logo
HARUN YAHYA

ARSYET E DËSHTIMIT PËR T'IU FRIKËSUAR ALLAHUT

Thuaj: "Kush ju ushqen nga qielli dhe Toka? Kush mundëson të dëgjuarit dhe të parit? Kush mund të nxjerrë të gjallën nga e vdekura dhe të vdekurën nga e gjalla? Kush i drejton gjërat?" Ata do të thonë "Allahu". E ti (o Muhamed) thuaj: "Atëherë, përse nuk e keni frikë Atë?" (Sure Junus: 31)

Siç shpallet haptazi nga Allahu në ajetet e Tij, kur pyeten për këtë ata të cilët posedojnë vetëm besim sipërfaqësor, ata do të pranojnë besimin e tyre në Allahun, por vetëdija që frymëzon ndjenjën e frikës ndaj Tij do të jetë e mangët. Dëshmia më e qartë e gjendjes së tyre është se as në të folurit e tyre as në sjelljen e tyre ata nuk shfaqin as edhe shenjën më të vogël të frikës apo kujdesit ndaj Allahut. Ekzistojnë arsye të mirënjohura që përbëjnë themelin e kësaj.

Mungesa e vlerësimit të drejtë të Allahut

Përgjithësisht në mesin e popullatës është i përhapur një kuptim i fesë i mbështetur në thashetheme. Shumica e njerëzve nuk janë të njoftuar me përshkrimet që Allahu ia bën Vetes së Tij dhe me atributet e Tij ashtu siç shfaqen ato në burimin origjinal të fesë, domethënë në Kuran. Mirëpo Allahu na ka prezantuar Veten e Tij në Kuran në mënyrën më të qartë dhe më të mirëfilltë të mundshme. Dituria e shumicës së njerëzve lidhur me Allahun përbëhet nga ajo që ata kanë dëgjuar nga familjet e tyre përkatëse, të afërmit dhe aty apo këtu. Si rezultat i kësaj, mënyra e të kuptuarit të njerëzve lidhur me Allahun ndryshon në masë të madhe.

Ajo që është interesante lidhur me këtë është se një numri të madh të njerëzve nuk iu ka shkuar kurrë në mendje se gjërat që kanë dëgjuar apo ua kanë mësuar në mjediset ku ata jetojnë mund të jenë jo të mangëta apo madje edhe plotësisht të pasakta. Edhe po t'ju shkonte në mendje, do të ishte gati e pamundshme që ata të largohen nga mënyra e tyre e jetës për të bërë hulumtimin që do të kërkohej për të konstatuar të vërtetën. Ky është një gabim serioz i cili do të mund të rezultonte me shkuarjen në Zjarr si pasojë e mosnjohjes së Allahut si duhet apo për mosnjohjen e duhur të shumë atributeve të mrekullueshme të Tij.

Ky soj i njerëzve mendojnë se Allahu kur flasim në përgjithësi në lidhje me atributet e Tij të Falësit (El Gafar), Ndihmuesit (En Nasr), Furnizuesit (Er Rezak), të Ndjeshmit (El Latif), Shpëtuesit (El Hafiz), të Gjithëmëshirshmit (Er Rahim) dhe Mbrojtësit (El Muhajmin). Kufizimi i përqendrimit të tyre ndaj atributeve si këto rezulton thjeshtë me një ndjenjë të çekuilibruar të rehatisë dhe vetëkënaqësisë, pasi që Allahu ka edhe atribute tjera si Hakmarrësi "El Muntekim", Ndëshkuesi (El Muazib) dhe Nënshtruesi (El Kahar). Mirëpo, njerëzit e përmendur më lartë nuk mund të dinë se ç'domethënie kanë në të vërtetë këto atribute të Allahut. Ata nuk mund të mendojnë për Zotin tonë në këtë mënyrë. Ata nuk e kuptojnë se këto atribute do të sjelljen për të dëshmuar për veprat e tyre, sjelljet e tyre dhe bisedimet e tyre.

Edhe pse ata mund të jenë të vetëdijshëm për disa prej atributeve të Allahut me emër, ata mbeten të pavetëdijshëm për rëndësinë e tyre të plotë dhe mënyrën në të cilën ata do të dëmtojnë jetët e tyre të përjetshme. Ata ose kanë një pikëpamje të njëanshme për atributet e shumta të Allahut, ose mendojnë se ato assesi nuk vlejnë për ta.

