logo
HARUN YAHYA

III. Rishqyrtimi I Humanizmit

The Humanist

Today, humanism has become another name for atheism. One example of this is the enthusiasm for Darwin typical in the American magazine, The Humanist.

"Humanizmi" konsiderohet si një ide pozitive nga shumica e njerëzve. Kjo të sjell ndërmend shprehjet si dashuria ndaj njerëzimit, paqja dhe vëllazërimi. Por, domethënia filozofike e humanizmit është shumë më kuptimplote: humanizmi është mënyrë e të menduarit që parashtron konceptin e humanitetit si fokus i tij dhe si qëllim të vetëm. Me fjalë tjera, ajo thërret njerëzit që t'i largohen Zotit, Krijuesit të tyre, dhe të interesohet me ekzistencën dhe identitetin e vet.

Fjalori i zakonshëm definon humanizmin si: "sistem i mendimit që bazohet në vlerat, karakteristikat dhe sjelljen që besohen të jenë më të mirat për njerëzit, sesa ndonjë autoritet mbinatyral." 33

Definimi më i qartë i humanizmit, sidoqoftë, është paraqitur nga ata që e kanë përkrahur. Njëri ndër zëdhënësit më prominent të humanizmit modern është Corliss Lamont. Në librin e tij “Filozofia e humanizmit”, shkruan:

(Me pak fjalë) humanizmi beson në natyrë... përmban shumën totale të realitetit, që mardhënia materie-energji dhe jo-mendorja janë gjërat fundamentale e gjithësisë dhe entitetet mbinatyrale dmth., në nivelin human, njerëzit nuk posedojnë shpirt mbinatyral dhe të pavdekshëm; dhe në nivelin e gjithësisë si tërësi, kosmosi ynë nuk posedon Zot mbinatyror dhe të gjithëjetshëm.34

Siç po shihet, humanizmi është gati identik me ateizmin, dhe ky fakt shumë lehtë është përqafuar nga humanistët. Dy manifeste të rëndësishme u botuan në shekullin e fundit. I pari u publikua më 1933 dhe ishte nënshkruar nga disa personalitete të rëndësishme të asaj kohe. Pas 40 vjetëve më 1973, manifesti i dytë u botua si konfirmim i të parës, por ishte me risi që kishin të bënin me zhvillimet që ndodhën ndërkohë. Me mijëra mendimtarë, shkencëtarë, shkrimtarë dhe pjestarë të mediave nënshkruan manifestin e dytë, që u përkrah nga Shoqata Amerikane e Humanistëve që edhe sot është mjaft aktive.

Kur t’i shqyrtojmë këto manifeste, gjejmë bazën e njejtë në secilin prej tyre: është një dogmë ateiste që thotë se gjithësia dhe njerëzit nuk janë krijuar por ekzistojnë në mënyrë të pavarur, që njerëzit nuk janë përgjegjës ndaj asnjë autoriteti përpos të atyre, dhe se besimi në Zot vetëmsa kishte ngadalsuar zhvillimin shoqëror dhe individual të njerëzëve. Psh. 6 pikat e para të Manifestit Humanist janë:

E para: Humanistët fetarë përshkruajnë gjithësinë si vetë-ekzistuese e jo të krijuar,

E dyta: Humanizmi beson se njeriu është pjesë e natyrës dhe se ai është shfaqur si rezultat i një procesi të vazhduar,

E treta: Duke mbajtur një pikëpamje organike mbi jetën, humanistët konstatojnë se duhet mohuar dualizmi tradicional i mendjes dhe trupit.

E katërta: Humanizmi pranon se kultura dhe civilizimi fetar i njeriut, siç është përshkruar qartë në antropologji dhe histori, janë produkte të zhvillimit gradual për shkak të bashkëveprimit me ambientin e tij natyror dhe me trashëgiminë e tij shoqërore. Personi i lindur në një kulturë të caktuar është formuar kryesisht nga ajo kulturë.

E pesta: Humanizmi pohon se natyra e universit e shpjeguar nga shkenca bashkëkohore e bën të papranueshme çdo garancë mbinatyrore apo kosmike të vlerave njerëzore....

E gjashta: Jemi të bindur se ka kaluar koha e teizmit, deizmit, modernizmit dhe variateteve të ndryshme të "mendimit të ri". 3535

Në pikat e mësipërme, vërejmë se shprehjet e filozofisë së përbashkët që manifestohen me emra si materializëm, darvinizëm, ateizëm dhe agnosticizëm. Në pikën e parë, dogma materialiste e ekzistencës së amshueshme të gjithsisë është paraqitur. Pika e dytë thotë, sikurse teoria e evolucionit, se njerëzit nuk janë krijuar. Pika e tretë mohon ekzistimin e shpirtit njeriut duke pohuar se qeniet njerëzore janë të përbëra nga materia. Pika e katërt propozon një “evolucion kulturor” dhe mohon ekzistencëne përshkruar hyjnore të natyrës njerëzore (një natyrë e veçantë njerëzore e dhënë në krijim). Pika e pestë e mohon sovranitetin e Zotit mbi gjithësinë dhe njerëzimin, dhe e gjashta thotë se është koha që të mohohet “teizmi”, që është besimi në Zot.

Do të vërehet se këto pohime janë ide stereotipike, tipike për qarqet që janë në armiqësi me fenë e vërtetë. Arsyeja për këtë është se humanizmi është themeli kryesor i mendimit antifetar. Kjo është kështu pasi që humanizmi është shprehje e “mos dhënies së llogarisë së njeriut dhe do të lejohet që të kalojë pa u kontrolluar (pa përgjegjësi)” që ka qenë baza primare, përgjatë historisë, për mohimin e Zotit. Në një ajet të Kur’anit Zoti thotë:

A mos mëndon njeriu se do të lihet duke mos zënë asgjë (pa kurrfarë përgjegjësie). A nuk ka qenë ai në një pikë sperme që derdhet. E pastaj u bë gjak i trashë, e Ai e krijoi dhe e përsosi? Dhe prej tij Ai i bëri dy lloje: mashkullin dhe femrën. A nuk është Ai (Zot) i fuqishëm që i ngjall të vdekurit? Kur'an (75: 36-40)

Zoti thotë se njerëzit nuk do të “lejohen pa dhënë përgjegjësi” dhe i përkujton ata menjëherë se janë krijesa të Tij. Kjo është kështu për arsye se, kur njeriu kupton se është krijesë e Zotit, dhe kupton se nuk mund të shkojë “pa hyrë në kontroll” por përkundrazi është përgjegjës para Zotit.

Për këtë arsye, pohimi se njerëzit nuk janë krijuar është bërë një doktrinë themelore e filozofisë humaniste. Dy pikat e para të Manifesitit Humanist shprehin këtë doktrinë. Çka më tepër, humanistët thonë se edhe shkenca i përkrahë këto pohime.

