logo
HARUN YAHYA

PSE I FRIKËSOHEN BESIMTARËT ALLAHUT

Për të kuptuar se pse besimtarët i frikësohen Allahut, është shumë me rëndësi të kuptohet se frika ndaj Allahut është një ndjenjë e cila nxitë besimin, etjen, dashurinë e një besimtari për Allahun. Kjo frikë e ruan një person ndaj përvetësimit të qëndrimeve me të cilat nuk është i kënaqur Allahu, mban nën fre dëshirat e tepërta të unit dhe mbizotëron të këqijat e pafund. Kur të përjetohet nga një perspektivë pozitive, kjo frikë nxitë vazhdimisht vepra dhe qëndrime të mira.

Kjo frikë e largon besimtarin nga ndëshkimi i Allahut dhe e joshë atë drejt kënaqësisë dhe mëshirës së Allahut, gjë që rezulton me një kënaqësi të madhe shpirtërore. Ajo frymëzon tek besimtari nevojën për të respektuar kufijtë e Allahut, i jap atij një vendosmëri të paepur në kërkimin e kënaqësisë së Allahut dhe një syçeltësi konstante. Rrjedhimisht, frika e një besimtari në këtë dynja do ta shpëtojë atë nga frika e Ditës së Fundit dhe nga frika dhe vuajtja e përjetshme e Xhehenemit. Një ajet Kuranor shpall:

Ata që japin nga pasuria e tyre natën dhe ditën, fshehurazi dhe haptazi, do të kenë shpërblim te Zoti i tyre; ata nuk do të kenë pse të frikësohen apo pikëllohen. (Sure Bekare: 274)

Besimtarët që u frikësohen paralajmërimeve dhe ndëshkimit të Allahut dhe të cilët i binden me kujdes absolut urdhrit dhe gjykimit të Tij do të kenë një moral superior, të cilin e pranon Allahu: të modestisë, tolerancës, kujdesit, devotshmërisë, një intelekt të pastër dhe vetëdije të thellë për përsosmërinë e pakrahasueshme të krijimit të Allahut. Njerëzit e tillë do të shfaqin sjellje shembullore dhe do të kenë vetëdije të lartë dhe ndjeshmëri të madhe. Në thelb, frika ndaj Allahut pasuron shpirtërisht besimtarin. Ajo e ngrit vizionin shpirtëror dhe lind një gjendje fisnike shpirtërore të forcuar nga aludimet e ndjeshme të dijenisë hyjnore; ky është çelësi i shpërblimit dhe lumturisë së përjetshme.

Ata i frikësohen pozitës së lartësuar të Allahut

Një besimtar që posedon për Allahun vetëdije ashtu siç përshkruhet në Kuran dhe i cili mendon sinqerisht për vetitë e Tij do të fillojë menjëherë të përjetojë atë frikë-respekt të brendshëm që e meriton pozita dhe superioriteti i Allahut. Madhështia, pafundësia dhe fuqia e pafund e Allahut do të krijojnë në qenien e besimtarit një frikë përplot respekt dhe mahnitje absolute.

Kjo frikë është një frikë e natyrshme, e cila rritet në zemrën e një besimtari i cili është i vetëdijshëm për pozitën e lartë dhe madhështore të Allahut. Shkallët e kësaj frike do të rriten në përpjestim me forcën e besimit të një personi dhe aftësinë e të menduarit. Kuran kësaj frike i referohet si hashiat (të kesh frikë-respekt).

Allahu është poseduesi i fuqisë së pafund, dijenisë së pafund dhe posedon urtësi të pafund. Ai bën çfarë të dojë kur të dojë Ai. Ai nuk do të pyetet për atë që Ai vepron, por ai do t'i marr në pyetje njerëzit lidhur me atë që ata kanë vepruar. Zoti ynë është i pasur përtej nevojës për çfarëdo qenie. Mirëpo, i tërë krijimi varet prej Tij. Çdonjëri dhe çdo gjë është krijuar nga asgjëja dhe është Allahu i Cili siguron ekzistencën e tyre. Ai është pronari i çdo gjëje dhe i çdokujt. Po të dëshironte Ai, do të mund të asgjësonte çdokënd dhe t'i zëvendësonte ata me krijesa tjera. Ai nuk harron kurrë asgjë. Nëse Allahu dëshiron që diçka të bëhet, Ai vetëm i thotë: "bëhu" dhe ajo bëhet. Asgjë s'mund ta lodhë atë asnjëherë. As nuk vjen në shprehje që një person i zgjuar të përvetësojë një qëndrim mospërfillës ndaj Allahut as edhe për një moment të vetëm, e të mos flasim për marrjen e një qëndrimi kryengritës ndaj Tij superioriteti i të Cilit është i pafund.