Për shembull, nëse atyre u është bërë ndonjë padrejtësi, ata besojnë se në Ahiret Allahu, me drejtësinë e Tij të pafund do të kërkojë ndëshkim për këtë padrejtësi. Mirëpo, ata dështojnë të kuptojnë se edhe ata do të ballafaqohen me ndëshkimin e Allahut nëse nuk besojnë në Kuran dhe nuk veprojnë në pajtim me të ashtu siç janë të obliguar. Njerëzimi u krijua për të adhuruar Allahun, por nëse ata e refuzojnë qëllimin e krijimit të tyre, ata padyshim se do të ballafaqohen me pasojat e këtij mosbesimi. Për një gjynah të tillë të tmerrshëm kërkohet ndëshkimi më i rëndë i mundshëm, prandaj edhe ekziston Xhehenemi. Xhehenemi, duke qenë vendi më i tmerrshëm i krijuar ndonjëherë është arena e ndëshkimeve ashpërsia e të cilave tejkalon jashtë çdo mase aftësitë e imagjinatës njerëzore. Ai përfshin dhe tejkalon për shumë herë vuajtjet më të mëdha të imagjinueshme në Tokë.

Këta njerëz që ne përshkruajmë nuk posedojnë vetëdije dhe ndjenjën e frikës ndaj Allahut dhe sillen me mospërfillje, ata janë të pavëmendshëm ndaj vet ndërgjegjeve të tyre dhe u mungon plotësisht aftësia e të kuptuarit. Ata nuk posedojnë kuptim të drejtë të forcës së Allahut dhe fuqisë së Tij, madhështisë dhe pafundësisë së Tij, lartësisë dhe madhërisë së Tij. Prandaj, ata dështojnë të përjetojnë atë frikë-respekt të brendshëm dhe drithërimën e thellë që i përshtatet mundësisë së ekspozimit ndaj zemërimit të Tij. Si rezultat i kësaj, ata nuk përpiqen të fitojnë kënaqësinë e Allahut apo të zbatojnë urdhrat e Tij aq sa munden ata. Ata nuk veprojnë në përputhje me ndalesat e Tij, duke parapëlqyer të jetojnë jetë të shkujdesura. Ata dështojnë të shfaqin mirënjohjen dhe vlerësimin e duhur për të mirat që Allahu ua ka dhuruar, prandaj mosmirënjohja shndërrohet në një veçori të përhershme të qenieve të tyre. Megjithatë në fund, çmimi për të jetuarit e një jete të shkujdesur në Tokë do të paguhet me një jetë të përjetshme frike dhe vuajtje.

Besimet e gabuara të jobesimtarëve për Ahiretin

Sikurse nuk janë në gjendje që ta njohin Allahun ashtu si e meriton Ai, shumë njerëz të padijshëm posedojnë po ashtu dijeni të mangët dhe shumë besime të rrejshme në lidhje me Xhenetin dhe Zjarrin. Këta njerëz kalojnë jetët e tyre në Tokë ashtu si ju do zemra, ngrenë krye kundër Allahut dhe mandej, pandehin se do të falen pasi të kalojnë një kohë të shkurt në Xhehenem. Mirëpo, fundi që i pret ata është shumë më i dhimbshëm se që pandehin ata, për arsye se Xhehenemi është një banesë e ndëshkimit që mund të zgjatë përjetësisht për ata jobesimtarë të skajshëm të cilët nuk iu kushtojnë vëmendje paralajmërimeve të Allahut. Allahu thekson se Xhehenemi është krijuar për jobesimtarët dhe për ata njerëz të cilët këmbëngulin në mosbesimin e tyre. Kurani e bën të qartë se nuk ka kthim për ta:

Me të vërtetë, Xhehenemi do të bëhet pusi, vendbanim i caktuar për keqbërësit, që aty të mbeten përgjithmonë. (Sure Nebe': 21-23)

Dhimbja dhe vuajtjet e Xhehenemit tejkalojnë imagjinatën. Xhehenemi është një mjedis i frikshëm ku vetia e Allahut e Nënshtruesit (El-Kahar) bëhet e qartë me tërë ashpërsinë e saj dhe ku ndëshkimet që shkaktohen tejkalojnë çdo gjë të imagjinueshme në Tokë. Për një individ i cili mezi është në gjendje të përballoj dhimbjen e një pike të ujit të vluar, apo temperaturat e ulëta apo madje edhe urinë më të vogël, të pohojnë se ata mund të durojnë forma të tilla të ndëshkimit pa ndonjë vështirësi të madhe është tregues i qartë i mungesës së plotë të vetëdijes dhe të arsyetimit të tyre. Siç kemi thënë që nga fillimi, cilido që mendon se ndëshkimi i Allahut është një gjë që duhet të merret në një mënyrë kaq mospërfillëse, është dikush që nuk e ka fare idenë për të vërtetën e fuqisë së Allahut.