Sidoqoftë, ata e kanë gabim. Prej se është botuar Manifesti i parë, dy parakushtet që humanistët paraqitën si fakte shkencore- ide që tregojnë se gjithësia është e përhershme si dhe teoria e evolucionit- kanë dështuar:

  1. Ideja që gjithësia është e përhershme ishte bërë e pavlefshme pas një sërë zbulimesh astronomike që ishin bërë që nga botimi i Manifestit të Parë Humanist. Zbulimet si zgjërimi i universit, nga rrezatimet e largëta thellë në kosmos si dhe raporti i hidrogjenit ndaj heliumit, treguan se gjithësia kishte një fillim, dhe është krijuar nga hiçgjëja para 15-17 miliardë vjetësh nga një eksplodim gjigant i quajtur “Big Beng”. Edhepse ata që përkrahnin filozofinë humaniste dhe materialiste pa vullnet pranuan teorinë e Big Begut, më në fund iu mbush mendja dhe u bindën. Si rezultat i faktit shkencor që u zbulua, shkenctarët më në fund pranuan teorinë e Big Bengut, dmth., se gjithësia kishte një fillim, kështuqë humanistët nuk kishin argument. Në këtë mënyrë mendimtari ateist Anthony Flew ishte i detyruar që t’a pranojë këtë fakt:

...Unë do të filloj me pranimin se ateizmi stratonikan duhet të jetë i shqetësuar nga konsensusi bashkëkohor kosmik. Për këtë gjë duket se kosmologët japin një fakt shkencor çfarë pohimi i Shën Tomasit nuk mund të dëshmohet në mënyrë filozofike, dmth., se gjithësia kishte një fillim...36

stairs

2. Teoria e evolucionit, arsyetimi më i rëndësishëm shkencor pas Manifestit të Parë Humanist, filloi të humb rëndësinë pas disa dekadave. Është i njohur skenari i propozuar mbi origjinën e jetës nga evolucionistët ateistë (padyshim edhe humanistë), siç ishte A. I. Oparini dhe J.B.S. Haldane në vitet e 30-ta, nuk kishte më vlerë shkencore; pasiqë qeniet e gjalla nuk mund të prodhoheshin spontanisht nga materia jo e gjallë, si ishte propozuar në skenar të dhënat mbi fosilet tregojnë se qeniet e gjalla nuk zhvillohen përmes një procesi të ndryshimeve të vogla kumulative, por u shfaqën për një kohë të shkurtë me karakteristikat e tyre dalluese, dhe se ky fakt kishte qenë përkrahur nga vetë paleontologët evolucionistë që nga vitet e 1970-ta. Biologjia moderne ka shpjeguar se qeniet e gjalla nuk janë rezultat i rastit dhe ligjeve natyrore, por se çdo organizëm është sistem kompleks që shfaqet me një dizajn të intelegjencës që tregon se është dëshmi e krijimit. (Për më shumë detale shikoni librin e Harun Yahya-së "Përgënjeshtrimi i Darvinizmit: Si rrënohet teoria e evolucionit nën dritën e shkencës moderne").)

Përveç kësaj, pohimi i gabuar se besimi fetar ishte faktori që pengoi njerëzimin nga përparimi dhe që e futi në konflikt ka qenë e përgënjeshtruar nga historia. Humanistët pohonin se distancimi nga besimi fetar mund t’i bëj njerëzit më të lumtur dhe të ndihen më rehatshëm, por, e kundërta ka dëshmuar të jetë e vërtetë. Gjashtë vjet pas botimit të Manifestit të Parë Humanist, shpërtheu Lufta e Dytë Botërore, dhe nga ideologjia laike fashiste u bënë shkatërrime rekorde nëpër tërë botën.

Ideologjia humaniste e komunizmit u shkatërrua, së pari në Bashkimit Sovjetik, e pastaj në Kinë, Kamboxhë, Vietnam, Kore Veriore, Kubë dhe vende të ndryshme afrikane dhe amerikolatine, me një egërsi të paparë. 120 milion njerëz ishin vrarë nga regjimet dhe organizatat komuniste. Është evidente se edhe tipi perëndimor i humanizmit (në sistemet kapitaliste) nuk ka pasur sukses që të sjell paqë dhe lumturi në vetë shoqërinë e as në vendet tjera të botës.

Dështimi i argumentit humanist mbi fenë ka qenë i manifestuar edhe në fushën e filozofisë. Legjenda e Freudit (Frojdit), gurthemel i dogmës ateiste që nga vitet e para të viteve të 20-ta, ka qenë e zhvlerësuar nga të dhënat empirike. Patrick Glynn, nga Universiteti George Washington, e shpjegon këtë fakt në librin e tij "Zoti: Evidenca, pajtimi mes fesë dhe arsyes në botën post-sekulare".

Kuartali i fundit i shek. 20-të nuk ka qenë i butë ndaj vizioneve psikoanalitike. Më e rëndësishmja ka qenë ekspozimi i pikëpamjeve të Freudit ndaj fesë (pa e përmendur një sërë çështjesh tjera), si krejtësisht i pasaktë. Në mënyrë mjaft ironike, hulumtimet shkencore në 25 vjetët e fundit kanë treguar se larg nga të qenurit neuroz apo burimit neuroz siç pohonte Freudi dhe pasuesit e tij, besimi fetar gati më së shumti ka lidhshmëri me shëndetin e përgjithshëm mental dhe lumturinë. Studim pas studimi është kuptuar se ekziston një mardhënie e fuqishme mes besimit fetar dhe praktikës, në njërën anë, dhe sjelljet e shëndosha sa i përket problemeve siç janë vetëvrasja, alkooli, përdorimi i drogës, shkurorzimi, depresioni, e ndoshta edhe çka është befasuese, edhe niveli i kënaqësisë seksuale, në anën tjetër. 37

Shkurtimisht, justifikimi i supozuar shkencor prapa humanizmit është dëshmuar si i pavlerë dhe premtimet e dhëna si të kota. Përpos kësaj, humanistët nuk e braktisën filozofinë e tyre, por në të vërtetë, u përpiqën që t’a përhapin atë përmes metodave të propagandës në popull. Posaçërisht, në vitet e pasluftës u intensifikua propaganda humaniste në fushat e shkencës, filozofisë, muzikës, letërsisë, artit dhe filmit. Porositë tërheqëse por të zbrazta të krijuara nga ideologjitë humansite kanë qenë të imponuara me këmbëngulje në popull. Kënga “Imagine” (Paramendo) nga John Lennon, solist i njërës ndër grupet më të popullarizuara të të gjitha kohërave “The Beatles”, është një shembull i tillë:

John Lennon song

John Lennon, by his lyrics, "Imagine [there is] is no religion," was one of the most prominent propagandists of humanist philosophy in the twentieth century.

Paramendo se parajsa nuk ekziston
Është lehtë nëse pak përpiqesh
As ferri nën tokë
E lartë vetëm qielli qëndron
Paramendo të gjithë njerëzit
Të jetojnë vetëm për të sotmen...
Paramendo se as shtetet nuk ekzistojnë
As kjo nuk është shumë vështirë
As ndonjë gjë për të cilën mund të vdesësh apo të vrasësh
Gjithashtu edhe pa religjion...
Mund të thuash se jam vetëm ëndrrimtar
Por nuk jam i vetmi
Shpresoj se një ditë do të n'a bashkangjitësh
Dhe bota do të jetë e tëra njësoj.

Kjo këngë është e zgjedhur si “kënga e shekullit” në anketat e ndryshme që janë mbajtur në vitin 1999. Ky është një tregues i qartë i sentimentit në të cilin humanizmi, në mungesë të çfarëdo baze shkencore apo racionale, i është imponuar masës. Humanizmi nuk mund të bëj vërejtje të arsyeshme fesë apo të vërtetës që ajo mëson, përveç tentimeve që të praktikojë metoda të pahijshme sikur këto.

Kur premtimet e vitit 1933 nga Manifesti i Parë Humanist u treguan të kota, pas 40 vitesh ata prezentuan draftin e dytë. Në fillim teksti ishte një tentim që të shpjegonte pse premtimet e para nuk sollen rezultat. Përkundër faktit se ky shpjegim ishte skajmërish i dobët, ajo demostronte dashurinë e vazhdueshme të humanistëve ndaj filozofisë së tyre ateiste.

