Mendim i përbashkët i shumicës së historianëve të Frankmasonerisë është se origjina e organizatës rrjedh nga Kryqëzatat. Në fakt, edhepse Masonizmi zyrtarisht ishte i themeluar dhe i pranuar vetëm në Angli në fillim të shek. 18-të, rrënjët e organizatës zejnë fill gjatë kryqëzatave nga shek.12-të. Në qendër të këtij tregimi të njohur është një rend i kryqëzatave i quajtur Tamplierët Kalorës (The Knights Templar) apo vetëm Tamplierët.
Gjashtë vjet para kësaj vepre, libri ynë i titulluar “Rendi i ri i Masonëve”, ka shtjelluar historinë e Tamplierëve në mjaft hollësi. Për këtë shkak, tani do të japim vetëm një përmbledhje. Duke analizuar rrënjët e Masonerisë dhe ndikimit të saj në botë, zbulohet kuptimi i fjalës “Frankmasoneria globale”.
Pa marrë parasysh se nëse dikush këmbëngul në atë se kryqëzatat ishin në të vërtetë ekspedita ushtarake që bëheshin në emër të fesë së krishterë, në të vërtetë, kanë qenë të ndërmarra për përfitime materiale. Në kohën kur Europa ishte duke përjetuar urinë dhe mjerimin më të madh gjatë historisë së saj, në Lindje lulëzonte përparimi dhe pasuria sidomos tek muslimanët në Lindjen e Mesme, e që ishin karrem për europianët. Kjo tendencë duke marrë pamje religjioze, e zbukuruar me simbole të krishterizmit; edhepse, në të vërtetë, idea për Kryqëzata ka lindur nga dëshira për përfitime të kësaj bote. Kjo ishte arsyeja për ndryshim të papritur ndër të krishtarët europianë nga politikanët e tyre të mëhershëm që ishin paqësore, në një agresion ushtarak.
The roots of Masonry date back to the Crusades against Muslims initiated by Pope Urban II |
Historianët besojnë se aventura e Papës Urban II kishte lindur nga dëshira e tij që të pengojë konsolidimin e kundërshtarit të tij për Papë. Përveç kësaj, derisa mbretërit europianë, princërit, aristokroatët dhe të tjerët përshëndetën thirrjen e Papës me kënaqësi, qëllimet e tyre ishin kryesisht të zakonshme. Ashtu siç shprehet Donald Queller nga Universiteti në Illinois; kalorësit francezë dëshironin më shumë hapsirë të tokës. Tregtarët italianë shpresonin t'a zgjeronin tregtinë edhe në portet e Lindjes së Mesme. Numër i madh i të varfërve iu bashkangjitën ekspeditave vetëm për shkak se të largohen nga jeta e vështirë e tyre." 1 Gjatë rrugës, kjo masë lakmitare heqte kokat e shumë muslimanëve, bile edhe të çifutëve, me shpresë se do të gjejnë arin dhe stoli. Luftëtarët e kryqëzatave bile bile u kanë çarë barkun atyre që i kanë vrarë ashtuqë të gjenë arin dhe gurët e çmuar që viktimat kanë mundur t'i përpinin para se të vdisnin. Lakmia materiale ishte aq e madhe saqë fare nuk i brente ndërgjegja gjatë plaçkitjes së Konstantinopolit (Stambollit të sotëm) që atëherë ishte qytet i krishterë gjatë Kryqëzatës së Katërt, kur ata zhveshnin shtresën e arin nga freskat e krishtera në Aja Sofi.
The Crusaders wreaked havoc in Jerusalem. The Mediaeval engraving shown above depicts certain scenes of the horror. |
Pas udhëtimit të gjatë dhe të vështirë, pas shumë plaçkitjeve dhe masakrave ndaj muslimanëve, kjo hordhi e egër të quajtur Luftëtarë të Kryqëzatave arrinë në Jerusalem në vitin 1099. Kur qyteti u mposht pas rrethimit prej afër 5 javësh, luftëtarët e kryqëzatave arrijnë të hyjnë brenda në të. Ata treguan egërsi të ashpër që bota kurrë ndonjëherë nuk ka pasur rastin t'a shoh. Të gjithë muslimanët dhe çifutët ishin vën nën tehun e shpatës. Sipas fjalëve të një historiani. Thuhet se: "Ata vranë të gjithë Saraçenët (arabët) dhe turqit që i ka në gjetur... si meshkujt ashtu edhe femrat" 2 Njëri ndër luftëtarët e Kryqëzatave, Raymond of Aguiles, bile edhe mburret me këtë ashpërsi të paparë:
"Aty mund të shiheshin pamje të bukura. Disa nga njerëzit tanë (e kjo ishte gjëja më e mëshirshme) kanë këputur kokat armiqëve të tyre; tjerët i kanë gjuajtur me shigjeta, ashtuqë binin nga kështjellat; tjerët i torturonin më gjatë duke i hedhur në flakë. Grumbuj të mëdhenj të kokave, duarve dhe këmbëve mund të vëreheshin nëpër rrugët e qytetit. Ishte e pamundur që të gjesh ndonjë rrugë të kalueshme nga trupat e njerëzëve dhe kujave. Por këto ishin gjëra të imta në krahasim me çfarë ndodhi në Tempullin e Solomonit, vend ku shërbimet fetare zhvilloheshin normalisht... në Tempullin dhe oborrin e Solomonit, njerëzit laheshin në gjakun që arrinte deri në gjunj. .3
The Crusaders put to sword all those living in the lands they conquered. |
Për dy ditë armata e Kryqëzatave vranë nja 40.000 muslimanë në mënyrën më barbare. 4 Luftëtarët e Kryqëzatave bënë Jerusalemin kryeqytet të vetin dhe themeluan Mbretërinë Latine që shtrihej që nga kufiri me Palestinën e deri në Antioch.