Të mashtruarit me kohën e përcaktuar për ta në Tokë

Në mënyrë që njerëzit të sprovohen siç duhet, Allahu na ka dhuruar të gjithëve një periudhë të caktuar kohe në këtë botë kalimtare. Ai na dërgon paralajmërime dhe na dhuron çdo mundësi për tu penduar dhe për të përmirësuar gabimet që mund t'i kemi bërë. Mirëpo, për njerëzit të cilët nuk jetojnë në përputhje me fenë, pikërisht kjo bujari është pjesë e asaj që qëndron prapa paaftësisë së tyre për t'iu frikësuar Allahut ashtu siç duhet. Për t'iu shmangur pasojave të veprimeve të tyre, njerëzit në përgjithësi janë jashtëzakonisht të kujdesshëm kur bëhet fjalë për sjelljen e cila sjell një përgjigje të menjëhershme. Le të shikojmë shembullin vijues.

Le të supozojmë se një person punon për një kompani dhe ka një rrogë të mirë dhe i janë parashtruar një numër i rëndësishëm i qëllimeve që duhet përmbushur, duke e ditur se dështimi për t'i arritur këto qëllime ka mundësi të rezultojë me ndërprerjen e marrëdhënies së tij të punës me këtë kompani. Nuk kërkohet përdorim i tepruar i imagjinatës për të marr me mend se çfarë përpjekje të mirëfillta dhe çfarë përkushtimi do të nevojitet për përmbushjen e kësaj detyre. Vetëm mendimi për humbjen që do të përjetonte ai me rastin e humbjes së vendit të tij të punës do të garantonte që çfarëdo qasje ndaj saj më e vogël të mos merrej fare parasysh. Ai do të bënte gjithçka, madje edhe me çmimin e sakrifikimit të rehatisë së tij, gjumit të tij dhe madje braktisjes së obligimeve tjera për të përmbushur synimet e tij dhe për t'iu shmangur shqetësimit që do të mund të rezultonte nga dështimi. E gjithë kjo është një gjë e mirë por parashtrohet pyetja nëse njerëzit e tillë ndiejnë të njëjtën shkallë nxitimi në raport me të vërtetën shumë më të madhe se duhet t'i japin llogari Allahut? E vërteta është se shumica e njerëzve nuk e ndiejnë ngase ata nuk e shohin vdekjen dhe Ahiretin si të vërteta të pashmangshme, sipas tyre jeta që e jetojnë ata është shumë më reale.

Mirëpo në një ajet Kuranor kohës së përcaktuar në Tokë që ju është dhënë njerëzve i referohet si vijon:

Sikur Allahu t'i dënonte njerëzit sipas veprave që bëjnë, nuk do të mbetej në sipërfaqen e Tokës asgjë e gjallë, por Ai i shtyn ata deri në afatin e caktuar dhe, kur t'u vijë afati i tyre, ata do ta dinë se Allahu i mbikëqyr mirë robërit e Vet. (Sure Fatir: 45)

Këta njerëz supozojnë se kur ata bëjnë diçka me të cilën Allahu nuk është i kënaqur ata do të ndëshkohen në atë çast me "reshje squfuri," por kur del se nuk është kështu ata e kuptojnë këtë si leje për të vazhduar me teprimet e tyre. Kjo formë e palogjikshme e të menduarit mund të shihet te pjesëtarët e bashkësive mosbesimtare të cilët kanë jetuar në çdo kohë gjatë historisë dhe mënyra e të gjykuarit e të cilëve përshkruhet nga Allahu në Kuran në këtë mënyrë:

...dhe thonë me vete: "Pse nuk na dënon Allahu për këtë që po flasim?" Xhehenemi është një dënim i mjaftueshëm për ata. Në flakët e tij do të digjen. Eh, sa vendbanim i tmerrshëm që është ai! (Sure Muxhadile: 8)

Kjo pikëpamje e shtrembëruar mbrohet nga shumica e njerëzve të cilët nuk besojnë dhe nga njerëzit besimi i të cilëve është vetëm sipërfaqësor. Këta njerëz të cilët besojnë se nuk do të ndëshkohen për veprimet e tyre dhe të cilët për këtë arsye mendojnë se janë tepër të mençur, janë në fakt duke u tërhequr gradualisht drejt ndëshkimit të tyre pa e kuptuar këtë:

