Më herët, treguam se pa marrë parasysh gjendjen e brendshme, nuk ka ndryshim në karakterin moral të myslimanit. Ata që nuk kanë besim apo e kanë zemrën e sëmurë nuk mund t’i përballen vështirësive, pasiqë e kanë durimin e kufizuar dhe kanë pikën e ultë të vlimit. Ndonjëherë, edhe gjëja më imtë mund të ngrit tensionin, që shkakton tërbimin e tyre, sharje, fillojnë grindje, fyerje të menjëhershme, shfaqin agresivitet dhe dhunë. Ata që janë zakonisht të hareshëm, të buzëqeshur dhe gazmor në rrethanat normale pësojnë ndryshim të përnjëhershëm të karakterit gjatë kohërave vështira. Ata shndërrohen në njerëz agresivë, të padisponuar, kokëfortë dhe të ngrysur. Kur myslimanët flasin me kujdes rreth të vërtetës dhe bukurisë, jobesimtarët zgjedhin të sulmojnë, dhe në këtë mënyrë zbulojnë fytyrën dhe karakterin e vërtetë.
Ajo që mund ta zbuloj karakterin e tyre të vërtetë mund të jetë mbetja papritmas papunë, ndonjë sëmundje, aksident, fatkeqësi etj. Nëse mbesin pa shtëpi për dy ditë apo mbesin pa gjumë, apo rehatia e zakonshme iu mungon, brengosen. Në Kur’an, All-llahu përshkruan karakterin jofisnik që ata tregojnë në kohërat e vështira:
E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, e nderon dhe e begaton, ai thotë: "Zoti im më ka nderuar!" Por, kur për ta sprovuar ia pakëson furnizimin (e varfëron), ai thotë: "Zoti im më ka nënçmuar!"(Fexhr, 89:15-16)
Pra, All-llahu sprovon edhe jobesimtarët duke i begatuar si dhe duke ia u pakësuar furnizimin sipas vullnetit të Tij. Në situatën e tillë, myslimanët mbajnë besimin në All-llahun dhe i mbesin falënderues Atij, derisa jobesimtarët reagojnë menjëherë dhe bëhen mosmirënjohës. Ata nuk janë të vetëdijshëm se janë në sprovë, humbasin edhe këtë edhe botën tjetër.
Jobesimtarët reagojnë në sprova duke u brengosur apo duke shkuar aq larg sa të bëjnë vetëvrasje apo të gjejnë strehim në alkool apo drogë. Asnjëri nuk e merr parasysh arsyen e vështirësisë së tyre dhe nuk mendojnë për dobitë që rrjedhin nga ajo (vështirësia). Sido qoftë, All-llahu bezdis jobesimtarët me vështirësi ”...në mënyrë që të tërhiqeshin nga rruga që praktikonin”(Zuhruf, 43:48). Me fjalë tjera, Ai i shpie në kohëra të vështira, ashtu që të ktheheshin në rrugë të drejtë, të pendohen dhe të besojnë me zemër. Por shumicën e kohës, këto vështirësi dhe frustrime vetëm sa u ngurtëson edhe më shumë zemrat e tyre dhe mohojnë edhe më shumë All-llahun.
E pse të mos përuleshin kur ju erdhi atyre dënimi jonë? Por zemrat e tyre ishin ngurosur, po edhe djalli ua hijeshoi atë që bënin. Meqë lanë pas dore atë me çka u këshilluan (t'i i drejtohen Zotit), Ne ua hapëm dyert e çdo gjëje (begatie) derisa kur u gëzuan për atë që ju kishte dhënë, i kapëm befas, e ata mbetën të zhgënjyer. (En’am, 6:43-44)
Botëkuptimi i myslimanëve mbi fshehtësinë e sprovave u jep lumturi dhe ndjenjë të mirëqenies, derisa të tjerët që janë dhënë pas kësaj bote jetojnë të frustruar, në dhimbje, dhe degjenerim moral. Derisa myslimanët kënaqen në frutat e durimit të tyre, ata që jepen pas kësaj bote dhe besojnë se do të jetojnë gjatë në këtë botë dhe nuk janë të vetëdijshëm se janë vetëm në sprovë dhe për këtë arsye përjetojnë frustrim dhe dhimbje nga mosdurimi, mosbesimi, egoizmi, zilia dhe ambiciet e kësaj bote. Kjo dhimbje shfaqet në çdo çast të jetës së tyre. Për shembull, çdo gjë që bëjnë është e pavlerë dhe e trishtueshme, si dhe joaftësia që të dallojnë se çfarë është e mirë dhe të shijojnë kënaqësinë që sjell morali i lartë.
