logo
HARUN YAHYA

Kapitulli 1: Për të qenë të lirë nga paragjykimet

Shumica e njerëzve pranojnë çdo gjë që dëgjojnë nga shkencëtarët si diçka më se të vërtetë. Ata as nuk e çojnë ndërmend se shkencëtarët mund të kenë paragjykime të ndryshme filozofike dhe ideologjike. Fakti është se shkencëtarët evolucionistë imponojnë në publik paragjykimet dhe pikëpamjet e tyre filozofike nën maskën e shkencës. P.sh. megji- thëse ata e dinë se ngjarjet e rastësishme nuk shkaktojnë gjë tjetër veç çrregullimit dhe konfuzionit, ata vazhdojnë të deklarojnë se rregulli e organizimi mahnitës që vërehet në univers dhe në organizmat e gjallë është rezultat i rastësisë.

Biologë të tillë e kuptojnë me lehtësi faktin se ekziston një harmoni e paimagjinueshme në një proteinë, e cila është njësia bazë e jetës dhe se nuk ka mundësi që ajo të formohej rastësisht, megjithatë ata këmbëngulin se kjo proteinë erdhi në ekzistencë rastësisht në kushtet fillestare tokësore, miliarda vjet më parë. Ata nuk ndalojnë këtu, thonë gjithashtu pa hezitim se jo vetëm një, por miliona proteina u krijuan nga rastësia dhe pastaj çuditërisht u bashkuan për të krijuar qelizën e parë të jetës. Për më tepër, ata mbrojnë pikëpamjet e tyre me një këmbëngulje të verbër e të padrejtë. Këta persona janë shkencëtarët "evolucionistë".

N.q.s. të njëjtët shkencëtarë do të shikonin tre tulla të vendosura për së gjati mbi njëra-tjetrën ata kurrë nuk do të supozonin se këto tulla janë prodhuar rastësisht e pastaj, përsëri rastësisht, janë vendosur mbi njëra-tjetrën. Në të vërtetë kushdo që do të mendonte një gjë të tillë do të konsiderohej me të meta mendore.

Si është e mundur që njerëzit, të cilët vlerësojnë ngjarjet e zakonshme në mënyrë racionale, të adoptojnë një qëndrim iracional kur është fjala për vetë ekzistencën e tyre?

Eshtë e pamundur të thuhet se ky qëndrim mbahet në emër të shkencës. Shkenca kërkon marrjen në konsideratë të të dy alternativave sa herë që ka të tilla për një çështje të caktuar dhe, n.q.s. mundësia e njërës prej tyre është mjaft e vogël p.sh. vetëm një përqind, atëherë mendimi racional dhe shkencor është të konsiderohet si e vlefshme alternativa tjetër që ka mundësi nëntëdhjetë e nëntë përqind.

Le të vazhdojmë më tej, duke pasur parasysh këtë gjykim shkencor. Ekzistojnë dy pikëpamje në lidhje me mënyrën se si u shfaqëm në tokë. E para është se të gjitha qeniet e gjalla u krijuan nga Allahu me të njëjtën strukturë komplekse që kanë tani. E dyta është se jeta u krijua rastësisht; kjo është edhe thënia e teorisë së evolucionit.

Kur shikojmë të dhënat shkencore, p.sh. ato të biologjisë molekulare, vëmë re që nuk ka asnjë lloj mundësie që një qelizë e vetme – apo qoftë edhe vetëm një prej miliona proteinave që gjenden në qelizë – të ketë ar- dhur në ekzistencë rastësisht, siç deklarojnë evolucionistët. Ashtu siç do ta ilustrojmë dhe në kapitujt e mëposhtëm, llogaritjet e probabilitetit e vërtetojnë këtë të vërtetë pa më të voglin dyshim. Kështu, pikëpamja evolucioniste për shfaqjen e jetës ka probabilitetin "zero" për të qenë e vërtetë. Kjo do të thotë se pikëpamja e parë ka probabilitetin "njëqind përqind" që të jetë e vërtetë. Pra, jeta është krijuar. Të gjitha gjallesat u sollën në jetë nga Krijuesi, i Cili bën çdo gjë dhe di çdo gjë. Ky realitet nuk është thjesht bindje personale, ai është i vetmi konkluzion logjik ku shkenca dhe arsyeja e çojnë njeriun.

