Sa për ata të cilët jetojnë jetët e tyre në Tokë pa qenë të vetëdijen që frymëzon frikën ndaj Allahut, do të shqyrtojmë më poshtë, në dritën e Kuranit, frikët e pashpjegueshme që ata përjetojnë dhe ashpërsinë e tmerrshme të madhështisë së Allahut. Ata, në anën tjetër, të cilët i frikësohen Allahut dhe janë të kujdesshëm, në kundërshtim të plotë me këtë, do të arrijnë në Ahiret siguri të plotë prej çdo lloj frike dhe do të jetojnë jetët e tyre nën mbrojtjen dhe mirësinë e Allahut. Ata besimtarë të sinqertë të cilët gjatë gjithë jetës së tyre kanë pasur një parandjenjë të thellë për mundësinë e ndëshkimit në Zjarr kur të arrijë Dita e Gjykimit, do të mbahen larg nga çdo lloj frike dhe do të jenë absolutisht të sigurt. Ndërsa Allahu jap këto lajme të gëzuara në Kuran, në Ditën e Fundit Ai do t'ju drejtohet robërve të Tij dhe do t'ju kumtojë atyre edhe shumë më tepër lajme të gëzueshme:
(Allahu do t'u thotë): "O robërit e Mi, për ju sot nuk ka frikë dhe as që do të pikëlloheni. Ju që keni besuar shpalljet Tona dhe keni qenë myslimanë, hyni në Xhenet të gëzuar, ju dhe bashkëshortet tuaja, ku do t'ju shërbehet me pjata dhe gota prej ari. Aty do të ketë çfarë t'ju dojë shpirti dhe gjithçka që ta kënaq syrin dhe atje do të qëndroni përgjithmonë. Ja, ky është Xheneti që ju është dhënë në trashëgim për atë që keni bërë. Aty do të keni fruta të shumëllojshme, prej të cilave do të hani." (Sure Zuhruf: 68-73)
Në ajetet tjera Kuranore, Allahu do të kumtojë këto lajme të gëzueshme me ndërmjetësimin e engjëjve të Tij, që padyshim do të jenë një gëzim i jashtëzakonshëm për besimtarët të cilët shpresojnë Kopshtin me aq forcë:
Me të vërtetë, atyre që thonë: "Zoti ynë është Allahu", e pastaj vazhdojnë të vendosur në rrugën e drejtë, do t'u zbresin engjëjt (para vdekjes) e do t'u thonë: "Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzojuni Xhenetit që ju është premtuar. Ne jemi mbrojtësit tuaj në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër. Atje do të keni çfarë t'ju dëshirojë zemra dhe çfarë të kërkoni, dhuratë e pasur prej një Zoti Falës dhe Mëshirëplotë." (Sure Fussilet: 30-32)
Kurani thekson se këto lajme të gëzueshme, të cilat zgjasin përjetësisht dhe janë përplot mirësi, do të arrihen prej atyre të cilët besuan sinqerisht gjatë jetës së tyre në Tokë.
Jetët e atyre të cilët nuk besojnë në Allahun, të cilët nuk i frikësohen Atij dhe të cilët nuk sillen në mënyrë të kujdesshme, në pajtim me ndëshkimin që e meritojnë, do të privohen nga begatitë dhe mirësitë e rezervuara për besimtarët:
Sikur banorët e atyre qyteteve të besonin dhe të ruheshin prej gjynaheve, Ne do t'u dërgonim bekime nga qielli dhe toka, por ata mohuan, prandaj i dënuam për atë që bënë. (Sure A'raf: 96)
Mirëpo, atyre të cilët besojnë në Allahun që posedojnë vetëdije plot frikë-respekt dhe që kanë treguar karakter të mirë në sjelljen e tyre, do t'ju jepen lajmet e gëzuara në Jetën e Përtejme të Xhenetit dhe në këtë botë do të përfitojnë në mënyrën më të mirë të mundshme nga mirësia dhe begatitë e Allahut:
Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë. (Sure Nahl: 97)
Ngjashëm me mënyrën në të cilën ndëshkimi i pafund i jobesimtarëve fillon derisa janë ende në Tokë, për besimtarët e sinqertë dhe të kujdesshëm, mirësia e premtuar e pafund do të fillojë të manifestohet gjithashtu. Si rezultat i begatisë dhe bukurisë qenia midis veçorive më të dalluara të Kopshtit, Allahu do t'ju dhurojë të dashurve të Tij, robërve që ndiejnë frikë-respekt një shijim të këtyre mirësive derisa ata ende janë duke jetuar në Tokë në mënyrë që të shtoj mallin dhe dëshirën e tyre për Kopshtin/Xhenetin.
