logo
HARUN YAHYA

ÇFARË VLERA MORALE POSEDON NJË PERSON I CILI I FRIKËSOHET ALLAHUT?

O bijtë e Ademit, Ne ju dërguam rroba që të mbuloni vendet e turpshme, si edhe për zbukurim; por, petku i devotshmërisë është më i miri. Këto janë disa shenja të Allahut, që ju të merrni këshillë. (Sure A'raf: 26)

Në shumë ajete të Kuranit janë dhënë shumë shembuj të qëndrimeve dhe sjelljeve të besimtarëve të sinqertë të cilët kanë frikën e Allahut. Në dritën e këtyre shembujve vlerat themelore morale që i posedojnë ata të cilët kanë frikën e Allahut do të ekzaminohen më poshtë.

Ata i frikësohen vetëm Allahut

Në pajtim me ajetin: "...por atyre mos iu frikësoni, frikësohuni vetëm prej Meje -, që të plotësoj mirësinë Time ndaj jush dhe që ju të shkoni në udhë të drejtë." (Sure Bekare: 150), besimtari i sinqertë nuk i frikësohet askujt ose asnjë komuniteti pos Allahut. Ai do ta dijë se përfitimi dhe humbja, e mira dhe e keqja mund të vijnë vetëm prej Allahut, se të gjitha ngjarjet me të cilat ai do të ndeshet janë vetëm vullneti dhe krijimi i Allahut në pajtim me fatin e përcaktuar për të nga Allahu.

Kjo cilësi e veçantë mund të shihej tek të gjithë profetët të cilët ndërsa kumtonin fenë e Allahut ishin në të shumtën e rasteve të kundërshtuar nga kombe të tëra por nuk bënë madje as edhe lëshimin më të vogël. Allahu përmend këtë cilësi në ajetin e cituar më poshtë:

(Profetët janë) ata të cilët kumtuan shpalljet e Allahut dhe i frikësoheshin Atij e askujt tjetër përveç Tij. Allahu mjafton si llogaritës. (Sure Ahzab: 39)

Një person i cili ka besim në Allahun do të pranoj dhe do të zbatoj për veten e tij shembullin e lartë të profetëve.

Ata përpiqen që ta kënaqin vetëm Allahun

Një besimtar i sinqertë e jeton jetën e tij me dijen se Allahu është gjykuesi i çdo gjëje, se Ai është i vetmi zotërues i pushtetit dhe fuqisë dhe se çdo gjë vjen në jetë me vullnetin e Tij. Për këtë arsye besimtarët e sinqertë do të dinë se të kërkosh miratimin e qenieve të krijuara të cilat, në realitet, nuk posedojnë pushtet dhe fuqi, sidoqoftë nuk sjellë kurrfarë dobie. Të kesh frikën e Allahut dhe të kërkosh kënaqësinë e Tij në këtë botë do të sigurojë mbrojtje nga ndëshkimi i tmerrshëm i Ahiretit.

Vallë, a mund të krahasohet ai që kërkon kënaqësinë e Allahut me atë që ka merituar zemërimin e Allahut dhe strehimi i tij është Xhehenemi?! Eh, sa strehim i keq është ai! (Sure Ali Imran: 162)

Do të arrijë koha kur çdo vepër, e madhe apo e vogël, do të zbulohet dhe kur duart dhe lëkura e një personi do të dëshmojnë kundër tij. Një besimtar i sinqertë e jeton jetën e tij në pajtim me këtë të vërtetë dhe absolutisht kurrë nuk do të bëj kompromise në çfarëdo rrethana.

Qëndrimi i Profetit Jusuf (Jozef) (as) është një shembull shumë i mirë. Profeti Jusuf (as) ishte në gjendje të ruaj dëlirësinë e tij ndaj një gruaje me pushtet e cila e dëshiroi atë. Përkundër të gjitha kërcënimeve dhe intrigave të saj, ai parapëlqeu të futet në burg para se të tejkalonte kufijtë e Allahut. Allahu na bën me dije për fuqinë superiore të karakterit të Jusufit (as) në Kuran:

