logo
HARUN YAHYA

PËRFUNDIM

Çfarë ndryshimi do të përbënte për jetën e njeriut nëse njeriut do t'i lejohej t'i shoh me sytë e vet demonët e Xhehenemit duke i ndëshkuar viktimat e tyre, gjëmimin e flakëve, ulërimën e çmendur të të dënuarve, rënkimin dhe ofshamën e padurueshme të tyre, përpëlitjen e tyre për të marr frymë dhe përgjërimin e tyre të pushtuar nga paniku për t'i lejuar që të kthehen në Tokë.

Pa dyshim, njeriu do të bëhej një person i ri, njeriu do të rirregullonte tërë jetën e tij. Fakti se çdokush tjetër mund të jetë i pavëmendshëm ndaj këtij realiteti nuk do të ndalonte njeriun që të përpiqej me tërë forcën e tij për Ahiret. Njeriu do ta largonte veten e tij nga çdo formë e sjelljes e cila është e dënueshme për Allahun dhe njeriu do të bënte punë të mira sa më shumë që të ishte e mundshme. Njeriu do të ngjethej nga mendimi i bërjes qoftë edhe të mëkatit më të vogël apo bërjes së çfarëdo vërejtjeje që do të mund të rrezikonte të ardhmen e tij në Ahiret. Njeriu menjëherë do t'i drejtohej Allahut duke u lutur dhe duke kërkuar faljen e Tij. Pamjet e gjërave që njeriu kishte parë apo dëgjuar s'do të largoheshin kurrë nga mendja e tij, duke bërë që njeriu të kërkoj strehim tek Allahu për mbrojtje nga një telash i ngjashëm.

Për të fituar dashurinë e Allahut dhe për të qenë i sigurt prej ndëshkimit të Tij një person i tillë do ta përkushtonte tërë jetën e tij, pasurinë dhe energjinë e tij për hir të Tij. Mbi të gjitha, ai do të ishte i palëkundur dhe i vendosur deri në vdekje, madje edhe vuajtja më e madhe do të bëhej e padurueshme. Askush s'do mund ta shpërqendronte nga qëllimi i tij, ai do të ishte plotësisht i paepur në kërkimin e kënaqësisë e Allahut. Ai do të shfrytëzonte secilën mundësi të bënte sa më shumë që të ishte e mundshme për të mirën e tij në Ahiret. Se çfarë veprojnë të tjerët, çfarë mënyra jetese kanë dhe cilat ideologji pasojnë s'do të paraqiste asnjë rëndësi çfarëdo qoftë për të. Sikurse që do të ishte i ndjeshëm ndaj urdhrave dhe ndalesave të Allahut, ai po ashtu do t'ju shpjegonte ato njerëzve tjerë, duke këshilluar dhe paralajmëruar çdo njeri që takon për realitetin e jetës. Qëllimi më i madh i tij, ambicia jetësore e tij do të ishte të fitoj miqësinë e Allahut, duke ia nënshtruar veten e tij plotësisht Atij. Ai do të mishëronte llojin e frikës së përshkruar në Kuran:

...ka gurë nga të cilët burojnë lumenj, ka të atillë që çahen e nga të cilët rrjedh uji, madje ka edhe syresh që rrëzohen nga frika e Allahut. Allahu nuk është i pavëmendshëm ndaj veprimeve tuaja. (Sure Bekare: 74)

Nëse është fakti se ne nuk e kemi parë Xhehenemin ai që po i ndalon disa njerëz që të kenë frikën e Allahut ashtu si duhet dhe për të qenë të kujdesshëm në jetën e tyre të përditshme, duhet të mjaftoj fakti se Ai ka treguar për ekzistencën e Xhehenemit pandërprerë në Kuran, duke e përshkruar atë gjer në hollësinë më të vogël dhe duke i paralajmëruar njerëzit për të.

Kur të vjen koha nuk do të mbetet asnjë njeri që nuk do ta shoh Xhehenemin. Allahu e ka bërë këtë absolutisht të qartë. Vetëm ata të cilët i frikësohen Allahut do të jenë të shpëtuar prej tij, të tjerët do të lihen në të të gjunjëzuar:

Dhe nuk ka asnjë prej jush që të mos arrijë tek ai (Xhehenemi). Kjo është vendosur prerazi nga Zoti yt. Pastaj do t'i shpëtojmë ata që kanë qenë besimtarë dhe do t'i lëmë keqbërësit të gjunjëzuar në të. (Sure Merjem: 71-72)

Mirëpo, nuk do të fitohet asnjë dobi apo përfitim nga pamja e Xhehenemit në këtë çast, sepse atëherë, njeriu veçse është matanë pikës prej nga nuk ka kthim...

 

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Parathënie
  • Allahu urdhëron në Kuran që t'ia kemi frikën atij
  • Frika ndaj Allahut siç përshkruhet në Kuran
  • Pse i frikësohen besimtarët Allahut
  • Çfarë vlera morale posedon një person i cili i frikësohet Allahut?
  • Cilësitë që fiton një besimtar për arsye se i frikësohet Allahut
  • Shpërblimet për ata të cilët i frikësohen Allahut
  • Arsyet e dështimit për t'iu frikësuar Allahut
  • Çfarë vlera morale posedon një person i cili nuk i frikësohet Allahut
  • Pasojat që vuajnë ata të cilët nuk i frikësohen Allahut
  • Përfundim