqyrohen pasi godasin objekte solide dhe ky pasqyrim i jep informacion peshkut për objektin. Në këtë mënyrë peshku mund të përcaktojë distancën dhe madhësinë e objektit.

Maskimi

Një prej mënyrave që kafshët përdorin për të mbijetuar është arti i maskimit. Kafshët e ndjejnë domosdoshmërinë e fshehjes për dy arsye kryesore: për gjueti dhe për t'u ruajtur nga grabitqarët.

Maskimi ndryshon nga të gjitha metodat e tjera për shkak të inteligjencës, aftësisë, estetikës dhe harmonisë. Teknikat e maskimit të kafshëve me të vërtetë të lënë gojëhapur. Eshtë gati e pamundur të identifikosh një insekt të fshehur në një trung peme ose një krijesë tjetër të fshehur nën gjethe.

Morri i gjetheve ushqehet me lëngun e kërcellit të bimëve. Duke u maskuar si gjemb, ai mashtron zogjtë, armiqtë e tij më të mëdhenj dhe si- gurohet se zogjtë nuk do të rrinë në atë pemë.

somon balığı,somon göç

Kallamari

Nën lëkurën e kallamarit ekziston një shtresë e dendur xhepëzash elastike me pigment që quhen kromatofore. Kryesisht ato japin ngjyrë të verdhë, të kuqe, të zezë dhe kafe. Me t’u dhënë sinjali, qelizat shpërndahen dhe mbushin lëkurën me ngjyrën e duhur. Kjo është mënyra se si kallamari merr ngjyrën e shkëmbit ku qëndron, duke arritur një maskim të përsosur. Ky sistem operon kaq efektivisht saqë kallamari mund të imitojë një pamje si ajo e zebrës.

Sisteme të ndryshme shikimi

balık, denizaltı

Për shumë kafshë banuese të detit shikimi është shumë i rëndësishëm për gjueti dhe mbrojtje. Shumica e këtyre kafshëve janë të pajisura me sy të specializuar për nën ujë.

Nën ujë, shikimi bëhet gjithmonë e më i vështirë me rritjen e thellësisë, në mënyrë të veçantë nën 30 metra. Organizmat që jetojnë në këtë thellësi kanë sy të krijuar për t’iu përshtatur kushteve ku jetojnë.

Kafshët e detit, në ndryshim nga ato të tokës, kanë lente sferike në përshtatje të plotë me kushtet e dendësisë së ujit. Të krahasuar me sytë e mëdhenj në formë elipsi të kafshëve të tokës, kjo strukturë sferike është më e përshtatshme për shikimin nën ujë. Kur një objekt në distancë të largët fokusohet, i gjithë sistemi i lenteve tërhiqet mbrapa me anë të një mekanizmi special muskujsh brenda syrit.

Një tjetër arsye përse sytë e peshqve janë sferikë, është përthyerja e dritës në ujë. Për shkak se syri është i mbushur me një lëng që ka dendësi afërsisht sa të ujit, nuk ndodh përthyerja kur një imazh i formuar jashtë reflektohet në sy. Si rrjedhim, lentet e syrit fokusojnë plotësisht imazhin e objektit të jashtëm në retinë. Peshku, jo si njerëzit, shikon mjaft qartë në ujë.

Disa kafshë, si oktapodi, kanë sy të mëdhenj për të kompesuar efektin e dritës së dobët nën ujë. Nën 300 metra peshqit me sy të mëdhenj duhet të kapin dritën e dobët të objekteve përreth për t’i lokalizuar ato. Ata duhet të jenë të ndjeshëm, në mënyrë të veçantë, ndaj dritës blu të dobët që hyn në ujë. Për këtë arsye, ka shumë qeliza të ndjeshme ndaj ngjyrës blu në retinën e syve të tyre.

Ashtu siç kuptohet nga këto shembuj, çdo gjallesë ka sy të veçantë të ndërtuar për të përballuar nevojat e saj. Ky fakt provon se ato janë të gjitha të krijuara nga një Krijues fuqiplotë dhe i gjithëdijshëm.

Sistemet speciale të ngrirjes

Një bretkosë e ngrirë ka një strukturë biologjike tepër të veçantë. Në të nuk duket asnjë shenjë jete. Rrahjet e zemrës, frymëmarrja dhe qarkullimi i gjakut të saj kanë ndaluar gati plotësisht. Kur akulli shkrin, e njëjta bretkosë kthehet në jetë sikur të jetë ngritur nga gjumi.

