Informacioni që kemi paraqitur gjatë gjithë këtij libri tregon se teoria e evolucionit nuk ka baza shkencore dhe se, përkundrazi, thëniet e evolucionistëve kundërshtojnë zbulimet shkencore. Evolucioni mund të mbrohet edhe nga disa "shkencëtarë", por ekziston një tjetër faktor i rëndësishëm në këtë çështje.
Ky faktor është filozofia materialiste.
Filozofia materialiste është një nga mendimet më të vjetra në histori. Karakteristika e saj bazë është konsiderimi i materies si absolute. Sipas kësaj filozofie, materia nuk ka fund. Çdo gjë që ekziston është e përbërë nga materia dhe vetëm nga materia. Kjo gjë bën të pamundur që kjo filozofi të besojë në një Krijues. Prandaj materializmi ka mbajtur gjithmonë qëndrim armiqësor ndaj çdo besimi në Zot.
Darvinizmi Dhe Materializmi | ||
Leon Trotsky | Charles Darwin | Karl Marks |
Evetmja arsye që teoria e Darvinit mbrohet akoma, megjithë kontradiktat e mëdha që ka ajo me shkencën, është lidhja e saj e ngushtë me materializmin. Darvini aplikoi filozofinë materialiste në shkencë dhe avokatët e materializmit, më të shquarit e të cilëve janë marksistët, e mbrojnë atë me çdo mënyrë. Një prej kampionëve aktualë të evolucionit, biologu Douglas Futuyma shkruan: "Së bashku me teorinë marksiste materialiste të historisë… teoria e Darvinit është boshti kryesor i platformës së mekanizmit të materializmit." Kjo tregon qartë pse teoria e evolucionit është kaq e rëndësishme për mbrojtësit e saj.1 Një tjetër evolucionist i famshëm, paleontologu Stephen Gould thotë: "Darvini aplikoi një filozofi materialiste në interpretimin e tij të natyrës."2 Leon Trocki, një prej mbështetësve kryesorë të Leninit, komenton: "Zbulimi i Darvinit ishte triumfi më i madh i dialektizmit në të gjithë fushën e materies organike."3 Megjithatë shkenca ka treguar se Darvinizmi nuk ishte një fitore për materializmin, por përkundrazi ishte një shenjë që tregon fundin e gjepurave materialiste. | ||
-------------------------- 1. Douglas Futuyma, Biologjia Evolucioniste, botimi i dytë, Sunderland, MA: Sinauer, 1986, fq. 3. 2. Alan Woods dhe Ted Grant, "Marksizmi dhe Darvinizmi", Arsyeja në revoltë: Marksizmi dhe shkenca moderne, London, 1993. 3. Alan Woods dhe Ted Grant, Marksizmi dhe Darvinizmi, London, 1993. |
Kështu pyetja që shtrohet mbetet vetëm një: A është këndvështrimi materialist i vërtetë? Një metodë për të testuar nëse një filozofi është e vërtetë apo jo, është marrja në shqyrtim e thënieve të kësaj filozofie që li- dhen me shkencën, duke përdorur metoda shkencore. P.sh. një filozof në shekullin X mund të ketë thënë se dikur ekzistonte një pemë në sipërfaqen e tokës dhe se të gjitha gjallesat u rritën në degët e kësaj peme si fruta dhe pastaj ranë në tokë. Disa njerëz mund ta shikojnë këtë filozofi si tërheqëse dhe ta besojnë. Por në shekullin XX, në kohën kur njeriu ka arritur të ecë në hënë, nuk është e mundur të paraqitet një filozofi e tillë. A ekziston kjo pemë apo jo, kjo duhet të përcaktohet nga metodat shkencore, d.m.th. observimi dhe eksperimenti.
Kështu, ne mund të hetojmë me mjetet shkencore thënien materialiste se materia ka ekzistuar gjithmonë dhe se kjo materie mund të organizojë veten, duke lindur jetën pa Krijues. Thënia se materia organizon vetveten dhe sjell jetën është thënia që ne e quajmë "teoria e evolucionit" – subjekti i këtij libri – pavërtetësia e të cilit është vërtetuar tërësisht.
