Çdo njeri sprovohet në ktë botë deri në ditën e vdekjes. Për këtë shkak, të gjithë njerëzit duhet që çdo çast të jetojnë në pajtim me urdhrat e All-llahut, të përkujtojnë All-llahun, të kërkojnë kënaqësinë e All-llahut dhe të adhurojnë All-llahun.
Ky realitet sjell me vete një të vërtetë tjetër: nëse njerëzit disi largohen nga rruga e drejtë dhe shfaqin jofalenderim ndaj All-llahut në momentin e vdekjes, mund të bien nga provimi dhe e tërë jeta të mos i vlejë. Edhe nëse kalojnë tërë jetën e tyre ashtu që të fitohet kënaqësia e All-llahut, dhe rebelimi në çastin e fundit mund të shndërrohet në zero.
Gjithë myslimanët duhet që ta marrin këtë rrezik seriozisht, pasiqë shejtani, armiku më i madh i njeriut, nuk do të kursen asnjë moment që të sulmoj në pikat më të dobëta dhe në çastet e pakujdesshme, bile deri edhe në vetë çastin e vdekjes, që të largohen nga rruga e drejtë. Prandaj, çasti i vdekjes është moment i rëndësishëm. Dikush që thotë: “Paj, unë besoj në All-llahun. Aq shumë kam bërë që të fitoj miratimin e Tij. Me siguri se kam shpëtuar”, është në një gabim të madh, pasi që edhe në Kur’an thuhet se njeriu duhet lutur për shpëtim “...duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa” (Sexhde, 32:16) deri në çastin e fundit të jetës. Secili mysliman ftohet që të ketë parasysh këtë urdhër:
O ju që besuat, kine frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë myslimanë (besimtarë)!(Ali Imran, 3:102)
Besimi është njëra ndër begatitë më të mëdha të All-llahut, që shpie në lumturi dhe mirëqenie në këtë botë si dhe shpëtim në botën tjetër. Prandaj, si për çdo begati, duhet falënderuar All-llahun, pasi që Ai është që jep dhe mban ashtu siç do Ai. Atyre që All-llahu nuk iu ka dhuruar besimin kurrë nuk do të mund ta marrin, edhe nëse tërë bota do të përpiqej që të bëj që të besojnë, çka edhe në Kur’an thuhet:
Nëse ti (Muhammed) përpiqesh për t'i vënë në rrugë të drejtë ata (dije se), All-llahu nuk e udhëzon atë që e ka humbur, dhe për ata nuk ka ndihmëtar. (Nahl, 16:37)
Pra, nga mëshira e Tij besimtarët janë të shpëtuar nga mosbesimi. Prandaj, çdo mysliman duhet falënderuar në çdo lutje, ashtu siç u takon njerëzve të xhenetit:
...e ata thonë: "falënderojmë All-llahun që na udhëzoi për këtë (për iman, për punë të mira,na hoq zilinë, na futi në Xhennet), pse sikur të mos na drejtonte All-llahu, ne nuk do të dinim të udhëzohemi. (A’raf, 7:43)
Të falënderoheni për bekimet të lavdërohet All-llahu me gojë dhe me vepra në mënyrë që të fitohet kënaqësia e Tij. Pasiqë namazi është falënderim për besim, çdo mysliman duhet që të bëj namaz me kujdes të madh pasiqë falënderimi është një dhuratë e madhe, të bëjnë çdo gjë që të fitojnë kënaqësinë e Tij dhe të bëhen të devotshëm.
