Në këtë moment, çdo njeri është duke shkuar çdo herë e më afër momentit të vdekjes. Vdekja nuk respekton moshën, ajo është larg, si tek i riu ashtu edhe tek plaku. Një 68 vjeçar që është duke pritur vdekjen i shtrirë në shtrat, është afër vdekjes poashtu si një femër 18 vjeçare duke kaluar rrugën. Aksidenti mund të shkaktohet në kalimin për këmbësorë, kështu ky moment mund të jetë i fundit për të dytë... Kjo është njëra ndër realitetet më të rëndësishme në jetën njerëzore.
Gjithsesi, secili është i përfshirë në garë për të bërë sa më shumë për jetën e ardhshme ashtu siç munden në kohën e caktuar të tyre në këtë botë. Ashtu siç thotë Beduizzamani, ‘Kjo botë e përkohshme është sikurse shesh. Është vend i këshillave, dhe shitblerjes.’11. Me fjalë tjera, njerëzit mund të bëjnë diçka shumë të dobishme duke bërë tregti dhe të marrin kompensim të pafund në jetën e ardhshme për atë që e kanë bërë në këtë botë.
Këtu njerëzit me mendje të shëndoshë duhet që të dëgjojnë zërin e ndërgjegjes së tyre dhe të kenë parasysh se All-llahu i sprovon vazhdimisht. Në këtë rrugë që duket mjaft e vështirë, All-llahu shpalli Kur’anin si udhërrëfyes për çdo njeri si dhe ka dërguar profetë dhe myslimanë të devotshëm që të tregojnë rrugën e drejtë. Pa marrë parasysh se me çfarë vështirësie përballen, ata që i kthehen All-llahut me zemër të çiltër do t’u dhurohet lehtësim në rrugën për shpëtim. Me fjalë të tjera, njëra ndër fshehtësitë të këtyre sprovave është se janë të mbushur me plot mundësi për secilin besimtar.
Që nga tash, e vetmja gjë që besimtarët duhet të bëjnë është që të vëzhgojnë ‘kaderin’ duke u shpaluar dhe të përvetësojnë karakterin e myslimanit të devotshëm, ashtu siç është shpallur në Kur’an. Kur’ani përshkruan gjendjen e atyre që mbeten gjithmonë besnik All-llahut dhe shfaqin durim dhe përcaktim gjatë rrugës së tyre për në jetën e ardhshme, në këtë mënyrë:
E sa profetë pati që së bashku me të luftuan turma të mëdha besimtarësh dhe për atë që i goditi në rrugën e All-llahut, ata nuk u dobësuan dhe nuk u përulën. All-llahu i do durimtarët. Fjala e tyre nuk ishte tjetër pos vetëm të thonin: "Zoti ynë, na i falë mëkatet tona dhe lëshimet në punët tona dhe na forco në vendet tona (në luftë), ndihmona kundër popullit jobesimtar!" Ndaj All-llahu ua dha atyre shpërblimin e kësaj bote dhe shpërblimin më të mirë të botës tjetër; All-llahu i do punëmirët. (Ali Imran, 3:146-148)
Me çfarë je preokupuar gjatë jetës: me brengosje se si do të regjistrohesh në fakultetin e preferuar, si ta gjesh një vend pune të mirë, bashkëshort/e për qejfi, për të fituar shumë para...? Çfarë je munduar të arrish: famë, pasuri, reputacion...?
Derisa je munduar që t’i arrish këto synime, a të ka ra ndërmend ndonjëherë kjo e vërtetë: se të gjitha këto caqe janë të përkohshme, dhe se asnjërën nuk do ta marrësh me vete pas vdekjes. Pas vdekjes, çfarë do të ndodh? Do të kalosh në botën e pastajme, ku e vetmja gjë që do të jetë e dobishme do të jenë veprat e punuara në këtë botë që kanë pasur qëllim që të fitohet kënaqësia e Al-llahut.
Kur’ani thekson se kjo botë është “vend sprovës” që do të përcaktojë vendin e secilit në jetën e pastajme. Gjatë këtyre sprovave, i zbulohemi njeri tjetrit si dhe All-llahut, se kush jemi në të vërtetë.
Ata që arrijnë të kuptojnë këtë fshehtësi dhe jetojnë duke e ditur se janë në sprovë do të fitojnë një begati të amshueshme: kënaqësinë e All-llahut në xhenet.
11 Bediuzzaman Said Nursi, Përmbledhja Risale-i Nur, Fjalët, Fjala e dhjetë, Aspekti i dymbëdhjetë.