Megjithatë n.q.s. ndonjë ngul këmbë në besimin në materializëm dhe i përkushtohet me devocion filozofisë materialiste dhe e vendos atë mbi çdo gjë, atëherë ai nuk vepron me arsyen e argumenteve të sakta. N.q.s ai është "në radhë të parë materialist pastaj shkencëtar" ai nuk mund ta braktisë materializmin, kur shikon se materializmi është përgënjeshtruar nga shkenca. Përkundrazi ai përpiqet ta mbajë dhe ta shpëtojë materializmin, duke e mbështetur me çdo mënyrë evolucionin. Kjo është saktësisht gje- ndja në të cilën janë sot "shkencëtarët" që mbrojnë teorinë e evolucionit.
Eshtë interesante se ata e pohojnë këtë gjë herë pas here. Një gjenetist i mirënjohur dhe një evolucionist i famshëm, Richard C. Lewontin, nga universiteti i Harvardit, pohon se ai është "në radhë të parë materialist dhe pastaj shkencëtar":
Nuk është e vërtetë se metodat e institucioneve shkencore na detyrojnë të pra- nojmë një shpjegim materialist të fenomeneve botërore, por, përkundrazi, ne jemi të detyruar nga besnikëria jonë "a priori" ndaj çështjes materialiste të krijojmë një aparat hetimi dhe një bazë konceptesh që prodhojnë shpjegimet materialiste, nuk ka rëndësi sa kundër intuitës janë, nuk ka rëndësi sa të habisin nga pamundshmëria e tyre. Për më tepër, materializmi është absolut, kështu ne nuk mund të lejojmë asnjë ide krijimi. 174
Termi "a priori" që Lewontin përdor ka shumë rëndësi. Ky term filozofik i referohet presupozimeve që nuk bazohen në ndonjë të dhënë eksperimentale. Një mendim është "a priori" kur ju e konsideroni atë si të drejtë dhe e pranoni si të tillë, edhe nëse nuk ka asnjë provë për saktësinë e tij. Siç mund të kuptohet nga fjalët e sinqerta të evolucionistit Lewontin, materializmi është një e dhënë "a priori" për evolucionistët, ndaj dhe ata mundohen ta përshtasin shkencën me këtë të dhënë. Meqenëse materializmi bën të domosdoshëm mohimin e Krijuesit, ata përqafojnë të vetmen alternativë që u mbetet, teorinë e evolucionit. Për ta nuk ka rëndësi se evolucioni është përgënjeshtruar nga faktet shkencore; këta "shkencëtarë" e pranojnë këtë "a priori" si të vërtetë
Ky drejtim i paragjykuar i çon evolucionistët në besimin se "gjërat e pavetëdijshme formuan veten", gjë që është në kundërshtim, jo vetëm me shkencën, por edhe me arsyen. Profesori i kimisë nga universiteti i New Yorkut dhe eksperti i ADN-së, Robert Shapiro, siç e kemi cituar më sipër, shpjegon këtë besim evolucionist, si dhe dogmën materialiste që shtrihet në bazat e tij, si më poshtë:
Një tjetër parim evolucionist nevojitet për të kaluar hendekun nga përzierjet e kimikateve të thjeshta natyrale, te riprodhuesi i parë efektiv. Ky parim akoma nuk është përshkruar apo demonstruar në detaje, por është parandjerë. Atij i janë dhënë emra të ndryshëm, si evolucioni kimik apo vetorganizimi i materies. Ekzistenca e parimit kuptohet vetvetiu në filozofinë e materializmit dialektik, ashtu siç është aplikuar në origjinën e jetës nga Alexander Oparin.176
Propaganda evolucioniste me të cilën kemi të bëjmë vazhdimisht në mediat perëndimore dhe në revistat e "nderuara" shkencore është rezultat i kësaj nevoje ideologjike. Meqenëse evolucioni konsiderohet i domosdoshëm, ai është kthyer në tabu nga qarqet që vendosin standartet e shkencës.
