A mos vallë mohuesit presin, që t’u vijë befasisht vetëm Ora (e Kiametit)? Ndërkohë, shenjat e saj kanë ardhur. Po për çfarë do t’u shërbejnë atyre këshillat, kur t’iu ketë ardhur Kiameti?! (Sure Muhammed: 18)
Nga ky ajet ne mësojmë se Kur’ani përshkruan shenjat që lajmërojnë ardhjen e Ditës së Fundit. Për t’i kuptuar shenjat e këtij ‘lajmërimi madhështor’ duhet të mendojmë lidhur me këto vargje. Përndryshe, siç dëshmon ky ajet, të menduarit tonë nuk do të na bëj dobi kur të na vjen papritur Dita e Fundit.
Allahu shpall në Kur’an se nuk mund të ketë dyshim se Dita e Fundit është afruar.
Se Ora (e Kiametit) do të vijë, gjë për të cilën s’ka dyshim... (Sure Haxhxh: 7)
Ne i kemi krijuar qiejt, Tokën dhe gjithçka që gjendet midis tyre vetëm me urtësi. Ora (e Kiametit) do të vijë me siguri. (Sure Hixhr: 85)
Mund të ketë njerëz të cilët mendojnë se porosia e Kur’anit lidhur me Ditën e Fundit u shpall më shumë se 1400 vjet më parë dhe se kjo është një periudhë e gjatë kohe krahasuar me kohëzgjatjen e jetës njerëzore. Por këtu, bëhet fjalë për fundin e botës, të diellit dhe të yjeve, shkurt, të gjithësisë. Kur e marrim parasysh se gjithësia është miliarda vite e vjetër, katërmbëdhjetë shekuj është një periudhë shumë e shkurtër kohe.
Allahu bën të ditur se ata të cilët i shërbejnë Atij në mënyrë të plotë, pa i shoqëruar Atij asnjërën prej krijesave të Tij si hyjni dhe bëjnë punë të mira për të fituar kënaqësinë e Tij, do të pajisen me pushtet dhe autoritet.
Allahu u ka premtuar atyre prej jush, që besojnë dhe që bëjnë vepra të mira, se do t’i bëjë mëkëmbës në Tokë, ashtu si i ka bërë ata para tyre dhe që do t’ua forcojë fenë e tyre, me të cilën Ai është i kënaqur dhe që frikën do t’ua shndërrojë në siguri. Le të më adhurojnë Mua e të mos Më shoqërojnë asgjë (në adhurim). Sa për ata që, pas kësaj, mohojnë (besimin), pikërisht ata janë të mbrapshtët. (Sure Nur: 55)
Në një numër ajetesh, po ashtu thuhet se është ligj hyjnor që ata robër të cilët janë besnik dhe në zemrat e tyre gjallëron feja e vërtetë do të bëhen trashëgimtarë të botës:
Ne shënuam në Zebur, pas Teuratit, që tokën do ta trashëgojnë robërit e Mi të mirë. (Sure Enbija: 105)
E pas tyre do t’ju vendosim në tokën e tyre. Kjo është për ata që kanë frikë nga qëndrimi para Meje (për gjykim) dhe i tremben premtimit (dënimit) Tim.” (Sure Ibrahim: 14)
Nuk ka dyshim se Allahu do t’i mbajë premtimet e Tij. Normat e larta morale që do t’i mposhtin filozofitë e çoroditura, ideologjitë e shtrembëruara dhe të kuptuarit e gabuar fetar janë normat morale Islamike. Jobesimtarët dhe paganët nuk mund të bëjnë asgjë që kjo të mos ndodhë.
We pour down plentiful water, then split the earth into furrows. Then We make grain grow in it, and grapes and herbs and olives and dates. (Sure Abese: 25-29) |
Surja 54 e Kur’anit quhet ‘Surja Kamer’. Në gjuhën angleze kamer domethënë hënë. Në disa raste, kjo Sure flet për shkatërrimin që i ndodhi popullit të Nuhit, Adit, Themudit, Lutit dhe Faraonit, sepse ata nuk pranuan paralajmërimet e profetëve. Në të njëjtën kohë, ka një porosi shumë të rëndësishme të shpallur në ajetin e parë, lidhur me Ditën e Fundit.
