Ajo që kemi ekzaminuar gjatë gjithë kohës në këtë libër ka demonstruar se teoria e evolucionit nuk mbështetet në baza shkencore. Megjithatë, shumica e njerëzve në botë nuk janë në dijeni të kësaj dhe e marrin evolucionin si fakt shkencor. Arsyeja më e madhe për këtë mashtrim është indoktrinimi sistematik dhe propaganda e mediave për evolucionin. Për këtë arsye, ne gjithashtu duhet të përmendim karakteri- stikat e veçanta të këtij indoktrinimi dhe kësaj propagande.
Kur shikojmë me kujdes në median perëndimore, shpesh hasim artikuj që kanë të bëjnë me evolucionin. Organizatat e mediave kryesore dhe revistave të njohura e të "respektuara" e trajtojnë vazhdimisht këtë subjekt. Kur dikush lexon këta artikuj, i krijohet përshtypja se kjo teori është plotësisht e provuar dhe nuk lë vend për diskutime.
Propaganda Evolucioniste | ||
Revistat shkencore popullore, të cilat kanë marrë përsipër përhapjen e propagandës evolucioniste, luajnë një rol shumë të rëndësishëm për të bindur opinionin publik që të pranojë teorinë e evolucionit. | ||
Njerëzit e zakonshëm që lexojnë këtë lloj literature natyrisht fillojnë të mendojnë se teoria e evolucionit është në fakt po aq e sigurtë, sa edhe një ligj në matematikë. Informacione të tilla që shfaqen në mediat më kryesore merren edhe nga mediat e vogla lokale. Ato nxjerrin tituj me gërma të mëdha: "Sipas revistës Time, një fosil i ri që mbush hendekun në zinxhirin fosilor është gjetur", ose "Nature" tregon se shkencëtarët kanë hedhur dritë mbi problemin e fundit të teorisë së evolucionit". Zbulimi i "lidhjes së fundit që mungon në zinxhirin evolucionist" është një budallallëk sepse s’ka as më të voglën provë për evolucionin. Çdo gjë e treguar si provë është mashtrim, ashtu siç e kemi provuar në kapitujt e mëparshëm. Por përveç medias këtë punë e bëjnë edhe shumë burime shkencore si enciklopeditë, librat e biologjisë etj.
Shkurt, mediat dhe qarqet akademike, që janë në dispozicion të qe- ndrave antifetare, mbajnë një qëndrim krejtësisht evolucionist dhe mundohen ta imponojnë këtë në shoqëri. Ky imponim është kaq efektiv saqë me kalimin e kohës e ka kthyer evolucionin në një ide, për të cilën njerëzit mendojnë se kurrë nuk mund të hidhet poshtë. Mohimi i evolucionit shikohet si kundërshtim i shkencës dhe injorim i realitetit. Kjo është arsyeja se, megjithë boshllëqet e shumta që janë treguar qartë (në veçanti pas 1950-s) dhe faktet e pohuara nga vetë evolucionistët, sot është mjaft e vështirë, për të mos thënë e pamundur, të gjesh ndonjë kritikë ndaj evolucionit në qarqet shkencore apo media.
Të pranuara si publikimet më të respektuara mbi biologjinë dhe natyrën në perëndim, revistat si Scientific American, Nature, Focus dhe National Geographic kanë adoptuar teorinë e evolucionit si ideologji zyrtare dhe përpiqen ta paraqesin këtë teori si diçka të vërtetuar.
Evolucionistët përfitojnë shumë nga avantazhet që i japin programet e "shplarjes së trurit" të medias. Shumë njerëz besojnë në evolucion në mënyrë kaq të pavetëdijshme, saqë ata as që shqetësohen të pyesin si dhe pse. Kjo do të thotë se evolucionistët kanë mundur t’i rregullojnë mashtrimet e tyre kaq mirë saqë ato janë bërë bindëse.
P.sh. në librat më "shkencorë" evolucionistë, "kalimi nga uji në tokë", i cili është një nga episodet më të papërtypshme të evolucionit, "shpjegohet" me një thjeshtësi qesharake. Sipas evolucionit, jeta filloi në ujë dhe kafshët e para që u zhvilluan ishin peshqit. Teoria pretendon se një ditë të bukur, këta peshq filluan të drejtoheshin drejt tokës për një arsye ose një tjetër (në shumicën e rasteve, si arsye përmendet thatësira). Peshqit që zgjodhën të jetojnë në tokë, ndodhi të kishin këmbë në vend të fletëve dhe mushkëri në vend të velëzave.
Shumica e librave evolucionistë nuk tregojnë "si-në" e kësaj ngjarjeje. Bile edhe në burimet më "shkencore", absurditeti i këtij deklarimi fshihet pas fjalive si "kalimi nga uji në tokë u arrit".
