logo
HARUN YAHYA

ÇFARË VLERA MORALE POSEDON NJË PERSON I CILI NUK I FRIKËSOHET ALLAHUT

Cilësia e drejtësisë është e arritshme vetëm duke i frikësuar Allahut dhe duke iu përmbajtur plotësisht urdhrave të Tij. Që një person të posedoj dhe të ruaj një karakter të drejtë, nevojitet një dashuri e fortë ndaj Allahut e shoqëruar me një frikë të thellë ndaj Allahut. Sa i përket frikës së Allahut ashtu siç e meriton Ai, kjo është bërë e mundshme vetëm duke përkujtuar dhe duke menduar vazhdimisht për madhështinë, lavdinë dhe fisnikërinë e Allahut, pozitën e Tij të lartë, dijeninë dhe pushtetin e pafund dhe sovranitetin e Tij të pakufizuar dhe të pakushtëzuar mbi të gjithë robërit e Tij, si edhe duke pasur një besim të plotë në premtimet dhe kërcënimet e Allahut, Ditën e Gjykimit dhe fuqinë e sprovave të rënda të tij dhe ndëshkimin e frikshëm dhe të amshueshëm. Ky besim do të hap udhë për një frikë të përforcuar ndaj Allahut. Kjo frikë do të sigurojë po ashtu që qëndrimi i njeriut, sjellja, lëvizjet dhe bisedat e njeriut të jenë në pajtim dhe në harmoni me standardet morale me të cilat është i kënaqur Allahu. Një person i cili i frikësohet Allahut do të jetë në një gjendje të vazhdueshme të vigjilencës kur bëhet fjalë për mbrojtjen e kufijve të Tij.

Sa u përket njerëzve të cilët nuk i frikësohen Allahut, ata janë në gjendje të shfaqin çdo lloj qëndrimi, pavarësisht prej pakënaqësisë së Allahut. Dikush që ka harruar se do t'i jap llogari Allahut nuk ka nevojë apo arsye të jetë i sinqertë, tu shërbej të tjerëve, të jetë i drejtë dhe i ndershëm, shkurt, të shfaq sjellje të mirë morale. Ata janë të motivuar vetëm nga ambicia individuale dhe përfitimi personal. Ata e konsiderojnë si të pavend t'u bëjnë mirë të tjerëve.

Nuk ka asgjë që këta njerëz nuk do të bënin për të përfituar vet. Për shkak të paaftësisë së tyre për të njohur fuqinë e Allahut, mundësia e ndëshkimit të Allahut nuk shërben si një nxitje për të përmirësuar mënyrën e tyre të jetës. Pasi që ata nuk posedojnë frikën ndaj Allahut apo ndëshkimit të Tij, ata nuk iu përmbahen asnjë kufizimi, ata shpërfillin ndalesat e Allahut, duke shfaqur një sjellje shtypëse ndaj njerëzve dhe duke ia tepruar në çdo gjë negative. Pasi që ata nuk mendojnë për fuqinë Allahut dhe aftësinë e Tij për t'u hakmarrë, ata shkelin kufijtë e Allahut pa menduar fare.

Këto janë arsyet pse ata njerëz të cilët nuk i frikësohen Allahut nuk i ndalon asgjë për bërjen e çdo lloji të mundshëm të mëkatit dhe degradimit moral. Ata nuk i përmbahen fesë së Allahut dhe përmes sjelljes së tyre shtypëse, ata ndalojnë njerëzit e tjerë nga feja; ata nuk mund të durojnë të shohin zbatimin e standardeve dhe moralit fetar. Padyshim, shtypja e praktikuar prej këtyre njerëzve do të marr përgjigjen e merituar në Ahiret. Allahu na bën me dije në Kuran për këta njerëz dhe për fundin e tyre:

Me të vërtetë, ata që kanë mohuar dhe kanë larguar njerëzit nga rruga e Allahut, ata kanë humbur larg prej udhës së drejtë. Ata që nuk besojnë dhe bëjnë padrejtësi, Allahu nuk i fal, as nuk do t'i udhëzojë në kurrfarë rruge, përveçse drejt rrugës së Xhehenemit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Dhe kjo për Allahun është e lehtë. (Sure Nisa': 167-169)

Më poshtë, do të analizojmë tiparet dalluese dhe veçoritë e shtrembëruara të keqbërësve të cilët nuk posedojnë frikën e Allahut të përmendura në Kuran.