U afrua Ora dhe u ça Hëna! (Sure Kamer: 1)
Fjala ‘u ça’ e përdorur në këtë ajet është fjala arabe shakka, e cila në gjuhën arabe ka kuptime të ndryshme. Në disa komente lidhur me Kur’anin, preferohet kuptimi të ‘çajë’. Por shakka në gjuhën arabe mund të ketë gjithashtu edhe kuptimin e ‘lërimit’ apo ‘gërmimit’ të tokës.
Si shembull për përdorimin e parë, mund t’i referohemi ajetit të 26-të të Sures Abese:
Jemi Ne që lëshojmë ujë me bollëk, pastaj e çajmë tokën në thellësi dhe nxjerrim prej saj drithërat, rrushin e perimet, ullirin e palmat, (Sure Abese: 25-29)
Mund të shihet qartë se kuptimi i fjalës shakka këtu nuk është të ‘çajë’ (në gjuhën shqipe shprehja ‘e çajmë’ është shprehja më adekuate – shënim i përkthyesit). Ajo nënkupton lërimin e tokës në mënyrë që të rriten bimë të ndryshme.
Nëse kthehemi prapa në vitin 1969, do të shohim njërën prej mrekullive madhështore të Kur’anit. Eksperimentet e kryera në sipërfaqen e hënës më 20 Korrik 1969, mund të aludojnë në përmbushjen e lajmit të dhënë 1,400 vjet më parë në Suren Kamer. Në atë datë, astronautët amerikan shkelën në hënë. Duke gërmuar dheun e hënës ata kryen eksperimente shkencore dhe mblodhën mostra gurësh dhe dheu. Pa dyshim se është shumë interesante që këto zhvillime pajtohen plotësisht me thëniet e këtij ajeti.
Megjithatë, duhet ta qartësojmë një gjë: Dukuria e çarjes së hënës është, sigurisht, njëra prej mrekullive e ndarë nga Allahu për Profetin tonë (saas). Kjo mrekulli është shpallur si vijon në një hadith:
Populli i Mekës kërkoi nga i Dërguari i Allahut që t’ju tregoj atyre një mrekulli. Ndaj ai ju tregoi atyre hënën e ndarë në dy pjesë midis të cilave ata panë malin Hiram. (Buhariu)
Mrekullia e përshkruar më lartë është dukuria e ndarjes së hënës e shpallur në këtë ajet. Mirëpo, pasi që Kur’ani është një libër i cili i drejtohet të gjitha kohërave është gjithashtu e mundshme që i referohet edhe aterimit në hënë në kohën tonë. (Padyshim se Allahu e di më së miri)
Në hadithet që kanë arritur tek ne nga Profeti (saas), është dhënë lajmi lidhur me Fundin e Kohës dhe Epokën e Artë të Islamit. Kur i krahasojmë këto shenja me ngjarjet që po ndodhin në kohën tonë, mund të shohim shumë dëshmi se jemi duke e jetuar Fundin e Kohës dhe të cilat po ashtu lajmërojnë ardhjen e Epokës së artë të Islamit.
Hadithet e përdorura në pjesët vijuese të këtij libri përmbajnë informacion të tillë të transmetuar nga Profeti (saas) në lidhje me këtë.
Në këtë pikë, lexuesit mund t’i lind ndonjë dyshim lidhur me të vërtetën dhe vërtetësinë e këtyre haditheve për fundin. Ekziston një metodë për t’i dalluar ato që janë të vërteta prej atyre që janë të pavërteta. Siç e dimë, hadithet për Fundin e botës lidhen me ngjarjet që do të ndodhin në të ardhmen. Për këtë arsye, kur një hadith me kalimin e kohës vërtetohet si i vërtetë, largohet plotësisht dyshimi sa i përket burimit të këtyre fjalëve.
