logo
HARUN YAHYA

FRIKA NDAJ ALLAHUT SIÇ PËRSHKRUHET NË KURAN

O besimtarë! Kini frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë myslimanë! (Sure Ali Imran: 102)

Ajeti "kini frikën e Allahut ashtu si i takon Atij" zbulon një çështje e cila është trajtuar në Kuran në mënyrën më të hapur dhe më të hollësishme. Çfarë lloji i frikës, çfarë niveli i gjendjes shpirtërore dhe ashpërsia e ndalimit të gjitha janë shpjeguar individualisht në ajetet e Allahut. Pa dyshim se ky është njëri prej synimeve më të rëndësishme të shpalljes së Kuranit:

Ky (Kuran) është shpallje e qartë për njerëzit, me qëllim që ata të marrin paralajmërim nëpërmjet tij, që ta dinë se Allahu është Një Zot i Vetëm dhe që të këshillohen njerëzit e mençur! (Sure Ibrahim: 52)

Tani do të shohim se si duhet t'i frikësohemi Allahut përmes ajeteve të Kuranit.

Të kemi frikën e Allahut ashtu siç dimë më së miri

Prandaj frikësojuni Allahut sa të mundeni, dëgjoni e binduni... (Sure Tegabun: 16)

Në Kuran, Allahu i ka shpjeguar në hollësi njerëzimit fuqinë e tij të amshueshme, pozitën dhe superioritetin madhështor të Tij, si edhe ndëshkimin e ashpër që Ai ka përgatitur për ata të cilët kanë ngritur krye kundër Tij. Duke e pasur këtë parasysh pritet që njeriu të reflektoj thellë mbi këto realitete me sinqeritet dhe si qëllimet e njeriut ashtu edhe veprimet e tij duhet të pasqyrojnë një qëndrim të informuar ndaj tyre. Njeriu duhet t'i qaset kësaj çështjeje në mënyrë aktive, siç tregohet në ajetin Kuranor, sa më mirë që mundet. Domethënë, njeriu duhet të çmojë fuqinë e Allahut sa më mirë që din dhe të jetë i kujdesshëm ndaj paralajmërimeve të Tij për ndëshkimin e përjetshëm në Xhehenem. Në këtë mënyrë, frika ndaj Allahut do të bëhet një e vërtetë e natyrshme në zemrën e një njeriu. Gjithashtu, një besimtar duhet, aq sa ka mundësi, të ketë frikë dhe të jetë i kujdesshëm për moskryerjen e adhurimit të obliguar siç përshkruhet në Kuran, si edhe për kryerjen e veprave të ndaluara, sepse gjërat për të cilat duhet të frikësohemi dhe të jemi të kujdesshëm janë shpjeguar po ashtu në hollësi në Kuran:

Dhe kështu, Ne e kemi zbritur Kuranin në gjuhën arabe dhe i kemi shpjeguar paralajmërimet, që ata t'ua vënë veshin. (Sure Ta Ha: 113)

Këtu duhet të sqarojmë një çështje shumë të rëndësishme: frika ndaj Allahut nuk është një ndjenjë e cila mund të arrihet duke kaluar nëpër stacione të shumta dhe të vështira shpirtërore. Përkundrazi, është një ndjenjë e fuqishme që e ndien në mënyrë të pashmangshme çdo njeri që mendon pa paragjykime. Personi që dëshiron të posedoj një frikë të vërtetë ndaj Allahut do të mund ta arrinte këtë përmes një akti të sinqertë të të menduarit. Domethënë, personi që mendon madje edhe një sekond për vdekjen dhe pasojat me të cilat ndeshemi pas vdekjes mund të zhvillojë këtë ndjenjë të ndërthurur të frikës, frikë-respektit dhe nderimit. Kjo varet plotësisht nga mendjemprehtësia e personit dhe nga aftësia e tyre për të qenë të sinqertë.

Ta kesh frikën e Allahut edhe pse nuk e sheh Atë

Për të shmangur hutinë me frika tjera të dynjasë, Allahu ka përshkruar po ashtu në Kuran ndjenjat edhe gjendjen shpirtërore të një besimtari i cili i frikësohet Allahut. Frika e besimtarit ndaj Allahut është një frikë që nuk ngjason me asnjë lloj tjetër të frikës; kjo frikë është jashtëzakonisht e thellë dhe përplot respekt. Ky lloj i frikës dallon prej çfarëdo frike tjetër dhe nuk ka për qëllim të ngjallë dhimbje dhe siklet. Është krejtësisht e kundërta, ajo i përkujton njerëzit për përuljen e tyre dhe të qenit rob i Allahut dhe hapë dhe zgjeron vetëdijen dhe intelektin. Kjo frikë i mundëson një personi të arrij një nivel shumë të lartë të sjelljes së drejtë.