Ngjashmëria e tyre me Shejtanin

Ata njerëz të cilët, përkundër të qenit plotësisht të vetëdijshëm për ekzistencën dhe fuqinë e Allahut, nuk sillen në një mënyrë e cila kënaq Allahun, dhe të cilët në të vërtetë nuk i frikësohen Atij, ndajnë disa tipare të përbashkëta me Shejtanin. Njerëzit të cilët janë pandërprerë nën këshillën dhe ndikimin e Shejtanit janë pothuajse të gatshëm të ndajnë një mentalitet dhe frymë të ngjashme. Treguesi më i qartë i kësaj ngjashmërie është gjendja e tyre e mohimit të verbër. Domethënë, ata automatikisht shfaqin reagime (reactions) të shtrembëruara dhe të çekuilibruara dhe qëndrime që janë të dëmshme për ta, në vend se të pranojnë atë që është e qartë dhe të sillen në pajtim me të. Shembulli më i mirë i sjelljes së tyre të shtrembëruar shihet në qëndrimin sfidues të Shejtanit ndaj Allahut. Kjo ndodhi rrëfehet në Kuran si shembull për tërë njerëzimin.

Allahu krijoi engjëjt dhe xhindet përpara se të krijoi Ademin (as), njeriun dhe profetin e parë. Ata pandërprerë lëvdonin dhe madhëronin Allahun. Pastaj, Allahu krijoi Ademin (as) dhe urdhëroi engjëjt të bien në sexhde përpara tij. Engjëjt iu bindën urdhrit të Allahut me dëshirë dhe rranë në sexhde para Ademit (as). Mirëpo, Shejtani (Iblisi), i cili ishte i pranishëm me engjëjt, edhe pse ishte njëri prej xhindeve, ngriti krye kundër urdhrit të Allahut dhe u bë i pabindur ndaj Tij. Kjo për arsye se Shejtani besoi se ishte shumë më superior se Profeti Adem (as). Kurani rrëfen:

Zoti tha: "O Iblis, ç'të pengoi ty që të mos përuleshe në sexhde para atij që e kam krijuar Vetë me duart e Mia? A mos u bëre mendjemadh apo mendon se je nga të lartët?" (Sure Sad: 75)

Në çka Shejtani përgjigjet:

"...Unë jam më i mirë se ai. Mua më ke krijuar prej zjarrit, kurse atë prej balte". (Sure Sad: 76)

Mosbindja e paturpshme e Shejtanit ndaj urdhrit të Allahut rezultoi me mallkimin dhe dënimin e tij me ndëshkimet e përjetshme të Xhehenemit. Pa dyshim, mosbindja e Shejtanit buron nga një gjendje e pakuptimtë e mospajtimit shpirtëror. Ai personalisht ka qenë dëshmitar i ekzistencës së Allahut. Me të vërtetë, ai foli drejtpërdrejt me Allahun. Ai kishte dijeni të padyshimtë për vetitë e Allahut, fuqinë e Tij dhe ndëshkimin e përjetshëm të Xhehenemit.

Ngjashmëria e çuditshme në mes të Shejtanit dhe gjithë atyre të cilët i shmangen vetëdijes që frymëzon frikë-respekt ndaj Allahut buron brenda tyre. Të kesh dijeni të qartë për ekzistencën e Allahut dhe prapëseprapë të arrish ta mohosh Atë dhe të ngresh krye kundër autoritetit të Tij, paraqet një veçori vërtetë të habitshme. Duke e pasur parasysh diturinë e drejtpërdrejt dhe të padyshimtë të Shejtanit, njeriu do të priste që ai të kishte shkallën më të lartë të besimit dhe frikës ndaj Allahut. Gjithashtu, njeriu do të priste që ai të ketë edhe një nivel të vetëdijes së vazhdueshme që i përshtatet kësaj diturie, duke frymëzuar kështu respekt dhe bindje të pashembullt ndaj Allahut. Në vend të kësaj, Shejtani shfaq një paturpësi dhe guxim të shëmtuar.