Më vonë, luftëtarët e Kryqëzatave inicuan një luftë në mënyrë që të mbajnë pozitën e tyre në Lindjen e Mesme. Në mënyrë që të mbajnë shtetin që e formuan, ishte e nevojshme që ai disi të organizohej. Në fund, ata themeluan njësinë ushtarake, që nuk kishte ekzistuar kurrë më parë.
Antarët e këtyre njësiteve vinin nga Europa në Palestinë dhe jetonin në një lloj manastiri ku bënin ushtrime ushtarake dhe pregaditeshin të luftonin kundër muslimanëve.
Një njësi nga kjo ushtri, në veçanti, ndryshonte nga të tjerat. Ajo pësoi transformim që do të ndikojë dukshëm edhe në rrjedhat historike. Ky rend (njësi) ishte Tamplierët.
Tamplierët apo emri i tyre i plotë Bashkëluftëtarët e varfër të Jezu Krishtit dhe Tempulli i Solomonit (The Poor Fellow-Soldiers of Jesus Christ and the Temple of Solomon), ishte formuar në vitin 1118, apo, 20 vite pasi luftëtarët e Kryqëzatave pushtuan Jerusalemin. Themeluesit e rendit ishin dy kalorës francezë, Hugh de Payens dhe Godfrey de St. Omer. Në fillim ishin 9 antarë, por rendi vazhdimisht rritej. Arsyeja që ata emëroheshin sipas Tempullit të Solomonit ishte vendi që ata zgjodhën për bazë, e ai ishte bazamenti i Tempullit ku gjindeshin mbeturinat e Tempullit. Ishte lokaliteti i njejtë ku gjindeshin edhe Kubeja (Koka) e Shkëmbit (Dome of the Rock) apo (Qubbet as-Sakhrah).
Tamplierët u vetëquajtën "luftëtarë të varfër", por për një kohë shumë të shkurtër u bënë shumë të pasur. Pelegrinët e krishterë, që vinin nga Europa në Palestinë, ishin nën kontroll të plotë të këtij rendi, e që me të hollat e tyre ata u bënë shumë të pasur. Përpos kësaj, ata për herë të parë rregulluan sistemin e çeqeve dhe kredive, të ngajshëm me atë bankar. Sipas autorëve britanikë, Michael Baigent dhe Richard Leigh, ata themeluan një tip të kapitalizmit mesjetar; dhe bënë nismën e mënyrës moderne të veprimtarisë bankare përmes transakcioneve të tyre me bazë interesi5
Templars developed a pagan faith in Christian guise. |
Tamplierët ishin ata që bartinin përgjegjësinë më të madhe për sulmet e luftëtarëve të kryqëzatave ndaj muslimanëve dhe vrasjen e tyre. Për këtë shkak, komandanti më i madh islamik Saladini, që e mposhti armatën e kryqëzatave më 1187, në betejën e Hattinit e që pastaj e çliroi edhe Jerusalemin, ku mëpastaj dënoi për vdekje Tamplierët për krimet e bëra, edhepse pëkundër kësaj ai përndryshe fali edhe një numër të madh të krishterëve. Edhepse humbën Jerusalemin dhe patën dëme të mëdha, Tamplierët vazhduan së ekzistuari. Dhe, përkundër zvoglimit të pranisë së krishterëve në Palestinë, ata e shtuan fuqinë e tyre në Europë, së pari në Francë e pastaj edhe në vendet tjera, duke u bërë shtet përbrenda shtetit.
Nuk ka dyshim se fuqia e tyre politike bëri që të shqetësohen edhe monarkët e atëhershëm europianë. Por ishte edhe një aspekt tjetër i Tamplierëve, ata gjithashtu shqetësuan edhe klerin: rendi gradualisht heqte dorë nga feja e krishterë dhe derisa ishin në Jerusalem, adoptuan një varg doktrinash të çuditshme mistike. Flitej se organizonin edhe rituale të çuditshme në mënyrë që t’i japin formë këtyre doktrinave.
Templars fleeing the Church were given refuge by the Scottish king, Robert the Bruce. |
Më në fund, më 1307, mbreti francez Philip Le Bel vendosi që t’i arrestojë antarët e rendit. Disa nga ata arritën që të ikin por shumica e tyre u kapën. Papa Klementi V iu bashkangjit spastrimit. Pas gjykimit të gjatë, shumë Tamplierë pranuan se ishin heretikë, kishin refuzuar fenë e krishterë dhe kanë ofenduar Jezunë në meshat e tyre. Përfundimisht, udhëheqësit e Tamplierëve që veten e quanin “grandmasters” apo “kryetarë të urdhërit”, duke filluar që nga kryesori i tyre, Jacques de Molay, ekzekutohen më 1314 me urdhërin e Kishës dhe mbretit. Shumica e tyre u futën në burg, ashtuqë rendi u shpërbë dhe zyrtarisht pushojnë së ekzistuari.
