Ai (Sulejmani) tha: “O Zoti im, më fal dhe më dhuro një pushtet që të mos e ketë askush pas meje! Me të vërtetë, Ti je Dhurues i madh!” (Sure Sad: 35)
Allahu iu përgjigj lutjes së tij duke i dhuruar atij mirësi dhe dituri madhështore, si edhe duke i dhuruar atij një pushtet madhështor dhe autoritet të jashtëzakonshëm. Në ajetet ‘që rrëfejnë jetën e tij’, ofrohen shumë hollësi për pasurinë, autoritetin e tij dhe për mënyrën se si e përdori ai diturinë e tij.
Allahu ia mësoi Profetit Sulejman (as) gjuhën e zogjve dhe ai e përdori këtë dijeni për të formuar çeta të organizuara të shpendëve (Surja Naml: 17). Ai komunikoi me zogjtë dhe i sundoi ashtu siç e pa ai të arsyeshme. Kjo gjë ndodhi si rezultat i mirësisë së Allahut mbi Sulejmanin (as).
Sulejmani e trashëgoi Daudin (në misionin e tij profetik) dhe tha: “O populli im! Neve na është mësuar gjuha e shpendëve dhe na është dhënë gjithçka. Kjo është vërtet dhunti e madhe” (Sure Neml: 16)
Nga ky rrëfim mund të nxjerrim përfundime të rëndësishme:
- Zogjtë kanë një mënyrë të posaçme të komunikimit me njëri tjetrin në një frekuencë që tejkalon kufirin e të dëgjuarit njerëzor. Profetit Sulejman (as) i ishte dhënë një aftësi e posaçme që i mundësonte atij të kuptonte këtë gjuhë. Kjo ka mundur të ndodhte përmes një risie teknologjike.
- Duke përdorur këtë aftësi, ai iu dha urdhra zogjve në mënyrë që ata të mund të përmbushnin dëshirat e tij (Allahu e di më së miri).
- Ai nganjëherë i përdorte zogjtë për të dërguar lajme dhe për të mbledhur informacion zbulimi. Kjo metodë ishte shumë e suksesshme. Dituria e tij ia lehtësoi atij komunikimin me vendet tjera dhe me efikasitet i solli tokat e largëta nën zotërimin e tij (Allahu e di më së miri).
- Ky ajet mbase tërheqë vëmendjen tonë ndaj përparimeve teknologjike që do të përdoren në Fundin e Kohës. Ndoshta nuk flet për zogj, por më tepër për fluturaket pa pilot që janë në përdorim sot.
- Ka mundësi që ai të ketë vendosur transmetues në zogj për të mbledhur informacion zbulimi për armiqtë e tij. Në këtë mënyrë ai mund të ketë siguruar të dhëna audiovizuale, të cilat ai i përdori për të sunduar kombin e tij.
- Ai po ashtu kishte kontroll madhështor mbi xhinët dhe shejtanët. Siç shkruan në Kur’an, Allahu tha: 'Dhe xhinë që i bëmë të punonin para syve të tij me urdhrin e Zotit të tij' (Surja Sebe: 12) dhe ‘Dhe (ia nënshtruam atij) disa nga djajtë që zhyteshin në det për të, (duke nxjerrë xhevahire) dhe bënin edhe punë të tjera dhe Ne i ruanim ata (që të mos i bënin dëm)’ (Surja: Enbija'). Nëse mendojmë për këtë aspekt, zogjtë mund të simbolizojnë një ushtri të xhinëve.
- Një tjetër mundësi është se zogjtë janë udhëhequr nga xhinët. Profeti Sulejman (as) mund t’i ketë urdhëruar zogjtë të kryejnë detyra të caktuara duke përdorur xhinët.
- Allahu e bëri Kur’anin libër të shenjtë për njerëzimin deri në Fundin e Botës. Pra, ndodhitë e ngjashme me ato të rrëfyera për Profetin Sulejman (as) mund të ndodhin në Fundin e Kohës. Këto vargje mund të jenë shenjë për ne se gjatë kësaj kohe Allahu mund t’i vendos shejtanët dhe xhinët në dispozicion të njerëzimit apo që njerëzimi do të përdor dhe do të përfitojë shumë nga teknologjia e përparuar e asaj kohe. (Allahu e di më së miri).
(Sulejmani) vuri buzën në gaz, duke qeshur me fjalët e saj dhe tha: “O Zoti im, më frymëzo që të jem mirënjohës për mirësitë që Ti më ke dhënë mua dhe prindërve të mi, dhe që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti do të jesh i kënaqur. Më prano, me mëshirën Tënde, në gjirin e robërve të Tu të devotshëm!” (Sure Neml: 19)
- Profeti Sulejman (as) mund të dëgjonte të folurit e milingonave dhe kjo mund t’i referohet ekzistencës së teknologjisë së avancuar kompjuterike në fundin e kohës.