Në ajetin më poshtë Kurani përshkruan gjendjen e këtyre njerëzve:

Thuaj: "Kush ju ushqen nga qielli dhe Toka? Kush mundëson të dëgjuarit dhe të parit? Kush mund të nxjerrë të gjallën nga e vdekura dhe të vdekurën nga e gjalla? Kush i drejton gjërat?" Ata do të thonë "Allahu". E ti (o Muhamed) thuaj: "Atëherë, përse nuk e keni frikë Atë?" (Sure Junus: 31)

Një tjetër ajet zbulon gjendjen e tyre shpirtërore dhe mungesën e vetëdijes si vijon:

Mohuesit i shëmbëllejnë kafshëve, të cilat, kur i thërret dikush, dëgjojnë vetëm thirrje e zë, por s'kuptojnë asgjë. Ata janë të shurdhër, memecë dhe të verbër e nuk kuptojnë asgjë. (Sure Bekare: 171)

Një çështje tjetër që këta njerëz e mohojnë pa menduar fare është ringjallja. Për një person i cili e di se u krijua nga asgjëja dhe e di me siguri se në fund do të vdes, të pyes se si do të ringjallet, është pa asnjë dyshim, një gjë hutuese dhe e habitshme. Kurani i referohet Ditës së Ringjalljes dhe përshkruan reagimin mosbesues të njerëzve të cilët e mohojnë atë:

Nëse ti (Muhamed) çuditesh nga idhujtarët, janë vërtet të çuditshme fjalët e tyre: "Vallë, pasi të bëhemi dhé, do të krijohemi vërtet përsëri?!" Këta janë ata që nuk besojnë në Zotin e tyre dhe në qafat e të cilëve do të ketë vargonj; këta janë banorët e Xhehenemit, në të cilin do të qëndrojnë përherë (Sure Rra'd: 5)

Krenaria dhe mendjemadhësia e tyre

Kur atij i thuhet "Kije frikë Allahun!", ai mburret dhe bën më shumë të këqija. Atij i mjafton Xhehenemi. Eh, sa vendbanim i keq është ai vend! (Sure Bekare: 206)

Veçoria më e dallueshme e atyre të cilët nuk i frikësohen Allahut është gjendja e tyre e një krenarie dhe mendjemadhësie të pakuptim. Ajo që qëndron pas kësaj është personi që e sheh veten si të pavarur nga Allahu dhe që ia vesh vetvetes vetitë të cilat i takojnë vetëm Allahut. Kjo është një gjë krejtësisht absurde, pasi që njerëzimi është i dobët dhe ka shumë të meta. Pa marr parasysh se sa të lartë dhe të fuqishëm mund ta konsideroj ai vetveten, në fund do të lodhet, do të ketë uri, do të ketë etje, do ta marr gjumi, do të vuaj nga dhimbja e kokës apo sëmundje tjera, trupi i tij do të degjenerohet duke u plakur dhe në fund ai do të vdes dhe trupi i tij do të shpërbëhet.

Nuk është e mundshme që njerëzit të bëhen mendjemëdhenj dhe të sigurt në vetvete për sa kohë që janë të vetëdijshëm se është Allahu i Cili krijoi çdo gjë nga asgjëja, dhe i Cili na ka dhënë të gjitha karakteristikat dhe potencialin që posedojmë dhe se Ai është i aftë të marr mbrapsht gjithçka që na ka dhuruar kurdo që Ai të dëshiroj, dhe se të gjitha gjallesat janë të përkohshme dhe vetëm ekzistenca e Tij është e përjetshme. Mirëpo, vetëm ata të cilët i harrojnë të metat e tyre dhe intelektet e degjeneruara të të cilëve dështojnë t'i kuptojnë këto çështje do të merrnin guximin të jenë aq guximtar. Ky ishte rasti me Karunin, sjelljen e të cilit e përshkruan Allahu në Kuran si një shembull për mbarë njerëzimin.

Arsyeja që qëndron pas kryelartësisë së Karunit dhe paaftësisë së tij për t'iu frikësuar Allahut, ishte pasuria e tij. Ai kishte harruar se e gjithë pasuria i takon Allahut dhe po të dëshironte Ai do të mund të rimerrte këtë pasuri. Në vend të kësaj, ai parafytyroi se këto thesare ishin fituar nga ai vet si rezultat i aftësive të veta.

