logo
HARUN YAHYA

VI. Lufta Masonike Kundër Religjionit

Ekzistenca e masonerisë më së pari u shpall zyrtarisht në Angli më 1717. Para kësaj date, ajo ishte shpërndarë së pari në Angli e pastaj edhe në Francë dhe në pjesën tjetër të Europës, dhe u bë vendtakim kryesor për kundërshtarët e religjionit. Shumë masonë europianë u takonin nëpër llozhat masonike, duke shpallur veten si "mendimtarë të lirë," me të cilën ata mendonin se nuk pranonin fetë hyjnore. Një artikull me titull " Etapat e para të Masonerisë" në Mimar Sinan, thuhet , "Vendi ku masonët takoheshin që të kërkonin të vërtetën jashtë kishës u bë si një ngushëllim." 119

Megjithëse ky grup, ka parë të vërtetën jashta religjionit, ai gjithashtu vendos një antipati të madhe ndaj religjionit. Për këtë shkak, organizata u bë shumë shpejt një qendër e fuqishme që e solli kishën, sidomos kishën katolike në një gjendje të pavolitshme. Ky konflikt në mes të Masonerisë dhe Kishës vazhdoi të rritej, duke lënë shenjat e saj në Europën e shek. të 18-të dhe të 19-të. Masoneria filloi që të përhapej edhe në vendet tjera jashta Europës, në pjesën e dytë të shek. të 19-të, dhe çdo vend që është shfaqur është bërë qendër për filozofi dhe aktivitete antireligjioze.

Artikulli me titull “Politika dhe Frankmasoneria” që u botua në Mimar Sinan, përmban këtë tekst që flet për luftën kundër religjionit:

Duke mos qenë parti politike, Frankmasoneria bëhet e organizuar në fillim të shek. të 18-të si një institut shoqëror me një shtrirje ndërkombëtare e përshtatur me rrymat politike dhe shoqërore. Ashtuqë të ndihmojë sektet në tentimet e tyre që të praktikojnë liri fetare, Frankmasoneria angazhohej në luftë kundër fuqisë dhe ndikimit të klerit në përpjekje që të arrijnë qëllimin e vetëm që të përmbysin fuqinë dhe ndikimin e kishës në njerëzPër këtë shkak, më 1738 dhe 1751 ajo u shpall si e pafé nga Papa... Në ato vende ku u adoptuan parimet e lirisë fetare, Frankmasoneria ishte një shoqri sekrete dhe mistike vetëm në emër; në këto vende ishte edhe e injoruar edhe e inkurajuar, antarët themelues nga klasa e mesme dhe zyrtarët e lartë që kishin kohë dhe mjete, dhe zyrtarët udhëheqës shtetërorë duke instaluar nëpër pozita të larta të organizatës së vet. Në vendet jugore ku çdokush duhej të jetë katolik, ata mbajtën karakterin e tyre si të fshehtë, të ndaluar, organizatë revolucionare i prirur për mbikqyrje. Në këto vende njerëzit me karakter të mendimit të lirë, dhe zyrtarët e pakënaqur me administrimin në qeveri, filluan që të hyjnë në llozhat masonike dhe kështu planet revolucionare ishin inicuar dhe drejtuar kundër këtyre regjimeve në Spanjë, Portugali dhe Itali që ishin nën dominimin e Vatikanit.n.120

Nuk ka dyshim se shkrimtari mason këtu përdor gjuhën që e favorizon organizatën e vet kur thotë se Masoneria lufton kundër dominimit të kishës. Por, kur të shqyrtojmë çështjen më afër, shohim se në shumë vende, “dominimi” i njejtë ishte i volitshëm për regjimet e themeluara apo të mbështetura nga masonët. Prandaj, shumë lehtë mund të dallojmë se pohimi i Masonerisë se lufta kundër “dominimit” është vetëm pretendim apo shtirje. Përkundër faktit se Kisha- pasi krishterizmi u shtrembërua- kishte ruajtur idetë skolastike dhe zakonet shtypëse, armiqësia e Masonerisë ndaj kishës nuk bazohej në këtë por nga urrejtja e traditës monoteiste.

Është e mjaftueshme të shikohet në strukturën e Masonerisë dhe ritet e saj që të kuptohet kjo çështje.

Shembulli I Lozhës Masonike: "Klubi I Ferrit"

Ashtu që të kuptohet se si ka qenë e organizuar Masoneria në shek. e 18-të, dhe çfarë ishin synimet e saj, njëra nga gjërat që duhet shqyrtuar ashtuqë të ekzaminohen shoqatat e ndryshme sekrete masonike që u paraqitën në atë kohë. Një shoqatë e tillë ishte “Klubi i ferrit (Hell-fire club)”, që ishte aktive në Angli në mesin e shek.18-të. Struktura masonike e këtij klubi dhe karakterit të tij pagan dhe antifetar, përshkruhet nga shkrimtari Daniel Willens në artikullin e tij “Klubi i Ferrit: Seksi, politika dhe religjioni në Anglinë e shek.18-të”. Ja disa pasuse interesante nga ky artikull të botuar në Gnosis, një e gazetë që merret me traditat e brendshme të Perëndimit:

Në një natë me hënë gjatë sundimit të mbretit anglez George III, antarët shumë fuqishëm të qeverisë së tij, intelektualët e rëndësishëm, dhe artistët me ndikim ndonjëherë mund të shiheshin duke shkuar deri tek lumi Temza (Thames) me gondola deri tek abacia (lloj kishe) e shkatërruar afër West Wycombe. Atje, tingujt e lartë të këmbanave të manastireve të çshenjtëruara, dhe visheshin me mantela të murgjëve dhe kënaqeshin në secilën metodë të mëkatshmërisë, duke e arritur kulmin me festimin e Meshës së Zezë në trupin e lakuriquar të ndonjë gruaje fisnike të shthurur duke u udhëhequr nga famëkeqi Sir Francis Dashwood. Ritet e tyre djallëzore përfundonin, rrethin e brendshëm që dëshironte të shtyejë intrigën gjatë sundimit të Perandorisë Britanike.

eighteenth century Masonic lodge

A depiction of strange ceremonies in an eighteenth century Masonic lodge.