Disa historianë kanë tentuar që t’a paraqesin gjykimin e Tamplierëve si komplot nga ana e mbretit të Francës dhe përshkruanin kalorësit si të pafajshëm ndaj akuzave. Por, ky lloj interpretimi dështon në disa aspekte. Nesta H. Webster, historiane e famshme britanike me njohuri të mëdha për historinë okulte (dukurive të jashtënatyrshme), analizon këto aspekte në librin e saj “Shoqëritë sekrete dhe lëvizja subverzive (armiqësore)” (Secret Societies and Subversive Movement). Sipas Webster tentativa për shfajsimin e Tamplierëve nga herezia që ata e kishin pranuar gjatë kohës së gjykimit është e pabazë. Së pari, gjatë marrjes në pyetje, përkundër pohimeve standarde, nuk janë torturuar të gjithë Tamplierët.
Sidoqoftë, pranimi i fajit nga ana kalorsëve del se është rezultat i imagjinatës së njeriut që mund të shpiket nën ndikimin e torturës? Është vështirë e besueshme se shpjegimet e ritualit të pranimit që janë të njohura në detale nga tregimet e njerëzëve nga vendet e ndryshme, ku tregojnë ngjajshmëri njëri me tjetrin, edhepse, në frazeologji të ndryshme, mund të jetë një trillim i pastër. A kanë qenë viktimat të shtyera që të trillojnë, ata sigurisht se do të ishin në kundërshtim me njëri tjetrin, dhe se janë ankuar në agoni se të gjitha llojet e ritualeve të egra dhe të pabesueshme janë bërë me të njejtin qëllim që të plotësojnë dëshirat e akuzuesëve të tyre. Por jo, secila del me përshkrim të ceremonisë së njejtë pak a shumë kompakte, me hollësi karakteristike që tregon personalitetin e folësit dhe kryesisht të gjitha tregimet përputhen me njëra tjetrën. 6
The Warriors and the Bankers: A book about the Templars |
Sidoqoftë, gjykimi i Tamplierëve përfundoi me shkatërrimin e rendit. Porse, edhepse rendi "zyrtarisht" pushoi së ekzistuari, në të vërtetë ai nuk u zhduk rrënjësisht. Gjatë arrestimit të papritur më 1307, disa Tamplierë ikën dhe arritën që t'i fshehin gjurmët. Sipas tezës së bazuar në dokumente të ndryshme historike, një numër i konsiderueshëm i tyre u shpërngulën në mbretërinë e vetme europiane që nuk e njihte autoritetin e Kishës Katolike në shek. e14-të, në Skoci. Atje, ata organizohen nën patronatin e mbretit të Skocisë, Robert the Bruce. Pas një kohe, ata gjetën një metodë të përshtatshme për maskim me të cilën ata vazhduan ekzistencën e tyre klandestine: ata u infiltruan në gilderinën (shoqatën) më të rëndësishme në Britaninë e mesjetës- lozhën (degën) e muratorve dhe përfundimisht ata morën nën kontroll këto llozha. 7
Llozha e muratorëve ndërroi emrin dhe në fillim të periudhës bashkëkohore, e quajnë veten “lozha masonike”. Rituali skocez është dega më e vjetër e Masonerisë, ku i ka fillet në fillim të shek. të 14-të, nga Tamplierët që u arratisën në Skoci. Kështuqë, emrat e dhënë shkallëve më të larta në Ritualin Skocez janë titujt që u janë dhënë kalorsëve në rendin e Tamplierëve. Këta tituj përdoren edhe sot.
Shkurtimisht, Tamplierët nuk janë zhdukur, por filozofia, besimi dhe ritualet e tyre ende vazhdojnë nën maskën e Frankmasonerisë. Kjo tezë mbështetet në shumë fakte historike dhe është e pranueshme nga një numër i madh i historianëve perëndimorë, pa marrë parasysh a janë apo nuk janë frankmasonë. Në librin tonë “Rendi i ri masonik”, e shtjelluam këtë çështje evidente në detale.
Teza që dërgon nga rrënjët e masonëve tek Tamplierët shpesh referohet nga revistat e publikuara nga masonët që iu dedikohen antarëve të vet. Masonët me të madhe e pranojnë këtë ide. Një revistë e tillë e quajtur Mimar Sinan (botim për masonët turq), shpjegon mardhënjen mes Rendit të Tamplierëve dhe Masonëve në këtë mënyrë:
Në vitin 1312, kur mbreti francez, nën presionin e Kishës mbylli Rendin e Tamplierëve dhe ia dha pasurinë e tyre kalorsëve të Shën Xhonit në Jerusalem, aktivitetet e Tamplierëve nuk pushuan. Shumica e Tamplierëve ikën në llozhat e frankmasonëve që ishin aktivë në Europë atë kohë. Udhëheqësi i Tamplierëve, Mebeignac, me disa antarë tjerë, gjetën strehim në Skoci, nën maskën e muratorit me emrin Mac Benach. Mbreti skocez, Robert the Bruce, i mirëpriti ata dhe iu lejoi që të ushtrojnë ndikim të madh mbi llozhat e masonëve në Skoci. Si rrjedhim, llozhat skoceze fituan rëndësi të madhe nga pikëpamja e mjeshtrisë dhe ideve të tyre.