Me të vërtetë, Karuni ka qenë nga populli i Musait, por i shtypte ata. Ne i patëm dhënë atij aq thesare, saqë çelësat e tyre vështirë se do të mund t'i mbante një grup njerëzish të fuqishëm. Njerëzit e popullit të tij i thanë: "Mos u ngazëlle me pasurinë që ke, sepse Allahu nuk i do ata që ngazëllehen! Por përpiqu me atë që të ka dhënë Allahu të fitosh jetën e botës së ardhshme, duke mos harruar pjesën tënde në këtë botë. Bëju mirë të tjerëve, ashtu si të ka bërë mirë ty Allahu. Mos kërko ngatërresa në Tokë, sepse Allahu nuk i do ngatërrestarët." Ai tha: "Kjo më është dhënë vetëm prej diturisë sime". Vallë, a nuk e dinte ai, se Allahu kishte zhdukur para tij shumë brezni, që kishin qenë më të fuqishëm dhe që kishin grumbulluar më shumë pasuri se ai? Por keqbërësit nuk do të pyeten për gjynahet e tyre. (Sure Kasas: 76-78)

Si shpagim për këtë sjellje, Karuni u ndëshkua ndërsa ishte në Tokë për të shërbyer si shembull për njerëzit që kanë mendim të njëjtë. Po të posedonte ai, siç pohonte, fuqi dhe pushtet të pakrahasueshëm, ai padyshim do të kishte shpëtuar veten e tij nga ky ndëshkim. Mirëpo, as dijenia e tij, as pasuritë e tij, bashkësia ku ai jetonte apo respekti që ai gëzonte nuk ishin në gjendje që ta shpëtojnë atë nga ndëshkimi i Allahut.

Ne bëmë që Karunin dhe shtëpinë e tij t'i gëlltiste toka dhe askush nuk arriti që ta mbronte nga dënimi i Allahut, madje as ai vetë nuk mund ta mbronte veten. Të nesërmen, ata që më parë dëshironin të kishin qenë në vend të tij, thoshin: "Është shumë e qartë se Allahu është Ai që i jep bollëk dhe ia pakëson kujt të dojë prej robërve të Tij. Sikur Allahu të mos kishte mëshirë për ne, me të vërtetë që do të na kishte bërë të na gëlltiste toka. Ububu! Është shumë e qartë se mohuesit nuk kanë shpëtim!" (Sure Kasas: 81-82)

Vdekja tragjike e Karunit përbën një shembull të hapur dhe të qartë për ata të cilët nuk posedojnë kurrfarë frike ndaj Allahut dhe të cilët janë hutuar nga mendjemadhësia. Mirëpo në Ahiret, është rezervuar një vend i këndshëm për ata njerëz të sinqertë të cilët nuk janë kryelartë:

Sa për shtëpinë e botës tjetër, Ne do ta caktojmë atë për ata që nuk kërkojnë as madhështi e as ngatërresa në Tokë. Përfundimi (i mirë) është për ata që ruhen nga të këqijat. (Sure Kasas: 83)

Lakmia dhe agresiviteti i tyre

Mendjemadhësia e këtyre njerëzve të cilëve u mungon plotësisht frika e Allahut ushqehet dhe mbahet gjallë prej tyre deri në atë masë sa ata përfytyrojnë se gjithçka është e tyre për të marrë. Për këtë arsye, ata kanë zili privilegjet e njerëzve të tjerë. Si shembull të këtij qëndrimi Kurani rrëfen ndodhinë e dy djemve të Profetit Adem (as):

Lexoju (o Muhamed) saktësisht ngjarjen e dy bijve të Ademit, kur ata bënë nga një kurban, njërit iu pranua, kurse tjetrit jo. Njëri i tha tjetrit: "Ty gjithsesi do të të vras". Tjetri tha: "Allahu pranon vetëm prej të devotshmit. Nëse ti ngre dorë të më vrasësh mua, unë nuk do ta ngre dorën që të vras, sepse, në të vërtetë, unë i frikësohem Allahut, Zotit të gjithësisë. Unë parapëlqej të marrësh barrën e gjynahut tim dhe të gjynahut tënd e kështu të bëhesh ndër banorët e zjarrit. Ky është ndëshkimi i keqbërësve". Vetja e tij e nxiti në vrasjen e të vëllait dhe e vrau. Kështu, ai u bë nga të humburit. (Sure Ma'ide: 27-30)

Një person i cili i frikësohet Allahut do të ishte i kujdesshëm dhe do të ruhej prej epsheve të tij të brendshme. Përveç kësaj, nuk ekziston asnjë frikë e cila kërkon ndryshim të thellë të vet karakterit të njeriut në mënyrë pozitive. Vëllai i cili nuk iu frikësua Allahut iu dorëzua epsheve të shfrenuara të unit të tij. Si rezultat i xhelozisë dhe zemërimit për faktin se sakrifica e tij nuk u pranua dhe ndjenjës së rivalitetit që ai ndjeu ndaj vëllait të tij, ai përfundoi duke iu kërcënuar për ta vrarë dhe pastaj zbatoi këtë kërcënim. Ky rast shërben si paralajmërim se sa e rrezikshme mund të jetë t'ia kthesh shpinën frikës së Allahut dhe t'i dorëzohesh nxitjeve të epshit.

