Në kapitujt e mësipërm, ne ekzaminuam pavlefshmërinë e teorisë së evolucionit nga ana e argumenteve fosilore dhe nga pikëpamja e biologjisë molekulare. Në këtë kapitull, ne do të marrim në shqyrtim disa fenomene biologjike dhe koncepte të paraqitura si evidenca teorike nga evolucionistët. Këto janë veçanërisht të rëndësishme, sepse ato tregojnë se nuk ka zbulime shkencore që përkrahin evolucionin, si dhe na ndihmojnë të kuptojmë shkallën e gjerë të shtrembërimeve dhe mashtrimeve që përdorin evolucionistët.
Variations Within Species |
In The Origin of Species, Darwin confused two separate concepts: variations within a species and the emergence of an entirely new one. Darwin observed the variety within the various breeds of dogs, for example, and imagined that some of these variations would one day turn into a different species. Even today evolutionists persist in seeking to portray variations within species as “evolution”. However, it is a scientific fact that variations within a species are not evolution. For instance, no matter how many breeds of dog there are, these will always remain a single species. No transition from one distinct species to another will ever take place. |
Ndryshueshmëria është një term i përdorur në gjenetikë, i cili i referohet një ngjarjeje gjenetike që shkakton që individët ose grupet e një lloji të caktuar të kenë karakteristika të ndryshme nga njëri-tjetri. P.sh. të gjithë njerëzit në tokë kanë të njëjtin kod gjenetik bazë, disa kanë sy me bisht, disa kanë flokë të kuqe, disa kanë hundë të gjatë, disa janë të shkurtër, në varësi të ndryshueshmërisë së informacionit gjenetik.
Evolucionistët predikojnë se ndryshueshmëritë brenda species janë provë për teorinë e tyre. Kjo nuk është e vërtetë, ndryshueshmëria nuk përbën provë për evolucionin, sepse ajo nuk është gjë tjetër veçse rezultat i ndryshimeve në kombinimin e informacionit gjenetik ekzistent dhe, në të njëjtën kohë, ajo nuk mund të shtojë ndonjë karakteristikë të re në informacionin gjenetik.
Ndryshueshmëria gjithmonë ndodh brenda limiteve të informacionit gjenetik. Në shkencën e gjenetikës ky limit quhet "pellgu gjenetik". Të gjitha karakteristikat e pranishme në pellgun gjenetik të një specieje mund të dalin në pah në mënyra të ndryshme, për shkak të ndryshueshmërisë. P.sh. si rezultat i ndryshueshmërisë, mund të shfaqen, te një specie zva- rranikësh, varietete me bishta relativisht më të gjatë, apo këmbë relativisht më të shkurtra, sepse të dy informacinet, këmbë-gjatë dhe këmbë-shkurtër, ekzistojnë në pellgun gjenetik të zvarranikëve. Megjithatë, ndryshueshmëritë nuk i transformojnë zvarranikët në zogj, duke u shtuar atyre krahë apo pupla, ose duke u ndryshuar atyre metabolizmin. Një ndryshim i tillë kërkon një rritje në informacionin gjenetik të gjallesës, rritje e cila në asnjë mënyrë nuk është e mundur.