Gjithashtu, Allahu do të mbrojë besimtarët nga çdo lloj ankthi dhe shqetësimi gjatë jetës së tyre për shkak të besnikërisë së tyre ndaj urdhrave dhe ndalesave të Tij, për arsye të jetesës së tyre në pajtim me fenë e Tij dhe, ajo që është më rëndësishmja, për arsye të mbështetjes së tyre të vazhdueshme në Të, durimin e tyre dhe mallin e tyre për Ahiretin. Në vend të shqetësimit, Allahu bën që në zemrat e tyre të zbres një ndjenjë e qetësisë dhe sigurisë. Në çdo akt adhurimi apo mirësjelljeje, të madh apo të vogël, ata janë të vetëdijshëm se Allahu po i vështron ata dhe se engjëjt regjistrues e regjistrojnë atë në librin e veprave të tyre, andaj, ata përjetojnë një qetësi që shkaktohet nga dijenia se në Ahiret ata do të shpërblehen për gjithë këtë.
Mirëpo, në anën tjetër, ekziston një çështje tjetër që nuk duhet harruar: bota është vend i sprovës. Është më se e sigurt se një besimtar i sinqertë do të mund të përballet me vështirësi dhe kriza. Mirëpo, pa marr parasysh rrethanat, për një besimtar i cili i frikësohet Allahut këto vështirësi rezultojnë të jenë mëshirë dhe shpërblim. Shembull i mirë për këtë është Profeti Ibrahim (Abraham) (as) i cili, duke qenë i akuzuar për gënjim edhe përkundër faktit se ishte gati të hidhej në zjarr nga njerëzit e tij, ai nuk bëri as edhe kompromisin më të vogël në lidhje me fenë e tij apo luhatje lidhur me bindjen dhe besimin e tij në Allahun.
Pa dyshim se të digjesh për së gjalli është një ndëshkim i tmerrshëm por në rastin e Profetit Ibrahim (as) Allahu ka urdhëruar zjarrin të jetë "freski dhe qetësi" për të dhe nuk i shkaktoj asnjë dhimbje apo vuajtje. Pikëllimi, dëmtimi dhe fatkeqësia janë një ndëshkim apo paralajmërim të cilat ndodhin vetëm si rezultat i sjelljes së padrejtë apo i sjelljes së keqe të një personi: "Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, është si pasojë e asaj që keni bërë vet..." (Sure Shura: 30)
Përndryshe, për një besimtar të sinqertë i cili i frikësohet Allahut aq sa ka mundësi dhe i cili është vazhdimisht i ndërgjegjshëm për aprovimin e Allahut për sjelljen e tij, as që bëhet fjalë për ndëshkim.
Të gjitha vështirësitë të cilat besimtarët e sinqertë i përjetojnë në këtë botë përballohen si sprova të cilat vetëm se shtojnë respektin dhe vetëdijen e përzier me ndjenjën e frikës që ata kanë ndaj Allahut, si edhe duke e rritur më tej dëshirën e tyre për Xhenetin (Kopshtin). Një besimtar i sinqertë është i vetëdijshëm se këto vështirësi janë krijuar për të si sprovë dhe përvojë mësimi dhe si mundësi për të shfaqur sjellje të mirë, duke shfaqur durim dhe për sa kohë që mbështetet në Allahun, si një mundësi për shpërblim në Ahiret. Kurani përmend cilësinë e veçantë e aftësisë për t'i konsideruar të gjitha ndodhitë si mundësi, në lidhje me ata të cilët besojnë sinqerisht dhe të cilët kanë ndjenjën e frikës së Allahut:
Ndërsa atyre që e kanë frikë Allahun, do t'u thuhet: "Çfarë ju ka shpallur Zoti juaj?" - Ata do të thonë: "Mirësi!" Ata që bëjnë vepra të mira në këtë botë, do të kenë mirësi; në botën tjetër do të kenë edhe më të mira. Sa e mrekullueshme do të jetë shtëpia e atyre që i frikësohen Allahut! (Sure Nahl: 30)
Vdekja e një besimtari të sinqertë i cili ka jetuar në Tokë me ndershmëri do të jetë e mirë dhe e lehtë, jeta e përtejme e tij do të fillojë me mirëseardhjen e engjëjve dhe vazhdimi i saj do të jetë rehatia dhe lehtësia që e pret secilin besimtar të sinqertë.