Normalisht, një gjallesë në gjendje të ngrirë ndodhet përballë shumë rreziqeve fatale. Megjithatë, bretkosa nuk i ka këto probleme. Ajo ka aftë- sinë të prodhojë një sasi shumë te madhe glukoze në këtë gjendje. Ashtu si diabetikët, niveli i sheqerit në gjakun e bretkosës arrin nivele shumë të larta. Ndonjëherë kap shifrat 550 milimol për litër (kjo shifër normalisht duhet të jetë 1–5 milimol/litër për bretkosat dhe 4–5 milimol/litër për njeriun). Ky koncentrim ekstrem glukoze në jetën normale shkakton pro- bleme tepër serioze.

Te bretkosa e ngrirë ky përqendrim i lartë glukoze ndalon largimin e ujit jashtë qelizave dhe parandalon tkurrjen. Membrana e qelizës së bretkosës është shumë e përshkueshme nga glukoza, kështu që glukoza futet lirshëm në qeliza. Niveli i lartë i glukozës në trup redukton tempe- raturën e ngrirjes, duke mundësuar që vetëm një sasi shumë e vogël e lëngjeve të trupit të ngrijnë nga i ftohti. Kërkimet kanë treguar se glukoza gjithashtu mund ta ushqejë qelizën. Gjatë kësaj periudhe, përveç të qenit burim energjie për trupin, glukoza gjithashtu ndalon shumë reaksione metabolike, si sintetizimin e uresë dhe kështu parandalon që burime të ndryshme ushqimi të qelizës të shterojnë.

Si mundet që kjo sasi kaq e madhe glukoze të formohet papritur? Përgjigja është shumë interesante. Kjo gjallesë është pajisur me një sistem të veçantë për këtë proces. Sapo akulli shfaqet në lëkurë, mesazhi transmetohet në mëlçi, e cila kthen një pjesë të glikogjenit të ruajtur në glukozë. Natyra e këtij mesazhi që transmetohet për në mëlçi akoma nuk njihet. Pesë minuta pasi merret mesazhi, niveli i sheqerit në gjak fillon të rritet vazhdimisht.

Pa diskutim, pajisja e kafshëve me sisteme që ndryshojnë tërësisht metabolizmin dhe bëjnë të mundur përballimin e kushteve të veçanta kur ato paraqiten, është e mundur vetëm nëpërmjet Krijuesit. Asnjë rastësi nuk mund të gjenerojë sisteme të tilla kaq perfekte dhe komplekse.

Albatrosi

albatros, göçmen kuşlar

Zogjtë shtegtarë e minimizojnë konsumin e energjisë, duke përdorur teknika të veçanta fluturimi. Albatrosi zotëron një prej këtyre teknikave. Ky zog që 92% të jetës së tij e kalon në det ka një hapje krahësh 3.5 metra. Karakteristika më kryesore e albatrosit është stili i tij i fluturimit. Ai mund të fluturojë për orë të tëra pa i rrahur krahët. Për këtë ai shfrytëzon erën, duke i vendosur krahët në pozicion të përshtatshëm.

Duhet shumë energji për të mbajtur hapur vazhdimisht krahë me shtrirje 3.5 metra. Albatrosi mund të rrijë në këtë pozicion me orë të tëra. Kjo bëhet e mundur nga një sistem anatomik i veçantë që i është dhënë atij që në momentin e lindjes. Gjatë fluturimit, krahët e albatrosit bllokohen dhe qëndrojnë të shtrira horizontalisht, prandaj ai nuk ka nevojë të përdorë forcën e muskujve për t’i mbajtur ato të hapura. Kjo e ndihmon atë shumë gjatë fluturimit. Albatrosi nuk harxhon energji, sepse ai nuk i rreh krahët dhe nuk i mban hapur me forcën e muskujve. Fluturimi me orë të tëra, duke përdorur energjinë e erës, siguron për albatrosin avantazh tepër të madh. P.sh. trupi 10 kg i albatrosit humb vetëm 1% të peshës kur flutu- ron për 1000 km. Kjo është një humbje jashtëzakonisht e ulët. Njeriu ka ndërtuar aeroplanë pa motorë që përdorin teknikën e habitshme të albatrosit.