The magazine Mimar Sinan, a private Turkish Masonic publication intended for its own members |
Sot masonët përdorin emrin Mac Benach me respekt të madh. Masonët skocezë, që vazhduan trashëgiminë e Tamplierëve, u kthyen në Francë shumë vjet më vonë dhe themeluan atje bazën e ritualit të njohur si Rituali Skocez." 8
Prapë, Mimar Sinan paraqet vend me shumë informata rreth mardhënieve mes Tamplierëve dhe masonëve. Në artikullin me titull, "Tampliert dhe Masonët", thuhet se "ritualet e pranimit në Rendin e Tempularëve janë të ngjajshme me ato të frankmasonëve të sotëm." 9 Sipas artikullit të njejtë, sikur në Masoneri, antarët e Rendit të Tamplierëve e thërrasin njëri tjetrin"vëlla"Nga fundi i artikullit, thuhet:10 Towards the end of the article, we read:
Rendi i Tamplierëve dhe organizatat e masonerisë kanë ndikuar në njëri tjetrin në një masë të konsiderueshme. Bile edhe ritualet e tyre janë aq të ngjajshme sikurse të ishin të kopjuara nga Tamplierët në këtë aspekt, masonët në masë të konsiderueshme e identifikojnë veten si Tamplierë dhe mund të thuhet se çdo gjë që shihet si fshehtësi origjinale masonike në një masë të rëndësishme është trashëguar nga Tamplierët. Si përmbledhje, siç thamë në titullin e këtij eseu, mund të themi se pikënisja e artit mbretëror masonik dhe vija sekrete e pranimit që i takonte Tamplierëve dhe pika përfundimtare i takonte frankmasonëve. 11
Përfundimisht, themi se është e qartë se rrënjët e Frankmasonerisë zgjaten deri tek Rendi i Tamplierëve, dhe se masonët kanë adoptuar filozofinë e këtij rendi. Vetë masonët e kanë pranuar këtë. Por sigurisht, çështja kryesore për vlerësimin tonë është natyra e kësaj filozofie. Pse Tamplierët lanë anash krishterizmin dhe u bënë një rend heretik? Çfarë ndikoi në këtë? Pse ata pësuan ndryshim të tillë? Përmes veprimit të Masonerisë, çfarë ka qenë ndikimi në botë i kësaj filozofie marrë nga Tamplierët?
Libri i shkruar nga dy masonë Christopher Knight dhe Robert Lomas me titull “Çelësi i Hiramit” (Hiram Key) shpalos disa fakte të rëndësishme mbi rrënjët e Frankmasonerisë. Sipas këtyre autorëve, është evidente se masoneria është vazhdimësi e Tamplierëve. Përveç kësaj, autorët gjithashtu ekzaminuan origjinën e Tamplierëve.
A Templar-Mason Temple: Rosslyn Chapel |
The church known as "Rosslyn Chapel" near Edinburgh in Scotland is recognized as a symbol of the heretical pagan beliefs of the Templars. In the course of the construction of this edifice, Masons and Rosicrucians, the successors of the Templars, were employed, and decorated the whole chapel with symbols representative of their pagan philosophy. In a publication of Turkish Masonry, the magazine Mimar Sinan, the Masonic origins and the pagan elements of the chapel are described in these words: The most convincing proof of the unity of the Templars and the Masons in Scotland is the castle and chapel in the village of Roslin, 10 km. south of Edinburgh and 15 km. from the ancient Templar center at Balantrodoch. The Templars lived in this region and in this castle especially after 1312 under the protection of the Barons of St. Clair. ...The chapel was built between 1446-48 by Sir William St. Clair who was one of the most prominent nobles of the time in Scotland and even in Europe. Masons and Rosicrucians worked on the construction. The chief architect of the work was the Templar Grand Master, Sir William St. Clair who brought itinerant mason architects and stone masons from every part of Europe. New houses were built in the near-by village of Roslin and a lodge was opened … |
The plan and decoration of the chapel is unique. There is no other such example in Scotland or even Europe. It captured the atmosphere of Herod's temple very well and every part of it was decorated with Masonic symbols. Among the symbols were reliefs on the walls and arches depicting the heads of Hiram and his murderer, a relief of an initiation ceremony, the keystones of the arches, and compasses. Apart from the fact that the chapel was constructed in a marked pagan style with Egyptian, Hebrew, Gothic, Norman, Celtic, Scandinavian, Templar and Masonic architectural elements, and that it contains very rich examples of stone work, one of the most interesting aspects of it is that the tops of the columns are decorated with cactus and corn motifs, besides various other plants figures. … There are so many pagan decorative elements inside the chapel that a priest, writing an account of the baptism he performed of the Baron of Rosslyn in 1589 complained, "because the chapel is filled with pagan idols, there is no place appropriate to administer the Sacrament. In August 31, 1592, as a result of pressure exerted on Baron Oliver St.Claire of Rosslyn, the chapel's pagan-style altar was destroyed. (Tamer Ayan, "The Oldest Known Masonic Institution-the Scottish Royal Order," Mimar Sinan, 1998, No.110, pp.18-19) |
Rosslyn Chapel at the present time and an example of its pagan symbols. |
Sipas tezës së tyre, Tamplierët pësuan ndryshim të madh derisa ishin në Jerusalem. Në vendin e krishterizmit, ata adoptuan doktrina tjera. Në zanafillë të kësaj gjendet një të fshehtë që ata e zbuluan në Tempullin e Solomonit në Jerusalem, nën gërmadhat e të cilit ata kërkonin.