Ndërsa ata që i mohojnë shpalljet Tona, dalëngadalë Ne do t'i shpiem drejt shkatërrimit, pa e kuptuar. (Sure A'raf: 182)

Ngjashëm me ndëshkimet e hapta dhe të qarta të cilat Allahu i ka përmendur në Kuran, ndëshkimet e paperceptueshme dhe të fshehta mund ta zënë një person në befasi në çdo kohë, madje derisa ende jeton në Tokë. Një shembull i tillë është rasti kur dikush i cili e ka zakon të shfaq qëndrime apo sjellje morale të cilat janë fyese për Allahun, goditet befas nga një sëmundje shkatërruese. Nuk është nevoja të thuhet se këto të këqija nuk kufizohen vetëm në shqisat fizike; frika me të cilën Allahu do ta kaploj zemrën apo vetëm shqetësimi i mprehtë, do të mjaftojnë për ta bërë ekzistencën e një individi tepër të mundimshme. Prandaj Allahu ka tërhequr vëmendjen në Kuran ndaj frikës që është një lloj ndëshkimi:

All-llahu sjell si shembull një fshat (vendbanim) që ishte i sigurt dhe i qetë, të cilit i vinte furnizimi nga të gjitha anët me bollëk, kurse ata (banorët) i përbuzën të mirat e All-llahut. Atëherë All-llahu, për shkak të sjelljes së tyre, ua veshi petkun (ua ngjeshi) e urisë dhe të frikës. (Sure Nahl: 112)

Derisa sillet në një mënyrë me të cilën Allahu nuk është i kënaqur, asnjë njeri nuk mund të jetë kurrë i sigurt se fatkeqësia nuk i qëndron pezull mbi kokë, e gatshme ta godas në çdo moment. Nuk ka mbrojtje ndaj asnjërit prej ndëshkimeve të Allahut. Allahu na ka bërë me dije për këtë realitet në Kuran:

A janë të sigurt banorët e këtyre qyteteve se nuk do t'iu vijë dënimi Ynë natën, ndërkohë që flenë?! A janë të sigurt ata se nuk do t'iu vijë dënimi Ynë ditën, ndërkohë që argëtohen?! A janë të sigurt ata nga të papriturat e Allahut? Vetëm ata që janë të humbur nuk u frikësohen të papriturave të Allahut. (Sure A'raf: 97-99)

I njëjti paralajmërim përsëritet në një ajet tjetër:

Vallë, a jeni të sigurt, që Ai nuk do t'ju fundosë në tokë ose, që nuk do të dërgojë mbi ju stuhi me rërë, pa pasur mundësi që ju të gjeni dikë, që t'ju mbrojë? Apo jeni të sigurt, që Ai nuk do t'ju kthejë ju përsëri (në det) e, që nuk do t'ju dërgojë furtunë e t'ju fundosë për shkak të mosbesimit tuaj, pa pasur mundësi që të gjeni dikë, që t'ju mbrojë nga Ne? (Sure Isra': 68-69)

Nuk duhet harruar se njerëzimi është në gjendje vartësie dhe se ne jemi plotësisht të varur nga Allahu për çdo gjë. Shqetësimet e sprovave dhe vështirësive mund të ballafaqohen vetëm duke u mbështetur në Allahun dhe duke marr forcë prej Tij. Megjithatë, ata të cilët nuk e pranojnë realitetin e aftësisë së tyre të kufizuar dhe të cilët nuk i frikësohen Allahut lihen që të përballen vetëm me ndëshkimet dhe fatkeqësitë e tyre, si me ato që shihen haptazi ashtu edhe me ato të fshehtat. Duke e pasur parasysh se natyra e njeriut nuk posedon aftësinë për t'iu bërë ballë këtyre të këqijave, e vetmja rrugë e sigurt dhe e suksesshme është që ta kenë frikën e Allahut ashtu si dinë më së miri dhe ta jetojnë një jetë të bazuar në mënyrë të ndërgjegjshme në vetëdijen plot frikë-respekt që frymëzojnë këto të vërteta.

Supozimi se vetëm më të pabindurit do t'i nënshtrohen ndëshkimit

Përkundër faktit se shumica e njerëzve e dinë se pas vdekjes së tyre, Allahu do t'i thërras ata për të dhënë llogari për mënyrën se si kanë jetuar jetët e tyre, dhe se pas kësaj dhënie të llogarisë ata do të dërgohen ose në Xhenet ose në Zjarr, ata nuk përgatiten për jetën e tyre në Ahiret. Edhe pse këta njerëz pohojnë besimin e tyre në ekzistencën e Ahiretit, mënyra se si e jetojnë jetën e tyre mezi dallon nga ajo e jobesimtarëve të haptë. Veç kësaj, ata nuk shfaqin as edhe shenjën më të vogël të turpërimit për këtë.

