Njeriu si çdo krijesë tjetër është krijuar nga Allahu për një qëllim. Qëllimin e krijimit të tij dhe se si duhet të kalojë jetën e kësaj bote, më së miri e tregon udhëzuesi, këshilltari që ka zbritur nga ana e All-llahut, Kur’ani famëlartë, në të cilin Allahu thotë: “A menduat se Në ju krijuam kot dhe se nuk do të ktheheni ju te Ne?” (Mu’minun, 23:115) Siç shihet në këtë ajet njeriu qenka krijuar për një qëllim. Se cili është qëllimi i krijimit të tij, All-llahu na bën me dije ku thotë: “Unë nuk i krijova njerëzit dhe xhinët për asgjë tjetër vetëm që t’më adhurojnë” (Dharijatë, 51:56). Pra sipas këtij ajeti njeriu qenka krijuar vetëm ta adhurojë All-llahun.
Jeta e njeriut zgjatë rreth 60-70 vjet. Porsi ora e rërës, jeta kalon në mënyrë të vazhdueshme. Në këtë botë çdo gjë qëndron vetëm sa e ka caktuar All-llahu. Kurse këtë caktim nuk mund ta dijë askush përpos Tij. Këtu hyn dhe jeta e njeriut që nuk mund ta ndryshojë askush.
Kur të vije koha një ditë do të shkatërrohet çdo gjë që ekziston në këtë gjithësi, ku do të mbizotëroj vetëm Zoti bujar. Pra në këtë botë, çdo gjë qenka kalimtare e përkohshme. Por bota tjetër është e përhershme dhe e paskajshme. Kjo botë në të cilën jetojmë ne, është si një përjetim ku edhe këtë e thotë All-llahu në Kur’an: “E jeta e kësaj bote ndaj botës tjetër nuk është tjetër vetëm se një përjetim (i shkurtër)”. (Rra'd, 13:26). Siç shihet edhe nga ajeti kuranor kjo botë qenka vetëm një përjetim i përkohshëm. Kurse bota tjetër e përhershme e cila nuk do të ketë fund kurrë. Në rregull, por pse po themi që kjo botë ku gjendemi është kalimtare? Sepse çdo gjë që gjendet në të nga dita në ditë shkon drejtë prishjes, shkatërrimit dhe vjetrimit. Koha çdo gjë e dërgon kah shkatërrimi dhe ata të cilët lidhën pas këtyre gjërave kaluese janë në një humbje te madhe. Prandaj edhe i dërguari ynë savs ka këshillua njerëzit që të kenë mendjen tek vdekja duke thënë: “Ata që ia vejnë veshin vdekjes dhe përgatitën për të, ata janë më të mençurit.”1.
Dijetari islamik Bediuzzaman Said Nursi vazhdimisht lexuesve të vet u ka theksuar përkohshmërinë e kësaj bote dhe që njeriu duhet të bëjë përpjekje serioze për të fituar botën e pastajme:
“Kjo bote është si një han e sa për njeriun, ai do të qëndroj aty shumë shkurt. Ai është mysafir me shumë detyra dhe gjatë jetës së tij të shkurtër duhet përgatitur të gjitha gjërat e nevojshme për jetën e amshueshme”2.
Dijetari që e përshkruan jetën e kësaj bote si një “fjetore të përkohshme” në një shembull tjetër thotë kështu: “Ekzistenca njeriut nuk i është dhënë që ta fitoje jetën e kësaj bote sikur kafshët”, dhe vazhdon duke thënë;
"O shoku im dhe epshi im! Mblidhni mendtë. Mos e harxhoni në këtë jetë të përkohshme kapitalin dhe talentin e jetës tuaj sikur kafshët bile edhe më poshtë se ato. Sepse kafshët vetëm sipas rrethanave të kësaj bote jetojnë dhe çfarë është bota tjetër nuk e dinë” 3.
