logo
HARUN YAHYA

Perfundims
Moçali I Darvinizmit Duhet Tharë

Gjatë gjithë historisë ka pasur luftra, shtypje, vrasje dhe konflikte, por shkaku që numri dhe shtrirja e këtyre fatkeqësive ka qenë kaq e madhe në shekullin e kaluar është velloja e rreme shkencore që u hodhi atyre përsipër Darvinizmi. Për shkak se pretendimet krejt të pabaza të Darvinizmit rreth natyrës shkonin paralel me shfaqjen e këtyre ideologjive, vrasësit, diktatorët dhe ideologët sadistë ia dolën mbanë të demonstronin se kishin të drejtë dhe ishin të justifikuar për politikat e tyre, sepse "ligji i natyrës, gjithashtu, vlente edhe për shoqëritë njerëzore".

Në ditët tona, teoria e evolucionit mbrohet ende për arsye filozofike dhe ideologjike. Kolonializmi që shpërtheu me teorinë e evolucionit në shekullin XIX, Gjermania naziste dhe Bashkimi Sovjetik tashmë i përkasin të kaluarës, por filozofia materialiste-darviniste që ishte baza e tyre absolute, mbrohet ende me pasion nga qarqe të caktuara dhe pasojat shkatërruese të kësaj filozofie ende vazhdojnë të ndjehen në të gjithë botën.

Pavarësisht nga fakti se është evolucionist, Kenet J. Hsy ka shkruar kështu për katastrofat, drejt të cilave e ka çuar Darvinizmi njerëzimin:

Ne ishim viktima të një ideologjie shoqërore mizore, e cila kujton se konkurrenca mes individëve, klasave, kombeve dhe racave është gjendja e natyrshme e jetës dhe se është, gjithashtu, e natyrshme që më i forti të shpronësojë më të dobëtin… Unë mendoj se ligji i përzgjedhjes natyrore nuk është shkencë. Eshtë një ideologji, madje shumë e ligë…136

Sigurisht që masa paraprake juridike e fizike duhet të merren, por këto masa paraprake vetëm sa i mbulojnë plagët e hapura nga këto ideologji. Zgjidhja përfundimtare qëndron në një trajtim kulturor dhe shkencor. Me rënien e Darvinizmit, nga pikëpamja kulturore e shkencore, këto filozofi që e gjejnë forcën e burojnë prej tij, gjithashtu, do të zhduken. Kjo do të thotë çlirim i botës nga shtypja.

Për këtë arsye, një përgjegjësi e madhe bie mbi ata që kanë ndërgjegje, besim dhe njohuri për vlerat shpirtërore. Nuk është e drejtë të injorohen apo nënvlerësohen fatkeqësitë që i solli botës Darvinizmi, veçanërisht në shekullin e fundit dhe vuajtjet që përjetuan njerëzit dhe shoqëritë. Kushdo që e kupton sa urgjente është çështja, duhet të bëjë çfarë të mundet për një sulm kulturor për t’i dhënë fund këtij mashtrimi që zgjat qysh prej 150 vjetësh.

E vetmja gjë që mund t’i japë fund këtij mashtrimi në kuptimin e vërtetë të fjalës e që mund t’i japë një përgjigje pyetjes thelbësore që e bren njerëzimin, është jeta sipas moralit të Kuranit. Këtyre fatkeqësive do t’u vijë fundi, kur njerëzit t’i kthehen besimit të vërtetë, kur bukuria, dashuria, ngrohtësia, dhembshuria, drejtësia, devotshmëria, bashkëveprimi dhe toleranca që sjell Kurani në jetën e njerëzve të ndjehen e jetohen plotësisht. Ashtu siç thuhet në një nga vargjet e shenjta: "e vërteta do të vijë" dhe "gënjeshtra do të zhduket":

Thuaj: "Erdhi e vërteta dhe u zhduk gënjeshtra. Gënjeshtra gjithnjë zhduket." (Kuran, Surja El-Isra: 81)

SHENIME

136- Earthwatch, March 1989, fq. 17; cituar nga Henry M. Morris, The Long War Against God, Baker Book House, 1989, fq. 57

SHPERNDAJE
logo
logo
logo
logo
logo
Shkarkimet
  • Hyrje: Shkaktarët e vuajtjeve në shekullin XX
  • Një histori e shkurtër e Darvinizmit
  • Racizmi dhe kolonializmi i Darvini
  • Aleanca e tmerrshme midis Darvinit dhe Fashizmit
  • Darvinizmi: Burimi i Barbarisë Komuniste
  • Kapitalizmi dhe lufta për mbijetesë në ekonomi
  • Rrënimi moral që solli Darvinizmi
  • Perfundimi: Moçali i Darvinizmit duhet tharë