Ata as nuk kanë nder e as moral, jeta e tyre sundohet nga hipokrizia. Gabimi më i madh i tyre është se mendojnë çdo kohë vetëm për vetveten. Si rezultat, ata mendojnë se të qenit ziliqar dhe vetjak sjell dobi dhe nuk shohin dëmin që rrjedh nga sjellja e tillë. Në fakt, ata që mendojnë kështu humbin të dy botërat. Jobesimtarët kanë humbur begatitë e pafundme të xhenetit; por çka është edhe më e rëndësishme, ata kanë humbur kënaqësinë dhe mëshirën e All-llahut. Siç thotë Kur’ani, me të vërtetë kjo është një humbje e madhe:
Ai është që juve ju bëri zëvendësues në Tokë, e kush nuk besoi të keqen e mosbesimit e ka kundër vetes; dhe mosbesimi i jobesimtarëve nuk u shton tjetër te Zoti i tyre vetëm se urrejtje të fortë dhe jobesimtarëve nuk u shton tjetër, mosbesimi i tyre vetëm se dëshpërim.(Fatir, 35:39)
Ky ajet është mjaft mësimdhënës duke parë jobesimtarët paanësisht nga jashtë. Për shembull, prishja shpirtërore e dikujt që grabit jetimin apo grabit pasurinë e të varfrit dhe përdorë këtë pasuri të ndaluar që të blej tesha nuk kalon pa u vërejtur. “... Kështu All-llahu lëshon dënimin mbi ata që nuk besojnë.“(En’am, 6:125) Kjo prishje ndoshta nuk është e dukshme nga jashtë, por nga aspekti shpirtëror mund të vërehet nga ata që kanë frikë dhe respektojnë All-llahun. Këta njerëz përballen me prishje shpirtërore: janë të poshtër edhepse kanë para dhe pasuri dhe nuk ushqejnë të varfrit dhe nevojtarët. Por, edhe nëse ndihmojnë, lënë mbresën se të obligojnë që t’iu kthehet. Përshkrimi kuranor për ta (të pamoralshmit, ushqehen me ushqim të ndaluar, grumbullojnë para pa dhënë lëmoshë, dhe shpenzojnë paratë në mënyrë të ndaluar) ngjallin ndikim në besimtarët.
A e ke parë ti (a e sheh) atë, që përgënjeshtron përgjegjësinë dhe llogarinë në botën tjetër? Po ai është që e përzë në mënyrë të vrazhdë bonjakun. Dhe që nuk nxit për të ushqyer të varfrin.(Ma’un, 107:1-3)
Ne shpesh shohim fytyrat e këtyre njerëzve, që pasurohen në mënyra ilegale dhe të pandershme. Tregojnë shenjat se kanë fituar pasurinë duke vrarë, korruptuar, dhe mashtruar; kanë bërë përfitime të mëdha padrejtësisht; plaçkitin bonjakun dhe nuk japin as të varfrit e as nevojtarit; dhe veshin nga njerëzit të mirën dhe dinjitetin. Derisa përpiqen të të bëhen të mirë,, janë të rrethuar me prishje shpirtërore dhe zymtësi të thellë e të errët. Kjo është shenjë e jondershmërisë, mëkateve dhe imoralitetit. All-llahu përdorë fjalën “nënçmim“ për të përshkruar këtë zymtësi dhe prishje, që është e dukshme në ta:
Atyre që bëjnë vepra të mira, u takon e mira (xhenneti) edhe më tepër (e shohin All-llahun). Fytyrat e tyre nuk i mbulon pluhuri i zi as nënçmimi, ata janë banues të xhennetit, aty janë përgjithmonë. E ata që bënë të këqija, dënimi i së keqes është aq sa është ajo, ata i mbulon poshtërimi. Ata nuk mund t'i mbrojë kush nga All-llahu, fytyrat e tyre, porsi t'i kishte mbuluar ndonjë copë e errët e natës. Ata janë banues të përjetshëm të zjarrit.(Junus,10:26-27)
Siç tregojnë këto ajete, bukuria e atyre me moral të lartë rritet derisa imoraliteti mbulon fytyrën e jobesimtarit sikurse errësira e natës. Është e domosdoshmëri e kësaj bote sprovash dhe testesh që All-llahu të shpërblejë njerëzit sipas veprave të tyre. Ata që kanë punuar mirë do të shpërblehen me të mirë; e ata që kanë bërë ligësira, do të shpërblehen me të liga. Besimtarët neveriten nga sjellja dhe qëndrimi i jobesimtarëve.