Një njeri i cili nuk i frikësohet Allahut nuk do të hezitojë, kur ndjehet personalisht i fyer, t'ju shkaktoj si dëm fizik ashtu edhe shpirtëror atyre të cilët e kanë fyer atë. Në të njëjtën kohë xhelozia është njëra prej tipareve dalluese themelore të Shejtanit. Kur Shejtani u dëbua nga prania e Allahut, ai shfaqi gjithë urrejtjen dhe xhelozinë që ndiente ndaj Profetit Adem (as) dhe premtoi se me gjithë fuqinë e tij do të tërhiqte në Xhehenem të gjithë pasardhësit e ardhshëm të tij. Megjithatë, ky premtim vlen vetëm për shokët dhe përkrahësit e Shejtanit. Mirëpo, për ata besimtarë të cilët i frikësohen Allahut dhe të cilët janë të ndërgjegjshëm për veprimet e tyre, kjo nuk do të ketë asnjë ndikim çfarëdo qoftë.

Pavarësia e tyre

Të jesh "i pavarur" domethënë se njeriu nuk ka nevojë për çfarëdo qoftë, se njeriu është pa dobësi apo mangësi dhe se njeriu nuk mban përgjegjësi ndaj askujt. Këto veti i takojnë vetëm Allahut. Qeniet njerëzore dhe krijesat tjera të gjalla janë në thelb të dobëta dhe vazhdimisht kanë nevoja. Ata janë subjekt i qëllimeve të Allahut në këtë krijim dhe në çdo moment janë krejtësisht të varur prej Tij për jetesë dhe furnizim. Mirëpo, siç e kemi theksuar më lart, njerëzit të cilët nuk i frikësohen Allahut janë të verbuar prej vet paaftësisë së tyre për shkak të mendjeve të mbyllura dhe mençurisë së degjeneruar të tyre. Atyre kurrë s'do t'iu shkonte në mendje se mund të jenë të mangët ose me të meta. Veç kësaj, pasi që janë absolutisht të sigurt në veten e tyre, ata nuk hezitojnë dhe nuk janë kurrë të shqetësuar për kryerjen e veprave të këqija. Allahu i referohet kësaj gjendjeje shpirtërore në Kuran si të jesh "i shfrenuar."

Por vërtet që njeriu shkel çdo cak, kur mendon se është i vetëmjaftueshëm. (Sure Alak: 6-7)

Këta njerëz jo vetëm që e konsiderojnë vetveten si tërësisht të pavarur, ata po ashtu e konsiderojnë vetveten si të liruar nga pasojat shkatërrimtare të veprimeve të tyre. Për këtë arsye, ata këmbëngulin në guximin e tyre të pamatur. Sa më e madhe që është bujaria e Allahut ndaj tyre, aq më të shkujdesur bëhen ata. Ata nuk e kuptojnë se Allahu është vetëm duke i vënë në sprovë, ashtu që sa më shumë që ata të vazhdojnë në shfreninw e tyre, aq më i madh do të jetë ndëshkimi të cilit ata do t'i nënshtrohen në Xhehenem.

Mos u josh (o Muhamed) nga pasuria dhe fëmijët e tyre, sepse nëpërmjet tyre Allahu kërkon t'i ndëshkojë ata në këtë jetë, në mënyrë që t'u dalë shpirti duke qenë jobesimtarë. (Sure Teube: 85)

Pasi që nuk janë të vetëdijshëm për këtë të vërtetë, ata keqkuptojnë mundësitë dhe burimet që Allahu ka lejuar t'i gëzojnë ata si mbrojtje prej ndëshkimit të Tij. Për shembull, ata mendojnë se një makinë e fortë dhe luksoze do ta mbrojë atë prej aksidenteve, lëndimit apo madje edhe prej vdekjes. Ata mendojnë se një ndërtesë e sigurt dhe e fortë do t'i mbrojë ata prej tërmeteve, katastrofave apo sulmeve. Natyrisht, një person mund të zgjedh të jetoj në një ndërtesë të sigurt si një masë paraprake, mirëpo, madje edhe ndërtesa më e sigurt e botës do të bëhet pluhur e hi kur të vjen koha.

