logo
HARUN YAHYA

CILËSITË QË FITON NJË BESIMTAR PËR ARSYE SE I FRIKËSOHET ALLAHUT

Një pozitë e lartë tek Allahu

…Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe për Atë asgjë nuk është e fshehtë. (Sure Huxhurat: 13)

Padyshim pozita e një personi tek Allahu do të jetë në pajtim me vlerësimin e tij të Allahut, sasinë e veprave të mira të tij, zbatimin e urdhrave të Kuranit nga ana e tij, mirësinë e karakterit të tij dhe sinqeritetin e besimit të tij. Pa një vetëdije plot frikë-respekt ndaj Allahut, njeriu nuk mund të përmbush këto cilësi të karakterit dhe mirësjelljes. Andaj, shkalla e frikës ndaj Allahut në zemrën e dikujt është një tregues themelor i pozitës së tij tek Allahu.

Aftësia për të bërë dallimin në mes të së drejtës dhe të gabuarës

O besimtarë! Nëse i frikësoheni Allahut, Ai do t'ju japë aftësinë e të gjykuarit drejt, do t'ju lirojë nga gjynahet tuaja dhe do t'ju falë. Allahu zotëron mirësi të madhe. (Sure Enfal: 29)

Aftësia për të bërë dallimin në mes të së drejtës dhe të gabuarës dhe forcimi i të kuptuarit që e shoqëron atë, janë padyshim, mirësitë më të mëdha dhe më të vlefshme që mund t'i dhurohen një besimtari të sinqertë në Tokë.

Nëse dikujt i dhurohet mençuria që të jetë i aftë të dalloj të drejtën nga e gabuara, secila fjalë e tyre, secili qëndrim i tyre, secili vendim i tyre dhe secili reagim i tyre do të jetë mendjemprehtë dhe i saktë. Pasi që dikush i cili i frikësohet Allahut mundet menjëherë të bëj dallimin në mes të së drejtës dhe të gabuarës, ata do të sillen në pajtim me atë që më së shumti e kënaq Allahun në çdo gjë që bëjnë. Ata nuk do të ndikohen nga pavendosmëria, pasiguria, ngurrimi, shqetësimi apo hutimi. Mirëpo në kundërshtim të plotë me këtë, ata të cilëve nuk u është dhënë aftësia për të bërë dallime janë të gjykuar për shkatërrim, si në Tokë ashtu edhe në Ahiret.

Hisja e dyfishtë prej mëshirës së Allahut

O ju (ithtarë të Librit) që besuat (në Musain dhe Isain), ruajuni Allahut dhe besoni në të Dërguarin e Tij (Muhamedin), se Ai do t'ju dhurojë pjesë të dyfishtë nga mëshira e Vet, do t'ju japë dritë, me ndihmën e së cilës do të ecni dhe do t'ju falë; Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë. (Sure Hadid: 28)

Në Kuran Allahu u premton gjithë robërve të Tij të cilët i frikësohen Atij dhe sillen me maturi se jetët e tyre do të jenë të bekuara, si ajo e kësaj bote ashtu edhe ajo shpirtërore. Siç shprehet në ajetin Kuranor: "... All-llahu është i kënaqur me ata dhe ata janë të kënaqur me Atë." (Sure Ma'ide: 119) Sepse një besimtar i sinqertë, që Allahu duhet ta përfshijë në mëshirën e Tij është padyshim mbi çdo gjë tjetër.

Nuk duhet harruar se gjatë jetës sonë në Tokë, Allahu mund të na dhuroj lumturi, begati, mirësi, rehati dhe siguri. Mirëpo, në Ahiret, ata të cilët i frikësohen Allahut do të shpërblehen me mëshirën e Tij të pafund dhe do t'ju dhurohen mirësi shumë më të mëdha, me të cilat ato në Tokë nuk mund të krahasohen kurrë.

Adhurimi i pranueshëm

Lexoju (o Muhamed) saktësisht ngjarjen e dy bijve të Ademit, kur ata bënë nga një kurban, njërit iu pranua, kurse tjetrit jo. Njëri i tha tjetrit: "Ty gjithsesi do të të vras". Tjetri tha: "Allahu pranon vetëm prej të devotshmit. (Sure Ma'ide: 27)

Këtu njëri prej djemve të Profetit Adem (as) thotë se Allahu pranon sakrificën e atyre të cilët i frikësohen Atij. Dikush i cili nuk posedon frikën ndaj Allahut është, sipas këtij definimi, i paaftë të shpreh falënderimin që i takon plotfuqishmërisë së Allahut dhe nuk është në gjendje të ndiej respektin që duhet ta ndiej ndaj Tij. Si rezultat i pikëpamjes së tyre të shtrembëruar të ekzistencës dhe degjenerimit të pashmangshëm të karakterit dhe sjelljes që e shoqëron atë, përpjekjet e njerëzve të tillë thuaja se padyshim nuk do të kenë kurrfarë vlere në shikimin e Allahut. Për këtë arsye, Allahu kërkon mbi çdo gjë tjetër që karakteri i një individi të ndërtohet mbi vetëdijen plot frikë-respekt ndaj Tij dhe në kërkimin e kënaqësisë së Tij. Çdo qasje e mbështetur në mohimin e kësaj do të përfundoj padyshim me zhgënjim, siç tregohet në Kuran:

Cili është më i mirë, ai që themelet e godinës së vet i vë në përkushtimin ndaj Allahut dhe në kënaqësinë e Tij apo ai që themelet e godinës së tij i vë në bregun e gërryer dhe që rrokulliset me të në zjarrin e Xhehenemit?! Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë popullin keqbërës. (Sure Teube: 109)

Nuk ka mundësi që adhurimi i njerëzve të cilët nuk posedojnë vetëdije me frikë-respekt për Allahun dhe sjellja e të cilëve është e papranueshme, të jetë aq i devotshëm dhe i sinqertë siç duhet të jetë. Prapa çdo detyre apo akti të adhurimit që ata ndërmarrin do të qëndrojë gjithmonë dëshira për të dal në publik apo për të lënë përshtypje, apo për të projektuar një imazh më të mirë se të tjerët. Prandaj, çdo gjë që ata bëjnë gjatë jetës së tyre nuk do të ketë asnjë vlerë nëse nuk i drejtohen Allahut dhe nuk ndryshojnë sjelljen e tyre.

Gëzimi i lehtësisë në punët e njeriut

...Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t'ia lehtësojë çështjen. (Sure Talak: 4)

Allahu do t'ju mundësojë gjithnjë besimtarëve të sinqertë të cilët janë të ndërgjegjshëm për atë që shkakton pakënaqësinë e Tij dhe të cilët respektojnë kufijtë e Tij, të gëzojnë mëshirën, mbrojtjen dhe mëshirën e Tij. Ai do t'ju hap udhën atyre në të gjitha ndërmarrjet e tyre. Me fjalët e një ajeti tjetër Kuranor: "Dhe Ne do të ta lehtësojmë ty rrugën e drejtë." (Sure A'la: 8) Allahu, haptas apo ndryshe, do t'ju lehtësojë punët robërve të Tij në çdo drejtim, qofshin ato të dynjasë apo shpirtërore.

Allahu siguron rrugëdalje nga vështirësitë

...Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t'i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) (Sure Talak: 2)

Për robërit e devotshëm të Allahut që ndiejnë frikë-respekt ndaj Tij, asnjë vështirësi nuk është asnjëherë e pazgjidhshme apo e pakalueshme. Me Allahun, ata janë të aftë të tejkalojnë çdo pengesë duke përdorur mençurinë dhe të kuptuarit me të cilat i ka pajisur Ai. Madje edhe në situatat në dukje më të vështira, Allahu në fund do t'ju tregoj rrugëdaljen atyre dhe sado që të zgjas vështirësia e tyre, ata nuk do të lihen vetëm. Ky është premtimi i Allahut për besimtarët.

Allahu shlyen veprat e tyre të këqija, i falë ata dhe e shumëfishon shpërblimin e tyre

Ja, këto janë urdhërimet që Allahu i ka zbritur për ju. Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t'ia shlyejë veprat e këqija dhe do t'ia rrisë shpërblimin. (Sure Talak: 5)

Pas vdekjes së tyre kur ata thirren për të dhënë llogari, për besimtarët e sinqertë do të ketë një llogaridhënie të lehtë. Kjo për arsye se besimtarët kanë jetuar jetët e tyre në Tokë në pajtim me udhëzimin e Zotit tonë i Cili i krijoi ata. Është e padyshimtë se ata nuk kanë gabime, ata mund madje të kenë bërë gjynahe por Allahu, zotëruesi i mëshirës së pafund, ka thënë në Kuran se Ai do t'i falë ata:

Thuaj: "O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti." (Sure Zumer: 53)

Prandaj, ata njerëz të cilët Allahu i ka falur do të fitojnë një shpërblim edhe më të madh për atë që kanë vepruar në Tokë; ata do të pranohen në Kopshtin i cili është përplot me mirësi të panumërta.

Dhembshuria e pafund e Allahut do t'ju demonstrohet besimtarëve të sinqertë madje edhe në Tokë. Si rezultat i kujdesit të tyre me frikë-respekt, dashurisë së tyre ndaj Tij dhe veprave të mira që i kanë bërë ata, shpërblimi për mirësinë dhe sjelljen e tyre të sinqertë do të rritet shumëfish. Edhe pse ata dosido detyrohen me borxhin e adhurimit dhe bindjes për jetën që Ai u ka dhuruar në rend të parë së bashku me të gjitha mirësitë e pafund që e shoqërojnë atë, Allahu me zemërgjerësinë e pafund të Tij e sheh si të përshtatshme që t'i shpërblej ata thjeshtë nga mirësia dhe dashamirësia e tij e pakrahasueshme.

 

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Parathënie
  • Allahu urdhëron në Kuran që t'ia kemi frikën atij
  • Frika ndaj Allahut siç përshkruhet në Kuran
  • Pse i frikësohen besimtarët Allahut
  • Çfarë vlera morale posedon një person i cili i frikësohet Allahut?
  • Cilësitë që fiton një besimtar për arsye se i frikësohet Allahut
  • Shpërblimet për ata të cilët i frikësohen Allahut
  • Arsyet e dështimit për t'iu frikësuar Allahut
  • Çfarë vlera morale posedon një person i cili nuk i frikësohet Allahut
  • Pasojat që vuajnë ata të cilët nuk i frikësohen Allahut
  • Përfundim