Disa dijetarë Islamik të cilët bënë hulumtime lidhur me temën e Fundit të Kohës dhe shenjat e Ditës së Fundit kanë përdorur këtë kriter. Një ekspert i kësaj teme, Bediuzzaman Said Nursi, ka thënë se fakti që hadithet lidhur me Fundin e Kohës u përgjigjen ngjarjeve të vrojtuara në kohën tonë dëshmon të vërtetën e haditheve.1
Disa prej shenjave të rrëfyera në këto hadithe ishin të vrojtueshme në një pjesë të botës në cilëndo periudhë gjatë historisë 1,400 vjeçare të Islamit, por kjo nuk vërtetonte se kjo periudhë ishte Fundi i Kohës. Që një periudhë e caktuar të quhet Fundi i Kohës, të gjitha shenjat e Ditës së Fundit duhet të vrojtohen në atë periudhë të njëjtë. Kjo shprehet në një hadith:
Shenja që pasojnë njëra tjetrën sikurse rruazat e një qaforeje që bien njëra pas tjetrës kur këputet peri i saj. (Tirmidhiu)
Në këto hadithe, fillimi i Fundit të Kohës përshkruhet si kohë kur shtohen armiqësitë dhe kur lufta dhe konflikti janë në rritje, kur ka kaos dhe degjenerimi moral ngrit krye dhe njerëzit largohen nga normat morale të fesë. Në kohën në fjalë, fatkeqësitë natyrore do të ndodhin në mbarë botën, varfëria do të arrij shkallë të papara, do të ketë një rritje të madhe të shkallës së krimit dhe vrasjeve dhe ligësisë gjithandej. Sidoqoftë, kjo do të jetë vetëm faza e parë. Gjatë fazës së dytë, Allahu do ta shpëtojë njerëzimin nga kjo rrëmujë e plotë dhe do ta zëvendësojë atë me një ekzistencë të bekuar plot begati, paqe dhe siguri.
I Dërguari i Allahut (saas) ka thënë: Herexhi (do të shtohet). ‘Ata pyetën: ‘Çka është Herexhi?’ Ai u përgjigj: ‘(Është) vrasja, (është) vrasja.’ (Buhariu)
Ora do të vjen kur dhuna, gjakderdhja dhe anarkia të bëhen të zakonshme. (Al-Muttaqi al-Hindi, Muntakhab Kanzul Ummaal)
Botës nuk do ti vjen fundi derisa të mos vjen një ditë kur do të ketë kasaphanë dhe gjakderdhje të përgjithshme. (Muslimi)
Nëse i hedhim një vështrim katërmbëdhjetë shekujve të fundit, do të shohim se para shekullit njëzet luftërat ishin luftëra rajonale. Mirëpo, luftëra që prekën çdokënd në botë, sistemet politike, ekonomitë dhe strukturat e tëra shoqërore, kanë ndodhur vetëm relativisht vonë, në dy luftërat botërore. Në Luftën e Parë Botërore, më shumë se 20 milionë njerëz vdiqën; në Luftën e Dytë Botërore, çmimi ishte më shumë se 50 milionë njerëz të vdekur. Në të njëjtën kohë, Lufta e Dytë Botërore pranohet të ketë qenë më e përgjakshmja, më e madhja dhe lufta më shkatërruese në histori.
Konfliktet që ndodhën pas Luftës së Dytë Botërore – Lufta e ftohtë, Lufta Koreane, Lufta Vietnameze, konflikti Arabo-Izraelit dhe Lufta e Gjirit – janë prej ngjarjeve më kritike të kohës sonë. Gjithashtu, luftërat rajonale, konfliktet dhe luftërat civile kanë shkaktuar shkatërrim në shumë pjesë të botës. Në vendet si Bosnja, Palestina, Çeçenia, Afganistani, Kashmiri dhe shumë vende tjera, problemet vazhdojnë t’iu shkaktojnë ende vuajtje njerëzve.
Një shembull i llojit të ‘kaosit’ që shqetëson qeniet njerëzore po aq sa lufta është terrori i organizuar ndërkombëtar. Siç pajtohen autoritetet lidhur me këtë çështje, aktet e terrorit janë shumëfishuar në gjysmën e dytë të shekullit njëzet. Vërtetë, madje mund të thuhet se terrori është një dukuri e veçantë për shekullin njëzet. 2 Organizatat që përqafojnë racizmin, komunizmin dhe ideologji të ngjashme apo me qëllime nacionaliste, janë të përfshira në akte brutaliteti me ndihmën e teknologjisë në zhvillim. Në historinë bashkëkohore botërore, aktet e terrorit, shpesh, kanë nxitur rrëmujë. Shumë gjak është derdhur dhe një numër shumë i madh i njerëzve janë gjymtuar apo vrarë.