Pra, pas gjitha këtyre fjalëve të dijetarit islam jeta e kësaj bote qenka e përkohshme ku njeriu nuk duhet të jepet pas bukurive, vlerave të përkohshme dhe epsheve që gjendën në të. Mos të harrojmë se njeriu me këto bukuri, stoli vazhdimisht është duke u sprovuar. Ai nëse nuk jepet pas tyre, atëherë a ka fituar lumturinë dhe kënaqësinë në të dy botët.
Njeriu në këtë botë sprovohet me durim, që treguar gjatë situatave që i përjeton. Kur t’i ndodh diçka çdo herë duhet ta dijë se kjo është nga Allahu. Por vetëm kjo s’është e mjaftueshme; por duhet besuar në All-llahun me një besim të paluhatshëm. Nuk mjafton vetëm të thotë “Besova”. Ai duhet të mos gënjejë, të mos shajë, te mos bëj zina,etj. dhe të largohet nga të gjitha ato punë që i ka ndaluar Kur’ani, sepse nëse i vepron ato punë që i ka ndaluar i Lartëmadhërishmi në botën tjetër do të jetë nga të hidhëruarit. Në botën tjetër nuk do të mbesë asgjë e fshehur nga veprat që ka vepruar në këtë botë. Të gjitha do të dalin në shesh dhe llogaria për veprat që ka vepruar do të bëhet në mënyrë shumë korrekte. Siç thuhet në Suren Nisa, 4:49: “All-llahu vlerëson atë që do dhe nuk bën padrejtë asnjë fije”. Ata që kanë vepra të mira do të hynë në bukuritë që ka përgatitur All-llahu xh sh për ta, kurse ata që kanë bërë vepra të këqija do të përballohen me zjarrin e xhehenemit, e sa i keq është ai. Shkuarja në këto dy vende bëhet sipas veprave që i punon njeriu në këtë botë. Sepse Allahu jetën e shkurtër të kësaj bote e ka krijuar që t’i sprovoj njerëzit se cili nga ata është më vepër mirë. Këtë të vërtetë Allahu në suren Mulk, 67:2 e thotë kështu:
Ai është që krijojë jetën dhe vdekjen për t’iu provuar se cili prej jush është më vepër mirë, Ai është ngadhënjyes mëkat falës.
Njëra nga gabimet më të mëdha që bëjnë jobesimtarët, është bindja i tyre se do të qëndrojnë gjithmonë në jetën e kësaj bote dhe mosdija se do të sprovohen. Ka shumë bukuri dhe kënaqësi në këtë botë që mashtrojnë njerëzit dhe jetojnë të papërgatitur për botën tjetër. Njerëzit në shoqëritë ku shpërfillet bota tjetër, që nga fillimi i ardhjes së tyre në këtë botë anojnë me lakmi që t’i posedojnë ato vlera vetëm për vetën e tyre. All-llahu në Kur’an për ata njerëz që pasojnë me lakmi stolitë dhe kënaqësitë e kësaj bote tregon kështu:
Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të këndshmeve, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po tek All-llahu është e ardhmja më e mirë. Thuaj: “A t’iu kumtoj për diç shumë më të mirë se ato (kënaqësitë e dynjasë)? Për ata që janë ruajtur, ata kanë tek Zoti i tyre xhennete nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe aty do të jenë përgjithmonë, kanë edhe bashkëshorte të pastra e gëzojnë edhe kënaqësinë e All-llahut. All-llahu është i kujdesshëm për robët”. (Ali-Imran, 3:14-15 )
Sipas këtyre dy ajeteve kuranore shihet qartë se njerëzit kanë shumë dëshira. Po edhe nëse i realizojnë ato dëshira që u përmenden më lartë në ajetet kuranore nuk duhet ta harrojmë Krijuesin duke ndjekur këto dëshira. Nëse e harrojmë Atë dhe pasojmë këto dëshira, puna jonë nuk do të jetë në rregull. All-llahu në ajetet 45-46 të sures Kehf në këtë mënyrë përshkruan gjendjen e vërtetë të njerëzve që pasojnë me lakmi jetën e kësaj bote:
E ti (Muhammed) paraqitu atyre shembullin e kësaj bote që është si një ujë (shi) që Në e lëshojmë nga qielli, e prej tij bima e tokës zhvillohet e shpeshtohet, saqë përzihet në mes vete, e pas pak ajo bëhet byk (pas tharjes) që e shpërndajnë erërat. All-llahu ka fuqi për çdo send. Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote, kurse veprat e mira (fyti i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zot yt dhe janë shpresa më e mirë.
