logo
HARUN YAHYA

Pjesa E Dyte
Racizmi Dhe Kolonializmi I Darvinit

Miku i ngushtë i Darvinit, profesor Adam Sedgwick, ishte një nga ata që parashikoi se çfarë rreziqesh do të sillte në të ardhmen teoria e evolucionit. Pasi e lexoi dhe e rilexoi librin "Origjina e llojeve", ai deklaroi se "nëse ky libër do të pranohej në masë të gjerë, do të sillte me vete një brutalitet që nuk ishte parë kurrë më parë.7 Dhe vërtet, koha tregoi që Sedgwick kishte pasur të drejtë. Shekulli XX ka hyrë në histori si një epokë e zezë, në të cilën njerëzit përjetuan masakra e spastrime vetëm për shkak të racës apo prejardhjes.

Sigurisht që ka pasur diskriminim dhe spastrime për të njëjtat shkaqe gjatë gjithë historisë së njerëzimit edhe shumë kohë para se të dilte në skenë Darvini, por Darvinizmi i dha këtij diskriminimi një respektueshmëri të rreme shkencore dhe një ligjshmëri të pamerituar.

"Ruajtja e racave të favorizuara…"

Shumica e darvinistëve të kohës sonë pretendojnë që Darvini s’ka qenë kurrë racist, por ata i komentojnë idetë e Darvinit siç u intereson për të mbrojtur pikëpamjet e tyre. Ata pretendojnë se shprehja "Nga ruajtja e racave të favorizuara", e cila gjendet si nëntitull i titullit "Origjina e llojeve" të librit të Darvinit, vlen vetëm për kafshët. Megjithatë, ajo ç’ka harrojnë ata që shprehin këtë pretendim janë thëniet e vetë Darvinit për racat njerëzore në librin e tij.

Sipas pikëpamjeve të paraqitura nga Darvini në këtë libër, racat njerëzore përfaqësojnë nivele të ndryshme evoluimi dhe disa raca kanë evoluar e përparuar më shumë se të tjerat. Disa prej tyre, në fakt, janë pak a shumë në të njëjtin nivel me majmunët.

Darvini pretendonte se "lufta për mbijetesë" është e vlefshme edhe për racat njerëzore. "Racat e favorizuara" dolën fitimtare nga kjo betejë. Sipas Darvinit, raca e favorizuar ishin të bardhët e Evropës. Sa për racat aziatike dhe afrikane, ata kishin mbetur mbrapa në luftën për mbijetesë. Darvini shkonte edhe më tej: këto raca shumë shpejt do ta humbisnin përfundimisht luftën mbarëbotërore për mbijetesë e do të zhdukeshin.

Në një të ardhme jo shumë të largët, po ta masim me shekuj, racat e qytetëruara të njeriut do t’i shfarosin dhe do t’i zëvendësojnë racat e egra (primitive) kudo në botë. Në të njëjtën kohë, majmunët antropomorfë … do të jenë shfarosur pa dyshim. Hendeku midis njeriut dhe aleatëve të tij më të afërt do të zgjerohet, sepse do të ndajë njeriun e një stadi edhe më të qytetëruar se kaukaziani nga një majmun i një niveli të ulët sa babuni, në vend që të jetë si tani mes zezakut apo australianit dhe gorillës.8

Përsëri, në një pjesë tjetër të librit "Origjina e llojeve", Darvini del me pretendimin se është e domosdoshme që racat inferiore të zhduken dhe se s’është nevoja që popujt e zhvilluar të përpiqen t’i mbrojnë e t’i mbajnë gjallë ato. Ai e ka krahasuar këtë situatë me njerëzit që rrisin kafshë për mbarështim:

Te njerëzit e egër, të dobtit në trup dhe mendje eliminohen shpejt; kurse ata që mbijetojnë, në përgjithësi, gëzojnë shëndet të plotë. Ne, njerëzit e qytetëruar, nga ana tjetër, bëjmë të pamundurën të kontrollojmë procesin e eliminimit; ne ndërtojmë spitale për të çmendurit, memecët dhe të sëmurët, ne vendosim ligje të kota, ndërsa mjekët tanë përdorin gjithë zotësinë që kanë për të shpëtuar jetën e çdonjerit deri në momentin e fundit. Kemi arsye të besojmë se vaksinimi ka shpëtuar mijëra, të cilët për shkak të organizmit të dobët do t’i dorëzoheshin lisë së dhenve. Si rrjedhim, pjesëtarët e dobët të shoqërive të qytetëruara shtojnë llojin e tyre. Çdokush që është marrë me rritjen e kafshëve shtëpiake s’do ta vinte në dyshim që kjo do të jetë mjaft e dëmshme për racën njerëzore.9

Siç e pamë, në librin e tij "Origjina e llojeve" Darvini i vendoste aborigjenët (banorët autentikë të Australisë) dhe zezakët në të njëjtin nivel me gorillat dhe deklaron se këto raca do të zhduken. Sa për racat e tjera që ai i shihte si "inferiore", ai ishte i mendimit se ishte e domosdoshme t’i pengonte të shumoheshin në mënyrë që të shkonin drejt shfarosjes. Kështu, gjurmët e racizmit dhe diskriminimit që i hasim edhe sot e kësaj dite u miratuan e u justifikuan shkencërisht në këtë mënyrë nga Darvini.

Ndërsa detyra që i kishte rënë për pjesë "njeriut të qytetëruar", sipas idesë raciste të Darvinit, ishte që të përshpejtonte këtë periudhë evolucioni, siç do ta shohim më hollësisht në faqet që vijojnë. Në këtë situatë nuk kishte kundërshtime, nga pikëpamja "shkencore", që me këto raca, të cilat gjithësesi do të zhdukeshin, të mbarohej punë sa më shpejt.

Aspekti racist i Darvinit e tregoi ndikimin e tij në shumë shkrime e vëzhgime të tij. Për shembull, ai i shprehu hapur paragjykimet e tij raciste, kur përshkruante vendasit e Tokës së Zjarrtë (Tierra del Fuego), të cilët i pa gjatë një udhëtimi të gjatë që nisi në vitin 1871. Ai i përshkroi vendasit si krijesa "krejt lakuriqe, të llangosura me bojra, që hanë çfarë të gjejnë tamam si kafshët e egra, të pakontrolluara, mizore ndaj të gjithë atyre që s’bënin pjesë në fisin e tyre, që gjenin kënaqësi kur torturonin armiqtë, që ofronin kurbane të përgjakshme, që vrisnin fëmijët e tyre, që keqtrajtonin gratë, që ishin të mbushur me bestytni të kota..." Kurse studiuesi W. P. Snou, që i kishte përshkuar të njëjtat vise 10 vjet më parë, paraqet një panoramë krejt të ndryshme nga ajo e Darvinit. Sipas Snout, banorët e Tokës së Zjarrit ishin "njerëz të pashëm e të fortë, ishin shumë të dhënë pas fëmijëve të tyre, disa prej veglave të tyre tregonin mjeshtëri e origjinalitet, njihnin një farë të drejte për pronën, si dhe pranonin autoritetin e disa prej grave më të moshuara".10

Siç shihet nga këta shembuj, Darvini ishte një racist i vërtetë. Në fakt, sipas fjalëve të autorit të librit "Çfarë ka thënë në të vërtetë Darvini", Beniamin Farrington, Darvini ka bërë shumë komente në lidhje me "dallimet më të mëdha mes njerëzve të racave të ndryshme" në librin e tij "Prejardhja e Njeriut".11

Për më tepër, mohimi i ekzistencës së Zotit nga teoria e Darvinit ishte shkaku që i shtyu njerëzit të mos besonin se njeriu është i krijuar prej Zotit dhe se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë. Ky ishte një nga faktorët që fshihej pas shtimit të racizmit dhe shpejtimit të pranimit të tij në botë. Shkencëtari amerikan Xhejms Ferguson (James Ferguson) shpjegon lidhjen e ngushtë midis mohimit të krijimit dhe shtimit të racizmit në këtë mënyrë: Antropologjia e re u shndërrua shumë shpejt në sfond teorik midis dy shkollave të kundërta filozofike për origjinën e njeriut. Më e vjetra dhe më e formuara prej tyre ishte "monogjenizmi", besimi se gjithë njerëzimi, pa marrë parasysh ngjyrën apo tiparet e tjera, rridhte direkt nga Adami dhe nga akti i vetëm origjinal i krijimit nga Zoti.