Një person i cili e njeh Allahun ashtu siç përshkruhet në Kuran dhe i cili e vlerëson fuqinë e Tij do të jetë i pushtuar me frikë-respekt nga pafundësia e Tij dhe do të përvetësojë një qëndrim përulës dhe të kujdesshëm që Ai e meriton. Një besimtar i cili e di madhështinë, madhërinë dhe fuqinë e Allahut është po ashtu i vetëdijshëm për vetitë tjera të Tij si "Hakmarrësi" "Imponuesi" "Ndëshkuesi" dhe "Përulësi". Ai do të dijë po ashtu se cilido qëndrim apo fjalim i cili është në kundërshtim me urdhrat e Tij nuk do të mbetet pa përgjigje nga Ai. Besimtari do të veprojë sipas dijes se Allahu është gjithnjë në dijeni për çdo gjë, që Ai është që përfshin dhe rrethon gjithçka dhe se Ai është më afër tij se sa damari i qafës së tij.

Si rezultat i sinqeritetit të besimtarit, Allahu do ta shpërblejë atë me Mëshirën e Tij të pafund me miratim në këtë botë dhe me Xhenet në Ahiret:

Për ata që i frikësohen paraqitjes para Zotit të vet, do të ketë dy kopshte! (Sure Rrahman: 46)

Është më se e sigurt se, për ta vlerësuar Allahun ashtu siç e meriton Ai, është e domosdoshme që njeriu të posedoj kuptim shumë të mirë të argumenteve (ajeteve) të Tij Kuranore, si edhe të jetë në gjendje të njoh argumentet e Tij në botën fizike. Prej atomit apo qelizës më të vogël e deri te yjet apo galaktikat më të mëdha, posedimi i diturisë së hollësishme lidhur me krijimin e Allahut forcon frikën e një personi ndaj Tij. Duke qenë i vetëdijshëm për këto gjëra njeriu arrin të vlerësoj më mirë urtësinë, fuqinë dhe diturinë e pafund të Allahut ashtu si manifestohen ato në kompleksitetet e gjërave të panumërta që Ai ka sjellë në jetë, dhe njeriu po ashtu më lehtë mund të kuptoj veçantinë absolute të fuqisë së Tij për të krijuar. Kjo pastaj do të shërbente si mjet për forcimin për shumë herë të frikës ndaj Allahut. Allahu këtë fshehtësi e zbulon në këtë mënyrë në Kuran:

Njerëzit, kafshët dhe bagëtitë janë llojesh të ndryshme gjithashtu. Në të vërtetë, nga robërit e Tij, Allahut i frikësohen vetëm dijetarët, (që e dinë se) Allahu është vërtet i Plotfuqishëm dhe Falës. (Sure Fatir: 28)

Ata u frikësohen paralajmërimeve të Allahut

Në një ajet tjetër Allahu këshillon besimtarët t'ua kenë frikën paralajmërimeve të Tij ashtu siç do të kishin frikë ndaj pozitës së lartësuar të Tij:

Kjo është për ata që kanë frikë nga qëndrimi para Meje (për gjykim) dhe i tremben premtimit (dënimit) Tim." (Sure Ibrahim: 14)

Allahu u ka premtuar atyre të cilët nuk besojnë dhe nuk i binden Atij, të cilët nuk marrin kurrë parasysh atë me të cilën është i kënaqur Ai dhe të cilët nuk i pranojnë urdhrat dhe ndalesat e Tij, një ndëshkim shpirtëror dhe fizik të pafund. Një besimtar i vërtetë e di se askush në këtë botë nuk është i sigurt nga ndëshkimi i Allahut. Për këtë arsye ai frikësohet nga të qenit i nënshtruar ndëshkimit të padurueshëm dhe të pafund të Xhehenemit, të cilin Allahu ua ka premtuar atyre të cilët hedhin poshtë besimin. Gjendja shpirtërore e besimtarëve të vërtetë përshkruhet në Kuran në këtë mënyrë:

[Besimtarë janë] ata që besojnë në Ditën e Llogarisë (Gjykimit); e që frikësohen nga dënimi i Zotit të tyre, vërtet që askush nuk është i sigurt prej dënimit të Zotit të vet. (Sure Me'arixh: 26-28)

Shpirtrat e atyre besimtarëve që vërtetë i frikësohen Allahut dridhen me të dëgjuar të këndohen ato ajete të Kuranit të cilat i referohen Zjarrit. Në anën tjetër, ata të cilët refuzojnë të besojnë nuk mund të kuptojnë si duhet domethëniet e Librit të Allahut, madje edhe nëse e lexojnë atë. Prandaj, vetëm besimtarët e sinqertë do ta kuptojnë në këto ajete Kuranore paralajmërimin e Allahut drejtuar atyre për mundimet e Xhehenemit. Të vetmit njerëz të cilët do të jenë të kujdesshëm ndaj Kuranit, duke iu frikësuar ndëshkimit të Allahut dhe të cilët veprojnë në mënyrë të kujdesshme, janë besimtarët e sinqertë. Si rezultat i kësaj, ata nuk marrin për shembull njerëzit tjerë, por vetëm besimtarët që ia kanë frikën Zotit të cilët janë të lavdëruar në Kuran, dhe profetët.

