logo
HARUN YAHYA

Kapitulli 12: Projektimi dhe Rastësia

Në kapitujt e mëparshëm pamë se sa e pamundur është lindja e rastësishme e jetës. Le të pranojmë për një moment këtë pamundësi. Le të supozojmë se miliona vjet më parë u formua një qelizë, duke pasur të gjitha gjërat e nevojshme për jetën. Përsëri evolucioni rrëzohet në këtë pikë. Kjo sepse edhe n.q.s. qeliza do të jetonte për ca kohë, ajo do të vdiste e pas vdekjes së saj nuk do të mbetej asgjë dhe çdo gjë do të kthehej atje ku nisi. Kjo sepse qeliza e parë për shkak të mungesës së informacionit gjenetik nuk do të kishte qenë në gjendje të riprodhohej dhe të rifillonte një gjeneratë e re. Jeta do të kishte mbaruar me vdekjen e saj.

Sistemi gjenetik nuk përmban vetëm ADN-në. Ato që do të përmendim më poshtë ekzistojnë në të njëjtin mjedis: enzimat për të lexuar kodin në ADN, mesazheri ARN që duhet të prodhohet pas leximit të këtyre kodeve, ribozomi mbi të cilin do të fiksohet mesazheri ARN sipas këtij kodi, transferuesi ARN për të transferuar aminoacidet te ribozomet për t’u përdorur në prodhim si dhe enzima jashtëzakonisht komplekse për të zhvilluar procese të shumta të ndërmjetme. Një ambient i tillë nuk mund të ekzistojë veçse në një mjedis tërësisht të izoluar dhe të kontrolluar si qeliza, ku gjenden të gjitha materialet e papërpunuara të domosdoshme dhe burimet e energjisë.

Si rezultat, materia organike mund të vetëriprodhohet vetëm n.q.s. ajo ekziston si një qelizë plotësisht e zhvilluar me të gjitha organelet e saj në një ambient të përshtatshëm ku ajo mund të mbijetojë, të shkëmbejë lëndë dhe të marrë energji nga ambienti që e rrethon. Kjo do të thotë se qeliza e parë në tokë u formua papritur me strukturën e saj jashtëzakonisht komplekse.

Kështu n.q.s. një strukturë komplekse erdhi në ekzistencë papritur, çfarë do të thotë kjo?

Le ta ilustrojmë pyetjen me një shembull. Le ta krahasojmë, për sa i përket kompleksitetit, qelizën me një makinë të teknologjisë së lartë. (Në fakt qeliza është një sistem shumë më kompleks dhe më i zhvilluar sesa makina). Tani le të bëjmë pyetjen: Çfarë do të mendonit n.q.s. do të futeshit thellë në një pyll të dendur dhe t’ju kalonte afër një makinë e tipit të fundit? A do të mendonit se elemente të ndryshme në pyll janë bashkuar rastësisht për miliona vjet dhe kanë prodhuar këtë makinë? Të gjitha materialet që përbëjnë makinën në formën e tyre të papërpunuar merren prej hekurit, plastikës, gomës, dheut ose produkteve të tij, por a mund t’ju çojë ky fakt të mendoni se këto materiale janë sintetizuar rastësisht dhe prodhuan një makinë të tillë?

Pa pikë dyshimi, çdokush që ka dy pare mend do ta kuptojë se makina është prodhuar nga një projektim i ndërgjegjshëm. Fillimi i papritur i strukturave komplekse tregon qartë se ato janë krijuar nga diçka e ndërgjegjshme. Një sistem kompleks si qeliza është padyshim krijuar nga një vullnet dhe dije superiore. Me fjalë të tjera, ajo erdhi në ekzistencë si një krijim i Allahut.

Duke besuar se rastësia mund të prodhojë projektime perfekte, evolucionistët e kalojnë kufirin e arsyes dhe shkencës. Një prej autoriteteve të njohura në këtë fushë është dhe zoologu i famshëm francez Pierre Grase, ish-presidenti i Akademisë Franceze të Shkencës. Grasse është materialist, ai e di se teoria e Darvinit është e paaftë të shpjegojë jetën dhe të mbrojë "rastë-sinë", e cila është themeli i Darvinizmit:

Shfaqja e mutacioneve të përshtatshme, e cila i lejon kafshët dhe bimët të plotësojnë nevojat e tyre, duket e vështirë për t'u besuar. Teoria e Darvinit ka akoma më shumë kërkesa: Një bimë e vetme apo një kafshë e vetme, do të donte mijëra e mijëra ngjarje fatlume. Kështu, mrekullitë do të bëheshin më se të zakonshme: ngjarjet me probabilitet zero nuk do të ishin më të çuditshme… Nuk gjendet ndonjë ligj që ndalon ëndrrat me sy hapur, por shkenca nuk duhet të përzihet me to. 139