Monogjenizmi u shpall nga kisha e u pranua gjerësisht deri në shekullin XVIII, kur kundërshtimi i autoritetit teologjik filloi të nxiste teorinë rivale të "poligjenizmit", (teoria e evolucionit) sipas së cilës bashkësi të ndryshme racore kishin origjina të ndryshme.12

Antropologu indian Lalita Vidjarthi shpjegon se si teoria e evolucionit të Darvinit bëri që racizmi të pranohej nga shkencat shoqërore:

Teoria e tij (Darvinit) për mbijetesën e atij që përshtatet më mirë u prit krahëhapur prej shkencëtarëve shoqërorë të asaj kohe dhe ata besonin se njerëzimi kishte arritur nivele të ndryshme evolucioni, duke arritur kulmin me qytetërimin e njeriut të bardhë. Nga gjysma e dytë e shek. XIX, racizmi ishte pranuar si fakt nga pjesa më e madhe e shkencëtarëve perëndimorë.13

Për sa u përket darvinistëve që erdhën pas Darvinit, ata nisën një luftë të madhe për të vërtetuar pikëpamjet e tij raciste. Në emër të asaj që po bënin, ata nuk kishin skrupuj kur vinte puna te mospërputhjet dhe të pavërtetat e shumta shkencore. Ata mendonin se po t’i vërtetonin ato, do të provonin shkencërisht superioritetin e tyre dhe "të drejtën" për të shtypur, kolonizuar e, po të ishte nevoja, edhe shfarosur racat e tjera.

Në kapitullin e tretë të librit të tij "The Mismeasure of Man", Stefën Jej Gould (Stephen Jay Gould) vuri në dukje se disa antropologë nuk i kanë kursyer edhe falsifikimet për të vërtetuar "superioritetin" e racës së bardhë. Sipas Gould, metodat që ata përdorën më shumë ishte falsifikimi i përmasave të trurit të kafkave të fosilizuara që gjenin. Ai përmend në librin e tij se, duke menduar që madhësia e trurit kishte të bënte me inteligjencën, shumë antropologë e zmadhuan qëllimisht madhësinë e kafkave kaukaziane (të bardhët) dhe e zvogëluan madhësinë e kafkave të zezakëve dhe indianëve.14

raciste

Udhëtimet që ndërmori Darvini nxorën në pah anën e tij raciste. Për shembull, Darvini e konsideronte termin "kafshë të egra" si të përshtatshëm për ato fise, kulturën dhe aftësitë e të cilave i kishin vlerësuar studiues të tjerë.

Në librin e tij "Ever Since Darvin", Gould shpjegon pretendimet e pabesueshme që morën përsipër darvinistët për të demonstruar se disa raca ishin inferiore.

Haeckel dhe kolegët e tij përdorën teorinë e përsëritjes për të vërtetuar superioritetin racor të të bardhëve të Evropës Veriore. Ata rrëmuan fakte nga anatomia dhe sjellja njerëzore, duke shfrytëzuar çfarë të gjenin nga trutë deri te kërthiza. Herbert Spenser ka shkruar se "tiparet intelektuale të të paqytetëruarve janë tipare që hasen te fëmijët e të qytetëruarve". Karl Vogt e theksoi këtë edhe më shumë në vitin 1864: "Zezaku i rritur, për sa u përket aftësive të tij intelektuale, ka natyrën e fëmijës… Disa fise kanë themeluar shtete, që kanë një organizim të veçantë, por, për sa i përket pjesës tjetër që mbetet, mund të themi pa frikë se e gjithë raca, nuk ka kryer ndonjë gjë që t’i shërbejë përparimit të njerëzimit apo që t’ia vlejë të ruhet, as në të shkuarën e as në të tashmen.15

Edhe anatomisti francez, mjeku Etienne Serres mbronte idenë se meshkujt zezakë janë primitivë, sepse kërthiza e tyre ndodhej më poshtë se te të tjerët.

Bashkëkohësi i Darvinit, evolucionisti Havelock Ellis, mbështeste dallimin midis racave superiore dhe inferiore me një shpjegim të ashtuquajtur "shkencor", duke thënë:

Fëmijët e shumë racave afrikane është e vështirë, për të mos thënë e pamundur, të jenë më pak inteligjentë se fëmijët evropianë, por ndërkohë që afrikani bëhet budalla e i trashë kur rritet dhe e gjithë jeta e tij shoqërore bie në një gjendje rutine të pandryshueshme, evropiani nuk e humbet gjallërinë e fëmijërisë.16

Antropologu darvinist francez Vacher de Lapouge sugjeroi në veprën e tij të titulluar "Race et Milin Social Essais d’Anthroposociologie" (Paris 1909) se klasat jo të bardha ishin pasardhëset e njerëzve të egër që nuk kishin mësuar të bëheshin të qytetëruar, ose thëne ndryshe, ishin përfaqësuesit e degjeneruar të klasave me gjak të përzier. Ai nxori disa rezultate duke matur kafkat nga shtresat e larta e të ulta të Parisit në varreza. Sipas rezultateve të tij, në varësi të kafkave, disa njerëz ishin të prirur për të qenë të pasur, me besim te vetja dhe të lirë, kurse të tjerët konservatorë, të kënaqur me pak e të pajisur me të gjitha cilësitë e një shërbëtori të mirë. Shtresat ishin produkt i përzgjedhjes shoqërore, shtresat e larta të shoqërisë shkonin me racat superiore, pasuria ishte në raport me përmasën e kafkës. Lapouge më vonë bëri një parashikim: "Kam mendimin se në vitet që do të vijnë njerëzit do të vrasin njëri-tjetrin, sepse kokat e tyre janë të rrumbullakëta ose me majë."17 Ky parashikim doli i vërtetë, siç do ta shohim hollësisht në faqet e tjera të këtij libri, dhe shekulli XX ka parë shumë masakra të kryera për arsye racizmi…!

Por nuk ishin vetëm antropologët. Edhe entomologët (studiuesit e insekteve) hipën në makinën raciste që Darvinizmi kishte vënë në lëvizje me pretendime të pabesueshme. Për shembull, në vitin 1861, një entomolog anglez, pasi mblodhi morra që jetonin në trupat e njerëzve në vende të ndryshme të botës, arriti në përfundimin, se morrat e një race nuk mund të jetonin në trupat e një race tjetër, gjë që po të shihet nga niveli i sotëm shkencor, është diçka tepër qesharake.18 Kur edhe njerëzit me status shkencëtari bënin deklarata të tilla, nuk ishte për t’u habitur që disa racistë dogmatikë përdornin sllogane absurde si: "Edhe morrat e zezakëve janë zezakë."

Shkurtimisht, aspekti racist i teorisë së Darvinit gjeti terren pjellor në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Kjo ndodhi për arsye se në atë kohë "njeriu i bardhë" evropian ishte në pritje të një teorie të tillë për të justifikuar krimet e veta.

Kolonializmi Britanik Dhe Darvinizmi

Vendi që ka përfituar më shumë nga pikëpamjet raciste të Darvinit ishte toka e vetë Darvinit, Britania. Në vitet kur Darvini nxori teorinë e tij, Britania e Madhe ishte në pozitën e themelueses së perandorisë koloniale numër një në botë. Të gjitha burimet natyrore të një zone që shtrihej nga India deri në Amerikën Latine shfrytëzoheshin prej Perandorisë Britanike. "Njeriu i bardhë" po e plaçkiste botën për interesat e veta.

Por sigurisht, duke filluar që nga Britania e Madhe, asnjë vend kolonizues nuk donte të shihej si "plaçkitës" e të hynte në histori si i tillë. Për këtë arsye, ata kërkonin një shpjegim për të justifikuar atë që po bënin. Një shpjegim i tillë mund të ishte përshkrimi i popujve të kolonizuar si "popuj primitivë" ose "qenie të gjalla shtazore". Në këtë mënyrë, ata që ishin masakruar dhe i ishin nënshtruar një trajtimi çnjerëzor, do të mund të shiheshin jo si qenie njerëzore, por si krijesa gjysmënjeri-gjysmëkafshë dhe atëherë keqtrajtimi i tyre nuk do të konsiderohej krim.