Koalat

koala, okaliptus

Vaji që gjendet në gjethet e eukaliptit është helmues për shumë gjitarë. Ky helm është një mbrojtje kimike që përdor eukalipti kundër armiqve të tij. Ekziston një specie e veçantë që nuk do t’ia dijë për këtë mekanizëm mbrojtës dhe ushqehet me gjethet helmuese të eukaliptit. Ajo është koala.

Koalat e ndërtojnë shtëpinë e tyre në eukalipt, ushqehen me gjethet e tij dhe sigurojnë ujin po prej tij. Ashtu si gjitarët e tjerë, koalat tresin celulozën që gjendet në pemë. Për këtë ajo varet nga mikroorganizmat e tretjes së celulozës. Këto mikroorganizma gjenden me shumicë në pikën e takimit të zorrës së hollë me atë të trashë, e cila është pjesa më interesante e aparatit tretës të koalave. Ky segment funksionon si dhomë fermentimi, ku mikrobet tresin celulozën, duke vonuar kalimin e gjetheve. Kështu koala mund të neutra- lizojë efektin helmues të vajit të gjetheve të eukaliptit.

Aftësia për të gjuajtur pa lëvizur

The South African sundew plant entraps insects with its viscous hairs. The leaves of this plant are full of long, red hairs. The tips of these hairs are covered with a fluid that has a smell that attracts insects. Another feature of the fluid is its being extremely viscous. An insect that makes its way to the source of the smell gets stuck in these Lulevesa që rritet në Afrikën e Jugut, i kap insektet me qimet e saj viskoze. Gjethet e kësaj bime janë plot me qime të gjata të kuqe. Majat e qimeve janë të mbuluara nga një lëng me aromë tërheqëse për insektet. Një tjetër karakteristikë e këtij lëngu është viskoziteti i madh. Insekti që mashtrohet nga aroma e kësaj bime ngjitet në qimet viskoze. Pak më vonë e gjithë gjethja e bimës mbyllet plotësisht dhe insekti i rënë në kurth mbetet brenda. Me tretjen e insektit bima merr proteinat, për të cilat ka nevojë.

sundew bitkisi, avcı bitkiler

Majtas: Një lulevese e hapur.

Djathtas: Një lulevese e mbyllur.

Mënyra e të ushqyerit të kësaj bime, e cila e kap gjahun e saj edhe pse nuk ka mundësi të lëvizë, është pa dyshim provë krijimi. Eshtë e pamundur për një bimë të zhvillojë vetë një stil të tillë gjuetie me anë të rastësisë. Eshtë krejtësisht jashtë logjike të mos mendosh se një Krijues i Plotfuqishëm e ka krijuar atë me këtë karakteristikë.

Basilisku: Eksperti i ecjes mbi ujë

haverengi basilisk, suda yürüyen canlı

Pak kafshë janë në gjendje të ecin mbi sipërfaqen e ujit. Një i tillë është basilisku, i cili jeton në Amerikën Qendrore.

Në anët e gishtave të këmbëve të prapme ai ka fletë që e ndihmojnë të qëndrojë në ujë. Ato palosen kur ai ecën në tokë. Kur i kanoset një rrezik, ai futet në ujë dhe vrapon shumë shpejt. Kur ai e bën këtë, hap fletët midis gishtave e kështu siguron një sipërfaqe të madhe mbështetjeje në ujë.

Kjo karakteristikë tepër e veçantë është një nga provat e qarta të krijimit.

Fotosinteza

fotosentez, yaprak

Bimët pa vetëdije luajnë një rol të rëndësishëm në jetën e tokës. Ato pastrojnë ajrin për ne, mbajnë temperaturën e planetit në nivel konstant dhe barazpeshojnë raportin e gazeve në atmosferë. Përveç kësaj, një pjesë mjaft e madhe e ushqimeve tona sigurohet nga bimët. Vlerat ushqyese të bimëve vijnë nga një sistem i veçantë në qelizat e tyre, të cilat kanë karakteristika të veçanta.

fotosentez,

1. energy

2. food

3. oxygen

4. Carbon Dioxide

In the microscopic factories of plants, a miraculous transformation takes place. With the energy from the Sun, they perform photosynthesis, which in turn supplies the energy needs of animals and eventually, human beings.

Qelizat e bimëve, jo si ato të njeriut dhe kafshëve, mund të përdorin drejtpërsëdrejti energjinë e diellit. Ajo e shndërron energjinë diellore në energji kimike dhe e ruan atë në një mënyrë shumë të veçantë. Ky proces quhet fotosintezë. Në fakt, ky proces nuk ndërmerret nga qeliza, por nga kloroplastet, organelet që i japin bimës ngjyrën jeshile. Këto organele të vogla të dallueshme vetëm me mikroskop janë i vetmi laborator në tokë që janë në gjendje të ruajnë energjinë diellore në materie organike.