Siç u tregua në këto ajete kuranore të gjitha këto stoli, bukuri, kënaqësi të lloj-llojshme që i përkasin kësaj bote si; pasuria, bashkëshortët, xhevahiret, fama, karriera…etj nuk janë asgjë tjetër vetëm se një mashtrim që shumë shpejtë një ditë do ta humbasin vlerën dhe ekzistencën e tyre.
Por një pjesë e madhe e njerëzve nuk janë në dijeni se këto gjëra janë të përkohshme. Ata bëjnë çmos vetëm për t’i arritur këto. Disa vazhdimisht mundohen që të grumbullojnë mall, e disa përpiqen që të fitojnë respekt nga njerëzit, ndërsa disa përpiqen që të gjejnë bashkëshortë tërheqës dhe të mrekullueshëm kurse disa të tjerë mundohen të bëhen më të suksesshmit në lëmin e tyre. Ata aq shumë jepen pas këtyre gjërave që i përmendëm më lartë saqë këto gjëra bëjnë ta harrojnë krejtësisht jetën e amshueshme. Ata vdekjen e konsiderojnë si zhdukje dhe nuk mendojnë të përgatiten për jetën pas vdekjes.
Ndërsa dijetari islam Beduizzaman Said Nursiu vdekjen nuk e përshkruan si zhdukje po si një shpagim i punëve që bëhen gjatë sprovave në jetën e kësaj bote. Dhe vazhdon duke thënë:
“Në këtë gjithësi është e dukshme zhdukja, humbja dhe ndarja. Ndarje të vërtetë nuk ka, por ka bashkim. Humbje, zhdukje nuk ka, por ka përtëritje. Vdekja është transferim nga kjo botë e përkohshme për në botën e përhershme.Vdekja nuk është edhe aq e tmerrshme sa duket. Nën dritën e Kur’anit Famëlartë, në shumë pjesë të Risale-i Nur kemi dëshmuar në mënyrën më të qartë dhe të padyshimtë se vdekja e besimtarit është vetëm shkarkim nga detyrat e kësaj jete. Është pushim nga adhurimi, që ishte udhëzim dhe ushtrim në arenën e sprovave të kësaj bote. Gjithashtu do të thotë bashkim me shokët dhe të afërmit, me 99 përqind të tyre që kanë kaluar në botën tjetër. Ka domethënie të kalimit në vendlindjen e vërtetë dhe vendbanim të amshueshëm së lumturisë. Është gjithashtu edhe ftesë për kopshtet e xhenetit nga qelia e kësaj bote. Është koha që të marrin pagesën nga bujaria e Krijuesit të Gjithëmëshirshëm si shpërblim për shërbimin ndaj Tij. Pasiqë kjo është e vërteta për vdekjen, ajo nuk duhet konsideruar si e tmerrshme, por përkundrazi, si një hyrje për në mëshirë dhe lumturi.4.
Me fjalë tjera, është gabim i madh nëse mendohet se kjo botë është vendbanimi ynë i vërtetë. Në krahasim me jetën e pastajme, kjo jetë nuk zgjatë as një minutë i plotë. Në një vend tjetër, Beduizzaman jep një shembull se si është e pakuptimtë nëse dikush zgjedh jetën e kësaj bote, në vend të pastajmes:
Gjithashtu, ai flet vërtetë për ardhmërinë duke krahasuar ardhmërinë në këtë botë me një vegim. Ai flet me tepër seriozitetpër lumturinë ku lumturia e kësaj kohe është vetëm si një shkreptimë e shpejtë e vetëtimës në krahasim me diellin e amshueshëm.5.