Këta njerëz nuk bëhen mendjemëdhenj apo me besim të tepruar në vetvete, që mendojnë në vete: "këto ajete nuk munden kurrsesi të vlejnë për mua, pasi që unë jam një besimtar." Përkundrazi, si rezultat i besimit të tyre, ata vazhdimisht do të shpresojnë për shpërblimin dhe mëshirën e Allahut, siç theksohet në ajetin në vazhdim:

... duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa... (Sure Sexhde: 16)

Lidhur me këtë çështje, Profeti Muhammed (savs) ka thënë:

"Kur zemra e një besimtari të jetë mbushur me këto dy ndjenja të shpresës dhe frikës, Allahu i Gjithëfuqishëm ia plotëson shpresën e tij dhe e shpëton atë nga ajo që ai frikësohet." (Ibn Maxha)

Paralajmërime dhe përkujtime të panumërta të Allahut mund të gjenden në Kuran në mënyrë që t'i mbrojë njerëzit nga Xhehenemi. Me shpresë se mohuesit mund të bëhen prej atyre që frikësohen dhe të bëhen të kujdesshëm për sjelljen e tyre, ata janë paralajmëruar me ndëshkimet me të cilat do të përballen në Ahiret. Kjo theksohet në Kuran:

..."Të humburit e vërtetë janë ata që do të humbin veten dhe familjen e tyre në Ditën e Kiametit. Ja, kjo është humbja e qartë"! Ata do të mbulohen me shtresa zjarri nga sipër dhe nga poshtë. Me këtë, Allahu i tremb robërit e Vet. "O robërit e Mi, më kini frikë Mua!" (Sure Zumer: 15-16)

E vërteta është se Allahu ka paralajmëruar njerëzit, ose përmes ajeteve të Tij ose me ndërmjetësimin e profetëve të Tij apo madje edhe përmes ngjarjeve të veçanta të cilat ndodhin si përvoja paralajmëruese. Ai do t'i thërras ata dhe do t'i frikësojë me ndëshkimin e Tij. ...Dhe Ne i frikësojmë (paralajmërojmë) ata, por kjo vetëm u shton mohimin e madh. (Sure Isra': 60) tregon se për ata të cilët me këmbëngulje e refuzojnë besimin, paralajmërimet e Allahut nuk bëjnë dobi, por i nxitë ata edhe më shumë ndaj mizorisë edhe më të madhe. Kur të vjen koha, ndëshkimi që e kanë mohuar ata do të shfaqet si e vërtetë e padyshimtë. Allahu shpall në njërin prej ajeteve të Tij:

Mjerë për ty! Mjerë për ty! Sërish: Mjerë për ty! Mjerë për ty! Vallë, a mendon njeriu se do të mbetet pa përgjegjshmëri? (Sure Kijame: 34-36)

Atyre që iu shmangën frikës ndaj Allahut gjatë qëndrimit të tyre në Tokë dhe që mohuan ndëshkimin e Allahut, do t'u jepen librat e tyre nga ana e tyre e majtë pasi që të jenë thirrur për të dhënë llogari, në të cilën kohë ata do të gjykohen sipas veprave të tyre dhe do të dënohen me ndëshkim të përjetshëm dhe do të shtyhen në Xhehenem në grupe. Ata do të jenë në një gjendje të rrënimit të plotë psikologjik kur të tërhiqen zvarrë për tek dyert e Xhehenemit. Allahu përshkruan këtë moment në ajetet e Tij në këtë mënyrë:

Jobesimtarët do të shtyhen grupe-grupe në Xhehenem dhe, kur të arrijnë atje, do të hapen dyert e tij dhe rojtarët do t'u thonë atyre: "A nuk ju kanë ardhur të dërguar midis jush, të cilët ju lexonin shpalljen e Zotit tuaj e ju tërhiqnin vërejtjen për takimin e kësaj dite?!" Mohuesit do të thonë: "Po, është e vërtetë!" E kështu përmbushet fjala e Allahut për dënimin e mohuesve. Atyre u thuhet: "Hyni në portat e Xhehenemit, ku do të qëndroni gjithmonë!" Sa vend i shëmtuar që është ai për mendjemëdhenjtë! (Sure Zumer: 71-72)

Në këtë mënyrë, ata do të hyjnë nëpër dyert e Xhehenemit për të mbetur aty përgjithmonë. Dyert e Xhehenemit do të mbyllen dhe do të kyçen. Aty nuk do të ketë asnjë mundësi për të ikur dhe trupat dhe shpirtrat e tyre do t'i nënshtrohen një dhimbje të pafund dhe të padurueshme. Megjithatë, asnjëra prej ndëshkimeve të cilave do t'u nënshtrohen ata nuk do t'i mbyt ata. Pas çdo ekspozimi ndaj Zjarrit mishi i djegur i tyre do të ripërtërihet dhe ndëshkimi do të vazhdojë. Ata do të përvëlohen nga dëshira që ky ndëshkim të marr fund, por do të marrin këtë përgjigje:

Ata do të thërrasin: "O Malik! (Më mirë) Le të na vdesë Zoti yt!", ndërsa Ai do të thotë: "Ju do të qëndroni përherë aty!" (Sure Zuhruf: 77)