Nëse nuk e bëjnë këtë gjë, duke menduar gabimisht se statusi i tyre i besimtarit është se janë në rrugë për xhenet, apo nëse harrojnë se ata janë sprovuar, atëherë këto bekime mund të largohen. Ashtu siç është shpallur në Kur’an, zemrat e tyre mund të ngurtësohen dhe përfundimisht, mund ta mohojnë All-llahun. Në atë shkallë, krejt çka kanë bërë apo besuar deri në atë shkallë humb vlerën, dhe të gjitha shpërblimet anulohen. All-llahu tregon këtë realitet në disa ajete:
...E kush zmbrapset prej jush nga feja e tij dhe vdes si pabesimtar, ata i kanë zhdukur veprat e veta në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Të tillët janë banorë të zjarrit dhe në të do të qëndrojnë përjetshëm. (Bekare, 2:217)
Pasha All-llahun, ty të është shpallur, e edhe atyre para teje: "Nëse i bën shok (All-llahut), veprat tua janë të asgjësuara dhe ti do të jesh prej të humburve. (Zumer, 39 :65)
Ata që besuan ju thonë: "A këta ishin që u betuan në Zotin me betimin më të fortë të tyre se ishin me ju? I shkatërruan veprat e veta dhe aguan të dëshpëruar. O ju që besuat! Kush largohet prej nga feja e vet (i bën dëm vetes) s'ka dyshim se All-llahu do të sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve, që lufton në rrugën e All-llahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Kjo (cilësi e atij populli) është dhuratë e All-llahut që i jep atij që do. All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm.(Ma’ide, 5:53-54)
Në Kur’an, All-llahu na tregon se disa besimtarë më vonë mohojnë besimin e tyre dhe sa larg shmangen nga rruga e vërtetë:
Vërtet, ata që besuan e pastaj tradhtuan, përsëri besuan pastaj tradhtuan dhe e shtuan mosbesimin, All-llahu nuk u falë atyre as nuk i udhëzon në rrugë të drejtë. (Nisa, 4:137)
Ata, të cilët pas besimit të tyre u bënë pabesimtarë, e pastaj e shtuan mosbesimin, atyre kurrsesi nuk du pranohet pendimi. Të tillët janë mu ata të humburit.(Ali Imran, 3:90)
Ai gjithashtu përshkruan gjendjen e tyre në botën e pastajme:
Në ditën kur ka fytyra që zbardhen dhe ka fytyra që nxihen. E për sa u përket atyre fytyrave që janë nxirë (u thuhet): "A edhe pas besimit tuaj u bëtë pabesimtarë? Vuani pra, dënimin për shkak se ishit që nuk besonit!"(Ali Imran, 3:106)
Këto ajete tregojnë për rrezikun nëse braktiset feja dhe pasohet rruga e gabuar. Të tillët kalojnë një pjesë të jetës së tyre në besimin në ekzistencën e Tij dhe jeton në pajtim me urdhrat e Tij. Por më vonë, epshi i largon nga feja e All-llahut e deri në mohim. Si rrjedhim, ata bëhen jofetarë, bile edhe më jofetarë se tjerët, pasiqë kishin mësuar të vërtetën, e kishin pranuar e pastaj e braktisën. Për këtë shkak, e gjithë puna e tyre e mirë do të anulohet. (All-llahu e di më së miri) Prandaj, njerëzit nuk duhet që të harrojnë bile as një moment të vetëm se në këtë botë ata janë të vënë në sprovë dhe shejtani do të përpiqet që t’i josh në rrugë të gabuar përmes pëshpëritjeve dhe dyshimeve në mendje se këto sprova nuk do të mbarojnë kurrë. Mohimi i All-llahut pas besimit në Të është rrugë për në agoni të pafund.
Bile, këta njerëz jetojnë një jetë të mjerë. Edhe nëse kanë fituar një masë të pasurisë materiale dhe komfor, ata vuajnë shpirtërisht për tërë jetën. Pasi që ata e dijnë të vërtetën, ata mundohen çdoherë që të bëjnë presion në ndërgjegje; sido që të jetë, ndjenjë e fajsisë çdoherë do t’ia djeg shpirtin. Por dhembja që përjetojnë në këtë botë nuk krahasohet me atë që kanë për të përjetuar pas vdekjes. Për këtë Kur’ani zbulon:
Ata që nuk besuan dhe vdiqën si mosbesimtarë, asnjërit prej tyre nuk do t'u pranohet për kompensim, qoftë edhe plotë faqen e dheut ari. Ata i pret dënim dhimbshëm dhe për ta nuk ka ndihmëtarë.(Ali Imran, 91)
Pasiqë ekziston ky rrezik, besimtarët duhet të jenë të kujdesshëm deri në çastin e fundit të jetës së tyre. Duhet që të rezistojnë çdoherë. Momentin që mendojnë se kanë bërë mjaft që të arrihet jeta e amshueshme, mund të fillojnë që të braktisin fenë. Siç thuhet edhe në Kur’an: “Jo, është e vërtetë se ai i kalon kufijtë, për shkak se e ndien veten të pavarur.” (‘Alek, 96:6-7)
Pra, çdoherë përkujtoje këtë rrezik dhe vepra në mënyrë që ta fitosh kënaqësinë e All-llahut. Sprovat e kësaj jete do të zgjasin deri në çastin më të fundit të jetës.
Njerëz me pak apo aspak besim mund të jetojnë në mesin e myslimanëve sikurse kurrgjë nuk ka të keqe, në dukje duke pasuar rregullat e fesë. Por, All-llahu ka krijuar sprova të caktuara që të shfaqet karakteri i tyre i vërtetë. Myslimanët që me durim sprovohen nga vështirësitë, uria, nevoja, sëmundja apo humbje të pasurisë apo të të dashurve, bëhen të fortë; e ata që kanë zemrën e sëmurë i afrohen edhe më tepër mosbesimit në çdo moment.
Pra, edhe një herë e shohim rëndësinë e secilit moment. Disa njerëz mund të jetojnë një pjesë të madhe të jetës së tyre në besim në All-llahun, promovim të fesë dhe bëjnë vepra të mira. Por nëse ndalen së vepruari sipas ndërgjegjes së tyre, shndërrohen në njerëz të shkujdesur dhe zemërgur, nuk do të jenë në gjendje të shfaqin mendjehollësinë e tyre kur duhet. Brengat e kësaj bote mund të mbizotërojnë ndjenjën e tyre për të kërkuar kënaqësinë e All-llahut, një çështje që i shpie në mosbesim.