- Sot, Lugina e Silikonit në Kaliforni është e njohur si kryeqendra e botës teknologjike. Është shumë e çuditshme që rrëfimi i Profetit Sulejman (as) flet për Luginën e Milingonave. Allahu mund t’i referohet një teknologjie të avancuar që do të shfaqet në Fundin e Kohës.
- Veç kësaj, milingonat dhe insektet tjera përdoren gjerësisht në teknologjinë e avancuar. Projektet robot të zhvilluara duke studiuar këto krijesa së afërmi kanë përparuar një numër fushash, duke përfshirë teknologjinë dhe industrinë e mbrojtjes. Ky ajet mund t’i referohet po ashtu këtij fakti.
Dominimi i Profetit Sulejman (as) dhe Dhulkarnejnit (as) mbi botën është me të vërtetë lajm i mirë për të gjithë Muslimanët, ngase këto rrëfime përmbajnë shenja të rëndësishme për Fundin e Kohës. Vërtet, Muslimanët të cilët iu përmbahen kufizimeve të Allahut, punojnë me zell për të përhapur moralin Islamik në mbarë botën dhe refuzojnë të zmbrapsen përballë vështirësive do të triumfojnë në të gjitha epokat e historisë. Allahu do të jetë gjithmonë pas tyre me ndihmën dhe mbështetjen e Tij. Të dy këta të Dërguar, për arsye të aftësive të tyre të lartpërmendura (dhe natyrisht, shumë mirësive tjera të Allahut), ushtruan një dominim të fuqishëm në botë. Ky dominim i njëjtë padyshim se do të ndodhë gjatë Fundit të Kohës.
Dominimi madhështor i moralit Islamik, siç theksuam më herët, u definua në këto hadithe përmes ngjarjeve të ngjashme gjatë sundimit të këtyre dy të Dërguarve të Allahut. Disa prej tyre janë si vijon:
Mehdiu (i udhëzuar drejtë) do ta sundojë botën si Profeti Dhulkarnejn dhe Profeti Sulejman. (Ibn Hajar al-Haythami, Al-Qaul al-Mukhtasar fi `Alamat al-Mahdi al-Muntazar, f. 29)
Në tokë kanë jetuar katër mbretër të mëdhenj: dy ishin besimtar dhe dy jobesimtar. Besimtarë ishin Dhulkarnejni dhe Sulejmani dhe jobesimtarë ishin Nimrodi dhe Bakhtinasri. Do të ketë një mbret të pestë, nga Familja e Shtëpisë sime. (Ibn al-Xheuzi)
Në fundin e kohës, sunduesit e tyre do t’ju shkaktojnë halle të mëdha popullit Tim ashtu që nuk do të ketë rehati për Muslimanët kudoqoftë. (Al-Muttaqi al-Hindi, Al-Burhan fi `Alamat al-Mahdi Akhir az-Zaman, f. 12)
Ky hadith tregon se para se të vjen Mehdiu, ata të cilëve u mungon morali fetar dhe kanë natyrë të ashpër dhe të pamëshirë do të vijnë në fuqi në disa vende Muslimane. Në të vërtetë, disa sundues Muslimanë të sotëm shtypin Muslimanët dhe dërrmojnë popullin me anë të regjimeve të tyre tiranike dhe despotike. Në vendet e tjera, popujt kanë shqetësime të mëdha ngase sunduesit e tyre nuk janë kompetent për të sunduar. Muslimanët në disa shtete, në veçanti në Irak, Libi, Siri, Somali, Etiopi, Afganistan, Tunizi dhe Xhibuti janë të shtypur nga sunduesit e tyre përgjegjës dhe kështu iu nënshtrohen vështirësive dhe problemeve të ndryshme. Muslimanët ndalohen nga ushtrimi i fesë së tyre dhe adhurimi dhe vështirësitë ekonomike ua bëjnë jetën më të vështirë.
•Do të ketë një fatkeqësi me pluhur dhe tym sikurse njollat e natës së errët... (Ebu Davudi)
Fjala ‘fatkeqësi/vuajtje (fitne)’ nënkupton çdo gjë që largon arsyen dhe zemrat e njerëzve nga udha e drejtë, ose luftë, nxitje, kaos, rrëmujë dhe konflikt. Mësojmë se fatkeqësia që përmendet në këtë hadith do të lërë prapa vetes tym dhe pluhur.