Shkrimtarët spjegojnë se Tamplierët shtireshin dhe shfrytëzonin rolin e mbrojtësëve të pelegrinëve të krishterë që vizitonin Palestinën, por qëllimi i tyre i vërtetë ishte krejtësisht tjetër.
...Nuk ka fakte që Tamplierët ndonjë herë kanë mbrojtur pelegrinët, por bile shumë shpejt janë gjetur dëshmitë përfundimtare kur ata gërmuan nën gërmadhat e Tempullit të Herodit... 12
The Hiram Key: Pharaohs, Freemasons, and the Discovery of the Secret Scrolls of Jesus |
Autorët e “Çelësit të Hiramit” nuk ishin të vetmit që kishin gjetur dëshmi për këtë gjë. Historiani francez Geatan Delaforge pohon ngjajshëm:
Detyra e vërtetë e nëntë kalorsëve ishte që të bëjnë hulumtimin e rajonit ashtuqë të fusin në dorë reliktet dhe dorëshkrimet origjinale që përmbajnë thelbin e traditave sekretet të judaizmit dhe Egjiptit të vjetër. 13
Kah fundi i shek. të 19-të, Charles Wilson nga Inxhinierët Mbretërorë, filluan hulumtimet arkeologjike në Jerusalem. Ai arriti tek mendimi se Tamplierët kanë shkuar në Jerusalem që të studiojnë gërmadhat e tempullit. Wilsoni gjeti gjurmët e gërmimeve nën themelin e tempullit dhe erdhën në përfundim se këto gërmime janë bërë nga veglat që iu takonin Tamplierëve. Këto gjësende ende janë në koleksionin e Robert Brydonit, që posedon një arkivë të madhe të informatave sa i përket Tamplierëve. 14
Autorët e “Çelësit të Hiramit” sjellin dëshmi se gërmimet e Tamplierëve nuk kanë qenë edhe pa rezultate; rendi zbuloi në Jerusalem relikte origjinale gjë që ndryshuan pikëpamjet e tyre të përgjithshme në botë. Përveç kësaj, shumë hulumtues kanë mendim të njejtë. Ka qenë diçka që ka bërë që Tamplierët, pavarsisht nga fakti që ata më herët ishin të krishterë dhe të ardhur nga pjesa e krishterë botës, të adoptojnë një sistem krejtësisht tjetër nga ai i krishterë të besimit dhe filozofisë, të mbajnë mesha heretike dhe të kryejnë rituale të magjisë së zezë.
Sipas mendimeve të shumë hulumtuesëve, kjo “diçka” ishte KABALA. Domethënia e fjalës Kabala (Kabbalah) është “traditë gojore”. Enciklopeditë dhe fjalorët e definojnë si degë mistike dhe sekrete e fesë çifute. Sipas këtij definicioni, Kabala hulumton domethënien e fshehtë të Torës (Tevratit) dhe shkrimeve tjera fetare çifute. Por, kur shqyrtojmë çështjen edhe më për së afërmi, do të dalin në shesh faktet e që janë diçka tjetër. Këto fakte n’a shpiejnë në përfundim se Kabala është një sistem që i ka rrënjët në idhujtarinë pagane; dhe që ka ekzistuar edhe para Torës dhe është përhapur në Judaizëm pas shpalljes së Torës.
Fakt interesant për Kabala, është spjeguar nga një burim mjaft interesant. Murat Ozgen, një mason turk, jep shpjegimin në librin e tij “Çka është Masoneria dhe si duket?” (Masonluk Nedir ve Nasildir?).
Nuk është e qartë se nga ka ardhur Kabala dhe si është zhvilluar ajo. Është emër i përgjithshëm në filozofinë unike, e përbërë metafizikisht, sekrete dhe mistike e lidhur veçanarisht me besimin çifut. Është pranuar si misticizëm çifut, por disa elemente tregojnë se është e përpiluar shumë më herët se Tora15
Historiani francez, Gougenot des Mousseaux, shpjegon se në të vërtetë Kabala është shumë më e vjetër se Judaizmi. 16
Traces remain in the Kabbalah, external to Judaism. |
Historiani çifut, Theodore Reinach, thotë se Kabala është "helm tinzar që depërton në damarët e judaizmit dhe e pllakosë atë të tërin""17 Salomon Reinach definon Kabalan si "njërin ndër lajthitjet më të dëmshme të mendjes njerëzore18
Arsyeja që Reinach pohon se Kabala është “njëra ndër lajthitjet më të dëmshme të mendjes njerëzore” është se kjo doktrinë jë pjesë të madhe të saj e ka të lidhur me magjinë. Për mijëra vjet, Kabala ka qenë njëri ndër gurthemelet e çdo-lloji të ritualeve magjike. Besohej se rabitë që kanë studiuar Kabalan, posedonin fuqi të madhe magjike. Gjithashtu, shumë joçifutë kanë qenë nën ndikimin e Kabalas dhe janë përpjekur që të praktikojnë magjinë duke përdorur doktrinat e saj.