Në këto rrethana shkencëtarët tanë "evolucionistë" duhet t'i tërheqin mbrapsht thëniet e tyre dhe të bashkohen me ne rreth këtij fakti, i cili është sa i qartë aq dhe i vërtetuar. Në rast të kundërt, do të thotë se ata janë duke sakrifikuar shkencën në interes të filozofisë, ideologjisë dhe dogmës së tyre. Ata nuk mund të jenë shkencëtarë të vërtetë.

Materializmi i verbër

Filozofia materialiste, e cila deklaron se materia ka ekzistuar gjithmonë dhe se nuk ekziston asgjë tjetër veç materies, e konsideron teorinë e evolucionit si bazën e saj shkencore. Si e tillë, kjo teori mbrohet verbërisht për të ruajtur të pacënuar filozofinë materialiste. Kjo gjë duket qartë kur fjala e fundit e shkencës së shekullit XX hedh poshtë pikëpamjet evolucioniste duke i bërë ato të pavlefshme. Më poshtë, për të demonstruar gjykimin e shtrembër dhe keqinterpretimet, në të cilat të çon mbrojtja me devotshmëri e teorisë së evolucionit, po përmendim disa rreshta të shkruar nga një biolog evolucionist turk. Ky shkencëtar diskuton rreth probabilitetit të formimit të rastësishëm të Citokromit-C, i cili është një nga enzimat më të domosdoshme të jetës, duke thënë:

Probabiliteti i formimit të një sekuence të Citokromit-C është "zero", por meqenëse jeta kërkon një sekuencë të caktuar, atëherë mund të thuhet se kjo sekuencë ka një probabilitet për t'u krijuar një herë në univers. Në të kundërt forca metafizike, përtej perceptimit tonë, duhet të kenë vepruar në formimin e saj. Të pranosh këtë të fundit është e papërshtatshme për qëllimet e shkencës. Prandaj ne duhet të vështrojmë në hipotezën e parë.2

bilim adamı, michale behe

Michael Behe: “Një heshtje e pazakontë rrethon kompleksitetin e qelizës.”

Ky shkencëtar konsideron "më shkencore" të pranojë probabilitetin "zero" sesa krijimin. Pak më parë përmendëm se sipas rregullave të shkencës kur ka dy alternativa për shpjegimin e një ngjarjeje dhe probabiliteti i ndodhjes së njërës prej tyre është zero, atëherë nuk ka dyshim se alternativa tjetër është ajo e sakta. Por dogma materialiste e ndalon pranimin e Krijuesit. Ky ndalim e ka shtyrë këtë shkencëtar – dhe shumë të tjerë që besojnë të njëjtën dogmë – të pranojë të bëjë deklarime që janë krejtësisht në kundërshtim me arsyen.

Pikëpamjet e dogmës materialiste janë arsyet që shumë emra të njohur të komunitetit shkencor janë ateistë. Ata që e çlirojnë veten nga kurthi i kësaj magjepsjeje dhe mendojnë lirisht nuk hezitojnë të pranojnë ekzistencën e Krijuesit. Biokimisti amerikan Dr. Michael J. Behe, një prej emrave të njohur që mbështesin teorinë e "dizenjimit inteligjent", e cila kohët e fundit është bërë mjaft e pranuar, i përshkruan kështu shkencëtarët që kundërshtojnë krijimin e organizmave:

Në katër dekadat e fundit biokimia moderne ka zbuluar sekretet e qelizës. Kjo ka kërkuar dhjetra mijëra njerëz që i kanë dedikuar pjesën më të mirë të jetës së tyre punës së lodhshme në laborator… Rezultati i këtyre përpjekjeve të përbashkëta për të studiuar qelizën – për të hetuar jetën në nivel molekular – është një thirrje e fortë dhe e qartë, "krijim!". Rezultati është kaq i qartë dhe kaq kuptimplot saqë duhet konsideruar si një prej arritjeve më të mëdha në historinë e shkencës… Në vend të heshtjes së turpshme që rrethon kompleksitetin e qelizës, përse komuniteti shkencor nuk pranon zbulimin e tij shokues? Përse observimi i krijimit trajtohet me doreza? Dilema është se n.q.s. pranohet dizenjimi inteligjent (krijimi), atëherë pranohet ekzistenca e Zotit.