Kjo "shoqatë mbinatyrore" siç quhej, stilizohej me veçori gotike, "Vëllezërit murgjë e Shën Francisit të Medmenham," edhepse ata kishin qenë të përjetësuar në bazë të epitetit të tyre të popullarizuar "Klubi i Ferrit". Në ato kohëra të thashë e themeve ku kishte më shumë spekulime për aktivitetet e tmerrshëme, si dhe më 1765, kur Charles Johnstone boton një roman me titull Chrysai, apo aventurat e një guineje, që besonte shumë se ka zbuluar sekretet e "murgjive të Medmenhamit"…

…Paraardhës më i rëndësishëm i murgjive është Klubi i Ferrit themeluar rreth vitit 1719 në Londër nga Philipi, Duka i Whartonit (1698-1731). Wharton ishte një politikan prominent i Whigut, frankmason, dhe ateist që e pa qesharake çështjen e fesë me kryesimin e hapur të mbledhjeve festive me kostume solemne... dhe Wharton u bë mason Grandmaster i Llozhës së Madhe të Londrës më 1722…

Deri më 1739, Dashwood ishte në një rrugëtim për në shtëpi. Gjatë rrugës ai u ndal në Firencë që të vizitonte Abbe Nicolinin, dhe e takoi Lady Mary Wortley Montagu... që dëshironte përfundimisht të bashkangjitej... Dashwoodit në Divan Club... Për fat të keq gjërat nuk shkonin mirë për Frankmasonerinë në Itali. Papa Clement XII pak më herët kishte botuar In Eminenti Apostulas Specula, duke ndërsyer inkuizicionin kundër llozhave. Kah vitet e para të 1740-tave, papa vdes, ndërsa Dashwoodi shkoi në Romë për të zgjedhur papën e ri në mënyrë sekrete. Atje ai me shaka maskohet si Kardinal Ottiboni, si njëri ndër prokurorët kryesorë të masonëve, dhe e paraqet atë publikisht në një ritual përqeshës dhe të ndyrë..

"Dhoma e kapitullit" është çelës për të kuptuar aktivitetet e murgjive. Nozullimet e tyre mbetet ende të panjohura, dhe si pasojë mënyra se si është bërë kjo mbetet një mister. Autorët senzacionalë supozojnë se ishte një faltore satanike, edhepse duket më e arsyeshme të konkludohet se ishte shfrytëzuar për ceremoniale masonike. John Wilkes, një antar i rëndësishëm i qarkut të Medmenhamit që nuk u bë mason deri kur u nda nga grupi i tij, duke u ankuar dhe duke e diskredituar një ish shok të tij: "Asnjë sy laik nuk ka guxuar që të depërtoj në misteret e Eleusinianit anglez të dhomave të kapitullit, ku murgjit e grumbulluar në të gjitha rastet solemne, ritet shumë sekrete janë performuar dhe pijet alkoolike u derdhnin me madhështi përpara BONA DEA-s"... Horace, djali i Sir Robert Walpole, njëri ndër armiqët më të mëdhenj politik të Dashwoodit dhe sigurisht i pamësuar me abaci, përqeshej: "Pa marrë parasysh se çfarë ishin doktrinat e tyre, praktikimi i tyre ishte rigorozisht pagan: Bacchusi dhe Venusi ishin zotërat që ata publikisht më së shumti i sakrifikoheshin; si dhe nimfat dhe fuçitë që vendoseshin në sfonde të festivaleve të kësaj kishe të re, informonin mjaft rrethin për kompleksin e këtyre oshënarëve."...

The "chapter-room" is the key to understanding the Monks' activities. Its furnishings remain unknown, and consequently the use to which it was put remains a mystery. Sensationalist authors assume it was a satanic sanctuary, although it seems more reasonable to conclude that it was used for Masonic ceremonies. John Wilkes, an important member of the Medmenham circle who did not become a Freemason until after his parting of the ways with the group, whines in an article defaming his former friend: "No profane eye has dared to penetrate into the English Eleusinian mysteries of the chapter-room, where the monks assembled on all solemn occasions, the more secret rites were performed and libations poured forth in much pomp to the BONA DEA." … Sir Robert Walpole's son Horace, one of Dashwood's political enemies and certainly a stranger to the abbey, mocked: "Whatever their doctrines were, their practice was rigorously pagan: Bacchus and Venus were the deities to whom they almost publicly sacrificed; and the nymphs and the hogsheads that were laid in against the festivals of this new church, sufficiently informed the neighbourhood of the complexion of those hermits." …

Katalogu i antarësisë së murgjive të Medmenhamit më nuk ekziston, dhe nëse ndonjëherë ka ekzistuar, por emrat që besohet të jenë përfshirë në këtë grup janë vëllau i Dashwoodit, Joh Dashwood-King; John Montagu, Earli nga Sandwichi; John Wilkes; George Bubb Dodington, Baron Melcombe; Paul Whitehead; dhe një koleksion i zotërinjëve më të vegjël lokalë dhe profesionistë... dmth. një grup njerëzish që mjaftonte që në sytë e publikut të krijojnë skandal.

E tërë çështja kryesore që Dashwoodi vazhdoi të ushtrojë ishte çështja e fesë... Një interpretim më i sofistikuar mund të përmbledhet nga thashethemet e magjisë seksuale, librës kabaliste të abacisë, shëmbëllimi periodik i Harpokrateve, lidhjes së parëndësishme të Dashwoodit me Rendin masoik të Tempullit, dhe natyrisht motoja telemike në abacinë e Medmenhamit që konkludon se Klubi i Ferrit ishte një manifestim më i hershëm i "Crowleyanity"-së. Një çasje më e përmbajtur do të gjej kontaktet masonike të Dashwoodit dhe nxjerr, me sa duket me drejtësisht, se "dhoma e kapitujve" ishte një tempull masonik. 121

Arsyeja për përfshirjen e këtij citati të gjatë është që të fitohet një ide për atmosferën në të cilën Masoneria e shek.18-të zhvillohej dhe ndikimin që e ka pasur tek njerëzit. Masoneria lind, si një organizatë tërheqëse sekrete dhe interesante, kundërshtimi që i bëhej besimeve të përgjithshme të shoqërisë siguronte njëlloj kënaqësie psiqike tek antarët e vet. Karakteristikë themelore e riteve masonike, siç u cek edhe në citatin e mësipërm, ishte shenjtërimi i simboleve dhe koncepteve pagane në vend të atyre tradicionale të feve monoteiste. Në këtë mënyrë, ata që bëheshin masonë, dhe ia kthenin shpinën krishterizmit, bëhehin paganë, edhepse nuk ishte e domosdoshme që të adoptohej paganizmi si besim, por së paku kjo shprehej me adoptimin e simboleve të saj.

Sidoqoftë, Masonerisë nuk i mjaftonte vetëm praktikimi i cermonialeve të çuditshme; por ajo pasonte edhe strategjinë e planifikuar që largojë Europën nga fetë hyjnore, dhe t’i joshë në paganizëm. Në kapitullin e ardhshëm do t’i shqyrtojmë disa çaste të veçanta të historisë europiane, vend pa vendi, dhe t’i përcjellim gjurmët e ksaj lufte masonike kundër religjionit. Vendi i parë që duhet t’a shqyrtojmë është Franca.