Tentimet e fshehta që mbretëronin në Europë gjatë mesjetës së vonshme, veçanarisht që praktikohej nga alkimistët, rrënjët i kanë në njëfarë mase, në Kabala.
Gjë e çuditshme është se “judaizmi është fe monoteiste, e cila ka filluar me shpalljen e Torës, Moisiut (hz. Musës, paqja qoftë mbi të), por brenda në këtë religjion ekziston sistemi i quajtur Kabala, që aplikon praktikën e magjisë, gjë që ndalohet në fe. Faktet e paraqitura më lart, demostrojnë se Kabala në të vërtetë është një element që në Judaizëm ka hyrë nga jashtë.
Por, kush është burimi i këtij elementi?
Historiani çifut Fabre d'Olivet thotë se kjo ka ardhur nga Egjipti i vjetër. Sipas këtij shkrimtari, rrënjët e Kabalës shtrihen deri tek Egjipti i vjetër. Kabala është traditë që mësohet nga disa udhëheqës të izraelitëve në Egjiptin e vjetër dhe është transmetuar si traditë gojore prej gjeneratës në gjeneratë. 19
Për këtë shkak, duhet që të shikojmë në Egjiptin e vjetër ashtuqë të gjejmë origjinën themelore të zingjirit Kabala-Tamplierë- Frankmasonë.
Egjipti i vjetër i faraonëve ishte njëra ndër qytetrimet më të lashta në botë. Ishte gjithashtu edhe njëra ndër qytetërimet më shtypëse. Monumentet përrallore që ende qëndrojnë mbi tokë që nga koha e Egjiptit të vjetër- piramidat, sfingat dhe obeliskët- janë ndërtuar nga qindra mijëra robër, të cilët kanë punuar deri në vdekje, nën kërcnimin dhe ulurimën e urisë. Faraonët, si sundues absolutë në Egjipt, dëshironin që t’a paraqitnin vetveten si zotëra dhe të adhuroheshin nga njerëzit si zotëra.
Njëra ndër burime tona për Egjiptin e Lashtë janë mbishkrimet e tyre. Këto janë zbuluar në shek. e 19-të, dhe pas një pune intenzive, ishte deshifruar alfabeti egjiptian, duke hedhur më shumë në dritë mbi informata e këtij vendi. Por pasi mbishkrimet ishin të shkruajtur nga historianët shtetërorë të vendit, ato ishin të mbushura me të dhëna që lavdërojnë shtetin.
Për ne, natyrisht, burimi më i sigurtë për këtë çështje është Kur’ani.
Në Kur’an, në tregimin mbi Musanë (Moisiun) ekzistojnë informata të rëndësishme për sistemin e Egjiptit. Ajetet zbulojnë se atje ishin dy pika qëndrore të qeverisë në Egjipt: faraoni dhe Këshilli i tij i brendshëm. Ky Këshill synonte që të ketë ndikim më të fortë mbi faraonin; pasiqë faraoni shpesh këshillohej me të dhe kohë pas kohe ai dëgjonte edhe sygjerimet e tyre. Ajeti i poshtë shënuar tregon ndikimin që ky Këshill kishte në faraonin:
Musai tha: O faraon, s'ka dyshim, unë jam i dërguar prej Zotit të botëve". Është dinjitet për mua ta them për All-llahun vetëm të vërtetën. Unë u kam ardhur me argumente nga Zoti juaj, lejoi pra beni israilët të vijnë me mua!" Ai (faraoni) tha: "Nëse ke ardhur me ndonjë argument, dhe nëse je ai që thua, na trego pra atë argument"... Ai (Musai) e hodhi shkopin e vet, kur ja, u shfaq gjarpër i vërtetë. Dhe e nxori dorën e vet, kur qe, për shikuesit dritë e bardhë.; Rrethi i parisë nga populli i faraonit tha: "Ky nuk është tjetër pos magjistar i përsosur". Ai dëshiron t'ju nxjerrë prej tokës suaj: "E çka më urdhëroni (propozoni ju)?" Ata (krerët) thanë: "Ndale atë dhe vëllain e tij, e dërgo nëpër qytete tubues (të magjistarëve). Të sjellin çdo magjistarë të dijshëm (të aftë).
Kur'an (7: 104-112)
An Ancient Egyptian hieroglyphic script |
Mund të vërehet qartë se Këshilli që këshillonte faraonin e nxiste atë kundër hs. Musës, dhe i rekomandonin atij metoda të caktuara. Nëse shikojmë në shënimet nga historia egjiptase, vërejmë se dy komponenete themelore të këtij këshilli ishin armata dhe priftërinjtë.