Hiroshima |
Qytete të mëdha do të shndërrohen në rrënoja dhe do të jetë sikur të mos kishin ekzistuar një ditë më parë. (Al-Muttaqi al-Hindi, Al-Burhan fi Alamat al-Mahdi Akhir al-Zaman, f. 38)
Shkatërrimi i qyteteve të mëdha për të cilat flitet në këtë hadith na sjell në mendje shkatërrimin që tani rezulton nga lufta dhe fatkeqësitë e ndryshme natyrore. Armët bërthamore, aeroplanët, bombat, predhat/raketat dhe armët tjera bashkëkohore, kanë shkaktuar shkatërrim të papërshkrueshëm. Këto armë me fuqinë e tyre tejet shkatërruese kanë shkaktuar një shkatërrim të paparë më herët. Vërtetë, qytetet e mëdha që kanë qenë në shënjestër janë më të prekurat nga ky shkatërrim. Shembull për këtë është shkatërrimi i pakrahasueshëm i Luftës së Dytë Botërore. Me përdorimin e bombës bërthamore në luftën më të madhe botërore, Hiroshima dhe Nagasaki u shkatërruan plotësisht. Si pasojë e bombardimit të madh, kryeqytetet evropiane dhe qytetet tjera të rëndësishme pësuan një shkallë të madhe shkatërrimi.
Në disa vitet e fundit, uraganet, stuhitë dhe tajfunet dhe fatkeqësi tjera si këto kanë pasur një ndikim shkatërrues në kontinentin Amerikan si edhe në disa vende tjera të botës. Veç kësaj, vërshimet kanë shkaktuar rrëshqitje dheu, të cilat kanë gllabëruar disa qendra të populluara. Për më tepër, tërmetet, vullkanet dhe dallgët e mëdha/cunamit po ashtu kanë sjellë shkatërrim të madh. Prandaj, i gjithë ky shkatërrim i shkaktuar mbi qytetet e mëdha nga këto fatkeqësi është gjithsesi një shenjë e rëndësishme.
Ora (Dita e Fundit) nuk do të vjen derisa... tërmetet të mos jenë shumë të shpeshta. (Buhariu)
Ekzistojnë dy hadithe të mëdha për kohën para Ditës së Gjykimit... dhe pastaj vitet e tërmeteve. (Transmetuar nga Umm Salama r.a.)
Në vitet e fundit, tërmete të mëdha kanë ndodhur pandërprerë dhe janë ndër shqetësimet më të mëdha të njerëzve në mbarë botën. Nëse i hedhim një shikim të dhënave të grumbulluara nga Qendra Informative Nacionale Amerikane për Tërmetet për vitin 1999, shohim se kanë ndodhur 20,832 tërmete në botë. Vlerësohet se 22,711 persona kanë humbur jetën si rezultat i kësaj. 3
Kur të shikohen shifrat e së kaluarës, shohim se numri i tërmeteve ishte shumë i vogël. Sipas raporteve të Institutit USGS (US Geological Survey), numri i tërmeteve me një madhësi prej 5.0 shkallë apo më të madhe që ndodhën gjatë katërqind viteve dhe në mes të viteve 1955 dhe 1975 ishte vetëm 110. sipas të dhënave të po këtij instituti, vetëm gjatë 23 viteve në mes të viteve 1980 dhe 2003, numri i tërmeteve me një madhësi prej 6.5 shkallësh ose më të madhe ishte 1685.4
Numri i të varfërve do të rritet. (Amal Al-Din Al-Qazuini, Mufid Al-'ulum Ua-mubid Al-humum)
Fitimet do të ndahen vetëm në mes të të pasurve, pa asnjë përfitim për të varfërit. (Tirmidhiu)
Siç duket, ajo kohë e paralajmëruar nga ana e Profetit (saas) përshkruan gjendjen në kohën tonë. Nëse i hedhim një vështrim shekujve të kaluar, shohim se vështirësitë dhe ankthi i shkaktuar nga thatësia, lufta dhe fatkeqësitë tjera ishin të përkohshme dhe të kufizuara në një rajon të veçantë. Mirëpo, sot, varfëria dhe vështirësia e fitimit për jetesë janë të vazhdueshme dhe endemike.