Kjo është kategoria e shkencëtarëve evolucionistë ateistë që ju shikoni në televizor dhe lexoni librat dhe revistat e tyre. Të gjitha kërkimet shkencore u tregojnë atyre ekzistencën e Krijuesit, megjithatë ata vazhdojnë të mohojnë dhe të jenë të verbër e të pandjeshëm, për shkak të edukimit materialist me të cilin ata janë ushqyer.

bilim adamı, richard dawkins

Richard Dawkins, gjithmonë i zënë duke propaganduar teorinë e evolucionit.

Kjo është kategoria e shkencëtarëve evolucionistë ateistë që ju shikoni në televizor dhe lexoni librat dhe revistat e tyre. Të gjitha kërkimet shkencore u tregojnë atyre ekzistencën e Krijuesit, megjithatë ata vazhdojnë të mohojnë dhe të jenë të verbër e të pandjeshëm, për shkak të edukimit materialist me të cilin ata janë ushqyer. Njerëzit që nuk përfillin provat e qarta të Krijuesit bëhen krejt të pandjeshëm. Të mbërthyer nga një vetësiguri e rreme e shkaktuar nga pandjeshmëria, ata mund të shkojnë deri atje sa të konsiderojnë një absurditet si një virtyt. 5

Psikologjia e jobesimtarit ka ekzistuar për shumë kohë në histori. Në Kuran ajo përshkruhet kështu:

"Edhe sikur t'u zbrisnim atyre engjëjt, apo t'u flisnin të vdekurit, apo të mblidhnim para syve të tyre çdo gjë, ata nuk kishin për të besuar vetëm nëse do të dëshironte Allahu, por shumica e tyre injorojnë (të vërtetën)." (El-En'am: 111)

Ashtu siç e bën të qartë ky ajet, mendimi dogmatik i evolucionistëve nuk është një mënyrë mendimi origjinal. Në fakt, ajo që pretendojnë shkencëtarët evolucionistë, nuk është një mendim shkencor modern, por një injorancë e trashëguar nga komunitetet më të pacivilizuara pagane.

E njëjta filozofi përshkruhet në një ajet tjetër në Kuran:

"Edhe sikur Ne t'u hapnim atyre një derë në qiell dhe të ngjiteshin vazhdimisht në të, ata vetëm do të thonin: "Sytë tanë po na mashtrojnë. Jo, ne jemi magjepsur." (El-Hixhr: 14-15)

Indoktrinimi masiv evolucionist

Siç u tregua në ajetet e cituara më sipër një prej arsyeve pse njerëzit nuk mund të shohin realitetin e ekzistencës së tyre është një lloj "magjie" që i pengon ata të arsyetojnë. Eshtë e njëjta "magji" që përhap në të gjithë botën pranimin e teorisë së evolucionit. Kjo "magji" ndodh për shkak të indoktrinimit. Njerëzit janë të ekspozuar ndaj një indoktrinimi kaq intensiv për saktësinë e teorisë së evolucionit saqë ata shpesh nuk arrijnë të kuptojnë deformimet që ekzistojnë. Ky indoktrinim krijon efekte negative në tru dhe bën të paaftë aftësinë e gjykimit. Kështu, truri duke qenë nën një indoktrinim konstant fillon ta perceptojë realitetin jo siç është, por ashtu siç indoktrinohet. Ky fenomen mund të vërehet në shembuj të tjerë. P.sh. nëse dikush hipnotizohet dhe indoktrinohet se krevati ku ai është shtrirë është një makinë, ai fillon ta perceptojë krevatin si makinë. Ai mendon se kjo gjë është shumë logjike dhe racionale, sepse ai me të vërtetë e percepton në atë mënyrë dhe nuk ka asnjë dyshim në vërtetësinë e saj. Shembuj si ky që përmendëm, që tregojnë efikasitetin dhe fuqinë e mekanizmit të indoktrinimit, janë realitete shkencore, të cilat janë vërtetuar nga eksperienca të shumta në literaturën shkencore dhe janë pikë referimi të teksteve të psikologjisë e psikiatrisë.

icons of evolution, jonathan wells

Icons of Evolution, by Jonathan Wells

Teoria e evolucionit dhe pikëpamja materialiste që bazohet mbi të i janë imponuar masës me anë të këtyre metodave indoktrinimi. Njerëzit që vazhdimisht përballen me indoktrinimin e evolucionit në media, burime akademike dhe platforma "shkencore" nuk arrijnë të kuptojnë se pranimi i kësaj teorie është në fakt në kundërshtim me principet bazë të arsyes. I njëjti indoktrinim është i vlefshëm edhe për shkencëtarët. Emra të rinj, duke u ngjitur në karrierën e tyre, adoptojnë pikëpamjen materialiste gjithmonë e më shumë me kalimin e kohës. Të magjepsur nga kjo "magji" shumë shkencëtarë evolucionistë vazhdojnë të kërkojnë prova për konfirmimin e thënieve iracionale dhe të pabaza evolucioniste të shekullit XIX, të cilat janë hedhur poshtë që prej shumë kohësh nga provat shkencore.