Darvini nuk e njihte këtë fakt kur formuloi teorinë e tij. Ai mendoi se nuk kishte limit në ndryshueshmëri. Në një artikull të shkruar në 1844, ai thoshte: Shumë autorë pranojnë se ekziston një limit në ndryshueshmërinë në natyrë, megjithëse unë nuk jam në gjendje të zbuloj qoftë edhe një fakt mbi të cilin mbështetet ky besim. .143
Në "Origjinën e Llojeve" ai përmend shembuj të ndryshueshmërisë, si provat më evidente për teorinë e tij. P.sh. sipas Darvinit rritësit e kafshëve që ndërzejnë varietete të ndryshme gjedhësh, në mënyrë që të marrin va- rietete të reja që prodhojnë më shumë qumësht, janë duke i transformuar ato në një specie tjetër. Koncepti i Darvinit mbi "ndryshueshmërinë e pakufizuar" duket qartë në fjalinë e mëposhtme të nxjerrë nga "Origjina e Llojeve":
Unë nuk shoh vështirësi që një racë ariu të bëhet, si pasojë e seleksionimit natyror, gjithnjë e më shumë me karakteristika ujore, me gojë gjithnjë e më të madhe, deri në krijimin e një gjigandi si balena. 144
A Është E Vërtetë Që Balenat |
Në librin "Origjina e llojeve", Darvini hedh hipotezën se balenat kanë evoluar nga arinjtë që janë munduar të notojnë. Darvini gabimisht supozonte se mundësitë e ndryshueshmërisë brenda llojit janë të pakufizuara. Shkenca e shekullit XX ka treguar se ky skenar evolucionist është vetëm pjellë e imagjinatës. |
Arsyeja që Darvini jep një shembull kaq të paarsyeshëm ishte njohja shkencore primitive në kohën e tij. Në shekullin XX, bazuar në rezultatet eksperimentale të kryera mbi gjallesa, shkenca ka vendosur principin e "stabilitetit gjenetik". Ky princip thotë se të gjitha përpjekjet për ndërzim, për të përftuar varietete të reja, nuk mund të çojnë në shfaqjen e një specieje të re, sepse ekzistojnë barriera strikte midis gjallesave të ndryshme. Kjo do të thotë se është krejtësisht e pamundur për rritësit e kafshëve të kthejnë një gjedh në një lloj tjetër kafshe, ashtu siç kishte profetizuar Darvini, me anë të ndërzimit të gjedhëve të llojeve të ndryshme.
Norman Macbeth që hedh poshtë Darvinizmin në librin e tij "Tërheqja e Darvinit" thotë:
Thelbi i problemit është se a variojnë me të vërtetë gjallesat në një shtrirje të pa- kufizuar? … Gjallesat duken të qëndrueshme. Ne të gjithë kemi dëgjuar për rritësit e zhgënjyer që e çonin punën e tyre në një pikë të caktuar vetëm për të parë kafshët apo bimët të ktheheshin atje ku kishin nisur. Megjithë përpjekjet e mëdha për dy ose tre shekuj, nuk ka qenë kurrë e mundur të prodhohej një trëndafil blu apo një tulipan i zi.145
Luther Burbank, i konsideruar si rritësi më kompetent i të gjitha kohëve, e shpreh këtë fakt kur thotë se "ka kufizim në drejtim të zhvillimit të mundshëm dhe këto limite ndjekin një ligj". Duke iu drejtuar kësaj çështjeje, shkencëtari danez U. L. Johannsen komenton:
Ndryshueshmëria, mbi të cilën Darvini dhe Wallace kishin vendosur theksin, nuk mund të shtyhet më tej se një pikë e caktuar. Një ndryshueshmëri e tillë nuk përmban sekretin e "nisjes së papërcaktuar". 147
Bakteriet ndahen në shumë varietete brenda llojit të tyre. Disa prej këtyre varieteve mbajnë në vetvete informacion gjenetik rezistent ndaj ilaçeve, kimikateve dhe substancave të tjera të ndryshme. Kur bakteriet ekspozohen ndaj një lloji të caktuar ilaçi, ato që nuk janë rezistente ndaj tij shkatërrohen, ndërsa ato që janë rezistente mbijetojnë dhe arrijnë të kenë mundësinë për t’u riprodhuar. Bakteriet jorezistente zhduken nga popullata dhe zëvendësohen nga ato rezistente, të cilat riprodhohen shpejt. Në fund mbetet një koloni bakteriesh e përbërë vetëm nga individë që janë rezistentë ndaj këtij antibiotiku dhe, duke filluar që nga ky moment, ky antibiotik bëhet i paefekshëm kundër këtij lloji bakteriesh. Pika e rëndësishme është se këto bakterie janë përsëri të njëjtat bakterie dhe lloji është i njëjtë.
Eshtë e rëndësishme të vërejmë se në kundërshtim me thëniet e evolucionistëve, nuk ndodh asnjë proces evolutiv, sipas të cilit bakteriet jorezistente do të ndryshonin kodin gjenetik dhe do të ktheheshin në bakterie rezistente, duke fituar një informacion të ri gjenetik, të shtrënguara nga ekspozimi ndaj antibiotikut. Ajo që ndodh është vetëm një ndarje e va- rieteteve të veçanta të bakterieve në një popullatë, në varietete rezistente dhe jorezistente, të cilat kanë bashkekzistuar më parë. Kjo nuk shënon shfaqjen e një specieje të re bakteriesh dhe ky nuk është evoluim. Përkundrazi një ose më shumë varietete u zhdukën; kjo humbje është në anë krejt të kundërt nga evoluimi, sepse, me humbjen e varietetit, ka humbur një pjesë e informacionit gjenetik.