Këta njerëz mendojnë po ashtu se ndërmarrja e çdo hapi parandalues që mund të merret me mend lidhur me shëndetin dhe ekzistencën e tyre fizike do t'i bëjnë ata rezistent ndaj vuajtjes. Mirëpo, kjo është një përpjekje absolutisht e pambarim. Madje edhe një virus i vetëm mjafton për të bartur ndëshkimin e Allahut te këta njerëz. Gjithashtu, shpërthimi i enws më të vogël të gjakut në tru do të mund të ishte fillimi i ndëshkimit të përjetshëm që do të pësojnë këta njerëz. Asnjë njeri tjetër dhe asnjë fuqi tjetër s'mund ta mbroj dikend prej ndëshkimit të Allahut. Allahu shpall në Kuran: "...Hani nga ushqimet e shijshme e të lejuara me të cilat ju kemi furnizuar dhe mos e kapërceni kufirin, përndryshe do t'ju zërë zemërimi Im. Ai, të cilin e zë zemërimi Im, është i humbur!" (Sure Ta Ha: 81)

Ata të cilët nuk kanë frikën e Allahut nuk e pranojnë madje as pashmangshmërinë e vdekjes. Për këta njerëz, vdekja e një të riu të afërt me ta, apo madje vdekja e papritur e personave të rëndësishëm apo njerëzve që janë të njohur për publikun, shikohet si një gjë tronditëse dhe e pakuptim. Të shohësh një person më parë të shëndoshë dhe të fuqishëm të bëhet i panjohshëm vjen si një goditje e rëndë për njerëzit të cilët do të parapëlqenin të harrojnë vdekjen.

Gjithashtu, për ta të shohin një shok me të cilin ata mund të kenë qenë bashkë disa ditë më parë, të gjetur skaj rrugës në një gjendje që s'mund ta njohin, që e ka goditur vetura dhe pastaj t'ju duhet të jenë dëshmitar kur këtë trup e fusin në një thes të zi kufomash, të mbyllur që nga koka e deri te këmbët, do t'ju sjell ndërmend shumë gjëra që ata mundohen t'i harrojnë. Të shohin dikë të moshës, mënyrës së jetës dhe mentalitetit të tyre, të shtrirë në rrugë me kufomën e rrethuar nga një turmë njerëzish, do të mbushte zemrat e tyre me ndërgjegjësimin e frikshëm se janë tërësisht të papërgatitur për vdekjen e tyre dhe për Ahiretin. Disa ditë më herët ata do të kenë qenë duke u krekosur me veshjen e "modelistit" të tyre dhe duke ndjekur ambiciet e tyre profesionale, duke pohuar që nuk kanë aspak kohë për fe dhe duke bërë shaka për Ahiretin. Krejt papritur, të ballafaquar me pamjen e shokut të dikurshëm, ata e gjejnë veten në njw gjendje krejtësisht tjetër shpirtërore. Personeli i emergjencës do të mbledh xhamat e thyer që kanë rënë në tokë për t'i hedhur, këpucët e tij të dëmtuara dhe rrobat moderne që kishte veshur. Trupi i tij një kohë krenar do të dërgohet menjëherë në morgun e spitalit për të parandaluar kalbjen e tij dhe do të lihet aty me kufomat tjera. Ajo që dikur ishte një qenie njerëzore do të mbështillet në një pëlhurë të bardhë dhe brenda disa ditëve do të vendoset në një gropë në dhe.

Mirëpo, për shumicën prej tyre kjo frikë do të jetë jetë-shkurt. Brenda një periudhe të shkurt ata do t'i kthehen mendësisë së mëparshme të tyre, duke e konsideruar vdekjen si diçka që ndikon në çdonjërin përveç në ata vet. Përkundër asaj se shohin njerëzit rreth tyre duke vdekur, përkundër dijenisë se i pret Ahireti, përkundër plakjes së trupave të tyre dhe afrimit gradual drejt fundit, ata nuk i frikësohen Allahut dhe kështu refuzojnë plotësisht të mendojnë për vdekjen. Për këtë arsye, në vend se të përdorin sadopak nga ajo pak kohë që mund t'ju ketë mbetur për të ndryshuar mënyrën e tyre të jetës dhe t'i nënshtrohen udhëzimit të Allahut, ata zgjedhin të ndjekin një nivel gjithmonë në rritje të pakujdesisë.