Mënyra e të jetuarit e të dy grupeve është, në të vërtetë, identike për nga pamja, qëndrimet, sjellja, synimet dhe ambiciet. I vetmi ndryshim në mes tyre është se njëri pohon të jetë Musliman, ndërsa tjetri nuk pohon një gjë të tillë. Përkundër gatishmërisë së grupit të parë që të pohojë besimin e tyre në Kuran, dështimi i tyre për të vepruar në përputhje me gjykimet e librit ata pohojnë të besojnë në atë që nuk shkakton tek ata çfarëdo ndjenje shqetësimi apo bezdie.

Arsyeja për gjendjen e tyre të mospërfilljes së qartë deri te natyra haptas kundërthënëse e gjendjes së tyre është pohimi i tyre i mëtejmë se zemrat e tyre janë të pastra dhe se ata askujt nuk i shkaktojnë asnjë dëm.

Qëndrimi i tyre mbështetet në besimin kategorik se ata kurrë nuk do të dërgohen në Zjarr, me fjalë tjera ata e konsiderojnë vetveten si kandidatë të sigurt për pranim në Xhenet. Ajo që është po ashtu veçanërisht interesante janë kriteret që ata kanë sajuar për të përcaktuar tipin e personit i cili do të hyj në Zjarr dhe mendjemadhësia gjegjëse me të cilën ata shpallin çdokënd tjetër si të përshtatshëm për Xhenet.

Sipas tyre, njerëzit që e meritojnë Zjarrin janë kriminelët dhe shkelësit e ligjit të cilët njeriu përgjithësisht i sheh në televizion apo në gazeta si vrasësit, hajnat, terroristët dhe të devijuarit e ndryshëm të cilët janë të vendosur që t'u shkaktojnë dëm të tjerëve. Ata të cilët janë lënë jashtë kësaj liste, "personi i rëndomtë," të cilët megjithatë përbëjnë pjesën më të madhe të njerëzimit, pandehin se të gjitha gjynahet e tyre do të falen menjëherë.

Natyra e kritereve që ata vet kanë zgjedhur është ajo e cila ka shkaktuar supozimin se ata janë prej banorëve të Xhenetit, duke pasur parasysh se ata nuk kanë kryer ndonjë vrasje apo nuk kanë vjedhur asgjë dhe se ata nuk janë terroristë. Pra pavarësisht nga pohimet e tyre se janë Myslimanë, as gatishmëria e tyre për të kryer të gjitha format e mëkatit, as mosgatishmëria e tyre për të adhuruar, as mosgatishmëria e tyre për të vepruar në përputhje me Kuranin dhe për të jetuar jetën e tyre në siguri brenda kufijve të përcaktuar nga Allahu, nuk nxitë tek ata asnjë ndjenjë frike dhe nervozizmi. Arsyeja e thjeshtë për këtë është supozimi i tyre i gabuar se asnjëra prej këtyre veprimeve apo lëshimeve nuk përbën arsye të mjaftueshme për tu dërguar në Zjarr.

Mirëpo, ky është një gabim i tmerrshëm, i cili mund t'i tërheq ata për në humnerat e Zjarrit. Këta njerëz në emër të Islamit thirren në vlera dhe prioritete, të cilat janë shumë të ndryshme prej atyre që përmban Kurani. Me fjalë tjera, çështjet mbi të cilat Allahu vendos rëndësinë më të madhe përfundojnë, sipas gjykimit mendjelehtë të tyre, duke u konsideruar si çështje të papërfillshme. Kështu, perspektivat e tyre fetare të vet-shpikura ju ofrojnë atyre një mënyrë të jetës e cila është në kundërshtim të plotë me një frikë të sinqertë ndaj Allahut. Në ajetin vijues Kuranor Allahu tërheq vëmendjen ndaj logjikës së shtrembëruar të këtyre njerëzve:

Thuaj: "Kush ju ushqen nga qielli dhe Toka? Kush mundëson të dëgjuarit dhe të parit? Kush mund të nxjerrë të gjallën nga e vdekura dhe të vdekurën nga e gjalla? Kush i drejton gjërat?" Ata do të thonë "Allahu". E ti (o Muhamed) thuaj: "Atëherë, përse nuk e keni frikë Atë?" (Sure Junus: 31)