Sot, varfëria ka arritur përmasa serioze në botë. Raporti i fundit i UNICEF-it thotë se një në katër njerëz të popullatës botërore jeton në ‘vuajtje dhe varfëri të paimagjinueshme.’5 1.3 miliardë njerëz në botë mbijetojnë me më pak se $1 në ditë. Tre miliardë njerëz në botë sot përpiqen të mbijetojnë me $2 në ditë. 6 Rreth 1.3 miliardë njerëzve u mungon uji i sigurt për pije. 2.6 miliardë njerëz nuk kanë instalime adekuate hidrosanitare. 7
Ora do të vjen kur të përhapet tradhtia bashkëshortore. (Al-Haythami, Kitab al-Fitan)
Ora e fundit nuk do të vjen derisa ata (njerëzit e lig) të mos bëjnë kurvëri në rrugë (botërisht). (Ibn Hibban dhe Bazzar)
Meshkujt do t’i imitojnë femrat; dhe femrat do t’i imitojnë meshkujt. (Allama Jalaluddin Suyuti, Durre-Mansoor)
Njerëzit do të jepen pas homoseksualizmit. (Al-Muttaqi al-Hindi, Muntakhab Kanzul Ummaal)
Do të ketë përhapje të marrëdhënieve të paligjshme haptas. (Buhariu)
Ora (Dita e fundit) nuk do të vjen derisa të mos shtohen vrasjet. (Buhariu)
Në ditët tona, ekziston një rrezik i madh që kërcënon strukturën shoqërore të botës. Në të njëjtën mënyrë në të cilën një virus mbyt trupin e njeriut, ky rrezik shkakton rrënim delikat shoqëror. Homoseksualizmi, prostitucioni, seksi paramartesor dhe jashtëmartesor, prapësitë seksuale, pornografia, ngacmimi seksual dhe shtimi i sëmundjeve seksuale, janë dëshmi të rëndësishme të rrënimit të vlerave morale.
Afër ardhjes së Orës do të ketë ditë gjatë të cilave dituria (fetare) do të ngrihet (zhduket) dhe padituria do të përhapet gjithandej... (Buhariu)
Do të ketë një sprovë të errët e cila s’do ta lërë askënd nga ky umet pa e prekur dhe atëherë kur njerëzit do të mendojnë se ka marr fund do të fillojë përsëri nga e para. Në këtë kohë njeriu mund të jetë besimtar në mëngjes dhe jobesimtar në mbrëmje. (Ebu Davudi)
Do të vjen një kohë mbi këtë Umet kur njerëzit do të lexojnë Kur’anin, por ai nuk do të arrij më larg se gurmazet e tyre, (në zemrat e tyre). (Buhariu)
Para Orës së Fundit do të ketë turbullira si copëza të një nate të errët në të cilën njeriu do të jetë besimtar në mëngjes dhe i pafe në mbrëmje apo besimtar në mbrëmje dhe i pafe në mëngjes. (Ebu Davudi)
Do të vjen një kohë kur njeriu nuk do të brengoset për mënyrën se si i fiton gjërat, në mënyrë të ligjshme apo të paligjshme. (Buhariu)
Në kohërat e fundit do të paraqitet një popull i cili do të fitojë këtë botë me ndihmën e fesë. (Tirmidhiu)
Ora e fundit nuk do të vjen derisa të mos mbeten ata njerëz të cilët as nuk do të jenë të vetëdijshëm për të mirën dhe as nuk do të pengojnë të keqen. (Ahmedi)
Ora e fundit nuk do të vjen para se Allahu t’ua marr njerëzve të dynjasë fenë e Tij, duke mos lënë askënd në të përveç të pafeve të cilët nuk e njohin të drejtën apo nuk e kundërshtojnë të gabuarën. (Transmetuar nga Abdullah in ‘Amr in al-‘As)
Ora e fundit nuk do të vjen para se të shfaqen tridhjetë Dexhallë (mashtrues), secili duke u paraqitur si i dërguar i Allahut. (Ebu Davudi)