Për më tepër, veç kësaj, mënyra se si është përshkruar kjo fatkeqësi si ‘errësirë’ në këtë hadith, mund të kuptohet si një tregues se origjina e saj është e paqartë, se është e papritur. Duke e shqyrtuar atë nga ky aspekt, është e mundshme që ky hadith t’i referohet njërit prej sulmeve më të këqija terroriste, në qytetet e Nju Jorkut dhe Uashingtonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 11 Shtator 2001.
Prandaj, ky akt shumë i trishtuar i terrorit, i cili shkaktoi vdekjen dhe lëndimin e mijëra njerëzve, mund të jetë ajo ‘fatkeqësi sikurse njollat e natës së errët’ e profetizuar përmes këtij hadithi si shenjë e shfaqjes së Mehdiut.
• Mehdiu do të shfaqet vetëm në një kohë kur njerëzit do të përjetojnë një frikë të madhe dhe preken nga turbullirat dhe lufta qytetare dhe fatkeqësitë e tjera.(Transmetuar nga Abu Ja'far Muhammad ibn 'Ali)
Shumica e haditheve për ardhjen e Mehdiut përqendrohen në profecinë se trazirat, pasiguria dhe rrëmuja do të mbisundojnë në botë para ardhjes së tij. Masakrat, luftërat dhe konfrontimet janë një prej karakteristikave kryesore të një periudhe të tillë. Veç kësaj, ky hadith tërheq vëmendjen ndaj faktit se masakra do të ndodhin në mbarë botën.
Gjatë dy luftërave botërore të shekullit njëzet, rreth 65 milion njerëz u vranë. Numri i civilëve të vrarë për arsye politike gjatë po këtij shekulli llogaritet të jetë mbi 180 milion. Ky është një numër tejet i madh krahasuar me shekujt e mëparshëm.
• Mehdiu nuk do të shfaqet përveç nëse masakrohen njerëzit e pafajshëm dhe ai do të shfaqet kur ata në Tokë dhe lartë në qiell nuk do të mund të durojnë më masakra të tilla... (Ibn Hajar al-Haythami, Al-Qaul al-Mukhtasar fi `Alamat al-Mahdi al-Muntazar, f. 37)
Ndërsa hadithet për paraqitjen e tij përmendin masakra të tilla si një gjë të rëndomtë, ato po ashtu theksojnë se këto masakra do të kenë synim njerëzit e pafajshëm. Siç diskutuam më herët, gati të gjitha luftërat sot kanë cak njerëzit. Kështu, masakrohen civilët dhe njerëzit e pafajshëm si fëmijët, pleqtë dhe gratë. Të qenit shënjestër veçanërisht njerëzit e pambrojtur ka rezultuar me masakra më gjithëpërfshirëse, ndërsa që vazhdon të rritet numri i njerëzve që vdesin si pasojë e tyre.
Pasi që terrori përpiqet të përhap frikë dhe tmerr, grupi mbi të cilin përqendrohen sulmet e tilla janë shpesh civilët e pafajshëm.
• Korrupsioni të cilit s’mund t’i shmanget askush do të shfaqet dhe përhapet menjëherë prej aty ku shfaqet në një vend tjetër. (Ibn Hajar al-Haythami, Al-Qaul al-Mukhtasar fi `Alamat al-Mahdi al-Muntazar, f. 21-22)
Termi ‘korrupsion (fitne)’ nënkupton po ashtu ‘luftën, trazirat, ngatërresat, konfliktet.’ Pra, luftërat civile dhe luftërat e tjera dhe trazirat, ‘të cilat përhapen prej vendit ku shfaqet në një vend tjetër,’ vazhdojnë pandërprerë në mbarë botën gjatë shekullit të tanishëm. Në veçanti, shekulli i njëzet kujtohet si ‘shekulli i luftërave.’ Dhe, ky shekull i ri po ashtu filloi me luftëra dhe terror që vazhdon.
• Allahu i Gjithëfuqishëm do ta dërgojë Mehdiun pasiqë dëshprimi të ketë arritur pikën kur njerëzit do të thonë: "Nuk ka Mehdi." (Transmetuar nga Nu'aym ibn Hammad)
Enver Sedat |
Ky hadith na bën me dije se njëra prej shenjave të Fundit të Kohës është dëshpërimi i njerëzve për ardhjen e Mehdiut.
Njerëzit të cilët përballen me luftë, uri, padrejtësi, epidemi dhe të gjitha format e shthurjes në Fundin e Kohës humbin shpresën që fatkeqësitë e tilla do të mbarojnë ndonjëherë. Shumë Muslimanë, në anën tjetër, fillojnë të humbin shpresën se morali Islamik do të mbizotërojë ndonjëherë dhe besojnë se e keqja do të përhapet edhe më shumë.