Sasia e lëndës së prodhuar nga bimët në tokë është rreth 200 bilionë tonë në vit. Ky prodhim është shumë i rëndësishëm për të gjitha gjallesat në tokë. Prodhimi i bimëve realizohet nëpërmjet një procesi kimik shumë të komplikuar. Mijëra pigmente klorofili që gjenden në kloroplaste rea- gojnë ndaj dritës për një kohë mjaft të shkurtër, 1/1000 sek. Kjo është arsyeja që shumë aktivitete që ndodhin në klorofil nuk janë studiuar akoma.

Shndërrimi i energjisë diellore në energji kimike ose elektrike është një teknologji e re. Për të realizuar këtë, përdoren instrumente të teknologjisë së lartë. Një qelizë e vogël që për syrin e lirë të njeriut është e padukshme e ka kryer këtë detyrë për miliona vjet.

Këto sisteme perfekte tregojnë edhe një herë tjetër KRIJIMIN. Sistemi mjaft kompleks i fotosintezës është një mekanizëm i krijuar prej Allahut. Në gjethet e bimëve ekzistojnë fabrika kompakte të pakrahasueshme. Ky krijim i jashtëzakonshëm është një prej argumenteve që provojnë se të gjitha gjallesat janë krijuar nga Allahu, Mbajtësi i botërave.

"Larg nga të metat je Ti, ne s'kemi dije tjetër
veç asaj që na ke mësuar Ti. Me të vërtetë dija
dhe mençuria Jote janë të përsosura."
(Bekare : 32)

Fusnotat

182. Bilim ve Teknik , Temmuz 1989, Cilt 22, sayı.260, s.59

183. Grzimeks Tierleben Vögel 3, Deutscher Taschen Buch Verlag, Oktober 1993, s. 92

184. David Attenborough, Life On Earth: A Natural History, Collins British Broadcasting Corporation, June 1979, s.236

185. David Attenborough, Life On Earth: A Natural History, Collins British Broadcasting Corporation, June 1979, s.240

186. Görsel Bilim ve Teknik Ansiklopedisi, s.185-186

187. Walter Metzner, http://cnas.ucr.edu/ ~bio/faculty/Metzner.html

188. Bilim ve Teknik, Ocak 1990, s. 10-12

189. David Attenborough, Life of Birds, Princeton Universitye Press, Princeton-New Jersey, 1998, s.47

190. National Geographic, September 1995, s. 98

191. James L.Gould, Carol Grant Gould, Olağandışı Yaşamlar, Tübitak Popüler Bilim Kitapları, Ankara 1997, s.130-136

192. David Attenborough, The Private Life of Plants, Princeton Universitye Press, Princeton-New Jersey, 1995, s.81-83

193. Encyclopedia of Reptiles and Amphibians, Published in the United States by Academic Press, A Division of Harcourt Brace and Company, s.35

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Parathenie: Përse teoria e evolucionit?
  • Kapitulli 1: Për të qenë të lirë nga paragjykimet
  • Kapitulli 2: Një histori e Shkurtër e teorisë
  • Kapitulli 3: Mekanizmat imagjinarë të Evolucionit
  • Kapitulli 4: Të dhënat Fosile hedhin poshtë evolucionin
  • Kapitulli 5: Përralla e Kalimit nga uji në tokë
  • Kapitulli 6: Origjina e zogjve dhe Gjitarëve
  • Kapitulli 7 : Keqinterpretimi i të dhënave Fosile
  • Kapitulli 8: Falsifikimet e Evolucionit
  • Kapitulli 9: Skenari i evolucionit te njeriut
  • Kapitulli 10: Qorrsokaku Molecular i Evolucionit
  • Kapitulli 11: Termodinamika e hedh poshtë Evolucionin
  • Kapitulli 12: Projektimi dhe Rastësia
  • Kapitulli 13: Pretendimet e Evolucionistëve dhe faktet
  • Kapitulli 14: Teoria e Evolucionit: Një detyrim materialist
  • Kapitulli 15: Media: Tokë pjellore për Evolucionin
  • Kapitulli 16: Konkluzioni: evolucioni eshtë një mashtrim
  • Kapitulli 17: Fakti i krijimit