Shumë ajete tregojnë për përpjekjet e të dërguarve që të mbrojnë të pafajshmit nga shoqëria agresive dhe mbrojtjen e fesë së All-llahut. Atëherë, kjo përpjekje ishte akt i rëndësishëm adhurimi. I dërguari ynë savs ishte angazhuar në një luftë të rreptë kundër shoqërisë së tij jobesimtare. Çdo luftë e ndërmarrë me urdhër të All-llahut dhe të të dërguarit savs është përgjegjësi fetare. Kur’ani thotë se ata që tentojnë të ikin tregon se ata janë larguar krejtësisht nga besimi.
Sot, lufta e myslimanëve kundër jobesimtarëve bëhet në sferën e ideve. Kjo luftë tenton që t’i përgënjeshtron të gjitha argumentet e atyre që përdorin shkencën për të mohuar ekzistimin e All-llahut. Secili mysliman ka përgjegjësi të madhe, dhe asnjëri nuk mund të mbetet në prapavijë apo i papërfshirë. Në Kur’an, All-llahu thotë se ata që e bëjnë këtë i kanë zemrat e ngurta:
E kur zbritët një kaptinë (që thotë): të besoni All-llahun dhe luftoni së bashku me të dërguarin e Tij, ata të pasurit kërkuan leje prej teje dhe thanë: "Na le të mbesim me ata që rrinë!" U pajtuan të mbesin me ata që nuk vajtën (në luftë). Po zemrat e tyre janë mbyllur, andaj ata nuk kuptojnë. (Teube, 9:86-87)
Shembull tjetër është i atyre që gjejnë arsyetime kur të përballen me vështirësi dhe shuan shpirtin e vet duke u përpjekur që t’i largohet përgjegjësisë së vet:
Sikur të ishte fitim i afërt dhe udhëtim mesatar, ata (hipokritët) do të vinin pas teje, por për ta ishte largësi e vështirë. Ata do të betohen në All-llahun: "Sikur të kishim pasur mundësi, do të dilnim me ju". E shkatërrojnë veten e tyre; All-llahu e di se ata janë rrenacakë. (Teube, 9:42)
Këta shembuj nga periudha e të të dërguarit savs dhe nga periudha e profetëve të mëhershëm tregojnë për një realitet shumë të rëndësishëm: All-llahu sprovon vazhdimisht njerëzit dhe ka krijuar një fushë ndarëse ndërmjet atyre që flasin të vërtetën dhe ata që gënjejnë. Derisa myslimanët shfaqin fortësi dhe përcaktim në kohërat e vështira dhe frustrime, të dobëtit zbulojnë veten dhe largohen nga feja. Shembull i tillë ka ndodhur gjatë kohës së të dërguarit savs, kur zhvillohej luftë në mes myslimanëve dhe jobesimtarëve. Sipas Kur’anit, disa myslimanë shfaqën dobësi atëherë dhe në kokë u silleshin mendime shqetësuese, duke menduar tjetër gjë e jo në të vërtetën për All-llahun. Në këtë kohë të vështirë, shejtani tentonte që t’i largonte këta myslimanë nga rruga e drejtë:
Vërtet, ata që u zmbrapsën prej jush ditën e ndeshjes së dy grupeve (besimtarë dhe idhujtarë në Uhud), ata vetë djalli i shtyri të rrëshqasin me disa punë të tyre që i bënë, po All-llahu ua fali atyre gabimin; All-llahu është mëkatfalës dhe i butë. (Ali Imran, 3:155)
Kjo ngjaje përmban porosi të rëndësishme për besimtarët: All-llahu ka premtuar se njerëzit do të sprovohen ashtu që të ndahen të mirët nga të ligët, dhe se e vetmja rrugë që të kalohen këto momente të vështira është besimi i fortë dhe i sinqertë në All-llahun. Sigurisht, All-llahu i bën të lehta për shërbëtorët e Tij të devotshëm, dhe vendos një ndjenjë mirëqenie dhe sigurie në zemrat e tyre gjatë të gjitha vështirësive. Por duhet të mos harrojmë se premtimi i Tij për të sprovuar njerëzit në këtë botë dhe të ndajë të mirën nga e keqja është gjë e sigurt:
A mos menduat se do të mbeteni anash (pa u provuar), e pa u sqaruar te All-llahu ata që luftuan prej jush dhe, përpos All-llahut, pos të dërguarit të Tij dhe pos besimtarëve, nuk morën ndonjë të jashtëm mik intim. All-llahu e di hollësisht atë që bëni ju. (Teube, 9:16)
A menduan njerëzit të thonë: "Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?" Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t'i dallojë ata që e thanë të vërtetën do t'i dallojë dhe gënjeshtarët. (Ankebut, 29:2-3)