Lufta Kundër Religjionit Në Francë

Në veprat e mëhershme kemi shqyrtuar rolin e rëndësishëm që Masoneria luajti në Revolucionin Francez. Një numër i madh filozofësh të Iluminizmit, posaçërisht ata me pikëpamje më të qarta antifetare, ishin masonë. Jakobinët, të cilët përgaditën skenën e revolucionit dhe që u bënë ndër udhëheqësit, ishin masonë. 122

Roli i luajtur nga masonët në revolucion pranohet nga një "agjent provokator" i quajtur konti Cagliostro. Calgliostro ishte arrestuar nga inkuizicioni më 1789, dhe ka pranuar disa fakte të rëndësishme gjatë marrjes në pyetje. Ai filloi me deklarimin se masonët përgjatë Evropës kanë planifikuar një zingjir revolucionesh. Ai tha se qëllimi kryesor i masonëve ishte që të shkatërrojë papacinë apo që të marrin pushtetin. Në rrëfimin e tij, Cagliostro pranon se bankierët çifutë kanë përkrahur financiarisht të gjitha këto aktivitete revolucionare, dhe se paratë çifute luajtën gjithashtu rol të rëndësishëm në Revolucionin Francez. 123

Revolucioni Francez ishte në parim një revolucion kundër fesë. Në përpjekjet e caktuara të revolucionarëve që t’a heqin qafe klerin, gjithashtu edhe artistokroacinë, shumë klerikë u vranë, u shkatërruan institutet fetare, si dhe vend-adhurimet. Jakobinët dëshironin që të shkatërrojnë krishterizmin në tërësi, dhe që t’a zëvendësojnë me një besim pagan të quajtur “religjion i arsyes”. Por, për një kohë të shkurtër, ata humbën kontrollin mbi revolucion kështuqë Franca u gjend në një kaos total.

Misioni i Masonerisë në atë vend nuk mbaroi vetëm me revolucion. Kaosi që erdh si rezultat i revolucionit u rregullua kur erdh Napoleoni në pushtet. Por, ky stabilitet nuk zgjati shumë.

Ambicjet e Napoleonit për të pushtuar tërë Evropën vetëmsa e solli atë në fund të sundimit të tij. Mëpastaj, konflikti në Francë vazhdoi në mes të monarkistëve dhe revolucionistëve. Më 1830, 1848 dhe 1871, ndodhën edhe tri revolucione tjera. Më 1848, u formua “Republika e dytë”; më 1871 u themelua “Republika e tretë”.

Masonët ishin shumë aktivë gjatë kësaj periode të trazirave. Qëllimi i tyre kryesor ishte që të dobësohej Kisha dhe insititucionet e saja fetare, të zhvleftësojë vlertat e religjionit dhe ndikimin e ligjeve të saja në shoqëri, si dhe të shfuqizojë edukimin fetar. Masonët e quanin antiklerizmin si qendër të aktiviteteve të tyre shoqërore dhe politike.

Enciklopedia katolike jap informatë të rëndësishme për msionin antifetar të Grand Orientit, siç njihej masoneria franceze:

Nga dokumentet zyrtare të masonerisë franceze kryesisht nga "Buletini" zyrtar dhe "Compte-rendu" të Grand Orientit është dëshmuar se të gjitha masat antiklerike të aprovuara në parlamentin francez ishin urdhëruar më herët në llozhat masonike dhe ekzekutuar nën udhëheqjen e Grand Orientit, qëllimi i pranuar i të cilit ishte që në Francë të ketë çdogjë dhe çdokend nën kontroll. "Thashë në kuvend më 1898", thotë deputeti Massé, folës i kuvendit më 1903, "se është detyra më e lartë e frankmasonerisë që të ndërhyj çdo ditë shumë e më shumë në luftërat politike dhe laike." "Suksesi (në luftimet antiklerike) në masë të madhe është për shkak të frankmasonerisë, për shkak të shpirtit, programit, metodave të saj që ka triumfuar. ""Nëse do të themelohej Blloku, kjo do t'ia kishte borgj frankmasonerisë dhe disciplinës së mësuar në llozha"..." Neve n'a nevojitet syqeltësia dhe mbi të gjitha besimi i ndërsjellë, nëse ende është i pakryer dhe se duhet kryer punën tonë. Kjo punë, e dini... lufta antiklerike, ende vazhdon. Republika duhet t'a largojë vetveten nga kongregacionet fetare, duke i fshirë nga faqja e dheut me një goditje të fuqishme. Sistemi me gjysëm masa çdokund është i rrezikshëm; kundërshtari duhet që të asgjësohet me vetëm një goditje." 124

Enciklopedia katolike vazhdon vlerësimin e luftës së masonerisë franceze kundër religjionit: Në të vërtetë të gjitha reformat masonike "antiklerike" u bënë në Francë që nga viti 1877, siç ishte laicizmi i arsimit, masat kundër shkollave private të krishtera dhe shoqatat bëmirëse, shuarje të urdhërave fetare si dhe grabitjen e pronave kishtare, gjoja se ka arritur kulminacioni i një riorganizimi antikrishterë dhe jofetare të shoqërisë njerëzore, jo vetëm në Francë por edhe në tërë botën. Prandaj frankmasoneria franceze, si bartës standard i gjithë frankmasonerisë, pretendon që të hap periudhën e artë të republikës universale masonike, duke përfshirë në vëllazërinë masonike gjithë njerëzit dhe të gjitha kombet. "Triumfi i Galileanit," tha kryetari i Grand Orientit, senatori Delpech, më 20 shtator 1902, "ka zgjatur që njëzet shekuj. Por tani e ka radhën që të vdes... Kisha katolike, e themluar sipas mitit të Galileut, filloi të kalbet me të shpejtë pikërisht në ditën kur u themelua Shoqata masonike" 125

Me fjalën “galilean” masonët mendojnë në Jezunë, pasiqë sipas Ungjillit, Jezuja ishte lindur në qytetin palestinez, Galile. Prandaj, urrejtja e masonëve ndaj kishës është urrejtja e shprehur e tyre ndaj Jezusë dhe të gjitha feve monoteiste. Ata mendojnë se ata kanë shkatërruar efektin e feve hyjnore me filozofitë materialiste, darviniste dhe humaniste që ata i themeluan në shek. e 19-të dhe e kthyen Evropën në paganizmin e parakrishterë.

eighteenth century French Masonic lodge

An illustration of an eighteenth century French Masonic lodge.

Kur janë shqiptuar këto fjalë më 1902, një varg ligjesh miratohen në Francë duke e zgjëruar shtrirjen e kundërshtarëve të fesë. U mbyllën 3.000 shkolla fetare dhe u bë e ndaluar çdo arsimim fetar në shkolla. Shumë klerikë u arrestuan, disa ikën në ekzil dhe njerëzit fetarë filluan të konsideroheshin si qytetarë të rendit të dytë. Për këtë shkak, më 1904, Vatikani prishi të gjitha mardhëniet diplomatike me Francën por kjo nuk e ndryshoi qëndrimin e këtij vendi. Kjo mori me qindra mijëra jetëra të francezëve në luftë kundër ushtrisë gjermane në Luftën e parë botërore para se arroganca e vendit ishte zbutur dhe filloi prapë që të pranoj rëndësinë e vlerave shpirtërore.