Vërtet në kohën tonë, ne shpesh shohim shembuj të kësaj gjendje shpirtërore. Pavarësisht nga ekzistenca e haditheve të panumërta për ardhjen e Mehdiut dhe për Epokën e Artë të shquar me mirësi të mëdha, shumë njerëz besojnë se një periudhë e tillë nuk do të vjen kurrë.
Ky supozim është po ashtu një shenjë e Fundit të Kohës. Në një kohë dëshpërimi, njerëzit do t’i gëzojnë të mirat e mbizotërimit të moralit të Kur’anit, duke iu falënderuar mëshirës së Allahut ndaj njerëzve.
• Njerëzit do të përparojnë deri në vitin e nëntëdhjetë e pesë, domethënë, puna e tyre do të përparojë. Në vitin e nëntëdhjetë e shtatë dhe në vitin e nëntëdhjetë e nëntë, pasuria e tyre do të humbet... (Ibn Hajar al-Haythami, Al-Qaël al-Mukhtasar fi `Alamat al-Mahdi al-Muntazar, f. 54)
Ka shumë mundësi se kjo i referohet vitit 1995, një periudhë kur njerëzit kishin një jetë relativisht më të mirë dhe kushtet e tyre nuk ishin aq të vështira. Vërtet, siç përshkruhet në këtë hadith, në këtë vit, njerëzit do të kenë të ardhura të mjaftueshme për të fituar për jetesë dhe kanë ca pasuri. Mirëpo, periudha 1997 dhe 1999 ishte një periudhë gjatë së cilës ekonomia u shkatërrua dhe varfëria u përhap. Në këtë kohë, mallrat humbën vlerën e tyre. Një ngjarje e tillë mund të ndodhë shumë shpejtë, siç sqarohet me shembullin e krizës ekonomike të Argjentinës në të kaluarën e afërt.
• Banorët e Egjiptit dhe Shamit do të vrasin sunduesin e tyre dhe trupat e tij... (Ibn Hajar al-Haythami, Al-Qaul al-Mukhtasar fi `Alamat al-Mahdi al-Muntazar, f. 49)
Kur e analizojmë historinë bashkëkohore të Egjiptit, shohim se një sundimtar ishte vrarë: Anvar Sadati, i cili sundoi Egjiptin nga viti 1970-81, ishte vrarë nga kundërshtarët e tij gjatë një parade ushtarake në vitin 1981. Udhëheqësit e tjerë Egjiptian të cilët janë vrarë janë kryeministrat Butros Gali (1910) dhe Mahmud Nukrashi Pasha (1948).
Fjala ‘Sham’ nuk përdoret vetëm për Damaskun, ngase ajo ka po ashtu kuptimin ‘i majtë’ dhe për kohë të gjatë përdorej për t’iu referuar atyre vendeve nga ana e majtë e Hixhazit (ku ndodhen qytetet e Mekës dhe Medinës). Shumë udhëheqës janë vrarë në atë pjesë të botës, në mesin e tyre kryeministrat e mëparshëm Sirian Salah al-Din Bitari (1920), Drubi Pasha (1921) dhe Muhsin al-Barazi (1949), Mbreti Abdullah i Jordanit (1951) dhe udhëheqësi i Falangës Libaneze Bashir Gemajel (1982).
• Populli i Shamit do t’i robëroj fiset e Egjiptit... (Ibn Hajar al-Haytahami, Al-Qaul al-Mukhtasar fi'alamat al-Mahdi al-Muntazar, f. 49)
Sot, vendet e këtij rajoni për të cilin bëhet fjalë përfshijnë Izraelin. Kjo është arsyeja pse ky hadith mund t’i referohet luftës midis Shtetit të Izraelit dhe Egjiptit dhe pushtimit të territorit Egjiptian.
On October 26, 1956, Israel attacked Egypt and began to occupy the Sinai Peninsula. The fighting ended shortly afterwards following in- tervention by the United Nations. |
Njerëzit do të bëjnë gara me njëri tjetrin në ndërtimin e ndërtesave të larta. (Buhariu)
Koha do të kalojë shpejt. (Buhariu)
Distanca të mëdha do të përshkohen për periudha të shkurta kohore. (Ahmedi, Musnedi)
Ora e Fundit nuk do të vjen para se koha të shkurtohet, viti duke qenë si një muaj, një muaj si një javë, një javë si një ditë, një ditë si një orë dhe një orë si ndezja e një flake. (Tirmidhiu)
Shekulli në të cilin ne jetojmë ka parë aftësinë e ndërtimit të aeroplanëve supersonik dhe aftësinë, duke iu falënderuar trenave dhe përmirësimeve tjera në mjetet e transportit, për të bërë udhëtime për pak minuta për të cilat dikur janë dashur muaj të tërë, dhe në komoditet të madh. Ajo që tregon ky hadith po ashtu po ndodhë në këtë mënyrë.