Ekspertët kanë vënë re se ka pasur një përhapje të shpejtë të të ashtuquajturve mesih që filluan të paraqiten në vitet e 1970-ta dhe që ka përjetuar një rritje të konsiderueshme që atëherë. Sipas këtyre ekspertëve, ekzistojnë dy arsye themelore për këtë rritje. E para është rënia e komunizmit dhe arsyeja tjetër janë mundësitë e ofruara përmes teknologjisë së internetit. 8
Allahu nuk i ka lejuar jobesimtarët të vrasin Isain (as), por atë e ngriti në praninë e Tij dhe i ka shpallur njerëzimit lajmin e mirë se ai do të kthehet në Tokë në Fundin e Kohës. Kur’ani ofron informacion lidhur me kthimin e Isait (as) në disa raste:
• Një ajet thotë se jobesimtarët të cilët ngritën kurth për të mbytur Isain (as) nuk ia arritën këtij qëllimi;
(Dhe Ne i mallkuam ata) për fjalët e tyre: “Ne e vramë Mesihun – Isain, të birin e Merjemes, të dërguarin e Allahut”. Por, ata as e vranë, as e kryqëzuan, por ashtu u është dukur. Ata që nuk u pajtuan për çështjen e tij, me siguri që gjenden në dyshim për të. Ata nuk kanë ditur kurrgjë për të, por vetëm kanë hamendësuar. Ata, në të vërtetë, nuk e kanë vrarë. (Sure Nisa: 157)
• Një tjetër ajet thotë se Isai (as) nuk vdiq, por u mor nga sfera njerëzore në praninë e Allahut.
Allahu e ka ngritur pranë Vetes. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. (Sure Nisa: 157)
Përkundrazi, All-llahu e ngriti atë pranë Vetes. All-llahu është i poltfuqishëm, i dijshëm. (Sure Nisa: 158) |
• Në ajetin 55 të Sures Al ‘Imran, ne mësojmë që Allahu do t’i vendos njerëzit të cilët pasojnë Isain (as) mbi ata të cilët nuk besojnë deri në Ditën e Zgjimit. Është fakt historik se 2000 vjet më parë, pasuesit e Isait (as) nuk kishin fuqi politike. Të krishterët të cilët jetuan midis asaj periudhe dhe kohës tonë kanë besuar në një numër doktrinash të rrejshme, kryesorja e të cilave është doktrina e Trinisë. Prandaj, siç bëhet e qartë, ata nuk do të mund të thirren si pasuesit e Isait (as), pasi që, siç thuhet në disa vende në Kur’an, ata të cilët besojnë në Trini kanë rrëshqitur në mohim. Në një rast të tillë, në kohën para Orës, pasuesit e vërtetë të Isait (as) do t’i mposhtin mohuesit dhe do të bëhen argument i premtimit hyjnor të përfshirë në Suren Al ‘Imran. Pa dyshim, ky grup i bekuar do të bëhet i njohur kur Isai (as) të kthehet përsëri në tokë.
Veç kësaj, Kur’ani thotë se të gjithë Ithtarët e Librit do të besojnë në Isain (as) para se ai të vdes.
Nuk ka asnjë nga ithtarët e librit vetëm se ka për t'i besuar atij (Isait) para vdekjes së vet, e në ditën e gjykimit ai dëshmon kundër tyre. (Sure Nisa: 159) |
Nga ky ajet mësojmë në mënyrë të qartë se ekzistojnë edhe tri premtime të papërmbushura lidhur me Isain (as). Së pari, si çdo qenie tjetër njerëzore, Profeti Isa (as) do të vdes. Së dyti, të gjithë Ithtarët e Librit do ta shohin atë në formë trupore dhe do t’i binden atij derisa ai të jetë gjallë. Nuk ka dyshim se këto dy parashikime do të përmbushen kur Isai (as) të vjen prapë para Ditës së fundit. Parashikimi i tretë për dëshminë e Isait (as) kundër Ithtarëve të Librit do të përmbushet në Ditën e Fundit.