Siç pohohet në Enciklopedinë katolike, lufta kundër fesë, që nga Revolucioni francez e deri në shek. 20-të, ishte bërë nga "masat antiklerike që ishin aprovuar në parlamentin francez" që "ishin urdhëruar më herët në llozhat masonike dhe ekzekutuar nën udhëheqjen e Grand Orienti". 126 Ky fakt është i qartë nga shkrimet masonike. Për shembull, nga citimi i një botimi turk të " Fjalimit të bërë nga vëllau Gambetta më 8 korrik 1875 në llozhën Clémente Amitié", shkruan:

Kur spektri reaksionar kërcnonte Francën, dhe doktrinat fetare dhe idetë e prapambetura shkuan në ofenzivë kundër parimeve dhe ligjeve moderne, në gjirin e organizatave industriale dhe largpamëse siç ishte masoneria që i përkushtohej parimeve të vëllazërisë, gjetëm forcën dhe shpëtimin në luftën kundër pohimeve ekstravagante të kishës, ekzagjerimeve të saja qesharake dhe teprimeve të rëndomta... duhet të jemi të kujdesshëm dhe të vazhdojmë luftën. Në mënyrë që të themelojmë idetë e rendit njerëzor dhe të përparojmë, të qëndrojmë në atë mënyrë që mburojat tona mos të thyhen. 127

Do të vërehet se literatura masonike në mënyrë konsistente paraqet idetë e veta si “largpamëse” derisa akuzon njerëzit fetarë se janë “të prapambetur”. Sidoqpftë, kjo është vetëm një lojë me fjalë. Termi “spektri reaksionar” i përmendur në citimin e mësipërm, është diçka që fetarët e sinqertë gjithashtu kundërshtojnë , por masonët e shfrytëzojnë këtë që të bëjnë me gisht në fenë e vërtetë në përpjekjet e tyre për t’i larguar njerëzit nga ajo. Përveç kësaj, duhet prapë që të theksohet se fiozofia materialiste- humaniste e përqafuar nga masonët është me të vërtetë paragjykuese , dhe me ide të prapambetura, që vazhdon me civilizimet pagane të Egjiptit të vjetër dhe Greqisë së vjetër.

Prandaj, masonët përdorin shprehjet si” largpamje” dhe” prapambeturi” nuk ka bazë në realitet. Në të vërtetë, është e pabazë për shkak se konflikti në mes masonëve dhe fetarëve nuk është asgjë më tepër se përjetësimi i konfliktit mes dy ideve që kanë ekzistuar edhe më herët në etapat e hershme të historisë. Është religjioni ai që shpall këto ide: se humaniteti ishte krijuar me vullnetin e Zotit dhe se njerëzit janë të obliguar që t’a adhurojnë Atë. Kjo është e vërteta. Ideja e kundërt, se njerëzit nuk janë të krijuar por jetojnë jetë të kotë dhe pa qëllim, është e propozuar nga ata që e mohojnë ekzistencën e Zotit. Kur të kuptohet në mënyrë të drejtë, mund të shihet se përdorimi sipërfaqësor i termeve “prapambeturi” dhe “largpamësi” nuk ka bazë.

Me përdorimin e termit “përparim”, masonët kërkojnë që të shkatërrojnë fenë. Enciklopedia katolike thotë:

Këto janë mjetet parimore që mendohet të jenë (për Frankmasonerinë):

(1) Të shkatërrojnë në mënyrë radikale me persekutim të hapur ndaj Kishës apo me një sistem jo të sinqertë dhe hileqar për ndarjen e Shtetit me Kishën, tërë ndikimin shoqëror të Kishës dhe të fesë, me qëllimi i quajtur "klerikalizëm", dhe, sa është e mundur, të shkatërrojë Kishën dhe çfarë është e vërtetë, dmth., një fé mbinjerëzore, që është më shumë se një kult i paqartë i atdheut dhe humanitetit,

(2)(2) Të laicizojë, apo shekullarizojë, me një sistem jo të sinqertë dhe hileqar i "unsektarianizmin", në tërë jetën publike dhe private dhe, mbi të gjitha, edukimin dhe këshillat popullore. Siç është kuptuar "unsektarizmi" nga partia e Grand Orientit, është një sektarizëm (fanatizëm) antikatolik e bile edhe antikrishterë, ateist, pozitivist apo edhe agnostik me maskë të unisektarizmit. Liria e mendjes dhe vetëdijës se fëmijëve duhet zhvilluar sistematikisht në fëmijët e shkollës dhe të mbrohet, sa është e mundur, kundër të gjitha ndikimeve turbulluese, jo vetëm nga Kisha dhe nga priftërit, por gjithashtu edhe nga prindërit e vet fëmijëve, nëse është e nevojshme, bile edhe me mjete detyruese morale dhe fizike. Partia e Grand Orientit e konsideron atë si të domosdoshme dhe mënyrë shumë e sigurtë deri tek themelimi përfundimtar i republikës universale shoqërore... 128

Mund të vërehet se Masoneria e ka aktivizuar një program, nën emrin e “çlirimit të shoqërisë”, qëllimi i së cilit është që të çrrënjosë fenë, një program që ende është duke implementuar. Kjo nuk duhet që të n’a hutojë me modelin që përpiqet që të siguroj mundësi për secilin qytetar që të praktikojë fenë e vet lirshëm, pa marrë parasysh përcaktimin fetar. Ose më mirë, modelin të parashikuar nga Masoneria është një model tru-shpërlarës, modeluar për të shuar plotësisht fenë nga shoqëria si dhe nga mendje e individëve dhe, nëse është e nevojshme, t’i persekutoj pasuesit e saj.

Në secili vend ku është themeluar Masoneria përpiqet që t’a aktivizojë këtë program, edhepse në një mënyrë pajtohet me kulturën dhe kushtet që dominojnë në atë vend.

Një vend i tillë është Gjermania.

Fushata Antifetare Në Gjermani: "Kulturkampf"

Para 150 vjetëve, nuk ekzistonte Gjermania fare. Territori që tani njihet si Gjermani sundohej nga një numër principatash. Më e madhja ishte Prusia, që përfshinte pjesën lindore të Gjermanisë së sotme dhe një pjesë të madhe të Polonisë. Në vitet 1860-ta, Prusia filloi që të bashkojë shtetet tjera të vogla gjermane në një shtet dhe formoi Perandorinë Gjermane më 1871. Sunduesi i këtij shteti të ri ishte kryeministri i Prusisë dhe Kancelar i Perandorisë së re gjermane, Otto von Bismarck.