Duke përmbledhur konceptin e "rastësisë" për evolucionistët, Grasse thotë: "… Rastësia është një lloj providence (hyjnie), e cila, nën mbulesën e ateizmit, nuk është emërtuar por është adhuruar fshehurazi". .140

Dështimi logjik i evolucionistëve është rezultat i shenjtërimit të konceptit të rastësisë. Në Kuran shkruhet se ata që adhurojnë zota të tjerë veç Allahut, janë njerëz që nuk kuptojnë:

"… Ata kanë zemra, por nuk kuptojnë; ata kanë sy, por nuk shohin; ata kanë veshë, por nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, (sepse) ata janë të pavëmendshëm (ndaj paralajmërimeve)." (El-A'rafë: 179)

Formula Darviniane

varil, canlılığın kökeni varil, canlılığın kökeni

Even if evolutionists placed all the substances necessary for life in a barrel and applied to them whatever processes they chose, involving all the scientists in the world in this experiment and waiting for billions of years, they would never be able to form a single living thing inside that barrel—nor even a single cell of a living thing.

Përkrah provave, me të cilat ne jemi marrë deri tani, le të shqyrtojmë çfarë paragjykimesh kanë evolucionistët për një shembull kaq të thjeshtë, sa mund të kuptohet edhe nga fëmijët:

Teoria e evolucionit pohon se jeta është formuar rastësisht. Sipas kësaj thënieje, disa atome inorganike dhe të pandërgjegjshme u bashkuan për të formuar qelizën dhe më pas gjërat e tjera të gjalla, përfshi këtu dhe njeriun. Le të mendojmë pak për këtë. Kur bashkojmë elementët bazë për ndërtimin e jetës, si p.sh. karbonin, fosforin, azotin dhe potasiumin, do të formohet vetëm një grumbull elementesh. Nuk ka rëndësi se në çfarë trajtimi kalon ky grumbull, ai nuk mund të formojë asnjë gjë të gjallë. Nëse doni, le të kryejmë një "eksperiment" dhe të ekzaminojmë, në emër të evolucionistëve, atë që ata e deklarojnë me gjysmë zëri nën emrin "formula darviniane".

Le të vendosin evolucionistët shumë materiale të pranishme në përbërjen e organizmave të gjallë si p.sh. fosfor, azot, karbon, oksigjen, hekur dhe magnezium në fuçi të mëdha. Për më tepër, le të shtojnë edhe ndonjë material që nuk ekziston në kushte normale, por që ata mendojnë se është i nevojshëm. Le të shtojnë në këtë përzierje aminoacide – që nuk kanë mundësi të formohen në kushtet natyrore – dhe proteina – e cila ka një probabilitet formimi 1 në 10950 – sa të duan. Le ta ekspozojnë këtë përzierje në aq nxehtësi dhe lagështi sa të duan. Le ta përziejnë atë me ujë me çfarëdo pajisje teknologjike të zhvilluar. Le të vendosin para këtyre fuçive shkencëtarët më të njohur. Le të presin këta ekspertë për biliona, madje triliona vjet. Le të përdorin të gjitha llojet e kushteve që ata mendojnë se janë të nevojshme për formimin e njeriut. Çfarëdo që të bëjnë, ata nuk mund të krijojnë nga këto fuçi një njeri, fjala vjen një profesor që ekzaminon strukturën e qelizave të tij në mikroskop. Ata nuk mund të pro- dhojnë gjirafa, luanë, bletë, kanarina, kuaj, pleshta, delfinë, trëndafila, orkide, banane, portokalle, luleshtrydhe, mollë, domate, kërmij, midhje, kandila, karkaleca, apo miliona gjallesa të tjera si këto. Në të vërtetë ata nuk mund të arrijnë të krijojnë as dhe një qelizë të vetme prej ndonjërës prej tyre.

Shkurt, atomet e pandërgjegjshme nuk mund të formojnë qelizën duke u bashkuar. Ato nuk mund të marrin një vendim për ta ndarë qelizën në dy, në katër e kështu me radhë, derisa më vonë të krijojnë një profesor që në fillim do të shpikë mikroskopin elektronik dhe pastaj do të ekzaminojë strukturën e qelizave të tij në këtë mikroskop. Materia është e pandërgjegjshme, grumbull pa jetë. Jeta vjen vetëm prej krijimit të Allahut.

Teoria e evolucionit, që pretendon të kundërtën, bie në kundërshtim të hapur me arsyen. Po të mendosh qoftë edhe pak mbi thënien e evolucionistëve shkëputesh nga realiteti, tamam si shembulli i mësipërm.

Teknologjia e syrit dhe veshit

Një tjetër çështje që mbetet pa përgjigje nga evolucionistët është cilësia e lartë e preçizionit të perceptimit të syrit dhe veshit.