Këta njerëz nuk mund t'iu përmbahen urdhrave dhe ndalesave të fesë së vërtetë për shkak të përkushtimit të vendosur të tyre ndaj interpretimit të tyre të gjërave. Prandaj, ata vazhdojnë të jetojnë jetët e tyre nën ndjenjën e një sigurie të rrejshme të shkaktuar nga keqkuptimi fatal se ata janë të përcaktuar për Xhenet; ata janë vetëm duke e mashtruar vetveten. Mirëpo, pa marr parasysh se deri në çmasë ata e mashtrojnë vetveten ndërgjegjja e tyre do t'i përkujtojë ata gjithnjë për realitetin e vërtetë. Kur përballen me realitetet e Kuranit, atyre ju duket e pamundshme të pranojnë se i kanë shpenzuar kot jetët e tyre në gjynahe dhe gabime të rënda, ata refuzojnë plotësisht të dëgjojnë cilindo që përpiqet t'ua qartësoj atyre këtë gjendje. Prandaj, për të mos menduar për këtë, ata me vetëdije largojnë vëmendjen e tyre duke u përqendruar në çështje tjera. Me fjalë tjera, kur të ndodhë diçka apo kur në mendjet e tyre depërton një mendim që mund t'ju shkaktoj frikë apo shqetësim, ata menjëherë largojnë vëmendjen e tyre tjetërkund, duke preferuar të mbeten në një gjendje të një sigurie joreale. Ata përpiqen të ndalojnë mendimet për Allahun, për kërcënimet e Tij dhe ndëshkimin e Tij, me fjalë tjera, ata ekzistojnë në një gjendje të mohimit të vazhdueshëm të realitetit të gjendjes së vështirë të tyre: pamundësisë për t'iu shmangur drejtësisë së pashmangshme të Allahut. Pa marr parasysh sa shumë përpiqen, vendosmëria e tyre e pamend për t'iu shmangur të vërtetës nuk do t'i shpëtojë ata nga përfundimi i frikshëm që i pret ata.

Ideja se "Allahu do të na falë gjithsesi"

Pas tyre, erdhi një brezni e cila e trashëgoi Librin (Teuratin), por duke marrë gjërat e pavlefshme të kësaj bote dhe duke thënë: "Do të na falet çdo gjë!" (Sure A'raf: 169)

Siç tregohet në këtë ajet, përkundër faktit se nuk kanë jetuar jetën siç janë urdhëruar prej Allahut, njerëzit pandehin se ata prapëseprapë do të falen. Pa dyshim, arsyeja kryesore për këtë supozim është paaftësia e tyre për të kuptuar drejtë vetitë e Allahut dhe drejtësinë e Tij për arsye të mbështetjes së tyre në një mënyrë të gjykimit që mbështetet pak ose aspak në Kuran. Edhe pse Allahu është falës dhe do t'i falë veprat e gabuara të robërve të Tij, parakushti për këtë falje është nënvizuar nga Allahu në Kuran si vijon:

Allahu është pranues i pendimit vetëm për ata që bëjnë ndonjë të keqe nga padituria dhe pendohen shpejt. Pra, këtyre Allahu ua pranon pendimin. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë. Nuk pranohet pendimi i atyre që vazhdimisht bëjnë të këqija e, kur u afrohet vdekja, atëherë thonë: "Unë tani me të vërtetë po pendohem". As për ata që vdesin duke qenë jobesimtarë. Për këta, Ne kemi përgatitur dënim të dhembshëm. (Sure Nisa: 17-18)

Mirëpo, ka të atillë të cilët pasi që pandërprerë kanë qenë të paralajmëruar si haptazi ashtu edhe fshehurazi, janë të vetëdijshëm për të vërtetën dhe prapëseprapë mbeten larg frikës ndaj Allahut dhe këmbëngulin në pohimin e tyre të shtrembëruar se Allahu do t'i falë ata prapëseprapë. Kjo formë e keqkuptimit është një shembull i qartë i aftësisë së Shejtanit për t'i çorientuar dhe mashtruar njerëzit. Ky është njëra prej joshjeve të shumta të tij, e cila shpie drejt kryerjes së vazhdueshme të të gjitha formave të veprave të gabuara dhe mashtrimeve. Veç kësaj, shpallja e Allahut se: "Askush nuk është i sigurt nga ndëshkimi i Zotit të tij" (Sure Me'arixh: 28), është provë e qartë se askujt nuk i garantohet falja në këtë mënyrë.