Bismarcku ishte një burrështetas i suksesshëm, sidomos në politikën e jashtme, por nuk pati sukses edhe në punët e brendshme të shtetit. Njëra ndër arsyet për këtë gjë ishte një grup i vogël i intelektualëve të njohur si "Liberalët nacionalë", të ngjajshëm me antiklerikët francezë, që adoptuan politikën antifetare. Në mënyrë që të arrihej bashkimi i Gjermanisë, Liberalët nacionalë besonin se është e domosdoshme që t'i largojnë njerëzit nga sensi i bashkimit jashta kufijëve të tyre, dhe panë mardhënjen mes një të tretës së popullatës dhe Papës si pengesën më të madhe. Inkurajuar nga liberalët, Bismarcku u lëshua në fushatën antikatolike të quajtur Kulturkampf, apo "lufta kulturore". Kjo ishte përshkruar si luftë mbi koontrollin e intelektit të gjermanëve. 129

Otto von Bismarck

Otto von Bismarck

Gjatë Kulturkampfit, katolikët, e posaçërisht në jug të Gjermanisë, përjetuan tirani. Më 1872, në pajtim me ligjin që u aprovua, të gjithë priftërinjët jezuitë në vend ishin rrethuar në një natë të vetme dhe iu konfiskuan institutet e tyre. Në pëlqim me “ligjin e majit” (maigesetze) aprovuar më 1873, të gjithë priftërit që punonin në qeveri u pushuan nga puna, Kishës iu ndalua përzierja në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me martesat dhe arsimin, si dhe temat gjatë predikimit. Një numër kryepeshkopësh ishin arrestuar dhe 1300 kisha mbeten pa priftër. Por, për shkak se këto taktika gjeneruan reaksion të fortë në mesin e katolikëve të këtij vendi kundër qeverisë, Kulturkampf u zbut. Bismarcku injoroi sygjerimet e liberalëve nacionalë, të cilët e përzien atë në këtë fushatë, dhe ngadalë e shtrëngoi Kulturkampf dhe përfundimisht u pezullua krejtësisht. Krejt kjo fushatë rezultoi me tirani ndaj katolikëve të devotshëm gjermanë, dhe shkatërroi sensin për mirëqenien sociale të vendit. Sot shumë historianë besojnë se ishte një fiasko që shkatërroi sensin gjerman të sigurisë shoqërore. Përveç kësaj, pas Gjermanisë, vala e këtij Kulturkampf-i përfshiu edhe Austrinë, Zvicrën, Belgjikën dhe Holandën, duke shkaktuar tension të madh shoqëror në këto vende.

Gjë që duhet përmendur është se intelektualët masonikë ishin ata që joshën Bismarckun në këtë politikë. Enciklopedia katolike thotë:

Por ata (masonët) pa dyshim përcollën më tutje lëvizjen me të cilën Prusia gradualisht u bë shteti udhëheqës i Gjermanisë, duke i konsideruar ata si "përfaqësues dhe mbrojtës të evolucionit modern" kundër "ultramontanizmit", "fanatizëm", dhe "uzurpimet papnore". "Ata gjithashtu nxitëm Kulturkampfin. Juristi i njohur dhe masoni, grandmaster Bluntschli, ishte njëri ndër agjitatorët më të shquar në këtë konflikt; ai gjithashtu nxiti Kulturkampfin zviceran... Frankmasonët gjermanë bënë përpjekje të palodhshme që të bëjnë ndikim bindës në tërë jetën e popullit në harmoni me parimet masonike, duke shfrytëzuar një heshtje të vazhdueshme të Kulturkampfit. Mjetet parimore që ata përdorën janë biblotekat e popullarizuara, konferenca, bashkime të shoqatave dhe institucioneve të ngjajshme, dhe krijimi, ku kishte nevojë, edhe i institucioneve të reja, përmes të cilave shpirti masonik përhapej nëpër popull. 130

Kjo është, pavarsisht nga fakti se Kulturkampf ishte ndalur zyrtarisht nga Bismarcku, ajo vazhdoi me masonët, si një fushatë propagande e vazhdueshme antifetare drejtur shoqërisë në përgjithësi. Frutet më të hidhura të kësaj lufte u volën në vitet e 1920-të: nacistët, që synuan që të shëndërrojnë popullin gjerman në një besim pagan para krishterë, gradualisht duke fituar fuqi dhe më 1933 erdh në pushtet. Njëri ndër aksionet më të rëndësishme të nacizmit ishte inicimi i Kulturkampfit të dytë kundër autoriteteve fetare. Komentuesi amerikan Elbridge Colby shpjegon se "nacistët hapën një Kulturkampf të ri kundër Kishës katolike, duke burgosur priftër dhe duke shkarkuar nga puna peshkopë; ndryshe nga viti 1874, sidoqoftë, Hitleri gjithashtu u nis kundër protestantëve." 131

Shkurtimisht, aktivitetet të iniciara nga masonët për të distancuar shoqërinë nga feja, lind njërin ndër diktaturat më brutale në historinë e njerëzimit, Rajhun nacist duke e zhytur botën në Lutën e Dytë Botërore në të cilën humbën jetën 55 milion njerëz.

Nazis, anti-religious campaign

When the Nazis came to power, an anti-religious campaign, worse than that of Bismarck, was initiated.

Lufta Kundër Religjionit Në Itali

Masonic propaganda

Masonic propaganda depicting Garibaldi as a great hero.

A publication of Italian Masonry

A publication of Italian Masonry

Një vend tjetër ku aktivitetet masonike ishin të dukshme, ishte Italia.

Deri më 1870, territori italian ishte i okupuar nga disa shtete të vogla, të mbetura nga koha e feudalizmit. Më e rëndësishmja ishte Shteti Papnor. Me qendër në Romë, nën sundimin e Papës, kontrollonte një pjesë të madhe të Italisë qëndrore. Masonët në Itali ishin themeluar si pjesë shtesë e masonëve francezë, dhe filluan të ushtrojnë ndikim në Itali që nga fillimi i shek. të 19-të. Ata dëshironin që të shkatërrojnë Shtetin Papnor dhe të çrrënjosin krejtësisht autoritetin e Kishës. Sipas autorit të librit Kisha romane katolike dhe esnafi, master frankmasoni Alec Mellor, thuhet: "Në Itali, origjina e lozhave jo të rregullta ishte kryesisht me natyrë politike; ata hutuan Masonerinë me luftën kundër fuqisë së kishës dhe Papës." 132

Masoneria filloi luftën kundër fesë në Itali me mjete të një shoqërie tjeër sekrete që ajo vet e themoi dhe e kishte nën kontroll. Kjo shoqëri njihej me emrin “Carbonari”.

Kjo shoqëri, së pari është paraqitur në Napoi në fillim të shek. të 19-të, mori emrin nga qymyrxhinjët. Sikurse që masonët përdornin emblemën e muratorëve dhe shprehnin idetë e tyre me simbole, ashtu edhe Carbonarët adoptuan emblemen e qymyrxhinjëve. Por, shoqëria kishte objektive të mëpastajshme. Antarët e shoqërisë panë të udhës që të inicojnë një program politik, së pari në Itali, e pastaj edhe në Francë, që të shkatërrojnë ndikimin e Kishës, të themelojnë qeveri të re dhe t’i laicizojë të gjitha institucionet shoqërore.

Lidhja mes Masonerisë dhe Carbonarive është e dukshme. Masonët automatikisht u bënë antarë të shoqatave Carbonari; në të vërtetë, që nga momenti që ata iu bashkangjitën shoqërisë fituan shkallën e masterit. (Nga ana tjetër, ishte e domosdoshme për antarët tjerë Carbonari që të kalojnë një proces të gjatë të avansimit para se të arrijnë këtë shkallë) Dy kardinalë të quajtur Consalvi dhe Pacca lëshuan një urdhër më 15 gusht 1814 duke akuzuar masonët dhe Carbonarit për organizim të një ndërhyrjeje shoqëroro-politike dhe nxitje të armiqësisë ndaj fesë.