Përralla Nga Evolucionistët |
Evolucioni, siç ka thënë një shkencëtar i njohur, është një përrallë e bukur për të rritur. Ai është një skenar iracional dhe tërësisht joshkencor, i cili sugjeron se materia e pajetë posedon një lloj force dhe inteligjence të magjishme për të krijuar format komplekse të jetës. Kjo përrallë e gjatë, ka disa fabula tepër interesante për disa tema të veçanta. Një prej tyre është "evolucioni i balenave", i cili u botua në "National Geographic", një nga revistat shkencore më të respektuara dhe më serioze në mbarë botën: "Epërsia e balenave drejt rrugës së pushtetit të madhësisë filloi, me sa duket, rreth gjashtëdhjetë milionë vjet më parë, kur disa gjitarë katërkëmbësh me qime, në kërkim të ushqimit, filluan të hyjnë në ujë. Me kalimin e kohës, ndryshimet filluan të shfaqen ngadalë. Këmbët e prapme u zhdukën, këmbët e përparme u shndërruan në fletë, qimet i lanë vendin një shtrese të trashë e të lëmuar, hundët u zhvendosën në majë të kokës, bishti u zgjerua dhe në botën pluskuese të ujit trupi mori përmasa gjigande."1 Përveç faktit që nuk gjendet asnjë bazë shkencore për të gjitha këto, një ngjarje e tillë është në kundërshtim të plotë me principet e natyrës. Kjo fabul e publikuar në "National Geographic" vlen si tregues i shkallës së lartë të gabimeve të publikimeve serioze evolucioniste. Një përrallë tjetër që ia vlen të permendet është origjina e gjitarëve. Evolucionistët pretendojnë se gjitarët kanë rrjedhur nga një stërgjysh zvarranik. Por kur vjen puna për të shpjeguar hollësitë e transformimit, shumë versione interesante dalin në skenë. Ja një prej tyre: "Disa zvarranikë në zonat e ftohta filluan të zhvillojnë një metodë për të mbajtur trupin e tyre të ngrohtë. Nxehtësia e prodhuar prej tyre rritej kur bënte ftohtë. Humbja e nxehtësisë filloi të zvogëlohej kur luspat e tyre filluan të bëheshin më të vogla dhe më te mprehta e më pas u shndërruan në qime. Djersitja ishte një përshtatje e re për të rregulluar temperaturën e trupit, d.m.th. ajo ishte një mjet për të ftohur trupin kur është e nevojshme, duke avulluar ujin. Të vegjëlit e këtyre zvarranikëve filluan të lëpijnë djersën e nënave të tyre për t’u ushqyer. Disa gjendra djerse filluan të sekretojnë sekrecione gjithmonë e më të pasura, të cilat formuan qumështin. Në këtë mënyrë të vegjëlit e këtyre gjitarëve të hershëm patën rastin e një fillimi më të mirë në jetë."2 , Ideja se një ushqim kompleks si qumështi, mund ta ketë origjinën nga gjendrat e djersës, ashtu si dhe gjepurat e tjera, janë prodhime të çuditshme të imagjinatës evolucioniste dhe nuk kanë asnjë bazë shkencore. |
---------------------------- 1. Victor B. Schffer, "Exploring the Lives of Whales", National Geographic, vol 50, dhjetor 1976, fq. 752. 2. George Gamow, Martynas Ycas, Mr. Tompkins Inside Himself, London:,Allen & Unwin, 1968, fq. 149. |
Si u arrit ky "kalim"? Dihet se një peshk nuk mund të jetojë më shumë sesa disa minuta jashtë ujit. N.q.s. supozojmë se ndodhi thatësira dhe peshqit duhet të lëviznin drejt tokës, çfarë do të ndodhte me peshqit? Përgjigja është e qartë. Të gjithë peshqit e dalë nga uji do të ngordhnin një nga një, për pak minuta. Edhe n.q.s. ky proces do të zgjaste 10 milionë vjet, përgjigja do të ishte e njëjtë. Peshqit do të ngordhnin një nga një. Arsyeja është se një organ i tillë kompleks si mushkëria nuk mund të vijë në ekzistencë nga një aksident i rastësishëm apo nga një mutacion. Gjithashtu nga ana tjetër një gjysmë mushkëri nuk do të ishte aspak efektive.
Ajo që propozojnë evolucionistët është "kalim nga uji në tokë", pastaj "kalim nga toka në ajër". Me këto kalime krejtësisht absurde "shpjegohen" shumë boshllëqe. Sa për formimin e organeve mjaft komplekse si syri dhe veshi, evolucionistët preferojnë të mos e hapin gojën.
Eshtë e lehtë t’i imponohesh njeriut të thjeshtë me anë të kësaj të ashtuquajture shkencë që në të vërtetë është mashtrim. Vizato një pikturë, si të ta hajë mendja, që paraqet kalimin nga toka në ujë, shpik fjalë latine për kafshën në ujë dhe "pasardhësin" e tij në tokë, sajo formën kalimtare, përpuno një gënjeshtër: "Eustenopteron u transformua në fillim në Rhipitistian Crosoptergian, pastaj u shndërrua në Ichthyostega gjatë një procesi të gjatë evolutiv", dhe ja u sajua një argument evolutiv. Pastaj vendosi këto fjalë në gojën e një shkencëtari me syze me xhama të trashë dhe bluze të bardhë dhe do të bindësh lehtësisht shumë njerëz. Ndërsa media, e cila është dhënë me mish e me shpirt pas përkrahjes së evolucionit, do t’ia shpërndajë lajmin "e mirë" mbarë botës me shumë entuziazëm.