Komunikimi në mes të kontinenteve do të merrte javë të tëra qindra vite më parë, por tani është çështje e sekondave, duke iu falënderuar Internetit dhe përparimeve në teknologji. Mallrat për të cilat nevojiteshin javë të tëra për të arritur, pas një udhëtimi të gjatë, tani mund të dërgohen për një kohë shumë të shkurt. Me miliarda libra tani mund të shtypen për aq kohë që disa shekuj më parë do të nevojitej për të shkruar një letër të vetme. Po ashtu, zhvillimet tjera teknologjike nënkuptojnë se ne më nuk shpenzojmë shumë kohë për zierje, pastrim dhe përkujdesje ndaj fëmijëve.
Njeriu mund të vazhdoj të përmend shembuj të ngjashëm. E megjithatë, ajo që ka rëndësi këtu, natyrisht, është se shenjat e Fundit të Kohës, ashtu siç i paraqiti Profeti (saas) në shekullin e shtatë, tani po ndodhin një nga një.
• Fundi i kamxhikut të njeriut do t’i flas atij. (Tirmidhiu)
Kamxhiku njihet si një mjet që përdorej në kohërat e kaluara kur kalëroheshin apo drejtoheshin kafshët për ngarkesë si kuajt dhe devetë. Kur analizojmë me vëmendje këtë hadith, mund të shohim se Profeti (saas) bën një krahasim. Le t’i pyesim njerëzit që jetojnë në kohën e tanishme një pyetje: ‘A ekziston një mjet bashkëkohor që flet dhe i ngjason kamxhikut?’
Përgjigja më e logjikshme për këtë pyetje është telefoni mobil, me antenën e tij të gjatë apo pajisje të ngjashme të komunikimit. Nëse kujtojmë se telefonat mobil dhe satelitor janë zhvillime relativisht të vonshme, atëherë urtësia që qëndron pas përshkrimit të Profetit (saas) para 1,400 viteve bëhet madje edhe më e qartë. Ky është vetëm një tregues më shumë se ne jemi duke e jetuar Fundin e Kohës.
• Vet zëri i një personi do t’i flas atij. (Mukhtasar Tazkirah Qurtubi)
Porosia në këtë hadith është plotësisht e qartë: Dëgjimi i zërit të vet nga një person është një tjetër shenjë e Fundit të Kohës. Nuk ka dyshim se për ta dëgjuar njeriu zërin e vet, atij i duhet së pari ta regjistroj/incizoj atë dhe pastaj ta lëshoj për ta dëgjuar. Pajisjet për regjistrimin dhe reprodukimin e zërit janë produkte të shekullit njëzet. Ky zhvillim shënoi një pikë kthese shkencore dhe çoi në lindjen e industrive të komunikimit dhe medias. Reprodukimi i zërit është thuaja i përsosur tani, duke iu falënderuar teknologjive kompjuterike dhe laserike.
Thënë shkurt, pajisjet elektronike të kohës sonë, mikrofonat dhe altoparlantët, na mundësojnë që të regjistrojmë zërin dhe ta dëgjojmë atë dhe janë po ashtu shfaqje e asaj që rrëfehet në hadithin e mësipërm.
• Një dorë do të zgjatet nga qielli dhe njerëzit do të vështrojnë dhe do ta shohin atë. (Ibn Hajar Haytahami, Al-Qaul al-Mukhtasar fi'alamat al-Mahdi al-Muntazar, f. 53)
• Shenjë e asaj dite është një dorë që shtrihet nga qielli dhe njerëzit që ndalojnë për ta vështruar atë. (Al-Muttaqi al-Hindi, Al Burhan fi Alamat al-Mahdi Akhir al-zaman, f. 69)
Fjala Arabe për ‘dorë’ në hadithet më lart është ‘jed.’ Përveç kuptimit ‘dorë,’ fjalori po ashtu jap edhe kuptime si ‘fuqi, forcë, mjet, etj.’ Është e mundshme që në këto hadithe kjo fjalë është përdorur në këto kuptime.