Ajo tha: "Jo, ky është ai për të cilin ju më qortuat. Jam përpjekur ta josh, por ai është ruajtur nga gjynahu. Por, nëse ai nuk bën atë që e urdhëroj unë, me siguri që do të burgoset dhe do të poshtërohet". Ai tha: "O Zoti im, më shumë e dua burgun se atë ku më shtyjnë ato. Nëse Ti nuk e largon prej meje dredhinë e tyre, unë do të prirem drejt atyre dhe do të bëhem nga ata që nuk (i) dinë (ligjet e Tua)." (Sure Jusuf: 32-33)

Ata veprojnë gjithnjë në mënyrë të ndërgjegjshme

Një person i cili është rob i Allahut nuk do t'i vendos nevojat dhe dëshirat e tij mbi pritjet e Zotit të tij. Ai e din se nëse vepron në këtë mënyrë duke e ditur të vërtetën, ai mund të pësoj ndëshkimin e Allahut në tokë dhe në Ahiret. Për sa kohë që është i vetëdijshëm për këtë rrezik, ai do të jetë i sigurt që të mos shpalos atë lloj sjelljeje që do ta sillte atë brenda çarkut të ajeteve të cituara më poshtë:

Por, keqbërësit, nga padituria ndjekin qejfet e veta. Atëherë, kush do ta udhëzojë atë që e ka lënë të humbur Allahu? Për njerëz të tillë nuk ka kurrfarë ndihmësi. (Sure Rum: 29)

Mendo pak! Kush, përveç Allahut, mund ta udhëzojë atë njeri, që dëshirat e veta i ka bërë zot; atë njeri, të cilin Allahu, duke e njohur për të tillë, e ka shpënë në humbje, duke ia vulosur dëgjimin dhe zemrën e duke i vënë perde para syve të tij?! A nuk po merrni vesh? (Sure Xhathije: 23)

Ata imitojnë të gjitha cilësitë e mira të përshkruara në Kuran

Një person i cili i frikësohet Allahut do të shfaq ato qëndrime që lidhen me karakterin e mirë siç janë besnikëria, besimi, drejtësia, ndershmëria dhe sinqeriteti. Kurani përmend shpesh besimtarët e sinqertë të cilët shfaqin tipare superiore të karakterit. Ata janë shembuj të sjelljes së njerëzishme që të gjithë besimtarët duhet të përpiqen të imitojnë. Megjithatë, derisa dikush nuk e ka frikën e Allahut, ata nuk munden kurrë të vlerësojnë realisht këto veçori sepse në momentin që ndeshen me një konflikt interesi ata pashmangshmërisht do të fundosen në nivelin e përfitimit të tyre të menjëhershëm, në vend se të ngriten në nivelin e sjelljes më të mirë siç përshkruhet në Kuran. Ata thjeshtë nuk janë në gjendje të përjetojnë llojin e shqetësimit për pakënaqësinë e Allahut, apo për të qenit përgjegjës ndaj Tij, apo për futjen në Xhehenem dhe përballjen me pasojat e sjelljes së tyre të keqe, që do t'ua bënte të mundshme atyre që të sillen më mirë.

Ata respektojnë ndalesat e Allahut edhe nëse askush nuk i shikon

Dikush i cili është thellësisht i vetëdijshëm për Allahun përsëri do të jetë tejet i kujdesshëm që të mos bëj çfarëdo qoftë që nuk do t'i pëlqente Atij, pa marr parasysh nëse dikush është i pranishëm apo jo, sepse ata janë të vetëdijshëm se çdo lloj gjynahu që ata bëjnë Allahu do të dijë për të, pa marr parasysh se a është bërë haptas apo fshehurazi. Allahu e din edhe të dukshmen edhe të fshehtën, madje edhe gjërat më fshehta dhe ato do të zbulohen dhe do të jepet përgjegjësi për to. Ata që janë plotësisht të vetëdijshëm për Allahun e din se Ai do t'i prezantoj ata me rrethana që kanë për qëllim të vënë në sprovë sinqeritetin e kujdesit të tyre. Në njërin prej ajeteve të Tij, Allahu i udhëzon besimtarët e sinqertë:

Largohuni nga gjynahet e hapëta dhe të fshehta, sepse, ata që kanë bërë gjynahe, patjetër që do të ndëshkohen për atë që kanë vepruar. (Sure En'am: 120)