Nuk ka nevojë që të shpjegohet rëndësia e armatës; ajo përbëhej nga forca ushtarake e regjimit të faraonëve. Por, duhet shikuar për së afërmi rolin e priftërinjëve.
Priftërinjtë në Egjiptin e vjetër ishin klasë që në Kur'an referohen si magjistarë. Ata paraqesin kultin që përkrahej nga regjimi. Besohej se ata kishin fuqi të veçantë dhe se posedonin njohuri të fshehta. Me këtë autoritet ata ndikonin në egjiptasit dhe siguronin pozitë brenda administratës së faraonëve. Kjo klasë, e njohur nga shënimet e Egjiptit si "Priftërinjët e Amonit", përqëndronte vëmendjen në praktikimin e magjisë dhe në qeverisjen me anë të kultit të tyre pagan; dhe përveç kësaj, ata gjithashtu studionin edhe shkenca të ndryshme si astronominë, matematikën dhe gjeometrinë.
The most important supporters of Pharaoh's regime in Ancient Egypt was the priestly class (magicians). Their beliefs later formed the roots of the Kabbalah and were transmitted from there to Masonry. |
Klasa e priftërinjëve ishte një rreth i mbyllur që posedonte (siç mendonin ata) dituri të veçantë. Rendet e tilla përgjithsisht njiheshin si organizata sekrete. Në revistën e quajtur Mason Dergisi (Gazeta e masonëve), publikim që u shpërndahet masonëve turq tregon se rrënjët e frankmasonizmit gjenden tek këto rende sekrete, dhe vëmendja përqëndrohet tek priftërinjtë e Egjiptit të vjetër:
Pasi mendja zhvillohet tek qeniet njerëzore, zhvillohet njëkohësisht edhe shkenca, e me zhvillimin e shkencës rritet edhe numri i fshehtësive brenda traditës së sistemit sekret In this development, this esoteric enterpriseNë këtë zhvillim, ky projekt i fshehtë, që fillon në Lindje, Kinë dhe Tibet, mandej përhapet edhe në Indi, Mesapotami dhe Egjipt, formon bazën e njohurisë së priftërinjëve që është praktikuar me mijëra vjet dhe formonte themelin e fuqisë së priftërinjëve në Egjipt.20
Çfarë mardhënie mund të ekzistonte atëherë në mes të filozofisë sekrete të priftërinjëve të Egjiptit të vjetër dhe frankmasonëve të sotëm? Egjipti i vjetër- si një shembull klasik i shpjeguar në Kur’an si sistem ateist politik- i zhdukur para mijëra vjetëve. A mund të ketë ndonjë ndikim në ditët e sotme?
Që të gjenden përgjegjet në këto pyetje, duhet që të shikohet në besimin e priftërinjëve të Egjiptit të vjetër në lidhje me origjinën e universit dhe jetës.
Në librin e tyre “Çelësi i Hiramit” autorët anglezë, Christopher Knight dhe Robert Lomas prezentojnë Egjiptin e vjetër si një vend shumë të rëndësishëm sa i përket lidhshmërisë me origjinën e Masonerisë. Sipas këtyre autorëve, çështja më e rëndësishme që u përhap në masonerinë moderene, është se gjithësia ekziston vetvetiu dhe evolvon nga rasti. Ata e spjegojnë këtë këndvështrim me këto fjalë:
The "world-view" of Ancient Egypt did not remain buried with these statues, but was carried down to the present day. By those secret societies that see themselves as the heirs of Ancient Egypt… |
Egjiptasit besonin se materia ekzistonte gjithmonë dhe për ta ishte jashtë logjikës që të marrin me mend se Zoti mund të bëjë diçka nga hiçgjëja absolute. Pikëpamja e tyre ishte se bota fillon kur fillon rregulli të ndahet nga kaosi, dhe që nga atëherë ekziston beteja në mes të forcave të rregullit dhe kaosit...Kjo gjendje kaotike quhej NUN dhe sikurse... përshkrimi... Sumerian..., çdo gjë ishte e errët, humnerë e lëngtë dhe padiell me një fuqi, forcë kreative brenda në të, që urdhëron rregullin të fillojë. This latent power which was within the substance of the chaosKjo forcë latente (e fshehtë) që ishte brenda substancës së kaosit nuk dinte të ekzistonte; ishte një probabilitet (gjasë), një potencial që ishte e gërshetuar brenda rastit të çrregullsisë21
Do të shihet se besimet e përshkruara këtu janë në harmoni me pohimet e establishmentit të sotëm materialist, që promovohet në agjendat e bashkësive shkencore me termet si “teoria e evolucionit”, “teoria e kaosit” si dhe “organizimi thelbësor i materies”. Knight dhe Lomas vazhdojnë debatin e tyre të mëparshëm duke thënë:
Për çudi, ky përshkrim i krijimit, përshkruan në mënyrë të përsosur pikëpamjet e shkencës bashkëkohore, e posaçërisht "teoria e kaosit" që paraqet modele të ndërlikuara që evolvojnë dhe përsëriten matematikisht brenda ngjarjeve krejtësisht të pastrukturuara. 22
Knight dhe Lomas pohojnë se aty qëndron harmonia mes besimeve të egjiptasëve të vjetër dhe shkencës moderne, por çfarë mendojnë ata për shkencës moderne, siç kemi theksuar, janë koncepte materialiste, siç është Teoria e Evolucionit dhe ajo e Kaosit. Përkundër faktit se këto teori nuk kanë bazë shkencore, ato kanë qenë të imponuara në fushën e shkencës gjatë dy shekujve të kaluar, dhe janë të paraqitura si shkencërisht të arsyeshme. (Në seksionet e ardhshme do të vështrojmë ata që patën imponuar këto teori në botën shkencore).