Në fakt, ky hulumtim nuk ishte i ri: përhapja e parë e kolonializmit në botë shkon deri në shekullin XV dhe XVI. Pretendimet se disa raca kishin tipare kafshësh u paraqitën për herë të parë nga Kristofor Kolombi në udhëtimin e tij në Amerikë. Sipas këtyre pretendimeve, amerikanët vendas (indianët e Amerikës) nuk ishin qenie njerëzore, por një specie kafshe e zhvilluar. Për këtë arsye, ata mund të viheshin në shërbim të kolonizatorëve spanjollë.

Pavarësisht se në filmat rreth zbulimit të Amerikës, Kolombi përshkruhet sikur ka mbajtur qëndrim human e të ngrohtë me vendasit, e vërteta është se Kolombi nuk i konsideronte vendasit qenie njerëzore.19

Kristofor Kolombi ishte i pari që ndezi një masakër të madhe. Ai krijoi kolonitë spanjolle në vendet që zbuloi, skllavëroi vendasit dhe ishte përgjegjës për fillimin e tregtisë së skllevërve. "Pushtuesit" spanjollë e panë politikën e shtypjes dhe shfrytëzimit që ndoqi Kolombi dhe e vazhduan atë më tej. Masakrat e kryera arritën përmasa të pabesueshme. Për shembull, popullsia e një ishulli numëronte 200.000 banorë kur mbërriti për herë të parë Kolombi; 20 vjet më vonë kishin mbetur vetëm 50.000, ndërsa në vitin 1540 vetëm një mijë njerëz. Kur më i famshmi i pushtuesve spanjollë, Kortes, shkeli për herë të parë në Meksikë në shkurt 1519, e gjithë popullsia vendase numëronte rreth 25 milionë, por në vitin 1605 kjo shifër kishte rënë në 1 milion. Në ishullin e Hispaniolës, popullsia, që kishte qenë 7-8 milionë në 1492, ra në 4 milionë në vitin 1496 dhe në vetëm 125 vetë në vitin 1570. Sipas shifrave të historianëve, në më pak se një shekull pasi Kolombi shkeli për herë të parë në kontinent, 95 milionë vendas u masakruan prej kolonizatorëve. Kur Kolombi zbuloi Amerikën, 30 milionë vendas popullonin kontinentin. Si rezultat i masakrave që nga ajo kohë e deri tani, kanë mbetur më pak se 2 milionë vendas.

Arsyeja që këto masakra arritën përmasa të tilla të pamëshirshme ishte fakti që popullsia indigjene nuk konsiderohej qenie njerëzore por kafshë.

Por këto pretendime të kolonizatorëve nuk fituan shumë përkrahës. Në atë kohë në Evropë, fakti që të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë nga Zoti dhe se të gjithë rrjedhin nga një paraardhës, Adami, ishte pranuar kaq gjerësisht, saqë Kisha Katolike në veçanti mbajti qëndrim kundër këtyre pushtimeve plaçkitëse. Një nga shembujt më të njohur për këtë është përgjigja e dhënë nga ipeshkvi i Kiapas, Bartolome de las Kasas, i cili mbërriti në Botën e Re së bashku me Kolombin dhe deklaroi se vendasit ishin "qenie njerëzore", si përgjigje ndaj pretendimit të kolonizatorëve që vendasit ishin "një lloj kafshe". Papa Pali III mallkoi trajtimin shtazarak të vendasve në një qarkore papale të vitit 1537 dhe deklaroi se vendasit ishin qenie njerëzore, me aftësi të plota për besim.20

Por në shek XIX, situata ndryshoi. Bashkë me përhapjen e filozofisë materialiste dhe me largimin e shoqërive nga feja, e vërteta që qeniet njerëzore ishin krijuar nga Zoti filloi të mohohej. Kjo, ashtu siç u trajtua edhe më lart, shënoi në të njëjtën kohë lindjen e racizmit.

Me lindjen e filozofisë materialiste-darviniste në shekullin XIX, racizmi u fuqizua edhe më shumë dhe kjo krijoi një mbështetje të fuqishme për sistemin imperialist të Evropës.

James Joll, i cili ka punuar për vite të tëra si profesor historie në universitete të tilla si Oksfordi, Stenfordi dhe Harvardi, në librin e tij të historisë "Evropa që nga viti 1870", i cili edhe sot e kësaj dite përdoret si tekst shkollor nëpër universitete, përshkruan lidhjen ideologjike midis Darvinizmit, imperializmit dhe racizmit.

Grupet më të thella të ideve që frymëzonin konceptin e imperializmit ishin ato që mund të klasifikohen në vija të trasha si "Darvinizmi Social" dhe që i shihnin marrëdhëniet mes shteteve si luftë të përhershme për mbijetesë, në të cilën disa raca konsideroheshin "superiore" ndaj të tjerave në një proces evolutiv, ku më të fortit i duhej të tregonte veten vashdimisht.

Masakra kundër amerikanëve vendas

Masakra kundër amerikanëve vendas Me zbulimin e Amerikës nga Kristofor Kolombi filloi një masakër e tmerrshme kundër amerikanëve vendas.

Dy librat e Darvinit, "Origjina e llojeve", botuar në vitin 1859 dhe "Prejardhja e njeriut", që pasoi në vitin 1871, ndezën polemika që prekën shumë degë të mendimit evropian… Idetë e Darvinit dhe të disa bashkëkohësve të tij, si p.sh. filozofi anglez Herbert Spenser, u zbatuan me shpejtësi për çështje që s’kishin të bënin me ato shkencore. Thelbi i Darvinizmit që dukej më i zbatueshëm në zhvillimin e shoqërisë ishte besimi se mbipopullimi jashtë mundësive bënte të domosdoshme një luftë të vazhdueshme për mbijetesë, të cilën e fitonte më i forti ose ai që përshtatej më mirë. Kjo bëri që disa mendimtarë socialë ta kishin të lehtë t’i jepnin një përmbajtje morale nocionit të më të fortit (ligjit të xhunglës), kështu që speciet apo racat që mbijetonin ishin ato që kishin të drejtën morale për këtë.

Doktrina e seleksionimit natyror mund të lidhej fare lehtë me një tjetër zinxhir mendimi, të krijuar nga shkrimtari francez, konti Joseph-Arthur Gobineau, i cili botoi një "Esé mbi pabarazinë e racave njerëzore" në vitin 1853. Gobienau këmbëngulte se faktori më i rëndësishëm për zhvillimin ishte raca. Ato raca që mbeteshin superiore ishin pikërisht ato që e mbanin pastërtinë e tyre raciale të paprekur. Prej këtyre, sipas Gobineau, ishte raca ariane ajo që kishte mbijetuar më mirë. Ishte Houston Stewart Chamberlain që kontribuoi në çuarjen e këtyre ideve një stad më tutje… Vetë Hitleri e admironte autorin Chamberlain, aq sa i bëri një vizitë në shtratin e tij të vdekjes në vitin 1927.21

Siç u tregua, ekziston një zinxhir ideologjik që bën lidhjen midis Darvinit dhe mendimtarëve racistë, zinxhir ky që arrin deri te Hitleri. Darvinizmi është baza ideologjike e imperializmit që e mbyti botën në gjak në shek. XIX dhe e nazizmit që bëri të njëjtën gjë në shek. XX.

Edhe Britania e Madhe e kohës së Viktorias gjeti të ashtuquajturën "bazë shkencore" te Darvinizmi. Britania e Madhe nxori përfitime të mëdha nga kolonializmi dhe nuk kishte arsye pse të mos i shtypte ata që jetonin nën kolonializmin e saj. Një shembull i politikës së ndyrë të imperializmit britanik ishin "Luftrat e Opiumit" kundër Kinës. Britania e Madhe filloi të sillte kontrabandë në Kinë opiumin që e kultivonte në Indi qysh nga çereku i parë i shekullit XIX. Kjo tregëti kontrabandë e opiumit u rrit me kalimin e kohës për të zvogëluar defiçitin në tregëtinë e jashtme britanike. Futja e drogës në vend ndikoi, gjithashtu, në dobësimin e autoritetit të shtetit kinez mbi territorin e vet. Rrënimi i shoqërisë shumë shpejt arriti përmasa serioze. Ndalimi i opiumit, që qeveria kineze u detyrua të zbatojë pas një periudhe të gjatë mëdyshjeje, çoi në Luftën e parë të Opiumit (1838-1842). S’ka dyshim se kjo luftë e çoi vendin dalëngadalë drejt falimentimit. Kina u detyrua ta ulë kokën për shkak të paaftësisë së ushtrisë së saj në çdo konfrontim me forcat e huaja dhe të pranojë kërkesat e tyre gjithmonë në rritje. Perëndimorët dalëngadalë formuan qendra banimi brenda territorit kinez qysh në vitin 1842. Ata u morën konçesione të mëdha kinezëve, morën me qira fushat e tyre dhe e detyruan vendin të hapej me botën e jashtme në një mënyrë që do t’u sillte më shumë përfitim atyre vetë. Si rezultat i gjithë kësaj, varfëria në vend, qeveria e pafuqishme, si dhe humbja e ngadaltë e territorit kinez çuan në shumë kryengritje.