Për shembull, nëse mysafiri shkon në shtëpinë e jobesimtarit, çdo veprim i nikoqirit do ta bën mysafirin të mos ndihet rehat. Pa marrë parasysh se sa mirë duket ushqimi i ofruar, nuk i duket ashtu mysafirit i cili e njeh moralin e nikoqirit dhe se tërë jetën e ka kaluar në kundërshtim me urdhrat e All-llahut. Padrejtësia e bërë bonjakëve dhe varfërve len shumë larg ushqimin dhe pijen e ofruar. Besimtarët më shumë do të preferonin që të kenë gjyveç pa mish me para hallall sesa biftek të shijshëm me para haram. Mysafirit i ofrohet që të ulet në kolltuk. Por pasi e di se paratë që janë dhënë për ta blerë atë kolltuk, kurrë nuk do të ulej. Ai do të kuptoj se çdo gjë që është blerë në atë shtëpi është blerë me shfrytëzim të padrejtë të grave, fëmijëve dhe pleqve të varfër. Edhe nëse çdo gjë do të jetë shumë e pastër, do të jetë një kutërbim shpërndarës të prishjes shpirtërore që do ta bënte mysafirin që të ndihet keq. Kur’ani thotë se ata që hanë ushqim haram dhe dëgjojnë gënjeshtarët do të jenë të poshtëruar në të dy botët, dhe se edhe njerëzit tjerë do ta shohin këtë poshtërim.
...Po atë që All-llahu do, ta humbë, ti nuk mund të bësh asgjë për te (nuk mund ta shpëtosh). Janë ata të cilëve All-llahu nuk deshi t'iu pastrojë zemrat (prej kufrit). Janë ata që në këtë jetë kanë poshtërim, kurse në jetën tjetër kanë dënim të madh. Janë ata që i përgjigjen të pavërtetës dhe hanë shumë haramin (ryshfetin). Në qoftë se vijnë te ti (për ndonjë gjykim), gjyko mes tyre ose hiqu tyre. Nëse prapsesh prej tyre (nuk gjykon), ata nuk mund të sjellin ty kurrfarë dëmi. Po nëse gjykon mes tyre, gjyko drejtë; All-llahu i do të drejtit. (Ma’ide, 5:41-42)
Në të vërtetë, këta njerëz janë të pakënaqur si me veten ashtu edhe me tjerët si vetë, pasiqë në ta shohin mizorinë dhe sjelljen e vet të pamoralshme. Pasi që me vetëdije punojnë atë që All-llahu e ka ndaluar, ata duken të paturp. Sot, ata që më së shumti janë të pacipë janë ata që angazhohen në prostitucion dhe të tjerët që fitojnë nga kjo. Ata që punojnë në këtë profesion të jomoralshëm shpejt largohen nga njerëzia dhe përfundimisht arrijnë në pikën ku nuk kanë më as mirësi e as dinjitet. Prostitucioni nxit meshkujt dhe femrat që të bezdisin të tjerët, dhe All-llahu i shqetëson ata me sëmundje, bezdisje, fatkeqësi, humbje, poshtërim dhe neveritje. Nënçmimi e tyre është gjë e qartë për të gjithë.
Në Kur’an, All-llahu përshkruan gjendjen e tyre në xhehenem atyre që kuptojnë fshehtësinë e sprovave të kësaj bote. Të rrethuar nga zjarri, e tëra që mund të bëjnë është të shikojnë habitur paraqitjen e shpejt të besimtarëve që kanë fituar begatitë e pafundme të All-llahut. Këta njerëz përjetojnë humbje të madhe si dhe ata afër tyre. Kur’ani thotë:
Do t'i shohësh ata duke iu afruar atij (zjarrit) të frikësuar nga nënshtrimi, se si e shikojnë me bisht të syrit tinëzisht (me një shikim të vjedhur). Ata që besuan do të thonë: "Vërtet, të humbur në ditën e kiametit janë ata që e humbën vetveten dhe familjen e vet!" Ta dini pra, se mizorët janë në dënim të përjetshëm.(Shura, 42:45)