Kjo akuzë dëshmohet të jetë e vërtetë për antarët e Carbonarit se kishin organizuar kryengritje të armatosura dhe manipulime politike. Kryengritje e armatosur u bë në Macerata me 25 qershor 1817, organzuar nga Carbonarit, por ishte shuar nga forcat e sigurimit të Shtetit të Papës. Më 1820, në Spanjë dhe Napoli, dhe më 1821 në Piedmont, nga Carbonarit ishin organizuar kryengritje revolucionare kundër Kishës dhe rregullit shoqëror. Është fakt i pranuar se Carbonari ishin themeluar nga masonët që u angazhuan në aktivitetet paralele revolucionare me ta. Pas Revolucionit të korrikut në Francë më 1830, organizata humbi influencën e vet dhe gradualisht u zhduk. Në Itali, u bashkua me lëvizjen “Italia e re”, themeluar nga Giuseppe Mazzini.

Giuseppe Mazzini and Count di Cavour

Giuseppe Mazzini and Count di Cavour: two Master Masons who brought the Papal State to an end.

Mazzini, një ateist i njohur, kishte luftuar me vite kundër Shtetit të Papës dhe Kishës dhe më në fund u bë një mason i shkallës së lartë që më vonë do të bëhet edhe themelues i Unionit Italian. Me përkrahjen e dy masonëve tjerë prominent, Guiseppe Garibaldi dhe Count di Cavour, themeloi Unionin Italian më 1870, dhe i vendosi kufijtë e Shtetit të Papës brenda kufijve të sotëm. Pastaj, Italia hyri në një proces me të cilin u distancua me të madhe nga religjioni, dhe kjo u bë që të përgaditet terreni për diktaturën fashiste të Mussolinit në vitet 1920-ta.

Shkurtimisht, mund të themi se Mazzini, Garibalidi dhe Cavour ishin tre liderët prominentë që kryenin funksione të rëndësishme në luftën kundër religjionit në Europë. Mazzini nuk ishte vetëm lider politik në luftë kundër religjionit, por gjithashtu luante edhe rolin e një ideologu. Motoja e tij “secili popull në një shtet” ishte një xixë që ndezi kryengritjet e pakicave, që ishte shkaktar i rrënimit të perandorive multietnike, siç ishte ajo e Austro-Hungarisë dhe ajo Osmane. Ky sllogan i Mazzinit distancoi njerëzit nga sensi i tyre për vëllazërinë fetare; ishte një thirrje që i drejtonte ata drejt një konflikti etnik me njëri tjetrin dhe i inspiroi ata që të “ndezin në zemrat e tyre euforinë” (Kur’an 48:26) .

Dëshmia që tregon se kjo ka ardhur nga masonët, në të vërtetë nga masonët e shkallës së lartë, është sigurisht e rëndësishme. Sipas informatës nga publikimet e llozhave 10.000 frankmasonët e famshëm, Mazzini u ngrit brenda llozhës masonike, dhe disa vjet më vonë, më 1867, u zgjodh si master mason i Grand Orientit italian. Më 1949, në një ceremonial në Romë për të shënuar zbulimin e statujës të Mazzinit, 3.000 masonë me nderime përkujtuan grandmasterin e vet. Garibaldi, dora e djathtë e Mazzinit, arriti shkallën e 33-të të Këshillit Suprem italian më 1863 dhe në 1864 u zgjedh si master mason italian. Në përkujtim të këtij master masoni, një llozhë është emëruar sipas tij, që është lidhur me “luginën” e Nju Jorkut me numër 542.

Agjenda E Revolucioneve Masonike

Pushkin

Renowned writer Pushkin was among the Masons who organized the Mason-perpetrated coup attempt in Russia.

Përpos në Itali, mund të gjenden gjurmët e aktiviteteve revolucionare masonike në shumë vende tjera të Europës. Në Enciklopedinë katolike thuhet: "Në... lëvizjet e mëvonshme revolucionare në Francë, Itali, Spanjë, Portugali, Amerikë Qendrore dhe Jugore, trupat masonike, është pretenduar, që kanë marrë pjseë pak a shumë... Në Rusi gjithashtu Frankmasoneria më në fund shfaqet si "fshehtësi politike" e Masonerisë të organizuara si klube në tërë vendin."133

Komploti në Rusi është mjaft interesant.

Masoneria erdh në këtë vend në pjesën e dytë të shek. të 18-të dhe u përhap ndër intelektualë. Edhepse u paraqit me një pamje të një klubi kulturor, në llozhat e tyre diskutohej për idetë antifetare dhe antiqeveritare. Të parët që e vërejtën këtë gjë ishin priftërit ortodoksë. Ata i dërguan informatat e tyre Carit Aleksandër I, që ksihte mardhënie të mira me Kishën Ortodokse, duke shpjeguar komplotin që do të përmbyste regjimin e Carit. Si reagim, Cari shpalli një ligj më 1822, që të mbyllë të gjitha lozhat masonike në vend dhe e shpall organizatën si të paligjshme. Pa marrë parasysh, kjo dështoi që t’i eliminojë masonët; ata thjeshtë kaluan në ilegalitet.

Tri vjet pasi Cari Aleksandër nxjeri jashë ligjit lozhat, ai u sëmur dhe vdes. Atë e pasoi Cari Nicholas I. Por, kjo u bë me shumë paqartësi dhe intriga dhe solli vendin në një situatë kaotike. Individë të caktuar që dëshironin të stabilizojnë situatën me përbysjen e regjimit kisin planifikuar një goditje befasuese kundër Carit të ri. Ata kishin shumë përkrahës në ushtri. Njerës të besueshëm, një numër i ushtarëve revlucionarë, së bashku me një numër civilësh, marshuan brenda pallatit të Carit, në St. Petersburg, kryeqytet i Rusisësë atëhershme, me 14 dhjetor 1825. Kishte edhe luftime të armatosura mes revolucionarëve dhe forcave të Carit, ku humbje pësuan revolucionarët. Ky grup quhej “Decembristët” sipas muajit kur ata filluan revolucionin. Udhëheqësit e këtij grupi u arrestuan dhe pesë prej tyre u varën.

Decembristët nuk ishin tjetërkush pos masonëve... Oficerët, intelektualët dhe shkrimtarët që përëbnin grupin ishin pjestarë të lozhave që i shpalli të paligjshme Car Aleksandri tri vjet më parë. Njëri ndër këta masonë revolucionarë ishte edhe shkrimtari i njohur Count Pushkin. 134

Projekti i Decembristëve përfundoi me dështim, por masonët nuk u dorëzuan në përpjekjet e tyre për të përmbysur Carin. Masonët çdoherë luajtën rol të rëndësishëm në këto grupe të organizuara në shek. e 19-të dhe në kuartalin e parë të shek. të 20-të kundër regjimit të Carit. Më 1917 në Revolucionin e Shkurtit, lideri, Alexander Kerensky, dhe të gjithë përkrahësit e ngushtë të tij ishin masonë. 135 Dhe shumica e qeveritarëve të rinj ishin masonë136 Kontributi i vetëm në histori që qeveria jetë-shkurtër e Kerenskyt ishte dorëzimi i vendit Leninit, udhëheqësit bolshevik.

