logo
HARUN YAHYA

Epoka e Artë

Profeti (Saas) Përshkruan Fundin E Kohës Me Tiparet E Tij Hyjnore

Shumë hadithe flasin për ekzistencën e një periudhe kur vlerat e Kur’anit do ta pushtojnë Tokën. Kjo periudhë, e njohur si Epoka e Artë, do të zgjas për më shumë se gjysmë shekulli dhe, në shumë mënyra, do t’i ngjasoj ‘Kohës së Bekuar’ të Profetit tonë (saas).

Sipas një hadithi, njerëzit do të jenë aq të kënaqur sa që do të kalojnë ditët e tyre pa pasur ndjenjën se si kalon koha dhe si ndërrohet dita me ditën tjetër. Ata do t’i luten Allahut t’ju zgjatë jetët për të përfituar më shumë të mira nga këto mirësi. Një tjetër hadith profetik thotë se:

Të rinjtë do të donin të jenë të rritur, ndërsa të rriturit do të donin të ishin më të ri... E mira bëhet edhe më e mirë dhe madje edhe të ligët trajtohen mirë. (Al-Muttaqi al-Hindi, Al-Burhan fi Alamat al-Mahdi Akhir al-zaman, f. 17)

Begatia E Pashembullt

Shumë hadithe zbulojnë se do të ketë një begati të pashembullt të prodhimeve dhe mallrave, të cilat të gjitha do të shpërndahen pa masë:

Gjatë kësaj (periudhe), umeti (populli) im do të çoj një jetë të tillë të rehatshme dhe të pabrenga që ata kurrë më parë nuk e kanë njohur. (Toka) do të mbijë prodhimet e saj dhe nuk do të mbaj brenda saj asgjë... (Ibn Maxhah)

Në fundin e kohës do të ketë një kalif (pasardhës) i cili do të jap pasuri madje pa e llogaritur atë. (Muslimi)

Banorët e qiellit dhe banorët e tokës do të jenë të kënaqur me të dhe nga toka do të mbijë aso bimësie sa të gjallët do të dëshironin që të vdekurit të mund të ktheheshin në jetë. (At-Tabarani and Abu Nu'aym)

Toka do të bëhet si një shportë argjendi me bimësi që rritet... (Ibn Maxhah)

Përparimet Teknologjike Do Të Sjellin Begati Në Epokën E Artë

Njerëzit do të korrin 700 masa gruri për secilën kokërr që mbjellin... Njerëzit do të hedhin ca grushte farë dhe do të korrin 700 grushte... Edhe pse do të bjerë shumë shi, asgjë s’do të shkojë dëm. (Ibn Hajar al-Haythami, Al-Qaul al-Mukhtasar fi `Alamat al-Mahdi al-Muntazar, f. 43)

Ky hadith i referohet një shtimi të prodhimit bujqësor që do të ndodhë në Fundin e Kohës përmes kalimit në bujqësinë moderne, zhvillimit të teknikave të reja bujqësore, shtimit të rezervave të farës dhe përdorimit të ujit të shiut në mënyrë më efikase përmes ndërtimit të pendëve të reja dhe liqejve artificial.

molecular farming, biotechnology, Golden Age

Kostoja E Lartë E Jetesës Dhe Varfëria Do Të Marrin Fund

Pasi që Epoka e Artë do të jetë një kohë e mirëqenies dhe pasurisë së madhe, gjithë njerëzit do të marrin më shumë se sa kanë nevojë. Asgjë s’do të matet as llogaritet.

Profeti jonë (saas) ka thënë se populli i tij do të jetojë në mirësi, në veçanti gjatë Ditëve të Fundit:

Do të vjen një kohë kur një person, me lëmoshë prej ari në dorën e tij, do të shkojë vërdallë, duke mos gjetur askënd (në nevojë) që të pranojë lëmoshën. (Mukhtasar Tazkirah Qurtubi)

Atëherë Umeti im do të bekohet, numri i kafshëve do të rritet/shtohet dhe toka do të jap frutat e saj. (Ibn Hajar al-Haythami, Al-Qaul al-Mukhtasar fi `Alamat al-Mahdi al-Muntazar, f. 26)

Padyshim se atëherë pasuria do të jetë e bollshme, duke rrjedhur sikurse uji. E megjithatë askush nuk do të denjojë të marr prej saj. (Mukhtasar Tazkirah Qurtubi)

Feja Do Të Kthehet Në Gjendjen E Saj Burimore

Një tjetër lajm që zbulohet nga literatura e Haditheve lidhur me Fundin e Kohës është se feja burimore më nuk do të keqkuptohet. Në Epokën e Artë, të gjitha keqkuptimet heretike që u futën në Islam pas Profetit (saas) do të largohen dhe feja do të rikthehet në gjendjen e saj burimore. Pikërisht si në rastin e Profetit, kërkesat e fesë do të plotësohen.

Pas vdekjes së Profetit tonë (saas) dhe të Shokëve të tij, historia shënon që herezi dhe forma të adhurimit që s’kanë lidhje me fenë u futën në fenë burimore dhe se hadithe dhe mendime të panumërta, shumica e të cilave kanë mbijetuar deri në ditët tona, u sajuan dhe iu atribuuan Profetit tonë (saas). Përkundër përpjekjeve më të mira të Muslimanëve të vërtetë për t’i larguar këto sajesa, shumë praktika të bëra në emër të Islamit sot nuk kanë bazë në Kur’an.

animals,pictures, Golden Age

Duke qenë Kur’ani i vetmi burim që mund të bëj dallimin në mes të praktikave të drejta dhe të gabuara, vetëm udhëzimi i tij mund t’i ekspozoj dhe largoj këto herezi të sajuara. Në këtë mënyrë, feja e vërtetë do të rishfaqet sërish.

Në Fundin e Kohës, Allahu do ta rikthejë fenë në gjendjen e saj burimore dhe do të bëj që morali i Kur’anit të mbisundojë. Kur të vjen kjo kohë, Ai do t’i mënjanoj të gjitha devijimet që pengojnë njerëzit të jetojnë në pajtim me fenë e Tij dhe do ta pastrojë Islamin nga të gjitha herezitë, besimet dhe format e rrejshme të adhurimit.

picture, pillar, Golden Age

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Parathënie
  • Shenjat e Ditës Së Fundit Në Kur’an
  • Fundi i Botës Dhe Shfaqja e Mehdiut
  • Epoka e Artë
  • Shenjat e Fundit Të Kohës Nga Surja Kehf
  • Profeti Sulejman (as)
  • Përfundim