Ndëshkimi i Xhehenemit është i llojeve të ndryshme, secili prej të cilëve tejkalon imagjinatën njerëzore. Të devijuarit do të jenë lënda djegëse e Xhehenemit, me të cilën ata do të mundohen. Fytyrat e tyre do të rrotullohen mbi Zjarrin e Xhehenemit, me duart e lidhura ata do të hidhen në një hapësirë të ngushtë në zjarr ku do të përvëlohen dhe damkosen. Ndërsa janë në këtë gjendje ata do të fshikullohen me çomange të mbaruar prej hekuri, do të veshin këmisha prej katrani dhe do të flenë në shtretër prej zjarri të mbuluar me zjarr. Ata do të hanë prej një shkurre të hidhur dhe me gjemba dhe prej zekumit të helmuar dhe do të pinë gjak dhe qelb përvëlues. Uji i valë që ata do të detyrohen të pinë do t'ua shqyej zorrët, Zjarri do t'ua përcëllojë fytyrat, buzët e tyre do të tërhiqen prej dhëmbëve të tyre dhe ata do të rënkojnë e do të gulçojnë. Të gjitha këto janë vetëm një pamje të ndëshkimeve fizike në Xhehenem.

Banorët e Xhehenemit do t'i nënshtrohen po ashtu një dhimbjeje psikike të barabartë me dhimbjen fizike që vuajnë ata. Njëkohësisht ata do të ndihen të pafuqishëm, të dëshpëruar dhe do të ndiejnë keqardhje dhe do t'i nënshtrohen degradimit, turpërimit, poshtërimit, përuljes, zemërimit, tërbimit dhe grindjes. Në të njëjtën kohë, ndëshkimet që u shkaktohen atyre do t'i gllabërojnë dhe do t'i rrënojnë ata.

Nën këtë sulm të shumëfishtë të dhimbjes dhe vuajtjes, secili prej tyre do të jetë vetëm siç janë armiqët ndaj njëri tjetrit. Ata vazhdimisht do ta mallkojnë njëri tjetrin. Britma e tyre çmendur, të qarët, përgjërimi, rënkimi dhe ofshama e tyre do të shkrihen në një ulërimë shurdhuese.

Do të ishte e lehtë të imagjinohet se ata që i nënshtrohen këtij ndëshkimi janë krijesa të një lloji. Mirëpo, nuk është kështu, ata janë njerëz të cilët një kohë e banuan Tokën, të cilët ju mund t'i keni parë duke ecur në rrugë, disa prej të cilëve ju mund t'i njihni dhe dini personalisht. Asgjë nuk ka ndryshuar vetëm se në një kohë kur ata më së paku e pritën, engjëjt e vdekjes morën shpirtrat e tyre dhe e gjetën veten duke u përgjigjur dhe duke paguar për gjynahet që kanë bërë. Në mesin e krijesave të Allahut, vetëm besimtarët e vërtetë janë ata të cilët janë të vetëdijshëm për paralajmërimin e madh të Allahut dhe gjendja e të cilëve është ajo e frikës dhe shpresës:

(Robërit e të Gjithëmëshirshmit janë) ata që thonë: "Zoti ynë, largoje prej nesh vuajtjen e Xhehenemit, e s'ka dyshim se vuajtja në të është gjëja më e rëndë". (Sure Furkan: 65)

Ata i frikësohen humbjes së kënaqësisë dhe dashurisë së Allahut

Besimtari i vërtetë i cili posedon një dashuri të brendshme dhe të thellë për Allahun e di shumë mirë se ushqimi më i rëndësishëm për këtë dashuri është përsëri një frikë e brendshme, e thellë e cila është përplot respekt. Besimtarët e vërtetë, të cilët kanë shijuar kënaqësitë e papërshkrueshme shpirtërore që sjell dashuria ndaj Allahut, frikësohen shumë nga bërja e çfarëdo të keqe apo gabimi që do të mund ta rrezikonte atë dashuri apo, edhe më keq, të ngjallte pakënaqësinë apo armiqësinë e Më të dashurit të tyre, Allahut.

Frika ndaj Allahut është e lidhur në mënyrë të ndërlikuar me dashurinë ndaj Allahut. Dashuria ndaj Allahut mund të arrihet vetëm me arritjen e afërsisë së Allahut, e cila bëhet realitet kur njeriu zhvillon një lidhje të afërt dhe të sinqertë me Të. Mirëpo, afërsia me Allahun nuk është e mundshme pa dashurinë dhe kënaqësinë e Tij dhe kjo arrihet duke iu përmbajtur kufijve të përcaktuar prej Tij dhe duke përmbushur urdhrat e Tij. Kjo megjithatë, nuk është një gjendje që mund të arrihet pa rrënjosur së pari frikën ndaj Allahut, sepse shpirti i një personi i cili nuk i frikësohet Allahut do të jetë vazhdimisht i prirur ndaj bërjes së gjërave të cilat Allahu nuk i pëlqen dhe do të jetë i pavëmendshëm dhe mospërfillës ndaj atyre gjërave të cilat Allahu i kërkon prej neve. Për këtë arsye e vetmja rrugë për të fituar kënaqësinë e Allahut është përmes frikës ndaj Tij.