Kjo frikë do të ngrit dëshirën e zjarrtë të një besimtari për Ahiretin dhe do të nxis shpresën dhe lakminë për Ahiret. Frika ndaj Allahut e ngrit po ashtu për shumë herë afërsinë dhe dashurinë e besimtarit ndaj Allahut; është një ndjenjë thelbësore e cila lejon përjetimin e kënaqësive të mëdha shpirtërore. Kurani përmend në shumë ajete frikë-respektin e thellë që posedojnë besimtarët:

Vërtet, për ata që i frikësohen Zotit të tyre pa e parë Atë, do të ketë falje dhe shpërblim të madh! (Sure Mulk: 12)

Dhe ata që mbajnë lidhjet (familjare) që ka urdhëruar Allahu të mbahen, që kanë frikë Zotin e tyre e i frikësohen llogarisë së rëndë; (Sure Rra'd: 21)

(Xheneti është) për secilin që e ka pasur frikë të Gjithëmëshirshmin, edhe atëherë kur nuk e shihte kush, e që ka ardhur me zemër të kthyer (nga Allahu). (Sure Kaf: 33)

Ata, të cilët kumtuan shpalljet e Allahut dhe i frikësoheshin Atij e askujt tjetër përveç Tij. Allahu mjafton si llogaritës. (Sure Ahzab: 39)

Ndjenja e shpresës e përzier me frikë

Edhe pse një besimtar i frikësohet Allahut, ai nuk duhet të harroj kurrë dhembshurinë, mëshirën dhe faljen e Allahut, apo se Ai është Ai i Cili për shkak të bujarisë së Tij pranon pendimin. Kjo si pasojë do të jetë arsyeja e posedimit të një ndjenje të sinqertë të shpresës, ndërsa përjeton frikë të vërtetë. Një frikë e fuqishme ndaj Allahut do të frymëzojë një nivel të thellë të të menduarit për këto veti të Allahut, duke mundësuar që madhështia dhe superioriteti i Allahut të çmohet shumë më tepër, duke rezultuar me një afërsi më të madhe ndaj Allahut. Njeriu do të zhvillojë një perceptim më të qartë të mëshirës së Allahut, bujarisë së Tij dhe faljes së Tij të pafund.

Prandaj, një besimtar i vërtetë do t'i drejtohet dhe do t'i lutet Allahut në një gjendje shpirtërore plot frikë dhe shpresë:

Ata ngrihen nga shtrati, i luten Zotit të tyre me frikë e shpresë dhe japin nga ajo që iu kemi dhënë Ne. (Sure Sexhde: 16)

Ky është një tregues se frika ndaj Allahut nuk ka qenë kurrë një ndjenjë që shkakton dëshpërim dhe pesimizëm. Në shumë ajete të Kuranit deklarohet se një Musliman duhet të ketë një gjendje të vazhdueshme të shpresës:

Dhe mos bëni çrregullime në Tokë, pasi është vënë rregulli, ndërsa Atij lutjuni me frikë dhe shpresë. Vërtet, mëshira e Allahut është afër punëmirëve. (Sure Araf: 56)

Thuaj:"O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti. (Sure Zumer: 53)

Në anën tjetër, dëshpërimi është karakteristikë e jobesimtarëve, gjë e cila tregohet gjithashtu në ajete të ndryshme Kuranore:

E ata që nuk besuan argumentet e All-llahut dhe takimin me Të, të tillët kanë humbur shpresën nga mëshira Ime dhe ata i pret dënimi i hidhur. (Sure Ankebut: 23)

O besimtarë, mos i bëni miq ata njerëz me të cilët Allahu është i zemëruar. Ata e kanë humbur shpresën për jetën tjetër, ashtu siç e kanë humbur shpresën jobesimtarët për të varrosurit (se do të ringjallen). (Sure Mumtehine: 16)

 

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Parathënie
  • Allahu urdhëron në Kuran që t'ia kemi frikën atij
  • Frika ndaj Allahut siç përshkruhet në Kuran
  • Pse i frikësohen besimtarët Allahut
  • Çfarë vlera morale posedon një person i cili i frikësohet Allahut?
  • Cilësitë që fiton një besimtar për arsye se i frikësohet Allahut
  • Shpërblimet për ata të cilët i frikësohen Allahut
  • Arsyet e dështimit për t'iu frikësuar Allahut
  • Çfarë vlera morale posedon një person i cili nuk i frikësohet Allahut
  • Pasojat që vuajnë ata të cilët nuk i frikësohen Allahut
  • Përfundim