Evolutionists portray bacteria’s resistance to antibiotics as evidence of evolution—but in a deceptive way. |
Një tjetër çështje që evolucionistët kërkojnë ta deformojnë dhe ta paraqesin si evidencë për evolucionin është imuniteti "i fituar" nga insektet ndaj DDT-së, që ne përmendëm në fillim të kapitullit. Ky imunitet zhvillohet në të njëjtën mënyrë si rezistenca e bakterieve ndaj antibiotikëve. Imuniteti ndaj DDT-së në asnjë mënyrë nuk mund të thuhet se u fitua nga individët e popullatës së insekteve. Disa prej insekteve ishin imune ndaj DDT-së. Pas zbulimit të DDT-së, insektet që u ekspozuan ndaj këtij kimikati por që nuk kishin këtë imunitet të trashëguar, u eleminuan nga popullata, pra, u zhdukën. Insektet imune, të cilat ishin relativisht pak në popullatë, u shtuan me kalimin e kohës. Kështu popullatat e species së insekteve filluan të përbëheshin vetëm nga anëtarë imunë. Kur kjo ndodhi, DDT-ja pushoi së qeni efektive kundër këtyre insekteve. Ky fenomen është i zakonshëm, por duke u keqinterpretuar, ai tregohet si rast i arritjes së imunitetit ndaj DDT-së.
Biologu evolucionist Francisko Ayala e pranon këtë fakt, duke thënë:
Variantet gjenetike që nevojiteshin për t’u bërë rezistente ndaj llojeve të ndryshme të pesticideve, ishin të pranishme në çdo popullatë që ekspozohej ndaj këtyre komponenteve të prodhuara nga njeriu.
Duke e ditur mirë se shumica e njerëzve nuk kanë mundësi të më- sojnë për mikrobiologjinë apo të kërkojnë në të, evolucionistët vënë në punë mashtrimet sa herë që problemi i rezistencës dhe imunitetit del në skenë. Ata shpesh i paraqesin këto shembuj si prova shumë të rëndësishme të evolucionit. Tani duhet të jetë bërë e qartë se as rezistenca e bakterieve ndaj antibiotikëve dhe as imuniteti i insekteve ndaj DDT-së, nuk përbëjnë argument për evolucionin. Ato vetëm nxjerrin në shesh shtrembërimet dhe metodat mashtruese që përdorin evolucionistët për të justifikuar teorinë e tyre.
1. Eyelid | 3. Sclera |
Të gjitha shembujt e organeve rudimentale janë hedhur poshtë me kalimin e kohës. P.sh. palosja gjysmërrethore, e cila përmendet në librin e Darvinit si një organ rudimental, është zbuluar se është një organ me funksione te veçanta, të cilat nuk njiheshin në kohën e Darvinit. Funsioni i këtij organi është lubrifikimi i syrit. |
Për një kohë të gjatë, koncepti i organeve rudimentale, apo thjesht rudimenteve, u shfaq shpesh në literaturën evolucioniste si provë për evolucionin. Eventualisht ky koncept u zhduk pa zhurmë, kur u provua pasaktësia e tij. Por disa evolucionistë akoma besojnë në të dhe herë pas here përpiqen ta paraqesin konceptin e rudimenteve si provë të rëndësishme të evolucionit.
Nocioni i organeve rudimentale u shfaq një shekull më parë. Sipas evolucionistëve, në trupat e disa krijesave ekzistojnë një numër organesh jofunksionale. Këto organe kanë qenë trashëguar nga stërgjyshërit dhe gradualisht u bënë rudimente (latin. rudimentum - mbeturinë) për shkak të mospërdorimit.