Para se të kalojmë te syri, le t’i përgjigjemi pyetjes "se si shikojmë". Rrezet e dritës që vijnë nga një objekt, bien në retinën e syrit duke dhënë një imazh të përmbysur. Këtu, këto rreze drite transformohen në sinjale elektrike nga qelizat dhe pastaj përcillen në një zonë të vogël në pjesën e prapme të trurit të quajtur qendra e shikimit. Sinjalet elektrike perceptohen në këtë qendër nga truri si një imazh pas një seri procesesh.

göz, 3 boyutlu göz modeli  kamera, görüntü
kulak, biyoloji  ses, muzik çalar

Kur bëjmë një krahasim midis syrit dhe veshit, nga njëra anë, dhe kamerave e aparateve të inçizimit të zërit, nga ana tjetër, shohim se syri dhe veshi janë shumë më kompleksë, më funksionalë dhe më të përsosur se këto prodhime të teknologjisë.

Imazhi i formuar në sy është kaq i mprehtë dhe i qartë saqë edhe teknologjia e shekullit XX nuk e ka arritur. P.sh. shikoni te libri që po le- xoni, pastaj ngrini kokën dhe shikoni përreth. A keni parë imazhe kaq të mprehta dhe të qarta në ndonjë vend tjetër? Edhe televizori me ekranin më të avancuar në botë nuk mund të sigurojë imazhe kaq të mprehta. Ky është një imazh 3-dimensional, i mprehtë e me ngjyra. Për më shumë se 100 vjet mijëra inxhinierë janë munduar të arrijnë këtë mprehtësi. Janë ndërtuar fabrika, janë bërë shumë kërkime, plane dhe projektime për këtë qëllim, por megjithatë, po të shikosh në ekranin e televizorit dhe pastaj të shikosh dorën, me të cilën mban librin, do të vësh re një ndryshim të madh në mprehtësi dhe qartësi. Për më tepër ekrani i TV-së paraqet imazhe dy-dimensionale (ndërsa me anë të syrit, njeriu është në gjendje të shohë imazhe tre dimensionale). N.q.s. shikojmë me kujdes do të vërejmë se në televizor imazhi ka një mjegullim. A ka mjegullim në shikimin tuaj? Sigurisht që jo.

Për dhjetëra vjet, mijëra inxhinierë janë përpjekur të prodhojnë një televizor tre-dimensional, i cili mund të arrijë cilësinë e shikimit të syrit. Ata kanë arritur të shpikin një sistem TV tre-dimensional, por ai nuk mund të shihet pa vendosur një palë syze speciale; për më tepër që është një tre-dimensional artificial. Sfondi është më i mjegulluar, ndërsa plani i parë duket si dekor letre. Kurrë nuk ka qenë e mundur të prodhohet një imazh me cilësinë e atij të syrit. Qoftë në kamera, qoftë në TV ka humbje të cilësisë së imazhit.

Evolucionistët thonë se mekanizmi që jep këtë imazh kaq të qartë dhe cilësor është prodhuar rastësisht. N.q.s. dikush do t’ju thoshte se televizori që keni është formuar rastësisht, se atomet erdhën dhe u bashkuan rastësisht për të ndërtuar pjesët e televizorit, çfarë do mendonit? Si mund të bëjë rastësia punën që nuk e bëjnë dot mijëra njerëz?

Për rreth një shekull, dhjetëra mijëra inxhinierë janë përpjekur e munduar në laboratorët e teknologjisë së lartë, të ndihmuar nga një industri komplekse që përdor mjetet teknologjike më të avancuara, megjithatë ata s’kanë qenë në gjendje të bëjnë më shumë se kaq.

3 boyutlu görüntü, 3 boyutlu gözlük

For decades, thousands of engineers have been trying to create a high-quality three-dimensional imaging system, using special systems and glasses. Despite the extraordinary progress made in the technological arena, they have never been able to form a three-dimensional image as clear as what the eye can perceive.

N.q.s. një pajisje që prodhon një imazh më të dobët se ai i syrit nuk mund të realizohet rastësisht, atëherë është fare e qartë se syri dhe imazhi i parë prej tij nuk mund të jenë formuar nga rastësia. Ndërtimi i syrit kërkon një plan shumë më të detajuar se ai i ndërtimit të televizorit. Ky plan kaq i komplikuar i përket Allahut, i Cili ka fuqi për gjithçka.

E njëjta situatë vlen edhe për veshin. Pjesa e jashtme e veshit kap ti- ngujt dhe i drejton ato në veshin e mesëm, i cili, pasi i përforcon, ia transmeton vibrimet veshit të brendshëm. Ky i fundit, pasi i shndërron këto vi- brime në sinjale elektrike, ia përcjell trurit. Ashtu si dhe me syrin, të dëgjuarit finalizohet në qendrën e dëgjimit në tru.