Konsiderimi i vetvetes si njerëz që e meritojnë Xhenetin

Nuk ka asnjë dyshim se të kuptuarit e shtrembëruar të Kuranit do t'i hap udhë një pikëpamjeje të ngjashme të shtrembëruar për Ahiretin. Prandaj, shumica e njerëzve të padijshëm ndajnë besimin e përbashkët se ata e meritojnë Xhenetin. Shumica e këtyre njerëzve nuk posedojnë ndonjë koncept për marrjen në pyetje për veprat e tyre pas vdekjes. Sipas tyre, edhe po të ekzistonte një mundësi e tillë ata mendojnë se do të hasnin në një përfundim pozitiv, duke e mashtruar kështu vetveten me një ndjenjë të rrejshme sigurie.

Allahu ka dhënë një shembull në Kuran për një pronar të një kopshti i cili ishte mendjemadh dhe kishte besim në vetvete. Ai nuk i frikësohej Allahut dhe ishte tejet i prishur për shkak të pasurisë së tij. Prodhimet e shumta të kopshteve të tij si edhe bukuria e tyre shërbyen si bazë për krijimin e këtij vetëbesimi. Ndjenja e fuqisë që buroi nga ky vetëbesim e shtyri atë të besoj se pronat e tij ishin të pashkatërrueshme dhe të përhershme dhe ai përvetësoi një qëndrim të një paturpësie të plotë:

Pastaj hyri në kopshtin e vet dhe, duke qenë i padrejtë me vetveten, tha: "Unë nuk mendoj se kjo do të shkatërrohet ndonjëherë dhe nuk mendoj se do të arrijë ndonjëherë Ora (e Kiametit). Por, edhe nëse do të më kthejnë te Zoti im, sigurisht që do të gjej një vend më të mirë se ky (kopsht)"! (Sure Kehf: 35-36)

Pronari i kopshtit shërben si shembull për njerëzit sot të cilët në thelb kanë harruar Ahiretin dhe Ditën e Gjykimit dhe të cilët i kanë tejkaluar dhe nuk i kanë respektuar kufijtë e përcaktuar nga Allahu. Veç kësaj, të ballafaquar me mundësinë, ashtu siç e kuptojnë atë, e mosekzistencës së përjetshme apo ndoshta të moshyrjes në Zjarr dhe mospërballjes me ndëshkimin e tij, ata e mashtrojnë vetveten me idenë se ata në fund do të hyjnë në Xhenet. Sjellja e atyre njerëzve mentaliteti i cekët i të cilëve u jap leje që ta mohojnë Ditën e Gjykimit kur atyre iu shkon për shtati, dhe të cilët në të njëjtën mënyrë, arrijnë të përfytyrojnë vetveten si të denjë për Xhenetit, është një tregues i qartë se atyre u mungon vetëdija me ndjenjën e frikës së Allahut (lack fearful aëareness).

Pohimi i tyre se e duan Allahun

Një arsye tjetër pse njerëzit nuk i frikësohen Allahut dhe nuk veprojnë në mënyrë të vëmendshme është pohimi i tyre se ata e duan Allahun. Mirëpo, dashuria e vërtetë ndaj Allahut kërkon respekt dhe largim të vetvetes nga ato gjëra që nuk i do më i dashuri, por ajo që është interesante është se kur e analizojmë mënyrën e jetës së këtyre njerëzve nuk mund të gjendet asnjëra prej këtyre dëshmive. Një person i cili e do sinqerisht Allahun do të jetë mbi të gjitha tejet i ndjeshëm ndaj kufijve të Allahut, do t'i dojë gjërat që Ai i do dhe do të jetë jashtëzakonisht i kujdesshëm për ato gjëra që Allahu nuk i do. Në çdo element të jetës së tij, ai do të përpiqet ta kënaq Atë duke demonstruar respektin e thellë të tij, besimin dhe bindjen e tij me përkushtim absolut. Mirëpo, dikush i cili deklaron se e do Allahun përkundër faktit se jeton një jetë, e cila tejkalon kufijtë e Allahut, nuk mund të jetë duke folur me sinqeritet. Kjo mungesë e sinqeritetit në mënyrë të pashmangshme do të tërheq hakmarrje dhe një ndëshkim të ashpër.

Ajo që ka rëndësi këtu është se një deklarim verbal i një dashurie të këtillë nuk është asgjë më shumë se një ushtrim për vetëmashtrim dhe një shfaqje e jashtme e vetëbesimit të tepruar. Qëndrime të tilla janë në kundërshtim të plotë me shpirtin dhe porosinë e Kuranit.