Myslimanët që janë në dijeni për këtë të vërtetë nuk largohen nga kjo botë me hidhërim, por largohen me kënaqësi e lumturi. Ata shpresojnë se do ta marrin atë që ua ka premtuar All-llahu në jetën e amshueshme. Ata jetojnë me një entuziazëm duke shpresuar në mëshirën e Krijuesit. Kur’ani Famëlartë për gjendjen e atyre që menduan se kjo botë është e përhershme e tregon kështu:
Ata janë që në vend të udhëzimit e morën humbjen dhe dënimin në vend të shpëtimit. Sa të durueshëm qenkan ata ndaj zjarrit?” (Bekare, 2:175)
Në një ajet tjetër thuhet se ata kanë bërë një gabim të madh “duke e blerë mosbesimin me çmim të besimit”. Do të përpiqem ta japim një shembull për ta kuptuar me lehtë gjendjen e këtyre personave që gjenden në një humbje të tillë:
Paramendojeni dy njerëz! Këtyre dy njerëzve t’iu jepet një kapital i madh, kurse mënyra se si do ta shpenzojnë le të vendosin vetë. Njëri nga këta, duke e shpenzuar kapitalin pa masë në gjëra të kota, pas një kohe të shkurtër, pa dyshim, do të falimenton, dhe në dorë nuk do t’i mbetet asgjë. Pa dyshim se ky person në këtë gjendje -kur ta kupton se nuk ka kthim prapa- do të pendohet thellë. Kurse tjetri nëse e shpenzon kapitalin e tij në ndihmë të varfërve, të ngratëve, për fitimin e zemrave, ndërtimin e ndonjë objekti që të tjerët të kenë dobi nga ai, a do të pendohet? Pa dyshim që jo, sepse sa më shumë që shpenzohet për All-llahun, All-llahu atij do t’ia shumëzojë shumëfish. Pra të gjitha këto mirësi që u janë dhënë njerëzve si: pasuri, kulturë, famë, respekt, bukuri dhe shumë mirësi tjera janë te njohura si raste për tu përgatitur për ahiret. Besimtari këto raste i vlerëson në mënyrë korrekte.
Kurse shembulli i jobesimtarit i përngjan personit që e shpenzon të hollat kot së koti. Jobesimtari jetën e tij të shkurtër e shpenzon pa e qarë kokën duke u dhënë pas bukurive, stolive të mrekullueshme të kësaj bote. Ata në botën e pastajme do të jenë në një humbje të madhe që nuk do të mund t’iu ndihmoj as të hollat, as shoku, as miku, as fëmija, as nëna, as babai apo ndokush tjetër, por do t’iu ndihmoj vetëm ajo që e kanë punuar. Kur’ani Famëlartë ka njoftuar për gjendjen e këtyre njerëzve kështu:
Thuaj: "A t'ju tregojmë për më të dëshpëruarit në veprat e tyre?" Ata janë veprimi i të cilëve u asgjësua në jetën e kësaj bote, e megjithatë ata mendojnë se janë kah bëjnë mirë. Të tillët janë ata që nuk besuan argumentet e Zotit të tyre as takimin (ringjalljen) e Tij, andaj veprat e tyre shkuan huq dhe në ditën e gjykimit atyre nuk do t'u jepet kurrfarë vlere..(Kehf, 18:103-105 )
Ata që janë të vetëdijshëm se kjo botë është kalimtare do të kenë një fund të mrekullueshëm. Ngaqë e dinë se kjo botë është kaluese, nuk vrapojnë pas kënaqësive, stolive, të kësaj bote mashtruese. Për këtë arsye All-llahu xh sh është i kënaqur me ta dhe si shpërblim do t’ua jap atë që u ka premtuar në ajetin 111-të të sures Teube ku thotë:
All-llahu bleu prej besimtarëve shpirtrat dhe pasurinë e tyre me xhennet. ...E kush është më zbatues i sigurt i premtimit të vet se All-llahu? Pra, gëzoju tregtisë që bëtë me Të. Ky është suksesi i madh.(Teube,9:111)
Siç e kemi cekur në fillimin e librit që njerëzit gjatë tërë jetës së tyre sprovohen në mënyra të ndryshme. Në Kur’an tregohet se njeriu sprovohet me vështirësi dhe me kënaqësi. All-llahu xh sh këtë të vërtetë në Kur’anin Famëlartë e tregon kështu :
Në, asnjë njeri para teje (Muhammed) nuk i dhamë jetë të përhershme, e nëse ti vdes a mos do të mbesin ata përgjithmonë?. Çdo krijesë do ta shijojë vdekjen, e Ne në shenjë sprove iu sprovojmë me vështirësi e kënaqësi, dhe ju ktheheni te Ne”.(Enbija, 34-35)
Sipas këtyre ajeteve kuranore njeriu mund të sprovohet në mënyra të ndryshme. Për shembull, derisa është duke shijuar të mirat e pasurisë me bollëk, njeriu duhet të jetë i kujdesshëm që të sillet me atë moral me të cilin është i kënaqur All-llahu, të kthehet kah Ai në të gjitha qëllimet dhe veprat, t’i bindet urdhrave të Tij, dhe të pasojë këshillat e Tij. Nëse dikush preokupohet me kënaqësitë e përkohshme të kësaj bote, sidomos pasuria e bën që të jetë i pakujdesshëm ndaj realitetit. Por besimtari, pa marrë parasysh se çfarëdo e mirë ta ketë shijuar, çdoherë mbetet falënderues para All-llahut.
Përveç kësaj njeriu mund të sprovohet me sëmundje, fatkeqësi, kurthe, shpifje… etj. Jobesimtarit, kur t’i ndodh ndonjëra nga këto mërzitet, shqetësohet, dhe brengoset, kurse besimtarit, kur t’i ndodhin këto, fort mirë e di se këto janë një pjesë e sprovave dhe nuk harron se duhet të bëj durim që përfundimisht do të shpie në të mirë.
Siç thamë më parë, këta kanë bërë tregti të mirë duke ndërruar këtë botë me tjetrën. Në Kur’an thuhet: “Dhe, dinë mirë se pasuria e juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë, dhe se te All-llahu është shpërblimi më i madh”. (Enfal, 8:28), dhe ata e dinë se jeta dhe pasuria, dhe të gjithat i takojnë All-llahut, prandaj çdo humbje apo fitim nuk ia u ndërron karakterin moral, pikëpamjet, apo besimin në Zotin. Shumë ajete përshkruajnë këtë veti, në mes të cilave janë:
Por, i dërguari, e së bashku me të edhe ata që besuan, luftuan me pasurinë dhe veten e tyre dhe atyre u takuan të gjitha të mirat, ata janë të shpëtuarit. All-llahu u ka përgatitur atyre xhennete që në të rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Ai është suksesi i madh. (Teube, 9:88-89)
Besimtarë janë vetëm ata që besuan All-llahut, të dërguarit të Tij, e mandej nuk dyshuan dhe për hir të All-llahut luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre. Të tillë janë ata të vërtetit. (Huxhuratë, 49:15)
Siç u pa në ajetet e me lartë përmendura, për myslimanin jeta e kësaj bote është vend ku bëhet përpjekje që të fitohet kënaqësia e All-llahut. Dijetari Islam Beduizzaman Said Nursi në thënien e tij e mëposhtme për jetën e kësaj bote ka thënë se është një vend i shërbimit dhe se njeriu do të sprovohet me sprova të vështira dhe kënaqësi, dhe se durimi përballe këtyre sprovave do ti sjell shpërblim te madh nga All-llahu.