Karakteristikat më të dalluara të Manifestit ishte ruajtja e vijës antifetare të Manifestit të vitit 1933:

Sikurse në vitin 1933, humanistët ende besonin se ateizmi tradicional, posaçërisht besimi në lutje-dëgjimin e Zotit, besimi që të jetohet dhe të kujdeset për njerëzit, të dëgjohen dhe kuptohen lutjet e tyre, si dhe aftësia për të bërë diçka për t'a, është një besim i padëshmuar dhe jashtë trendit... Ne besojmë... se fetë tradicionale dogmatike apo autoritare që vendosin Shpalljen, Zotin, ritualin apo kredon mbi nevojat e njeriut dhe përvoja, e dëmtojnë njeriun... Si ateistë, ne fillojmë me njerëzit e jo me Zotin, me natyrën e jo adhurimin. 38

Ky është vetëm një shpjegim shumë sipërfaqsor. Në mënyrë që të kuptohet feja, njeriut së pari i nevojitet intelegjenca dhe gjykimi që të jetë i aftë të kuptojë idetë e thella. Si parakusht duhet të jetë sinqeriteti dhe distancimi nga paragjykimet. Në vend të kësaj, humanizmi nuk është më shumë se përpjekje e disa njerëzve ateistë dhe antifetarë të pasionuar që nga fillimi, që t’a prezentojnë këtë paragjykim si të arsyeshëm.

Sidoqoftë, përpjekjet e humanistëve që të shpjegojnë besimin në Zot dhe fetë monoteiste si të pabaza dhe besim demodé, në të vërtetë nuk është ndonjë gjë e re, por është një garë e çështjes që është filluar para mijëra vjetësh nga ata që e mohuan Zotin. Në Kur’an, Zoti spjegon këtë argument të vjetër të inicuar nga jobesimtarët:

Zoti juaj (që meriton adhurim) është një Zot, E ata që nuk e besojnë botën tjetër, zemrat e tyre janë mohuese (të njësisë së Zotit) dhe ata janë kryelartë. Është e vërtetë se All-llahu e di atë që e fshehin dhe atë që e shfaqin haptazi dhe se Ai nuk i do arrogantët. Kur atyre u thuhet (mohuesëve): Ç'është ajo që shpalli Zoti juaj?", ata thonë: "Mite të popujve të hershëm!" Kur'an (16: 22-24)

humanist philosophy

Contrary to the promises of humanist philosophy, atheism have brought only war, conflict, cruelty and suffering to the world.

Ky ajet zbulon se arsyeja e vërtetë e mohimit të fesë nga jobesimtarët është arroganca e fshehur në zemrat e tyre. Filozofia e quajtur humanizëm është vetëm një veprim i sipërfaqshëm që mohon Zotin. Me fjalë tjera, humanizmi nuk është mënyrë e re e të menduarit, sikurse pohojnë pasuesit e tij, por është një pikëpamje e vjetër dhe e lashtë e atyre që mohuan Zotin nga arroganca.

Kur të shikojmë në përparimin e humanizmit përgjatë historisë europiane, gjejmë shumë dëshmi të forta për këtë pohim.

Rrënjët E Humanizmit Në Kabala

Kemi parë se Kabala është doktrinë që daton që nga koha e Egjiptit të vjetër, dhe ka hyrë në fé duke e ndotur atë që Zoti ua pat shpallur izraelitëve. Gjithashtu kemi parë se në bazën e saj qëndron në mënyrën e gabuar e kuptimit ku konsiderohet qenia njerëzore si qenie jo e krijuar edhepse konsiderohen si krijesa hyjnore që kanë ekzistuar përjetësisht humanizmi në Europë ka hyrë ga ky burim. Besimi i krishterë ishte i bazuar në ekzistimin e Zotit, dhe besimin se njerëzit ishin shërbëtorë të varur nga Ai dhe të krijuar nga Ai. Por me përhapjen e traditës së Tamplierëve përgjatë Europës, Kabala filloi që të tërheq një numër të filozofëve. Kështu, në shek. e 15-të, rryma e humanizmit filloi që të lë shenjë të pashlyer në botën ideore europiane.

Kjo lidhshmëri mes humanizmit dher Kabalës ka qenë e theksuar në disa burime. Njëra ndër burimet është libri i autorit të famshëm Malachi Martin, “Çelësat e këtij gjaku” (The Keys of This Blood). Martini është profesor i historisë ë Institutin e Biblës Papnore të Vatikanit. Ai thotë se ndikimi i Kabalas mund të vërehet shumë qartë në mesin e humanistëve.

Në këtë ambient të pazakonshëm të paqartësisë dhe sfidës që erdhi për të shënjuar Italinë në Renesansën e hershme, aty u lind një rrjet e shoqatave të humanistëve me aspirata që t’i shmangeshin kontrollit të përgjithshëm nga ky rend i themeluar. Aspiratat e transmetuara në këtë mënyrë, këto shoqata ekzistonin që të mbrojnë fshehtësitë, së paku në fillim. Por pavarsisht nga natyra e fshehtë e tyre, këto grupe humanistësh dalloheshin nga dy karakteristika tjera kryesore.

Vatican University historian Malachi Martin

As Vatican University historian Malachi Martin has shown, there is a close relationship between the rise of humanism in Europe and the Kabbalah….

Në fillim ata ndjenin neveri ndaj interpretimit tradicional të Biblës siç pohonin autoritetet civile dhe klerike, dhe kundër mendimeve filozofike dhe teologjike nga Kisha për jetën politike dhe qytetare.

Nuk është për t'u befasuar se pas kësaj armiqësie, këto shoqata kishin konceptin e tyre të porosisë origjinale në Bibël dhe në shpalljen e Zotit. Ata kapeshin pas asaj që ata e konsideronin të jetë një trup ultra sekret i njohurisë, një "gnos", që ata e bazuan një pjesë nga linjat filozofike dhe okultiste me prej ardhje nga Afrika Veriore- e veçanarisht nga Egjipti- dhe një pjesë nga Kabala e çifutëve...

Humanistët italianë ndryshuan idenë e Kabalas gati sa nuk përngjante fare në të. Ata rindërtuan konceptin e "gnosë" dhe e transferuan krejtësisht në nivelin e kësaj fjale. "Gnosi" i veçantë që ata kërkonin ishin njohuri e fshehtë se si të zotërohen forcat e errëta të natyrës për qëllime socio- politike. 39

Shkurtimisht, shoqatat humaniste të formuara atë kohë dëshironin që të zëvendësonin kulturën katolike europiane me një kulturë që i kishte rrënjët në Kabala. Ata synonin që të bënin ndryshime socio-politike. Është interesante se përveç Kabalas, në burim të kësaj kulture të re ishin doktrinat nga Egjipti i vjetër. Profesori Martin shkruan:

Nismëtarët e këtyre shoqatave të hershme humaniste ishin të devotshmit e Forcës së Madhe-Arkitektit të Madh të Gjithësisë- që u përfaqësonin nën formën e Tetragramatonit të Shenjtë YHWH... (humanistët) huazuan simbolet tjera-Piramidën dhe Syrin Gjithëpamës- kryesisht nga Egjipti. 40

Është mjaft interesant se humanistët përdorin konceptin e “Arkitektit të Madh të gjithësisë”, si shprehje që edhe sot përdoret tek masonët. Kjo tregon se duhet të ketë lidhshmëri mes humanistëve dhe masonëve. Profesori Martin shkruan:

Në klimat tjera veriore, në ndërkohë, një shoqatë shumë më e rëndësishme zën vend, me humanistët. Një shoqatë që askush nuk e ka pritur.