E gjitha kjo është një hipotezë joshkencore dhe bazohet totalisht në njohuri të pamjaftueshme. Këto "organe jofunksionale" ishin në fakt organe, "funksioni i të cilave nuk ishte zbuluar" në atë kohë. Treguesi më i mirë për këtë është zvogëlimi gradual i listës së gjatë evolucioniste të organeve rudimentale. S. R. Scadding, një evolucionist, e përmend këtë fakt në artikullin e tij të titulluar "A mundet që organet rudimentale të përbëjnë evidencë për evolucionin?", publikuar në revistën "Evolutionary Theory":
Meqenëse nuk është e mundur të identifikohen struktura të papërdorshme dhe meqenëse vetë struktura e argumentit të përdorur është e pavlefshme shkencë- risht, unë konkludoj se "organet rudimentale" nuk përbëjnë ndonjë provë të veçantë për teorinë e evolucionit. 155
Lista e rudimenteve që u përpilua nga evolucionisti gjerman R. Uidersheim në 1895 përfshinte afro 100 organe, duke përfshirë zorrën e verbër dhe kërbishtin. Me progresin e shkencës, u zbulua se të gjitha organet në listën e Wiedersheim, në fakt, kishin funksione shumë të rëndësishme në trup. P.sh. është zbuluar se zorra e verbër, që ishte konsideruar një organ rudimental, është një organ limfoid që lufton infeksionet në trup. Ky fakt u bë i qartë në vitin 1997.156
Disa organe dhe inde të tjera si mëlçia, shpretka, zorra e verbër, palca e kockave, një koleksion i vogël indesh limfatike si p.sh. bajamet në fyt etj, janë gjithashtu pjesë e sistemit limfatik. Ato gjithashtu ndihmojnë trupin të luftojë infeksionet.
Gjithashtu, është zbuluar se bajamet që ishin përfshirë në të njëjtën listë të organeve rudimentale, kishin një rol kuptimplot në mbrojtjen e fytit ndaj infeksionit, në veçanti deri në adoleshencë. Eshtë zbuluar se kërbishti në fundin e poshtëm të shtyllës kurrizore mbështet kockat rreth legenit dhe është pika konvergjente e disa muskujve të vegjël. Gjendrat tiroide janë efektive për sigurimin e rritjes së qëndrueshmërisë te foshnjat dhe fëmijët. Të gjitha këto ishin konsideruar në fillim organe rudimentale. Palosja gjysmërrethore në sy, që ishte konsideruar si rudiment nga Darvini, në fakt ka për detyrë pastrimin dhe lubrifikimin e kokërdhokut.
Në thëniet e evolucionistëve ka një gabim logjik për të ashtuquajturat rudimente. Ashtu siç u shpjegua, evolucionistët pretendonin se organet rudimentale te gjallesat ishin trashëguar prej stërgjyshërve të tyre. Megjithatë, disa prej këtyre organeve "rudimentale" nuk gjenden te speciet që evolucionistët pretendojnë se janë stërgjyshërit e njeriut. P.sh. zorra e verbër nuk ekziston te disa lloje majmunësh që pretendohet se janë stërgjyshërit e njeriut. Biologu i famshëm H. Enoch që sfidon teorinë e organeve rudimentale, duke shprehur këtë gabim logjik, thotë si më poshtë:
Majmunët kanë zorrë të verbër, ndërsa të afërmit e tyre, majmunët e ulët, nuk kanë. Ajo shfaqet përsëri tek gjitarët si oposumi. Si mund ta shpjegojnë evolucionistët këtë?
Nëse do të ishte i vërtetë skenari evolucionist i rudimenteve (mbeturinave), atëherë zorra e verbër duhet të ishte e pranishme te "stërgjyshërit e njeriut", majmunët e ulët si një organ i zhvilluar plotësisht ose pjesërisht, mirëpo kjo nuk ndodh; ky organ nuk ekziston fare te këta majmunë, kështu që nuk mund të flitet për "mbetje". Skenari i organeve rudimentale i paraqitur nga evolucionistët përmban një numër të metash logjike tepër serioze. Ai është provuar në çdo rast se është shkencërisht i pasaktë. Nuk ekziston asnjë organ rudimental në trupin e njeriut, sepse njerëzit nuk evoluan nga qeniet e tjera si rezultat i ndryshimeve, por u krijuan plotësisht dhe në mënyrë perfekte.
Ngjashmëritë strukturore midis llojeve të ndryshme quhen në biologji "homologji". Evolucionistët përpiqen t’i paraqesin këto ngjashmëri si argument për evolucionin.