Masoneria E Shekullit Njëzet: E Heshtur Dhe E Largët

Duhet të përmendet se çfarë kemi shqyrtuar deri më tani, është se, aktivitetet e masonëve në vendet siç janë Franca, Gjermania, Italia dhe Rusia, tregon qartë se synimi i Masonerisë ishte revolucioni shoqëroro politik. Masoneria dëshironte që të vendoste rend të ri në të cilin institutet fetare dhe religjioni do të zhdukeshin, dhe për këtë cak ka tentuar që të përmbys monarkitë që përkrahnin religjionin. Në shumë vende europiane, llozhat masonike u bënë qendra mbledhëse për kundërshtarët e religjionit, ku bëheshin krimet, kryengritjet, vrasjet, komplotet politike dhe politika antifetare. Pas aktiviteteve të tilla, në shkallë të madhe apo të vogël, që kanë ndodhur që nga Revolucioni Francez më 1789 e deri në shek. e 20-të, ka bazë nga ndikimi i Masonerisë.

Strange Rites in the Temple of Humanism

Strange Rites in the Temple of Humanism

Masons want to make the whole world a "temple." But, the temple they envision is not the temple of true religion but of humanism. Their dream is of a perverted world in which humanity is idolized, where people have completely rejected true religion, and the evolutionist philosophy is regarded as the only true philosophy.

In a Masonic text, a strange ceremony organized for this intention is described:

Today, one universal religion is coming into being, slowly as it may be, that can satisfy consciousness in its full meaning… Parallel to this universal religion a morality will be established commensurate with a world-view… Such a religion will unite human beings in the universe. This is MASONRY. This religion will be passed from heart to heart. The temples of this religion will be temples of humanity. Among the hymns sung in this temple may be Beethoven's 9th Symphony, the most noble musical composition that ever sprang from the human spirit…

Instead of the meat and blood of a bull in the ceremonies of Mithras, we celebrate this birth by eating bread and drinking red wine. Here we unite in a common faith that has the character of a communion. In a new year, I want to baptize this holy struggle of ours and bring it to an end: Eat one more piece of bread, brothers, you are the missionaries of this religion, let those saints who share this bread be friends. Brothers, to be blood brothers, take another sip of flame from your wine glass. (Mason, Year: 29, No.40-41, 1981, pp. 105-107)

Sipas historianit anglez Michael Howard, lozhat masonike përqëndruan përpjekjet e tyre në pjesën e dytë të shek. të 19-të që të pëmbysin edhe dy perandoritë e mbetura: ato austro-hungareze dhe ruse, dhe arritën që të arrijnë qëllimin e vet dhe rezulton me Luftën e Parë Botërore.

Me fjaë të tjera, në fillim të shek. të 20-të, Masoneria kishte arritur, në një masë të madhe, synimet e veta të revolucionit shoqëroro politike.

Prandaj, shek. i 20-të nuk ishte shekull i revolucioneve masonike. Duke menduar që nuk kanë ndonjë pengesë për t’u ballafaquar, masonët preferonin që vetëm t’a shpërndajnë filozofinë e tyre, në vend të kurdisjes së komploteve politike. Ata përhapën filozofinë masonike në popull nën maskën e shkencës apo me mjetet artistike, me media, literaturë, muzikë dhe me të gjitha metodat e kulturës së popullarizuar. Masonët nuk kishin ndërmend që me këtë propagandë të zhdukin religjionet hyjnore me revolucion të menjëhershëm; por ata dëshironin që këtë t’a arrijnë në periudhë afatgjate, dhe që t’i inicojnë të gjithë njerëzit në filozofinë e tyre pak ngapak.

Një mason amerikan e pëmbledhë këtë kështu:

Frankmasoneria kryen punën në heshtje, por punën e kanë të thellë, që qetësisht dërgon drejt pafundësisë. 137
The materialist-humanist dogma

The materialist-humanist dogma espoused by the Masons has brought great suffering upon humanity in the twentieth century. World War Two cost 55 million people their lives. This photograph of a fallen soldier, whose face was shattered by a bomb near Stalingrad, is just one example of the great human suffering that was created by "humanist" ideologies.

Prifti i lartë J.W. Taylor, nga Georgia, SHBA, bën një komentim interesant në lidhje me këtë çështje:

Braktisja e temave të vjetra dhe formimi i të rejave nuk lind çdoherë nga shkaku menjëherë i dukshëm të cilën bota atribuohet, por janë kulminacion i parimeve që përpunohen në mendjen e njerëzve për shumë vite, derisa më në fund në kohën e duhur dhe rrethanat e volitshme ngjallin të vërtetën e fjetur... duke entuziazmuar të gjithë me një arsyetim të zakonshëm dhe të fuqishëm duke i shkundur popujt si njeri i vetëm deri në arritje të përfundimeve të mëdha. Në këtë princip punon edhe Instituti i Frankmasonerisë, që shpërndanë ndikim e vet në botë. Ai punon qetë dhe fshehtë, por depërton në të gjitha poret e shoqërisë në shumë çështje, dhe pranuesit e shumë dhuratave të saj tregojnë frikë-respekt ndaj arritjeve të saja të mëdha, por nuk mund të thuhet që nga ka ardhur138

Sipas revistës Voice, botuar nga Llozha e Madhe (Grand Lodge) në Chicago, "Pra, heshtur por sigurtë dhe në vazhdimësi, ajo (Masoneria) ndërtohet në një strukturë të madhe të shoqërisë njerëzore". 139 Kjo "ndërtesë në një strukturë të madhe" ndodh kur bazat e filozofisë masonike-materializmi, humanizmi dhe darvinizmi- imponohen në shoqëri.

Aspekti më interesant i kësaj strategjie të heshtur dhe të largët është ai të cilën masonët e zbatojnë por pothuajse kurrë këtë nuk e bëjnë në emër të Masonerisë. Ata punojnë pas identiteteve, titujve tjerë dhe në pozita të ndryshme, por ata imponojnë në shoqëri një filozofi të zakonshme të përqafuar përmes Masonerisë. Njëri ndër mastermasonët turk, Halil Mulkus, sqaron këtë çështje në një intervju para disa viteve:

Masoneria si Masoneri nuk bën asgjë. Masoneria shërben si udhërrëfyes për individë dhe individët e trajnuar këtu, dhe masonët që kontribojnë në prodhimin e zhvillimit intelektual janë në shkallë të ndryshme në karrierat e tyre ku ata jetojnë në botë. Ata janë rektorë universiteti, profesorë, ministra vendi, mjekë, drejtorë spitalesh, avokatë etj. Në secilin vend ku ata punojnë janë të zellshëm në përhapjen e ideve masonike në shoqëri për të cilat ata janë trajnuar. 140

Sidoqoftë, këto ide, që Masoneria studion vazhdimisht dhe përpiqet që të indoktrinojë në shoqëri nuk janë asgjë tjetër, ashtu siç pamë nga kapitujt e mëparshëm, përpos mashtrim. Filozofia masonerike rrjedh nga burimet si mitet nga Egjipti i vjetër, Greqia dhe Kabala, dhe në lakminë e tyre që të transmetohen këto mite në shoqëri, ata i mbështjellin në pakot e shkencës dhe arsyes, masonët vetëm mashtrojnë veten dhe të tjerët. Në këtë kohë të globalizmit, ky është roli i “Frankmasonerisë globale”.