Ka shkencëtarë që për të ruajtur reputacionin e tyre, janë të detyruar të mbrojnë këtë teori ose të paktën të shmangin çdo fjalë që mund të bjerë në kundërshtim me të. Akademikët në vendet perëndimore janë të detyruar t’i botojnë artikujt e tyre në revista të caktuara, në mënyrë që të arrijnë të mbajnë pozitën e profesorit. Të gjitha revistat që kanë lidhje me biologjinë janë nën kontrollin e evolucionistëve dhe ata nuk lejojnë asnjë artikull anti-evolucionist të botohet në revistat e tyre. Prandaj, çdo biolog duhet t’i drejtojë studimet e tij nën kontrollin e kësaj teorie. Ata gjithashtu janë pjesë e një "urdhëri" të themeluar mbi bazën e pranimit të evolucionit si një nevojë ideologjike, për hir të së cilës ata janë gati të mbrojnë verbë- risht të gjitha "rastësitë e pamundura" që ne kemi ekzaminuar më parë në këtë libër.
Cytochrome-C |
Biologu gjerman Hoimar Von Dithfurt, një evolucionist i famshëm, është një shembull i mirë i këtij mendimi fanatik materialist. Pasi citon një shembull të një kompozimi shumë të ndërlikuar të jetës, Dithfurt i përgjigjet si më poshtë një pyetjeje që ka lidhje me lindjen e rastësishme të jetës:
A është e mundur që një harmoni e tillë të shfaqet me të vërtetë nga rastësia? Kjo është pyetja bazë e të gjithë evolucionit biologjik. Po t'i përgjigjemi kësaj pyetjeje "Po, është e mundur", është njësoj si të vërtetosh një besim dogmatik në shkencën moderne të natyrës. Me frymë kritike ne mund të themi se kushdo që pranon shkencën moderne të natyrës, nuk ka alternativë tjetër veçse të thotë "po", sepse ai duhet të synojë të shpegojë fenomenet natyrore me anë të mënyrave të kuptueshme dhe të përpiqet t'i përftojë ato nga ligjet e natyrës, pa aplikuar interferenca metafizike. Megjithatë në këtë pikë, shpjegimi i gjithçkaje nëpërmjet ligjeve të natyrës, pra, nëpërmjet rastësisë, është shenjë që tregon se ai nuk ka asnjë zgjidhje tjetër. Sepse në fund të fundit, çfarë gjëje tjetër mund të bëjë ai veç besimit në rastësi?177
Po, ashtu siç thotë Dithfurt, shkenca materialiste adopton si princip bazë shpjegimin e jetës duke mohuar interferencat mbinatyrore, d.m.th. krijimin. Pas adoptimit të këtij principi, edhe gjërat më të pamundura pranohen me lehtësi. Eshtë e mundur që të gjesh shembuj të mentalitetit dogmatik në të gjithë literaturën evolucioniste.
Profesor Ali Demirsoj, një mbrojtës i famshëm i evolucionit në Turqi, është një ndër shumë të tillë. Ashtu siç e kemi paraqitur në faqet e mëparshme, sipas Demirsoj, mundësia e formimit të rastësishëm të Citokromit-C, një proteinë e domosdoshme për jetën, është e barabartë me mundësinë që një majmun të shkruajë historinë e njerëzimit në makinë shkrimi pa bërë gabime. 178
S’ka dyshim se të pranosh gjëra të tilla të pamundura do të thotë të kundërshtosh principet bazë të shkencës dhe arsyes. Edhe një fjali e vetme e shkruar ashtu siç duhet në letër dëshmon se është shkruar nga dikush. Kur dikush shikon librin e historisë së botës, atëherë ai është akoma më i bindur se libri është shkruar nga një shkrimtar. Askujt nuk do t’i dukej e arsyeshme se shkronjat e këtij libri gjigand mund të jenë bashkuar rastësisht.
Megjithatë, çuditërisht gjenden "shkencëtarë" evolucionistë si Ali Demirsoj që e pranojnë këtë mendim iracional:
Probabiliteti i formimit të një sekuence të Citokromit-C është "zero", por meqënëse jeta kërkon një sekuncë të caktuar, atëherë mund të thuhet se kjo sekuencë ka një probabilitet për t'u krijuar një herë në univers. Në të kundërt forca metafizike, përtej perceptimit tonë, duhet të kenë vepruar në formimin e saj. Të pranosh këtë të fundit është e papërshtatshme për qëllimet e shkencës. Prandaj ne duhet të vështrojmë në hipotezën e parë. 179
Mitochondria |
Demirsoj vazhdon dhe thotë se ai pranon të pamundurën, në mënyrë që të mos pranojë "fuqitë metafizike", pra, që të mos pranojë krijimin nga Allahu. Jo pa qëllim, kur Demirsoj citon një çështje tjetër, origjinën e mitokondrisë në qelizë, ai hapur pranon pajtueshmërinë e tij me shpjegimin e rastësisë, megjithëse ajo është "krejtësisht kundër mendimit shkencor".