Darvini mendonte se krijesat me organe të ngjashme (homologe) kishin një lidhje evolucioniste me njëra-tjetrën dhe se këto organe duhet të ishin trashëguar nga një paraardhës i përbashkët. Sipas kësaj, pëllumbi dhe shqiponja, meqënëse kanë krahë së bashku me të gjithë zogjtë e tjerë, duhet të kishin evoluar nga një paraardhës i përbashkët.
Eagles, bats and insects all have wings. Yet just because they possess similar organs does not prove that they evolved from any common ancestor. |
Homologjia është një mashtrin i bërë mbi bazat e asnjë argumenti tjetër, përveç ngjashmërisë fizike. Ky argument nuk u vërtetua kurrë, qoftë edhe vetëm nga një zbulim konkret, gjatë gjithë kohës që nga koha e Darvinit. Në asnjë shtresë të tokës nuk është gjetur ndonjë fosil i paraardhësit të përbashkët të krijesave me struktura homologe. Për më tepër, pikat e mëposhtme e bëjnë të qartë se homologjia nuk përbën evidencë se evolucioni ka ndodhur:
1. Gjenden organe homologe në gjallesa të llojeve krejt të ndryshme, midis të cilave dihe se nuk ka lidhje evolutive.
2. Kodet gjenetike të disa krijesave që kanë organe homologe janë krejt të ndryshme nga njëri-tjetri.
Le t’i shqyrtojmë këto pika një nga një.
Prof. Michael Denton: "Evolucioni është një teori në krizë." |
Gjendet një numër organesh homologe në specie të ndryshme, për të cilat evolucionistët nuk mund të vendosin ndonjë lloj marrëdhënieje evolutive, p.sh. krahët. Përveç zogjve ne gjejmë krahë edhe te lakuriqët, të cilët janë gjitarë, te insektet, madje edhe te disa dinosaurë, të cilët janë zva- rranikë të zhdukur. Për këto katër klasa të ndryshme evolucionistët nuk kanë mundur të vendosim një lidhje evolutive.
Një shembull tjetër tipik është struktura e ngjashme e syve të krijesave të ndryshme. P.sh. oktapodi dhe njeriu janë dy specie mjaft të ndryshme, midis të cilave asnjë lidhje evolutive nuk mund të supozohet, megjithatë sytë e tyre janë shumë të ngjashëm nga ana e funksionimit dhe strukturës. Askush prej evolucionistëve nuk thotë, për të komentuar ngjashmërinë e syve të tyre, se njeriu dhe oktapodi kanë një paraardhës të përbashkët. Këta shembuj dhe shumë të tjerë si këto konfirmojnë që thënia e evolucionistëve, se organet homologe provojnë se gjallesat kanë evoluar nga paraardhës të përbashkët, nuk ka baza shkencore.
Në fakt organet homologe duhet të jenë një bezdi e madhe për evolucionistët. Thënia e evolucionistit të famshëm Frank Salisbury tregon se ekzistenca e syve shumë të ngjashëm në specie krejt të ndryshme nënvizon qorrsokakun e homologjisë:
Bile edhe diçka aq e komplikuar sa syri shfaqet disa herë, p.sh. te kalmarët, vertebrorët dhe artropodët (këmbënyjtuarit). Eshtë mjaft negative të mendosh se origjina e këtyre specieve është e njëjtë. Mendimi se këto organe janë pro- dhuar disa herë, sipas teorisë moderne sintetike, ma trullos mendjen.
Që thënia e evolucionistëve për homologjinë të merret seriozisht duhet që organet homologe në krijesa të ndryshme të kenë të njëtin kod gjenetik (ADN). Por ato nuk e kanë këtë. Në shumicën e rasteve kodi gjenetik është shumë i ndryshëm. Për më tepër, kodet e ngjashme gjenetike të ADN-së në krijesa të ndryshme shoqërohen shpesh me organe plotësisht të ndryshme.
Michael Denton, një profesor australian i biokimisë, përshkruan në li- brin e tij "Evolucioni: Teori në Krizë", qorrsokakun gjenetik të interpretimit evolucionist të homologjisë:
Strukturat homologe shpesh janë të specifikuara nga sisteme gjenetike jo-homologe. Koncepti i homologjisë rrallë mund të shtrihet deri në embrionologji.