Në vitet 1300, gjatë kohës kur shoqatat kabaliste-humaniste ishin në fillimin e tyre që të gjejnë orientimin e tyre, ata ekzistonin edhe më herët-në Angli, Skoci dhe Francë- shoqëri esnafe mesjetare...

Askush në vitet 1300 nuk kishte parashikuar një shkrirje të tillë mendimesh mes esnafeve të masonëve dhe humanistëve italianë...

Masoneria e re ndryshon nga aleanca me klerin e krishterë romak. Dhe prapë, sikurse për humanistët okultë italian, sekreti i garantuar nga tradita e llozhës ishte qenësor në këto rrethana.

Këto dy grupacione kishin më tepër të përbashkët sesa sekreti, megjithatë nga shkrimet dhe të dhënat e Masonerisë teorike është qartë se dogma qendrore fetare shëndrrohet në një besim në Arkitektin e Madh të Gjithësisë- një figurë e njohur nga ndikimi i humanistëve italianë... Arkitekti i Madh ishte i brendshëm dhe esencial i një pjesë të kosmosit material, një produkt i mendjes së "ndritur"

Nuk kishte bazë konceptuale me të cilin një besim mund të pajtohej me krishterizmin. Për prehjen e rrugës së ideve siç janë: mëkati, ferri për dënim dhe parajsa për shpërblim dhe Vetëmohimi i përhershëm i meshës, shenjëtorët dhe engjujt, prifti dhe papa. 41

Shkurt, në Europë, në shek. e 14-të, një organizatë humaniste dhe masonike u lind gjersa rrënjët i kishte në Kabala. Kjo organizatë nuk përfillte Zotin, ashtu siç bënin çifutët, të krishterët dhe muslimanët; si Krijues dhe Sundues i tërë gjithësisë dhe i vetmi Zot i njerëzimit. Përkundër kësaj, ata përdornin konceptet si “Arkitekti i Madh i Gjithësisë”, që ata pranuan dhe të qenurit “pjesë e gjithësisë materialiste”.

Me fjalë të tjera, kjo organizatë sekrete që u paraqit në Europën e shek. të 14-të, mohoi Zotin, por nën konceptin e “Arkitektit të Madh të Gjithësisë” pranoi universin si një gjë hyjnore.

Për definim më të qartë të këtij besimi të gabuar, mund të shkojmë në shek. e 20-të dhe të vështrojmë pak literaturën masonike. P.sh. njëri ndër masonët më të vjetër turk, Selami Isindag, ka botuar librin ”Inspirimet nga masonët” (Masonluktan Esinmeleler). Qëllimi i këtij libri është që t’i trajnoj masonët e rinj. Sa i përket besimit masonist në “Arkitektin e Madh të Gjithësisë”, ai thotë:

Masoneria nuk është ateiste. Por koncepti i Zotit që ata kanë adoptuar ndryshon nga ajo fetare. Zoti i Masonerisë është një princip i lavdëruar. Është në kulm të evolucionit. Me kritikën ndaj qenies sonë të brendshme, duke njohur vetveten dhe duke ecur me maturi në rrugën e shkencës, intelegjencës dhe virtytit, mund të zvoglohet këndvështrimi mes tij dhe nesh. Nuk është i personifikuar. Nuk është menduar udhërrëfyes i natyrës apo njerëzimit. Është arkitekt i madh që punoi gjithësinë, njësinë si dhe harmoninë e saj. Kjo është totali i të gjitha krijesave, fuqi totale që përfshinë çdo gjë, bile edhe energjinë. Pavarsisht nga e tëra kjo, nuk mund të pranohet se është fillimi... ky është një mister i madh. 42

Në librin e njejtë, është e qartë se kur masonët flasin për “Arkitektin e Madh” ata mendojnë në natyrën, apo, ata e adhurojnë natyrën:

Ndryshe nga natyra nuk mund të jetë ndonjë fuqi që është përgjegjëse për mendimet tona dhe veprat tona... Principet dhe doktrinat e Masonerisë janë fakte shkencore të bazuara në shkencë dhe intelegjencë. Zoti është evolucioni. Element i Tij është fuqia e natyrës. Në këtë mënyrë realiteti absolut është vet evolucioni dhe energjia përreth saj. 43

Some Masonic symbols

Some Masonic symbols.

Revista “Mimar Sinan”, organizatë botuese ekskluzivisht për frankmasonët turq, gjithashtu shprehet për filozofinë e njejtë masonike:

"Arkitekti i Madh i Gjithësisë" është me afinitet në drejtim të amshimit. Është një derë për në përjetësi. Për ne, ky është shtegu. Ky kërkon një hulumtim të vazhdueshëm për synimin e përsosmërisë në përjetësi. Ai krijon largësinë mes çastit të tanishëm dhe mendimit masonist, apo vetëdijës. 4444

Ky është besimi i masonëve kur thonë: “Ne besojmë në Zot, ne absolutisht nuk pranojmë ateistë në radhët tona”. Nuk është Zoti ai që masonët adhurojnë, por konceptet natyraliste dhe humaniste si natyra, evolucioni dhe humanizmi i hyjnizuar me filozofinë e tyre.

Nëse hedhim një shikim të shkurtë në literaturën masonike, mund të shohim se kjo organizatë nuk është më tepër se humanizëm i organizuar, si dhe të identifikojmë se qëllimi i saj është krijimi i një rendi ateist dhe humanist në tërë botën. Këto ide kishin lindur në mesin e humanistëve europian të shek. të 14-të; e që edhe sot masonët ende i propozojnë dhe i mbrojnë.

Humanizmi Masonik: Adhurimi I Humanizmit

Pico della Mirandola, a Kabbalist humanist

Pico della Mirandola, a Kabbalist humanist.

Publikimet interne të masonëve tregojnë në detale filozofinë humaniste të organizatës dhe armiqësinë e tyre ndaj monoteizmit. Aty ofrohen shpjegime të panumërta, interpretime, citime dhe alegori që kanë të bëjnë me këtë çështje në botimet masonike.

Siç thamë në fillim, humanizmi i’a ka kthyer shpinën Krijuesit të njerëzimit dhe i ka pranuar njerëzit si “forma më e lartë e qenieve në gjithësi”. Në të vërtetë, kjo nënkupton adhurimin e njerëzve. Ky besim iracional, që fillon me humanistët kabalistë në shekujt 14-të dhe 15-të, vazhdon të jetojë edhe sot në masonerinë moderne.

Njëri ndër humanistët më të mëdhenj të shek. të 14-të ishte Pico Della Mirandola. Vepra e tij “Konkluzionet filozofike, kabaliste dhe teologjike” (Conclusiones philosophicae, cabalisticae, et theologicae) ishte dënuar nga Papa i 8-të i Pafajshmi më 1489, pasiqë kjo vepër përmban ide heretike. Mirandola shkroi se nuk ka asgjë më të lartë në botë se madhështia e humanitetit. Këtë Kisha e ka parë si ide heretike që nuk ishte asgjë më pak se adhurimi i njeriut. Në të vërtetë, kjo ishte ide heretike, pasi asnjë qenie nuk duhet të madhërohet përveç Zotit. Humaniteti apo njeriu është vetëm një krijim i Tij.

