Secila nga trilionat e qelizave të trupit tonë e përmbush detyrën e saj në mënyrë të përsosur, si rezultat i një plani të përkryer të Allahut, në mënyrë që ne të vazhdojmë jetën tonë pa asnjë vështirësi. Të zgjuarit çdo mëngjes për të shkuar në shkollë, të shijuarit e shijes së këndshme të mjaltit, frymëmarrja pa asnjë vështirësi, të vrapuarit dhe luajtja me shokët në oborrin e shkollës, të shkruarit, të lexuarit dhe mjaft gjëra të tjera që ju bëni janë vetëm në sajë të dashurisë, dhembshurisë dhe mëshirës së Allahut.
Ashtu si çdo gjë tjetër mbi tokë, Allahu ju ka krijuar në mënyrë të përsosur dhe ju ka dhënë çdo gjë që ju keni nevojë. Ajo çfarë ju mbetet të bëni është që ta falënderoni Zotin tonë, i Cili ju ka dhënë gjithë këto mirësi, të cilat janë dhurata më e vyer se çdo dhuratë tjetër që mund t'ju jepet në këtë botë.
Në këtë libër, ne do të mendojmë rreth trupit tonë. Do të shohim se, sa përsosmërisht dhe të ndërlikuar e ka krijuar Allahu trupin i njeriut. Pasi të keni lexuar librin, ju do ta doni akoma më shumë Allahun dhe do ta falënderoni Atë. Po ashtu, do të çuditeni me moskokëçarjen e madhe të njerëzve që ju rrethojnë, të cilët nuk mendojnë dhe nuk meditojnë, dhe do të jeni të etur për t'u treguar atyre çfarë keni mësuar, në mënyrë që edhe ata të jenë më të vëmendshëm ndaj këtyre mirësive.