Një pikë tjetër që nevojitet që thëniet për homologjinë të jenë të vle- fshme është se zhvillimi embrionologjik i specieve me organe homologe duhet të jetë i njëjtë. Në fakt zhvillimi embrionologjik i organeve të tilla është krejtësisht i ndryshëm në çdo gjallesë. Për të përfunduar, ne mund të themi se kërkimet gjenetike dhe embrionologjike kanë provuar se koncepti i homologjisë i përcaktuar nga Darvini si evidencë e evolucionit të gjallesave nga paraardhës të përbashkët nuk mund të shërbejë në asnjë mënyrë si evidencë. Kështu, shkenca ka provuar kohë pas kohe falsitetin e tezave të Darvinit.
Pretendimi se homologjia është evidencë për evolucionin është rrëzuar jo vetëm në nivelin e organeve, por gjithashtu edhe në nivelin molekuar. Evolucionistët thonë se kodet e ADN-së apo strukturat e proteinës së specieve të ndryshme janë të ngjashme dhe se kjo ngjashmëri është provë që këto gjallesa kanë evoluar nga paraardhës të përbashkët ose nga njëra-tjetra. P.sh. është thënë vazhdimisht në shtypin evolucionist se ka shumë ngja- shmëri midis ADN-së së njeriut dhe ADN-së së majmunit dhe kjo ngjashmëri është provë për lidhjen evolutive midis njeriut dhe majmunit.
Shembulli më i bujshëm i këtij argumenti ka të bëjë me prezencën e 46 kromozomeve te njeriu dhe 48 kromozomeve në disa majmunë, si shimpazeja. Evolucionistët e trajtojnë afërsinë e numrit të kromozomeve midis specieve të ndryshme si provë për lidhjet evolutive. N.q.s. ky argument do të ishte i vërtetë atëherë njeriu ka një tjetër specie më të afërt: pataten. Numri i kromozomeve të patates është shumë më i afërt me atë të njeriut se në rastin e gorillës apo shimpanzesë: Ai është 46. Me fjalë të tjera, njerëzit dhe patatet kanë të njëjtin numër kromozomesh. Ky shembull tregon se ngjashmëritë në ADN nuk mund të argumentojnë lidhje evolutive.
Besides rRNA comparisons, the DNA codes in the genes of living things were also compared, but the results have been the opposite of the "tree of life" presupposed by evolution. Molecular biologists James A. Lake, Ravi Jain and Maria C. Rivera elaborated on this in an article in 1999:
Nga ana tjetër, gjenden diferenca gjigande molekulare midis krijesave që duken shumë të ngjashme dhe të lidhura me njëra-tjetrën. P.sh. struktura e Citokromit-C, një prej proteinave vitale për frymëmarrjen, është krejtësisht e ndryshme në gjallesa të së njëjtës klasë. Sipas kërkimeve të ndërmarra për këtë çështje, diferenca midis dy specieve të ndryshme zva- rranikësh është më e madhe se ndryshimi midis një zogu dhe një peshku, apo një peshku dhe një gjitari. Një tjetër studim ka treguar se ndryshimet molekulare midis disa zogjve janë më të mëdha sesa ndryshimet midis zogjve dhe gjitarëve. Eshtë zbuluar gjithashtu se ndryshimet molekulare midis bakterieve që duken shumë të ngjashme, janë më të madha sesa ndryshimi midis gjitarëve dhe amfibëve apo insekteve.
Krahasime të ngjashme janë bërë në rastet e hemoglobinës, mioglobinës, hormoneve dhe gjeneve dhe janë vënë re konkluzione të ngjashme.
Në lidhje me këto zbulime të tjera rreth kësaj çështjeje Dr. Michael Denton komenton:
Secila klasë në nivelin molekular është unike, e izoluar dhe e palidhur me ndërmjetësues. Kështu, molekulat, ashtu si fosilet, nuk sigurojnë asnjë provë për elemente të ndërmjetme, kaq shumë të dëshiruara nga biologjia evolucioniste… Në nivelin molekular asnjë organizëm nuk është "i trashëgueshëm" apo "primitiv" apo "i avancuar" në krahasim me të afërmit e tij… Ka një hije dyshimi se n.q.s. këto evidenca molekulare do të kishin qenë të disponueshme një shekull më parë… ideja e evolucionit organik nuk do të ishte pranuar kurrë.