Ideja e një ‘fuqie, force apo mjeti’ që zgjatet prej qiellit dhe vështrohet nga njerëzit mund të mos ketë shumë kuptim në kontekstin e kohërave të shkuara. Megjithatë, ajo hedh dritë të konsiderueshme në pajisjet si televizori, kamera dhe kompjuteri, të cilat janë bërë pjesë e domosdoshme e jetës bashkëkohore, siç përshkruhet në këto hadithe. Me fjalë të tjera, ‘dora’ që përmendet në këto hadithe përdoret në kuptimin e forcës. Ajo qartë i referohet fotografive që zbresin prej qiellit valë-valë, me fjalë të tjera, transmetimit televiziv.
• Jeta e njerëzve do të zgjatet. (Ibn Hajar Haytahami, Al-Qaul al-Mukhtasar fi'alamat al-Mahdi al-Muntazar, f. 43)
Kanë kaluar katërmbëdhjetë shekuj që kur Profeti (saas) e shpalli këtë lajm. Jetëgjatësia mesatare është shumë më e lartë tani se që ka qenë kurdoherë në historinë bashkëkohore. Një dallim i madh mund të shihet madje edhe në mes të shifrave për fillimin dhe fundin e shekullit njëzet. Për shembull, llogaritet që një foshnje e lindur në vitin 1995 do të jetojë rreth 35 vjet më gjatë se një foshnje e lindur rreth vitit 1900.11 Një tjetër shembull mahnitës për të njëjtën temë është se në të kaluarën shumë pak njerëz mbërrinin moshën 100 vjeçare, ndërsa tani kjo është një gjë shumë më e zakonshme.
Mehdiu është rilindja e moralit fisnik të Profetëve Sulejman (as) dhe Dhulkarnejn (as) në Fundin e Kohës, por në një shkallë tjetër më të gjerë. Manifestimet e moralit të tyre fisnik, shpirtëror, racional, shoqëror dhe mendor do të rishfaqen në Fundin e Kohës.
Epokat e Mehdiut dhe të këtyre dy Profetëve janë kohë kur morali fisnik Islamik praktikohet gjithandej. Të gjitha këto tri epoka janë të kënaqshme për Allahun. Kur’ani dhe hadithet e Profetit (saas) po ashtu i referohen kohëve të Bahtinasrit, Nimrodit dhe Faraonit, të cilat janë kohë të ligësisë dhe mosbesimit. Menjëherë pas këtyre kohëve të liga, Allahu bëri që morali Islamik të mbizotëroj. Ngjashëm, Zoti jonë do të ofrojë një kohë kur do të mbisundojë morali Islamik në Fundin e Kohës: Epokën e Artë.
Kjo Epokë e Artë do të jetë një reflektim madhështor i kohëve të Profetëve Sulejman (as) dhe Dhulkarnejn (as). Mehdizmi nënkupton mbizotërimin e paqes, lumturisë, dashurisë, vëllazërisë, mëshirës, sakrificës, sjelljes së njerëzishme dhe frymës së bashkëpunimit.
Këtu janë disa shembuj të ngjashmërive në mes të kohërave të këtyre dy Profetëve dhe Epokës së Artë.
Siç u theksua më herët, Profeti Sulejman (as) dhe Dhulkarnejni (as) bën që morali Islamik të mbisundojë në botë. Ata patën nën sundimin e tyre territore të mëdha dhe kishin forca të armatosura shumë të fuqishme. Kjo paraqet një ngjashmëri me Epokën e Artë.
Gjatë Epokës së Artë, morali Islamik do të sundojë botën po ashtu. Njerëzit do të konvertohen në Islam në numër të madh, ndërsa ideologjitë që mohojnë Allahun do të vdesin dhe Islami do të praktikohet ashtu siç praktikohej në kohën e Profetit tonë Muhammed (saas). Disa prej haditheve përshkruajnë Epokën e Artë si vijon:
Mehdiu do të zotërojë tërë botën. (Al-Muttaqi al-Hindi, Al-Burhan fi `Alamat al-Mahdi Akhir al-Zaman, f. 10)
Mehdiu do të pushtojë të gjitha vendet midis Lindjes dhe Perëndimit. (Ibn Hajar al-Haythami, Al-Qaul al-Mukhtasar fi `Alamat al-Mahdi al-Muntazar, f. 56)
Më herët ne përmendëm diturinë që Allahu ia dhuroi Profetit Sulejman (as), si aftësia për të sunduar xhinët dhe shejtanët, për të folur me zogj, për të dëgjuar komunikimin e milingonave dhe që kishte pushtet mbi erën dhe e përdorte bakrin ashtu siç dëshironte ai. Secila prej këtyre aftësive e veçon atë nga njerëzit e rëndomtë. Për Profetin Dhulkarnejn (as) Kur’ani thotë: ‘Kështu ndodhi dhe Ne dinim gjithçka për të’ (Surja Kehf: 91). Ai ishte njëri prej njerëzve të bekuar me dituri.