Le të krahasojmë cilësinë dhe teknologjinë e lartë prezente në vesh dhe tru, me teknologjinë e prodhuar nga njeriu. Ashtu si në rastin e imazheve, janë shpenzuar dekada duke u përpjekur të gjenerohen zëra të ngjashëm me origjinalin. Rezultatet e këtyre sforcove janë magnetofonët, sistemet zanore të sigurisë së lartë, sistemet e analizimit dhe përpunimit të tingujve me anë të veçimit të tyre sipas frekuencave. Megjithë këtë teknologji të lartë dhe mijëra ekspertë që punojnë me mish e me shpirt nuk është bërë e mundur prodhimi i një pajisjeje që të arrijë cilësinë e perceptimit të tingullit nga ana e veshit. Mendoni për sistemet e teknologjisë së lartë Hi-Fi të prodhuara nga kompanitë më me emër në industrinë e muzikës. Edhe në këto pajisje, kur zëri regjistrohet, humbet diçka, ose kur ju ndizni pajisjen dëgjoni gjithmonë një tingull të caktuar para se të fillojë muzika. Tingujt që prodhohen nga teknologjia e trupit të njeriut janë mjaft të qartë. Një vesh njerëzor kurrë nuk percepton një tingull, duke e shoqëruar kapjen e tij me një zhurmë tjetër përpara, siç ndodh te pajisjet Hi-Fi; ai e percepton zërin ashtu siç është.

Shkurt, teknologjia në trupin tonë është shumë më superiore se teknologjia që njerëzimi ka prodhuar duke përdorur mbledhjen e informacionit, eksperiencën dhe mundësitë. Askush nuk mund të thotë se një pajisje Hi-Fi ose një kamera erdhi në ekzistencë vetë. Atëherë si mund të thuhet se teknologjia që ekziston në trupin e njeriut, e cila është shumë herë më superiore se teknologjia e arritur nga shkenca sot, mund të jetë rezultat i një vargu rastësish, të quajtura evolucion?

Eshtë e qartë se syri, veshi dhe të gjitha pjesët e tjera të trupit të njeriut janë produkt krijimi. Këto janë argumente fare të qarta për ekzistencën e Allahut, për fuqinë dhe dijen e Tij.

Ne përmendëm shqisën e të dëgjuarit dhe të shikuarit, sepse është e pamundur të mos kuptohen argumente kaq të qarta krijimi. N.q.s. një ditë ju do t’i kërkoni një evolucionisti t’ju shpjegojë se si ky projektim i përkryer u bë i mundur rastësisht, do të shihni se ai nuk do jetë në gjendje t’ju japë një përgjigje të arsyeshme. Edhe vetë Darvini, në letrën e tij dërguar Asa Gray më 3 prill 1860, shkruan se "të menduarit rreth syrit bëri t’i dilnin djersë të ftohta". Ai tregon me këtë dëshpërimin e evolucionistëve përballë projektimit perfekt të gjallesave.

Fusnotat

139. Pierre-P Grassé, Evolution of Living Organisms, New York: Academic Press, 1977, s. 103

140. Pierre-P Grassé, Evolution of Living Organisms, s. 107

141. Norman Macbeth, Darwin Retried: An Appeal to Reason. Boston: Gambit, 1971, s. 101

142. Malcolm Muggeridge, The End of Christendom, Grand Rapids: Eerdmans, 1980, s.43

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Parathenie: Përse teoria e evolucionit?
  • Kapitulli 1: Për të qenë të lirë nga paragjykimet
  • Kapitulli 2: Një histori e Shkurtër e teorisë
  • Kapitulli 3: Mekanizmat imagjinarë të Evolucionit
  • Kapitulli 4: Të dhënat Fosile hedhin poshtë evolucionin
  • Kapitulli 5: Përralla e Kalimit nga uji në tokë
  • Kapitulli 6: Origjina e zogjve dhe Gjitarëve
  • Kapitulli 7 : Keqinterpretimi i të dhënave Fosile
  • Kapitulli 8: Falsifikimet e Evolucionit
  • Kapitulli 9: Skenari i evolucionit te njeriut
  • Kapitulli 10: Qorrsokaku Molecular i Evolucionit
  • Kapitulli 11: Termodinamika e hedh poshtë Evolucionin
  • Kapitulli 12: Projektimi dhe Rastësia
  • Kapitulli 13: Pretendimet e Evolucionistëve dhe faktet
  • Kapitulli 14: Teoria e Evolucionit: Një detyrim materialist
  • Kapitulli 15: Media: Tokë pjellore për Evolucionin
  • Kapitulli 16: Konkluzioni: evolucioni eshtë një mashtrim
  • Kapitulli 17: Fakti i krijimit