Ngjarjet në Kinë ishin vetëm një nga pasojat e politikës britanike. Gjatë gjithë shekullit XIX, shtypja dhe përmasat e dhimbshme të imperializmit britanik u përjetuan në vende të tilla si Afrika e Jugut, India dhe Australia.

Detyra për justifikimin e këtij sistemi shtypës të Britanisë dhe për të treguar se britanikët kishin të drejtë, u takoi sociologëve dhe shkencëtarëve të ndryshëm britanikë. Çarls Darvini ishte më i rëndësishmi dhe më efikasi nga të gjithë. Ishte Darvini ai që deklaroi se gjatë gjithë evolucionit ka pasur "raca superiore", si "raca e bardhë" dhe se shtypja e të tjerëve nga të bardhët ishte "ligj i natyrës".

Për shkak të justifikimit që ofroi Darvini për racizmin kolonialist, shkencëtari i famshëm, Kenneth J. Hsü, shef i departamentit të gjeografisë në Institutin Federal Zviceran të Teknologjisë, vetë me origjinë kineze, e përshkruan Darvinin si "një shkencëtar xhentëlmen të epokës viktoriane dhe anëtar i parisë së një shoqërie që dërgoi luftanijet e saj për të importuar opium me forcë në Kinë, gjithçka në emër të konkurrencës, (në tregtinë e lirë) dhe mbijetesës së më fortit."22

Falsifikimi i njeriut të Piltdaunit

darwin

Një nga treguesit më interesantë të frymëzimit që i ofroi teoria e evolucionit imperializmit britanik, ishte skandali i njeriut të Piltdaunit.

Në vitin 1912, një kafkë e çuditshme u gjend në Piltdaun, Angli. Charles Dawson, shkencëtari që zbuloi kafkën bashkë me ekipin e tij, deklaruan se ajo i përkiste një krijese që gjysmënjeri-gjysmëmajmun. Artur Keith, një anatomist i famshëm evolucionist, e verifikoi fosilin dhe i konfirmoi rezultatet.

Megjithatë, Dawson dhe Keith theksuan një pikë të rëndësishme: truri i fosilit kishte madhësinë e atij të njeriut të ditëve të sotme, por kocka e nofullës kishte tipare të majmunit..

Truri i njeriut të Piltdaunit u bë krenaria e britanikëve. Meqë kjo kafkë ishte gjetur në Angli, pa tjetër duhej t'i përkiste paraardhësve të britanikëve. Sipas britanikëve, volumi më i madh i trurit tregonte që britanikët kishin evoluar para racave të tjera e, si rrjedhim, ishin superiorë ndaj tyre.

Prandaj edhe zbulimi i njeriut të Piltdaunit shkaktoi një ngazëllim të madh në Angli. Për gazetat ai ishte kryeartikulli, kurse turmat e njerëzve e festonin me gëzim këtë zbulim. Qeveria britanike, nga ana tjetër, i dha një titull kalorësie Artur Keithit për zbulimin e tij të madh.

Paleontologu i famshëm evolucionist, Don Johanson, përshkruan lidhjen midis fosilit të Piltdaunit dhe imperializmit anglez:

Zbulimi Piltdaunit ishte shumë eurocentrik. Nuk kishte siguruar epërsi vetëm truri, por edhe vetë anglezët kishin siguruar epërsinë.*

Mirëpo frymëzimi që u erdhi anglezëve nga njeriu i Piltdaunit zgjati deri në vitin 1953, kur shkencëtari Kenneth Oakley, që e kontrolloi përsëri fosilin me imtësi, zbuloi fallsifikimin më të madh të shekullit XX. Fosili ishte formuar duke i ngjitur një nofull orangutangu kafkës së një njeriu.

-------------------------

*Don Johanson, In Search of Human Origins, 1994 WGBH Educational Foundation

Racizmi Dhe Darvinizmi Social Në Amerikë

Darvinizmi Social siguroi mbështetje për racistët dhe imperialistët edhe në vendet e tjera krahas Britanisë. Kjo ishte arsyeja që ai u përhap shumë shpejt në mbarë botën. Në krye të atyre që pajtoheshin me këtë teori u vu presidenti amerikan Teodor Ruzvelt, i cili ishte përkrahësi dhe zbatuesi kryesor i programit të spastrim etnik të amerikanëve vendas nën emrin "zhvendosje e detyruar". Në librin "The Winning of the West" (Fitorja e Perëndimit), ai parashtroi ideologjinë e masakrës, me mendimin se një luftë raciale deri në fund me indianët ishte e pashmangshme.25 Mbështetjen më të madhe ai e gjente te Darvinizmi, i cili i dha mundësinë për t’i përkufizuar vendasit si racë e prapambetur.

Masakra kundër amerikanëve vendas

Në librin e tij "Fitorja e Perëndimit", presidenti amerikan Teodor T. Ruzvelt krijoi ideologjinë e masakrës dhe më vonë e vuri atë në jetë.

Siç e kishte parashikuar Ruzvelti, asnjë nga marrëveshjet me amerikanët vendas nuk u respektua. Edhe kjo u justifikua me teorinë e "racës së prapambetur". Në vitin 1871, kongresi nuk i mori parasysh marrëveshjet e bëra me amerikanët vendas dhe vendosi t’i degdiste ata në toka djerrë ku mund të prisnin veç vdekjen. Nëse anëtarët e palës tjetër nuk konsideroheshin qenie njerëzore, atëherë si mund të kishin vlerë marrëveshjet e bëra me ta..?!

Ruzvelti, gjithashtu, deklaroi se lufta raciale e lartpërmendur përfaqësonte arritjen kulminante të përhapjes së popujve anglishtfolës (anglo-saksonë) në të gjithë botën.26

Një nga përkrahësit më të mëdhenj të racizmit anglo-sakson, evolucionisti amerikan dhe kleriku protestant Josiah Strong, përdori të njëjtën logjikë. Dikur ai shkroi këto fjalë:

Atëherë bota do të hyjë në një stad tjetër të historisë së saj, në konkurrencën përfundimtare mes racave, për të cilën po stërvitet anglo-saksoni. Nëse nuk gabohem, kjo racë e fuqishme do t’i drejtohet Meksikës, Amerikës Qendrore dhe Jugore, do të hapet nëpër ishuj e detra, do të kalojë në Afrikë e më tutje. A mundet të vërë ndonjëri në dyshim se rezultati i kësaj konkurrence do të jetë "mbijetesa e më të fortit?27

Racistët më kryesorë që e përdorën Darvinizmin Social për të justifikuar veprimet e tyre ishin armiqtë e zezakëve. Teoritë e tyre raciste, që i ndanë njerëzit në nivele dhe përcaktuan racën e bardhë si më superiore dhe racën e zezë si më primitive, e përqafuan me entuziazëm konceptin e evolucionit.28

Teoricieni racist evolucionist më i shquar, Henry Fairfield Osborn, shkroi në një artikull me titull "Evolucioni i racave njerëzore":

"Niveli i inteligjencës së një zezaku mesatar në moshë madhore është i ngjashëm me atë të një fëmije 11 vjeçar të species Homo Sapiens".29
darwin

Duke u nisur nga kjo logjikë, zezakët nuk ishin aspak qenie njerëzore. Një tjetër përkrahës i njohur i mendimit racist evolucionist, Carleton Coon, në librin e tij "The Origin of Race" (Prejardhja e racës), botuar më 1962, paraqiti idenë se raca e zezë dhe e bardhë ishin dy specie të ndryshme që ishin shkëputur nga njëra-tjetra qysh në periudhën e Homo Erectus. Sipas Coon, të bardhët kishin evoluar më tej pas kësaj ndarjeje. Përkrahësit e diskriminimit të zezakëve e përdorën për një kohë të gjatë këtë shpjegim pseudoshkencor.