In short, as molecular biology advances, the homology concept loses more ground. Comparisons that have been made of proteins, rRNAs and genes reveal that creatures which are allegedly close relatives according to the theory of evolution are actually totally distinct from each other.169
Haeckel është një evolucionist më i flaktë se vetë Darvini në shumë akpekte. Për këtë arsye ai nuk hezitoi të fallsifikonte të dhënat shkencore dhe të trillonte gënjeshtra të ndryshme. |
Ajo që quhet "teoria e përmbledhjes" ka kohë që është hequr nga lite- ratura shkencore, por është akoma prezente në disa publikime evolucioniste. Termi "përmbjedhje" është shkurtim i thënies "ontogjeneza (zhvillimi i një individi) përmbledh filogjenezën (historinë e zhvillimit të llojit të tij)" e paraqitur nga biologu evolucionist Ernst Haeckel në fund të shekullit XIX.
Kjo teori e zhvilluar nga Haeckel pretendon se embrionet e gjallesave rijetojnë procesin evolutiv, në të cilin kanë kaluar pseudoparaardhësit. Ai supozoi se gjatë zhvillimit të tij në mitrën e nënës, embrioni njerëzor në fi- llim shfaq karakteristikat e peshkut, pastaj të zvarranikëve dhe në fund të njerëzve. Më vonë u provua se kjo teori është tërësisht e pabazë. Tani dihet se të ashtuquajturat velëza që shfaqen në fazat e para të embrionit të njeriut janë në fakt fazat fillestare të kanalit të veshit të mesëm dhe gjendrat paratiroide. Pjesa e embrionit që ishte e ngjashme me "qeskën e të verdhës së vezës" është një qese që prodhon gjak për fëmijën. Pjesa që identifikohej si "bisht" nga Haeckel dhe pasuesit e tij është, në fakt, shtylla kurrizore, e cila duket si bisht, pasi merr formë para se të zhvillohen këmbët.
Këto janë fakte të mirënjohura në botën shkencore dhe pranohen edhe nga evolucionistët. George Gaylord Simpson, një nga themeluesit e neo-Darvinizmit shkruan:
Haeckel e keqinterpreton principin evolucionist për këtë temë. Tani është e ditur mirë se ontogjeneza nuk e përsërit filogjenezën. **Krahaso Biologjia 10 fq. 149** (sh.r.)171
Në një artikull të publikuar në "American Science" lexojmë:
Te Embrioni I Njeriut Nuk Gjenden Çarjet E Velëzave |
Dikur të konsideruara si mbeturina te trashëguara nga paraardhësit, palosjet në formë velëzash në embrionin e njeriut tashmë njihen fare mirë nga shkenca, e cila ka provuar se zhvillimi i embrionit nuk përmbledh historinë evolutive të njeriut. |
Me të vërtetë ligji biogjenetik është po aq i vdekur, sa ç'mund të jetë edhe një gozhdë. Ai është hequr nga librat e biologjisë në vitet '50, ndërsa që në vitet '20 ai kishte pushuar së qeni një informacion teorik serioz… **Ndërsa në Shqipëri ai mësohet akoma në tekstet shkollore si provë e evolucionit. Shih Biologjia 10, ripunim 1998.** (sh.r.) 172
Një tjetër aspekt interesant i "përmbledhjes" ishte vetë Ernst Haeckel, një sharlatan që fallsifikoi vizatimet për të mbështetur teorinë e tij. Mashtrimet e Haeckel pretendonin të tregonin se embrioni i peshkut dhe njeriut ngjasojnë me njëri-tjetrin. Kur kjo u zbulua, e vetmja mbrojtje që ai përdori ishte fakti që gjëra të tilla i kishin bërë edhe evolucionistë të tjerë:
Pas kësaj dëshmie kompromentuese për mashtrim, unë do të isha i detyruar ta konsideroja veten të dënuar, po të mos më ngushëllonte fakti se krah meje, në bangën e të pandehurve, unë shoh qindra të tjerë, midis të cilëve shumë prej kërkuesve më të besueshëm dhe biologëve më të nderuar. Shumica e diagrameve në librat biologjik më të mirë, traktatet dhe gazetat mbartin të njëjtën gradë "mashtrimi", sepse të gjitha janë të pasakta dhe janë, pak a shumë, të meremetuara, te skematizuara dhe të sajuara.173
Në të vërtetë ka "qindra të tjerë, midis të cilëve shumë prej kërkuesve më të besueshëm dhe biologëve më të nderuar" studimet e të cilëve janë plot me përfundime të paragjykuara, shtrembërime, madje edhe mashtrime. Kjo sepse ata të gjithë i kanë vënë kusht vetes për të qenë mbrojtës të vendosur të teorisë së evolucionit, megjithëse nuk ekziston asnjë provë për ta mbështetur atë.