Thelbi i problemit është se si mitokondria ka fituar këtë karakteristikë, sepse arritja e kësaj karakteristike rastësisht, qoftë edhe nga një individ, kërkon pro- babilitete ekstreme që janë jashtë kufijve të perceptimit të njeriut. Enzimat që sigurojnë frymëmarrjen dhe që funksionojnë si katalizatorë në çdo hap në forma të ndryshme përbëjnë thelbin e mekanizmit. Një qelizë duhet ta përmbajë këtë sekuencë enzimash të plotë, përndryshe ajo është një hiç. Këtu, megjithëse duket se është në kundërshtim me mendimin biologjik, me qëllim që të mënjanojmë shpjegimet e tepërta dogmatike apo spekulative, ne duhet të pra- nojmë, megjithëse pa dëshirë, se të gjitha enzimat e frymëmarrjes kanë ekzistuar në qelizë para se qeliza të binte për herë të parë në kontakt me oksigjenin.180
Konkluzioni që formohet nga prononcime të tilla është se evolucioni është pa dyshim një teori që nuk ka ardhur nëpërmjet kërkimeve shkencore. Forma dhe thelbi i kësaj teorie janë diktuar nga kërkesat e filozofisë materialiste. Përsëri, ne mund të vëmë re qartë nga literatura evolucioniste se të gjitha këto përpjekje me të vërtetë kanë një "qëllim". Ky qëllim është përjashtimi i çdo besimi që thotë se të gjitha krijesat u krijuan nga një Krijues.
Evolucionistët e përcaktojnë këtë qëllim si "shkencor". Ajo që ata i referohen nuk është shkencë, por filozofi materialiste. Materializmi mohon absolutisht ekzistencën e çdo gjëje përtej materies apo diçkaje supernatyrale. Vetë shkenca nuk është e detyruar të pranojë një dogmë të tillë. Shkencë do të thotë eksplorimi i natyrës dhe nxjerrja e konkluzioneve nga ky eksplorim. N.q.s. ky eksplorim çon në përfundimin se natyra është krijuar, shkenca duhet ta pranojë këtë. Kjo është detyra e shkencëtarit të vërtetë dhe jo të mbrojë skenare bajate, të paarsyeshme e të pavërteta, duke u kapur pas një dogme materialiste të shekullit XIX.
Vdekja E Materializmit |
Duke vazhduar të reklamojnë supozimet materialiste të shekullit XIX, materialistët akoma pretendojnë se universi është i përjetshëm, se materia nuk është krijuar dhe se jeta u shfaq pas reaksioneve kimike të materies. Zbulimet e shekullit XX kanë hedhur poshtë krejtësisht këto teza. Supozimi se universi është i përhershëm dhe si pasojë nuk ka pasur fillim është hedhur poshtë nga zbulimi se universi filloi nga një shpërthim i madh (Big Bengu) që ndodhi rreth 15 bilionë vjet më parë. Big Bengu tregon se të gjitha substancat fizike të universit erdhën në ekzistencë nga asgjëja: me fjalë të tjera ato u krijuan. Një nga avokatët më të shquar të materializmit, filozofi ateist Anthony Flew thotë: "Rrëfimi është i mirë për shpirtin. Ndaj unë po filloj duke rrëfyer se ateistëve duhet t’u vijë turp nga konsensusi bashkëkohor kozmologjik (Big Bengu). Me sa duket kozmologët po provojnë shkencërisht se universi ka një fillim."1 Big Bengu gjithashtu tregon se në çdo fazë universi është formuar nga një krijim i kontrolluar. Kjo duket mjaft qartë nga rregulli dhe organizimi që u shfaqën pas Big Bengut, gjë e cila është e pamundur të ndodhë si pasojë e një shpërthimi të pakontrolluar. Fizikani i njohur Paul Davies e shpjegon kështu këtë fakt: "Është shumë e vështirë t’i rezistosh përshtypjes se struktura aktuale e universit, e