Kjo renditje e gjërave është përcaktuar nga Allahu. Andaj, të paramendohet se njeriu do të fitojë dashurinë dhe kënaqësinë e Tij para se njeriu të ketë mësuar frikën ndaj Tij është një shenjë e një vet-mashtrimi të madh. Para së gjithash, Allahu i ka urdhëruar njerëzit që t'ia kenë frikën Atij. Të mos zbatohet ky urdhër dhe të thuhet se njeriut i nevojitet vetëm ta dojë Allahun nuk ka kuptim. Njerëzit të cilët pohojnë se e duan Allahun përderisa mbeten mospërfillës ndaj asaj me të cilën Ai mund të jetë i pakënaqur janë, në të vërtetë, duke e mashtruar vetveten në përpjekjet e tyre për të qetësuar ndërgjegjet e tyre. Dashuria ndaj Allahut të cilën ata e përmendin është një pjellë e imagjinatës së tyre dhe është një gjë sipërfaqësore për nga natyra. Njerëzit të cilët e duan Allahun me të vërtetë, janë jashtëzakonisht të përpiktë dhe të vendosur kur bëhet fjalë për besnikërinë e tyre ndaj urdhrave dhe ndalesave të Tij. Argumentimi se frika ndaj Allahut është e panevojshme në të vërtetë nuk dallon nga thënia: "nuk ka nevojë për agjërim, falje dhe adhurim." Të tillët gjejnë prehje në shfajësime të llojllojshme jo vetëm lidhur me çështjen e frikës ndaj Allahut por gjithashtu për t'iu shmangur përmbushjes së shumë urdhrave të tjerë të Allahut.

Ata e dinë se Allahu mund t'i ndëshkojë ata edhe në Tokë

Kurani përmban përplot referenca lidhur me ndëshkimin e Allahut ndaj disa njerëzve si rezultat i gjynaheve që ata kanë bërë në Tokë. Përkundër faktit që Allahu u ka ofruar atyre mundësi të bollshme për t'iu shmangur atij, ata të cilët kanë këmbëngulur në mohimin e tyre të besimit kanë vuajtur pasojat e përgjigjes së Allahut përderisa ishin ende në Tokë për atë që kanë punuar dhe kanë mbetur si shembuj kryesor për të tjerët.

Një shembull parësor lidhur me këtë është historia e Karunit, të cilit i ishte dhuruar pasuri e madhe nga Allahu. Kjo pasuri e madhe ishte pasojë që ai të bëhej mendjemadh dhe të zhvillojë një ndjenjë të vetëbesimit të tepruar. Njerëzit fillimisht ishin të bindur për fuqinë e madhe të Karunit dhe kishin një admirim të madh për të, mirëpo, më vonë, kur ai u ndesh me vdekjen e tij si pasojë e krenarisë së tij të fortë, ata më në fund e kuptuan të vërtetën. Karuni u shkatërrua në një mënyrë tërësisht të papritur dhe të pashembullt si pasojë e drejtpërdrejt e mosbindjes së tij dhe e bëri atë objekt të qartë mësimi që ta mësojë mbarë njerëzimi:

Kur ai dilte para popullit të vet me stolitë e tij, ata që lakmonin jetën e kësaj bote thanë: "Ah! Sikur të na ishte dhënë edhe neve si Karunit! Vërtet që ai është njeri me fat." (Sure Kasas: 79)

Ne bëmë që Karunin dhe shtëpinë e tij t'i gëlltiste toka dhe askush nuk arriti që ta mbronte nga dënimi i Allahut, madje as ai vetë nuk mund ta mbronte veten. Të nesërmen, ata që më parë dëshironin të kishin qenë në vend të tij, thoshin: "Është shumë e qartë se Allahu është Ai që i jep bollëk dhe ia pakëson kujt të dojë prej robërve të Tij. Sikur Allahu të mos kishte mëshirë për ne, me të vërtetë që do të na kishte bërë të na gëlltiste toka. Ububu! Është shumë e qartë se mohuesit nuk kanë shpëtim!" (Sure Kasas: 81-82)

Historia e Karunit dhe të dhënat tjera në Kuran për shumë bashkësi madhështore dhe të fuqishme që nuk kanë mundur të mbrojnë veten e tyre nga ndëshkimi i Allahut tërheqin vëmendjen në veçanti ndaj faktit se Allahu i ka ndëshkuar ata këtu në Tokë. Kjo e vërtetë shpjegohet në shumë ajete Kuranore:

Vallë, a nuk udhëtojnë nëpër botë e të shohin se si kanë përfunduar popujt e mëparshëm? Ata kanë qenë më të fortë se këta dhe tokën e kanë shfrytëzuar dhe punuar më mirë se sa e punojnë këta... (Sure Rum: 9)

...Vallë, a nuk e dinte ai, se Allahu kishte zhdukur para tij shumë brezni, që kishin qenë më të fuqishëm dhe që kishin grumbulluar më shumë pasuri se ai?... (Sure Kasas: 78)

Por sa e sa brezni, që kanë qenë më të begatshëm dhe më të pashëm, Ne i kemi shkatërruar para tyre! (Sure Merjem: 74)

Ajo që e dallon një besimtar të vërtetë nga njerëzit tjerë është vetëdija e tyre për gjithë këto çështje, ata ndiejnë frikën e Allahut me një frikë-respekt të brendshëm dhe sillen në mënyrë të kujdesshme. Kur ata bëjnë ndonjë gabim apo bëjnë një vepër të gabuar, ata janë të vetëdijshëm se Allahu mund t'u jap përgjigje të menjëhershme dhe kështu ata i drejtohen Atij në një gjendje keqardhjeje dhe pendimi, duke e lutur Atë për falje.

