Frankmasoneria është temë që ka ngjallur diskutime të shumta gjatë shekujve. Disa kanë akuzuar Masonerinë për krime dhe keqbërje përrallore. Në vend që të përpiqen që t’a kuptojnë “vëllazërinë” dhe t’a kritikojnë atë në mënyrë objektive, kritikën ndaj organizatës e kanë ashpërsuar deri në armiqësi. Nga ana e tyre, masonët kanë thelluar edhe më shumë heshtjen e tyre tradicionale ndaj këtyre akuzave, duke preferuar që të prezentojnë veten e tyre si një klub i zakonshëm shoqëror- çfarë në të vërtetë ata nuk janë.
Kjo libër përmban shpjegim korrekt të Masonerisë si një shkollë filozofike ku ndikimi më i rëndësishëm për bashkim ndër masonët është filozofia e tyre- që më së miri mund të përkufizohet me termet, si “materializëm” dhe “humanizëm laik”. Por, në të vërtetë kjo është një filozofi e çoroditur e bazuar në supozimet falso dhe është një teori me defekte. Kjo është pika themelore fillestare nga e cila duhet të kritikohet masonizmi. Është me rëndësi të ceket që në fillim se kriticizmi i tillë është i rëndësishëm, jo vetëm që të informohen jo-masonët mbi këtë çështje, por gjithashtu edhe t’i ftojë vetë masonët që të shohin të vërtetën. Natyrisht, masonët, si çdokush tjetër janë të lirë të zgjedhin, dhe mund të marrin cilëndo pikëpamje globale që dëshirojnë dhe të jetojnë sipas asaj pikëpamjeje. Kjo është e drejtë e tyre natyrale. Por edhe të tjerët gjithashtu kanë të drejtë që t’i tregojnë gabimet e tyre dhe t’i kritikojnë, çka është edhe synimi i këtij libri.
Ne bëjmë gjithashtu çasjen e njejtë në kriticizmin tonë edhe ndaj bashkësive tjera,. Sikurse ndaj çifutëve, p.sh. Kjo libër, pjesërisht, merret me historinë e çifutëve dhe ofron kriticizëm mjaft i rëndësishëm. Duhet të ceket se kjo fare nuk ka të bëjë me anti-semitizëm apo teori e fshehtë të “judeo-masonizmit”. Në të vërtetë, antisemitizmi është një gjë e huaj për muslimanin e vërtetë: Çifutët janë ata që për një kohë kanë qenë popull i zgjedhur i Zotit dhe u janë dërguar shumë profetë. Gjatë historisë ata vuajtën shumë mizori, bile kanë qenë të ekspozuar edhe gjenocidit, por ata kurrë nuk e mohuan identitetin e tyre. Në Kur’an, Zoti i quan ata, së bashku me të krishterët, njerëzit e Librit, dhe urdhëron muslimanët që të sillen mirë dhe drejt me ta. Por, një pjesë e domosdoshme e kësaj drejtësie është që të kritikohen besimet dhe veprimet e çoroditura të disave prej tyre, ashtuqë t’u tregohet atyre rruga e vërtetë. Por natyrisht, e drejta për të jetuar sipas besimit të caktuar është jashtë çdo diskutimi.
Libri Frankmasoneria Globale shpalos nga kjo hyrje, dhe hulumton rrënjët e Masonerisë, si dhe qëllimet dhe aktivitetet e saj. Në këtë libër, lexuesi do të gjej edhe përmbledhjen e historisë së luftës së masonëve kundër feve. Masonët kanë luajtur rol të rëndësishëm në distancimin e Europës nga feja, dhe në vend të saj, formuan rend të ri të bazuar në filozofitë e materializmit dhe humanizimit laik. Gjithashtu do të shohim se Masonizmi ka ndikuar në imponimin e këtyre dogmave edhe në qytetërimet joperëndimore.
Më në fund, do të debatojmë për metodat e Masonerisë që janë përdorur për të ndihmuar themelimin dhe përjetësimin e një rregulli shoqëror të bazuar në këto dogma. Filozofia dhe metodat e tyre që i përdorin për të themeluar këtë filozofi do të nxirren në shesh dhe do të kritikohen.
Shpresohet se faktet e rëndësishme në lidhje me këtë libër do të jenë mjete me të cilat shumë njerëz, duke përfshirë edhe masonët, që do të mundësohet të shohin botën me një sy më të mirë.
Pas leximit të këtij libri, lexuesi do të jetë në gjendje që t’a vras mendjen për shumë çështje, që nga shkollat filozofike deri tek titujt kryesorë të gazetave, nga rok këngët deri tek ideologjitë politike, me një kuptim më të thellë, njohje më të mirë të kuptimeve dhe qëllimeve pas ngjarjeve dhe faktorëve.