Në çdo situatë ata i drejtohen Allahut

Besimtarët e vërtetë të cilët janë të vetëdijshëm dhe kanë frikën e Allahut janë jashtëzakonisht të ndjeshëm kur bëhet fjalë për marrjen e përgjigjes prej Tij. Kur atyre u ndodhë ndonjë ngjarje negative apo kur ndiejnë se puna po ju shkon keq, apo kur përjetojnë ndonjë shqetësim, ata menjëherë do të kontrollojnë veten nëse kanë bërë apo jo diçka me të cilën Allahu nuk është i kënaqur. Me anë të lutjeve të tyre ata do të kërkojnë dhe do të luten për falje prej Tij. Kombinimi i dëshirës së tyre për të fituar kënaqësinë e Allahut me frikën që ndiejnë ata për mundësinë e shkaktimit të pakënaqësisë së Tij, është zhvilluar në një formë të lartë të perceptimit.

Në këtë aspekt, qëndrimi i Profet Davud (David) (as) përbën një shembull të shkëlqyeshëm. Respekti i thellë i treguar ndaj Allahut nga ana e Profetit Davud (as) në Kuran zbulohet me anë të ngjarjes në vazhdim siç rrëfehet në Kuran:

A e ke dëgjuar historinë e dy kundërshtarëve, që hipën mbi murin e faltores së tij? Kur hynë te Daudi, ai u frikësua prej tyre. Ata thanë: "Mos u frikëso! Ne jemi dy kundërshtarë, një nga të cilët i ka bërë padrejtësi tjetrit, prandaj gjyko me drejtësi dhe mos u shmang (prej së vërtetës), por na udhëzo në rrugë të drejtë". (Njëri prej tyre tha:) "Ky është vëllai im. Ai ka nëntëdhjetë e nëntë dele, kurse unë kam vetëm një dele, andaj më tha: "Ma jep mua atë!" - dhe më mundi me fjalë." Daudi tha: "Vërtet, ai të ka bërë padrejtësi që të ka kërkuar delen tënde të vetme, për ta bashkuar me delet e veta. Shumë bashkëpronarë i bëjnë padrejtësi njëri-tjetrit, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë punë të mira, por ata janë pak". Daudi e kuptoi, se në të vërtetë Ne e kishim vënë në provë atë, prandaj kërkoi falje nga Zoti i vet, ra në gjunjë dhe u përul, duke u penduar. Pastaj, Ne ia falëm këtë e ai te Ne do të jetë i afërt dhe do të ketë strehim të mirë (në jetën tjetër). (Sure Sad: 21-25)

Edhe pse vendimi i Profetit Davud (as) ishte plotësisht i drejtë dhe nuk kishte kurrfarë dyshimi për këtë, ai iu drejtua Allahut me frikë mos kjo shkaktonte pakënaqësinë e Allahut dhe prapëseprapë kërkoi faljen e Tij. Nuk është e mundshme të imitohet një frikë e brendshme sikur kjo, e cila është e pastër dhe e sinqertë. Një vetëdije e tillë plot frikë-respekt është vetëm për ata të cilët e vlerësojnë Allahun ashtu si e meriton Ai, të cilët i frikësohen humbjes së kënaqësisë së Tij për shkak të dashurisë dhe frikë-respektit të tyre ndaj Tij.

Kur shohim sjelljen e profetëve dhe të besimtarëve të sinqertë, vërejmë se ata janë të gjithë robër të cilët i frikësohen Allahut me plot respekt dhe të cilët fuqishëm i shmangen ndëshkimit të Tij. Megjithatë, në të njëjtën kohë, prapa këtij frikë-respekti është e pranishme një dashuri dhe miqësi shumë intime. Lavdërimi dhe lartësimi i vazhdueshëm dhe i qëndrueshëm i tyre i Allahut është një tregues për dashurinë dhe besnikërinë e tyre të plotë ndaj Tij.

 

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Parathënie
  • Allahu urdhëron në Kuran që t'ia kemi frikën atij
  • Frika ndaj Allahut siç përshkruhet në Kuran
  • Pse i frikësohen besimtarët Allahut
  • Çfarë vlera morale posedon një person i cili i frikësohet Allahut?
  • Cilësitë që fiton një besimtar për arsye se i frikësohet Allahut
  • Shpërblimet për ata të cilët i frikësohen Allahut
  • Arsyet e dështimit për t'iu frikësuar Allahut
  • Çfarë vlera morale posedon një person i cili nuk i frikësohet Allahut
  • Pasojat që vuajnë ata të cilët nuk i frikësohen Allahut
  • Përfundim