logo
HARUN YAHYA

Frika ndaj Allahut

114 faqe.

Çfarë ndryshimi do të kishte në jetën e dikujt nëse do të kishte mundësi që të shikonte  me sytë e vet demonët e Xhehenemit duke ndëshkuar banorët e tyre, ulërimat e flakëve, britmat e çmendura të të dënuarve,  rënkimet e padurueshme dhe psherëtimat e tyre, përpëlitjet për frymëmarrje dhe kërkesën  e tyre të furishme që të lejohen të kthehen në Tokë. …..

Pa dyshim, dikush  mund  të bëhet një person i ri, e ka mundësi që të riorganizohet  e të korrigjojë një jetë të tërë.

Në  se fakti që ne nuk e kemi parë Xhehenemin, po pengon disa njerëz që ti mos i frikësohen Allahut ashtu siç duhet dhe që të mos jenë  të kujdesshëm në jetën e tyre të përditshme, duhet të jetë më se e mjaftueshme që Ai e ka treguar ekzistencën e Xhehenemit në mënyrë të përsëritur në Kuran, duke e përshkruar atë në mënyrë të detajuar dhe duke paralajmëruar njerëzit  kundër tij.

Dhe nuk ka asnjë prej jush që nuk do t’i afrohet atij. Ky (kontaktim i xhehennemit) është vendim i kryer i Zotit tënd.

Pastaj, (pas kalimit pranë tij) do t’i shpëtojmë ata që ishin ruajtur (mëkateve), e zullumqarët do t’i lëmë aty të gjunjëzuar.(Sure Merjem: 71-72)

Mirëpo, nuk do të ketë dobi ose përparësi nëse do ta kishim parë Xhehennemin në këtë pikë, sepse pikërisht atëherë, njeriu është tashmë përtej pikës pa kthim.


Frika ndaj Allahut

Përmbajtja e librit

Tituj dhe kapituj nga Libri