• Një tjetër varg në Suren Merjem flet për vdekjen e Isait (as).
Le të jetë paqja e shpëtimi mbi mua, në ditën që kam lindur, në ditën që do të vdes dhe në ditën që do të ringjallem!” (Sure Merjem: 33)
Torah |
Kur e krahasojmë këtë ajet me ajetin 55-të të Sures Al ‘Imran, mund ta dallojmë një fakt shumë të rëndësishëm. Ajeti në Suren Al ‘Imran flet për ngritjen e Isait (as) në praninë e Allahut. Në këtë varg, nuk jepet asnjë informacion për atë se a ka vdekur apo jo Isai (as). Por në vargun 33 të Sures Merjem, përmendet vdekja e Isait (as). Kjo vdekje e dytë është e mundshme vetëm nëse Isai (as)kthehet përsëri në Tokë pasi të jetoj këtu për një kohë. (Padyshim se Allahu e di më së miri)
• Një tjetër ajet që aludon në kthimin në tokë të Isait (as) thotë:
(Allahu) do t’ia mësojë atij shkrimin, diturinë, Teuratin dhe Ungjillin. (Sure Al 'Imran: 48)
Për të kuptuar referencën për ‘Librin’ të përmendur në këtë ajet, duhet të shikojmë ajetet tjera në Kur’an që kanë të bëjnë me këtë temë: nëse Libri është përmendur në një ajet së bashku me Teuratin dhe Inxhilin, atëherë ai duhet të nënkuptoj Kur’anin. Vargu i tretë i Sures Al ‘Imran shërben si një shembull i tillë:
Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij, të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje. Ai të ka shpallur ty Librin, me të vërtetën e saktë, duke vërtetuar shpalljet e mëparshme. Ai i ka zbritur Teuratin dhe Ungjillin më parë si udhërrëfyes për njerëzit dhe ka zbritur edhe Dalluesin (e së vërtetës nga e pavërteta). (Surja Al ’Imran: 2-4)
• Në atë rast, libri i cili përmendet në ajetin 48, që Isai (as) do ta mësojë, mund të jetë vetëm Kur’ani. Ne e dimë se Isai (as) e dinte Teuratin dhe Inxhilin gjatë jetës së tij, domethënë, afërsisht 2000 vjet më parë. Është e qartë se do të jetë Kur’ani që ai do të mësojë kur të vjen përsëri në tokë.
• Ajo që ofron strofa 59 e Sures Al ‘Imran është shumë interesante: ‘Rasti i Isait për Allahun është si rasti i Ademit...’ Në këtë ajet ne mund të shohim se duhet të ketë një numër ngjashmërish midis dy profetëve. Siç e dimë, si Ademi (as) ashtu edhe Isai (as) nuk kishin baba, por ne mund të tërheqim një ngjashmëri të mëtejme nga ajeti më lartë, midis Ademit (as) që zbret në tokë nga Parajsa dhe zbritjes së Isait (as) nga prania e Allahut në Fundin e Kohës.
• Kur’ani thotë këtë për Isain (as):
Ai (Isai) është shenjë e Orës (së Kiametit), në ardhjen e të cilës mos dyshoni kurrsesi. Pra, ndiqmëni mua, kjo është rruga e drejtë! (Sure Zuhruf: 61)
Ne e dimë se Isai (as) ka jetuar gjashtë shekuj përpara se të shpallej Kur’ani. Prandaj, ky ajet duhet t’i referohet jo jetës së tij të parë, por ardhjes së tij të sërishme gjatë Fundit të Kohës. Të dyja, bota e Krishterë dhe bota Islamike, e presin me padurim ardhjen e dytë të Isait (as). Prania e nderuar e këtij mysafiri të bekuar në tokë do të jetë shenja e rëndësishme e Ditës së Fundit.