Ekzistenca e një teorie shkencore mbështetëse shumë shpejt e shtoi racizmin në Amerikë. W. E. Dubois, i njohur si kundërshtar i diskriminimit racial, pohoi se "problemi i shekullit të njëzetë është problemi i ngjyrës". Sipas tij, shfaqja e problemit të racizmit në masë kaq të gjerë në një vend që kërkon të bëhet shteti më demokratik në botë dhe që nga disa këndvështrime e ka arritur një gjë të tillë, nuk është më i parëndësishmi nga paradokset. Heqja e skllavërisë nuk ka mjaftuar të vendosë një vëllazërim mes zezakëve dhe të bardhëve.

Ai mendonte se diskriminimi zyrtar, i krijuar në një kohë të shkurtër, në kohën tonë është kthyer nga vetë fakti në një situatë ligjore, për të cilën po kërkohet ende një zgjidhje.30

Dalja e ligjeve të para për diskriminim racial, të njohura si "Ligjet për Xhim Krou" (Xhim Krou ishte një nga emrat përbuzës që përdornin të bardhët për zezakët), ndodhi, gjithashtu, në atë kohë.

Pa dyshim që zezakët nuk trajtoheshin si qenie njerëzore, por përçmoheshin e trajtoheshin me përbuzje kudo: për më tepër, ky nuk ishte qëndrimi i një numri të vogël individësh racistë, por ishte përcaktuar prej shtetit amerikan me ligjet e veta. Menjëherë pas nxjerrjes së ligjit të parë që miratonte veçimin racial në stacione treni dhe tramvaje në Tenesi në vitin 1875, të gjitha shtetet e Jugut e zbatuan veçimin në stacionet e tyre të trenit. Tabelat ku shkruhej "Vetëm për të bardhët" dhe "Për zezakë" vareshin gjithandej. Në fakt, të gjitha këto, thjesht synonin t’i jepnin statusin zyrtar një situate që tashmë ekzistonte. Martesa ndërmjet racave të ndryshme ishte e ndaluar. Sipas ligjit, veçimi ishte i detyrueshëm në spitale, burgje dhe varreza. Në praktikë, kjo përfshinte hotelet, teatrot, bibliotekat, madje edhe ashensorët e kishat. Fusha ku ndjehej më shumë veçimi ishte shkolla. Kjo ishte metoda që pati efektet më të rënda te zezakët dhe përbënte pengesën më të madhe që i dilte përpara zhvillimit të tyre kulturor.

Praktikimi i veçimit racial u shoqërua nga një valë dhune. Pati një ngritje të shpejtë në numrin e dënimeve të zezakëve pa gjyq të ligjshëm. Gjatë periudhës 1890-1901, rreth 1300 zezakë u dënuan në këtë formë. Si rrjedhim i këtyre praktikave, zezakët u larguan nga disa shtete.

Masakra kundër amerikanëve vendas

Në Amerikën e fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX, të bardhët i trajtonin zezakët shumë keq. Ligjet dhe zbatimi i tyre tregonin qartë se zezakët nuk konsideroheshin qenie njerëzore. Ndërkohë që të bardhët jetonin në luks, zezakët trajtoheshin në mënyrë çnjerëzore.

Shumë mendime e teori raciste e shoqëruan këtë periudhë. Pa kaluar shumë kohë, racizmi biologjik amerikan do ta shprehte veten në rezultatet e arritura nga metoda e R. B. Binit për matjen e kafkës dhe nën pretekstin e mbrojtjes së popullit të kontinentit të ri nga një valë emigrimi e pakontrolluar, lindi një lloj i veçantë racizmi amerikan. Madison Grant, autor i librit "The passing of the great race" (1916) ka shkruar se përzierja e dy racave do t’i hapte rrugën ardhjes së një race akoma më primitive se speciet inferiore dhe ai donte që martesat ndër-raciale të ndaloheshin me ligj.31

Masakra kundër amerikanëve vendas

Shtypja e zezakëve Ku Kluks Klani ishte grupi që zhvilloi sulmet më të egra kundër zezakëve. Zinxhiri në figurën përbri përdorej për të lidhur skllevërit zezakë me njëri-tjetrin.

Racizmi ekzistonte në Amerikë edhe përpara Darvinit, siç ekzistonte në të gjithë botën, por Darvinizmi u dha mbështetje të dukshme pikëpamjeve dhe politikave raciste në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Siç e pamë në këtë kapitull, kur racistët paraqisnin pikëpamjet e tyre, përdornin si sllogane pretendimet e Darvinizmit. Idetë që para Darvinit ishin konsideruar si mizore, tani filluan të pranohen si ligje të natyrës.

Politikat Çnjerëzore Të Racistëve Darvinistë: Shfarosja E Aborigjenëve

Vendasit e Australisë njihen me emrin aborigjenë. Këta njerëz, që kishin jetuar në kontinent për mijëra vjet, përjetuan një prej shfarosjeve më mizore të historisë me shtrirjen e kolonizatorëve evropianë në të gjithë vendin. Baza ideologjike e kësaj shfarosjeje ishte Darvinizmi. Pikëpamjet e ideologëve darvinistë për aborigjenët krijuan teorinë e barbarizmit që vuajtën këta njerëz.

Më 1870, Max Muller, antropolog evolucionist i "London Anthropogical Review", kishte ndarë racat njerëzore në shtatë kategori. Aborigjenët klasifikoheshin në fund, ndërsa raca ariane, ajo e evropianëve të bardhë, ishte vendosur në krye. H. K. Rusden, një darvinist social i njohur, u shpreh kështu për aborigjenët më 1876:

Mbijetesa e më të fortit do të thotë se e drejta është me më të fortin. Ne, si rrjedhim, përmbushim, pa na vrarë ndërgjegja, ligjin e pamëshirshëm të seleksionimit natyror kur shfarosim racat inferiore australiane dhe maorite… dhe përvetësojmë pasurinë e tyre me gjakftohtësi.32

Në vitin 1890 zëvendëspresidenti i Shoqërisë Mbretërore të Tasmanisë, Xhejms Bernard, shkroi: "Procesi i shfarosjes është një aksiomë e ligjit të evolucionit dhe seleksionimit natyror." Kështu, përfundoi ai, s’kishte arsye të mendohej se "ka pasur ndonjë pakujdesi të dënueshme" në vrasjen dhe shpronësimin e australianëve aborigjenë.33

Si rezultat i këtyre pikëpamjeve raciste, mizore dhe të egra, të ushqyera nga Darvini, filloi një masakër e tmerrshme që synonte shfarosjen e aborigjenëve. Kokat aborigjene gozhdoheshin në dyert e stacioneve. Familjeve aborigjene u jepej bukë e helmuar. Në shumë pjesë të Australisë, territore banimi aborigjene u zhdukën barbarisht brenda 50 vjetëve.34

Politikat që kishin në shënjestër aborigjenët nuk përfunduan me masakra. Shumë anëtarë të racës trajtoheshin si kafshë eksperimentale. Instituti Smithsonian në Uashington DC mbante eshtrat e 15.000 njerëzve të racave të ndryshme. 10.000 aborigjenë australianë u dërguan me anije në Muzeun Britanik me qëllim që të shihej nëse ishin apo jo "hallka që mungonte" në tranzicionin nga kafshët në qeniet njerëzore.

Muzeumet nuk ishin të interesuar vetëm për kockat. Në të njëjtën kohë, ata mbanin tru aborigjeni dhe e shisnin me çmim të lartë. Ka prova, gjithashtu, se aborigjenët australianë vriteshin për t’u përdorur si kavie. Faktet e mëposhtme janë dëshmitarë të kësaj mizorie:

Një nekrologji në shtratin e vdekjes nga Korah Uills, i cili u bë kryetar bashkie i Bouenit, Kuinslend në 1866, përshkruan se si ai vrau dhe preu në copa një anëtar të një fisi vendas në vitin 1865 për të siguruar një mostër shkencore.