Një besimtar i vërtetë i frikësohet shumë Allahut por në të njëjtën kohë e vënë besimin e tij në mëshirën e pafund të Allahut. Kjo ndjeshmëri vjen thjesht si rezultat i të menduarit për Ahiretin.

Allahu përmend në Kuran ata njerëz të cilët kanë një qëndrim krejtësisht të kundërt. Edhe pse ndëshkimi që do të pasojë është i shfaqur qartë për t'u parë, ata dështojnë që ta lidhin atë me realitetin e gjendjes së tyre të vështirë dhe këmbëngulin në sjelljen e tyre të gabuar. Gjendja e tyre në Kuran përshkruhet si vijon:

Dhe kur panë një ré që u duk se vinte në drejtim të luginave të tyre, ata thanë: "Kjo re po sjell shiun!" "Jo!" – u përgjigj ai – "kjo është ajo që ju e keni shpejtuar: një erë që mbart një dënim të dhembshëm, që, me urdhrin e Allahut, shkatërron çdo gjë." E në mëngjes u panë vetëm shtëpitë e tyre të zbrazëta; ja, kështu e ndëshkojmë Ne popullin keqbërës. (Sure Ahkaf: 24-25)

Si përfundim kur i hedhim një vështrim Kuranit shohim se veprat e këqija, derisa njeriu që i kryen ato nuk pendohet dhe nuk pushon së vepruari menjëherë ashtu siç kërkon drejtësia e lartësuar e Allahut, nuk kalojnë të pandëshkuar. Megjithatë, ky ndëshkim nganjëherë arrin njerëzit këtu në Tokë dhe ndonjëherë shfaqet në Ditën e dhënies së llogarisë. Ata që shfaqin mosmirënjohje dhe që këmbëngulin në atë që e veprojnë, nuk janë kurrë të sigurtë nga ndëshkimi që Allahu mund ta dërgoj mbi ta për një çast të vetëm. Kjo e vërtetë në Kuran përshkruhet si vijon:

Vallë, a jeni të sigurt, që Ai nuk do t'ju fundosë në tokë ose, që nuk do të dërgojë mbi ju stuhi me rërë, pa pasur mundësi që ju të gjeni dikë, që t'ju mbrojë? Apo jeni të sigurt, që Ai nuk do t'ju kthejë ju përsëri (në det) e, që nuk do t'ju dërgojë furtunë e t'ju fundosë për shkak të mosbesimit tuaj, pa pasur mundësi që të gjeni dikë, që t'ju mbrojë nga Ne? (Sure Isra': 68-69)

Profeti Muhammed (savs) shpreh drejtësinë e lartësuar të Allahut si vijon:

"Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, duhet të urdhëroni atë që është e ndershme dhe të ndaloni atë që është e pandershme, ose Allahu padyshim se do të dërgojë mbi ju ndëshkim prej Tij. Atëherë ju do të luteni por nuk do të merrni përgjigje." (Tirmidhiu)

Njerëzit nuk mund të jetojnë gjithë jetën e tyre në mënyrë të papërgjegjshme, sepse ata janë përgjegjës ndaj Allahut. Të shkohet kundër kësaj do të thotë të shkaktohet ashpërsia e ndëshkimit të Allahut. Të vazhdohet me vetëdije me një sjellje të tillë është dëshmi e qartë e dështimit për të vlerësuar fuqisë gjithëpërfshirëse të Allahut. Po të donte Allahu, Ai do të mund të tërhiqte në çdo moment të gjitha mirësitë që Ai ia ka dhuruar njerëzimit. Këtij fakti i referohen ajetet Kuranore të cituara më poshtë:

Sikur të donim, Ne do t'ua verbonim atyre sytë, kështu që ata do ta kërkonin më kot rrugën! Vallë, si do të shihnin? Sikur të kishim dashur, Ne do t'i kishim shndërruar ata (në krijesa të tjera) në atë vend e ata nuk do të mund as të shkonin e as të ktheheshin. (Sure Ja Sin: 66-67)

E vërteta është se çdo gjë që posedon një person, çdo frymëmarrje, çdo sekondë të jetës së tij ia ka borxh Allahut, dhe pasiqë besimtarët e sinqertë janë të vetëdijshëm për këto të vërteta ata janë vazhdimisht të kujdesshëm për të mos i tejkaluar kufijtë e Allahut.

Ata i frikësohen të qenit të zënë të papërgatitur nga vdekja

Vdekja është një realitet. Mesatarisht, një person do të qëndrojë në Tokë për rreth gjashtëdhjetë vite pas të cilave fillon jeta e përjetshme. Kjo jetë e përjetshme do të jetohet ose në Kopshtin (Xhenetin) e pajisur me mirësi të panumërta, ose në Zjarrin (Xhehenemin), i cili është krijuar posaçërisht për t'i shkaktuar dhimbje trupit dhe shpirtit. Kurdo që Allahu dëshiron, Ai mund t'i jap fund jetës së një personi në Tokë dhe ta dërgojë atë në Ahiret dhe nuk ka dyshim se ky vendim mund të bëhet realitet sa çel e mbyll sytë.