143. Loren Eiseley, The Immense Journey, Vintage Books, 1958, s. 186
144. Charles Darwin, The Origin of Species: A Facsimile of the First Edition, Harvard University Press, 1964, s. 184
145. Norman Macbeth, Darwin Retried: An Appeal to Reason, Harvard Common Press, New York: 1971, s. 33
146. Norman Macbeth, Darwin Retried: An Appeal to Reason, s. 36
147. Loren Eiseley, The Immense Journey, Vintage Books, 1958. s 227
148. Ayrıntılı bilgi için bkz. Jonathan Wells, Icons of Evolution, 2000, s. 159-175
149. Dr. Lee Spetner, "Lee Spetner/Edward Max Dialogue: Continuing an exchange with Dr. Edward E. Max", 2001, http://www.trueorigin.org/spetner2.asp
150. Dr. Lee Spetner, http://www.trueorigin.org/spetner2.asp
151. Dr. Lee Spetner, http://www.trueorigin.org/spetner2.asp
152. Dr. Lee Spetner, http://www.trueorigin.org/spetner2.asp
153. Francisco J. Ayala, "The Mechanisms of Evolution", Scientific American, cilt 239, Eylül 1978, s. 64
154. Dr. Lee Spetner, http://www.trueorigin.org/spetner2.asp
155. S. R. Scadding, "Do 'Vestigial Organs' Provide Evidence for Evolution?", Evolutionary Theory, Cilt 5, Mayıs 1981, s. 173
156. The Merck Manual of Medical Information, Home edition, New Jersey: Merck & Co., Inc. The Merck Publishing Group, Rahway, 1997
157. H. Enoch, Creation and Evolution, New York: 1966, s. 18-19
158. Frank Salisbury, "Doubts About the Modern Synthetic Theory of Evolution", American Biology Teacher, Eylül 1971, s. 338
159. Dean Kenyon & Percival Davis, Of Pandas and People: The Central Question of Biological Origins (Dallas: Haughton Publishing, 1993), p. 33
160. Michael Denton, Evolution: A Theory in Crisis, London, Burnett Books, 1985, s. 145
161. Fix, William, The Bone Peddlers: Selling Evolution (New York: Macmillan Publishing Co., 1984), s. 189
162. W. R. Bird, The Origin of Species Revisited, Thomas Nelson Co., Nashville: 1991, ss. 98-99; Percival Davis, Dean Kenyon, Of Pandas and People, Haughton Publishing Co., 1990, s. 35-38
163. W. R. Bird, The Origin of Species Revisited, s. 98-99, 199-202
164. Michael Denton, Evolution: A Theory in Crisis, London: Burnett Books, 1985, s. 290-91
165. Hervé Philippe and Patrick Forterre, "The Rooting of the Universal Tree of Life is Not Reliable", Journal of Molecular Evolution, vol 49, 1999, p. 510
166. James Lake, Ravi Jain ve Maria Rivera, "Mix and Match in the Tree of Life", Science, vol. 283, 1999, p. 2027
167. Carl Woese, "The Universel Ancestor", Proceedings of the National Academy of Sciences, USA, 95, (1998) p. 6854
168. Elizabeth Pennisi, "MICROBES, IMMUNITY, AND DISEASE: Is It Time to Uproot the Tree of Life?" Science, Volume 284, Number 5418, Issue of 21 May 1999, pp. 1305-1307
169. Jonathan Wells, Icons of Evolution, Regnery Publishing, 2000, p. 51
170. Jonathan Wells, Icons of Evolution, Regnery Publishing, 2000, p. 51
171. G. G. Simpson, W. Beck, An Introduction to Biology, New York, Harcourt Brace and World, 1965, s. 241
172. Keith S. Thompson, "Ontogeny and Phylogeny Recapitulated", American Scientist, Cilt 76, Mayıs / Haziran1988, s. 273
173. Francis Hitching, The Neck of the Giraffe: Where Darwin Went Wrong, New York: Ticknor and Fields 1982, s. 204