Sot, masonët e shfaqin idenë heretike të Miradolas shumë hapur. P.sh. një broshurë lokale masonike shkruan:

Shoqëritë primitive ishin të dobta, dhe për shkak të kësaj dobësie, ata i bënë gjëra hyjnore fuqitë dhe fenomenet përreth tyre. Por Masoneria e bën hyjnore vetëm humanitetin. 45

Në librin “Çelësat e humbur të Frankmasonerisë” (The Lost Keys of Freemasonry). Manly P. Hall shpjegon se kjo doktrinë masonike humaniste kthehet prapa në Egjiptin e vjetër:

Njeriu është zot në krijim, dhe sikurse mitet egjiptiane, në rrotën e poçarit, ai ishte mykur. Kur drita e ndriçon ashtuqë t'i ngrisë dhe t'i ruajë të gjitha gjërat, ai merr kurorën e trefishtë të hyjnisë, dhe i bashkohet turmës së masonëve kryesorë apo Master Masonëve, të cilët me veshjen e tyre ceremoniale ngjyrë të kaltër dhe në të artë, kërkojnë që të largojnë errësirën e natës me dritën e trefishtë të Lozhës Masonike. 46

Me fjalë tjera, sipas besimit të gabur të Masonerisë, njerëzit janë zotëra, por vetëm një grandmaster (kryetar i urdhërit) e arrinë plotësisht këtë hyjni. Mënyra se si arrihet titulli grandmaster, është që plotësisht të mohohet besimi në Zot dhe faktin se njerëzit janë shërbëtorë të Tij. Ky fakt preket pak edhe nga një shkrimtar tjetër, J.D. Buck në librin e tij “Masoneria mistike” (Mystic Masonry):

I vetmi zot që Frankmasoneria e pranon është humaniteti në toto... Pra humaniteti është i vetmi zot personal. 47

Në mënyrë evidente, Masoneria pra është një lloj religjioni. Por, nuk është fé monoteiste; është një religjion humanist dhe, në këtë mënyrë është një fé false. Asaj i pëlqen të adhurojë humanitetin, e jo Zotin. Shkrimet masonike insistojnë në këtë çështje. Në një artikull të revistës turke "Masoni turk" (Türk Mason), shkruan: "Ne gjithmonë pranojmë se ideali i lartë i Masonerisë qëndron në doktrinën e humanizmit." 48

Një publikim tjetër turk spjegon se humanizmi është religjion.

Është larg nga predikimet e thata si në dogmat fetare, dhe është religjion i vërtetë. Humanizmi ynë në të cilin kuptimi i jetës i ka rrënjët do t'i plotësojë dëshirat për të cilat rinia as që është e vetëdijshme për këtë gjë. 49

Si masonët e servojnë këtë religjion të rremë në të cilin ata besojnë? Për t’a kuptuar këtë, duhet që të shikohet më afër në porositë që ata i distributojnë në shoqëri.

Teoria E Moralit Humanist

The Masonic theory of humanist morality

The Masonic theory of "humanist morality" is extremely deceptive. History shows that, in societies where religion has been destroyed, there is no morality and only strife and disorder. The picture on the left shows the savagery of the French Revolution and portrays the real results of humanism.

Sot, masonët në shumë vende janë shumë të angazhuar që t’a prezentojnë veten pjesës tjetër të shoqërisë. Duke shfrytëzuar konferenca shtypi, faqe në internet, shpallje dhe deklarata në shtyp, ata e prezentojnë veten si organizatë që është e dedikuar vetëm për të mirëqenien e shoqërisë. Në disa vende zatën ka edhe organizata bëmirëse që përkrahen nga masonët.

E njejta gjë është thënë edhe nga organizatat e Rotary and Lion’s Club, që janë verzione më të “lehta” të Masonerisë. Të gjitha këto organizata insistojnë në atë se ata janë duke punuar për të mirën e shoqërisë.

Padyshim, për të punuar për të mirën e shoqërisë nuk është një ndërmarrje për dekurajim, dhe nuk ka vërejtje në këtë. Por, pas deklaratave të tyre gjendet një porosi mashtruese. Masonët pohojnë se mund të ketë moral pa religjion, dhe ky moral mund të vendoset në botë pa religjion. Dhe, qëllimi në sfond të punës së tyre bëmirëse është që të shpërndahet kjo porosi në shoqëri.

Do të shohim pse ky pohim është aq mashtrues. Por, para saj, do të ishte mirë mirë që të kemi parasysh pikëpamjet e masonëve në lidhje me këto çështje. Në faqen e internetit të masonëve, mundësia e “moralit pa religjion” është shpjeguar kështu:

Çka është njeriu? Nga ka ardhur dhe ku është duke shkuar?... Si jeton një njeri? Si duhet ai të jetojë? Fetë përpiqen që t'i përgjigjen këtyre pyetjeve me ndihmën e parimeve morale për ata që e kanë përgaditur. Pa marrë parasysh se si e bëjnë lidhmërinë e parimeve të tyre në konceptet metafizike si Zoti, parajsa, ferri, adhurimi. Dhe njerëzit duhet që të gjejnë principet e tyre për jetë pa u përzier në çështjet metafizike, që ata duhet të besojnë në të, pa e kuptuar. Frankmasoneria ka deklaruar këto parime me shekuj siç janë liria, barazia, vëllazërimi, dashuria ndaj punës dhe paqja, demokracia etj. Kjo e liron njeriun krejtësisht nga besimi në fé por ende paraqet parimet e jetës. Ata kërkojnë bazën e tyre jo në konceptin metafizik por brenda njeriut që jeton në këtë botë.50

Masonët që mendojnë në këtë mënyrë janë krejtësisht në papërputhshmëri me besimtarin që duke besuar në Zotin dhe duke demostruar aktet e bëmirësisë ashtuqë të fitojë pëlqimin e Tij. Për ta, çdo gjë duhet të bëhet vetëm për hir të humanitetit. Ne mund t’a shohim qartë këtë mënyrë të të menduarit në librin e botuar nga llozhat turke.

Morali masonik është bazuar në dashurinë ndaj humanizmit. Dhe plotësisht përjashton mundësinë që duke qenë i mirë me shpresë për në të ardhmen, një përfitim, shpërblim dhe parajsë, jo nga frika nga tjetërkush, institut religjioz apo politik, fuqitë e panjohura mbinatyrale... Ajo vetëm shoqërohet dhe lavdëron mundësinë për të qenë i mirë në lidhje me dashurinë ndaj familjes, vendit, njerëzëve dhe humanizmit. Kjo është njëri ndër qëllimet më të rëndësishme të zhvillimit masonik. Të duash njerëzit dhe të jesh i mirë pa pritur diçka si shpërblim dhe të arrihet ky nivel është zhvillimi më i madh. 51

The guillotine

The guillotine, the French Revolution's implement of brutality.

Pohimet në citatin e mësipërm janë shumë çorientuese. Pa disciplinë morale të religjionit nuk mund të ketë kuptim vetëflijimi për pjesën tjetër të shoqërisë. Dhe, kur kjo mund të shfaqet pa qenë e përkryer, mardhëniet janë vetëm sipërfaqësore.

Ata që nuk kanë sens të moralit fetar nuk i frigohen Zotit apo nuk e respektojnë Atë, dhe në ato vende ku nuk ka frikë ndaj Zotit, njerëzit brengosen vetëm për përfitim personal. Kur njerëzit mendojnë se interesi personal është në rrezik, ata nuk mund të shfaqin dashurinë e vërtetë, besnikërinë apo miqësinë. Ata shfaqin dashuri dhe respekt vetëm ndaj atyre që mund të kenë përfitime nga ata. Kjo është kështu për shkak se, sipas kësaj ideje të tyre të gabuar, ata jetojnë vetëm njëherë dhe, në këtë mënyrë, ata do të marrin nga ajo është e mundur. Pavarsisht nga kjo, sipas këtij besimi të rremë, nuk ka ndëshkim për çdo jondershmëri apo të ligë që ata shkaktojnë.