Një person nuk mund ta dijë kurrë se kur do të vdes, kohën kur do të përfundojë sprova e tij apo momentin e gjykimit të tij përfundimtar. Për këtë arsye ai duhet të ketë frikë dhe të jetë i kujdesshëm për t'mos u zënë i papërgatitur kur të vjen ai moment, kur s'do të ketë mundësi të jap llogari për veprimet e tij dhe kur do të jetë i ngarkuar me detyrime që ai ose i ka shpërfillur ose i ka shtyrë për më vonë dhe nuk i ka marr seriozisht. Kur engjëjt e vdekjes vijnë nuk ekziston më asnjë mundësi për të përmbushur detyrimet e papërfunduara apo për të kompensuar punën që është dashur të kryhet. Veprat e bëra deri në atë moment do të shërbejnë ose për përfitimin ose për humbjen e njeriut dhe njeriu do të thirret të jap llogari dhe do të mbajë përgjegjësinë për to apo do të shpërblehet për to, sipas rastit.

Vdekja është një realitet nga i cili nuk ka kthim. Çdo njeriut i lejohet të "jetoj aq sa të mund të mendohej ai që donte të kujtonte (Allahun)" (Sure Fatir: 37). Kur të vjen koha e përcaktuar e vdekjes, pa marr parasysh se sa përgjërohet apo lutet një person atij nuk do t'i jepet një mundësi tjetër. Atij nuk do t'i dhurohet kohë shtesë për të përmbushur përgjegjësitë e tij ndaj Allahut që ai nuk i kishte përmbushur deri në atë kohë. Allahu i ka porositur besimtarët e sinqertë për të parandaluar që ata të bëhen të pavëmendshëm dhe mospërfillës:

Prandaj jepni prej atyre mirësive që ju kam dhënë Unë, para se t'i vijë vdekja ndonjërit, e ai të thotë: "O Zoti im, sikur të më kishe lënë edhe një kohë të shkurtër në jetë, do të kisha dhënë lëmoshë dhe do të bëhesha ndër të mirët!" Por Allahu nuk ia shtyn afatin asnjë shpirti, që i vjen koha (e vdekjes); Allahu e di mirë gjithçka që bëni ju. (Sure Munafikun: 10-11)

Njerëzit nuk duhet kurrë të jenë të kënaqur me vetveten dhe me atë që kanë bërë përderisa janë të vetëdijshëm që vdekja mund të bëhet realitet në çdo moment dhe për të mos qenë të papërgatitur për një përfundim që nuk ka kthim. Njeriu duhet të kaloj çdo moment duke u përpjekur për t'iu përmbajtur kufizimeve të përcaktuara prej Allahut.

Ata i frikësohen Ditës së Gjykimit

Frika ndaj Allahut dhe Dita e Gjykimit e ushqyer prej atyre që posedojnë besim përshkruhet në ajetin vijues Kuranor:

Që i frikësohen Zotit të tyre - edhe kur nuk i sheh askush dhe, që i tremben Orës (së Kiametit). (Sure Enbija: 49)

Veç kësaj, në një tjetër ajet Kuranor Allahu përmend frikën e brendshme të besimtarëve:

Në xhamitë, që Allahu ka urdhëruar të ngrihen e të përmendet aty emri i Tij, Atë e lavdërojnë në mëngjes dhe mbrëmje, njerëz, të cilët shitblerja nuk i pengon për të përmendur Allahun dhe të cilët falin namazin dhe japin zeqatin dhe të cilët kanë frikë nga Dita (e Kiametit), kur zemrat dhe shikimet do të jenë të shqetësuara. (Sure Nur: 36-37)

Si për njerëzit të cilët kanë qëndruar të larguar nga frika ndaj Allahut gjatë gjithë jetës së tyre, ashtu edhe ata të cilët kanë besuar dhe janë sjellë në mënyrë të kujdesshme, punët e tyre të dynjasë do t'ju tregohen atyre një nga një. Për më tepër, pa lënë jashtë madje as edhe hollësinë më të vogël, atë ditë ata të cilët kanë jetuar një jetë të papërgjegjshme pa iu frikësuar Allahut dhe duke vepruar në mënyrë të pakujdesshme do të kuptojnë se për ku janë përcaktuar:

Atë Ditë njerëzit do të paraqiten grupe-grupe, që t'u tregohen veprat e tyre: kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë, e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë. (Sure Zelzele: 6-8)

Si rezultat i frikës dhe pendimit të tyre, ata do të duan të vdesin dhe të mos ekzistojnë fare. Ekzistenca e tyre e rrënuar përshkruhet në ajetin vijues të Kuranit:

Por ai, të cilit do t'i jepet libri i veprave të tij nga ana e majtë, do të thotë: "Ah, sikur të mos më ishte dhënë libri im dhe të mos e kisha ditur llogarinë time! Ah, të kisha qenë i vdekur (e të mos isha ringjallur)! Pasuria ime nuk më solli dobi dhe më la fuqia ime!" (Sure Hakka: 25-29)