• Dëshmi të mëtejme të ardhjes së dytë të Isait (as) mund të gjinden në përdorimin e fjalës uakahlan në Suren Maide: 110 dhe Suren Al ‘Imran: 46. Në këto ajete, ne na shpallen këto urdhra:
Allahu do të thotë: “O Isa, i biri Merjemes, kujtoje mirësinë Time ndaj teje dhe nënës sate: se si të forcova ty me Shpirtin e Shenjtë (Xhibrilin), kështu që ti u predikoje njerëzve, kur ishe foshnjë në djep dhe i rritur(uakahlan) ...” (Sure Ma'ide: 110)
Ai do t’u flasë njerëzve qysh i vogël në djep edhe si njeri i rritur dhe do të jetë nga më të mirët”. (Sure Al 'Imran: 46)
Kjo fjalë ndodhet vetëm në këto dy ajete dhe vetëm në lidhje me Isain (as). Kjo fjalë është përdorur për të përshkruar moshën më të shtyrë të Isait (as). Fjala i referohet moshës në mes 30 dhe 50 vjeçare, domethënë, fundit të rinisë dhe fillimit të pleqërisë. Dijetarët Islamik pajtohen që këtë fjalë ta përkthejnë për t’iu referuar një periudhe pas moshës 35 vjeçare.
Dijetarët Islamik mbështeten në një traditë të rrëfyer nga Ibn Abasi lidhur me fakti se Isai (as) u ngrit në praninë e Allahut kur ishte i ri, domethënë, në fillim të viteve të 30-ta të tij, dhe se kur të kthehet përsëri në tokë, do të ketë 40 vite të tjera për të jetuar. Isai (as) do të përparoj në moshën e tij të vjetër pasi të jetë kthyer në tokë, kështu që ky ajet mund të thuhet se është një dëshmi e ardhjes së dytë të Isait (as) në tokë. 9
Ekzistojnë disa hadithe nga Profeti (saas) që i referohen ardhjes së dytë të Isait (as). Dijetari Islamik Sheukani ka thënë se ekzistojnë 29 hadithe për kthimin e Isait (as), dhe se informacioni që përmbajnë këto hadithe nuk ka pasur mundësi të falsifikohet. (Ibn Maxhah)
Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, djali i Merjemes, Isai, së shpejti do të zbres midis jush (Muslimanëve) si sundimtar i drejtë. (Buhariu)
Ora nuk do të vjen derisa djali i Merjemes (domethënë Isai) të mos zbres në mesin tuaj si sundimtar i drejtë. (Buhariu)
Profeti (saas) tregon se çfarë do të bëjë Isai (as) kur të kthehet:
Isai (as), djali i Merjemes (as) do të zbres, do të sundojë për 40 vite me librin e Allahut dhe sunetin tim dhe do të vdes. (Al-Muttaqi al-Hindi, Al-Burhan fi Alamat al-Mahdi Akhir al-Zaman)
Isai (as), djali i Merjemes (as), do të jetë gjykatës i drejtë dhe sundimtar i drejtë (në umetin tim), do të thyej dhe të shkatërroj kryqin dhe do të vras derrin... Toka do të jetë aq e mbushur me paqe sikurse një enë është e mbushur përplot me ujë. E tërë bota do ta thotë dhe do ta pasojë një dhe të njëjtën Fjalë dhe nuk do të adhurohet askush tjetër përveç Allahut. (Ibn Maxhah)
1. Bediuzzaman Said Nursi, Risale-i Nur Collection, The Rays, Fourteenth Ray
2. M. Encarta Encyclopedia 2000, 'Terrorism'
3. US Geological Survey National Earthquake Information Center, "Earthquake Facts and Statistics", 2000, http://neic.usgs.gov/neis/eqlists/eqstats.html
4. US Geological Survey National Earthquake Information Center, "Earthquake Facts and Statistics", 2000, http://neic.usgs.gov/neis/eqlists/eqstats.html
5. UNICEF, 'Children and Poverty: Key Facts', 2000; http://www.unicef.org/copenhagen5/ factsheets.htm
6. Manufacturing Dissent, 'World Statistics – The Rich and the Poor', 1999; http://www.reagan.com/HotTopics.main/HotMike/document-8.13.1999.6.html
7. UNICEF, "Children and Poverty: Key Facts", 2000, http://www.unicef.org/copenhagen5/ factsheets.htm
8. Time, April 7, 1997, 'The lure of the cult'
9. Faslu'l-Makal fi Ref'i Isa Hayyen ve Nuzulihi ve Katlihi'd-Deccal, p.20