Frika e bazuar në mosdije

Allahu është i njoftuar mirë me gjendjet e njerëzve dhe me çdo shpresë, lutje dhe mendim që kalon nëpër mendjet e tyre. Duke qenë kështu, ajo që duhet bërë njeriu është t'i drejtohet Allahut me sinqeritet dhe të kërkoj miqësinë e Tij. Një frikë e brendshme e sinqertë lind një gatishmëri që do të sigurojë nënshtrim (bindje), do të inkurajojë një gjendje të moralit pozitiv dhe përparimit drejt fitimit të dashurisë së Allahut.

Mirëpo, frika e njerëzve të cilët nuk jetojnë në pajtim me fenë, ndryshon. Ndjenja e tyre e frikës është e përkohshme. Kur ata sprovohen me një situatë të vështirë, ata e përkujtojnë zemërimin e Allahut dhe iu frikësohen pasojave. Megjithatë, ata kthehen në gjendjen e tyre të mëparshme të mohimit posa Allahu t'i shpëtoj ata nga vështirësia e tyre. Lidhur me këtë çështje Kurani jap shembullin në vazhdim:

Ai ua mundëson (njerëzve) udhëtimin nëpër tokë dhe det. E, kur gjenden në anije që lundron me ta me erën e përshtatshme e ata i gëzohen kësaj, arrin një stuhi dhe i sulmojnë valët nga të gjitha anët e mendojnë se do t'i vënë poshtë, (atëherë) i luten Allahut sinqerisht, duke i premtuar besimin: "Nëse na shpëton nga kjo, me të vërtetë, do të jemi mirënjohës". E kur Allahu i shpëton ata, ata përnjëherë pa kurrfarë të drejte bëjnë turbullira në Tokë. O njerëz! Vërtet, padrejtësia që bëni për t'u kënaqur në jetën e kësaj bote, vetëm ju dëmton. Pastaj ju do të ktheheni te Ne dhe Ne do t'ju njoftojmë për atë që keni punuar. (Sure Junus: 22-23)

Siç shihet nga shembulli i lartpërmendur frika e njerëzve të tillë nuk do t'ju sjellë dobi atyre. Në kundërshtim të plotë me besimtarët, ata nuk do të mësojnë dhe të bëhen të vëmendshëm apo të mendojnë mbi kuptimin e ngjarjeve të tilla. Prandaj, Allahu na informon në Kuran se ata të cilët përjetojnë ndjenjën e frikë-respektit do të bëhen të vëmendshëm:

Asaj do t'ia vërë veshin ai që (i) frikësohet (Allahut), e do t'i shmanget vetëm më i keqi, (Sure A'la: 10-11)

Këtu ne shohim se njerëzit e pasinqertë që përmenden në ajetet e mësipërme janë nga ky grup i dytë i njerëzve. Kjo është për arsye se ata nuk posedojnë një ndjenjë të një frike të thellë të brendshme ndaj Allahut. Ndodhitë me të cilat ata përballen nuk do t'i udhëzojnë ata drejt rrugës së drejtë. Allahu na ka bërë me dije në Kuran për sjelljen e këtyre njerëzve në një numër të madh të ajeteve. Për shembull:

Thuaj: "E kujt është Toka dhe gjithçka që gjendet në të, nëse e dini?" Ata do të thonë: "Të Allahut!" E ti thuaju: "Vallë, a nuk po ia vini veshin?" Thuaj: "Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zoti i Fronit Madhështor?" Ata do të thonë: "Allahu!" E ti thuaju: "Vallë, a nuk keni frikë ju?" Thuaj: "Kush është Ai që ka në dorë pushtetin mbi çdo gjë, i Cili mbron, por prej Tij nuk mund të mbrohet askush, nëse e dini?" Ata thonë: "Allahu." E ti thuaju: "Atëherë, përse magjepseni"?! Ja! Ne ua kemi zbuluar atyre të Vërtetën, por ata janë gënjeshtarë. (Sure Muminun: 84-90)

 

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Parathënie
  • Allahu urdhëron në Kuran që t'ia kemi frikën atij
  • Frika ndaj Allahut siç përshkruhet në Kuran
  • Pse i frikësohen besimtarët Allahut
  • Çfarë vlera morale posedon një person i cili i frikësohet Allahut?
  • Cilësitë që fiton një besimtar për arsye se i frikësohet Allahut
  • Shpërblimet për ata të cilët i frikësohen Allahut
  • Arsyet e dështimit për t'iu frikësuar Allahut
  • Çfarë vlera morale posedon një person i cili nuk i frikësohet Allahut
  • Pasojat që vuajnë ata të cilët nuk i frikësohen Allahut
  • Përfundim