Besimtarët e sinqertë do të garojnë në bërjen e veprave të mira gjatë gjithë jetës së tyre për shkak të frikës së tyre për përballjen me dhënie të frikshme të llogarisë në Ahiret. Ata do t'i respektojnë me përpikëri kufijtë e Allahut. Kurani përshkruan këtë frikë të besimtarëve të sinqertë në këtë mënyrë:
Ata e zbatojnë premtimin dhe i frikësohen Ditës (së Kiametit), tmerri i së cilës përhapet gjithkund. Ata i ushqejnë të varfrit, jetimët dhe të zënët rob edhe pse vetë janë nevojtarë, duke thënë: "Ne ju ushqejmë vetëm për hir të Zotit. Për këtë, nuk duam shpërblim e as falënderim! Ne i frikësohemi Zotit tonë në një Ditë të ashpër, që do t'i bëjë fytyrat të jenë të vrenjtura." (Sure Insan: 7-10)
Në Ahiret Allahu do të ndriçojë fytyrat e atyre të cilët i frikësohen Atij dhe do të lehtësohet dhënia e llogarisë së tyre tek Ai. Libri i veprave të tyre do t'u jepet atyre në dorën e tyre të djathtë dhe do të lehtësohet dhënia e llogarisë të cilës ata i janë frikësuar:
Ai, të cilit do t'i jepet libri i tij në dorën e djathtë, do ta ketë të lehtë llogarinë dhe do të kthehet i gëzuar te të afërmit e tij. (Sure Inshikak: 7-9)
Kur të mbarojë dhënia e llogarisë, besimtarët e sinqertë do të ndiejnë lumturi për shkak të shpëtimit nga ndëshkimi i Xhehenemit. Siç tregohet në ajetin e mësipërm, ata do të kthehen te të dashurit e tyre të gëzuar.
Por, ata që i frikësohen Zotit të tyre do të kenë kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të banojnë përjetësisht, si dhuratë prej Allahut. Dhe ajo që është tek Allahu, është dhurata më e mirë për besimtarët e vërtetë. (Sure Ali Imran: 198)
Xheneti që u është premtuar besimtarëve është i tillë që, nëpër të rrjedhin lumenj; frutat dhe freskia e tij janë të përhershme. Ky është fundi i besimtarëve, kurse fundi i jobesimtarëve është zjarri. (Sure Rra'd: 35)
Besimtarët të cilët i frikësohen një takimi me ndëshkimin e përjetshëm të Xhehenemit dhe të cilët janë të ndërgjegjshëm që të mos ngrenë krye kundër Allahut, do të fitojnë shpërblimin e atyre të cilët frikësohen dhe veprojnë me kujdes ashtu siç ka premtuar Allahu dhe ata do të dërgohen të hyjnë në banesën e tyre të përjetshme:
Ndërsa ata që i janë frikësuar Zotit të tyre, do të çohen grupe-grupe në Xhenet. Kur t'i afrohen atij, dyert e tij do të hapen e rojtarët e tij do t'u thonë atyre: "Shpëtimi qoftë mbi ju! Ju keni qenë njerëz të mirë, andaj hyni në të dhe qëndroni përgjithmonë!" Ata do të thonë: "Lavdi Allahut, që përmbushi premtimin e Vet e na dha në trashëgim Xhenetin, ku të vendosemi si të duam!" Sa i mrekullueshëm është shpërblimi i atyre që kanë punuar drejt! (Sure Zumer: 73-74)
Për besimtarët e sinqertë të cilët hyjnë në Xhenet, befasia më e gëzueshme dhe burimi më i madh i lumturisë dhe ngazëllimit mbi të gjitha, do të jetë përshëndetja e Allahut:
"Paqe!" do të jetë fjala prej një Zoti Mëshirëplotë. (Sure Ja'sin: 58)
Allahu do t'ju drejtohet besimtarëve të sinqertë në Xhenet si vijon:
"O robërit e Mi, për ju sot nuk ka frikë dhe as që do të pikëlloheni." (Sure Zuhruf: 68)
Allahu, i Cili krijoi njerëzimin, është më i vetëdijshëm se ne për atë se çka do të na gëzonte ne më shumë si shpërblim që kemi besuar në Të dhe mu këto gjëra janë ato që do t'i presin besimtarët në Xhenet. Andaj, mirësitë e pafund të Xhenetit dhe mrekullitë që mban në vete tejkalojnë jashtë çdo mase diapazonin e imagjinatës së njeriut. Mirësi të tilla të pafund do t'ju ofrohen besimtarëve që syri i njeriut kurrë nuk i ka parë ndonjëherë dhe veshi i njeriut kurrë nuk i ka dëgjuar; për gjithë përjetësinë gjithçka me çka takohen ata do të plotësojë çdo dëshirë të tyre:
...Ata do të kenë te Zoti i tyre çfarë të duan; kjo është dhurata e madhe. (Sure Shura: 22)
Kurani përshkruan çdo aspekt të jetës së amshueshme për besimtarët në Xhenet, si vendbanimet e tyre, veshjen e tyre, bashkëshortet e tyre, bukurinë e mjedisit që i rrethon, ushqimet dhe kënaqësi tjera të ndryshme që i presin ata.
Në një ajet Kuranor krahasohen jetët e përjetshme që i jetojnë ata të cilët i frikësohen Allahut dhe fundi i llahtarshëm me të cilin do të përballen ata të cilët nuk i frikësohen Allahut:
Ja përshkrimi i Xhenetit, që u premtohet të përkushtuarve (ndaj Allahut): një vend, ku ka lumenj me ujë të pandotur, lumenj qumështi me shije të pandryshuar, lumenj vere me shije të këndshme për ata që e pinë dhe lumenj prej mjalti të kulluar. Ata do të kenë aty lloj-lloj frutash dhe falje prej Zotit të tyre. A mund të krahasohet ky shembull me Xhehenemin, ku gjynahqarët do të qëndrojnë përherë në zjarr dhe do t'u jepet ujë i valuar, që ua copëton zorrët?! (Sure Muhammed: 15)
Nuk ka dyshim se dikush që është i ndërgjegjshëm dhe i vetëdijshëm ka nevojë vetëm të reflektoj për këtë skenar për një moment në mënyrë që si shpresa ashtu edhe frika ndaj Allahut të bëhen më të fuqishme.
Allahu u ka premtuar besimtarëve dhe besimtareve kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të banojnë përgjithmonë, si dhe pallate të mrekullueshme në Xhenetin e Adnit. Por kënaqësia prej Allahut është shpërblimi më i madh. Kjo është fitorja madhështore. (Sure Teube: 72)
Kënaqësia më e madhe shpirtërore e përjetuar nga besimtarët kur hyjnë në Xhenet është realiteti që prej atij momenti e tutje Allahu është i kënaqur me ta, se i don Ata, se Ai nuk do t'i ndëshkojë kurrë ata, dhe se ata do të jenë shokët e Tij përjetësisht. Fitimi i kënaqësisë së Allahut do të jetë burimi i një gëzimi dhe lumturie pafundësisht më të lartë se çfarëdo krahasimi i dynjasë. Kënaqësia e Allahut është ajo që ju sjellë ëmbëlsinë përfundimtare mirësive të Xhenetit. Edhe pse shpërblimet e Xhenetit janë vetvetiu të mrekullueshme, ajo që është edhe më e këndshme është gëzimi i të qenit i pranuar nga Zoti i të gjitha Botrave, të meritosh fitimin e mirësisë së Tij. Kurani thotë:
O ti shpirt i qetësuar! Kthehu te Zoti yt, ti i kënaqur me Atë dhe Ai kënaqur me ty! Bashkohu me robërit e Mi dhe hyr në Xhenetin Tim! (Sure Fexhr: 27-30)