Rezultati i këtij mashtrimi është shumë i dëmshëm. Programi për distancimin e popullit nga feja, të aplikuar nga masonët në shekujt e 18-të dhe 19-të, ngjallin ideologjitë neo-pagane si racizmi dhe fashizmi, si dhe ideologjitë laike dhe violente si komunizmi. Përhapja e darvinizmit social i quajti njerëzit kafshë që luftojnë për ekzistencë, bëri që të jap rezultate brutale në pjesën e dytë të shek. 19-të dhe në shek. 20-të. Lufta e Parë Botërore ishte vepër e liderëve europianë që, sipas sygjrimeve të Darwinit, konsideronin luftën dhe gjakderdhjen si domosdoshmëri biologjike. Gjatë asaj lufte, 10 milion njerëz shijuan vdekjen, për hiçgjë. Më pas pasoi Lufta e Dytë Botërore, në të cilën 50 milion njerëz vdiqën, që ishte poashtu vepër e totalitarizmit, sikur fashizmi dhe komunizmi, që ishte rezultat i farës së mbjellur e laicizmit militant nga ana e masonëve. Nëpër tërë botën, gjatë shek. 20-të, të gjitha luftërat shkatërruese, konfliktet, ashpërsitë, padrejtësitë, ekploatimi, uria, dhe degradimi moral, në parim, ishin produkte të ideologjive dhe filozofike jofetare. (Për më shumë detaje, shiko në librin e Harun Yahyas Shkatërrimet që darvinizmi i solli njerëzimit)

Shkurtimisht, filozofia e Masonerisë korri mossukses. Nuk mund të ishte ndryshe siç janë ligjet hyjnore. Historikisht, ata paganë që mohuan fenë e Zotit, duke preferuar mitologjinë e tyre tradicionale dhe fenë e paraardhësve të tyre, pasoi rruga e shkatërrimit. Frankmasoneria, një manifestim bashkëkohor i këtij paganizmi, tërheq tërë botën, dhe veteveten, në shkatërrim. Kjo është për arsye se njerëzit duhet që të mbrojnë vetveten nga kjo fatkeqësi, me mposhtjen e të çfarë Bediuzzaman Said Nursi-u, një dijetar i famshëm islamik, aludon si “sëmundje e quajtur materializëm dhe natyralizëm”, dhe në këtë mënyrë të ruhet féja në popull.

street

Footnotes

119 Neset Sirman, "Masonlugun Ilk Devirleri" (The First Periods of Masonry), Mimar Sinan, 1997, No. 104, p. 41, (emphasis added)

120 Naki Cevad Akkerman, "Politika ve Masonluk" (Politics and Freemasonry), Mimar Sinan, September 1968, No. 7, pp. 66-67

121 Daniel Willens "The Hell-Fire Club," Gnosis, no.24, Summer 1992, (emphasis added)

122 For the relationship of Enlightenment and French Revolution with Masonry, see Harun Yahya, Yeni Masonik Duzen (New Masonic Order), pp. 203-215

123 Michael Howard, The Occult Conspiracy, p. 69

124 Compterendu Gr. Or., 1903, Nourrisson, "Les Jacobins," 266-271; The Catholic Encyclopedia, "Masonry (Freemasonry)," NewAdvent,(http://www.newadvent. org/cathen/09771a.htm), (emphasis added)

125 The Catholic Encyclopedia, "Masonry (Freemasonry)," New Advent, (http://www.newadvent.org /cathen/09771a.htm), (emphasis added)

126 The Catholic Encyclopedia, http://www.newadvent.org/cathen/09771a. htm#VIII

127 Nur Safa Tekyeliban, "Taassuba Karsi Mucadele" (Struggle Against Bigotry): From the Speech of Brother Gambetta made on July 8, 1875 in Clémente Amitié Lodge," Dogus Kolu Yilligi: Ankara Dogus Mahfili Çalismalari (Dogus Branch Yearbook: Ankara Dogus Society Studies) , 1962, Kardes Press, Ankara, 1963, p. 19

128 The Catholic Encyclopedia, "Masonry (Freemasonry)," New Advent, (http://www.newadvent.org/cathen/09771a.h tm), (emphasis added)

129 Louis L. Synder and Ida Mae Brown, Bismarck and German Unification, New York, 1966,pp. 90-91, (emphasis added)

130 The Catholic Encyclopedia, "Masonry (Freemasonry)," New Advent, (http://www.newadvent.org/cathen/09771 a.htm), (emphasis added)

131 Elbridge Colby,"In Hitler's Shadow: The Myth of Nazism's Conservative Roots," In Bad Faith?: Politics and Religion at Harvard, October 13, 1999

132 Alec Mellor, The Royal Arch Mason, Spring 1972

133 The Catholic Encyclopedia, "Masonry (Freemasonry)," New Advent, (http://www.newadvent.org/cathen/09771 a.htm)

134 Michael Howard, The Occult Conspiracy, p. 105

135 Stephen Knight, The Brotherhood: The Explosive Expose of the Secret World of the Freemasons, HarperCollins, 1985, p.33

136 Daniel Ligou, Dictionnaire de la Franc- Maconnerie, p.1064

137 The Catholic Encyclopedia, "Masonry (Freemasonry)," New Advent, (http://www.newadvent.org/cathen/09771 a.htm), (emphasis added)

138 The Catholic Encyclopedia, "Masonry (Freemasonry)," New Advent, (http://www.newadvent.org/cathen/09771 a.htm), (emphasis added)

139 Voice, Chr. 1889, II, 257 sq.; The Catholic Encyclopedia, "Masonry (Freemasonry)," New Advent, (http://www.newadvent.org/cathen/09771 a.htm), (emphasis added)

140 "Masonluk Gucunu Yitiriyor mu?" (Is Freemasonry Losing its Power?), Nokta, October 13, 1985, vol. 40, p. 30

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Hyrja
  • I. Nga Tamplierët Deri Në Egjiptin e Vjetër
  • II. Historia e Fshehtë e Kabalas
  • III. Rishqyrtimi I Humanizmit
  • IV. Rishikimi I Materializmit
  • V. Rishqyrtimi I Teorisë Së Evolucionit
  • VI. Lufta Masonike Kundër Religjionit
  • Përfundim