Jeta e kësaj bote është një vend i sprovës dhe vendbanim i shërbimit, kurse nuk është vend i kënaqësive, shpërblimeve dhe shpagesave. Meqenëse qenka vendbanim i shërbimit dhe vend i adhurimit, sëmundjes dhe fatkeqësive- nëse këto nuk ndikojnë në besim dhe bëhet durim- të jenë në pajtim me shërbimin dhe adhurimin, e bile këto veçse e forcojnë atë. Adhurimi përbëhet nga dy lloje, pozitiv dhe negativ. Çfarë mendohet si pozitiv është e qartë. E sa i përket adhurimit negativ, është kur dikush përballet me fatkeqësi apo sëmundje, kupton dobësinë dhe pafuqinë e vet, dhe i kthehet të Gjithëmëshirëshmit, kërkon strehim tek Ai, mendon në Të, i lutet Atij dhe në këtë mënyrë ofron formën e pastër të adhurimit dhe nuk mund të depërtojë hipokrizia. Nëse është i durueshëm, mendon për shpërblimin që do ta marr nëse bën durim gjatë fatkeqësisë dhe falënderon, çdo moment që ka kaluar do t’i llogaritet sikurse ka kaluar tërë ditën në adhurim. Jeta e shkurtër, bëhet e gjatë. Ekzistojnë raste kur edhe një minutë i vetëm llogaritet si të bëhet adhurim tërë ditën.6.
Është me rëndësi që të vrasim mendjen me këto fjalë të mençura. Siç thamë edhe më herët se njeriu është përgjegjës që të jetë në shërbim të All-llahut dhe të jetë i nënshtruar dhe të jetë me All-llahun në të gjitha rrethanat. Njëra ndër mënyrat se si të mbetet me All-llahun është të jetë i durueshëm në të gjitha vështirësitë dhe frustrimet e kësaj bote. Bile, kohërat e vështira mund të ngjaj të vijnë kur më së paku priten dhe duket se zgjasin shumë. Për shembull, pasaniku mund të bëhet i varfër, njeriu i suksesshëm mund të përballet me ndonjë dështim, dikush mund të humbas të dashurin, të sëmuret apo të mbetet invalid. Por pa varësisht nga sprova All-llahu premton të mira të amshueshme për shërbëtorët e Tij të durueshëm.
Për këtë arsye, njeriu duhet shfrytëzuar çdo çast të vetin në këtë botë. Para se të bëj apo të thotë diçka në këtë botë, njeriu duhet të pyes veten se çfarë është më e mira që të fitohet kënaqësia e All-llahut. Por çka është më e rëndësishmja, ai duhet që t’i shmanget rreziqeve të kësaj bote dhe të harroj jetën e pastajme, dhe se nuk duhet ndërruar amshimin me ndonjë kënaqësi të përkohshme. Rruga se si të arrihen gjërat e mira të amshueshme është kthimi tek All-llahu:
Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kiametit, e kush shmanget zjarrit e futet në xhennet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues. Ju patjetër do të sprovoheni si në pasurinë tuaj, si në vetën tuaj, madje do të dëgjoni ofendime të shumta prej atyre që u është dhënë libri para jush, e edhe prej idhujtarëve, por në qoftë se duroni dhe ruheni, ajo është gjëja më vendimtare.(Ali-Imran, 3:185-186)
1 Fiqh as-Sunnah, vëll. 4, nr. 13.
2 Bediuzzaman Said Nursi, Pëmbledhja Risale-i Nur, Fjalët, Stacioni i dytë i fjalës së njëzetë.
3 Bediuzzaman Said Nursi, Pëmbledhja Risale-i Nur, Fjalët, Fjala e njëmbëdhjetë.
4 Bediuzzaman Said Nursi, Pëmbledhja Risale-i Nur, Dritët, Drita e njëzet e pestë, Ilaçi i nëntë.
5 Bediuzzaman Said Nursi, Pëmbledhja Risale-i Nur, Fjalët, Fjala e nëntëmbëdhjetë, Pikëza e dhjetë.
6 Bediuzzaman Said Nursi, Pëmbledhja Risale-i Nur, Dritët, Drita e dytë, Arsyeja e tretë.