Mehdiu po ashtu do të ketë disa aftësi të posaçme. Në librin e tij Mevzuatu'l ulum (11/246), Taskopruluzade Ahmet Efendiu shkroi se Mehdiu do të posedojë ilm dhe xhafr (mjeshtërinë e parashikimit të së ardhmes përmes numrave). Një tjetër përshkrim thotë se:
Ai quhet Mehdi sepse atij i është dhënë udhëzimi për një situatë të panjohur për asnjë njeri. (Al-Muttaqi al-Hindi, Al-Burhan fi `Alamat al-Mahdi Akhir al-Zaman, f. 77)
Profeti jonë (saas) ka thënë se Mehdiu do të kuptojë gjuhën e kafshëve dhe do të ketë sundim mbi njerëzit dhe xhinët, pikërisht sikurse kishte Profeti Sulejman (as).
Mehdiu është një person i cili flet gjuhën e zogjve dhe kafshëve tjera. Prandaj, drejtësia e tij do të shfaqet mbi të gjithë njerëzit dhe xhinët. (Muhammad ibn ‘Abd al-Rasul Barzanji, Al-Isha‘ah li-ashrat al-sa‘ah, f. 188)
Më herët theksuam se Profeti Sulejman (as) ishte shumë paqedashës, i dashur, tolerant dhe falës në raportet e tij me vendet fqinje. Ai parapëlqente të zgjidhte problemet me anë të diplomacisë dhe përdorte mjete demokratike. Profeti Sulejman (as) krijoi një kulturë superiore dhe forcoi dominimin e tij përmes diplomacisë, artit dhe kulturës. Pavarësisht se kishte ushtri tepër të fuqishme dhe të papërballueshme, ai, megjithatë, kurrë nuk përdori forcën ushtarake. Profeti Dhulkarnejn (as), ishte po ashtu i njohur si ‘person i cili ndalon konfliktin dhe trazirat,’ dhe që u solli njerëzve paqe dhe qetësi. Prandaj, kohërat e këtyre dy Profetëve duken jashtëzakonisht të ngjashme me Epokën e Artë.
Në Epokën e Artë, njerëzit do të bëhen Muslimanë me vullnetin e tyre, morali Islamik do të mbizotërojë në mbarë botën dhe nuk do të ketë luftë. Përshkrimet për këtë epokë thonë:
Askush nuk do të zgjohet nga gjumi apo t’i rrjedhë gjak nga hunda. (Ibn Hajar al-Haythami, Al-Qaul al-Mukhtasar fi `Alamat al-Mahdi al-Muntazar, f. 42)
Mehdiu do të pasojë rrugën e Profetit. Ai nuk do të zgjojë një person që flenë apo të derdh gjak. (Muhammad ibn ‘Abd al-Rasul Barzanji, Al-Isha‘ah li-ashrat al-sa‘ah, f. 163)
Siç tregojnë këto hadithe, Mehdiu do të sjell moralin Islamik dhe paqen në mbarë botën dhe prandaj do t’ju jap fund të gjitha luftërave dhe dhunës. Ai do të punojë për të filluar një transformim kulturor dhe për t’i udhëzuar njerëzit drejt kodit moral Islamik. Gjatë asaj kohe, me lejen e Allahut, do të jetësohet ajeti në vazhdim:
Kur të vijë ndihma e Allahut dhe çlirimi (i Mekës) dhe t’i shohësh njerëzit duke hyrë në fenë e Allahut grupe-grupe, atëherë madhëroje me falënderim Zotin tënd dhe kërko falje nga Ai; se Ai është vërtet Pranues i madh i pendimeve. (Sure Nasr: 1-3)
Vendimet e shpejta, të arsyeshme të Profetit Sulejman (as) janë shembull i rëndësishëm për të gjithë besimtarët. Letrat që ai i shkroi Mbretëreshës së Sebes, në të cilat ai e nxiti atë dhe popullin e saj të fillojnë të besojnë në Allahun, treguan fuqinë e tij të komunikimit. Sjellja e fronit të Mbretëreshës së Sebes duke e përdorur një person i cili posedonte dituri nga Libri dëshmuan fuqinë e tij për vendim-marrje të shpejtë. Vendimi i Profetit Dhulkarnejn (as) për të ndërtuar një mur të fortë – aq të fortë sa të zgjaste deri në Fundin e Botës – kundër sulmeve të fiseve të Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve tregojnë fuqinë dhe racionalitetin e tij. Epoka e Artë do të jetë dëshmitare e ngjarjeve shumë të ngjashme.