Kurse ai, të cilit do t'i jepet libri i tij pas shpinës, do të lutet për të vdekur dhe në zjarr do të digjet, sepse ai jetonte i shkujdesur në familjen e tij, duke menduar se kurrë nuk do të kthehej (për të dhënë llogari). Po, Zoti i tij, sigurisht që i ka ndjekur të gjitha punët e tij! (Sure Inshikak: 10-15)

Pas kësaj, veprat që përmbajnë arkivat individuale do të peshohen në peshore të ndjeshme, të cilat Allahu i ka përgatitur për Ditën e Gjykimit. Nuk do të bëhet padrejtësi as edhe sa pesha e një atomi të vetëm. Nëse njeriu nuk është në mesin e atyre që ishin të kujdesshëm, peshorja e tij do të jetë e lehtë dhe ai do të kapet, do të lidhet në zinxhirë dhe do të dërgohet në vendin të cilin e meriton. Jo vetëm që s'do t'i ndihmoj askush askujt tjetër, njeriu s'do të jetë në gjendje t'i ndihmoj as edhe vetes së tij. Dhimbja që do të shkaktoj mosqenia në gjendje t'i ndihmoj vetvetes do ta pushtojë tërë qenien e njeriut:

E sa i përket atij, veprat e (mira të) të cilit nuk do të rëndojnë në peshore, Ai do të ketë si strehim Humnerën (e Xhehenemit). Kush mund të ta shpjegojë ty se ç'është Humnera (e Xhehenemit)? Ajo është një Zjarr i vrullshëm. (Sure Kari'a: 8-11)

Atë ditë, njerëzit që jetuan jetën e tyre në Tokë pa frikë ndaj Allahut do t'i kenë të gjitha gjynahet e tyre të paraqitura para tyre një nga një. Jo vetëm veprat e bëra por gjithashtu edhe veprat e këqija të cilat mund t'i ketë pasur për qëllim t'i bëj. Kur të vjen ajo kohë ata nuk do të jenë në gjendje të bëjnë asgjë për pendimin që do të përjetojnë. Madje edhe përpjekjet e tyre të mohimit do të dështojnë pasi që të dëgjuarit, shikimi dhe lëkura e tyre do të fillojnë të flasin dhe të dëshmojnë kundër tyre siç urdhërohen prej Allahut:

Do të vijë dita (e Kiametit), kur mohuesit do të dëshirojnë që të ishin myslimanë.(Sure Hixhr: 2)

Frika që ndien besimtari i vërtetë siguron që ata të vazhdojnë të sillen në mënyrë të kujdesshme dhe të ndërgjegjshme, duke qenë plotësisht të vetëdijshëm që ajeti i Allahut do të zbulohet atë ditë. Kjo është arsyeja pse për aq kohë sa qëndron njeriu në Tokë duhet të jetë syhapur që të mos përfshihet në çfarëdo për të cilën njeriu s'mund të jap një llogari të pranueshme. Në të vërtetë, është e papërfytyrueshme që një person që posedon mendje të shëndoshë të mund të vepronte në kundërshtim me këtë. Dituria e Allahut është gjithandej dhe rrethon e përshkon gjithçka. Ai është më afër njeriut se që është damari i qafës së tij, ndërsa engjëjt me detyrë të posaçme regjistrojnë çdo gjë pa harruar as edhe hollësinë më të vogël. Pakujdesia më e madhe e mundshme është që një person të preokupohet me çështjet e pavlerë dhe të kalueshme të kësaj bote me çmimin e harresës së Ditës së Gjykimit.

Që nga momenti kur hapim sytë në mëngjes do të thotë se Allahu ka krijuar një ditë të re dhe një mundësi tjetër për ne. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm për momentin kur do t'i japim llogari Allahut dhe të fillojmë ditën me qëllime të sinqerta. Mirëpo, qëllimi ynë duhet të jetë që të largojmë vetveten nga sjellja dhe veprimet të cilat Allahu nuk i pëlqen. Askush s'do të dëshironte të gjendet në mesin e atyre të cilët kur të vjen ky moment do të kapen dhe do të dërgohen në një ndëshkim të pafund duke qarë: "Vetëm sikur ..." dhe "sa do të dëshiroja..."

O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj dhe frikësojuni Ditës, kur prindi nuk do të mund ta ndihmojë aspak fëmijën e vet, e as fëmija nuk do të mund ta ndihmojë sado pak prindin e vet! Premtimi i Allahut është vërtet i sigurt, prandaj mos e lini jetën e kësaj bote t'ju mashtrojë dhe as djallin mos e lini t'ju mashtrojë për Allahun. (Sure Lukman: 33)

 

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Parathënie
  • Allahu urdhëron në Kuran që t'ia kemi frikën atij
  • Frika ndaj Allahut siç përshkruhet në Kuran
  • Pse i frikësohen besimtarët Allahut
  • Çfarë vlera morale posedon një person i cili i frikësohet Allahut?
  • Cilësitë që fiton një besimtar për arsye se i frikësohet Allahut
  • Shpërblimet për ata të cilët i frikësohen Allahut
  • Arsyet e dështimit për t'iu frikësuar Allahut
  • Çfarë vlera morale posedon një person i cili nuk i frikësohet Allahut
  • Pasojat që vuajnë ata të cilët nuk i frikësohen Allahut
  • Përfundim