Eduard Ramsei, mbikqyrës i Muzeut Australian në Sidnej që prej 20 vjetësh duke nisur nga viti 1874, ishte i përzier keqas në këtë punë. Ai botoi një broshurë që i përfshinte aborigjenët nën emërtimin "kafshë australiane". Ajo, gjithashtu, jepte udhëzime jo vetëm se si vidhen varret, por edhe se si shtuposen plagët e plumbit te "mostrat" e sapovrara.

aborigjenëve

Masakrimi i aborigjenëve Vendasit e Australisë, aborigjenët, u cilësuan nga evolucionistët si specie njerëzore të pazhvilluara dhe u masakruan.

Një evolucioniste gjermane, Amali Ditrih (me pseudonimin "Engjëlli i Vdekjes së Zezë") erdhi në Australi për t’u kërkuar pronarëve të stacioneve që të qëlloheshin aborigjenët se duheshin për mostra, për balsamosje dhe ekspozim për punëdhënësit e saj të muzeut. Megjithëse e dëbuar nga disa pronarë, shumë shpejt ajo u kthye në shtëpi me mostrat e saj.

Një misionar nga Uellsi i Ri Jugor u bë dëshmitar i një vrasjeje nga policia me kuaj e një grupi prej dhjetëra burrash, grash e fëmijësh aborigjenë. Dyzet e pesë koka u përzgjodhën dhe 10 kafkat më të mira u dërguan me pako përtej detit.35

Shfarosja e aborigjenëve vazhdoi edhe në shekullin XX. Ndër metodat e përdorura për këtë shfarosje ishte edhe shkëputja me forcë e fëmijëve aborigjenë nga familjet e tyre.

Një artikull i gazetarit Alan Thornhill, i botuar më 28 prill 1997 në gazetën "Philadelphia Daily News", bën fjalë për këtë metodë që u përdor kundër aborigjenëve:

Familjet aborigjene rrëfejnë sekuestrimin e personave Associated Press - Aborigjenët që jetonin në shkretëtirat veriperëndimore të Australisë i lyenin fëmijët e tyre lëkurëzbehtë me thëngjill, me shpresën që punonjësit e asistencës sociale shtetërore të mos i merrnin. "Punonjësit socialë të kapnin kur të gjenin", tregon një nga fëmijët e grabitur, shumë vjet më vonë. "Familja na fshihte, na lyente me thëngjill".

"Mua më çuan në Mula Bulla", thotë një lopçar, të cilin e kishin grabitur kur kishte qenë i vogël. "Ishim 5-6 vjeç". Historia e tij ishte një prej mijëra historive që u dëgjuan prej Komisionit të të Drejtave të Njeriut dhe Mundësive të Barabarta të Australisë gjatë hetimeve të dhimbshme për "gjeneratën e grabitur". Nga viti 1910 deri në vitet ‘70, rreth 100.000 fëmijë aborigjenë iu rrëmbyen prindërve të tyre… Fëmijët lëkurëzbehtë iu dhanë familjeve të bardha për adoptim, ndërsa fëmijët me lëkurë të zezë u çuan në shtëpitë e fëmijës.36

Edhe tani, dhimbja është aq e madhe saqë pjesa më e madhe e historive u botuan në mënyrë anonime në raportin përfundimtar të komisionit "Kthimi në shtëpi". Komisioni deklaroi që veprimet e autoriteteve në atë kohë arrinin në genocid, sipas përkufimit të Kombeve të Bashkuara. Qeveria nuk pranoi të ndjekë rekomandimet e hetimit për ngritjen e një komisioni për të llogaritur pagesat e kompensimit për fëmijët e grabitur.

Siç e pamë, trajtimi çnjerëzor, masakrat, mizoria, barbarizmi dhe shfarosjet e kryera justifikoheshin nga tezat e Darvinizmit të "përzgjedhjes natyrore", "luftës për mbijetesë", dhe "mbijetesës së më të fortit".

Të gjithë këto tmerre që përjetuan vendasit australianë ishin veçse një pjesë e vogël e katastrofave që Darvinizmi i ka shkaktuar kësaj bote.

Ota Benga

Pasi Darvini deklaroi në librin "Origjina e llojeve" se qeniet njerëzore ishin zhvilluar prej një paraardhësi të përbashkët me majmunët, nisi kërkimi i fosileve për të mbështetur këtë skenar, por disa evolucionistë besonin se krijesat "gjysmëmajmun-gjysmënjeri" mund të gjendeshin jo vetëm në të dhënat fosile, por edhe të gjalla në vise të ndryshme të botës. Në fillim të shekullit XX, kërkimet për "hallkën që mungon" ishin shkaku i shumë akteve barbare. Një prej tyre ishte historia e pigmenit Ota Benga.

Ota Benga u kap në Kongo prej një studiuesi evolucionist, të quajtur Samuel Verner, në vitin 1904. Ky vendas, emri i të cilit në gjuhën e tij do të thoshte "mik", ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve, por ai u lidh me zinxhirë si një kafshë, u fut në një kafaz dhe u dërgua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atje, shkencëtarët evolucionistë e futën në një kafaz me lloje të ndryshme majmunësh në Panairin Botëror të Shën Luisit dhe e ekspozuan si "hallka lidhëse më e afërt me njeriun".

Ota Benga

OTA BENGA
Ota Benga Ota Benga ishte afrikan vendas. Ai u zu në çark si një kafshë nga studiuesit evolucionistë, u fut në një kafaz dhe u ekspozua përkrah majmunëve në një kopësht zoologjik.

Dy vjet më vonë, atë e çuan në kopshtin zoologjik të Bronksit në Nju Jork dhe e ekspozuan bashkë me disa shimpanze, një gorillë të quajtur Dinah dhe një orangutang të quajtur Dohung si "paraardhësit më të vjetër të njeriut". Drejtori evolucionist i kopshtit zoologjik, Dr. William T. Horniday, mbante ligjërata të gjata për krenarinë që i falte "hallka që mungon" dhe vizitorët e trajtonin Ota Bengën në kafazin e tij si një kafshë të zakonshme. Në një numër të gazetës "New York Times", botuar në atë kohë, qëndrimet e vizitorëve përshkruheshin kështu:

Kishte rreth 40000 vizitorë në park të dielën. Pothuajse të gjithë, burra, gra e fëmijë, u drejtuan për nga kafazi i majmunit për të parë atë që ishte në qendër të vëmendjes në park: njeriun e egër nga Afrika. Ata e ndiqnin pas nëpër park gjithë ditën, duke angullirë, përqeshur, ulëritur. Disa prej tyre e shponin në brinjë, të tjerë e pengonin që të rrëzohej e të gjithë talleshin me të.37

Numri i 17 shtatorit 1906 i "New York Journal" shkruante se kjo bëhej për të vërtetuar evolucionin, por, njëkohësisht, gazeta në fjalë e kritikonte ashpër si një padrejtësi dhe mizori të madhe me këto fjalë:

Këta njerëz pa tru e pa e vrarë shumë mendjen, kanë ekspozuar në një kafaz majmunësh, një xhuxh të vogël nga Afrika. Qëllimi i tyre, ndoshta, ishte të ngulitnin ndonjë mësim të thellë për evolucionin.