Jetët përplot frika dhe shqetësime

Për njerëzit të cilët nuk i besojnë apo nuk i frikësohen Allahut e gjithë bota përbëhet prej kaosit dhe rastësive. Ata mendojnë se çdo gjë ndodhë rastësisht dhe se ngjarjet që ndodhin rreth tyre ndodhin pa kuptim apo arsye. Në rrethana të tilla është e pamundshme të përjetohet çfarëdo ndjenje e qëndrueshme e paqes dhe qetësisë së vërtetë, pasi që në çdo moment ata do të mund të përballen me ndonjë fatkeqësi arbitrare. Ai ka shqetësime dhe frika të pafund lidhur me të ardhmen. Për shembull, ai do të mund të sëmurej nga një sëmundje e papritur, të humb tërë pasurinë e tij apo mbase një gjëmë e papritur do të mund t'i ndodhte atij apo njerëzve të dashur të tij. Pasi që ai supozon se të gjitha ngjarjet si këto ndodhin me apo pa dashje, ai kurrë nuk ndjehet i lirë nga shqetësimi dhe frika për mundësinë që ato t'i ndodhin atij. Dhe për më tepër, gjendja bëhet edhe më e keqe për arsye të njohurisë së e gjithë kjo punë është tërësisht jashtë kontrollit të tij, duke e lënë atë me një ndjenjë të rritur të pafuqisë dhe dëshpërimit.

Vetëm dikush i cili i frikësohet Allahut nuk do t'ju nënshtrohet këtyre llojeve të frikës. Frika e Allahut dhe besimi në Të largon të gjithë këto frika tjera. Të kesh dijeni se Allahu është Zotëruesi dhe Krijuesi i çdo gjëje dhe se asnjë ngjarje nuk ndodhë veçse nën kontrollin dhe largpamësinë hyjnore të Allahut, duke e ditur se Allahu do t'i mbrojë dhe do të kujdeset për ata të cilët kanë besim në Të, udhëzon në lirimin nga çdo lloj frike dhe nevoje të rrejshme. Kurani shpall:

All-llahu solli një shembull: Një njeri (rob) në posedimin e të cilit ishin ortakë pa marrëveshje mes vete dhe njëri (rob) që është thjesht në posedimin e një njeriu. A janë ata të dy të një lloji (të një gjendjeje)? Lavdërimi i takon vetëm All-llahut, por shumica e tyre, nuk e dinë. (Sure Zumer: 29)

Njerëzit të cilët nuk besojnë në Allahun dhe të cilët si pasojë nuk i frikësohen Atij, do të përjetojnë një mori frikash të ndryshme në raport me gjërat tjera dhe njerëzit tjerë. Ata kurrë nuk mendojnë për të qenit përgjegjës ndaj Allahut për veprimet e tyre por janë shumë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre ndaj eprorëve të tyre në punë, bashkëshorteve të tyre, nënave të tyre, etërve të tyre dhe shumë njerëzve tjerë të tillë.

Kur ndjenja e frikës, e cila duhet t'i drejtohet vetëm Allahut, i drejtohet krijimit të Tij në vend të Tij, i ul individët në fjalë në një pozitë të padenjë pasi që e vetmja qenie e cila vërtetë e meriton t'i frikësohemi është Allahu. Ai është zotëruesi i gjithë fuqisë dhe pushtetit dhe çdo gjë i nënshtrohet vullnetit dhe kontrollit të Tij. Asgjë nuk vjen në jetë përveç se me vullnetin dhe dijen e Tij. Pa pëlqimin e Tij, asgjë s'mund t'i shkaktojë dëm askujt. Andaj, nuk ekziston asnjë qenie tjetër që duhet t'i frikësohemi përveç Allahut.

Siç vërejtëm më herët, njerëzit të cilët iu frikësohen njerëzve të tjerë e jo Allahut veprojnë ashtu sepse i konsiderojnw ata si posedues të fuqisë dhe pushtetit që është i pavarur nga Allahu. Ata e bëjnë gabimin e tmerrshëm të refuzimit të Allahut dhe kërkimit ndihmë nga krijimi i Tij në vend të Tij. Si rezultat, ata jo vetëm që nuk pranojnë ndihmën që e kërkojnë, por gjithë jetët e tyre dëmtohen nga ekspozimi i dëmshëm ndaj paditurisë, kokwfortwsisw dhe të metave tjera njerëzore të atyre në të cilët janë mbështetur ata, që ata kanë parapëlqyer para Allahut.