cila është tepër e ndjeshme ndaj ndryshimeve dhe modifikimeve më të vogla, duhet të jetë shfaqur si pasojë e një plani të menduar mirë."2 I njëjti realitet e bën profesorin amerikan të astronomisë, George Greenstein, të thotë: "Kur shqyrtojmë të gjitha provat, shfaqet me insistim ideja se disa forca të mbinatyrshme – ose një Forcë e mbinatyrshme- duhet të ketë gisht në këtë."3 Ndaj, hipoteza materialiste se jeta mund të shpjegohet vetëm nëpërmjet ndërveprimit të materies, u rrëzua përballë zbulimeve të reja shkencore. Në veçanti, origjina e informacionit gjenetik që përcakton të gjitha qeniet e gjalla nuk mund të shpjegohet nga faktorë materialë. Një nga mbrojtësit kryesorë të teorisë së evolucionit, George C. Uilliams, e pranon këtë fakt në një artikull të tij në vitin 1995: "Biologët evolucionistë nuk kanë arritur të kuptojnë se ata punojnë me dy sfera të pakrahasueshme me njëra-tjetrën: sfera e informacionit dhe sfera e materies… gjeni është një paketë informacionesh, nuk është një objekt. Kjo mungesë e theksuar e mjeteve të përshkrimit bën që materia dhe informacioni të jenë dy sfera të ndara të ekzistencës dhe si të tilla ato duhet të trajtohen veç e veç, me termat e tyre të përshtatshme."4 Ky fakt provon ekzistencën e një Inteligjence të mbinatyrshme që sjell në ekzistencë informacionin gjenetik. Është e pamundur për materien të prodhojë vetë informacion. Drejtori i Institutit Federal të Fizikës dhe Teknologjisë, profesori Verner Gitt bën këtë vërejtje: "Eksperienca tregon se një qenie që mendon dhe ushtron vullnetin e saj të lirë, aftësitë e saja dhe forcën e saj të krijimit, është më se e nevojshme. Nuk njihet asnjë ligj në natyrë, asnjë proces, asnjë sekuencë ngjarjesh që mund të bëjë që informacioni të lindë vetvetiu në materie."5 Të gjitha këto fakte shkencore provojnë bindshëm se universi dhe të gjitha gjallesat janë krijuar nga një Krijues. Përsa i përket materializmit, Arthur Koestler, një nga filozofët më të njohur të shekullit tonë thotë: "Ai nuk mund të quhet më një filozofi shkencore." 6 |
---------------------------- 1. Henry Margenau, Roy A. Vargesse. Cosmos, Bios, Theos. La Salle IL: Open Court Publishing, 1992, fq. 241. 2. Paul Davies, God and the New Physics. New York: Simon & Schuster, 1983, fq. 189. 3. Hugh Ross. The Creator and the Cosmos. Colorado Springs, CO: Nav-Press, 1993, fq. 114-115. 4. George Williams, The Third Culture: Beyond the Scientific Revolution, New York, Simon & Schuster, 1995, fq.>42-43. 5. Verner Gitt. In the Beginning Was Information. CLV, Bielefeld, Germany, fq. 107, 141. 6. Arthur Koestler, Janus: A Summing Up, New York, Vintage Books, 1978, fq. 250. |
174. Richard Lewontin, "The Demon-Haunted World", The New York Review of Books, 9 Ocak, 1997, s. 28
175. Robert Shapiro, Origins: A Sceptic's Guide to the Creation of Life on Earth, Summit Books, New York: 1986, s. 207
176. Hubert Yockey, "Self-Organization, Origin of Life Scenarios and Information Theory", Journal of Theoretical Biology, Cilt 91, 1981, s. 27-28
177. Hoimar Von Ditfudrth, Dinozorların Sessiz Gecesi, Cilt 2, Çev. Veysel Atayman, 2.b. İstanbul: Alan Yayıncılık, Mart 1995, s. 64
178. Ali Demirsoy, Kalıtım ve Evrim, Ankara: Meteksan Yayınları, 1984, s. 61