Në fakt, i vetmi rezultat i arritur ka qenë ruajtja e përçmimit për racën afrikane, e cila meriton të paktën simpati dhe mirësi nga të bardhët e këtij vendi, pas gjithë atij brutaliteti që ka hequr në kurriz këtu…

Eshtë turp dhe e neveritshme që të metat fizike të një qenieje njerëzore, të krijuar prej së njëjtës Fuqi që na ka sjellë të gjithëve këtu dhe na ka dhuruar të njëjtat ndjenja dhe të njëjtin shpirt, të mbyllet në një kafaz me majmunë dhe të bëhet gazi i botës.38

Gazeta "New York Daily Tribune", gjithashtu, i kushtoi hapësirë çështjes së ekspozimit të Ota Bengës në një kopsht zoologjik duke pasur për qëllim demonstrimin e evolucionit. Drejtori darvinist i kopshtit zoologjik u mbrojt në mënyrë krejt të paskrupullt:

Ekspozimi i një pigmeni afrikan në të njëjtin kafaz me një orangutang në Parkun Zoologjik të Nju Jorkut javën e shkuar është bërë shkas për kritika të konsiderueshme. Disa persona deklaruan se ka qenë një përpjekje nga ana e drejtor Hornideit për të demonstruar një lidhje të ngushtë mes zezakëve dhe majmunëve. Dr. Hornidei e mohoi një gjë të tillë. "Në qoftë se ai djalosh i vockël gjendet në kafaz", u shpreh dr. Hornidei, "kjo ndodh sepse ai ndjehet më rehat atje dhe sepse ne s’kemi as idenë më të vogël se çfarë të bëjmë tjetër me të. Ai s’është i burgosur në asnjë kuptim të fjalës, vetëm se askush nuk do të mund të thoshte se do të ishte gjë me mend ta linim të sorollatej nëpër qytet pa dikë që ta kishte nën kujdes."39

Ekspozimi i Ota Bengës në kopshtin zoologjik bashkë me gorillat, si të ishte kafshë, krijoi shqetësim në shumë qarqe. Një numër fondacionesh iu drejtuan autoriteteve për ta ndaluar këtë gjë, duke thënë se Ota Benga ishte një qenie njerëzore dhe se të trajtohej në atë mënyrë ishte vërtet mizore. Njëra prej këtyre kërkesave doli në gazetën "New York Globe" të 12 shtatorit 1906 në këtë mënyrë:

Redaktorit të "Globe":

Zotëri! Kam jetuar në Jug për disa vjet e si rrjedhim nuk i kam shumë për zemër zezakët, por them se ai është njeri. Mendoj se është turp i madh që autoritetet e këtij qyteti të madh ta lejojnë një pamje të tillë si ajo në Parkun e Bronksit: një djalë zezak, i ekspozuar në një kafaz majmuni…

E gjitha kjo puna e pigmenit duhet hetuar…

A.E.R.

Nju Jork, shtator, ora 12.40

Një tjetër kërkesë që Ota Benga të trajtohej si njeri ishte kjo që vijon:

Spektakli Me Njeriun Dhe Majmunin Nuk Miratohet Nga Kleri

Hirësia e tij, Dr. Mekartur, mendon se ekspozimi është degradues: "Ai që është përgjegjës për këtë ekspozim e ul veten aq sa ul afrikanin." – deklaroi Dr. Mekarturi. "Në vend që këtë djalosh të vogël ta bëjmë bishë, atë duhet ta çojmë në një shkollë për zhvillimin e atyre aftësive që i ka dhënë Zoti".

Dr. Gilberti deklaroi se tashmë kishte ndarë mendjen që ekspozimi ishte një skandal dhe se ai me priftërinj të tjerë do të bashkoheshin me dr. Mekarturin për t’u kujdesur që Bushmeni të lirohej nga kafazi i majmunit e të vendosej diku tjetër.41

Rezultati përfundimtar i gjithë këtij trajtimi çnjerëzor ishte vetëvrasja e Ota Bengës, por problemi këtu ishte shumë më i madh se ai i humbjes së jetës së një njeriu. Kjo ngjarje ishte një shembull i qartë i mizorisë dhe barbarisë që nënkuptonte racizmi darvinist në praktikë.

Eskimezët dhe zbatimi i racizmit

Studiuesi i famshëm arktik Robert Peary solli në vitin 1897 një grup eskimezësh nga Poli i Veriut në Nju Jork. Më i vogli në moshë i këtij grupi ishte një fëmijë me emrin Minik. Grupi, i cili përfshinte Minikun bashkë me të atin e tij, u ekspozua për një kohë të gjatë në "American Museum of Natural History". Gjatë asaj kohe, babai i Minikut vdiq nga sëmundjet. Miniku mbeti vetëm e i pambrojtur në Nju Jork. Një ditë prej ditësh, Mininiku pa se skeleti i babait të tij po ekspozohej në Muzeun Amerikan të Historisë së Natyrës si "një prototip i llojit". Megjithëse ai e kërkoi trupin e babait të tij, auteritetet e muzeut e refuzuan kërkesën e tij.

eskimo_irkcilik

Edhe diçka tjetër që ia vlen të përmendet në lidhje me jetën e Minikut ishte se Robert Peary, studiuesi që solli eskimezët në Amerikë, kishte pikëpamje raciste. Megjithëse jetonte mes eskimezëve, Peary mendonte se këta njerëz nuk ishin të barabartë me të. Sipas tij, eskimezët dhe zezakët ishin pjesëtarë të racave inferiore. Megjithëse ata ishin njerëz të fortë, inteligjentë e të besueshëm që u siguronin jetesën familjeve të tyre, ata s'ishin aq të aftë sa të bardhët… Në një rast, ai shkroi fyerjen e mëposhtme: "Shpesh më pyesin: Ç'i duhen botës eskimezët? Janë vendosur shumë larg për të pasur ndonjë vlerë për sipërmarrje tregtare dhe, për më tepër, atyre u mungon ambicja. Ata e vlerësojnë jetën ashtu siç bën një dhelpër apo ari, thjesht nga instikti."1 Qëllimi i sjelljes së eskimezëve në Amerikë u shpjegua nga një studiues që merrej me këtë çështje: "Ç'arsye kishte Peary që i solli këta gjashtë eskimezë në Nju Jork? …Ndoshta këta gjashtë eskimezë do të shërbenin thjesht si mostra, shumë të ngjashme me kafkat dhe skeletet që ai kishte grumbulluar më herët, madje edhe më interesante, sepse gjaku u rridhte ende ndër vena… Atë e kishin "joshur" edhe trupat e eskimezëve të tjerë që i njihte si emër, të cilët ai i kishte nxjerrë nga varret e sapohapura një vit më parë dhe i kishte mbartur me qerre drejt jugut për të hijeshuar sallonet e muzeut."2

Miniku, Ota Benga e shumë të tjerë, emrat e të cilëve nuk dihen, u trajtuan në mënyrë çnjerëzore, prej të ashtuquajturve "shkencëtarë" që i shihnin disa raca si "inferiore".

---------------------------

1 Ken Harper, "Give Me My Father's Body" (Më jepni trupin e tim eti), Steerforth Press, South Royalton, Vermont f. 8

2 Ken Harper, "Give Me My Father's Body" (Më jepni trupin e tim eti), Steerforth Press, South Royalton, Vermont, f. 22

Mentaliteti racist ekziston ende dhe e gjen forcën te Darvini

Mentaliteti racist ekziston ende dhe e gjen forcën te Darvini

Muslim News / nëntor 2000

Superioriteti Vjen Nga Karakteri E Jo Nga Gjaku

Përshkrimi i qenieve njerëzore nga Darvini si lloje të zhvilluara kafshësh dhe paraqitja e disa racave si raca që nuk e kanë përfunduar zhvillimin e tyre, ishin jashtëzakonisht të rrezikshme dhe shkatërruese në historinë njerëzore. Ata që e morën këtë pretendim të Darvinit si udhërrëfyesin e tyre, i shtypën pa mëshirë racat e tjera, i detyruan të jetonin në kushtet më të këqija dhe bënë ç’kishin ne dorë për t’i shfarosur.

Bryan Appleyard, autor i librit "Brave New Worlds", shpjegon mentalitetin tiranik në themel të racizmit dhe pasojat e tij në këtë mënyrë:

Çështja është se sapo njerëzit vendosin që ti je një krijesë më e ulët për çfarëdo lloj arsyeje, qoftë supersticioze apo shkencore, duket se s’ka kufi deri në ç’masë arrin mizoria e tyre. Ka shumë të ngjarë që të të shkaktojnë vuajtje duke u ndjerë plotësisht të justifikuar, sepse ata i ndan veçse një hap i vogël nga besimi se një qenie tjetër njerëzore është inferiore, për tek besimi se kjo qenie është e dëmshme, e rrezikshme apo kërcënuese për qeniet "superiore". Dhe vërtet, disa mund ta përgjithësojnë çështjen edhe më shumë dhe të këmbëngulin që të gjitha qeniet "inferiore" janë të rrezikshme, sepse ata kërcënojnë jetën apo shëndetin e të gjithë racës njerëzore. Atëherë ata mund të mbështesin idenë e sterilizimit, kufizimeve në martesë apo edhe vrasjeve për të parandaluar cënimin e integritetit të llojit prej të dëbuarve nga shoqëria.42

Megjithatë, të gjitha qeniet njerëzore janë krijuar të barabarta. Në Kuran bëhet i ditur krijimi i qenieve njerëzore në këtë mënyrë:

Zoti është Ai që krijoi gjithçka në mënyrë të përsosur dhe e nisi krijimin e njeriut nga balta. Pastaj krijoi pasardhësit e tij nga një pjesë e një lëngu themelor. Më pas i dha formë dhe fryu Shpirtin e Tij në të... (Sure Es-Sexhde: 7-9)

Çdo qenie njerëzore, pa dallim race, mendon, ndjen, dashuron, vuan, emocionohet, njeh dashurinë, afrimitetin, ngrohtësinë e dhembshurinë. Çdo njeri njeh, gjithashtu, tiraninë, përbuzjen dhe vështirësinë. Për këtë arsye, gjatë gjithë historisë, ata që besojnë se popujt e racave të tjera janë kafshë gjysmë të zhvilluara, ata që fyejnë të tjerët, ata që shfrytëzojnë qoftë edhe një njeri të vetëm dhe ata që i përkrahin këto praktika me teoritë e tyre të rreme, kanë bërë një krim të madh ndaj njerëzimit me injorancën e tyre.