Allahu ka urdhëruar ata të cilët besojnë që t'mos iu frikësohen njerëzve tjerë por t'i frikësohen vetëm Atij:

...Prandaj, mos kini frikë nga njerëzit, por kini frikë vetëm prej Meje! Dhe mos i ndërroni Fjalët e Mia me ndonjë vlerë të vogël! Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka shpallur Allahu, ai është mohues i vërtetë. (Sure Ma'ide: 44)

...por atyre mos iu frikësoni, frikësohuni vetëm prej Meje -, që të plotësoj mirësinë Time ndaj jush dhe që ju të shkoni në udhë të drejtë. (Sure Bekare: 150)

Pandershmëria dhe mosmirënjohja e tyre

Ka shumë shembuj në Kuran të mosfalënderimit të atyre të cilët nuk i frikësohen Allahut. Mirëpo, mbase ai që flet më së shumti ka të bëj me të bijtë e Izraelit dhe pandershmërinë dhe mosmirënjohjen e tyre ndaj Allahut dhe të dërguarve të Tij.

Bijve të Izraelit iu dhuruan të mira që nuk iu dhuruan asnjëherë më parë asnjë populli tjetër. Atyre iu demonstruan mrekulli të panumërta dhe përkundër faktit se profetët dolën nga mesi i tyre, ata mbetën faktorë të pabindur të cilët nuk u prekën nga asnjëra prej tyre. Profeti Musa (Mojsiu) (as) me durim u përpoq t'i mësoj ata, por ata nuk e arritën bindjen e vërtetë ndaj Allahut dhe besimit të vërtetë. Kur ata u bënë dëshmitar të zemërimit të Allahut, ata kërkuan faljen e Tij dhe kur zemërimi i Tij u hoq, ata iu kthyen keqbërjes së tyre, duke përvetësuar madje zota tjerë pos Tij. Ndërsa profetët e tyre ishin të përfshirë në luftëra të vështira me jobesimtarët, dyfytyrëshit nga mesi i bijve të Izraelit ishin më të interesuar që të sigurojnë përparësi për veten e tyre dhe përfitime personale dhe kurrë nuk ishin me të vërtetë të sinqertë në përmbushjen e obligimeve të tyre ndaj Allahut dhe fesë së Tij.

Duke shfaqur mosmirënjohje të plotë, ata braktisën profetin e tyre, Musain (as), duke e lënë atë vetëm në fazën më kritike të luftës së tij, duke u përqendruar në vend të kësaj në mirëqenien dhe mjetet e tyre të jetesës. Pastaj, sikur kjo të mos mjaftonte, ata shfaqën po ashtu qëndrimin më të turpshëm dhe më jo-falënderues ndaj tij.

Ata thanë: "O Musa! Kurrsesi nuk do të hyjmë atje, derisa aty të gjenden ata. Kështu që shko ti dhe Zoti yt e luftoni, se ne do të rrimë këtu". (Sure Ma'ide: 24)

Nga kjo mund të shihet qartë se njerëz të tillë sikur këta nuk posedojnë frikën e Allahut, prandaj, kur ata përballen me çfarëdo që bie ndesh me interesat e tyre ata menjëherë bëhen të pabindur. Përkundër mbrojtjes që ata pranuan nga Allahu dhe të dërguarit e Tij kundër tiranisë së armikut të tyre më të vrazhdë, Faraonit të Egjiptit, pavarësisht nga të mirat e panumërta dhe thirrjet e vazhdueshme në besim dhe shpëtim të përjetshëm, e gjithë kjo u harrua për një çast.

 

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Parathënie
  • Allahu urdhëron në Kuran që t'ia kemi frikën atij
  • Frika ndaj Allahut siç përshkruhet në Kuran
  • Pse i frikësohen besimtarët Allahut
  • Çfarë vlera morale posedon një person i cili i frikësohet Allahut?
  • Cilësitë që fiton një besimtar për arsye se i frikësohet Allahut
  • Shpërblimet për ata të cilët i frikësohen Allahut
  • Arsyet e dështimit për t'iu frikësuar Allahut
  • Çfarë vlera morale posedon një person i cili nuk i frikësohet Allahut
  • Pasojat që vuajnë ata të cilët nuk i frikësohen Allahut
  • Përfundim