Gjatë Epokës së Artë, njerëzit do ta përqafojnë Islamin dhe do të ketë aktivitete gjithëpërfshirëse, aktivitete të vrullshme drejt këtij qëllimi. Të gjitha kombet, njëra pas tjetrës, do ta pranojnë moralin Islamik dhe ideologjitë që e kundërshtojnë do të zhduken përmes veprimit të shpejtë dhe të qëndrueshëm. Të gjitha sistemet mizore do të groposen në rërën e kohës. Në fjalët e teologut të famshëm Islamik Muhyiddin Ibn Arabi:
Allahu do t’i jap aq shumë pushtet Mehdiut. Ai do ta çrrënjos mizorinë nga bota brenda natës, do të vendoset feja dhe Islami do të rilind. Mehdiu do t’ia kthej vlerën e saj të humbur dhe do të vie në jetë pas vdekjes së dukshme të saj... Njerëzit e padijshëm, koprracët dhe frikacakët pa dallim, do të jenë të dijshëm, bujar dhe të guximshëm... Ata do ta praktikojnë fenë si në kohën e Profetit Muhammed (saas)... (Muhyiddin Ibn Arabi, Al-Futuhat al-Makkia, f. 66; Muhammad ibn ‘Abd al-Rasul Barzanji, Al-Isha‘ah li-ashrat al-sa‘ah, f. 186)
Ne e dimë se Profeti Sulejman (as) u përqendrua në projektet e ndërtimit. Ai ndërtoi harqe të larta, statuja, enë të mëdha si cisterna dhe vaska të mëdha për zierje duke përdorur xhinët dhe shejtanët të cilët zbatuan urdhrin e tij. Çdokush i cili e pa pallatin e tij madhështor, në veçanti Mbretëresha e Sebes, e admiruan atë tej mase. Teknologjia që Profeti Dhulkarnejn (as) përdori për të ndërtuar murin ishte aq e përparuar sa që nuk mund të shkatërrohet, përveç nëse dëshiron Allahu.
Në hadithet e Profetit Muhammed (saas), njoftohemi se ndërtimi do të jetë i rëndësishëm gjatë Epokës së Artë. Gjatë kësaj epoke, paqja, qetësia dhe një qytetërim shumë i zhvilluar do t’ju sillet qyteteve. Për shembull:
Mehdiu punon në ndërtimin e Stambollit dhe vendeve tjera. (Ibn Hajar al-Haythami, Al-Qaul al-Mukhtasar fi `Alamat al-Mahdi al-Muntazar, f. 40)
Profeti Sulejman (as) përdori pasurinë e tij për të sqaruar fenë e Allahut dhe për të përhapur moralin Islamik në mbarë botën. Në vendet të cilat ai i pushtoi, ai së pari u bëri thirrje njerëzve që të besojnë në Allahun dhe në shpëtim. Letra të cilën ai ia dërgoi Mbretëreshës së Sebes, në të cilin ai e thirri atë dhe popullin e saj në Islam është dëshmi e fortë lidhur me këtë. Profeti Dhulkarnejn (as) posedonte po ashtu autoritet të fuqishëm, siç shihet nga fjalët e tij: ‘Ajo të cilën ma ka mundësuar Zoti im, është më e mirë se ajo.’ (Surja Kehf: 95). Ai përdori fuqinë e tij të madhe për të ndaluar rrëmujën.
Gjatë Kohës së Artë, njerëzit do të gëzojnë pasuri të madhe, mirëqenie dhe paqe. Mehdiu do të përdor tërë pasurinë e tij për të përhapur fenë e Allahut dhe do të pasojë normat morale fisnike dhe urdhrat e paqes në vendet ku ai do të dal fitimtar. Praktikat e pakrahasueshme të tij do të zbusin zemrat e njerëzve dhe do t’i udhëzojnë ata drejt parimeve morale Islamike. Kështu, për një periudhë shumë të shkurt kohe këto norma morale do të sundojnë botën.
Mehdiu do të qëndrojë në umetin (popullin) tim për së paku shtatë, apo ndoshta për tetë ose nëntë vite. Në ato vite umeti im do të jetojë një kohë lumturie aso që ata kurrë më parë nuk e kanë përjetuar. Nga qielli do t’ju zbres shiu rrëke, toka nuk do të mbaj asgjë nga bimësia e saj dhe do të ketë bollëk për të gjithë. (Taberaniu)
Para se t’i zotohen atij për besnikërinë e tyre, njerëzit do të shkojnë në turma atje ku banon ai dhe kushdo që shkon atje do të gëzojë bollëkun hyjnor. (Ibn Hajar al-Haythami, Al-Qaël al-Mukhtasar fi `Alamat al-Mahdi al-Muntazar, f. 25)