Ekzistojnë gjithashtu edhe mekanizma të tjerë që i detyrojnë shkencëtarët të jenë evolucionistë dhe materialistë. Në vendet perëndimore një shkencëtar duhet të plotësojë disa kushte në mënyrë që të përkrahet, të arrijë njohjen akademike apo të botojë artikujt e tij në revistat shkencore. Pranimi i drejtpërdrejtë i evolucionit është kushti numër një. Ky sistem i çon këta shkencëtarë kaq larg, saqë harxhojnë gjithë jetën dhe karrierën e tyre shkencore për hir të një dogme.

Ky është realiteti që fshihet pas pohimit "evolucioni akoma pranohet nga bota e shkencës". Evolucioni mbahet i gjallë jo sepse ka vlerë shkencore, por sepse është detyrim ideologjik. Shumë pak shkencëtarë që e njohin këtë fakt mund të rrezikojnë të thonë të vërtetën.

Në këtë libër ne do të paraqesim zbulimet e shkencës bashkëkohore që kanë çuar në shkatërrimin e besimit evolucionist dhe në nxjerrjen në pah të provave të qarta për ekzistencën e Allahut. Lexuesi do të jetë dëshmitar se teoria e evolucionit është në fakt një mashtrim, një mashtrim që është përgënjeshtruar nga shkenca në çdo hap, por që mbahet i gjallë për të fshehur faktin e krijimit. Shpresojmë që lexuesi të çlirohet nga "magjia" evolucioniste, e cila errëson mendjet e njerëzve e shkatërron aftësinë e tyre për të gjykuar dhe të reflektojë seriozisht për atë që po lexon në këtë libër.

N.q.s. ai do të jetë në gjendje të heqë qafe këtë magji dhe të mendojë lirshëm pa paragjykime, shumë shpejt do të zbulojë të vërtetën. Kjo e vërtetë e pashmangshme, e vërtetuar nga shkenca moderne në të gjitha aspektet e saj, është se gjallesat erdhën në ekzistencë jo rastësisht, por si rezultat i krijimit.

Fusnotat

2. Ali Demirsoy, Kalıtım ve Evrim, Ankara: Meteksan Yayınları, 1984, s. 61

3. Michael J. Behe, Darwin's Black Box, New York: Free Press, 1996, ss. 232-233

4. Richard Dawkins, The Blind Watchmaker, London: W. W. Norton, 1986, s. 159

5. Jonathan Wells, Icons of Evolution: Science or Myth? Why Much of What We Teach About Evolution is Wrong, Regnery Publishing, 2000, s. 235-236

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Parathenie: Përse teoria e evolucionit?
  • Kapitulli 1: Për të qenë të lirë nga paragjykimet
  • Kapitulli 2: Një histori e Shkurtër e teorisë
  • Kapitulli 3: Mekanizmat imagjinarë të Evolucionit
  • Kapitulli 4: Të dhënat Fosile hedhin poshtë evolucionin
  • Kapitulli 5: Përralla e Kalimit nga uji në tokë
  • Kapitulli 6: Origjina e zogjve dhe Gjitarëve
  • Kapitulli 7 : Keqinterpretimi i të dhënave Fosile
  • Kapitulli 8: Falsifikimet e Evolucionit
  • Kapitulli 9: Skenari i evolucionit te njeriut
  • Kapitulli 10: Qorrsokaku Molecular i Evolucionit
  • Kapitulli 11: Termodinamika e hedh poshtë Evolucionin
  • Kapitulli 12: Projektimi dhe Rastësia
  • Kapitulli 13: Pretendimet e Evolucionistëve dhe faktet
  • Kapitulli 14: Teoria e Evolucionit: Një detyrim materialist
  • Kapitulli 15: Media: Tokë pjellore për Evolucionin
  • Kapitulli 16: Konkluzioni: evolucioni eshtë një mashtrim
  • Kapitulli 17: Fakti i krijimit