Literatura masonike është e mbushur plot me predikime morale me të cilat përpiqen që të anashkalojnë këtë fakt. Por, në të vërtetë, ky moral pa religjion nuk është asgjë përpos një retorikë e maskuar. Historia është përplot me shembuj që tregojnë se pa vetë-disciplinë që feja predikon mbi shpirtin e njeriut, dhe se pa ligj hyjnor, morali i vërtetë në asnjë mënyrë nuk mund të vendoset.

Një shembull i habitshëm i kësaj është Revolucioni i Madh Francez më 1789. Masonët, që nxitën revolucionin, dolën përpara duke bërtitur parulla me ideale morale të "lirisë, barazisë dhe vëllazërisë". Sidoqoftë, me dhjetëra mijëra njerëz të pafajshëm janë ekzekutuar nën gilotinë, kështuqë ky vend ishte i vërshuar me gjak. Bile edhe vetë udhëheqësit e revolucionit nuk arritën t'i iknin kësaj egërsie, kështuqë edhe ata u ekzekutuan nën gilotinë, njëri pas tjetrit.

Në shek. e 19-të, lindi socializmi nga ideja e mundësisë së moralit pa religjion, dhe me rezultate edhe më katastrofike. Socializmi supozohej se kërkonte drejtësi, shoqëri të barabartë në të ciln nuk do të ketë eksploatim dhe në fund, propozuan shfuqizimin e fesë. Sidoqoftë, në shek. e 20-të, në vendet e Bashkimit Sovjetik, Blloku Lindor, Kina, Indokina, si dhe në disa vende në Afrikë dhe Amerikën Qëndrore, ai i ekspozoi njerëzit në një mjerim të tmerrshëm. Regjimet komuniste vranë një numër të pabesueshëm të njerëzëve; me gjithësejt rreth 120 milionë. 52Përveç kësaj, ndryshe nga ajo që pohonin, si drejtësi dhe barazi, këto gjëra kurrë nuk u jetësuan në asnjërin regjim komunist; udhëheqësit komunistë ishin përgjegjës në shtetin e tyre që përbëhej nga klasa elite (Në librin e tij klasik "Klasa e re" (The New Class), të mendimtarit jugosllav, Milovan Djilas, shpjegohet se liderët komunistë, të njohur si "nomenklaturë", formuan një "klasë të privilegjuar" që ishte në kundërshtim me pohimet e socializmit.).

violent scene of the French Revolution

Another violent scene of the French Revolution.

Edhe sot, gjithashtu, kur e shohim vetë Masonizmin, që pandërprerë proklamojnë idetë e tyre “të shërbimit ndaj shoqërisë” dhe “sakrificës për humanitet”, nuk do të gjejmë të dhëna të qarta. Në shumë vende, Masoneria ka qenë fokus i mardhënieve për përfitime materiale. Skandali në llozhën masonike italiane P2 më 1980, është zbuluar se masonët mbanin lidhje të ngushta me mafian, dhe se drejtorët e llozhave ishin angazhuar sulme kundër rivalëve të vet dhe kundër atyre që i kishin tradhëtuar. Në “Skandalin e madh të llozhës lindore” në Francë më 1992 dhe në operacionin “Duart e pastra” në Angli, të botuar në shtyp më 1995, aktivitetet e llozhave masonike në interesimin për përfitim ilegal u bë e qartë. Ideja masonike e “moralit njerëzor” është vetëm një mashtrim.

Që gjëja e tillë të ngjante, ishte gjë e paevitueshme, pasiqë, siç thamë në fillim, morali është vendosur në shoqëri nga disciplina morale e fesë. Në themelin e moralit qëndron mungesa e arrogancës dhe e egoizmit, dhe vetëm ata që mund të arrijnë këtë nivel janë ata që e kuptojnë përgjegjësinë e vet para Zotit. Në Kur’an, pasi Zoti n’a tregon për vetëflijimin e besimtarëve, Ai urdhëron: “...Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar. Kur’an (59: 9) . Ky është themeli i vërtetë i moralit.

Në suren Furkan në Kur’an, natyra e moralit të besimtarëve të vërtetë përshkruhet kështu:

E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë u drejtohen injorantët, ata thonë: "Paqë!"

Dhe që për hir të Zotit të tyre natën e kalojnë duke i bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë (falen).

Edhe ata që thonë: "Zoti ynë, largoje prej nesh vuajtjen e Xhehennemit, e s'ka dyshim se vuajtja në të është gjëja më e rëndë".

Ai, vërtet është vendqëndrim dhe vendbanim i keq.

Edhe ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar, por mbajnë mesataren e janë të matur.

Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin.

Atij i dyfishohet dënimi ditën e kijametit dhe aty mbetet i përbuzurpërgjithmonë.

Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqiat ua shëndrron në të mira. All-llahu është mëshirues, ndaj Ai falë shumë.

Ai që është penduar dhe ka bërë mirë, në të vërtetë, ai është kthyer te All-llahu dhe është i pranishëm.

(Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë së keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet.
Edhe ata që kur këshillohen me ajetet e Kur'anit të Zotit të tyre, nuk u kthejnë shpinën si të shurdhët e të verbër. Kur'an (25: 63-73)

Kjo është edhe detyra themelore e besimtarëve që të iu binden Zotit deri në përulje, “mos ia u kthe shpinën atyre, sikur të ishin të shurdhër dhe të verbër kur ata përkujtojnë shenjat e Tij”.

Për shkak të kësaj detyre, njeriu ruhet nga egoizmi, kënaqësitë e kësaj bote, ambicjet dhe shqetësimet që të pëlqehet nga të tjerët. Lloji i moralit të përmendur në ajetet e mësipërme arrihet vetëm në këtë mënyrë. Për këtë shkak, në një shoqëri ku mungon dashuria dhe frika ndaj Zotit dhe besimi në Të, aty nuk ka moral. Pasiqë asgjë nuk mund absolutisht të përcaktohet, secili llogaritë se çfarë është e drejtë e çka jo, sipas vullnetit të vet.

Në të vërtetë, qëllimi primar i filozofisë sekular-humaniste morale e masonëve është, jo që të themelojë një botë të moralshme, por të vendosë një botë jofetare. Me fjalë tjera, masonët nuk e përqafojnë filozofinë humaniste për shkak se ata i japin rëndësi të madhe moralit, por vetëm që të bëjnë transmetimin e idesë në shoqëri se religjioni nuk është i domosdoshëm.

Qëllimi I Masonëve: Themelimi I Një Bote Humaniste

Filozofia humaniste që masonët e konsiderojnë aq shumë, bazohet në mohimin e besimit në Zot dhe adhurimin e njerëzve, apo respektimin e “humanizmit” në vendin e Tij. Por kjo shtron një pyetje të rëndësishme: a e rezervojnë këtë besim masonët vetëm për vete, apo dëshirojnë që ky besim të përqafohet edhe nga të tjerët, gjithashtu?

Kur hedhim një shikim shkrimeve masonike, mund të shofim qartë përgjegjen në këtë pyetje: qëllimi i kësaj organizate është që të përhapet filozofia humaniste në tërë botën dhe të çrrënjosë fetë monoteiste (islamizmin, krishterizmin dhe judaizmin).