Në kohët tona ekzistojnë kultura të shoqërive njerëzore relativisht të pazhvilluara. Të gjithë këta njerëz kanë tipare njerëzore, por u mungojnë ato kritere që, nga aspekti teknik e kulturor, në përgjithësi, sundojnë botën. Për shkak të kushteve klimatike e natyrore, shumë komunitete kanë jetuar të izoluar nga shoqëria e përgjithshme botërore dhe kanë zhvilluar kultura krejt të ndryshme, por në secilën prej tyre i gjen të gjitha tiparet, zakonet e traditat që janë të përbashkëta për gjithë njerëzimin.

Ata që kanë përfitime nga racizmi, e përqafuan me entuziazëm teorinë e Darvinit dhe i konsideruan ata njerëz, që s’ndryshonin aspak nga të tjerët, si anëtarë të një race inferiore, madje edhe si kafshë. Si rezultat i kësaj pikëpamjeje, edhe në ditët tona ka njerëz që shtypin e përbuzin njerëzit dhe bashkësitë e prapambetura, me pretekstin se këta nuk kanë evoluar aq sa duhet.

Sidoqoftë, Zoti e ndalon rreptësisht racizmin. Ai i krijoi të gjithë njerëzit me ngjyrë e me gjuhë të ndryshme. Ky është një tregues i fuqisë dhe shumëllojshmërisë së krijimit të Tij:

Ndër mrekullitë e Tij është krijimi i qiejve dhe i tokës, si dhe shumëllojshmëria e gjuhëve dhe e ngjyrave tuaja... (Kuran, surja Er-Rrum: 22)

SHENIME

7-A.E. Wilder-Smith, Man’s Origin Man’s Destiny, The Word for Today Publishing, 1993, fq.166

8-Charles Darwin, The Descent of Man, botimi i dytë, New York, A L. Burt Co., 1874, fq. 178

9-Charles Darwin, The Descent of Man, botimi i dytë edition, New York, A L. Burt Co., 1874, fq. 171

10-Godfrey Lienhardt, Social Anthropology, Oxford University Press, fq. 11

11-Benjamin Farrington, What Darwin Really Said, London: Sphere Books, 1971, fq. 54-56

12-James Ferguson, »The Laboratory of Racism«, New Scientist, vol. 103, (Shtator 1984, fq. 18)

13-Lalita Prasad Vidyarthi, Racism, Science and Pseudo-Science, Unesco, France, Vendôme, 1983. fq. 54

14-David N. Menton, Ph.D., The Religion of Nature: Social Darwinism, St. Louis MetroVoice, September 1994, Vol. 4, Numër. 9

15-Stephen Jay Gould, Ever Since Darwin, W. W. Norton & Company, New York 1992, fq. 217

16-Stephen Jay Gould, Ever Since Darwin, W. W. Norton & Company, New York 1992, fq. 220

17-Alaeddin fienel, Irk ve Irkçilik Düflüncesi (Ideja e racës dhe Racizmi), Ankara: Bilim ve Sanat Yayinlari, 1993, fq. 67-68

18-Thomas Gossett, Race: The History of an Idea in America, Dallas: Southern Methodist University Press, 1963, fq.81 Cituar në Alaeddin fienel, Irk ve Irkçilik Düflüncesi (Ideja e racës dhe Racizmi), Ankara:Bilim ve Sanat Yayinlari, 1993, fq. 68

19-Jacques Attali, 1492, Librairie Arthème Fayard, 1991, fq.197

20-François de Fontette, Le Racisme (Racism), botimi i gjashtë, Presses Universitaires de France, 1988, fq. 40-41

21-James Joll, Europe Since 1870: An International History, Penguin Books, Middlesex, 1990, fq. 102-103

22-Kenneth J. Hsü., »Darwin’s Three Mistakes«, Geology, vol. 15, April 1987, fq. 377

23-Süleyman Kocabafl, Hindistan Yolu ve Petrol U_runa Yapilanlar: Türkiye ve Ingiltere (Rruga për në Indi dhe çfarë është bërë për hir të naftës: Turqia dhe Britania), 1.baski, Istanbul: Vatan Yayinlari, 1985, fq. 231

24-Francis Darwin, The Life and Letters of Charles Darwin, Vol.I, 1888. New York D. Appleton and Company, fq. 285-286

25-Henry M. Morris, The Long War Against God, Baker Book House, 1989, fq. 70

26-Henry M. Morris, The Long War Against God, Baker Book House, 1989, fq. 71

27-Thomas Gossett, Race: The History of an Idea in America, Dallas: Southern Methodist University Press, 1963, fq.188

28-Alaeddin fienel, Irk ve Irkçilik Düsüncesi (Ideja e racës dhe Racizmi), Ankara:Bilim ve Sanat Yayinlari, 1993, fq. 85-90

29-Henry Fairfield Osborn, »The Evolution of Human Races«, Natural History, April 1980, fq. 129 – ribotuar në botimet nga Janar/Shkurt 1926

30-François de Fontette, Le Racisme, botimi i gjashtë, Presses Universitaires de France, 1988, fq. 101

31-François de Fontette, Le Racisme, botimi i gjashtë, Presses Universitaires de France, 1988, fq. 105

32-Jani Roberts, How New-Darwinism Justified Taking Land From Aborigines and Murdering Them in Australia, http://www.gn.apc.org/inquirer/ausrace.html

33-Jani Roberts, How New-Darwinism Justified Taking Land From Aborigines and Murdering Them in Australia, http://www.gn.apc.org/inquirer/ausrace.html

34-Jani Robert, How New-Darwinism Justified Taking Land From Aborigines and Murdering Them in Australia, http://www.gn.apc.org/inquirer/ausrace.html

35-Creation Ex Nihilo, Vol 14, Numër. 2, Mars-Maj 1992, fq. 17

36-Philadelphia Daily News, 28 prill 1997

37-Philips Verner Bradford, Harvey Blume, Ota Benga, The Pygmy in the Zoo, Canada, October 1993 fq. 269

38-Philips Verner Bradford, Harvey Blume, Ota Benga, The Pygmy in the Zoo, Canada, October 1993, fq. 267

39-Philips Verner Bradford, Harvey Blume, Ota Benga, The Pygmy in the Zoo, Canada, October 1993, fq. 266

40-Philips Verner Bradford, Harvey Blume, Ota Benga, The Pygmy in the Zoo, Canada, October 1993, fq.264

41-Philips Verner Bradford, Harvey Blume, Ota Benga, The Pygmy in the Zoo, Canada, October 1993, fq. 259

42-Bryan Appleyard, Brave New Worlds, Harper Collins Publishers, London 1999, fq. 49-50

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Hyrje: Shkaktarët e vuajtjeve në shekullin XX
  • Një histori e shkurtër e Darvinizmit
  • Racizmi dhe kolonializmi i Darvini
  • Aleanca e tmerrshme midis Darvinit dhe Fashizmit
  • Darvinizmi: Burimi i Barbarisë Komuniste
  • Kapitalizmi dhe lufta për mbijetesë në ekonomi
  • Rrënimi moral që solli Darvinizmi
  • Perfundimi: Moçali i Darvinizmit duhet tharë