Tani, kemi arritur tek një pikë e rëndësishme në këtë etapë të librit. Të përmbledhim çfarë kemi zbuluar deri më tani:
E gjithë kjo sigurisht paraqet një pikëvështrim interesant. A është e rastësishme që filozofia e priftërinjëve të Egjiptit të vjetër ende lulëzon dhe mu aty gjenden gjurmët e zingjirit (Kabala-Tamplier-Masoneri) që ka qenë përgjegjëse për sigurimin e superioritetit të kësaj filozofie deri në ditët e sotme.
A është e mundur që Masonët, që kanë lënë gjurmët e tyre në historinë botërore që nga shek. i 18-të, ashtuqë kanë nxitur revolucione, duke promovuar filozofi dhe sisteme politike, e të jenë njëkohësisht trashëgimtarë të magjistarëve të Egjiptit të vjetër?
Me qëllim që të jepet një përgjegje sa më e qartë në këtë pyetje, së pari duhet të shqyrtohen më për së afërmi ngjarjet historike që tani shkurtimisht do t’i nënvizojmë.
1 World Book Encyclopedia, "Crusades," Contributor:Donald E. Queller, Ph.D., Prof. of History,Univ. of Illinois, Urbana-Champaign, WorldBook Inc., 1998
2 Geste Francorum, or the Deeds of the Franks andthe Other Pilgrims to Jerusalem, trans. Rosalind Hill, London, 1962, p.91, (emphasis added)
3 August C. Krey, The First Crusade: The Accounts of Eye-Witnesses and Participants, Princeton & London, 1921, p.261, (emphasis added)
4 August C. Krey, The First Crusade: The Accounts of Eye-Witnesses and Participants, Princeton & London, 1921, p.262
5 Michael Baigent, Richard Leigh, The Temple and the Lodge, London, Corgi Books, 1990, pp. 78-81
6 Nesta H. Webster, Secret Societies And Subversive Movements, Boswell Publishing Co., Ltd.,London, 1924, Chapter 3
7 For this thesis about Freemasonry, see. John J.Robinson, Born in Blood: The Lost Secrets ofFreemasonry, New York, M. Evans & Company,1989
8 Ender Arkun, "Masonlarin Dusunce Evrimine Katkisina Kisa Bir Bakis" (A Short Look at the Contribution of Freemasonry to the Evolution of Thought), Mimar Sinan, 1990, No. 77, p.68,(emphasis added)
9 Teoman Biyikoglu, "Tampliyeler ve Hurmasonlar"(Templars and Freemasons), Mimar Sinan, 1997, No.106, p.11, (emphasis added)
10 Teoman Biyikoglu, "Tampliyeler ve Hurmasonlar"(Templars and Freemasons), Mimar Sinan, 1997, No.106, p.9, (emphasis added)
11 Teoman Biyikoglu, "Tampliyeler ve Hurmasonlar"(Templars and Freemasons), Mimar Sinan, 1997, No.106, p.19, (emphasis added)
12 Christopher Knight and Robert Lomas, The Hiram Key, Arrow Books, 1997, p.37
13 G. Delaforge, The Templar Tradition in the Age of Aquarius; Christopher Knight, Robert Lomas,The Hiram Key, p.37, (emphasis added)
14 C. Wilson, The Excavation of Jerusalem,Christopher Knight, Robert Lomas, The Hiram Key, p.38
15 Murat Ozgen Ayfer, Masonluk Nedir ve Nasildir? (What is Freemasonry and What is it Like?), Istanbul 1992, pp.298-299, (emphasis added)
16 Gougenot des Mousseaux in Le Juif, La Judaïsme et la Judaïsation des Peuples Chrétiens, 2nd edition, 1886, p. 499
17 Nesta H. Webster, Secret Societies And Subversive Movements, Boswell Publishing Co., Ltd.,London, 1924; p.9
18 Theodore Reinach, Histoire des Israélites, p.221, and Salomon Reinach, Orpheus, p.299, (emphasis added)
19 Fabre d'Olivet, La Langue Hébraïque, 1815, p.28, (emphasis added)
20 Mason Dergisi (The Journal of Freemasonry),No. 48-49, p.67, (emphasis added)
21 Christopher Knight, Robert Lomas, TheHiram Key, Arrow Books, London, 1997,p.131, (emphasis added)
22 Christopher Knight, Robert Lomas, The Hiram Key, Arrow Books, London, 1997, p.131