Për shembull, në një artikull të botuar në revistën e masonëve Mimar Sinan, thuhet: Masonët nuk gjurmojnë origjinën e ideve të së keqes, drejtësisë dhe ndershmërisë përtej botës fizike, por ata besojnë se këto gjëra lindin nga kushtet shoqërore të njeriut, mardhëniet shoqërore dhe për çfarë ai përpiqet gjatë jetës së vet", dhe shtohet, se Masonry is trying to spread this idea throughout the whole world."53

Selami Isindag, një mason i vjetër turk, shkruan:

Sipas Masonerisë, në mënyrë që të shpëtohet njerëzimi nga një moral i mbinatyrshëm i bazuar në burime fetareështë e domosdoshme që të vendoset një moral që bazohet në dashuri ndaj humanizmit që nuk është relativ. Në parimet e veta morale tradicionale, Masoneria ka marrë në konsideratë prirjen e organizimit të njeriut, nevojat e tij dhe kënaqësitë, rregullat e jetës shoqërore dhe organizatat e tyre, vetëdijen, lirinë e të të menduarit dhe të fjalës, dhe, në fund, të gjitha gjërat që shkojnë në formulimin e jetës natyrale. Për këtë shkak, qëllimi i tij është që të vendoset dhe të nxis moralin njerëzor në të gjitha shoqëritë. .54

Se çfarë mendon master-masoni turk, Isindag, më tutje, thuhet: “Shpëtimin e mijëra njerëzëve nga një moral i bazuar në burime fetare” është largimi i njerëzëve nga feja. Në të njejtin libër, Isindag shpjegon qëllimin e tij dhe të librit sipas “parimit për vendosjen e një qytetërimi të avansuar”.

Parimet pozitive të Masonerisë janë të domosdoshme dhe të mjaftueshme për vendosjen e një qytetërimi të avansuar. Ato parime janë:

- Pranimi se zoti i papërcaktuar (Arkitekti i Madh i Gjithësisë) është vetë evolucioni;

- Mohimi i besimit në shpalljet, misticizmi dhe besimet e kota;

- Superioriteti i humanizmit racional dhe puna.

Tri pikat e para kërkojnë mohimin e ekzistencës së Zotit. (Masonët nuk besojnë në Zot, por në Arkitektin e Madh të Gjithësisë, dhe citati më lart tregon se me këtë term, ata mendojnë në evolucionin.) Pika e dytë mohon shpalljet nga Zoti dhe njohurive fetare të bazuar në të. (Isindag këtë vetë e definon si “besime të kota”.) Dhe pika e tretë ngre lart humanizmin dhe konceptin humanist të “punës” (sikur në komunizëm).

Nëse e marrim parasysh se si rrënjosen këto ide në botë sot, mundemi bile edhe t’a çmojmë ndikimin masonik në të.

Aty është edhe një gjë tjetër e rëndësishme që duhet komentuar: Si Masoneria vuri në lëvizje misionin e vet kundër religjionit? Kur t’a hudhim një sy shkrimeve masonike, shofim se ata dëshirojnë që t’a shkatërrojnë religjionin, posaçërisht në nivelin shoqëror, me mjetet e “propagandës” në masë. Mastermasoni Isindag hedh mjaft dritë mbi këtë çështje:

...Bile edhe regjimet tepër represive nuk kanë qenë tepër të suksesshme në përpjekjet e tyre që t'i shkatërrojnë institucionet fetare. Në të vërtetë, tejkalimet në vrazhdësinë e metodave politike, në përpjekjet e tyre që t'a nxjerrin shoqërinë nga padituria me shpëtimin e njerëzëve nga besimi në fetë e kota dhe dogmat kanë prodhuar një reaksion të kundërt: vendet e adhurimit që ata dëshironin që t'i mbyllnin sot janë më të mbushura se kurrë më parë, dhe besimi dhe dogmat që ata i shpallën joligjore u bënë bile edhe me më shumë pasues. Në një vend tjetër ne theksuam se në çështjet që prekin zemrën dhe ndjenjat, ndalesa dhe forca nuk ka efektE vetmja mënyrë që të nxirren njerëzit nga errësira në dritë është shkenca e vërtetë, si dhe parimet e logjikës dhe të arsyesNëse njerëzit edukohen sipas këtij parimi, ata do të respektojnë humanizmin dhe anët pozitive të fesë por edhe do të shpëtojnë veten nga besimet e kota dhe dogmats.55

Ashtuqë të kuptojnë atë çfarë është përmendur këtu, ata duhet që të analizojnë me kujdes. Isindag thotë se represioni i regjimit do të bëjë që fetarët të motivohen edhe më shumë dhe kjo veçsa e forcon fenë. Prandaj, ashtuqë të parandalohet forcimi i fesë, Isindag mendon se masonët duhet shkatërruar fenë në nivelin intelektual. Çfarë ai mendon me “shkencën e vërtetë, parimet e logjikës dhe arsyes”, nuk është në të vërtetë shkenca, logjika dhe arsyeja. Çka mendon ai është vetëm një filozofi humaniste dhe materialiste që përdor thëniet si kamulflim, sikur në rastin e darvinizmit. Isindag vlerëson se kur këto shpërndahen në shoqëri “vetëm elementet humaniste në religjion do të fitojnë respekt”, çka është, se çfarë do të mbesë nga religjioni do të jenë ato elemente të miratuara nga filozofia humaniste. Me fjalë të tjera, ata dëshirojnë që të refuzojnë të vërtetën themelore që qëndron në bazën e fesë monoteiste (Isindag i quan besime të kota dhe dogma). Këto të vërteta janë realitet themelor se njeriu është krijuar nga Zoti dhe se është përgjegjës ndaj Tij.

Shkurtimisht, qëllimi i masonëve në shkatërrimin e elementeve të besimit që përbëjnë esencën e fesë. Ata dëshirojnë që të zvoglojnë rolin e fesë në një element kulturor që shpreh idetë e tyre në një numër të çështjeve të përgjithshme morale. Mënyra se si realizohet kjo, sipas masonëve, është imponimi i ateizmit në shoqëri nën maskën e shkencës dhe arsyes. Fundi i fundit, qëllimi i tyre është që të distancojnë fenë nga pozita e vet bile në një shkallë si element kulturor, ashtuqë të themelojnë një botë krejtësisht atesite.

G. E. Lessing and E. Renan

G. E. Lessing and E. Renan. The Masons wanted to realize the dream of these two atheist writers in eradicating religion from the face of the earth.

Në një artikull të Isindagut, në revistën “Mason”, me titull “Shkenca e vërtetë- pengesat e mendjes dhe Masoneria”, ai thotë:

Si rezultat i tërë kësaj, dëshiroj të them se detyra më e rëndësishme humaniste dhe masonike e të gjithë neve nuk është largimi nga shkenca dhe logjika, që të pranohet se kjo është mënyra më e mirë sipas evolucionit, të përhapet ky besim i yni në mesin e njerëzve dhe t'i edukojë njerëzit në shkencën e vërtetë. Fjalët e Ernest Kenanit janë shumë të rëndësishme: "Nëse njerëzit janë edukuar dhe shkolluar në shkencën e vërtetë dhe logjikën, besimet e kota të fesë dhe do të shkatërrohen vetvetiu." Fjalët e Lessingut e mbështesin këtë pikëpamje: "Nëse njerëzit janë të edukuar dhe shkolluar me shkencën dhe logjikën, një ditë feja nuk do të jetë më e nevojshme." 56

Ky është caku përfundimtar i Masonerisë. Ata dëshirojnë që shkatërrojnë tërësisht fenë dhe të vendosin një botë humaniste të bazuar në “shenjtërinë” e humanitetit. Ata dëshirojnë që të vendosin një rend të ri të injorancës, ku njerëzit do të refuzonin Zotin i cili i krijoi, dhe të konsiderojnë vetveten si një gjë hyjnore... Ky cak është edhe qëllimi i ekzistimit të Masonerisë. Në revistën masonike të quajtur “Ayna” (Pasqyra), kjo quhet “tempulli i ideve”.

Masonët modern kanë ndryshuar qëllimin e masonëve të vjetër që të ndërtojnë një tempull fizik në ndërtimin e idesë së "Tempullit të idesë". Ndërtimi i Tempullit të Ideve do të jetë i mundur kur vendosen parimet dhe vyrtytet masonike dhe njerëzit e tillë të mençur do të shtohen në tokë. .57

Për të dërguar më tutje këtë synim, masonët punojnë palodhshëm në shumë vende të botës. Organizata masonike ka ndikim në universitete dhe në institucione tjera edukative, në media, në botën e arteve dhe ideve. Kurrë nuk pushon përpjekja që të parapengojnë filozofinë e tyre humaniste në shoqëri dhe që të diskreditojnë të vërtetat e besimit që ka bazë religjionin. Do të shohim më vonë se teoria e evolucionit është njëra është njëra ndër ndër mjetet themelore të masonëve për propagandë. Çka më tepër, qëllimi i tyre është që të ndërtojnë një shoqëri që nuk e përmend bile as emrin e Zotit apo religjionit, por kujdeset vetëm për të plotësuar kënaqësitë dhe dëshirat e njerëzëve dhe ambicjet e tyre në këtë botë. Kjo do të jetë një shoqëri e formuar nga njerëz që kanë bërë (Zotin) në diçka të lënë prapa shpine në mënyrë të mospërfillshme. Ai tha: "O populli im, a është më i çmuar te ju farefisi im se All-llahu, që e keni hedhur Atë pas shpine? Nuk ka dyshim, Zoti im i di të gjitha ato që veproni". Kur’an (11: 92) , ngjajshëm me popullin e Madjanit të përmendur në Kur’an. Në këtë kulturë të injorancës nuk kishte vend për frikë apo dallimi ndaj Zotit, dhe të fitojnë kënaqësinë e Tij, t’a adhurojnë apo të mendojnë për botën e mëpastajme. Në fakt, për këto ide është menduar të jenë jashtë trendi dhe karakteristikë për njerëzit e paedukuar. Kjo porosi vazhdimisht përsëritet nëpër filma, stipa dhe libra.

Në këtë ndërmarrje të madhe të mashtrimit të njerëzve, masonët vazhdimisht luajnë rol udhëheqës. Por, gjithashtu edhe shumë grupacione tjera dhe individë janë të angazhuar në punën e njejtë. Masonët i pranojnë ata si “masonë nderi” dhe llogariten si aleatë të tyre pasi të gjithë përkrahin filozofinë e njejtë. Selami Isindag shkruan:

Masoneria gjithastu pranon këtë fakt: në botën e jashtme ka njerëz të mençur që edhepse nuk janë masonë, përkrahin ideologjinë masonike. Kjo është kështu pasiqë kjo ideologji është krejtësisht një ideologji e njerëzve dhe humanitetit.58

Lufta këmbëngulëse kundër religjionit qëndron në dy argumente apo justifikime themelore: filozofia materialiste dhe teoria darviniste e evolucionit.

Në dy kapitujt e ardhshme do të shqyrtojmë këto dy justifikime, origjinën e tyre dhe raportet e tyre me Masonerinë. Në këtë mënyrë, do të kemi mundësi që të kuptojmë më qartëse ngjarjet prapa skenës së këtyre ideve që kanë ndikuar në rrjedhat historike në botë që nga shek. i 19-të.

Footnotes

33 Encarta® World English Dictionary © 1999 Microsoft Corporation. Developed for Microsoft by Bloomsbury Publishing Plc.

34 Lamont, The Philosophy of Humanism, 1977, p. 116

35 http://www.jjnet.com/archives/documents /humanist.htm)

36 Henry Margenau, Roy Abraham Vargesse, Cosmos, Bios, Theos. La Salle IL, Open Court Publishing, 1992, p. 241

37 Patrick Glynn, God: The Evidence, The Recon223 Harun Yahya (Adnan Oktar) ciliation of Faith and Reason in a Postsecular World, Prima Publishing, California, 1997, p. 61

38 http://www.garymcleod.org/2/ johnd/humanist.htm)

39 Malachi Martin, The Keys of This Blood: The Struggle for World Dominion Between Pope John Paul II, Mikhail Gorbachev, and the Capitalist West, New York, Simon & Schuster, 1990, pp. 519-520, (emphasis added)

40 Malachi Martin, The Keys of This Blood, p. 520

41 Malachi Martin, The Keys of This Blood, pp. 521-522

42 Dr. Selami Isindag, Sezerman Kardes V, Masonluktan Esinlenmeler (Inspirations from Freemasonry), Istanbul1977, p. 73, (emphasis added)

43 Dr. Selami Isindag, Sezerman Kardes VI, Masonluktan Esinlenmeler (Inspirations from Freemasonry), Istanbul1977, p. 79, (emphasis added)

44 Mimar Sinan, 1989, No. 72, p. 45, (emphasis added)

45 Selamet Mahfilinde Uc Konferans (Three Confrences in Safety Society), p. 51, (emphasis added)

46 Manly P. Hall, The Lost Keys of Freemasonry, Philosophical Research Society; 1996, pp. 54-55

47 J. D. Buck, Mystic Masonry, Kessinger Publishing Company, September 1990, p. 216, (emphasis added)

48 "Masonluk Iddia Edildigi Gibi Gizli Bir Tesekkul mudur?" (Is Freemasonry a Secret Organization as It is Claimed to be?) (Mim Kemal Oke, Turk Mason Dergisi (The Turkish Mason Magazine), No. 15, July 1954, (emphasis added)

49 Franz Simecek, Turkiye Fikir ve Kultur Dernegi E. ve K. S. R. Sonuncu ve 33. Derecesi Turkiye Yuksek Surasi, 24. Konferans, (Turkish Society of Idea and Culture, 33rd degree, Turkey Supreme Meeting, 24th conference), Istanbul, 1973, p. 46, (emphasis added)

50 http://www.mason.org.tr/uzerine. html, (emphasis added)

51 Dr. Selami Isindag, Ucuncu Derece Rituelinin Incelenmesi (The Examination of the Third Degree Ritual), Mason Dernegi (Masonic Society) Publications: 4, Istanbul, 1978, p. 15, (emphasis added)

52 Harun Yahya, Komunizm Pusuda (Communism in Ambush),Vural Publishing, Istanbul, April 2001, p. 25

53 Moiz Berker, "Gercek Masonluk" (Real Freemasonry), Mimar Sinan, 1990, No. 77, p. 23, (emphasis added)

54 Dr. Selami Isindag, Sezerman Kardes IV, Masonluktan Esinlenmeler (Inspirations from Freemasonry), Istanbul1977, p. 62, (emphasis added)

55 Dr. Selami Isindag, Masonluktan Esinlenmeler (Inspirations from Freemasonry), Istanbul 1977, pp. 145-146, (emphasis added)

56 Dr. Selami Isindag, "Olumlu Bilim-Aklin Engelleri ve Masonluk" (Positive Science-The Obstacles of Mind and Freemasonry), Mason Dergisi, year 24, No. 25-26 (December 76- March 77), (emphasis added)

57 Ibrahim Baytekin, Ayna (Mirror), Ocak 1999, No: 19, p.4, (emphasis added)

58 Dr. Selami Isindag, Masonluk Ustune (On Freemasonry), Masonluktan Esinlenmeler (Inspirations from Freemasonry), Istanbul1977, p. 32, (emphasis added)

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Hyrja
  • I. Nga Tamplierët Deri Në Egjiptin e Vjetër
  • II. Historia e Fshehtë e Kabalas
  • III. Rishqyrtimi I Humanizmit
  • IV. Rishikimi I Materializmit
  • V. Rishqyrtimi I Teorisë Së Evolucionit
  • VI. Lufta Masonike Kundër Religjionit
  • Përfundim